Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Ju ftoj te shkruani Fjale te Urta nga krahina apo treva juaj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3430)


Postuar nga Keni datë 16 Gusht 2003 - 07:53:

Nuk te ben duhani burre.

Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.

Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.

E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.

E shara eshte arma e te dobetit.

Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.***

Faji eshte jetim.

Fati ndihmon te guximshmit.

Femije shume - grushta shume.

Femija punetor mallin e ve vete, femija dembel humb edhe mallin e babes.

Fjala e djalit - pushka ballit.

Fjalen, sa e ke ne goje, e ke robin tend, kur te del nga goja, behesh rob i saj.

Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.

Fukarallek - maskarallek.

Fukaralleku prek ne burreri dhe ne nder.

Gazi dhe helmi jane vellezer.

Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.

Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.

Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.

Heshtja eshte flori, fjala - argjend.

Heshtja eshte e hidhur, por frytin e ka te embel.

Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur gjithcka.****


Postuar nga Keni datë 16 Gusht 2003 - 07:54:

Sami Frasheri.
1. Ato c ka di nje njeri ne krahasim me ato c ka nuk di , jane kurregje.
2. Fjalet e keqedashesit jane si qymyri, qe edhe po s te dogjen , te nxijne.
3. Gabimet qe harrohen, perseriten.
4. Pema me e embel eshte ajo qe vjel me duart e tua.
5. Peri i ngaterruar nuk zgjidhet me ngut.
6. Per te qene i lumtur nuk duhet vetem te dish, por edhe te duash.
7. Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.
8. Njeriu qe te behet edhe me i zoti nuk duhet te harroje edhe ato qe ka mesuar.
9. Nje pune e bukur eshte me e dobishme se njemije fjale te bukura.


Postuar nga Keni datë 16 Gusht 2003 - 08:00:

I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire.

I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe.

I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume se mban.

Kanun me baben nuk ka.

Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.

Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.

Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.

Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.

Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.

Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.

Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.

Kuri ben nder te keqit, ndez qiri ne shtepi te dreqit.

Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.

Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.

Kush rron vetem me shprese, vdes i deshperuar.

Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme.

Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.

Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.

Mendja e te zgjuarit budallait nuk i duhet gje.

Mendja e madhe te pret fatin.


Postuar nga i_lire datë 16 Gusht 2003 - 10:51:

Gjuha, vete ku dhemb dhembi.

Gjuha kocka s' ka - e kocka thyen.

Gjithe gishtat dhembin njesoj.

I zoti e nxjerr gomarin nga balta.

I talluri, te tall.

Jeto sikur do vdesesh neser dhe meso sikur do jetosh gjithmone.

Kali i botes te le ne udhe, (rruge).

Kalliri me buk' e mban koken poshte, ai bosh... perpjete.

Kur s' ke koke, ke kembe.

Koka ben koka peson.

Kush te do - te shan.

Kush mungon, bluan.

Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka.

Mat shtate here, e pri njehre.


(Disa te tjera, me shprese, se s'jane perseritur, jane kaq te bukura dhe Shqipja eshte kaq me vlera.)


Postuar nga BUCS datë 16 Gusht 2003 - 22:27:

Ja ca te tjera

Kur bie jevgjiti ne kos, lyes edhe by****


Ç'kanë bërë të parët, i paguajnë të pasmit

Ç'të mbjellësh do të korrësh

Çdo e përpjetë ka një tatëpjetë

Çdo fillim ka edhe mbarim

Çdo gjë në vend të vet, çdo punë në kohë të vet

Çdo mësim e ke fitim

Çdo pësim është mësim

Çfarë gatuan atë do të hash

Çka ban baba, e hjek i biri

Çka bën i keqi, s'bën as dreqi

Ç'ke në shtëpi, tregon fëmija, ç'ke në shpirt tregon rakija

Çka mos të duash për vete, mos ia qit vëllait

Çka ndjen zemra, atje të shkon mendja

Çka s'ngop syrin, s'ngop as barkun

Çka ta bën goja s'ta bën armiku

Çka të hedhësh në det, e gjen në krip

Çkull dhëmbin, të të shëndoshet koka

Ç'mund të bëjë një kalë më një karrocë të shkatërruar?

Çon një kashtë e të dalin gjashtë

Çorba e lirë t'i djeg buzët

E bën mizën bullë, qimen tra

E do shiun, por në arën e vet

E drejta ka rrugën e gjatë, por vjen

E dua nipin se do të më marrë hakun me t'im birë

E gjuan gurin dhe e fsheh dorën

E keqja s'ka fund

E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ikë me këmbët e breshkës

E keqja vjen shpesh nga ata që janë shumë të uritur ose shumë të ngopur


Postuar nga BUCS datë 16 Gusht 2003 - 22:29:

Mund te kete edhe ca qe jane thene, sic tha edhe keni po pati i heqim



Spo e merr vesh i pari te dytin

E lehtë është barra në shpinë të huaj

E liga vjen nga s'e pandeh

E lirë është kripa në Durrës, po ta ha qiraja udhës

E mira duhet kërkuar, e keqja vjen pa kërkuar

E mira e hallkut e e zeza e vetes

E mira e ka të mirën, e keqja e ka të keqen

E mira të lartëson, e keqja të turpëron

E ngrëna e ligë të sjell dergjen, e dergja të sjellvdekjen

E sotmja e qesh të djeshmen

E thëna dhe e bëra janë shumë larg

E treta – e vërteta

E vërteta e vërtetë, por në kohë e vend të vet

E vërteta s'i pëlqen gjithkujt

Ec e bridh ngado, por shtëpinë mos e harro


Postuar nga BUCS datë 16 Gusht 2003 - 22:33:

J aedhe ca te tjera.

Edhe ai që u martua edhe ai që s'u martua, të dy pishman u bënë

Edhe atij që ka dije mbi të gjithë, i duhet të mësojë

Edhe durimi ka një kufi

Edhe kau ka gjuhë të madhe, por s'flet dot

Edhe macen kur ta ngacmosh, të gricë

Edhe pula qorre, gjen ndonjë kokërr

Edhe shakaja e ka kohën dhe vendin e vet

Edhe sytë të t'i nxjerr evladi, prap e don

Edhe të jesh i bardhë si bora, nuk i shpëton gojës së keqe

Eja, baba, të të tregoj arat

Emri i mire fitohet me shumë punë të mira dhe humbet me një të ligë


Postuar nga i_lire datë 17 Gusht 2003 - 22:47:

Ca te forta te tjera te se folures se perditeshme.

Mi bone trute kos.

Katunar surrat pa rru
qytetar nuk behesh kurre
dhe ne nd'rrofsh 7 lekure.

Mu be zemra helm.

U pjekshim sa me shpejt. (u takofshim sa me pare)

Tu befte dita njemije.

I shkofte shpirti n'xhenet(parajse).

U be deti kos.

Te hengshin qent.




(kaq me vine tani, i harrova, se kisha me shume, por mendja shkret)


Postuar nga 100%Korcar datë 26 Shtator 2003 - 09:02:

More

Punen e sotme mos e ler per neser
Besa e Shqiptarit si purteke e arit (Not any more)
Me mire i varfer ne vendin tend se sa i pasur ne nje tjeter vend.
Kujto qenin bej hazer shkopin


Postuar nga Lakanderi datë 12 Dhjetor 2003 - 05:52:

Cool

Meqe shprehje jane thene shume po them disa fjale tipike korcare:
Kush ua di kuptimin te terave ka nje dreke:

farashke-
musender-
alisive-
merudhi-
bollka-
ksister-
niktiko-
corge-
perone-
karanxha-
myke-
ipso-
fufu-
zamzane-
ziqke-
kapan-
grencke-
cipje-
parfille-
perusti-
ligavec gollash-
maraqke-
shoshone-
galloshe-

Ju uroj suksese! (Dreka jepet me vertet nese i gjen te tera fjalet!!!)


  Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.