Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Pas ngjarjeve me ushtaraket, greket perseri provokojne. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13316)


Postuar nga Balerina datë 11 Mars 2007 - 00:37:

Citim:
Po citoj ato që tha leopardi
 

Nuk eshte rasti qe te nxisim me greket asnje problematike territoriale etnike poltike apo dipllomatike. Ne nuk kemi se cfare te zgjidhim me Greqine. Pse duhet te mbytemi perseri ne gjera te pavlera,  nderkohe qe mund te bashkepunohet dhe te punohet shume mire...


P.s pse te merremi me Grekun ... kur mund te merremi me punet tona, se vetem ajo na ben te forte ...dhe mos t'u shkoj mendja qe te hapim lufte me grekun ..per nje pafundesi motivesh ...



Leopardi ne nuk po nxisim Greket, ata po na nxisin ne. Nxitjet filluan me reren e vjedhur, me videon, dhe tani me kete palo parrulle. Me vjen keq, por mendoj qe e ke tej mase gabim. Bashkepunim me Grekun?!!? Eshte njesoj si te bashkepunosh me Serbin. Problemet tona jane te lidhura ngushte me kete ceshtje, madje, keta JANE problemet tona. Me ka cuditur kontinenti me nje postim te tijin ku thonte qe Greket u mesonin kengen e vorio-epirit femijeve te tyre ne shkolle. Ata rriten me urrejtje karshi nesh, dhe perderisa ata na urrejme, cfare bashkpunimi kerkohet???
Ata favorizojne Serbet, ata quajne njeri-tjetrin "vellezer" (?).

_________________________________


Fajtori, te shpresojme qe ne zgjedhjet presidenciale te 2008 te fitoje kandidati i partise Demokratike. Nese dikush do te zgjidhte ceshtjen e Kosoves, do te ishin pikerisht ata (Clinton ose Obama).


Postuar nga Ari. datë 11 Mars 2007 - 01:58:

nganjehere ... mendoj se epopeja e hoxhes kishte shume me shume autoritet kundrejt grekeve... nuk kam deshire ta them po per greket do te ishte e mire ajo koh......po te vjen inat kur thone politikanet tane .. qe greket e kemi partner te fuqishem per te hyre ne evrop... se kujt i plasi per evropen.. ne jemi ne evrop..cdo familje ka te pakten 2 pjestar jashte...pasanaj thone qe kemi emigrantet.. biznesin.. sa per biznesin kan 2apo 4banka.. qe po parrin serisht parat e migranteve qe jetojne ne greqi...nuk harri ti kuptoj... por per mua do te ishte me mire qe te ngren zerin kur emigrantet tane i trajtojen si kafshe,fundurina..i lene me dite jashte ne radhe..grate shtatezane pjellin duke pritur te kthehen ne shqiperi ose ansjelltas...ketu duhet te ngritur zeri...kurse per rastin e kenges se zorreve.. sikur te mos replikonim.. dote ishte nje pjekuri per ne do te ishte nje mentalitet me zhvilluar kunder grekeve.. do ti tregonim se filozofet nuk kane lidhje fare me grekrit.. megjithese ne jemi me larte per nga mentaliteti...


Postuar nga leopardi datë 11 Mars 2007 - 06:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Leopardi, kjo loje shahu quhet rezistence dhe eshte normale qe nje popull te kete dinjitetin e vet. Se dyti ke te drejte qe ka nje analogji me djegien e flamurit amerikan ne lindjen e mesme. E perbashketa eshte qe edhe shqiptaret edhe arabet diegin flamurin e shteteve qe u bien ne qafe. Greqia e ka treguar disa here qe fut hundet ne punet e brendshme te shtetit tone. Vete shkaterrimi ekonomik i 1997 filloi me renien e firmave piramidale, ku ,sic u zbulua keto vite, ishin te implikuar agjente te sigurimit grek.

Ndersa sa per SHBA dhe njohjen e Kosoves gjerat nuk jane me si dikur. SHBA nuk ka me kredibilitet ne bote dhe nuk ka fuqi morale te merret me Kosoven tani. Do i duhen 10 vjet te rifitoje imazhin qe kishte me pare. Shkaku eshte i thjeshte: kasaphana ne Irak. Keshtu qe IQvlora gabohesh po te kujtosh se SHBA do merret me Kosoven se shpejti. Evropa nuk do lejoje kurre qe SHBA te fuse hundet ne kushtet aktuale. Morali amerikan qe coi ne sulmin ndaj Serbise ne 1999 tashme eshte pertoke dhe zor se SHBA harxhon akoma kredibilitet per Kosoven. Eshte e kote qe shqiptaret te presin me goje hapur si ato zogjte e sapolindur.



Rezistence? Kjo fjale eshte totalisht jashte teme. Nuk po flasim per rezistence, nuk kemi filluar asnje lufte guerrilse me shtetin grek. Dhe shpresoj qe kjo gje mos te ndodhi kurre. Te flasim realisht, ne nuk na duhet lufta, por zhvillimi ekonomik i vendit. Greqia i fut hundet ne punt tona, sepse ne radhet e shtetit shqiptare ka grek.

Statusin e Kosoves do ta zgjidhin Amerikanet,  s'kane per te pyetur as per Rusi dhe as per Evrope. Kjo do te jete nje prove tjeter e pamohushme se si Amerikanet kane te drejte kur sulmojne diktatoret, pikerisht suksesi qe do kete me zgjidhjen e statusit te kosoves do ti japi nje besim me te madh. Kam degjuar ne arenen nderkombetare qe vete Amerikanet jane te interesaur ta mbyllin lojen e Kosoves pasi  vete ata e hapen, dhe nuk jane si kto morrat e Evropes, qe u nisen per ne Irak dhe kur shikuan se gjerat nuk po shkojne mire filluan te ktheheshin prapa...

p.s. une e di se kush jane greket... nuk duan Maqedonasit, Bullgaret, Shqiptaret, Turqit...etj  me te gjithe fqinjet shkojne si macja me miun. Prandaj, Greket do rrine urte se nuk kane ku te shkojne, pervecse te provokojne.

 

 


Postuar nga leopardi datë 11 Mars 2007 - 06:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina


Leopardi ne nuk po nxisim Greket, ata po na nxisin ne. Nxitjet filluan me reren e vjedhur, me videon, dhe tani me kete palo parrulle. Me vjen keq, por mendoj qe e ke tej mase gabim. Bashkepunim me Grekun?!!? Eshte njesoj si te bashkepunosh me Serbin. Problemet tona jane te lidhura ngushte me kete ceshtje, madje, keta JANE problemet tona. Me ka cuditur kontinenti me nje postim te tijin ku thonte qe Greket u mesonin kengen e vorio-epirit femijeve te tyre ne shkolle. Ata rriten me urrejtje karshi nesh, dhe perderisa ata na urrejme, cfare bashkpunimi kerkohet???
Ata favorizojne Serbet, ata quajne njeri-tjetrin "vellezer" (?).

_________________________________


Fajtori, te shpresojme qe ne zgjedhjet presidenciale te 2008 te fitoje kandidati i partise Demokratike. Nese dikush do te zgjidhte ceshtjen e Kosoves, do te ishin pikerisht ata (Clinton ose Obama).



 

Po ju kujtoj, se ne bashkepunojme me grekun, flas per ne fushen ekonomike dhe te emigracionit.

 

p.s. Personalisht mendoj qe tani per tani ne nuk duhet t'u pergjigjemi provokimeve te Grekeve, vetem kur statusi i Kosoves te kete marre fund, atehere jemi te lire. E kuptoni qe duhet pak durim sa te marrim kte status.

 


Postuar nga IQVLORA datë 11 Mars 2007 - 21:32:

Fajtori mendoj se luani ngelet luan edhe pse i plagosur,bile edhe kur plaket e i bien dhembet po i till ngelet.
Perderisa Franca nuk do ta refuzoj statusin e Kosoves,Gerqia,Spanja apo ndonje tjeter jane bishti i kavallit per kete ceshtje.Edhe nqse Rusia do te vendos VETON ne KS,egziston nje plan tjeter per njohjen dypaleshe te shtetit te Kosoves.Kujt i plasi per greqine pastaj.Me kujtohet kur Sllovenija shpalli pavaresine.Shtetet e Europes po vinin verdall,ndersa RF GJermane bam ja beri dhe e njohu ate,pa shkuar ne OKB.Nje nga nje edhe te tjeret bene njohjen e saj.
Me kete dua te them se i madhi eshte gjithmone i madh.


Postuar nga arturm datë 12 Mars 2007 - 00:39:

IQ

Jam dakort me cfare thua ti. Kam vetem nje dyshim, vertet gjermanet e njofen sllovenine por midis tyre, austriakeve, dhe slloveneve ekziston ne radhe te pare lidhja e gjakut (jane pak a shume e njejta race) dhe pastaj interesat e tjera.

Midis nesh-kosovareve dhe amerikaneve ekzistojne vetem "perputhje" interesash dhe shpresoj qe interesat amerikane mos te jene zvogeluar sot 8 vjet pas '99. Mos harrojme se ne keto vjet kane ndodhur shume evenimente qe mund (shpresoj qe jo) te kene zbehur interesat amerikane ne kete zone. Vetem kjo.


Postuar nga Fajtori datë 12 Mars 2007 - 03:20:

Po flisja me nje te aferm ne telefon qepare. Edhe ai mendonte se amerikanet do e nxjerrin nga kriza Kosoven dhe s'do pyesin per Evrope. Une se shikoj akoma kete mundesi.


Postuar nga Ari. datë 12 Mars 2007 - 03:47:

SI DO qe te vije.....edhe pse amerika nuk ka me ate influence si me pare.. luften ne kosove e beri ajo.. ju vrane ushtaret,,,shpenzimet..etj keshtu qe ajo e jep verdiktin e fundit ndoshta jo te drejperdrejt.....por e ka thene qe te respektohet vullneti dhe deshira e vet popullit te kosoves...plus ka gjermanine...franca kandryshuar qendrim..nuk eshte me ajo qe ka qene me perpara...keshtu qe te shpresojme per nje shtet te 2 shqipetare....ne ballkan,evrob,dhe bote..god bless amerika and kosovo


Postuar nga Fajtori datë 12 Mars 2007 - 06:19:

Para dy vjetesh pashe nje dokumentar mbi ballkanin. Kishin intervistuar nje ushtarak italian ne Shqiperi, i cili tha dicka qe me beri pershtypje. "Ideja e Shqiperise se madhe, tha, ka kohe qe ekziston. Deri tani shqiptaret e kishin harruar dhe nuk jane shume te ndergjegjshem per kete, por shume shpejt do behen te vetedijshem dhe do kuptojne se mund te realizojne endrren e tyre te vjeter. Kjo mund te sjelle jo pak sherre dhe probleme ne ballkan. Prandaj parashikoj se kjo mund te jete nje nga aresyet me te medha te problemeve ballkanike ne te ardhmen e afert."

Ai njeri e kishte kapur thelbin e muhabetit akoma pa e kuptuar vete shqiptaret. Nuk duhet ti meshojme idese se Shqiperise se Madhe, sepse do na hape probleme te medha ne rajon. Kosova duhet te dale e pavarur fillimisht dhe pastaj parapelqimet tona te drejtohen ne aspektet tregetare dhe ekonomike. Ideja e Shqiperise se Madhe nuk eshte e realizueshme dhe sa here qe nacionalistet do e permendin bota do beje nje hap prapa ne dhenien e statusit.


Postuar nga kontinenti datë 12 Mars 2007 - 08:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po flisja me nje te aferm ne telefon qepare. Edhe ai mendonte se amerikanet do e nxjerrin nga kriza Kosoven dhe s'do pyesin per Evrope. Une se shikoj akoma kete mundesi.

Une jo vetem qe e shikoj, por dhe e prek.
I afermi yt ka shume te drejte.


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.