Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 46 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- 20 years old.doc (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18352)

Postuar nga al74 datë 15 Maj 2011 - 00:02:

Citim:
Po citoj ato që tha lorie

hahaha, ok e bukur kjo.

e bukur po konservatore e xenxofobe ...pfff .
uroj te mos prishet tema prandaj po konservohem

Postuar nga lorie datë 15 Maj 2011 - 00:49:

jam kurjoze per

sqarim. Por s'dashke te prishesh temen keshtu gjej gjekundi tjeter dhe me sqaro ca do t'thuash.

Postuar nga kurt datë 15 Maj 2011 - 02:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ky forum nuk eshte vend ngjyrash per disa aresye. E para se ka lloj lloj njerezish te cilet prishin diskutimin me ide pa lidhje ose teori politike, nacionalizem, ksenofobi, etj. Se dyti sepse mosha mesatare ketu eshte over 30, dhe kjo moshe kerkon stabilitet, pershtatje, jo revolcione. Se treti, ketu jemi 90% emigrante, dhe sic jam shprehur here tjeter, emigrantet jane faktor konservator, dhe sidoqofte nuk mund te kryejne revolucione nga larg.

Sidoqofte ajo qe vlen per tu gjetur ketu jane tek tuk njerez qe gjenden ne te njejtat linja mendimi, qe neser mund te bashkohen dhe te krijojne dicka me te madhe. Apo qofte dhe idete qe hidhen, apo stimulohen (sic duhet te jete ky dokumentar). Ne fund jemi ne qe bejme ambjentin ku jetojme, duke zgjedhur cfare lajmesh te besojme, cfare filmash te shikojme, ke te pergezojme dhe ke te injorojme.

"Dhe keshtu, duke i ekuilibruar forcat, nxjerrim derrin perpara udheheqesit" (Gjuetia e fundit)

e pashe videon dhe nuk jam aq impressed sa ti fajtor me lorien
artisiti nuk ka kapur jeten e nje korcari apo shqiptari "as a work of art" qe qe do tregonte edhe pasurin e tij si artist, por fokusohet ne vuajtjen e nje artisti/piktor lame ne nje shoqeri shqiptare injorante te tanishme ndaj artit gjoja, qe e ben krijuesin e dokumnetarit dhe fansat intuziast te ksaj video, te varfer akoma ne sensin artistik.

ndersa per forumin dhe brezat e vjeter ktu, ja ke fut kot! se te lexosh nje debat midis IQvlores dhe raimondid p.sh, thats capturing work of art. in every sense of the word

Postuar nga ~Enigme~ datë 15 Maj 2011 - 02:48:

Kam deshire te le opinionin tim reth dokumentarit. Ne rradhe te pare ju pergezoj per insiativen dhe realizimin interesant.

Eshte mese e arsyeshme qe here do perdredh buzet e here do qesh nga sikleti me mentalitetin qe prezantohet ketu, pak rendesi ka nese eshte minorance apo jo. Ajo qe mua me shtyn te shkruaj eshte pikerisht klecka sapo mbarova se pari kete dokumentar.

Nese ka varferi dhe konflikte domosdo qe do te sjellin arsimin e dobet por dhe vete mbartja e arsimit te keq do te nxise varferine.

Dokumentari sjell ne pah renien e nivelit kulturor, ngritjen e krimeve, apo mentalitetin e nje grupi specific. Puna eshte se prisja me shume nga dokumentari, prisja te beheshe stimulues dhe nxites nga keta bashkemoshatare qe vertet jane ne kerkim te ndryshimit. Por s'di pse ndjeva justifikimin e pasivitetit te nxitur nga korupsioni. Ndryshimi fillon me ne. Nuk mund te jesh ne maje pa mare shkallet nje e nga nje. U larguam nga vendi tone per te kerkuar me te miren pervec mentalitetit te permendur. Pikerisht ketu ne kete forum ka nga edhe nga ata qe ecin e cajne perpara duke jetuar ne Shqiperi ose nga ata qe studiuan jashte dhe sollen frymen e re ne vendin tone.

Problemi arsimor mendoj se eshte pikerisht hala e problemit por nuk e pashe gjekundi. U permend shkarazi por nuk u trajtua si thelb.

Si mund te trajtohet zhvilimi i nje rryme arti pa patur artikujt kryesore? Pa patur vende pune qe te mos shperngulet rinia? Programe per te nxitur arsimin? A u analizua nje here buxheti i qytetit, te kuptohet si qarkullojne parate dhe ne cilat aspekte hidhen per mirembajtjen e Korces? Cfare behet per permiresimin e shkollave?

Nuk mund te ndertohen biznese dhe idera te reja pa patur vrullin dhe vullnetin brenda vetes tone dhe pa patur arsimin e duhur. Thene kjo nuk mund te kerkohet ndryshimi me justifikime dhe llafe.

Gjithsesi per ata qe krijuan kete dokumentar ju uroj edhe nje here vullnet dhe vazhdim te mbare!

Postuar nga kurt datë 15 Maj 2011 - 03:13:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Gjithsesi per ata qe krijuan kete dokumentar ju uroj edhe nje here vullnet dhe vazhdim te mbare!

sigurisht

Postuar nga lost_soul datë 15 Maj 2011 - 04:05:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti

e pashe videon dhe nuk jam aq impressed sa ti fajtor me lorien

isoj dhe une..

Nje grup te rinjsh qe e quajne veten te talentuar dhe kerkojne afirmim qysh ne hapin e pare. Boh.. !! Talenti kerkon perpunim dhe sofistikim dhe kjo do t'u mare ndoshta gjithe jeten.

Me beri te qesh nje burre aty tek 11:10 me pamje aspak pretencioze por mendje filozofe qe u jep leksion ketyre cunave dhe qe ata natyrisht s'kane asnje pergjigje. E verteta qe nxjerr ai eshte qe te jetuarit ne kushte lirie maksimale te ben lehtesisht idealist (megjithse idealizmi i tipit "per nje jete me te mire" eshte bosh, per mua).
Ekziston nje konfilikt midis lirise maksimale, dhe idese e te pasurit pergjegjesive mbi supe. Shume nga keta nuk kane asnje lloj pergjegjisie mbi supe, shpesh as pergjegjesi per veten e tyre (te tjere mendojne per ta).

nejse, viva la revolucion..

Postuar nga kurt datë 15 Maj 2011 - 04:20:

nuk kam nevoje ta shoh videon edhe njehere, i know exactly what you're talking about

Postuar nga Fajtori datë 15 Maj 2011 - 04:58:

Si ketu edhe ne faqen Vimeo ku ishte video vihet re e njejta gje. Njerezit fillojne te filozofojne e pretendojne se filmi duhet te tregoje kete e jo ate, se mungon filan gje, se nuk eshte kushedi cfare etj.

Se pari, thuhet qarte se eshte film @very low cost@. Se dyti, kujtoni se nuk i shikojne te tjeret mosperputhjet ne film? Psh ajo vajza ankohet se piktura ne Korce behet vetem me pejszhe, pastaj flasin per shokun e tyre dhe kur e takojne ai po pikturon... nje pejsazh.

Me kete dua te them, filmi nuk eshte veper per oren e letersise ne gjimnaz. Transmeton copa shume me te thjeshta se analizat intelektive qe duan te perfshijne gjithcka. Eshte vetem nje cope jete, nje kendveshtrim i atyre qe e kane bere, dhe une e pergezoj se eshte kendveshtrim ndryshe, qe ka pasionin per ta treguar, pa financime dhe interesa ekonomike, me xhirime gati amatoriale, thjesht per t'ju treguar dicka ndryshe nga ajo e televizioneve.

Para ca kohesh bera nje montazh 3 minuta me nje ide te caktuar per te stervit veten. Doja te kapja diferencen mes te kuqes dhe jeshiles nga aktiviteti frenetik i lypjes ne nje semafor. Ajo qe ndodhi eshte se kur ia tregova shqiptareve filluan te bejne komente te tipit "na e shpife, ca jane keta kshu, Shqiperia nuk ka vetem jevgj, etj". Aty zbulova nje problem te madh shqiptaresk. Jane aq bosh artistikisht sa presin nga cdo film dhe veper artistike te jete e plote, te perfaqesoje gjithe Shqiperine, apo Korcen ne kete rast. Kete e konfirmova dhe nga komenti i njerit qe ka lene poshte videos.

Se fundi, a vlen vertet te merremi me kaq shume analiza per nje eksperience vizuale? Jo per gje por kam frike se do vije ndonje tjeter duke prit kushedi se cfare e do thote ne fund s'me pelqeu.

Postuar nga kurt datë 15 Maj 2011 - 05:40:

deri diku justifikim i bukur, por akoma eshte faji jot dhe i lorit me rragimin tuaj orgazmic, thashe me vete do jete ndonje kryeveper megjithmend.
apo mire, urojm sukses autorve, dhe ajo goca me gjyslyke, edhe pse e kishte nje fytyre fucked up, mu dukt simapike:d

fajtoro me ate historine tende e me shoket,,,, me kujotn ate cunin ne amerikan beauty, qe filmon nje bag duke fluturuar kot neper ajer, like he up to something momumantal (totaly joking) se dola nga tema lol

Postuar nga cecilia datë 15 Maj 2011 - 13:07:

Si mund te rrish pa reaguar ketu

Faktikisht do e kisha te veshtire te analizoja videon nga fillimi deri ne fund. Te vetmen gje qe do beja do ishte :
"BRAVO njerez te rinj qe me ato pak mundesi qe keni prokupoheni per te ardhmen tuaj".

Por duke lexuar me poshte antaret me rradhe reflektova akoma me teper dhe u binda plotesisht se shoqeria Shqiptare nuk mund te eci perpara nqs nuk shikon & kritikon mentalitetin e vjeter.

Fajtori si gjithmon ben nje analize perfekte te videos. Ai jo vetem qe analizon pikepamjet e te rinjve me persosmeri ai i inkurajon qe Shqiperia ka nevoje per njerez te tille...

Kurse kurti priste ndonje film 3D mundesisht me ndonje realizator te huaj...por jo mer kurt se realiteti Shqiptar ai eshte...the qe ajo vajza s'ishte gje,prape gabon rendshem, ishte hera e pare qe po shikoja nje vajze aq te thjeshte, e pa suvatuar ne surrat... ajo kishte nje bukuri te papare...po normale nuk shifet perpara 90% e vajzave te tjera me minifund & taka qe me mjes...hajde te besh diferencen midis atyre qe s'kane buke ne shtepi dhe shqetesimi i vetem eshte se "cdo vesh ne darke per te shkuar ne pub" & midis pakices sic ishte ajo vajza qe proekupohen per te ardhmen e tyre...e sidomos kur ka pak art brenda...

Edhe nje gje tjeter nqs ne nuk pranojme kete video si nje hap drejt ndryshimit atehere ne do ngelemi njesoj...dhe mbi te gjitha individualista ne maximum. Shyqyr kurt qe kemi arritur ne dicka, te tjeret pak n'a interesojne, aq me pak shoqeria Shqiptare.

Losti me sa mbaj mend foli per pergjegjesira, po pikerisht ata vetem mundimi qe kane realizuar copeza jete nga e tyre tregon pergjegjesi...shqetesimi i tyre eshte me i madh se shumica e te rinjeve Shqiptare qe "shqetesohen" se ku do dalin e te pine kafen...ehe sa diference qe ka!

  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 46 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.