Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Shteti dhe frika qe mbart (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16096)


Postuar nga Auberoni datë 09 Korrik 2008 - 01:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
nje mos shendoshmeri qe paraqitet ne formen e nenshtrimit


Nenshtrimi, pavarsisht nese manifestohet ne forme tradicionale (obligimi per hir te interesit te madh), ne forme dhune (diktature) apo vullnetare (kur me vetedeshire i nenshtrohesh personit qe i beson, natyrisht, ideologjikisht) ende eshte Nevoje, neccesary evil.

Nuk ka menyre qe te lirohesh nga ky nenshtrim dhe cdo tentim eshte i destinuar ne deshtim.

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
te disave gjerave qe nuk i kemi provuar e as kemi marre mundimin ta bejme


Perderisa shumica e njerezve jane skllever te ekuacionit: pune tere muajin e paga ne fund te muajit, nuk mund te flitet per ndonje ndryshim rrenjesor. Kjo eshte pengesa e pare objektive. Teorikisht, well, ne teori kemi lojrat pa kufi. Njerezit e ketille nenshtrohen shume lehte dhe shume shpejte. Rralle kush ka luksin te ndalet dhe mendoje me koke te vete, te mendoje per permirsimin e sistemit, per ngritjen e kualitetit te jetes te gjeneratave qe vijne.

Tema eshte e gjere dhe nuk kam as mundesi e as deshire qe t'a mbuloj te teren. Me pak rreshta tentova te te tregoj se njerezit jane rober te sistemit qe vete e kane krijuar dhe nuk mund te lirohen nga zgjedha e nevojes. Thone se nevoja eshte argumenti i tiranit e religjioni i popullit. Kane te drejte.

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha


Nqs nuk gaboj Emil Durkhaim

 

Touche!!!


Postuar nga Endri datë 09 Korrik 2008 - 02:06:

Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni


Nuk me kujtohet emri por ishte nje shkollar i shkollave franceze qe krimin, jashteligjshmerine e konsideronte si faktor te shendosh te shoqerise.

Me krijimin e ligjit, eshte krijuar edhe jashteligjshmeria sepse me ligj, me marrveshje eshte percaktuar se cka do te quhet e ligjshme e cka e kunderligjshme. Kjo eshte bere ne mometin kur shumica ka filluar te kerkoj siguri per pronen dhe interesat e tyre, pra, kur ngatrresat filluan te prekin shumicen neutrale. Ligji dhe friga nga ligji nuk jane gjenerator per sjellje te mire edhe pse ndikojne. Ligji/Shteti eshte mjet qe ofron zgjidhje per mosmarrveshjet ne mes te njerezve, percakton kushtet me ndihmen e te cilave do te zgjidh kontestet potenciale dhe kete fuqi e nxjerr nga vete njerezit te cilet ia kane deleguar kete te drejte. Pra, ligji/shteti nuk ofron drejtesi, ofron vetem zgjidhje problemesh dhe secili qe pret drejtesi nga Gjykata eshte duke pritur Godon. As jeta nuk eshte e drejte; ai qe lind ne Etiopi do te vuan per ushqim e ai i lindur ne vendet Skandinave trashegon nje GDP te larte. Dalngadal, ky mjet eshte shendrruar ne qellim.
Jo cdo gje qe eshte e kunderligjshme eshte e padrejte. Jo vetem ne Shqiperi e Itali, por US e UK e France e gjetiu. 

Tash ligji nuk mbron demokracine, mbron plutokracine. 

Ligji e policia jane instrumente objektive qe flasin me gjuhen e dhunes dhe duhet permbysur. Por, mungon alternativa.





Liria besoj eshte vlera fundamentale qe te gjithe individualet duan te mbrojne dhe arrijne. Per mua liri eshte "mungesa e dhunes kolektive". Pra mungesa e shtetit.

Si i thone asaj shprehjes, "me mire 100 njerez te fajshem te shkojne te lire sesa 1 i pafajshen te denohet padrejtesisht."


Postuar nga Auberoni datë 09 Korrik 2008 - 02:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Endri

Liria besoj eshte vlera fundamentale qe te gjithe individualet duan te mbrojne dhe arrijne. Per mua liri eshte "mungesa e dhunes kolektive". Pra mungesa e shtetit.



Siguria eshte vlera fundamentale, liria eshte utopi, e pa-aritshme. Siguria e liria gershetohen deri ne nje mase por liria nuk te sjell gjumin e endrra te rehatshme. Cak i dashakeqve nuk eshte liria jote dhe nuk e cenojne, kerkojne vetem te mirat materiale tuajat. Sigurine, te pakten ate minimale t'a ofron shteti. Perndryshe, do te mbizotronte e drejta e te fortit, njerezit me might and fight do te rregullonin e knaqnin nevojat e tyre.

Mos u be romantik si gjithe Shqiptaret, , ne perdorimin e termit "liri".


Postuar nga Aljohin datë 09 Korrik 2008 - 17:28:

"nganjehre" sidomos ne te tilla tema diskutimet me ngjajne me diskutime/leksione psikoanalitike flitet shume, per shume gjera, nxirren shume perfundime shume nga te cilat jane kontradiktore dhe perfundimisht ngelesh me nje ndjenje coroditje (ma che cazzo sta dicendo?)...mbase nganjehere do ishte e duhur nje perkufizim dhe renditje temash dhe te argumenteve perkates (eshte vetem sugjerim nuk dua te nxeh gjakrat ) si psh:

tek fajtori (nismetari i temes te cilit duhet pak a shume ti permbahemi) une shof temat:

1) shteti sjell frike, por jo kudo

2) frika varet nga vendi ku gjendesh

3) varesia eshte e tille qe popuj qe bejne ligje shume ndryshe nga c'jane ne te vertete (apo nga niveli i civilizimit) e kane te veshtire per t'i zbatuar

4) kjo veshtiresi sjell frike

5) eshte nje teme per bixhozin qe luan populli me te ardhmen por nuk e kam shume te qarte se c'do te thote (required parameters missing )

nuk dua t'i marr me rradhe temat qe nxorren pjesetaret e tjere edhe sepse per nje diskutim te mire duhet qe te mos devijojne pa arsye dhe pa lidhje...por dua vetem te ve ne pah se sa shume devijoi tema...ne fakt se si dolem tek liria dhe siguria qe shteti sjell ku asnje nga argumentet nuk diskutonte ne menyre abstrakte/filozofike per LIRINE, ANARKINE, SIGURINE, NEVOJEN, RELIGIONIN (FENE), ETJ...ku mjaftonte ti pergjigjeshim pyetjes a eshte e vertete qe ne kemi frike sepse bejme ligje shume utopike ne lidhje me ate qe jemi si popull?...apo ka ndonje arsye tjeter (gjithnje ne se frika ekziston )...

sa per t'ju bere nje cike me lemsh sec ishit


Postuar nga Auberoni datë 10 Korrik 2008 - 00:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Aljohin
"nganjehre" sidomos ne te tilla tema diskutimet me ngjajne me diskutime/leksione psikoanalitike flitet shume, per shume gjera, nxirren shume perfundime shume nga te cilat jane kontradiktore dhe perfundimisht ngelesh me nje ndjenje coroditje (ma che cazzo sta dicendo?)


"Cdo here" sidomos ne te tilla teme, postimet sikur ky i fundit qe bere jane shume irituese sepse nese tjeret flasin shume, ti nuk flet asgje, as nuk nxjerr perfundim, as kontradiktor e as te coroditur.

Hapesi i temes filloj temen me frigen nga Policia. Nuk mund te fajsosh diskutantet pse nuk marrim te gjithe shembuj me kryefjale policin e frigen apo nese frigen e interpretojne si nenshtrim pasi nenshtrimi eshte term me adekuat sepse ne fund te fundit, nuk eshte ne pytje friga nga polici, por friga nga kostoja e detyrimit qe duhet te paguesh si per mos-nenshtrim ashtu edhe per nenshtrim dhe (mos) domosdoshmeria e ketij nenshtrimi apo frige.

Citim:
Po citoj ato që tha Aljohin per nje diskutim te mire duhet qe te mos devijojne pa arsye dhe pa lidhje...por dua vetem te ve ne pah se sa shume devijoi tema...ne fakt se si dolem tek liria dhe siguria qe shteti sjell ku asnje nga argumentet nuk diskutonte ne menyre abstrakte/filozofike per LIRINE, ANARKINE, SIGURINE, NEVOJEN, RELIGIONIN (FENE), ETJ



Te gjitha keto qe permende nuk jane devijime "pa-lidhje" perkundrazi, kane shume lidhje me frigen qe xhaxhi polic ndjell tek njerezit.

Pastaj, ti permend civilizimin e hapesi i temes permend "ate qe duam te jemi". Padyshim se kemi mendim te ndryshem se cka eshte civilizimi dhe cka eshte ajo qe duhet te jemi dhe nuk mund te vazhdojme me tutje nese nuk i qartsojme keto diferenca, kuptohet, nese deshirojme te vazhdojme me debat.

A mund te quajme te civilizuar aristokracine angleze qe darkon me escajg te argjent e manire mbreterore ndersa ne koke ka diamantet e vjedhur ne nenkontinentin e azise? Apo parine amerikane qe me forcen e krahut ka gjysmen e botes ne dore? Apo trurin gjerman qe ka shkaktuar me miliona vdekje?

Apo cfare duam te jemi!!!
Secili qe flet se cfare duam te jemi, flet me kapacitetin e tij personal qe nuk do te thote se paraqet nje konstante per pjesen tjeter te globit. Pra, secili sheh gjerat ndryshe nga tjetri.

Ne fund, nuk mund te diskutohet per asnje fenomen, qofte shoqror apo i natyres tjeter, ne planin abstrakt pa njohur ne detaje themelet e konkretes. Thashe, teoria eshte lojra pa kufi por cdo here duhet te mbeshtetet tek realja.

Nuk desha te nxeh gjakrat!!!


Postuar nga Fajtori datë 10 Korrik 2008 - 02:22:

Pa dashur te nxeh dhe une gjakrat me duhet te them mendimin tim.

Aljohin ka shkruar ate qe mendova sot ne dreke, sepse kur pashe spostimin ne filozofi te mirefillte nuk e gjeta veten dhe evitova te shkruaj.

Ideja e temes eshte me shume nje introspeksion ku do ftoja te tjeret. Dhe ketu nuk flas per introspeksion personal por te perbashket mbi popullin qe jemi apo ligjet qe krijojme. Kohet e fundit kam vene re gjithmone e me shume qe shtetet po behen mbytese per njerezit. Por kam vene re gjithashtu se disa "polici" me ndjellin me shume respekt e disa te tjera me pak. Padyshim qe faktoret nuk mbarojne asnjehere, por duke menduar thjesht per kopshtin tone duket sikur fajin nuk e ka aspak shteti dhe as policia, por neve qe krijojme rregulla qe nuk mund ti zbatojme dot. Kjo fundja eshte tipike e shume shteteve dhe mendoj se kjo tregon shkallen e civilizimit me shume sesa pjatat e argjendit qe mund ti kete prodhuar djersa e bujkut indian para shume vitesh.

Shpresoj qe ky mesazh mos te jete ofendues per askend. Sepse me kane pelqyer kjo teme dhe ka pasur ispirime per te menduar me gjate dhe me tutje. Megjithate (te pakten per mua) kur e hapa ideja ishte vetem ato pikat qe Aljohin ka gjetur tamam. Liria ne pergjithesi eshte koncepti me i veshtire per tu perkufizuar dhe nuk e ve ne dyshim qe rregullat dhe ligjet duhen. Por deri ku duhet te kene limitin dhe cili eshte raporti me njerezit? Ose me sakte pse ndonjehere ekzistojne ligje qe te gjithe do i shkelim njesoj?


Postuar nga agata datë 10 Korrik 2008 - 21:08:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007


................

Nqs nuk gaboj Emil Durkhaim ka qene ai qe e ka quajtur jashtligjshmerine si faktor te shendoshe te shoqerise



Nje korigjim fare i vogel.
Émile Durkheim. (babai i sociologjise)


Postuar nga Katilesha datë 10 Korrik 2008 - 22:32:

Citim:
Po citoj ato që tha agata


Nje korigjim fare i vogel.
Émile Durkheim. (babai i sociologjise)



........

Gabim i imi ,sepse e kam shqiperuar.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.