Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Çfarë është njeriu filozof? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8439)


Postuar nga Baardy datë 10 Mars 2007 - 18:33:

Përshëndetje....

Kam kënaqësi kur konstatoj kohë pas kohe se edhe ne, shqiptarët, kemi një sensibiliteti filozofik.

Njeriu filozof ka një dimension të pastërt intelektual "teorikë" ose "spekulativ", ashtu siç thuajmë disa herë, një kërkim i të së vërtetës për të vërtetën; një objektiv fundamental për të kuptuar atë Që Është !


Postuar nga kurajo e zogjve datë 22 Prill 2007 - 18:05:

A eshte e mundur te perkufizohet nje menndim me fraza? Filozofia tek njeriu eshte menyra e te jetuarit te vete atije, pershtatjen me kohen dhe hapesiren ku ai ndodhet. Ky eshte njeriu filozof, ti japi kuptimin jetes dhe te mundohet ta jetoje ate...


Postuar nga volter datë 26 Prill 2007 - 18:37:

njeriu filozof

1. Drejt forcës dhe vullnetit për jetë është filozofi, dhe bashkë me kontrastin e mendimeve sqaron dhe hulumton lëndët dhe lëvizjet e botës.
2. filozofi duhet të jetë i nënshtruar vetvetes dhe mendjes së urtë, ky duhet të jetë njeri i dyshimit, dhe nëpërmjet nocionit të dyshimit patjetër të arrijë të nxjerrë në dritë konceptin e rezultatit drejt të vërtetës.
3. ai duhet të jetë i drejtë dhe ta shërbejë vetveten me ligjet më të rrepta të drejtësisë.
4. duhet të ishte një mendje e madhe që nxjerr rezultat nga eksperianca e saktë, pastaj gjykatës brenda mendimit të vet, si dhe një shthurje drejt traktatit për intelekt. Një mendim që sillet nga ligjet e botës, së pari, filozofi duhet të dyshoje dhe të gjykoje parimet e këtij ligji në bazë të drejtësisë.
5. duhet të ketë një karakter të rreptë në rregullat e tij, dhe duhet të merret me racionalizmin e mendimeve të errëta, duke sjellur modelin e mundshëm për një sukses të mundur. Ai është një kontrast i fortë i mendjes dhe shpirtit. Ky kontrast lind nga hyjnia e Zotit dhe paraqitet tek regjia e shpirtit dhe mendjes së tij.
6. ai ka një mendje të madhe dhe një shpirt të madh.
7. ai duhet të jetë i ndryshueshëm vetëm në modelin kur kërkohet të përshtatet njeriu dhe mendimi.
8. filozofi është një ligjvënës relativ i mendimeve dhe urdhërave te njerëzimi.
9. ndryshe nga Zoti, filozofi është ligjvënës relativ i njerëzimit, ndërsa Zoti është ligjvënës absolut i botës dhe i njerëzimit të të gjithë kohrave.
10. ai duhet të priret dhe të kërkojë vetëm ndjenja që janë të pajisura me vlerë.
11. modestia e filozofit është komunikimi dhe të mos hyjnizoje të panjohurën kurrë dhe në këtë botë të mos çuditet nga asgjë.


Postuar nga Pashai_1987 datë 31 Maj 2007 - 01:08:

per mua te gjithe jane filozof :secili ka filozofine e tij ne jete, dhe secili ka mendimet e tij!

po sjell nje perkufizim per filozofet (e mirefillte):njeri qe praktikon dijen(njohurine) me karakter qe i merr gjerat ne anen pozitive ,por qe me sinqeritet pranon dhe te keqijat e tij.

urime per temen


Postuar nga kotka datë 25 Shtator 2007 - 22:09:

Njeriu filozof per mua eshte ai, qe eshte i ngaterruar vete, por nuk ngaterron te tjeret.

--------------------------------------------------------------------------

Plloshtani per mua eshte nje filozof, dhe rruga qe une bej per te arritur tek Ai, nuk eshte me dredha dhe me kthesa, por eshte e drejte, e ndershme dhe e moralshme. Kjo me ben qe te mos pyes kerkend, se kur dhe ku do te perfundoj rrugen time, se e di, qe ne fund te kesaj rruge eshte nje drite fanari, qe mua me ndricon kete rruge.. nuk me ben kurthe...

Nuk e kuptoj, pse disa ketu ne forum, e kane luftuar me xhelozi, kundershtuar me ligesi apo tallur me urrejtje, pa kuptuar, qe te gjitha keto kane qene ne rrugen e riversit, ndaj vetes se tyre.

 


Postuar nga kotka datë 26 Shtator 2007 - 17:24:

Filozofi nuk mendon kurre se eshte njeri i Madh.

Ai e konsideron veten gjithmone te vogel dhe ne kerkim, sepse ka aftesine e mbinatyrshme te njohe veten e tij, kjo e ben ate Mbinjeri....


Postuar nga RAIMONDI datë 28 Tetor 2007 - 04:36:

----Njeriu filosof -----------Eshte nje vegel Kandari----------kushe gjen si e ka emrin ajo vegel???


Postuar nga Jarigas datë 28 Tetor 2007 - 13:29:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Njeriu filozof per mua eshte ai, qe eshte i ngaterruar vete, por nuk ngaterron te tjeret.

--------------------------------------------------------------------------

Plloshtani per mua eshte nje filozof...........
Nuk e kuptoj, pse disa ketu ne forum, e kane luftuar me xhelozi, kundershtuar me ligesi apo tallur me urrejtje, pa kuptuar, qe te gjitha keto kane qene ne rrugen e riversit, ndaj vetes se tyre.

 



Fakti se te pelqen Plloshtani, jo medoemos e ngre ate ne rangun e filozofit....Ne pergjithesi nje filozof nuk ka dallim nga nje shkencetar i lendeve natyrore.Filozofi duke qene i "dashuruar pas dijes"(etimollogjia e kesaj fjale), arrin te kuptoje thelbin e dukurive natyrore apo shoqerore me perpara dhe me qarte se sa te tjeret.Detyra e tij pastaj eshte shpjegimi sa me i qarte dhe thjeshtuar, ne nje gjuhe te kuptueshme per ta.(nese i kupton vetem per veten e tij, a hyn ne pune?).

Tani pyetja qe lind vetiu eshte kjo:Ti a ke pare tek Plloshtani nje gje te tille?  (perkufizimi apo citimi i te tjereve nuk te ben filozof , apo jo?)......

Theksoj se nuk kam asgje kunder Plloshtanit, te cilin e pershendes per ngulmesen me te cilen shkruan ne kete teme... 


Postuar nga arbri2008 datë 31 Tetor 2007 - 02:45:

shume bukur e tha raimondi. eshte nje VEGEL KANDARI................o PLLOSHTAN MESA SHOH JE SHUME I FIKSUAR PAS GJENIUT FILOZOF APO FILOZOFIT GJENI APO GJENIUT NJERI.


Postuar nga 10.000 datë 31 Tetor 2007 - 02:57:

njeriu filozof eshte ai qe e sheh realitetin 4D, e shpjegon 3D dhe merr nje feedback 1/2 D dhe ceshte me e keqja nuk ka per te ngrene por ushqehet 1/4D...  


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.