Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Te rejat me te fundit , mbi informatiken. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16512)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 13 Shkurt 2011 - 15:33:

Po, mjafton te fikesh dhe te ndezesh modemin ADSL qe ke ne shtepi.


Postuar nga lule datë 13 Shkurt 2011 - 15:37:

Me qarte?

.. se keto dite kam dhe probleme me Pc, punon, po sme punon telefoni fix ..edhe kjo ka t'bej me kete qe the ? ( Sa per fishat i kam levizur komplet).


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 13 Shkurt 2011 - 22:00:

IP eshte nje adrese qe te jepet nga kompania jote e internetit momentin qe ti ndez pajisjen e modemit ne shtepi. Sa here qe ti e fik dhe e ndez serish, ajo adrese ndryshohet. Kjo per vet faktin se mbajtja e nje IPje te pandryshueshme kushton dhe zakonisht e perdorin vetem biznese te caktuara ose ndonje pasanik psikopat.

Persa i perket telefonit, do duhet te flasesh me kompanine. Ti ku jeton? Ne Shqiperi psh ata qe kane dhe internet dhe telefon nga e njejta kompani, zakonisht kane nje pajisje te vogel te kablli i telefonit qe vjen nga jasht. Kjo pajisje merr nga njera ane kabllin qe vjen nga jasht, dhe e ndan ne dy kabllo te tjera ne anen tjeter. Nje per telefonin dhe nje per modemin. Kjo pajisje quhet Splitter keshtu qe shikoje njehere mos ka levizur ndonje fishe aty. Eshte maksimumi sa nje kuti shkrepseje ose sa gjysma e saj. Nese je jashte... nuk di c'te them.

Tjeter?


Postuar nga lule datë 13 Shkurt 2011 - 23:38:

***IP eshte nje adrese qe te jepet nga kompania jote e internetit momentin qe ti ndez pajisjen e modemit ne shtepi. Sa here qe ti e fik dhe e ndez serish, ajo adrese ndryshohet. Kjo per vet faktin se mbajtja e nje IPje te pandryshueshme kushton dhe zakonisht e perdorin vetem biznese te caktuara ose ndonje pasanik psikopat. **

çeshte e drejta un kam nje mik, qe me te daja çdo gje, edhe ndaj akoma( gjithmon le lidhje me pc) dhe me te konsultoja çdo gje, po tani eshte shpergulur diku larg ( arsyet pak rendesi kan) dhe s'mbaj dot kontakte, qe te interesohesha me shume , per problemin tim qe e parashtrova ketu.duke qen i Dipllomuar ne kete profession.Gjthsesi Flm do bej kete qe me udhezove, nese funskionon aq me mire, nese jo , do shtroj pyetje te tjera.


Per citimin e dyt, jetoj jashte..sdi a do me mdihmoje dot. Do i hedh nje sy Librit qe me kan rekomanduar Kompanite e flasim prap. Mund te them vetem qe jam e lidhur me SFR.

Flm gjithsesi .


Postuar nga lost_soul datë 02 Mars 2011 - 02:47:

Rreth 150 mije vete qe perdorin gmail, u jane fshire te gjitha mesazhet. (ndonjeri ketu?)
Megjithate kjo perben vetem 0.08% e te gjithe perdoruesve te gmail.
Nderkohe, Google po punon per te rekuperuar nje pjese te tyre.


Postuar nga AndreaPirelli datë 02 Mars 2011 - 07:01:

Mire qe me kujtove ta kontrolloj se kam harru fare qe kam edhe aty nje adrese ............ .


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 04 Mars 2011 - 02:50:

Babait tim iu bllokua dje e-maili por per fat, bente pjese te ai grup te cilit iu rekuperua aksesi dhe e-mailet brenda dites. Ne mengjes faqja s'te linte te beje log in me pretekstin se e-maili nuk ekzistonte. Me pas ishte kycur nga Gmail dhe me pas, pas disa oresh ishte perseri aktive. Ndoshta ka qene dhe incident pa lidhje por ishte ne te njejten dite me problemin e Gmail dhe babai im nuk e perdor kurre adresen pasi kredencialet i ka vetem per Google Voice.


Meqe jemi te lajmet... iPad 2 doli ne treg. Me CPU A5 2 here me te shpejte se iPad dhe me grafika deri ne 9 here me te shpejta se iPad. Cmimi? Njesoj si iPad kur doli per here te pare ne treg.


Postuar nga bruni22 datë 04 Mars 2011 - 19:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings

Meqe jemi te lajmet... iPad 2 doli ne treg. Me CPU A5 2 here me te shpejte se iPad dhe me grafika deri ne 9 here me te shpejta se iPad. Cmimi? Njesoj si iPad kur doli per here te pare ne treg.



Non serve un cazzo....

U pendova qe e belva mbas 2 javesh e shita 200€ me pak.... Mbas iphonit ipadi per mendimin tim esht kot! Kush ka ndermend ra blej i keshilloj "tab galaxyn e samsungut"


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 05 Mars 2011 - 02:30:

Ndersa une do te thoja: "Kush ka ndermend ta bleje, le te gjeje ndonje te pakenaqur si puna jote"

Dhe meqe ra fjala, lexoje pak se c'ka thene "shefi" i Samsungut.


Postuar nga bruni22 datë 05 Mars 2011 - 03:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Ndersa une do te thoja: "Kush ka ndermend ta bleje, le te gjeje ndonje te pakenaqur si puna jote"

Dhe meqe ra fjala, lexoje pak se c'ka thene "shefi" i Samsungut.




1 nuk hapet faqja 2 nuk di anglisht mir qe kuptoj pak shqip 3 qejfe qejfe kjo dynja. Po per mua iPad ngelet "hacaret e misibet"


  Gjithsej 20 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.