Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- pse te frikesohesh nga vdekja? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7539)


Postuar nga amor alucius datë 12 Prill 2005 - 01:38:

Nuk me frikeson vdekja,me frikesojne pasojat e saja,me frikeson hiçi .

Me frikeson menyra se si do vdisja.Sa me shume bie ne kontakt me vdekjen,aq me teper me frikeson menyra ne te cilen mund ti vije fundi nje njeriu.
Me frikeson idea qe nje dite mund te kisha aksident dhe te vdisja pa arritur ate qe kam dashur perhere ne jete; pa formuar nje familje timen,pa shijuar eksperiencen e te qenit prind,pa punuar ne ate qe kam enderruar perhere...
Me frikeson trishtimi qe do ju lija pas njerezve qe kam afer.


Postuar nga NS-6 datë 12 Prill 2005 - 04:00:

nese eshte per kete njeriu asnjeher nuk arrin te gjitha gjerat qe do te beje...gjithmone mbetet dicka!!!per dicka te jesh e sigurte:ne kete bote asgje nuk ndodh pa nje shkak..edhe vdekja nuk vjen pa nje shkak...


Postuar nga amor alucius datë 12 Prill 2005 - 14:23:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
edhe vdekja nuk vjen pa nje shkak...

Natyrisht qe s'ndodh pa shkak,ja te jap ca shembuj:
p.sh tani jam me 2 h gjume,nje colpo gjumit mua ne autostrade dhe ja u gjet shkaku (pagjumesia)
Ose tjeter rast:i grup te huajsh te pire ne weekend duke ecur jashte limiteve te shpejtesise te lejuara ne ate segment rrugor,nuk respektojne kalimet e semaforeve dhe behesh gati pershesh.(rast qe me ka ndodhur mua dhe po te kisha qene me pak e kujdeseshme sot s'do isha ketu duke te treguar.Me e keqja ishte qe isha me dy njerez te tjere brenda ne makine,dhe mire jeta ime,asnje problem se fundja isha une ne timon por te tjeret...)

Jane shkaqe te tilla qe te bejne ti frikesohesh vdekjes,pasi ne te vertete jane shkaqe te rendomta.Dhe nese pikerisht njeriu kalon ne materie hiçi per shkaqe kaq banale atehere kupton sesa pak duhet qe te nderpritet ky fill jete.


Postuar nga radeshi datë 12 Prill 2005 - 15:39:

Shkaqet? Te panumerta!

Nuk duhet te mendosh per shkaqet qe te sjellin vdekjen, ato jane te panumerta, mendo arsyen perse jeton,motivohu per gjithcka qe ben.
Kur i jep kuptim jetes nuk te shkon mendja te vdekja, edhe pse ajo eshte prane teje si pjese e pandare e jetes.


Postuar nga NS-6 datë 12 Prill 2005 - 21:02:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Natyrisht qe s'ndodh pa shkak,ja te jap ca shembuj:
p.sh tani jam me 2 h gjume,nje colpo gjumit mua ne autostrade dhe ja u gjet shkaku (pagjumesia)
Ose tjeter rast:i grup te huajsh te pire ne weekend duke ecur jashte limiteve te shpejtesise te lejuara ne ate segment rrugor,nuk respektojne kalimet e semaforeve dhe behesh gati pershesh.(rast qe me ka ndodhur mua dhe po te kisha qene me pak e kujdeseshme sot s'do isha ketu duke te treguar.Me e keqja ishte qe isha me dy njerez te tjere brenda ne makine,dhe mire jeta ime,asnje problem se fundja isha une ne timon por te tjeret...)

Jane shkaqe te tilla qe te bejne ti frikesohesh vdekjes,pasi ne te vertete jane shkaqe te rendomta.Dhe nese pikerisht njeriu kalon ne materie hiçi per shkaqe kaq banale atehere kupton sesa pak duhet qe te nderpritet ky fill jete.



ne te dy rastet qe permende me siper ka dicka te perbashket pervec vdekjes:ndodhin me aksident te dy.
ka edhe me thjesht...duke ecur ne rruge,rreshqet ne nje levore...hmmm...lekure bananeje dhe bie mrapsh me tru te vogel...neiher edhe vdes ...materie hici?nese i futemi kesaj pikeje duhet me e trasferu temen diku tjeter...


Postuar nga amor alucius datë 12 Prill 2005 - 22:43:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6

ka edhe me thjesht...duke ecur ne rruge,rreshqet ne nje levore...hmmm...lekure bananeje dhe bie mrapsh me tru te vogel...neiher edhe vdes ...


E po ajo e bananes s'me ka ndodhur deri tani,po flas per ate qe me ka ndodhur :p

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
materie hici?nese i futemi kesaj pikeje duhet me e trasferu temen diku tjeter...

Ti e di se si e mendoj ne ate prizem ndaj s'besoj qe do ja vlente :p

P.S. Sot jemi marre me nje split-brain patient,brrr,scary ajo qe pame


Postuar nga NS-6 datë 12 Prill 2005 - 22:55:

...frike nuk paske me sa shoh...


Postuar nga radeshi datë 13 Prill 2005 - 02:31:

Jo nuk kam frike!

Nga eksperienca qe kam kaluar mbas nje semundje te rende, nuk kam frike.Vdekjen e mendoj si nje gjum pa zgjim vetem nuk dua te kem vuajtje fizike dhe nuk dua te shoh te tjeret te vuajne per mua.
Tani e gjej bukurine e jete ne gjerat me te thjeshta dhe nuk dua me te mendoj per vdekjen.
Per mua ky argument eshte i mbyllur.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 13 Prill 2005 - 23:04:

Une personalisht jam ne nje mendje pak a shume me ju, edhe per shkaqet e vdekjes por edhe per pasojat tek ata qe na rrethojne. Problemi eshte tek menyra se si e shikojme ne vdekjen pasi ne me shume i shqetesohemi menyres se si do vdesim nderkohe qe ne shumicen e rasteve eshte dicka qe zgjat vetem pakez sekonda, aq sa edhe ne nuk e kuptojme se c'fare na ndodhi. Se po ta marrim konkretisht, nese ju beni karambol nderkohe qe jeni me motorr dhe per shkak te kokores koka nuk ju demtohet por ju shkeputet nga trupi, a do ti ndieni pjeset e tjera te trupit te cialt do shtypen nga nje maune tjeter e cila eshte duke ardhur me shpejtesi ne drejtim te kundert?
Nejse, nuk dua te ndalem ketu, ajo qe dua te nenvizoj eshte fakti i vertete per te cilin duhet te shqetesohemi: C'fare arritem te benim ne jete para se te vdisnim? Do te ngelemi ne mendjet e te tjereve apo thjesht ne te prinderve dhe familjes tone te cilet cilido qe te kemi qene, do te na duan dhe do vajtojne per ne....


Postuar nga lubi datë 12 Maj 2005 - 22:11:

vdekja ankthi frika tronditja

mendoj se ajo qe me tmerron gjithmone nga vete termi vdekje filon qe nga vete fjala te cilen sapo e permend te tejmbush ty vete qe e the e te tjeret perreth teje qe sapo e degjuan me emocione teresisht negative

vetm fakti qe ne gjendemi te ardhur ne kete bote pikerisht nga nje e kaluar e erret inekzistente nga e cila nuk mbajme mend asgje ---trishtohemi qe po ky fat i filleses do te sherbeje ne menyre te pa dyshimte edhe si e armja jone e pergjithmonshme

ideja qe ne cdo cast e hap qe bejme shoqerohemi nga pasigurira dhe e vetmja gje e sigurte ndaj te ciles kemi nje njohje thelesish apsolute eshte qenia e vdekjes tende e cila diu e ngeshme po te pret vetem ty..


  Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.