Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Rruga artistike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=250)
-- vizatime (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6719)


Postuar nga sarandaebukur datë 05 Nëntor 2004 - 22:01:

Pershendetje

Po citoj ato që tha princi-kalter
Une jam nje princ sa edhe i kalter edhe artist. Une studioj per piktur jam maturant. Talentin nuk ta muhon kush por kisha disa vrejtje. peshembull per ate vajzen qe eshte si manikin, figura e saje eshte shum e vogel ne krahsim me permasat e kuadratit. tjter ato vijat e zeza qe i ke vene demek si hunda edhe buza ban mir mi hek edhe sfondin jshil mrapa duhet me e gjallnu pak.

__________________________________________________
________

E para eshte e bukur por me duket se e kam pare diku tjeter me nje ndryshim se nuk kishte floke.

E dyta me pelqen , figura e vajzes te jep ate pershtypje se eshte shtatezane (7-8 muajsh). sa per ngjyrat eshte shija e piktorit megjithate fillimi gjithmon eshte pak veshtire por mendoj se keni talent dhe do te arrini suksese.

Me respekt sarandaebukur.


Postuar nga wydra datë 05 Nëntor 2004 - 23:48:

shume faleminderit per komentet, dhe sidomos per kritikat Une i mirepres keshillat e te tjereve, se pasi rri e shof 2 ore te njejten pikture me bejne syte tek a cift dhe nuk i dalloj dot gabimet

princi i kalter, sa per sfonde jam ku te therret qameti, s'kam idera fare... Ndersa ato vizat tek fytyra nuk jane goja dhe hunda, por gjasme pasqyrimi i dickaje larg perpara, sic duket s'ja paskam arritur mire qellimit

sarandaebukur, nuk e di ku mund ta kesh pare, piktura te ngjashme ka plot, une ne fakt kam perdorur veten time si model (dmth per modelin e flokeve )

faleminderit edhe nje here!


Postuar nga wydra datë 11 Nëntor 2004 - 19:39:

Vector!

Edhe nje vizatim tjeter

Disa sqarime te domosdoshme:

Ky lloj stili i artit dixhital, i perdorur pergjithesisht nga ilustratore dhe desingers (si i thone shqip?) quhet vector. Ndryshimi kryesor midis tij dhe vizatimeve te tjera te zakonshme eshte menyra e vizatimit dhe ruajtja e vizatimit nga ana e kompjuterit.
Vizatimi i ketij vektori i perngjan paksa nje loje me spango; cdo vize ose kurbe formohet duke e "terhequr" vizen nga pikat kyce, dhe jo thjesht duke e vizatuar ashtu sic behet me lapes. Kjo eshte arsyeja perse kurbat duken kaq "perfekte", ketu nuk ekziston dridhja e dores, etj.
Ngaqe vizatimi perbehet nga viza e kurba te ndryshme, kompjuteri e ruan vizatimin si nje formule algoritmi. Pikerisht prandaj figura mund te zmadhohet pafundesisht dhe perseri cdo vize te mbetet perfekte.
Njecike si abstrakte, une keto gjera s'kam shume qe i kam marre vesh per vete...Nejse, ketu keni vektorin tim te pare


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 14 Nëntor 2004 - 20:47:

Hmmmm.

Pune fantastike si amatore qe je. Nuk e di por me pelqen stili yt Wydra, me shkakton emocion . Sa per vektoret, ke bere nej shpjegim te permbledhur dhe shume kuptimplot. Ndoshta ne te ardhme duhet te piqemi ne te dy dhe te bashkojme kokat (e medha), hahahhaa....


Postuar nga princi-kalter datë 15 Nëntor 2004 - 03:03:

Ckemi wydra

hi wydra ckemi mir. Sa per kete foton e dyte jam me dakord se me ata te parat te lumte. Kurse prap me sfondin je konfuze. Mundoju te gjesh ditqka tjeter nje ngjyre tjeter. E bardha eshte nje ngjyre(nqs mund ta quajme ngjyre) e kollajt per tu vendosur dhe e tjesh. Kuptoje te shikosh vetem bardh. Kjo eshte vrejtja e vetme qe kam per kete punimin e dyte. Nese mundesh kisha pas qef te me tregosh ndonje punim tendim qe ke bere me dore nqs ke, do mundohem te te tregoj edhe une punime te miat. Hajt pashim tash po te shkruaj prap.


Postuar nga princi-kalter datë 15 Nëntor 2004 - 03:13:

Pa titull

Edhe diqka tjeter me kete mini foton qe ke vene per veten me ke hyre ne temen time, ne profesionin tim. Nuk po tham se jam fotograf po shoh nje grafike te theksuar, sepse aplikacionin ne shkolle e bej grafike. Dhe endrra ime eshte grafik dizain. Hajt pashim.


Postuar nga wydra datë 15 Nëntor 2004 - 03:24:

Re: Pa titull

Citim:
Po citoj ato që tha princi-kalter
aplikacionin ne shkolle e bej grafike. Dhe endrra ime eshte grafik dizain



ahh, gjithashtu dhe endrra ime... po une jam kujtuar pak si vone (po mbaroj studimet per finance dhe banke)

Ne avatar kam vene nje fotografi timen, te cilen e kam "rregulluar" ne photoshop, megjithese efektet s'duken shume se eshte e vogel.
Patjeter qe mund te tregoj punimet me dore, vetem qe nuk kam shume, dhe ato te fundit s'i kam skanuar akoma.
Faleminderit per komentet, fjalet e mira dhe kritikat!


Postuar nga wydra datë 15 Nëntor 2004 - 03:36:

faleminderit per komentin lordo

tani po postoj nje vizatim me mjete "tradicionale" dmth leter e laps
si fotografi reference kam perdorur Elijah Wood (Frodo) tek Lord of the (ST)Rings:


P.S. E di, floket jane skandal...



Postuar nga wydra datë 15 Nëntor 2004 - 03:47:

kjo eshte komshia ime, ose me sakte fytyra e saj, sepse trupin ia zbukurova, se s'e ka kshu

E kam pak fiksim tematiken fantasy, prandaj shume vizatime te mia jane keshtu



Postuar nga ksenia datë 18 Nëntor 2004 - 19:27:

Talking urime

Wydra!urime lal. me pelqyen shume. Edhe une e pelqej artin, po kush nuk e pelqen te bukuren. Tani po filloj edhe une nga kerkesat: Po te te dergoj une nje foto timen a mund te sajosh ndonje gje te lezetshme se vdes une per keto gjera...Kam nje koleksion timin me gjera te tilla...Ej, mos shtrembero turite...kam pozuar per disa piktore qe jane me emer, jo vetem per piktore, por edhe per aparate...he si thua???po ashtu ma nis adresen ne privat...
Prsh


  Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.