Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lufta Antifashiste (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=228)
-- Ibe Palikuqi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7865)


Postuar nga Stanley datë 01 Korrik 2006 - 06:54:

Yje te Pashuar.

Keshtu quhet nje seri e madhe librash qe u shkruan gjate kohes se realizmit socialist ku pershkruheshin jetet e pjeses me te madhe te deshmoreve te Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare.

Une, si familje komunisti dhe deshmori, kisha disa vellime te "Yje te Pashuar" dhe kur une isha rreth 10 (dhjete) vjec, u bera lexues i flakte i jeteve te tyre, aq sa i mesova permendesh. Seriozisht. Mesova kur kishin lindur dhe kur kishin vdekur, nga ishin, ne cilen brigade benin pjese, kush quhej "Heroine\Hero i\e Popullit", etj., informacione te hollesishme.

U bera i famshem gjate asaj kohe aq sa kusherinjte e mi ndonjehere talleshin me mua. Mami donte t'i fshihte, sepse nuk po i kushtoja rendesi solfezhit dhe pianos. Babai grindej me gjyshin, i cili (gjyshi) si partizan, donte qe une t'ia lexoja atij sepse i kujtoheshin kohet e tij luftarake.
Madje edhe une u lidha shume me partizanet, aq sa pothuajse cdo pasdite ngjitesha tek "Varrezat e Deshmoreve" te Korces dhe i lexoja te gjitha emrat e tyre.

E keshtu puna. Partizania qe ti Plloshtan ke sjelle ketu para nesh, me duket se eshte tek vellimi i dyte ose i trete, nuk jam i sigurt. Mbaj mend qe ne fotografi eshte paraqitur nje fotografi e saj. Nje vajze me floke te gjata te hedhura pas, me ball te gjere dhe me nje pamje dhe hije serioze, tregues i qarte i qellimit te 17-vjecares, qe dha jeten per ne qe po flasim sot per te.

Le te krenohet Dibra dhe bashke me te gjithe Shqiperia jone e dashur, e varfer, optimiste se ka bij dhe bija trima dhe sypatrembur.

Nderimet e mia.


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.