Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=209)
Kthimi Mbrapsht I Gjuhes Shqipe
Nga Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Rikthimi i fjaleve te huaja, zevendesimi i te cilave me fjale amtare apo te krijuara sipas gjedheve e me brumin e shqipes ishte kryer gati perfundimisht, perben nje dem te jashtezakonshem dhe nje tregues te qendrimit te papergjegjshem te shtetit dhe te shoqerise shqiptare ndaj gjuhes. Fjalet e huaja te panevojshme e perfryrjet bombastike po ia zene frymen shqipes. Kemi bere kohet e fundit nje anketim me mesues te shkollave te Tiranes dhe u kemi drejtuar pyetjen "Cilat jane fjalet e huaja te panevojshme qe ua vrasin me shume veshin?". Shumica e tyre kane dhene kete pergjigje te prere: "ato qe perdorin disa nga politikanet shqiptare" dhe sjellin vargje te gjata fjalesh si: solucion ne vend te zgjidhje, gjeneron per lind, shkakton, bilaterale per dypaleshe, multilaterale ne vend te shumepaleshe, komisioni bipartisan ne vend te dypalesh, bodigard / bodiguard ne vend te truproje, roje personale, implementoj ne vend te zbatoj, lider, ne vend te kreu, udheheqesi, lidership kryesia a udheheqesia; spacio ne vend te hapesire, vend; menaxhoj e menaxhim ne vend te qeveris, drejtoj, qeverisje, drejtim, koordinoj e koordinim ne vend te bashkerendoj e bashkerendim; violnece ne vend te dhune, violent-e ne vend te i dhunshem, e dhunshme; starton ne vend te fillon, nis, ze fill; konciz ne vend te i permbledhet, i shkurter; interferoj ne vend te nderhyj,nderndikoj; interferim ne vend te nderhyrje, nderndikim; ekuivalent-e ne vend te i barazvlershem; Madje, sic ka vene ne dukje edhe shkrimtari Ismail Kadare, disa politikane dhe shtetare, jo vetem nuk ndreqen, nuk duan t' ia dine aspak per demin qe po i sjellin shqipes, po edhe vazhdojne te "kerkojne" per te prure sa me shume fjale te huaja, te reja. Kur degjoj si flasin shume nga ata qe intervistohen tek emisioni "SHQIP" ne Top Channel me vjen ta marr ne telefon drejtuesen dhe t'i them ta nderroje titullin, ta shkruaje qe ajo pyet shqip, por te ftuarit flasin anglo-italo-shqip. Dhe kjo udhe e mbrapshte me sa duket nuk ka te sosur.
Ja disa prej fjaleve te huaja te panevojshme, te cilat vite me pare kane qene menjanuar me sukses nga fjalet shqipe perkatese: eksperience (pervoje), ambient (mjedis), evitoj (shmang, menjanoj), dedikoj (perkushtoj), presion (trysni), rekomandoj (keshilloj), ekspresiv (shprehes), ekspresivitet (shprehesi), iniciative (nisme), kurioz-e (kureshtar-e), kuriozitet (kureshtje), distance
(largesi), distancoj (largoj), aktivitet (veprimtari), kontribut (ndihmese), prezent-e (i pranishem, e pranishme), elektoral-e (zgjedhor-e),lokal-e (vendor-e), karte identiteti (leternjoftim), persekutoj (perndjek), publikoj (botoj, popullarizoj), total-e (teresor-e), totalisht (teresisht, krejtesisht), komunikoj (kumtoj), komunikate (kumtese), likuidoj (shlyej, laj, asgjesoj), likuidim (shlyerje, larje, asgjesim) e shume te tjera.
Marre nga gazeta Koha Jone
Une po mendoj qi u deformue gûha Shqiptare!!!
Mirdita tônve!!
A jeni shñosh e mir? Qe une po mendoj qi gûha Shype u deformue. Si pe shihni une po muñohna m'e rujt gûhën Shype sa ma has. A ka naj kush qi meñon kshtu si une? Une meñoj kshtu se krejt kah po ñi tyj fol Shyp, krejt p'e folin ni gûhë qi gati nuk p'e ngjoh.
Qe shok, e vllazën, motra e shoqe.
Qekaq për sod!!!!
Rrushja!!!
per rrushen
Mund te me thuash te lutem sa e afert eshte ajo qe ke shkruajtur me shqipen e folur ne jug?
me nderime
Re: ehe...
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Ehe edhe prit vitin qe vjen te na dali gjuha shqipe pasadhese e gjuhes sllave.
Re: Une po mendoj qi u deformue gûha Shqiptare!!!
Citim:
Po citoj ato që tha Rrushja
Mirdita tônve!!
A jeni shñosh e mir? Qe une po mendoj qi gûha Shype u deformue. Si pe shihni une po muñohna m'e rujt gûhën Shype sa ma has. A ka naj kush qi meñon kshtu si une? Une meñoj kshtu se krejt kah po ñi tyj fol Shyp, krejt p'e folin ni gûhë qi gati nuk p'e ngjoh.
Qe shok, e vllazën, motra e shoqe.
Qekaq për sod!!!!
Rrushja!!!
Citim:
Po citoj ato që tha Ana
Ja po e them edhe une mendimin tim.
Ne radhe te pare tema eshte shume interesante dhe personalisht me intereson shume, sepse mendoj qe origjnaliteti yne si komb varet 90% nga gjuha jone unike.
Kam vene re me trishtim se si po shformohet gjuha jone perdite e me teper, jo vetem nga te rinjte, por nga figurat qe dalin perdite ne televizor dhe qe u duket vetja akoma me intelektuale kur perdorin fjale qe shumica e popullit edhe nuk i kupton mire. JO pak faj kane dhe mediat ne gjuhen qe zgjedhin per te servirur lajmet, ku perdoren shume fjale qe po te mednohesh pak, ua gjen simotrat ne shqip. Nuk po flas ketu per fjale qe jane me origjne latine dhe shumica e vendeve ne Europe i perdorin dhe qe nuk kane perkthimin origjinal shqip, si intelektual, profesionist, universitet etj, por flase per fjale te tjera qe po t'i degjonin i madhi Lasgush Poradeci e Andon Zako Cajupi do ngriheshin atje nga prehen dhe do gjemonin me perbuzje ne fytyre te atyre qe i perdorin. KUsh i ka lexuar keta dy autore ( nuk po permend dhe Fishten e Migjenin, se do zgjatesha shume) ka hasur nje thesar te pacmuar fjalesh shqip, dhe shume emertime qe ne nuk i dinim qe mund te egzistonin ne shqip, ata vecse shkrimtare te medhenj, jane dhe fjaleformues te medhenj, jane ata per te cilet ne sot kemi nevoje.
Ndaj mediat kane rol vendimtar ne perhapjen e kultures dhe gjuhes shqipe, ata qe punojne aty, duhet te kene nje njohje te thelle te gjuhes tone, jo te na servirin fjale te sajuara per te na treguar qe kane bere nga nje specializim jashte.
TEma eshte shume e gjere dhe e gjate per te folur, por une per ta lehtesuar sadopak dhe per ta kanalizuar biseden dhe ne pika te tjera krejtesisht te lidhura me kete ceshtje, po hap nje nenteme tjeter qe besoj jep dhe nje ide mbi ate se si mund te zgjidhet kjo situate e krijuar.
Mirupafshim ne temen tjeter.
Re: Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Sic e dini shume veta ne gjuhen shqipe kane hedhur fjale anglisht, greke, italisht pikerisht edhe un vete jam nje nga ata qe e flas te deformuar si psh kur themi nganjehere "kull fare" cool ne anglisht
Si mendoni rreth kesaj ceshtje?
Albanologu
Duhet te Bejme me shume me nje fjale, me shume programe , me shume gjuha shqipe neper shkolla , me shume studime per gjuhen shqipe . Keto deformimet sduhet ti ndikojne shqiptaret por duhet te punojme me shume per pastertine e gjuhes shqipe.
E pse jo njerezit e tjere mos te mesojne gjuhen tone?
Eshte e lashte dhe e vecant.
Gjithe pershendetjet e mia Albanologu.
Mos i besoni te gjitha ato qe jane shkruar
I lexova te gjitha citimet rreth kesaj teme (te me falmi qe perdora nje fjale jo shqip -citimet- po kete fjale me kane mesuar ne shkolle per tu shprehur ne menyren e duhur)dhe mendoj se huazimet keto vitet e fundit jane bere paksa te shpeshta dhe te rrezikshme per gjuhen tone,dhe e gjej fajin per kete mbase e kam gabim te (mediat) shqiptare qe dita-dites vazhdojne te bombardojne veshet e (publikut) me fjale te huaja(kjo eshte e turpshme per ato me shtrirje kombetare).Por kjo behet me e hidhur kur e degjon dhe nga gojrat e politikaneve!Nuk do mohuar dhe fakti qe nje pjese e madhe e atyre qe ndodhen jashte atdheut(perfshir dhe mua) jane te detyruar te shtrydhen nga gjuhet e huaja deri sa te harrojne ate te nenes (disa me deshire te tjere me detyre). Po ,eshte e vertete ndodh kur je gjithnje ne (kontakt) me gjuhe te huaja ,por mjafton qe ne mendjen tuaj te mendoni ne shqip!
ok
Eshte e vertete qe shume perdorin fjale te huaja sot ne Shqiperi thjesht sepse kjo i ben ata te duken me akademike apo thjesht "kull fare". Por ama nga ana tjeter mos harrojme qe shume fjale i mungojne shqipes nga nocionet e huaja. Kjo ndodh sepse nderkohe qe bota zhvillohej nga ana sociale dhe teknologjike neve kemi qendruar vendnumero per 50 vjet qe jane shume per ritmet me te cilat po zhvillohet njerezimi. E pra me hapjen e Shqiperise pervec fenomeneve te reja hyn dhe fjalet te cilat shoqeronin keto fenomene. Kjo dukuri i gjeti te papergatitur gjuhetaret tane ashtu si dhe shoqerine qe e pati me te lehte te pervetesonte fjale tashme te gatshme sepse komunikimi i menjehershem e kerkonte nje gje te tille dhe ne nuk mund te rrinim memece derisa te sajoheshin fjalet e reja nga mendjet e ndritura te akademikeve. Nderkohe keto u bene tashme pjese e jetes se perditshme dhe eshte veshtire te shkulen edhe pse jo e pamundur. Pastaj nuk po ndodh kjo dukuri vetem ne Shqiperi. Globalizimi ka ndikuar jo vetem ekonomine por me rradhe te gjitha sektoret qe rrjedhin prej saj qe fundja jane njerezit me jeten e perditshme dhe me gjuhen e perditshme.
Mos ja hedhim fajin vetem medias dhe politikaneve (ne fakt dyshoj per keto te fundit ne i kuptojne apo jo ato qe thone)
hajde tung
e thashe mire? )
Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.