Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Cila eshte origjina e vertete e Skenderbeut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=407)


Postuar nga 100%Korcar datë 26 Shtator 2003 - 09:09:

mendim

une them qe ne shqipri te festohet cdo vit ditelinja e tij. Te organizohet ne te gjithe qytetet e shqiperise dhe cdo gje te jete mbyllur dhe te festohet se viti i ri. Ay ka qene hero i vertet se po mos ishte per ate shqiperia mund te mos ekzistonte tani.


Postuar nga Plaku-i-Detit datë 29 Shtator 2003 - 13:45:

Re: MONUMENTI I SKENDERBEUT

Citim:
Po citoj ato që tha Ana
ASNJE POLIC S'E RUAN SKENDERBENE,
NE BRONZ, NE SKAJ TE SHESHIT "SKENDERBE"'
KUSARET BRONZIT MINA DOT S'I VENE,
DHE KURVAT BREKE S'NXJERRIN DOT ATJE.

SHENJTERUAR HESHT MES NJEREZISE,
MPOSHT ME HESHTJEN SHPEJT CDO PARLAMENT,
DHE S'MBROHET ME DEKRET TE QEVERISE,
NDAJ VEC KETIJ I THEMI MONUMENT.





Me se e vertet.
Skenderbeu qe ai Qe arriti ti bente balle Perandorise Osmane qe Asnje nuk arriti ta bente.
"Kur bere derr dhe arine
Ç'pate qe bere turqine"
A.Z.Çajupi

Kush qe ai Sundimtar i asaj kohe qe arriti te bente ate qe beri Gjergj Kastriot Skenderbeu.
Skenderbeu dhe vete Turqit e Simbolojne ne Histrorine e tyre duke e quajtur nje nga me veshtirsite me te medha qe ka kaluar turqia.



Me Respekt.


Postuar nga Klodel datë 28 Tetor 2003 - 00:43:

VOLTERI PËR SKENDERBEUN

VOLTAIRE (1694 – 1778), “Essai sur les mœurs et l’esprit des nations et sur les principaux faits de l’histoire depuis Charlemagne jusqu’_ Louis XIII”, Tome I, Éditions Garnier Frères, 6, Rue des Saints-Pères, Paris, 1963

Shkrimtari, filozofi, dijetari, humoristi dhe enciklopedisti i famshëm francez, Fransua Volter 1694-1778, ka qenë një nga iluministët e shquar, të cilët besonin se me anë të dijes shoqëria njerëzore do të shëronte plagët që e mundonin. Ai e çmonte historinë si pjesë përbërëse të njerëzimit, gjë që ishte kundër rrymave të shekullit XVII, sidomos shkencave të matematikës e fizikës, të cilat e shpërfillnin si diçka të vdekur e pa vlerë.
Nuk mund të mos e duam historinë, shprehej Volteri. Për t’iu përgjegjur atyre që e përçmonin historinë, Volteri shkrojti një përmbledhje të historisë së përgjithshme me titull “Ese mbi zakonet dhe shpirtin e kombeve dhe për faktet kryesore të historisë që nga Sharlemanje deri te Luigji XIII.” Në këtë botim ka edhe një kapitull të shkurtër për Skenderbeun, që jepet më poshtë i përkthyer.



KAPITULLI XC – PËR SKENDERBEUN
faqe 814-815

Një luftëtar tjetër i famshëm, të cilin nuk di si ta quaj, osmanli apo të krishter, pengoi përparimin e Muratit dhe prej kohësh u bë ledhi i të krishterëve kundër fitoreve të Muhametit II: flas për Skenderbeun, lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet historike Romake. Emri i tij ishte Jean (Gjergj) Kastriot. Ishte djali i një despoti, ose i një gospodari (princi) të këtij vendi, domethënë i një princi vassal; sepse fjalë për fjalë despot do të thotë zot shtëpie; madje është paksa e habitshme, se si kjo fjalë prej kohësh e ndryshoi kuptimin në despotik, ç’ka u vishet sundimtarëve që bëhen absolutë.
Gjergj Kastrioti ishte ende fëmijë kur Murati, shumë kohë përpara betejës së Varnës për të cilën do të flas, u mor prej Shqipërisë pas vdekjes së atit të tij Kastriot. Ai e rriti këtë fëmijë, i vetmi që mbeti nga katër vëllezërit. Burimet turke nuk thonë asgjë që këta katër princër u therorizuan prej Muratit për hakmarrje. Nuk është për t’u habitur që mizori të tilla ishin në karakterin e një sulltani që abdikoi dy herë kurorën dhe nuk ka të ngjarë që Murati t’i kushtonte dhembshuri dhe besimin e tij atij për të cilin ushqente një mëri të paqetësueshme. Ai e sajdiste atë dhe e mbante pranë tij gjatë betejave. Gjergj Kastrioti u dallua aq tepër sa sulltani dhe jeniçerët i dhanë emrin Scanderbeg, që do të thotë Aleksandri i Madh, (le seigneur Alexander).
Së fundi miqësia fitoi mbi politikën. Murati i besoi komandën e një ushtrie kundër despotit të Serbisë, që ishte radhitur me të krishterët duke i shpallur luftë sulltanit, dhëndërrit të tij; kjo përpara abdikimit të tij. Skenderbeu që në atë kohë s’ishte veçse njëzet vjeçar, sheshoi planin të mos kishte më zot mbi kokë dhe të mbretëronte.
Qëlloi të kalonte pranë fushimit të tij sekretari që mbante vulën e sulltanit. Ai e ndaloi, i vuri hekurat dhe e shtrëngoi të shkruante e të vuloste një urdhër për sundimtarin e Krujës, kryeqytet i Epirit, që t’ia dorëzonte qytetin dhe kështjellën Skenderbeut. Pasi siguroi urdhërin, e vrau sekretarin dhe suitën e tij. Më 1443 marshoi mbi Krujë; sundimtari ia lëshoi postin pa vështirësi. Po atë natë ai u tha trupave shqiptare me të cilët mbante lidhje të fshehta, të afroheshin. Sundimtarin dhe garnizonin e theri. Me luftëtarët e vet ai e fitoi gjithë Shqipërinë. Shqiptarët mbahen si luftëtarët më të mirë të këtij vendi. Skënderbeu i udhëhoqi me zotësi dhe diti të krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe malor, aq sa me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke. Moslemanët e shihnin si besëthyes; të krishterët e adhuronin si hero, i cili duke mashtruar armiqtë dhe zotërit e tij, rimori kurorën e babait të vet, ç’ka e meritoi me guximin e tij.


Përgatitur nga Naum Prifti, Saimir Lolja
Illyria/Shekulli
Tetor 2003


Postuar nga tresh datë 22 Nëntor 2003 - 15:16:

jo vetem skenderbeu

Ai historiani grek jo vetem Skenderbeun e ka bere me origjine greke
ndoshta pse Mbiemri Kastrioti (kastro=keshtjelle ne greqisht).....po edhe shume e shume personazhe e heronj Shqipetare te tjere qe kane dhene nje ndihme shume te madhe gjate revolucionit per pavaresi Grek te 1821 jane bere greke.......

Une mund t'ju permend vetem Marko Bocari,Bubulina etj etj .....
per me shume fakte mjafron te shkoni ne qender te Athines (Aerios pagos)
ku nder rreth 14 buste te heronjeve kombetare greke re revolucionit te 1821 shqiptare jane 10 e te gjithe me emra te helenizuar-grekezuar

Nuk e di pse nuk i pergjigjemi ketyre provokimeve.
Si thone genje genje se dicka do te mbetet e te njejten gje bejne edhe greket.
....edhe Migjeni e at.Gjergj Fishta ose Kadareja etj etj mund te na dalin greke nje dite...

ciao


Postuar nga botaed datë 16 Dhjetor 2003 - 23:43:

Talking

Une kam degjuar qe skenderbeu ka lindur ne KRUJE por me origjine familja e tij eshte nga HASI por se nuk mund te percaktohet nqs eshte ne shqiperine e sotme apo kosove sepse hasi eshte krahine qe futet ne te dyja por me siguri qe ka qene ARBERI NE ATE KOHE.
Sa per ate shkrimin e shemtuar mund te them qe (qente le te lehin , karvani te ece perpara) evropianet tentuan te benin per here te pare ne historine e njerezimit nje njeri(nene terezen) me origjine abstrakte edhe mos harro qe kurr ata perpiqen te bejne te pakuptueshme origjinen e nje njeriu qe ka jetuar disa vite me pare atehere IMAGJINO NJE NJERI QE KA JETUAR DISA SHEKUJ ME PARE.PER EVROPIANET E NDYRE FAKTET NUK KAN VLERA POR AJO QE VLEN ESHTE ANTISHQIPTARIZMI PER TA.

TE NA HANE M**** SE SKANE CA TE NA BEJNE.


Postuar nga |Fire^Dragon| datë 13 Janar 2004 - 06:18:

Hej o shoku

ej o shoku dhe un them se ai esht idiot qe ka shkruatur ate artikuj per skenderbehun . Un kam lexuar shum libra historije dhe mua me pelqen historia shum , se skenderbehu esht me origjin nga kruja dhe ku lindi turqija e mori dhe e solli disa vjetesh me von ai e ka emrin te vertet Gjorgj Kastrioti . Ai quheshe skender por turqija si thoshte dot skender dhe e quejten Skenderbe.


Postuar nga jimmy84 datë 14 Janar 2004 - 01:05:

Exclamation

Eshte vertret e cudicme po politikanet tane "te nderuar" nuk reagojne pothuaj fare publikisht per keto shpifje te qellimshme dhe tendecioze. E shumta bejne nje artikull ne ndonje gazete kurse fqinjet tane "te ndershem dhe paqedashes" s te denjojne te te japin as te drejtat e tua se per privilegje as qe diskutohet fare.Ky artikull sigurisht mr indinjon por nuk me habit. MEGALIDEA famekeqe akoma si ka ndaluar dhe s ka ndermend ti ndaloje keto shpifje.Vertet qe ne pamje te pare duket gje e vogel sepse eshte lehtesisht e verifikueshme ku ka lindur SKENDERBEU por mos harroni nje thenie legjendare "shpif shpif se dicka do te ngeli" .Une nuk habitem qe fqinjet tane bejne keto veprime te ulta se jo vetem ujku po as derri nuk e nderroka jo vetem zakonin po as qimen.Kete e vertetojne fqinjet tane "qe na duan te miren".Me e keqe se keto shpifje eshte heshtja e te ashtuquqjturit shteti shqiptar qe eshte inekzistent per keto ceshtje.Por mosreagimi interpretohet si renie dakort me keto 'mega ide".Shteti shqiptar duhet tu thyeje hundet ketyre shovinisteve por edhe me shume akoma atyre plehrave jane bere vegla te megalideisteve qe jane gati te na ndihmojne "megjithe shpirt" vetem per nje kerkese te vockel : Ta kene kufirin ne Shkumbin.Pse per keto 'vogelima" ta prishim "miqesine e mire'?
pra ajo qe me shqeteson me shume se keto shpifje(serbet dhe greket bene edhe zbulimin e madh se shqipetaret kishin bisht dhe ne s e dinim akoma)me shqeteson mosreagimi qe interpretohet si pranim i ketyre shpifjeve si te verteta


Postuar nga BETERRI datë 10 Maj 2004 - 00:47:

Talking Botaed....

Po me cudisni se si ja bate lidhjen e nji thanje te nji greku apo filogreku me Europen????????,ti e din,ajo evrope qe e shane ti ka shkruajtur ma shum se sa shqiptaret per gjergjin,pra nuk kishte vend pse ta shaje,thjesht se kuptoj,ajo evrope beri edhe nane terezen shejtneshedhe nuk asht e vertete qe europa u mundua ta mohonte origjinen e nane terezes,por ishin maqedonet,(dhe indirekt jane edhe arabofilet qe ti duhet ti kesh shoke).Evropianet nuk kane pse te jene antishqiptare,sepse ne jemi vete antishqiptare,po e shoh qe qenke antieuropian,mos nuk te kane dhene vize plako??mund te shkosh ne turqi pa vize,dhe prej andej te shkosh ete ndjekesh ndonje kurs ne Pashtan.


Postuar nga Perendia datë 19 Maj 2004 - 03:31:

Përgjigjen mbi origjinën e Skënderbeut mund ta gjeni tek vepra e Nolit. Fakti që i jati i Skënderbeut e ndërroi fenë 3 herë (sipas interesit) tregon shumë thjesht që ishte shqiptar, pasi shqiptarët ishin të vetmit në Ballkan që e ndërronin fenë sipas interesit e pa as1 problem.

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
serbet dhe greket bene edhe zbulimin e madh se shqipetaret kishin bisht dhe ne s e dinim akoma

Edhe kjo është e vërtetë!
"Është e vërtetë që shqiptarët jemi njerëz me bisht, por e kemi bishtin përpara"-- Noli.


Postuar nga OLINDO datë 01 Korrik 2004 - 04:14:

SHUME ZHURME PER ASGJE

NESE MUND TE KETE DICKA E CILA S'DUHET TE MERRET PARASYSH ESHTE KJO. PER IRONI TE FATIT GJERGJ KASTRIOTI ( e theksoj emrin e tij dhe jo Skenderbeu sepse me kujton Luan Shabanin, te cilin e therasin ketu ne Greqi Leonidha Sabani e greket mund te thone se ai eshte grek) S'KA DITUR AS GREQISHTEN DHE AS REFUGJAT SI NE S'KA QENE. JO VETEM KAQ POR PER FAT TE MIRE AI AS "VORIOPILURIOT" S'ISHTE PRANDAJ AI AGUA DO KETE QENE ME FRUTH ATEHERE ...


  Gjithsej 7 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.