Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A eshte e drejte mungesa e lirise ndaj vajzave ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=608)
Teme vertet interesante.
KOBE' te pershendes vertet per idene qe ti ke shkruar ,dhe e mbeshtes mendimin tend.
Une nuk jam prind dhe ndoshta nuk mund te flas dhe te gjukoje si prind.
Por dicka di te kuptoj dhe te them.
Vertet qe liria eshte e shtrenjte por edhe liria me kufi.
Nuk jam me mendimin qe prinderit ti pengojne femijet e tyre te dalin me shoqerine apo te shkojne ne plazh e ku di une se ku.
Se edhe kjo ka pasojat e veta, deri diku femija do jete nen tutelen e prinderve por kur ai te perballet vet me jeten e vet nuk do te dije te drejtohet, por i entuzjasmuar nga liria qe i pat munguar per kohe me radhe do te shkateroj vetvetendhe jeten e tij
Por edhe ti lene femijet te bejne ca te duan ata vete jo,
sepse shpejt a vone do vij dita kur prindi ti flase femijes se vet
dhe te mos mare as nje pergjigje ,apo me keq akoma, femija te haroj se eshte prindi i vet e ti ktheje fjalen.
Eshte vertet e dhimbshme per prinderit nje gje e tille.
Me vjen keq qe lexova mendime si ato te mesipermet:me dhune NUK arrini asgje.
Kam arritur nje moshe madhore para pak viteve,dhe ju siguroj qe jam bere kaq dhe nuk me kane dhene as nje shpulle dhe as nje te terhequr veshi prinderit gjer' tani.
Mbaj mend qe nese beja ndonje gje qe nuk duhej me shikonte mami ose babi rrepte dhe ato shikime per mua jane ende me te rende se nje shpulle ose cdo lloj keqtrajtimi fizik tjeter.
Sipas jush une qe nuk paskam perjetuar asnje dhune fizike nga prinderit nuk qenkam ne rregull???!!
Nuk me rezulton(te pakten deri tani jo)duke pare qe studioj nje dege jo te thjeshte,nuk perdore droge,nuk jam kriminele dhe jam rritur me traditat shqipetare(kjo edhe perse jashte vendit).
Une do doja te njejten forme edukimi per femijet e mi (nese do kem).Nuk dua qe te me kene frike ose te mos bejne nje gje sepse do i godase mami,por sepse e ndiejne qe eshte gabim.Kete llogjike mund te jua ndertojne vetem prinderit,duke ju dhene spjegim per cdo gje qe te vegjel.
PERDORIMI I DHUNES ESHTE TREGUES I MUNGESES TE AUTORITETIT TEK FEMIJET.
i lexova te gjitha mesazhet me kujdes...dhe sidomos ate te fajtorit...dhe sic mu duk mua ndoshta jam edhe gabim qe ti po flisje per nje liri te egzagjeruar per nje femi...
tani jam19 vjece dhe jam shume e lumtur por me duhet te them qe kam vuajtur nga mosha 10 vjec deri tani....(kam vuajtur ne menyren time psikike...por prinderit mendojne qe jo sigurisht)...
nuk mbaj mend te fle tek shtepia e shoqes sime te ngushte vetem nje here dhe ne ate kohe kisha 6-7 vjet qe e njihja edhe prinderit e lij i njihnin prinderit e saj...biles mamaja e saj ishte mesuesja jone...sepse prinderit kishin frike. E mbaj mend tubin e llastikut siper bufese qe ishte forcuar e kur na qellonte babi ose mami na nxihej (mua dhe 2 vellezerev) trupi...
ka 5 vjet qe kam ardhur ne angli dhe akoma babi eshte me fisaksionet shqiptare...nuk me lejo te vishem si dua une...edhe vellai i vogel qe ne moshen 12 vjec me bertiste dhe me kercenonte -po e bere kete do i them babit-
per 18 vjetorin tim doja te beja nje party por babi nuk me lejoj sepse me tha "po ti ftosh shoqet...kur te te ftojne ata ti s''do u shkosh sepse s'do te te lejoj keshtu qe rri me mire se edhe ne rrime me qete.." une i dua prinderit e mij...ata jane gjithcka per mua...e kaluara eshte e kaluara...tani jam shume e sukseshme...studioj per cfare dua une...kurre nuk me kane penguar ne cfare dua te studioj por ne jeten time personale me kane demtuar pak...shume here kam marre guxim edhe ju kam shpjeguar por ata gjithmone me konsiderojne si femije dhe mendojne se une akoma nuk e kam formuar dhe krijuaj mendimin e llogjikimit...
kurre nuk kam pare disco me sy...sigurisht disa here kam genjyer per te shkuar ne nje party por kjo nuk me ka bere mua qe te drogohem ose te pij cigare apo alkohol...fundja e fundit ata kaq kane llogjikuar tani kam mesuar une qe mos ti trajtoj femijet e mij ashtu ne te ardhmen...
do mendoni ju qe ka te beje niveli i prinderit...prinderit e mij te dy jane te zgjuar dhe intelektuale por gjithmone na kane mbajtur nen tutelen e tyre ekstreme...tani jam 19 vjec...ja kam mesuar per jeten deri tani -ja kurre s'do te mesoj por ata akoma me trajtojne si femi...
jam shume e vrare shpirterisht...por dicka me cudit...qe te gjithe njerezit e mamit edhe te babit respektojne me shume mua dhe vellezerit e mij nga te gjithe niperit, mbesat dhe kusherinjte e tjere te moshes sone...sepse ata na konsiderojne neve te edukuar...dhe te kulturuar...edhe eshte e vertete...por edhe dicka tjeter me cudit qe prinderit e mij nuk na bertisnin ose qertonin ne sy te njerezve por gjithmone mbrapa...
me kujtohen disa caste qe edhe tani qaj si femij kur prisja tubin e ellastikut mbi trupin tim te njome...ateher vetem10-11 vjec...kam vuajtur shume...por me e forta eshte qe kurre nuk i kam urryer prinderit e mij...nuk mbaj mend nje here te ju kthej fjale...
kurren e kurres nuk do i trajtoja femijet e mij keshtu por edhe liri liberta nuk do i jepja femijes...sepse nuk thuhet kot...qe po ti japesh gishtin te mer krahun...keto shprehje bazohen diku...
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
PERDORIMI I DHUNES ESHTE TREGUES I MUNGESES TE AUTORITETIT TEK FEMIJET. [/B]
Me vjen keq per ty Ana qe gjerat paskan arritur ne ate pike me prinderit e tu. Une jam ne menyre absolute kundra atij lloj edukimi sepse nuk besoj qe eshte krim qe te kerkosh te shkosh te flesh tek shoqja e ngushte. Edhe pse te ka dhene edukaten dhe respektin e te gjithe fisit keto jane menyra extreme per te edukuar nje femije. Uroj qe kjo gje mos te ndodhi me femijet e tu.
Te gjithe femijet mendojne qe prinderit e tyre jane te rrepte ne disa akspekte...por po nuk dola per te bere gabime si do mesoj une??? Jo qe do e lejoj veten te vete ne ate faze por pse te byllem ne shtepi si e pavlere ose e burgosur...tani edhe kur shoqet kane mbremje ose party nuk me ftojne se e dine qe do them jo...ne fillim thoja qe s'me lejojne prinderit por pastaj e ndryshova duke nxjerrur justifikime te tjera qe jam e zene ose do vete diku tjeter etj etj sepse filluan shoqet te me pyesnin ne menyre te rregullt, qe pse s'vjen, ne te gjithe te duam dhe te respektojme ose mos kemi bere neve ndonje gje gabim e se dime...etj por faktike ishte se prinderit e mij nuk me lejonin te shkoja sidomos babi pasi mami ka dalur pak nga skicofrena e babit…por per te mos I ulur prindérit e mij une tani them qe jam e zene…
Tani jam e dashuruar tmerresisht pas nje djali qe kam dashuruar qe ne moshen 13…dhe para dy viteve ne u lidhem bashke…para disa muajsh e moren vesht edhe prindérit…sigurisht qe me qortuan por nuk me torturuan apo nuk vune dore mbi mua…dhe te them te drejten une mendoja qe po ta marrin vesht ata do me vrasin..por si per cudi ndodhi e kunderta dhe ata e pranuan si djalé…ndoshta ai nuk me bertiti se brenda ne shpirt e kupton qe sjellja etij me ka derguar te kerkoj per dike qe te me dashuroje...dhe ta dashuroj pa frike...shpesh here i thoshte mami qe kujdes me vajzen se do ta largosh...por une nuk e di por se kuptoj qe pse ndodhi kjo gje...pse si tregova prinderve sa u lidha me te...por akoma s'kam arritur ta kuptoj...tani jam shume e gezuar por babi perseri eshte I rrepte…I dashuri me lejon te shkoj tek shoqet por me duhet te pyes babin e jo ate…
Pra sic e shikoni jeta ime ka qene shume e veshtire dhe te them te drejten edhe mizore dhe se kam shijuar shume femijerine…sic mund ta kete shijuar nje njeri-tjeter…dashurine e prindérit gjithmone e kam patur te sigurte…dhe gjithmone do I dua dhe e di qe do me duan akoma me shume cdo dite e me teper…sepse tani ata e kuptojné qe une dita dites po largohem nga ata…une gjithmone do te jem ne gjirin e tyre por do te largohem fizikisht sepse dikushi tjeter ka nevoje per mua…
Por prindérit e mij kurren e kurres nuk I kam degjuar qe te behem pishman per cfare kane bere sepse sipas mendimit te tyre ajo sjellje nuk na lejoj te dalim duarsh apo te bejme gjera te padeshirueshme…por une nuk mendoj aspak ashtu…
Sepse kam patur mundesi me qindra here qe te drogohem, qe te pij alcohol te tepruar…apo te vazhdoj cigaret rregullisht…por une se kam bere nje gje te tille ne rradhe te pare per veten time, te ardhmen time…nuk dua te shquhem si drogaxhie…pijanece etj etj…dhe pastaj edhe per prindérit sepse nuk doja ti injoroja e ti semurja para kohes, nuk doja te jua ulja koken sepse ata gjithmone e kane mbajtur koken lart per neve…mami me vuan nga kanceri dhe po te beja dhe une nje gje te tille ajo do vdiste para kohes e kam mese te sigurte…pra edhe prindérit nuk doja qe ti vrisja shpirterisht…sepse kurré nuk jam munduar te hakmerrem ne to…sepse ata ashtu e kane gjykuar per te rritur femijet e tyre…por nuk do te thote qe edhe une ti rris femijet e mij ne ate menyre…kurren e kurresss…..
Por prindérit e mij I dua me shume se gjithcka dhe gjithkush ne menyre prinderore sepse tani kam edhe te dashur qe e dua verberisht…
Citim:
Po citoj ato që tha BUCS
Me vjen keq per ty Ana qe gjerat paskan arritur ne ate pike me prinderit e tu. Une jam ne menyre absolute kundra atij lloj edukimi sepse nuk besoj qe eshte krim qe te kerkosh te shkosh te flesh tek shoqja e ngushte. Edhe pse te ka dhene edukaten dhe respektin e te gjithe fisit keto jane menyra extreme per te edukuar nje femije. Uroj qe kjo gje mos te ndodhi me femijet e tu.
Une i lexova te gjitha historite me vemendje dhe gjithashtu ajo e Anes me terhoqi shume vemendje pasi te gjithe kemi qene ne ate faze ku Ana ishte ose dhe jemi.
Vajzat perhere kane qene me te kufizuara ne lirine e tyre se sa djali. Une e shikoj edhe tek vetja ime...duhet patjeter te me marin ne telefon nese une vonohem pak dhe nese une nuk e degjoj telefonin, do fillojn pyetjet nga me te ndryshmet. Mendoj se cdo familje kane ate mosbesimin tek vajzat, eshte turprimi qe do nenvlersohen si prinder nese e lejojn vajzen e tyre te bej nje jetese si te nje e huaj.
Nuk me pelqen shkaku qe prinderit mundohen te perdorin dhune tek femija. Nese ajo ka ber nje gabim, duhet qe ajo te mesohet vete me jeten, ti dali vet perball te keqijave. Pse duhet prinderi ta imponoj, ta kufizoj per dicka qe nuk deshiron ta bej?
Ky lloj kufizimi te ben
te ndrojtur,
te turpshme
dhe frike ne jete.
PRINDER! LEJONI FEMIJET TE RRITEN NATYRSHEM.
Tema ne fjale eshte me te vertete shume aktuale. Hapat me te cilat shoqeria jone po ec drejt civilizimit jane te vogla, dhe kjo vjen si rezultat i prapambetjes akute ne mentalitin i nje pjese te konsiderueshme te shoqerise shqiptare. E verteta eshte se ne Shqiperi ka mungese kulture qytetare. Shkaku i kesaj mungese eshte edhe izolimi rreth 50-vjecar i Shqiperise brenda disa ideologjive qe e humben shpejt thelbin e tyre per ta cuar kete vend drejt revoltes se famshme studentore. Ky ishte hapi i pare drejt kerkimit te se rese dhe antiideologjise. Sot te gjithe ne themi se jetojme ne nje shoqeri demokratike.
Por me sa duket kalimi ne demokraci u be shume shpejt tek ne. Hapat u hodhen gjigande dhe u harrua se per te nderruar sistemet, ne fillim duhet te nderrohen mentalitetet. Impakti me shoqerite perendimore krijoi mjaft keqkuptime ne menyren e sjelljes se njerezve me njeri tjetrin. Nga ky impakt fillestar humben shume vlera morale pikerisht per shkak te keqkuptimeve te kulturave te huaja. U kultivua ne menyre te pakontrolluar egoizmi qe coi me tej ne ndarjen shpirterore midis njerezve duke i bere ata mosbesues per njeri tjetrin. Nderkohe nje brez i ri po lindte i paprekur nga ideologjite e vjetra e qe kerkonte lirine e premtuar nen thirrjen liri demokraci. Por per te arritur kete liri nuk eshte kaq e lehte sepse sic thashe me pare ne filim duhet ndryshuar mentaliteti i vjeter.
Sot per fat te keq ne trashegojme madje edhe nje mentalitet qe ndoshta i ka rrenjet qe para shekullit XX, nje grup i shoqerise qe vepron vetem ne baze te kanunit te shkruar qindra vjet me pare e qe thote Vrite femijen nese nuk te bindet (me kete dua te theksoj prapambetjen ne zona te caktuara, te thella malore, apo rurale). Gjerat duhej te ishin menduar me mire per te kryer kete kalim. Megjithate ndodhi dhe nuk mund te ndryshohet me...
Keshtu qe rinia e sotme duhet te perballet vazhdimisht me nje perplasje mendimi me prinderit ose “brezin e vjeter”. Vetem se ketu tek ne perplasja behet “me arme ne dore”.Eshte e tmerrshme te mendosh se prindi godet femijen e vet per ta bere ate te bindet per dicka qe ky femije nuk e kupton e qe askush nuk ia shpiegon. Liria e veprimit eshte ajo qe i ka munguar vazhdimisht ketij femije dhe ai eshte vazhdimisht ne kerkim te saj pavaresisht menyres shprehese qe ka zgjedhur per ta kerkuar. Ketu bie plotesisht dakord me idene e fajtorit se femija, ne te tilla raste, shperthen ne moshen e adoleshences. C’eshte e verteta jo vetem femijet kerkojne liri por edhe te rriturit, vetem se te rriturit diskriminojne femijet rreth aftesive te tyre per te realizuar kete qellim duke mos bere gje tjeter vecse u japin atyre urdhra te prera ushtarake te tipit: kete mos e bej; mjaft ; boll fole; etj, etj. Dhe femija i etur per njohuri, nuk arrin kurre te gjeje nje pergjigje, sepse askush nuk merr persiper ta edukoje ate ne menyra te pastra. Kjo eshte e mete e madhe qe duhet menjanuar shpejt.
Rezultati kesaj paaftesie per te edukuar femijet e tyre korrektesisht i kesaj pjese te prinderve eshte pikerish nxjerrja ne jete e nje shoqerie problematike mbase edhe me komplekse psikologjike si ajo e dhunes etj. Problem shume i theksuar mbetet per shoqerine tone edukimi i “brezit te vjeter” rreth menyres se si te edukoje “brezin e ri” (me falni per lojefjalshin). Sidoqofte, e rendesishme eshte qe prinderit te mos jene imponues ndaj femijeve por te jene ne menyre shoqerore, enciklopedi ku femijet te shuajne kuriozitetet e tyre. Mendoj se kjo do te ishte nje menyre fine per te njohur femijen dhe per ta edukuar nen kontroll.
Misioni i femijes eshte te zbuloje gjithcka qe e rrethon ne bote, te mesoje te sillet me te tjeret, te komunikoje me ta. Me nje fjale prindi duhet te jete ndihmes ne integrimin e femijes se vet ne shoqeri e jo ndihmes i mbylljes se ketij femije ne vetvete. Kontrollin mbi femijen e tij prindi duhet ta beje ne menyre jo ofensive aq me pak ne menyre te dhunshme. Kjo e fundit do te ishte njesoj si ta vrisje femijen tend. Ne fund te fundit nje jete ka njeriu. Do te ishte cmenduri qe vete prindi tia shkaterroje ate femijes se tij.
Re: a eshte e drejte...........
Citim:
Po citoj ato që tha juliana
a eshte e drejte qe shumicat e vajzave sa shkojne 13 - 14 vjece mbyllen ne shtepi,dhe nuk i lejne prinderit qe te dalin me shoqerine dhe as qe behet fjale per te shkuar ne ndonje ditelindje.
kjo i detyron disa qe te braktisin shtepine dhe ate liri qe nuk e gjejne prane familjes se tyre ta gjejne ne rruge. kush ka te drejte ne kete rast prinderi apo femija???
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.