Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:34:

6 Të gjithë me Zotin -tregime, 310 faqe, Tiranë, 2011, GlobusR Çmimi i librit 500 lek, 5 euro.

33 tregime të tjera përbëjnë librin e dytë me tregime të autorit. Një pjesë e tyre janë idera dhe skicime të viteve të shkuar, të cilët ai ka mundur ti shkruajë për botim vetëm këto vite të fundit, (shiko përmbajtjen).
Siç duket edhe nga titulli, në këtë libër janë përmbledhur tema që kanë të bëjnë kryesisht me religjiozitetin e njeriut. Por jo thjesht fetë, apo besimet e njerzve. Ai hyn ca më thellë në shpirtin e njeriut, duke mos mundur akoma ta operojë tërësisht këtë të fundit, por s.d.q. t‘ia diagnostikojë sëmundjet që ka.
Nëpërmjet personazheve të ndryshëm, atyre të thjeshtë e të panjohur, atyre që jetojnë dhe atyre që kanë vdekur, atyre të vegjël dhe atyre të plakur, si disa fëmijë mëhalle, apo Leci në fshat, apo kinezi Lu që kërkonte shtyllën simbolike kurrizore, pra atë shpirtërore, pastaj me radhë qysh nga Omer Kahjami, gjeneralët Romel dhe Montgomer, si dhe filozofë të ndryshëm, apo atij mjeku të panjohur afganas që diskuton me Osama Bin Ladenin, apo vetë Jezu Krishti modern në studion televizive të Joi Lenon, e sa e sa personazheve të tjerë, pa harruar atë priftin e fshatit të eksituar nga gjiri dhe mbathjet e një bukurosheje çapkëne, nëpërmjet gjithë këtyre personazheve të pafajshëm e të fajshëm, lexuesi përthith përmes ngjarjeve reale dhe irreale disa idè të fuqishme thyerse kornizash mesjetare. Për këto korniza ky libër është në kohën e sotme një mini-tërmet; e biles qysh me tregimin e parë fillon me një tërmet mbarë-botëror, dhe përfundon në tregimin e fundit po me një tërmet lokal, të rënë në një qytet.
Lexuesi duhet të mos ketë frikë se të 33 tregimet fryjnë në një birë, atë të fesë; jo, ato përhapen lehtshëm në kohë e hapsirë.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:35:

7 Dialektika e arsyes dhe e sugjestionit apo një copëz jetë në monotoninë e një vere të nxehtë kryeqyteti -roman-

Ca më gjatë se ky titull ka zgjatur vetë përfundimi i këtij romani. Autori e ka shkruar si fillim këtë roman në një kohë rekord prej disa javësh, në verë të 1986-ës, duke nxjerrë atë fillim një vepër jo të kënaqshme nga ana artistiko-letrare. Mbasi ai morri kritikat e atyre pak të njohurve, që e lexuan asaj kohe këtë roman në dorshkrim, ai e la mënjanë këtë vepër, duke u marrë me vargun dhe tregimet.
Më vonë në Gjermani, ku ai jeton e punon prej 1990-ës, ai u morr sërish me romanin e tij, duke e përmisuar nga ana letrare. I lodhur së fundi nga romani i tij, (i parë dhe ndoshta i fundit), ai e dha për botim po gati njëkohësisht me librin e tij të dytë me tregime.
Ngjarjet e romanit zhvillohen në kryeqytet, më së shumti në uzinën Traktori, ku ka punuar dhe vetë autori, -gjë kjo që mund ta nxis ndonjë lexues të mendojë, se në roman është vetë jeta e autorit. Por jo, nuk është aty autori dhe jeta e tij. Pa diskutim, si në shumë e shumë vepra letrare, gjen në roman ngjashmëri nga jeta e autorit, sepse dhe ai ka qenë në atë kohë po në atë moshë rinore si personazhet e tij, ka punuar diku aty pranë atyre reparteve ku punojnë edhe personazhet e tij, ka dashuruar si shumë e shumë të rinj e të reja të asaj kohe, është revoltuar si shumë e shumë punëtorë të uzinës mbi problemet e ndryshme, deri dhe politike. E biles disa ngjarje romani janë edhe të vërteta, pra të ndodhura asaj kohe, siç është ndonjë mbledhje e gjërë e uzinës, apo disa personazhe kalimtarë, si dy drejtorët e uzinës, Pilo Pelisteri dhe Llambi Gegprifti.
Personazhi kryesor në roman është Romeo, një i ri kitarist, i dashuruar, ca rebel përsa i përket flokëve të gjatë e shfaqjeve të tjera të huaja, të cilat manifestohen edhe në të tjerë të rinj të repartit, ku Romeo punon si tornitor, ashtu siç manifestoheshin asaj kohe ndër shumicën e të rinjve të Tiranës, shfaqje këto që luftoheshin herë me ashpërsi e herë me butësi nga antarë partie dhe të organizuar të tjerë.
Ngjarjet e romanit vinë duke u ndërthurur e duke u intesifikuar, gjë që e bën lexuesin të vazhdojë leximin më tej, ndonëse duhet të pohojmë, që stili i romanit është i thjesht, kjo me vetëdije nga autori, pra nuk kemi ndonjë stil letrar të spikatur dhe metaforik.
Çmimi i romanit 500 lek/ 5 euro.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:38:

Pas këtyre 7 librave autori u detyrua të ndërroj botuesin, meqë thuajse të gjithë librat e tij kishin gabime shtypi, të cilat duket vinin automatikisht nga hedhja e materialit të tij n‘kompjuterin e botuesit. Nga ana tjetër dhe çmimi i botimit ishte rritur mjaft. Dhe arsyeja e tretë është se botuesi gjithnjë e më pak rrinte në Shq., pra nuk mund të kapej, siç ndodhi edhe në librin pasues.

8 Komplekset shqiptare të inferioritetit -probleme historike dhe etimollogjike- 320 faqe, Vllamasi, Tiranë, 2012

Në këtë libër autori R.Th. merret me disa autorë të tjerë, me tituj dhe pa tituj në lëmin e historisë, konkretisht me katër prej tyre, -Haxhi Sauku, Arsim Spahiu, A.F.Kocaqi dhe Elena Kocaqi-, të cilët sipas autorit tonë R.Th. duan të na venë vetulla (me teoritë e tyre të gjuhës Mëmë pellazgo-shqipe dhe kombit baba pellazgo-ilir-shqiptar), por në fakt po na nxjerin sytë me këto teorira jo shkencore.
Autori R.Th. merret me katër libra të këtyre autorve, pa u shkuar atyre deri në fund, siç edhe i duket e mjaftueshme të tregojë, se këta historianë janë thjesht pemë pa kokrra, apo siç i quan ai ndonjëherë, pemë me kokrra agurridhe.
Në fakt me këta autorë dhe teoritë e tyre fantastike të Babait-Mëmë shqiptar mbi të gjitha kombet, duhej të mirrej historio-grafia zyrtare. Mirpo ajo vetëm sa i ka injoruar, (nëse pranojm të kemi akoma në Shqipëri një historografi zyrtare), duke dashur ti lërë këta autorë në heshtje, gjë që nuk e ka arritur, pasi librat e këtyre autorëve dhe teoritë e tyre fantastike janë shitur mirë këto vitet e fundit ndër lexuesit shqiptarë, kuptohet, atyre pa arsimimin e mjaftueshëm dhe atyre me komplekse inferioriteti.
Dhe këtë vakum, pra këtë rrahje mendimesh midis rrugës evolutive të lindjes e përhapjes së gjuhëve-shoqërive-kombeve dhe asaj të prejardhjes se gjuhëve-shoqërive-kombeve nga një e vetme-gjuhë-shoqëri-komb, -këtë diskutim pra e ka përmbu-shur deri diku ky libër i autorit Robert Thomanikaj.
Sipas autorit tonë, nuk ka gjuhë Mëmë dhe bija, por ka ndarje dhe zhvillim të ndryshëm të shoqërive mbi glob, proçes në të cilin gjuhët ndahen dhe evolojnë më tej, më ngadalë apo më shpejt, në këtë drejtim apo tjetër drejtim; kështu ato edhe ndahen nga njëra-tjetra, -gjithë kjo, sipas autorit tonë dhe siç e di gjithkush, mësohet edhe në shkollat tona. Pra, në parimet e përgjithshme të evolimit të gjuhës dhe shoqërisë nuk kemi ndonjë teori të re tek autori ynë. Të rejat e tij janë provat që ai sjell për të hedhur poshtë teoritë fantastike të pseudo-historianve të rinj shqiptarë me komplekse inferioriteti. Dhe pa dashur, duke patur si yll të tij vetëm TË VËRTETËN, autori ynë, R:Th., sjell edhe fakte të reja etimollogjike, që e ngrenë më tej në piedestal gjuhën e tij amtare, atë shqipe; këtë jo nga komplekse inferioriteti, por se faktet që ai sjell –sidomos në faqet e fundit të librit– janë të pakontestueshme dhe të vërteta, si në rastin e Olimp dhe Olimpiadë, ku ai tregon se si kjo fjalë kishte lidhje me kulturën joniane (hënore) fillimisht, e atë pasuese helene (hënore); oli mpi (ulli mbi) + a de, -kjo e fundit është shtuar më vonë dhe ka treguar kulturën fetare jugore pro-egjyptase, që zuri përherë e më shumë vend gjatë mijvjeç. të I para e.s.; pra tregon dheun, tokën mëmë. Pra Olimpi i lartë i përkiste (ishte burim i) tokës mëmë, ashtu edhe i mbirjes së ullirit.
Në këto faqe të fundit të librit, autori sjell si padashur edhe fakte të reja historike mbi „luftën e Trojës“, apo të tjerave ngjarje. Libri është interesant për ata që interesohen sado pak mbi historinë.
Çmimi i librit 490 lek/ 5 euro.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:39:

9 Albanistani ynë –shkrime të ndryshme– 319 faqe, Vllamasi, Tiranë, 2012 Çmimi 500 lek, 5 euro.

Ky libër fillon me një intervistë të gjatë hipotetike, ku autori i përgjigjet rreth 100 e ca pyetjeve, (të nxjerra nga kushedi ç’gazetë), si për ti bërë vetes një prezantim para lexuesit. Pastaj ai ka një shkrim të shkurtër në lidhje me ngjarjen e vrasjes së himarjotit Aristotel Guma dhe komentet e shumë shqiptarve pas asaj ngjarje tragjike. Më tej pason një shkrim paksa i gjatë mbi fenomenin Kastriot Myftaraj në injorancën e sotme shqiptare. Dhe libri vazhdon me disa shkrime mbi problemin shqiptar në ballkan dhe fqinjët e tij. tema kosovare dhe ajo maqedonase nuk mungon në këtë libër, ashtu siç nuk mungon edhe një krahasim i Koço Danajt dhe teorive të tij, të cilat autori R.Th i krahason me proverbin shqiptar të bërjes së petullave me ujë. Në libër nuk mungon as një analizë e shkurtër mbi disa komente të Rexhep Qoses në lidhje me disa fjalë të Dritëro Agollit, në takimin e të dyve në Tiranë më 1972. E më tej vjen një shkrim mbi sekretet e Gjermanisë, sipas një emisioni televiziv me të njëjtin titull. Një koment mbi fusnotën dhe panvarsinë e Kosovës nuk mungon gjithashtu. Pastaj lexuesi mund të çlodhet me ca përshkrime në lidhje me tre presidentë të vendeve europiane, Volf, Putin, Nano. E më tej autori jep pak nga një projekt i tij mbi një kushtetutë (hipotetike). Vazhdohet me një letër parlamentit europian dhe Gjykatës së Lartë Kushtetuese (!?) shqiptare mbi problemin e Ligjit të Tokës; po dhe dy letra dërguar komunës dhe pleqësisë së Lukovës. Si „antishqiptar“ ai i ka nisur edhe një letër kryeministrit shqiptar, S.B., për shkatërimin e mëtejshëm të Shqipërisë nga kapitalistët e rinj. Dhe pas këtyre ai hedh në këtë libër fillimin e librit të tij të projektuar prej kohësh, (mbi Dialektikën) e të cilin duket e ka ndryshuar në fillimet e tij, për të mos patur shumë përsëritje nga gjëra që dihen. Së fundi ai e mbyll këtë libër me po ato pyetje të intervistës së fillimit të librit, por me përgjigje humori.
Titulli i librit ishte projektuar prej kohësh: Albanistani, mirpo në minutat e fundit para se libri të nisej për botim me e-mail, autori pa se kishte një libër tjetër me këtë titull, ndaj ai e ndryshoi në Albanistani ynë. Ky libër pasoi brenda pak muajsh librin parakalues.
Shkak për botimin e këtij libri ishte se autori i kish nisur nëpër gazeta disa nga shkrimet e këtij libri, mirpo ato nuk ia kishin botuar e as kthyer përgjigje. Ndaj ai i mblodhi dhe shkroi dhe ca të tjera, duke bërë këtë libër mjaft shpejt, pas atij parakalues kështu për të ndikuar në uljen e çmimit të botimit.
Ndonëse për autorin ky është libri më i dobët e për të cilin ai ka menduar më pak, si shkrime gazetareske që përmban, ky libër i është shitur atij deri tani në ca kopje më shumë nga librat e tjerë, -sipas informacionit t’marrë-, megjithë mungesën e çfardo njoftimi në shtyp mbi librat e tij.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:40:

11 Kursi i servilave –tregime– 414 faqe, Vllamasi–Tiranë, verë 2013 Çmimi: 590 lek.

Ky është libri i tretë me tregime i autorit R.Th.. Tashmë, i larguar nga temat e religjiozitetit dhe afruar atyre njerëzorë, autori duket se ka nisur të operojë me ngadalë shpirtin e njeriut nga çobanët dhe sëmundjet e tij. Duket se ai ka për të vazhduar më tej edhe në tregime të ardhme me këtë operim.
Edhe ky libër përmban, po si dy librat e parë me tregime, 33 tregime, duke e çuar kështu numrin e tyre në 99; patjetër jo për ti venë epitetin nga ndonjë keqdashës: ky autor është i 99-ave!
Nga 414 faqet dallohet se tregimet e këtij libri janë më të gjatë nga ato të kaluar. Midis tyre tërheqës janë disa, por mbi të gjithë duket se lexuesit i mbesin në mëndje: „Kalkulacion i mprehtë“, „Dashuri vrasëse“, dhe „Tango mbërthyese“.
Tregimet e fundit janë më të shkurtër. Më i fundit i tyre, „Kursi i servilave“, nga i cili ka marrë edhe titullin libri, duket i pambaruar, qoftë edhe nga shenja: vijon. Nuk e dimë kur do e shohim vazhdimin e këtij tregimi, i cili duket se ka për të qenë vazhdim i këtij operacioni të shpirtit njerëzor, që autori ka nisur të bëjë me tregimet e tij.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:41:

***
Pas këtij libri, autori vendosi të botojë një libër të shkruar vite më parë, 2005-2006, një analizë mbi Biblën dhe Kuranin, që analizon nga vinë këto libra fetarë, nga Zoti apo nga mëndja e njeriut!?. Në verë të 2005 autori nisi me leximin e të dy librave fetarë, duke mbajtur shënime. Ai rinisi leximin e këtyre librave edhe një herë në nëntor 2005, e përfundoi me analizën e tyre në qershor 2006. E gjithë koha e leximit dhe studimit të tyre, me gjithë analizën e shkruar mbi ‘to, ishte afër 10 muaj e gjysëm. Duke patur parasysh edhe disa shqetësime që autorit i kanë sjellë subjekte të ndryshme shtetërore dhe jo shtetërore, për shkak të kësaj analize, duhet thënë se puna e tij është bërë me një shpejtësi dhe trysni marramendëse.
Analizën e Biblës ai e la në mes për shkak të lodhjes, për më tepër që kapitujt e saj përsërisnin tashmë njëri tjetrin. Analiza e Kuranit atij i doli shumë më e shkurtër nga ajo e Biblës, për shkakun se Kurani është shumë më i varfër nga Bibla përsa i përket ngjarjeve, fakteve dhe simbolikave të ndryshme; edhe ato ngjarje biblike që Kurani përmban, janë të shkurtëra, pa rresht kronollogjik dhe jo shumë të qarta. Kjo analizë quhet:

11 A është Bibla dhe Kurani fjalë e Zotit apo e njeriut? me 1001 faqe, Vllamasi – Tiranë, 2013. Çmimi1000 lek/ 10 euro.

Mbi të dy librat fetarë të njeriut, Biblën dhe Kuranin, janë bërë gjatë dy-tre shekujve të fundit analiza nga më të ndryshmet. Thuajse të gjitha këto janë hequr nga qarkullimi, duke u blerë menjëherë nga ithtarët e feve. Mirpo në kohët e sotme kjo gjë ka qenë e pamundur, për shkak të gazetave, radios, TV dhe Internetit. Kështu, sot analiza të tilla nuk bëjnë më bujë; aq më tepër që edhe shumë „zbulime“ të autorit në analizën e tij, kanë qenë të ditura më parë nga studjues të tjerë. Por edhe tek ky libër i autorit R.Th. kemi gjëra të reja të pazbuluara më parë, sidomos nga Bibla. Ai u jep një shpjegim të mëtejshëm edhe shumë simbolikave të „fshehura“ në Bibël, të cilat sot quhen kode në gjuhën mediatike. Sa më shumë faqe lexim që të kalojë lexuesi, aq më shumë kjo analizë e tërheq atë në faqet e saj, duke i zbuluar kështu ato mëndje dhe duar njerëzore që e kanë shkruar librin fetar kryesor të njeriut. Po dhe me analizën e Kuranin autori sjell prova, se ai libër është mëndja dhe dora e njeriut. Kush beson të kundërtën –sipas autorit– gënjen vetveten. Cilido njeri mund të debatojë mbi analizën në fjalë.
Analiza e autorit është e qetë, e qartë dhe e hapur. Ajo nuk përmban ofendime, as gënjeshtra dhe as provokime. Por vetëm bazohet në faktet dhe fjalët e dy librave fetarë, për të provuar se ato janë thjesht mëndja dhe dora e njeriut mesjetar. Duke zbuluar me fakte këtë të VËRTETË, të cilën e kanë zbuluar prej shekujsh dhe dekadash edhe të tjerë, e të cilën e njohin dhe e pranojnë shumica e njerzve sot në botë, atë pra se dy librat fetarë nuk vijnë nga Zoti, por nga mëndja e njeriut, autori vazhdon jetën dhe punën e tij i qetë, panvarsisht se ithtarë fanatikë fetarë, të nxitur nga subjekte politike, mund të marrin ndonjë veprim të dhunshëm kundër tij. Ai është i qetë edhe për shkak se analiza e tij, me faktet e reja që sjell, ka për të mbetur e pavdekshme në sinorin e studimeve dhe raftet e librave, panvarsisht se sa njeriu do i lerë ato rafte të pluhrosura apo do i ketë nën vëmëndjen e tij.

Shkrimet e autorit vazhdojnë. Ai shpreson të nxjerrë këtë vit, ose e vonta vitin tjetër, jetshkrimin e tij. Gjithashtu ai do të përfundojë librin mbi Dialektikën dhe një vëllim të fundit mbi evolucionin gjuhësor, për vazhduar pastaj vetëm me gjininë e tij të dashur, letërsinë.
(Vazhdon, 2015)


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:42:

***
12. Europastani dhe … bibilushi –shkrime të ndryshme– 2012-2014 (zhanri: Publicistikë), 224 faqe, Vllamasi-Tiranë, mars 2014 , 500 lek/ 5 euro.
Në këtë libër autori merret, po si tek „Albanistani ynë“, me tema të ndryshme, por në kuadre më të shkurtër, duket për t’mos e mërzitur lexuesin. Temat janë nga më të ndryshmet. Por kryesisht mbizotërojnë ato që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, temë kjo e cila nuk i ndahet këtij autori prej rinisë së hershme të tij e deri në vdekje. Kështu, me këtë temë e të tjerat në libër, autori del edhe jashtë Shqipërisë, ndaj ai edhe i ka vënë këtë titull librit të tij.
Ësht e qartë, se me shtimin dhe përhapjen më tej të kritikave që ai bën, autori i shton kundërshtarët e tij, shikim-vëngërsit ndaj tij, po ashtu gur-hedhësit e fshehur. Kështu ai përherë e më tepër shton edhe pengesat në jetën e tij, mosfavoret, si dhe pakëson padashur dashamirësit e tij dhe të mirat e ndryshme materiale. Por ai nuk beson se e kundërta do i shtojë qetësinë e jetës, ndaj ai nuk i ndahet të vërtetave, sado të hidhura të jenë.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:44:

13. Evolucioni gjuhësor v. 3 „sekretet“ e historisë së njeriut 444 faqe, Vllamasi-Tiranë, nëntor 2015 700 lek/ 7 euro .

Së fundi autori arriti të përfundojë edhe këtë vëllim të tretë me prova të shumta fjalësh, që tregojnë si evolucionin gjuhësor, po ashtu dhe shumë ngjarje historike të mbuluara nga pluhuri kohës dhe ai i qëllimtë i kastave të dikurshme fetare. Në këtë vëllim autori sjell shumë fjalë nga gjuhë të ndryshme, përkthimet e të cilave ai i ka marrë nga kolegë të ndryshëm në punën e tij të pjatalarsit. Një shumicë të këtyre përkthimeve ai i ka krahasuar edhe me fjalorë të ndryshëm si dhe me përkthimet në programin e googles.
Ky lloj përkthimi nuk ka qenë qëllim në vetvete, por një tregues i ngjashmërisë së fjalëve dhe gjuhëve, apo dhe i largësisë së tyre kohore. Në të gjitha fjalët e sjella në libër në gjuhë të ndryshme, lexuesi sheh krahasimet dhe zbërthimet që autori bën, kështu dallon jo vetëm evolucionin gjuhësor dhe mëson nga historia, por ai mëson edhe rrugën e krahasimit dhe zbërthimit të fjalëve, rrugë mjaft shkencore kjo, që orientohet vetëm nga një yll i pagabueshëm: E VËRTETA. Në të kundërt, cilido njeri që merret me fjalët dhe gjuhët mund të bëjë gabime të pafundme. Dhe gabimet më të mëdha janë ato kur studjuesi orientohet nga interesa kombëtarë, apo lokalë-nacionalë, apo politikë, ose fetarë. Kështu, për ta shplodhur her pas here lexuesin, po si në dy vëllimet e para, autori merret herë-herë me autorë të ndryshëm, duke treguar zbërthimet e tyre të gabu-ara të fjalëve. Kjo mund ti zemërojë shumë të ashtuquajtur „patriotë“, por autori R.Th. përpiqet të mos i ndahet të vërtetës. Vetëm nën këtë moto dhe shenjë, ai mendon se i shërben edhe gjuhës së tij të mëmës, asaj shqipe. Kështu, me zbërthimet që autori sjell me fjlalët: pellazg, Europ, Tiran, etj. ai nderon gjuhën shqipe më shumë se kushdo tjetër.
Ky vëllim i tretë dallon paksa më tepër nga dy vëllimet e parë, si për të rejat e shumta në lëmin evolutiv të fjalëve të sotme shqipe, por edhe të reja të tjera në evolimin e fjalëve të sotme të disa gjuhëve të tjera. Dhe jo vetëm kaq, por në këtë vëllim u hiqet pluhuri historik shumë ngjarjeve të lashta e të vjetra.
Për ta shplodhur lexuesin nga analizat e shumë fjalëve në gjuhë të ndryshme, autori merret edhe me disa vepra historiko-etimollogjike të disa autorve shqiptarë, si Nezir Myrta nga Kosova, apo përkthyesit të nderuar shqiptar, Petro Zheji.
Gjithashtu, kthimi i herpashershëm tek mitologjia para-helene e bën librin më tërheqës. Lexuesi do e ketë patjetër të vështirë ti bëjë një kritikë librit, ndonëse autori R.Th. e mirpret atë.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:45:

14. Kush e solli Doruntinin + Gjenerali i ushtrisë së vrarë (dy novela) 278 faqe Vllamasi-Tiranë mars 2015, 700 lek/ 7€

Ideja e këtyre dy novelave i ka lindur autorit hershëm, diku aty në fillim të viteve ’80. Asaj kohe ai arriti vetëm ti skiconte e ti niste këto dy novela. Puna dhe shkaqe të tjera nuk e lanë të vazhdonte me ‘to, siç dhe me shumë idè të tjera letrare. Vetëm në mbyllje të vitit 2014 autori pati kohë të merret me këto dy idè të njohura, që cilat e çojnë lexuesin në vitet ‘80.
Në novelën e parë, atë çfarë autori na e sjell përmes një atasheu kulturor francez dhe një punonjësi të ministrisë së jashtme, (ky i fundit edhe pjestar i sigurimit shqiptar), ai kish patur si idè ta sillte përmes shumë personazheve të sigurimit shqiptar. Mirpo pena e kushtëzoi automatikisht tek vetëm njëri prej tyre, pikërisht ai nënpunës shqiptar, i cili duhet të shoqëroj nëpër Shqipëri atashehun e huaj të kulturës.
Ngjarjet e kësaj novele piqen dalë e nga dalë, ashtu si një frut i zgjuar peme, që s‘ nxiton të piqet para kohe. Kështu i sjellin edhe shoqëruesit tjetër të tyre, lexuesit, gjithmonë gjëra të reja, duke e mbajtur atë me kureshtje deri në fund të saj.

Në novelën e dytë kemi një larmi kockash, por jo aq të larmishme. Ato kanë mbërthyer lehtë e si padashur të riun artist, Smajl, si dhe figura të tjera të kulturës dhe shtetit. Ato kanë mbërthyer më së shumti plakën, siç quhet kjo në ngjarjet e ndodhura, si dhe disa të tjerë njerëz që shoqërojnë ato ngjarje kockash, po ashtu ato kanë mbërthyer dhe ruajtësit e tyre.
Shfaqjet artistike të të riut Smajl i çlirojnë pakëz këto kocka nga prangat e tyre të hershme, sepse çlirojnë padashur edhe ruajtësit e tyre. E ndonëse një qëllim i hershëm i Smajlit është të arratiset, -një qëllim paksa latent-, tek ai përzihen dhe ndjesi të tjera, si karriera artistike, ndihma për të tjerët, etj. Kockat mbajn edhe lexuesin ngjitur pas faqeve të novelës deri në fund.


Postuar nga robert datë 14 Korrik 2015 - 23:47:

15. Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes –nën disa të reja shkencore– (të sjella vetëm nga vështrime empirike) ,
320 faqe, Vllamasi-Tiranë , 700 lek / 7 euro .

Idetë e këtij libri, autori ka dashur ti japë me kohë, e biles pjesërisht i ka dhënë edhe në libra të tij të mëparmë, e sidomos në një filmim të hedhur në youtube, dhe kërkuar nën titullin: Robert Thomai kleine neuigkeiten in der wissenschaft 16.12.2013 , (kjo është në gjuhën gjermanisht dhe e ndarë në disa pjesë, nga 1 deri në 8, pra e gjatë dhe jo kompakte, siç është një përmbledhje e mëpasme me të njëjtin titull, me pjesët 8 deri 11), apo një përmbledhje 10 minutshe po në gjermanisht, nën titullin: etwas kleineres neues in … ; dhe në shqip e kemi këtë fjalë të autorit po ashtu të përmbledhur në 10 minuta e më të qartë, nën titullin:: robert thomai / thomanikaj, permbledhja shkurt ne shqip e temes shkencore .

Dallohet nga librat e botuar deri më tani, se autori ka qenë i lidhur me fenomenet e natyrës dhe me literaturën shkencore. Qysh fëmijë ai ka vrojtuar me kënaqsi natyrën, përfshi këtu botën bimore, shtazore, tokën, detin, kodrat dhe malet, qiellin, hënën, etj. Kurdoherë ai ësht përpjekur të shohë në këtë natyrë ato që mësonte nga librat e shkollës dhe ato jasht-shkollorë. Kështu, në këtë lexim dhe vrojtim të pareshtur, sa të vëmëndshëm dhe këmbngulës, atij i kanë lindur herë pas here jo vetëm pikpyetje të shumta, por edhe idè të reja në kokë, apo të paktën, që nuk i kish hasur deri më atëhere në ndonjë libër.
Të parat fenomene „të mëdha“ që atij i kanë tërhequr vëmëndjen, janë dallgët e detit, ato valë të përjetshme, të frikshme, e me madhësi të ndryshme. E pas tyre ato valë ranore të vogla nën det apo ato brigje brenda në det.
E pas atij bekimi të përvitshëm veror me ujë deti, vëmëndja e tij u ngjit lart, drejt qiellit, duke u tërhequr nga ato valë resh në qiell. E kështu me radhe tërhoqën vëmëndjen e tij, moti, hëna, planetët, (ato pak që dallohen me sy), yjet me xixëllimet e tyre, etj. .
Ajo që këtij të riu i dha të kuptojë funksionin e lëvizjes së materies në Natyrë, ishin vargmalet, si fillim ato shqiptare, e pastaj ato të vërejtura në harta të ndryshme, të pjesëve të tjera të globit, si ato të rocku mountain në Amerikë, pozicioni i Italisë, ai i kontinenteve, e me radhë e gjithë sipërfaqja e tokës mëmë.
Ndërsa deri tani ishte shpjeguar se shkaktar i këtyre kodrave, maleve, vargmaleve, kontinenteve e gjithë sipërfaqes së tokës, ishte ajo lëvizje e pllakave tektonike, lëvizje këto të drejtimeve nga më të ndryshme, kështu dhe lëvizja e magmës poshtë tyre, -një shpjegim ky metafizik-, sytë dhe mëndja e këtij të riu dallonte kudo në Natyrë atë kategori filozofike, shkak-pasojë, -të mësuar tashmë në shkollë-, kështu kudo një bashkveprim forcash dhe trupash në Hapsirë, që ia kish mësuar edhe dialektika teorike e shkollës. Ky këndvështrim dialektik i pandarë syve dhe mëndjes së tij, i dha të kuptojë se gjithshka lëvizte sipas një rregulli të caktuar. Ndaj ai dalloi se si Natyra ishte shumë më e thjeshtë se sa shpjegohej mbi ‘të.
Shumë shpejt ai dalloi se si vepronte ajo forcë e brendshme e tokës në bashkveprimin e saj njutonian me forcën rrotulluese të diellit, pra se si kjo forcë e brendëshme e tokës ishte jo vetëm rrotulluese në aksin imagjinar jug-veri, por edhe aq e fortë sa kishte shkaktuar ato kodra, male, e vargmale; biles këto të fundit e çuan këtë vështrues dialektik të ri tek ai rregull i njohur në Hapsirë, bashkveprimi i trupave nën të njëjtat ligje, ku gravitacioni kishte pjesën e tij të rëndësishme, por akoma jo të sqaruar mirë deri më sot nga shkenca. Pikërisht ky mister i gravitetit, e çoi këtë të ri në idè, teza dhe hipoteza të reja.
Shumë nga këto idè të reja i gjejmë jo vetëm në punimet e kaluara të tij, jo vetëm tek filmimi i përmendur më lart, por edhe në këtë libër. Dhe duket se ky autor nuk i ka thënë të gjitha, për t’mos thënë edhe që sytë dhe mëndja e tij vazhdojnë të dallojnë gjithmonë gjëra të reja në këtë Hapsirë ku vërtitemi, ndonëse vetëm nga vështrime empirike, pasi autori Robert Thomanikaj nuk bën pjesë në ndonjë ekip shkencor me mjete të sofistikuara shkencore, por është me kënaqsi një punëtor krahu i thjeshtë, duke kaluar nëpër të ashtuquajtura profesione të rëndomta, si pjatalarës, pleraxhi, apo pastrues. Duket mungesa e ndonjë geni të njohjes së autoritetit, kështu edhe shkallëve hiearkike, po ashtu edhe edukata letrare dhe social-pedagogjike, si dhe mësimi autodidakt në shkenca të ndryshme, na kanë dhënë një njeri që nuk e dallon këtë „kontradiktë“ të gjëndjes së tij shoqërore dhe librave të tij „intelektualë“.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.