Forumi Horizont | Gjithsej 36 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Bojkotoni zgjedhjet 2005 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7566)
Mos te bojkotojme zgjedhjet.
Skemi perse te bejme nje gje te tille, mua personalisht zgjidhja me e pershtatshme me duket te bojkotojme dyshen Nano-Berisha.
Zgjedhjet jane te domosdoshme per zhvillimin e shoqerise shqiptare per shume aresye.
Dikush duhet te nderrohet sepse nuk eshte ne gjendje te drejtoje.
Dikush duhet te rizgjidhet sepse e meriton te udheheqe.
Eshte normale qe do te kete dhe pengesa, do te kete dhe korrupsion, do te kete dhe mashtrime, por kur keto elemente negative jane perhapur ne mase, do te thote se fajin nuk e ka nje apo dy individe te veçante. Faji eshte i perbashket, duhet bashkesia te mblidhet dhe te diskutoje mbi te. Ky diskutim per mua jane zgjedhjet. Dhe nese asgje nuk behet mbas tyre, do te thote se nuk eshte udheheqesi fajtor, por e gjithe shoqeria.
Pra thirrjen e mesiperme , personalisht do ta ktheja : Te shkojme ne zgjedhje, te mos lejojme qe ata te korruptuar dhe hajdute qe kemi ne pushtet te rikthehen aty ku jane.
Dhe kjo jo duke u mbeshtetur mbi simpatite personale, por duke pare sesa kane bere dhe kane dhene ata per vendin. Pavaresisht se jane te djathte, te majte apo te qendres. (Faktikisht, mua me duken te gjithe njelloj, me pak perjashtime).
Gjithsej 36 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 36 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.