Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 91 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Programe te dobishme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10825)
Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Goran Ladman, drejtor i Microsofit per Europen Juglindore ne Tirane, lancon programin kompjuterik XP ne gjuhen shqipe me nje cmim prej 750 $. Kjo pakete permban te gjitha llojet e programve per te shkruar dhe per te ndertuar programe te tjera.
Re: Hmmm
Citim:Per kete ke shume te drrejte pasi edhe une kam nje program i cili eshte per download torrent files dhe jane perpjekur ta perkthejne ne shqip por me te vertete te ben me qesh megjithate them NO BAD.
Po citoj ato që tha Admirali
Me 750$ une bej jete qejfi, ai i doka per XP, jo mer daje, se nuk me ka lene truni te harxhoj kaq shume, pastaj dihet qe gjuha shqipe ka mungesa fjalori per nga terminologjia kompjuterike, dhe hajde te kesh nje XP me butona/dialogje/etj ne gjuhe copa copa (shih perkthimin e Google ne shqip per te pare ca gallate eshte). Pastaj kush do beje perkthimin, kosovaret!!! Nuk kam gje personalisht ndaj kosovareve, por ngaqe flasin dialekt te gjuhes shqipe, nuk jane mundesia me e mire per te bere perkthime nga anglishtja ne shqip.
Personalisht akoma vazhdoj me XP Pro ne anglisht, dhe mire jam.
program
http://www.limewire.com/english/content/home.shtml ky eshte linku i programit te quajtur LimeWire i cili sherben per te downloaduar Audio,Video,Programs,Images,Documents.Eshte program qe nuk permban spyware,i thjeshte per tu perdorur dhe ju mund ta shkarkoni ne linkun e mesiperm ka 2 versjone basic dhe pro.ju duhet vetem per ta install.run and search,gjithashtu mund te zgjidhni gjuhen qe deshironi(pervec se shqip).Une pervete perdor PRO por kam perdorur dhe Basic dhe them se eshte nje nga me te miret.
Startup Delayer
A bezdiseni nga fakti qe kur ndizni kompjuterin, ngarkohen menjehere ne memorie shume programe? A nuk do te donit qe te kishte nje vonese ne ngarkimin e programeve nmq kompjuteri juaj te mos ngrije? Nje zgjidhje e ketij problemi ju ofrohet me programin Startup Delayer, i cili eshte falas per te gjithe versionet e Windows. Programi ju mundeson te percaktoni se mbas sa kohe nje program qe eshte ne Startup (si psh antivirusi apo firewall qe hapet sapo ndizet pc) do te aktivizohet. Gjithashtu mund te percaktoni se kush program hapet i pari, e me rradhe. Programi ka nje nderfaqes te thjeshte per perdorim, dhe nuk ka nevoje qe te dini si te manovroni me regjistrin, modifikimet e te cilit behen automatikisht. Programin mund ta shkarkoni ketu: http://www.snapfiles.com/get/startdelay.html
P.S.
Ky program mu me i ditur nga Fajtori, i cili ishte vete i interesuar te kishte nje menyre per te vonuar nisjen e programeve kur ndizet pc.
Hmmm
Nje program tjeter alternativ per te pasur nje arkivues te fotove te tuaja, program i cili eshte falas. Quhet OpenSee dhe eshte nje alternative ndaj ACDSee(TM). Per me shume dhe per ta shkarkuar:
http://rapidshare.de/files/19225786/OpenSeesame.rar
ose
http://sourceforge.net/projects/myacdsee/
Myacdsee eshte emri i vjeter i OpenSee
Operating System: 32-bit MS Windows (95/98), 32-bit MS Windows (NT/2000/XP), All 32-bit MS Windows (95/98/NT/2000/XP), Win2K, WinXP
Ka pak kohe qe kam degjuar per programe qe mund te flasesh nga compjutri me telefon shpie(jo nga kompjutri me kompjuter).
psh une jetoj ne itali dhe nqs kam internetin mund te flas falas nepermjet kompjurit me gjith numrat fiks ne Itali dhe vetem me 2 cent me numrat fiks ne shqipri
http://www.voipstunt.com/en/index.html
http://www.skypho.net/
Nuk e di nese ndonje nga ju i ka perdorur ose degjuar.
...
Lord dhe Pitkini, temen e hapa per ato programe qe mund ti vine ne ndihme nje perdoruesi te thjeshte, jo per te mesuar apo bere sulme mbi kompjutera. Keshtu qe postimet e mesiperme do ti ndaj ne nje teme te re, ku mund te postoni cfaredo gjera per sulme/spam etj etj. Mundesisht ti tregoni dhe si te hyjne ne sistemet bankare , duhen ca leke apo jo.
Kjo teme do rrije e paster, nuk do pranohen programe qe jane per gjera te jashtligjshme (sulme, spam, virusberes etj). Kesaj rradhe postimet sic i thashe do i ndaj, here tjeter , me vjen keq, por do i fshij.
ZoneAlarm Internet Security Suite 6.5.7
Pa dyshim eshte nje nga antiviruset dhe FIREWALLET me te downloaduar ne bote dhe per mendimin tim ja vlen ta kete cdo kush.
Download:
http://dw.com.com/redir?pid=1054603...4-10546032.html
Serial:
8p6ek-bxvt1-kaurs-jjwsci-v1dqq0
Citim:
Po citoj ato që tha Pitkini
ZoneAlarm Internet Security Suite 6.5.7
Pa dyshim eshte nje nga antiviruset dhe FIREWALLET me te downloaduar ne bote dhe per mendimin tim ja vlen ta kete cdo kush.
Download:
http://dw.com.com/redir?pid=1054603...4-10546032.html
Serial:
8p6ek-bxvt1-kaurs-jjwsci-v1dqq0
...
Citim:
Po citoj ato që tha ypsiloni
Kush mendon eshte me i mir AVG apo ky qe vure ti,flm
Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 91 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.