Forumi Horizont Gjithsej 35 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Berishkracia dhe demokracia?Jane dy ide qe sperpuqen. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8540)


Postuar nga Petrit Kola datë 10 Qershor 2005 - 02:12:

Bashkefajtor dhe bashkevuajtes !!!???

Bashkefajtor dhe bashkevuajtes !!!???



Kjo ishte parulla e koklavitur e hedhur nga Berisha ne fillim te vitetve 1990. Akoma po perpiqem ta shpleks ate mister por gjithmone me del i njejti kuptim. Barazimi i viktimes me xhelatin.

Me lejoni t’ju them se une kame lindur ne kampet e internimit te ish dikatatures komuniste ne Shqiperi.Babane ma kane pushkatuar per te vetmen arsye sepse mendonte ndryshe. Per rrethanat e mija dhe ashtu si une e kuptoje ate parrulle e kame shume veshtire per ta gelltitur. Per hire te se vertetes me lejoni t’ju them se kame kerkuar gjithe keto vjete pjesen time te bashkefajsise por nuk e kam mundur ta gjeje. Perse jame une fajtore !!!???

Perse Berisha me barazon mua me xhelatet e mije. Sipas Berishes, Enver Hoxha eshte i barabarte ne fajesi njesoje si viktimat e masakrave te tija. Dhe po te cohej nga varri do te ishte mire sikur ai, Enver Hoxha, te perfaqsonte ndonje parti te “djathte” sepse ka vuajtur njesoje si viktimat qe ai shkaktoi.

Munde te barazohet Hitleri me cifutet? Njesoj bashkefajtor dhe bashkevuajtes? Jo. Hitleri eshte katili dhe cifutet jane viktimat. Viktima nuk ka faje prandaj quhet viktime. Kriminali eshte i fajshem prandaj quhet kriminel. Gjerat jane te ndara.

Stalini eshte xhelati, te pushkatuarit, te internuarit etj., jane viktima. Milloshevici eshte krimineli dhe kosovaret jane viktimat e masakrave te tije. Kosovaret nuk kane faje. Faji i takon Milloshevicit. Nuk ka se si te jete ndryshe.

Pra kjo ishte dhe eshte kuptimi per mua i asaj parrulle hedhur nga Berisha ne fillim te viteve 1990 “Bashkfajtor dhe bashkevuajtes”. Ndoshta une jame i gabuar. Ju lutem me ndihmoni me variantin tuaj te te kuptuarit ne qofte se e keni ndryshe.



Petrit Kola


  Gjithsej 35 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.