Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- sa rendesi ka bukuria per njeriun (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1602)


Postuar nga sheki datë 09 Shkurt 2004 - 15:08:

pikerisht pamja e jashtme apo bukuria luan rol

pikerisht pamja e jashtme apo bukuria luan rol te rendesishem ne kete koh shiqoni kete foto dhe me tregoni kush nuk do ta kisht dashur kete


Postuar nga hirushja datë 11 Shkurt 2004 - 14:49:

Per mua bukuria luan nje rol te rendesishem ne jete. Po pate bukurine te gjithe dyert hapen po gjithashtu duhet te jesh edhe e bukur brenda ne shpirt. Ja nje histori e vjeter.

Nje princ kishte vendosur qe te martohej dhe kishin ardhur dy motra qe, princi te zgjithte njeren nga ato.

"E para ishe shume e bukur po leshonte bretkocka.

E dyta nuk ishte e bukur po leshonte vetem trendafila kur fliste.

Ne fund Princi zgjedh vajzen qe nuk ishte e bukur po qe nga goja e saj dilnin vetem trendafila."


Postuar nga ADELAIDA datë 13 Shkurt 2004 - 02:17:

Bukuria ??? Eh kam pershtypjen se eshte fakori i jashtem qe e ndikon shume ate dhe ne ditet tona kjo ndosh me shume se kurre ,por eshte dicka mbi te cilen forca ndryshuese e realitetit nuk mund te veproje dhe ajo eshte :bukuria shpirterore.

Mgjth vetem nje hipokrite ,nje ziliqar ,nje i verber nuk do dinte ta njihte dhe ti jepte vlersimin e duhur bukurise fizike.
Kontakti i pare qe kemi kur njohim dike eshte pamja fizike dhe deri ne nje fare pike ajo kryen rolin kryesor mbi te cilin ngrihen bazat e vleresimit qe i bejme personit.
Mgjth ky opinion eshte shume relativ dhe shume shpejt bukuria fizike nuk mund te kete asnje influenc mbi te


Postuar nga unforgiven datë 13 Shkurt 2004 - 02:23:

Dikur kam lexuar kete thenie:

E Bukura nuk eshte gjithmone e mire
Por e mira eshte gjithmone e Bukur!


Postuar nga arsona datë 13 Shkurt 2004 - 02:56:

Nuk do te thote te jesh i bukur, por te dish te paraqesesh veten ne ate menyre qe te le te mendosh se ti e pelqen te bukuren dhe e vlerson ate. shpesh here thone se thjeshtesia e zbukuron njeriun, dhe eshte e vertet pasi ne ate menyre ti tregon vertet ate bukuri te dhuruar nga natyra. Bukuria shpirterore thone qe eshte e padukeshme per mua eshte shume e qarte dhe e dukeshme, sepse nje njeri qe gezon per dike ose ndihet keqe per dike harrin ta shpreh ate ndjenje qe ekziston brenda tij/saj nepermjet disa gjesteve te jashtem. Ju ka ndodhur qe gezoheni per dike dhe ne syte tuaj ka gezim e shkelqim, ose ndiheni keq per hidherimin e dikujt dhe nga syte tuaj dalin lote. E pra bukuria fizkie dhe paraqitja e saj ka shume rendesi ne terheqien paraprake te karakterit te nje njeriu dhe madheshtive qe ai mbart por ajo qe i jep drite form dhe hijeshi bukuris eshte ajo shpirterore. Po ju jap nje shembull ndoshta nuk eshte shembulli me perfekt por ky mu gjend ne mendje per momentin; Nje nuse ne diten e saj te dasmes dita me e gezueshme per te do te jete me e bukura nga te tera femrat rreth saj, por ne momentin qe ajo le shtepin e iken tek burri, te shumten e rasteve ndodh qe qan. Nuk e di per mendimin tuaj por per mendimin tim ai cast dhe ndjenj shpirti ne ate moment i jep asaj nje bukuri akoma me te madhe dhe e ben ate te mbizoteroj si hyjeni mbi te tjerat. me duket se e zgjata shume por me pak fjale doja te thosha bukuria eshte e dhuruar dhe askush nuk eshte perfekt por nese do te jesh individual dhe i dallueshem nga te tjeret plotesoje ate duke perdoruar inteligjencen, paraqitjen e jashteme, dhe prezantimin tuaj ne shoqeri duke perdorur anet tuaja qe jane te fshehura nen masken mbrojtese te fizikut tuaj.


Postuar nga _mIzZzA_ datë 24 Korrik 2004 - 22:28:

un them qe t ejesh e bukur je e lumtur po nuk ishe e bukur si un kot qe rron


Postuar nga amor alucius datë 24 Korrik 2004 - 23:58:

Pfff,e di si eshte puna e bukurise?Kush nuk ka dhe zgjuaresi dhe bukuri bashke,por vetem bukuri,thote qe eshte SHUME e rendesishme,kurse te tjeret kenaqen me dicka te bukur brenda pasi kuptimin e bukurise e kane perjetuar dhe kuptuar qe s'eshte cdo gje.
Kam njohur femra/meshkuj shume te bukur por qe ishin me tre klase shkolle dhe s'jua thoshte koka per asgje,vallai dhe ajo bukuri ne syte e mi mori forma budalleku.Me vinte te nxirrja me ate qeshjen qe vetem hajvanet mund te kene.Yakkk(ahh,ende kam ne koke qeshjen idiote te nje femre )

Kam njohur njerez te tjere qe ishin te bukur brenda dhe jashte,duke studiuar and so on,dhe bukuria e jashtme theksohej me teper nga zgjuaresia.

Une ne adoleshence isha e mendimit qe bukuria ishte e rendesishme,por tani...pfff!Bukuria s'te ndihmon askund,te pakten jo nese ke deshire te besh karriere me koke dhe jo me kembe.


P.S. Bravo Arsona


Postuar nga durrsake_topolake datë 25 Korrik 2004 - 01:07:

bukuria

bukuria, shpeshhere eshte e rendesishme,ne disa te tjera relative, here e demshme, here here e panevojshme....
varet nga situatat, nga personat, nga ambjenti, nga shume faktore.
kane njerez superfiçal qe duan njerez te bukur, per te ngopur syte, pa i vene rendesi shpirtit, personit, karakterit etj.......
ka njerez qe i duan te 2ja, ka njerez qe s'i intereson fare bukuria.
bukuria ka rendesi deri ne nje fare kufiri, kjo dihet, se mund te jesh i bukur sa te duash,po por spate nje cik tru, karakter, seder vlen me pak se 0


Postuar nga roke datë 28 Korrik 2004 - 20:47:

Ne fakt per ju femra bukuria eshte baza,pasi edhe ne djemte per bukurine ju shohim:p:p ....se...ate keni paresore ju
Per mendimin tim,ndonjehere bukuria eshte me e rendesishme se e mira.Pse pak misse ose mister ka qe jane me pak shkolle dhe njohuri dhe bejne karriere nga bukuria.Te na rroje shkolla neve,idete,planet,kur tjetri ti rrezon(shembull).
Ciao se do dal tani!


Postuar nga agata datë 28 Korrik 2004 - 23:08:

Sa rendesi ka bukuria per njeriun...?

Nuk mund te them, qe bukuria per mua nuk ka rendesi....por nese do kisha zgjidhje midis bukurise dhe zgjuarsise, pa hezituar do zgjidhja kete te fundit...aq me teper, qe per kete nuk ke nevoje te besh kujdes, mbas moshes 40 vjecare...

pershendetje


  Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 84 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.