Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15283)


Postuar nga Eria datë 20 Janar 2008 - 21:23:

Për të lindurit në ditën 19 të cilitdo muaj
Ju ju karakterizojnë durimi dhe qëndrueshmëria. Para se të sillni çfarëdo vendimi, mendoni gjatë për çdo gjë, e vështroni nga të gjitha këndvështrimet, e peshoni secilën 'për' dhe 'kundër'. Por, kur veçse e pranoni një gjë, atëherë shkoni deri në fund, pavarësisht nga sakrifica dhe pasojat.
Për nga natyra jeni të butë, të qetë dhe emotivë; i ruheni çdo banaliteti. Në secilin njeri e kërkoni dhe e gjeni atë më sublimen, më fisniken; askë për asgjë nuk e gjykoni; jeni tolerantë dhe, në çdo situatë, tregoni mirëkuptim maksimal për veprimin e të gjithëve.
Keni prirje ndaj muzikës, poezisë dhe pikturës, por mbi të gjitha ju magjepsin pikturat e artistëve të hershëm. Ju tërheqin edhe mësimet okulte, ku e shihni çelësin për të gjitha problemet njerëzore.



Te gjitha mi ka gjetur pervec prirjes per muzike,poezi e pikture.Lidhja ime me artin osht zero me bisht !


Postuar nga cecilia datë 21 Janar 2008 - 20:06:

HI LELA

Me thene te drejten jane shume te verteta te pakten keto shifra qe lexova ,mua me perket data 6 dhe ne fakt do kisha veshtiresi tu shprehja per veten ashtu.Ti mi shpjegove me qarte.flm


Postuar nga Katilesha datë 21 Janar 2008 - 20:13:

:

Ku i ke gjetur keto mi Lela ...:p Dt.18 e papame si vete njona ktu...:p...se kisha per mu...:p:p...perputhem ne disa gjona....perjashto at punen e botanikes...ahaaaaaaa aty kam qesh me te madhe....:p...


Postuar nga atiola datë 22 Janar 2008 - 01:13:

e mire dhe keto per zotin nuk dine dicka gjithe na bejne lamsh qe lemsh u befshin


Postuar nga sarandaebukur datë 22 Janar 2008 - 02:06:

Për të lindurit në ditën 3 të cilitdo muaj
Popullariteti dhe kontaktet me shumë njerëz jua marrin kohën e çmueshme. Spirituoziteti dhe sharmi natyror ju ndihmojnë të zini shumë miq, dhe që në çdo shoqëri të jeni në qendër të vëmendjes. E doni shoqërinë tepër, dhe gjithnjë përpiqeni që të jeni sa më zbavitës në secilin rast. Jeni të talentuar gjithanshmërisht, keni talent për shumë arte, por asnjërin talent nuk e zhvilloni deri në fund, pasi që ngapak jeni hutaq. Ashtu e derdhni energjinë tuaj kreative në banalitete, harxhoheni në jetën e lehtë. Por, jo: njerëzit ju duan, dhe gjithkund jeni mysafirë të dashur


----------------------------------------

Lela me te gjitha perpuqem ..po vetem hutaqe nuk jam..


Postuar nga Vizioner datë 22 Janar 2008 - 16:27:

... I perkas Dates 18 ...!
Jo se me pelqeu se c#fare thuhet per daten time...18... por mendoj se eshte tamam e gjetur...!!!


Postuar nga Deb* datë 23 Janar 2008 - 03:17:

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes

 [/COLOR][/SIZE][/FONT] Për të lindurit në ditën 10 të cilitdo muaj
[FONT=Comic Sans MS][SIZE=3][COLOR=Black] Ju jeni qenie e ndryshimeve, alkimist i jetës. Si rrallë kush ia dilni që të keqen ta shndërroni në të mirë, urrejtjen në dashuri, shëmtinë në bukuri. Gjithmonë jeni të kthjellët dhe përplot optimizëm. Besoni edhe në të pamundurën; dhe jo vetëm se besoni, ju edhe në vepër jeni të atillë. Njerëzit thjesht jua kanë lakminë, madje ngapak edhe zilinë për fuqinë shpirtërore. Dini t'i udhëhiqni gjërat, që të gjithë penjtë e fatit t'i mbani në duart tuaja.

Po me pelqenka.Jo per gje po me pershtatet shume .Personalisht nuk do t'i levizja asnje presje.


Postuar nga _zidan_ datë 18 Shtator 2008 - 05:22:

flm lela DR

Per nje moment mendova se po me pershkruanit mua kur folet per te lindurit ne diten e 19.flm lela Dr


Postuar nga briseide datë 18 Shtator 2008 - 11:18:

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr


Për të lindurit në ditën 23 të cilitdo muaj
Që me lindje jeni të parapërcaktuar për gjëra të mëdha, për ndërmarrje të mëdha në jetë; por, jo: duhet të investoni mjaft angazhim edhe për t'i realizuar idetë tuaja. Jetën nuk do ta keni të lehtë - do të keni mjaft probleme materiale - por në fund të gjitha vështirësitë do t'i tejkaloni. Fama ju pret në mes viteve tridhjetë dhe katërdhjetë të jetës. Në këtë periudhë do të keni më tepër dashuri, por, njëra, megjithatë, ka për të qenë më e madhe nga të gjitha.
Njerëzit kanë për të gjykuar gabimisht për ju, sepse të gjithë do ta shikojnë vetëm atë të jashtmen, e askush nuk do ta ndjejë natyrën tuaj subtile. Keni shpirt të mrekullueshëm; ju tërheqin të gjitha gjërat e bukura e të lartësuara, derisa për gjërat e shëmtuara i ikni çdo bisede.





Sa vone duket "midis te tridhjetave dhe dyzetave"


Postuar nga matrian datë 02 Nëntor 2008 - 02:20:

po

Për të lindurit në ditën 2 të cilitdo muaj
Ja, bashkëpunëtori i përsosur, partner të cilin vetëm mund ta dëshironi! Roli juaj në jetë është që t'i zbatoni në jetë idetë dhe projektet e të tjerëve, gjë që nuk do të thotë se ju mungon krijimtaria origjinale, por se origjinaliteti juaj qëndron në atë që t'i gjeni rrugët dhe mënyrat më të mira për jetësimin e ideve të njerëzve me të cilët bashkëpunoni.
Për nga natyra jeni të butë dhe të ndijshëm dhe kurrë nuk nguroni që t'i tregoni ndjenjat tuaja. Gjithmonë jeni të matur, të kujdesshëm, jovetiakë dhe, në çdo moment, plot mirëkuptim për të afërmit. Edhe pse nuk jeni karrieristë, njerëzit mund të krijojnë përshtypje të tillë, sepse gabimisht mund ta interpretojnë gatishmërinë tuaj për t'iu ndihmuar të tjerëve.
Nuk guxoni t'iu lejoni të afërmve që t'i shfrytëzojnë, duke i keqpërdorur, ndjenjat tuaja fisnike, natyrën tuaj joegoiste!...

Te gjitha besoj se me karakterizojne,pervec:"KURRE NUK NGURONI QE T'I TREGONI NJENJAT TUAJA ",megjithate pas kaq vitesh mundohem ta # kete gje,pasi me duket "ves" pozitiv,por kam pak turp!-ha,ha,ha


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 43 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.