Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Te votojme per nje parti sepse... dhe te mos votojme sepse... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8286)


Postuar nga Fajtori datë 11 Maj 2005 - 07:47:

Partia Demokratike

Pse duhet te votohet:


  1. Mund te ndjeke politike me sociale sesa partite e majta.
  2. Mund te luftoje korrupsionin ne menyre me te vendosur.
  3. Kam respekt per Fatbardh Kadillin.
  4. Per Jozefina Topallin nuk kam degjuar fjale te keqija edhe pse ndonjehere me duket se flet gjera te ekzagjeruara.
  5. Duket personazh i vlefshem edhe Spartak Ngjela.
  6. Me pelqeu Uran Butka ne fjalimin e tij ne kongresin e fundit. Ishte i vetmi qe perfaqsoi nje deshire per ndryshim.


Pse nuk duhet te votohet:

  1. Nuk ka bere ndryshime konsistente qysh prej 1992-shit. Eshte partia qe lejoi firmat piramidale dhe luften civile.
  2. Udhehiqet dhe manipulohet nga i njejti lider prej 15 vjetesh. Berisha eshte i kompromentuar ne luften civile qe te 1997.
  3. Ne kongresin e fundit kishte vetem nje kadidat per kryetar: Sali Berisha. Kjo tregon mungese te theksuar demokracie brenda partise.
  4. Nuk ka ditur te krijoje koalicione te qendrueshme dhe afatgjate me parti te tjera.
  5. Mund te sjelle destabilitet ne administrate dhe ekonomi nese fillon spastrimet, shtetezimet dhe proceset arbitrare.
  6. Gjate qeverisjes 92-96 dhunoi ne menyre sistematike mediat dhe lirine e fjales. Burgosi disa gazetare dhe ndaloi hapjen e televizioneve private. Kjo shkaktori statusin e monopolit per RTSH.
  7. Ka bere disa premtime mbi reduktimin e shpenzimeve te administrates qe jane konsideruar nga FMN si te rrezikshme per ekonomine.
  8. Nga personazhet negative mund te rrjeshtoj Bamir Topin, i cili me duket antipatik ne menyren si flet, ne pamjen prej te forti dhe ne fjalorin e huaj qe perdor.
  9. Gjithashtu me duket problematik Sali Berisha, sepse flet ne menyre vulgare dhe arrogante. Gjithashtu ka bllokuar kapacitetin e PD-se si alternative politike duke e identifikuar me veten e tij si personazh qendror.




Partia Socialiste

Pse duhet te votohet:

  1. Stabiliteti aktual ne ekonomi dhe rend do vazhdoje te ruhet si sot. Ndersa fitorja e nje partie tjeter nuk dihet cfare do sjelle.
  2. Ka kryer shume vepra ne shtrime rrugesh dhe ndertime ujesjellsash. Duke patur parasysh se qeverisja e meparshme (92-96) kishte perkrahje te medha boterore dhe bankare dhe bene shume me pak mendoj se socialistet kane bere nje pune te mire.
  3. Ka ditur te krijoje lidhje te ngushta me SHBA, pas nje periudhe te zymte qe la PD-ja. Kjo mund te influencoje zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.
  4. Ne lirine e mediave PS eshte treguar tolerante dhe e hapur. Eshte nje arritje e kesaj partie hapja e televizioneve private.
  5. Ka ditur te mbaje koalicionet me partite e tjera.
  6. Personazh pozitiv duket Andis Harasani.
  7. Gjithashtu edhe Pandeli Majko.


Pse nuk duhet te votohet:

  1. Ka ndjekur nje politike shume te djathte dhe monopoliste.
  2. Nuk respekton sa duhet shoqerine civile. Nuk ka stimuluar lindjen e sindikatave.
  3. Ne luften ndaj korrupsionit ka qene disi e paafte. Funksionaret hiqen nga puna por nuk futen ne burg dhe nuk i nenshtrohen proceseve gjyqsore te mirefillta. Ne kete pike me duket sikur stimulon tolerancen ndaj krimit ekonomik.
  4. Nuk ka punuar sic duhet per forcimin e pushtetit gjyqesor dhe te pavaresise politike te tij.
  5. Personazh negativ me duket Agron Duka. Mendoj se ka duart ne biznese personale dhe manipulon ministrine e tij ne favor te vet. Eshte ne konflikt interesash.
  6. Nuk me pelqen Anastas Angjeli, sepse eshte hequr njehere nga qeveria per probleme ne detyren e tij dhe eshte rivene prape.
  7. Nuk me pelqen Servet Pellumbi sepse perfaqson krahun komunist arkaik. Megjithate me duket se nuk kandidon ne zgjedhjet e ardhshme.
  8. Personazh negativ eshte dhe kryetari i bashkise se Durresit, Nard Koka, sepse mendoj se ka bere pislleqe dhe ben akoma.
  9. Me duket prepotent dhe pordhac Erion Brace. Si kryeredaktor i Zerit te Popullit ka ndjekur politike tipike partiake duke e kthyer ZP-ne ne nje gazete pa vlere dhe propagandistike.
  10. Edhe kjo parti nuk ka pesuar ndryshime te medha qysh prej vitit 1991. Identifikohet dhe udhehiqet nga i njejti personazh i vjeter: Nano. Ky i fundit ka bllokuar frymat rinovuese te partise, edhe pse kete gje e ka bere me elegance dhe aftesi politike.


Per te dyja partite me lart vlejne pikat e meposhtme:


  Gjithsej 20 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.