Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Eshte e vertete femrat jane subjekt me i lehte drejt nje autoviktimizmi te tepruar?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2949)


Postuar nga Kamarierja me mini datë 16 Nëntor 2003 - 23:08:

Me ke e kishe komentin e fundit??


Postuar nga i_pafajshem datë 16 Nëntor 2003 - 23:21:

Eshte me Amor Alucius, me falni qe nuk e theksova.

Meqe jemi ketu, mos jeni gje kamarierja e "bari i thashethemeve" ju?


Postuar nga amor alucius datë 16 Nëntor 2003 - 23:22:

Talking Lol

Citim:
Po citoj ato që tha black_eagle001
Hahahaa


Tani ose une nuk di te shprehem, ose ti nuk e ke kuptuar .

P.s Vete e kerkove , merre pra dhe nje tjeter shao shao



Ishte nje permbledhje,dhe kjo jo vetem e postimit tend

Take it easy

shao,shao 3

p.s kisha harruar qe ishit i njejti person :p


Postuar nga Kamarierja me mini datë 16 Nëntor 2003 - 23:23:

Ua mami paskem ngaterruar teme, ashtu bar... PP


Postuar nga déjà-vu datë 16 Nëntor 2003 - 23:34:

Ok,me sa duket chit-chat shkon ne mode kohet e fundit sepse idea fillestare nuk ishte shkembim batutash ne kohe reale.
Nuk diskutohet ''shoqeria dhe kostumet'' sepse ne ate lloj menyre do behej si pelhura e Penelopes......te kerkojme ti permbahemi temes.
Flm


Postuar nga _Q_I_M_I datë 17 Nëntor 2003 - 02:31:

Unhappy

Pershendetje.
Vajzez/dhe gruja Shqiptare i mohohen shum te drejta dhe kjo gje mendoj qe ndodh ne Shqiperi dhe Afrik/ose Azi por nuk duhet te ndothte kjo gje sepse tregon qe jemi njerez te trashOse (fanatik)Injorim i trashiguar kete nuk e kemi ne si popull sepse jemi nje nga popullit me te zvilluar nga ana trurit mendor.
Sipas kohes vjen gjithqka dhe kjo do te zhduket nga dal nga dal po pak me vones mos u merzisni sepse gjithqka vjen ne koh do behet mir Gjithmon shpresa duhet te vdes e fundit.
Faliminderit.


Postuar nga i_pafajshem datë 17 Nëntor 2003 - 20:22:

Atehere po bej nje permbledhje te mendimit tim.

Doja te vendosja dhe ate qe eshte nenshkruar "i pafajshem" per aresye se jam i njejti person dhe ne ato momente FH nuk e pranonte nick-un tim.

Fillimisht e perseris se natyra femerore eshte me e brishte dhe me delikate sesa ajo e meshkujve, ky eshte dhe(per mendimin tim) shkaku kryesor qe femrat jane me te prekura nga ky fenomen.
Gjithashtu eshte shume e vertete se meshkujt ne pergjithesi( jo vetem ata shqiptare) perfitojne nga kjo gje , por une nuk e preka per faktin se aty behej fjale per femrat.
Sa per "emancipimin" e femrave shqiptare .
Megjithese e kuptoj gjer ne nje fare menyre friken e femrave shqiptare per tu lidhur me djem shqiptare(flas per ato qe jane jashte vendit), nuk jam dakort me ate qe ato te neglizhojne pothuajse plotesisht djemte e vendit te tyre. Dhe per fat te keq eshte nje fenomen i perhapur, te pakten sa kam jetuar nga pervoja personale. Nuk e di sesi e mendon dikush tjeter, por eshte dhe fakt ajo qe shkroi Amor alucius, rolin e viktimes e merr me teper mashkulli dhe perpiqet qe gjithmone te hedhe fajin mbi femren. Por mendoj gjithashtu dhe se nuk duhet pergjithesuar.

Per tju pergjigjur pyetjes se a jemi aq shume te deshperuar nga femrat shqiptare, do te thosha se eshte me teper nje "hakmarrje" , pavaresisht nga menyra sesi interpretohet, ndaj snobizmit te femres kundrejt tyre. Dhe nuk jane raste te pakta kur femrat shqiptare as te flasin me goje . Por dhe pa e tepruar, duke shkuar me kedo qe te gjesh perpara, qofte dhe me nje person te degraduar, vetem me qellimin qe te shesim dengla. Cdo gje ka dhe nje limit .Varet gjithashtu dhe nga kultura e personave , qofshin femra apo meshkuj, nga menyra sesi ata i ndertojne mardheniet ndermjet tyre.

Personalisht nuk jam shume i terhequr nga "ikjet" per te mos thene aspak,por mendoj se ka te beje me kulturen seksuale dhe morale te çdo personi menyra sesi e jeton secili prej nesh jeten e vet.

Kurse per superioritetin e meshkujve ne krahasim me femrat dhe te drejtat e secilit seks do te thosha se ka ende per te bere , megjithese ne shoqerine shqiptare te tashme nuk besoj se kane ngelur dhe shume tabu.

Shpresoj qe te jem sqaruar sadopak dhe lexim te kendshem

Sh 3


Postuar nga ENISS datë 17 Nëntor 2003 - 23:14:

Hey une me kete autoviktimizmin kuptoj shume gjera, nese do te ishe me specifik ti insomnia, se cdo te thuash me viktimizem ne kete rast, do te na ndihmoje shume.
Mgjth, sido qe ta kesh thene, sipas kuptimit paresor qe i jap une, kisha nje mendim.
Sme duket se femrat kane te bejne shume me autoviktimizmin. Mund te jete paragjykim, si shume te tjera te pervetesuara nga shoqeria ne pergjithesi dhe spektacionet e mundshme lidhur me seksin femer. Jo ne pak raste tregohet se femra ka nje mprehtesi, eshte vigjilente, intuitive, e kujdesshme, shume here me teper ne raste te caktuara se meshkujt. Pse u dashka te kuptojme se ka te beje autoviktimizmi me te ne krahasim me meshkujt e aq me teper tek femrat shqiptare? Mua me duket se eshte gjithcka nje paragjykim deri atehere kur ju nuk sillni argumente bindese per ta mbrojtur tezen tuaj.
Jemi mesuar shpesh te degjojme se femra eshte e dobet, e brishte, mendjelehte (ka shprehur dikush aty me siper), dhe e kemi shume te lehte te themi se ka shume lidhje me autoviktimizmin.
Sa per femrat shqiptare ne vecanti, ne kushtet e nje shoqerie te prapambetur ku ka jetuar, ku i eshte dashur nje lufte tejet e madhe te pasqyroje e aplikoje natyrshem vullnetin e saj, perseri mund te them se jane shume te hedhura (te gjalla) dhe nuk kane te bejne aspak me viktimizmin.

Eshte e vertete femrat jane subjekt me i lehte drejt nje autoviktimizmi te tepruar??
Qe nga titulli, duket se ka te beje shume me paragjykimet mbi femrat.

Kam ende per te shtuar, por ne vijim te debatit ...
Ciao


Postuar nga déjà-vu datë 20 Nëntor 2003 - 02:12:

Ok,konstatimi personal imi qendron ne faktin qe shpesh here degjoj po te njejtat fjale dhe keto te fundit nga shume persona.

Citim:
Citoj Eniss
Eshte e vertete femrat jane subjekt me i lehte drejt nje autoviktimizmi te tepruar??
Qe nga titulli, duket se ka te beje shume me paragjykimet mbi femrat.



Nuk jap gjykime,thjeshte shpreha nje opinion .E deri ne prove te kundert jam gjithnje i ketij mendimi.Sidomos ne nje raport,ky viktimizem eshte me i ndjeshem nga ana e femres.Motivet mund te jene te shumta(ashtu siç ke cilesuar ti edhe me siper).
Ndoshta meshkujt,emotivisht mund te perfshihen me pak(dhe kjo ne pamje te pare),por mos harro qe tek e fundit eshte plotesisht e vertetuar qe femra dhe mashkulli jane krejtesisht ne dy pole te kunderta.....


P.s Kerkon nje rast(banal ky )......hap nenforumin dashuria dhe shiko sa anetare meshkuj e sa femra pretendojne te kene rene viktime te nje lidhjeje me dike tjeter :p


Postuar nga ENISS datë 20 Nëntor 2003 - 02:41:

Thumbs up

e dija une sdo e lije me kaq :p

Atehere me autoviktimizem i referohesh deshtimeve ne dashuri? Se kjo ishte pyetja ime qe te vazhdonim me tej, pasi te ishim qartesuar.

Atehere, e kemi lene ketu.
Citon insomnia:
P.s Kerkon nje rast(banal ky )......hap nenforumin dashuria dhe shiko sa anetare meshkuj e sa femra pretendojne te kene rene viktime te nje lidhjeje me dike tjete.

Eshte nje nenforum, qe e beson apo jo, nuk kisha hyre asnje here qe kur eshte krijuar. Ishin goxha faqe. Pash vetem faqen e pare dhe gjeta tema te tilla si:
''Si mund ta harrosh'' - Juli
''Te duash dike me shume se vetja'' - visi
''Per ty qe nuk e di kurre sa te desha'' - diabolic
''Perse na duket vetja kaq te pafat'' - anonim
''Mos perfito nga sinqeriteti'' - seni

Se pari: Ne mos gaboj ne faqen e pare ne nenforumin dashuria, per tema mbanin kampion meshkujt (te pakten nga emrat), edhe qe nga titulli, ta kepusnin shpirtin :p
Se dyti: The se femrat ne ate nenforum pretendojne te kene rene viktime te nje lidhje me dike tjeter. Edhe ky me duket paragjykim, se besoj se aty e shef ndonjera veten si viktime ose ta kete cituar kete ne postim. Eshte nje konkluzion i yti besoj nga mesazhet e lexuara, dhe konkluzionet seshte e thene te jene perhere te sakta se rrezultojne ne te shumten e rasteve nga paragjykimet.
Se treti: edhe me teper rendesi... Kur do kuptojme ne se te biesh ne dashuri ska te beje aspak me viktimizem, aq me teper me autoviktimizem. Ne nje cift nese arrin te jesh ti ajo qe dashuron me teper, eshte shume here me mire, se eshte nje gjendje qe te sheron shpirtin, qe te lumturon, e ndonje here panvaresisht deri diku se cfare ndien partneri. Ju edhe kete gje e paragjykoni. Femrat kane tere kapacitetin te dashurojne e dine te dashurojen shume bukur, jane qenie te lindura te tilla qe i kane keto kapacitete. Besoj e dini se femrat dhe meshkujt dashruojne jo ne menyre te njejte. Une se kuptoj pse ne nje cift, partneret i ruhen te renit ne dashuri. Do me pelqente te ishin femrat qe dashuronin më me zjarr se meshkujt, e ska pse te emertohet viktime.
Pse meshkujt e shohin te gabuar te dashurohen e te bejne pas nje femre? Ndrydhen te mos ja bejne te ditur kete?
E tera eshte ceshtje paragjykimesh e kompleksesh...

C ya


  Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 60 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.