Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Te votojme per nje parti sepse... dhe te mos votojme sepse... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8286)
Hmmm
Fajtor
Besoj nja 2-3 korrigjime te vogla apo keshilla do mi lejosh, apo jo
Ke thene qe nje nga arsyet se pse PD te mos votohet eshte:
Citim:
Ka bere disa premtime mbi reduktimin e shpenzimeve te administrates qe jane konsideruar nga FMN si te rrezikshme per ekonomine.
Citim:
Personazh negativ eshte dhe kryetari i bashkise se Durresit, Nard Koka, sepse mendoj se ka bere pislleqe dhe ben akoma.
Admirali nuk jam kondra atyre qe the, por me kane dale nga mendja. Nard Koken e ngaterroj gjithmone me te vellain sepse ka qene protagonist ne disa histori qe kam degjuar.
Jemi qe jemi le te krijojne dhe te tjeret nje liste.. Le te rrjeshtoje secili pikat pro dhe kunder. Une publikova vetem mendimet qe me kaluan ate cast i vetedijshem se mund te kem harruar gjera.
Re: Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Fajtor
Nuk mendon se kur ul shpenzimet e nje administrate kjo eshte shenje pozitive, pasi nuk rendon buxhetin e shtetit? Apo eshte nje gabim shkrimi?
Nga te gjithe figurat politike kryesore ne Shqiperi, i vetmi qe deri me sot nuk eshte akuzuar per korrupsion, per perfitime personale eshte kryetari i PDSh, prof. dr. Sali Berisha. Aktualisht e kam pas lexuar dhe vazhdoj ta lexoj shtypin e sotem, jo ate politik (mgjs teorikisht i ka ngel emri, se praktikisht e dime qe shtypi sot ecen sipas interesit), dhe nuk me ka rastisur te degjoj sikur nje fjale te vetme nga te tjeret qe ta akuzojne kryetarin e PDSh per perfitime personale financiare, per demokrate te tjere po. Nuk mendon se dhe kjo eshte nje shenje pozitive karshi PD-se, duke qene se kryetarin deri me sot e ka "qelibar" nga ana e korrupsionit?
Admirali
Re: Re: Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha juve
Ndoshta vertete per Salen nuk ka dale gje ne shtyp e ne lumin e thashethemeve, po kjo nuk perjashton cunin e tij, (per te cilin ka patur llafe) bashkepunetoret e tij. Ish ministrat e tij, ish staffi i tij. Mentaliteti i tangentit lulezoi ne kohen e tij, u fut ne mentalitetin e popullit tone qe nuk po e heqim dot as sot e kesaj dite.
E cme duhet ajo pastertia e Sales? Ai eshte nje njeri. Me siguron se Cuni i tij, bashkepunetoret, ministrat, keshilltaret do te jene po aq te paster kete here? Veshtire sepse eshte po ai Jemin Gjana, po ai Gramoz Pashko, po ai SHABAN MEMIA e te tjere.
Ceshtjet - Partite
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme politike të 3 korrikut zyrtarisht filloi më 3 qershor.
Partia Socialiste në pushtet me sloganin e saj kryesor "Mbro të ardhmen!" kërkon të fitojë edhe një mandat të ri qeverisës.
Partia Demokratike në opozitë me sloganin e saj "Koha për ndryshim!" synon rikthimin në pushtet.
Në këto zgjedhje pritet të marrin pjesë 24 subjekte zgjedhore. Prej tyre, deputetë në legjislaturën e kaluar kanë patur përveç dy forcave kryesore politike, PS-së dhe PD-së, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Partia Demokrate e Re, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZhK), Partia Social Demokrate, Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare e Shqipërisë, Partia Aleanca Demokratike, Partia Republikane Shqiptare, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Partia Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.
Edukimi
PS zotohet për kopshte dhe çerdhe për dy herë më shumë fëmijë; shkolla të mesme profesionale për dy herë më shumë nxenësë; universitete me dyer të hapura për çdo të ri; dyfishim të pagave të mësuesve; libra falas për arsimin 9 vjeçar;
PD zotohet për arsim parashkollor për jo më pak se 80 përqind të fëmijëve 5-6 vjeç; tolerancë zero ndaj analfabetizmit dhe libra falas; rritje me 100 përqind të nxënësve në shkollat e mesme; më 2009, 50 përqind e nxënësve të shkojnë në Universitet; autonomi e plote financiare dhe administrative në universitete deri në departamente.
LSI synon të bëjë sipas programit te saj, që arsimi shqiptar të dalë nga mediokriteti dhe korrupsioni, paaftësia dhe injoranca; t'i jepet fund analfabetizmit; shkollës t'i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur; të rinjtë të kthejnë sytë nga shkolla kombëtare.
LZHK premton një reformë të thellë dhe të gjërë; detyrim me ligj që çdo fëmijë të shkojë në shkollë; subvencione për familjet e varfëra për arsimimin e fëmijëve; universitet i hapur për të gjithë; paga të larta për mësuesit dhe pedagogët.
Lufta kundër korrupsionit
PS në pushtet me programin e saj zotohet të realizojë 'çmontim të korrupsionit në administratën publike'; monitorim konstant dhe transparent me publikun të të ardhurave e pasurive të çdo zyrtari; drejtësi tërësisht të reformuar dhe tolerancë zero ndaj korrupsionit; ekzekutim 100 përqind të vendimeve gjyqësore; garanci ligjore për biznesin dhe konkurrencën e lirë.
PD angazhohet për krijim të task-force antikorrupsion; tolerancë zero për këdo që shkel ligjin; ndëshkim të konfliktit të interesave të zyrtarëve publik; transparencë me ligj të fondeve të partive; zgjerim të bashkëpunimit me shoqërinë civile në luftën kundër korrupsionit.
LSI në programin e saj zotohet se do të garantojë shkatërrimin e të gjitha monopoleve të pushtetarëve aktualë përmes ligjit; të ndërtojë një shtet ku zotëron ligji e drejtësia, ku luftohet korrupsioni.
LZhK në programin e saj zotohet të thellojë luftën kundër korrupsionit në çdo formë në administratën qendrore dhe lokale duke dënuar rëndë për çdo lloj dhurate në shkëmbim nderesh apo favoresh të paligjshme; vlerësim nga organet e drejtësisë për çdo denoncim personal apo të masmedias.
Mirëqenie dhe punësim
PS premton 100 mije vende të reja pune; 4000 dollarë të ardhura për frymë; 6-7 përqind rritje ekonomike çdo vit; përgjysmim të varfërisë dhe 14 mijë familje t'i largojë përfundimisht nga varfëria; një e treta e buxhetit për mbrojtje sociale.
PD premton rritje të mirëqenies së qytetarëve shqiptarë dhe zhdukjen e mjerimit; uljen e papunësisë në nivelin mesatar të vendeve të zhvilluara;privatizim të plotë dhe të shpejtë të ndërmarrjeve të mëdha duke përdorur edhe letrat me vlerë; zgjidhje përfundimtare të problemeve të pronësisë mbi tokën; krijim i zonave të lira dhe parqeve industriale.
LSI premton se do t'i japë fund varfërisë e mjerimit, se do t'i hapë rrugë zhvillimit ekonomik të vendit dhe se punësimi është prioriteti absolut i platformës së tyre qeverisëse.
LZHK premton se qëllimi kryesor i politikës ekonomike të saj është që çdo individ të jetojë sa më mirë e të përmirësojë vazhdimisht gjendjen e tij materiale, se do të rrisë me 8 përqind çdo vit të ardhurat për frymë dhe se do të çojë në nivelin e pagave të sektorit privat pagat e administratës publike.
Integrimi europian
PS thotë se do t'i prijnë shqiptarëve drejt një të ardhme europiane dhe se bashkëpunimi dhe integrimi rajonal janë prelud i procesit të integrimit të Shqipërisë e të shqiptarëve në Evropën e Bashkuar dhe NATO.
PD thotë se integrimi europian, së bashku me procesin e liberalizimit dhe të hapjes së ekonomisë, me anëtarësimin në strukturat euro-atlantike dhe të tjera struktura të përshtatshme ndërkombëtare përbëjnë thelbin e filozofisë qeverisëse të PD për ta bërë Shqipërinë pjesë e lëvizjes globalizuese në botë.
LSI e ka qëllim kryesor të saj integrimin e Shqipërisë në BE.
LZHK premton të rivendosë vlerën e pasaportës shqiptare të para vitit 1939.
Ja perse duhet votuar per Fatos Nanon...
Dikush me te drejte akuzon Berishen per "koke me vete" ne PD , si udheheqesin unik dhe te pazevendesueshem... etj etj etj.
Eshte krejtesisht normale qe nje fushate te tille te eger per pushtet edhe nqs je me i kulluari dikush do ta gjeje, sajoje diçka.
Por dikushi tjeter ka deshire te flase dhe gjeje e sajoje diçka per ate dikushin tjeter Nanon, nese ia lejone mundesite...
Sepse nuk eshte aspak risi dhe bum lajmet dhe zerat per uzurpimin gati total te te famshmit televizion publik shqiptar TVSH se nga
PS ne pushte
Ajo me nxiti te perzihem ne kete lemsh politike , nuk eshte uzurpimi i mediave nga PS , sepse fundja kemi forumet... per te grire sallat nese ka, sigurisht, eshte fakti i trimerive publike te kryemistrit tone te shquar Fatos Nanos.
Kur nuk ia del me fjal, me media me censura, me pushtet... etj etj gjeja e vetme qe mund te besh per te mbajtur grahmen e fundit eshte te ofenduarit e verber, kercenimi, shterngimi i dhembeve...
dhe pikerisht kjo ka ndoshur dje ne qytetin e Sarandes.
Mos e kruaj me mua- kane qene fjalet "pershendetese" me te cilat Fatos Nano dhunshem i ka shprehur kandidatit te PD,Besnik Aliaj per Saranden.
Ngjarja ka ndodhur dje, kur Nano eshte perballur me Aliajn ne nje lokalet ne qender te qytetetit te Sarandes, ku e ka kercenuar me fjale te ulta.
Ndersa Aliaj ishte ne rrethin e tij familjar, Nano, i cili ka mberritur ne te njejtin lokal , ka derguar dy trup rojat e tij, per te interpeluar Aliajn.
Ata e kane urdheruar te paraqitet prane kryeministrit te Shqiperise, ndersa Aliaj eshte pergjigjur se nje takim te tille do ta zhvillonte me te, pas perfundimit te gares elektorale.
Por kur Aliaj ka dale nga lokali, truprojat e Nanos e kan drejtur ate me force nga Cubi une kryemister , ku Nano e ka kercenuar, "mos e kruaj me mua"
Kjo eshte nje nder arsyet e shumeta per te cilat duhet te votojme per Nanon.
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 20 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.