Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lek Matrenga (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=300)
-- Krijimtaria e Lek Matrenges (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9141)
Leke Matrënga (v. 1560 – 1619).
Më i hershmi shkrimtar i shqiptarëve të Italisë.
Lindi në Piana dei Graci, koloni e shqiptarëve të Jugut të Italisë. Mësimet e meshtarisë i kreu në Romë, në një klegj të posaçëm për shqiptarët e Italise së Jugut. Pasi kreu studimet në një kolegj fetar në Romë, u kthye në fshatin e tij ku shërbeu si prift. Në 1591 filloi të ushtrojë mjeshtërinë e meshtarit në Piana. Në ato vite shkroi një doktrinë në shqip, përkthim i lirë i një libri të jezuitit spanjoll P.Landesma. Më 1592 përktheu nga italishtja dhe botoi në Romë një katekizëm “E mbsuame e kërshterë…”
Vepra ka rëndësi të madhe, sidomos për dokumentimin e një faze të vjetër të gjuhës së folur të arbëreshëve të Siçilisë. Gjithashtu është me vlerë për vjershën e shkurtër botuar në të, që është gjurma e parë e botuar e vjershërimit shqip.
Vdiq më 1619, kur ishte kryetar i klerit të Pianës.
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 » Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.