Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Futboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=13)
-- Lajme Sportive (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18135)


Postuar nga AndreaPirelli datë 06 Dhjetor 2010 - 07:20:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
.....



Postuar nga AngelDevil datë 17 Dhjetor 2010 - 16:13:

Snejder humb finalen

Mesfushori i Interit, Wesley Snejder, nuk do të luajë ndeshjen finale të Botërorit të Klubeve.
Hollandezi pësoi një tërheqje në kofshë në minutën e parë të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Seongnam, të cilën Inter e fitoi me rezultatin 3-0.

Vizitat mjekësore treguan se Snejder ka pësuar një tërheqje të gradës së dytë në kofshën e majtë.

Lajmi i mirë për Inter është se trajneri Benitez do të ketë në dispozicion për finalen ndaj Mazembe mbrojtësin e djathtë, Maicon.


Postuar nga AngelDevil datë 17 Dhjetor 2010 - 16:14:

M.City, 100 milionë euro për Iniestën

Manchester City, klubi i drejtuar nga Sheiku Al-Mansour, po përgatit një ofertë kolosale prej 100 milion eurosh për yllin e Barcelonës, Andres Iniesta. Mesfushori konsiderohet prej anglezëve si më i miri në botë në rolin e tij.


Postuar nga Vizioner datë 29 Maj 2011 - 22:47:

Tani, ne oren 20:00, miqesore

Deutschland - Uruguay


Postuar nga al74 datë 02 Qershor 2011 - 11:54:

plas skandal tjeter ne Itali. Arrestohet Signori i perfshire ne bastet klandestine te trukuara. Pas 'calciopoli' ky eshte termet i forte qe perplaset mbi biznesin futboll.


Postuar nga Vizioner datë 12 Korrik 2011 - 12:18:

Loriku me nje te dashur te re...

Thashethemet per yllin e kombetares shqipetare Lorik Cana nuk kane fund.

Mediat kosovare kane zbuluar emrin e te dashures se tij te re. Ajo eshte Arita Fejzullahu.
Aktualisht modelja shqipetare e perzgjedhur si pjesemarrese ne Miss Norway of the World, eshte perfolur per disa lidhje me personazhe të njohur te show bizit, si Valton Krasniqi, Alban Skenderaj, Blerim Destani dhe se fundmi modelja pohon se ka nje lidhje me futbollistin Lorik Cana. Vete Arita e ka pohuar lajmin per mediat kosovare dhe ka deklaruar dashurine e saj te re.


Postuar nga Vizioner datë 14 Prill 2012 - 22:15:

Tani mbasdite, gjate nje ndeshje te Liges se dyte Italiane, ne minuten e 30, lojtari 25 vjecar i Livornos Piermario Morosini pesoji infrakt. Sot, para dy oresh, ne oren 17 vdiq ne spitalin Santo-Spirito-Klinik ne Pescara.

Morosini ishte huazuar ne markaton e dimrit, nga Udinese tek Livorno.

Federata Italiane, pezulloji tani te gjitha ndeshjet e Futbollit.


...Gjynaf, djale i ri


Postuar nga Vizioner datë 14 Prill 2012 - 22:20:

Momentet tragjike ne Pescara


Postuar nga Vizioner datë 14 Prill 2012 - 22:21:

Re: Momentet tragjike ne Pescara


Postuar nga Fajtori datë 14 Prill 2012 - 22:28:

Re: Loriku me nje te dashur te re...

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Vete Arita e ka pohuar lajmin per mediat kosovare dhe ka deklaruar dashurine e saj te re.


Sa shpejt dashurohet mileti mer, papapa.


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 24 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.