Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8617)


Postuar nga X-File datë 02 Shtator 2005 - 12:17:

Në shenjë proteste ndaj pjesmarrjes së shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë serbo-malazeze, Dragan Paskash, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Prishtinë nuk kanë marrë pjesë asnjë nga përfaqësuesit e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa është komfirmuar se në shenjë proteste nuk kanë marrë pjesë në ceremoni ministrat e Qeverisë së Kosovës si dhe përfaqësuesit kryesor të partive kosovare.
//rtklive//


shtese :

ne kete ceremoni kan marr pjese kryeparlamentari Nexhat Daci se bashku me zevendes kryeministrin Adem Saliahj.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 07 Shtator 2005 - 22:22:

Post

-Presidenti-Rugova eshte me kancer ne mushkeri,
ka deklaruar vete personalisht para dy ditesh ne shtypin TV,
ne rtv-21.

Por ka shtuar, qe eshte kancer i sherueshem!


Sherim te shpejte Presidentit te Kosoves!


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 07 Shtator 2005 - 22:28:

Tentim atentati ndaj presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova

Muaj me pare, rreth orës 8:25 ne mengjes, në Prishtinë ka pasur një tentim atentati ndaj Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova dhe shoqëruesit e tij kanë shpëtuar pa lëndime, por njoftohet se janë plagosur dy kalimtarë të rastit.
Një mjet shpërthyes që ishte vendosur në një kontejner të mbeturinave, në rrugën "Agim Ramadani", para Shtëpisë së Sporteve, ka shpërthyer, me gjasë me teledirigjues, në momentin kur po kalonte eskorta e Presidentit Rugova dhe makinat që e shoqëronin. Shpërthimi ka dëmtuar veturën në të cilën ndodhej Presidenti. Presidenti Rugova ndodhej ne makine ne momentin e shperthimit, por personi i plagosur nuk ishte presidenti, por nje anetar i grupit te tij te shoqerimit", i saktesoi AFP-se nje roje sigurie presidenciale. Nje mjet shperthyes ishte vendosur ne nje kazan pleherash ne nje rruge ne qender te qytetit dhe shpertheu gjate kalimit te autokolones presidenciale, i shpjegoi AFP-se nje zedhenes i policise lokale.
Presidenti Rugova në atë moment po shkonte për t'u takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana.
Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja menjeherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë hetimet dhe kanë bllokuar rrugët përreth ku ka ndodhur shpërthimi.
________________________________________________

Presidenti Rugova denoi sulmin ndaj tij

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e dënoi ashpër tentim atentatin ndaj tij. "Shpetova edhe nje here - mësohet të jetë shprehur Rugova.
"Si President i Kosovës, e gjykoj këtë rast dhe kërkoj që ata njerëz që kanë për qëllim të bëjnë vepra të tilla të pengohen. Ata duhet ta marrin dënimin e merituar, sepse nuk mund t'i lejojmë që të vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës", theksoi Presidenti Rugova.
Presidenti Rugova kërkoi që të merren masa për shtimin e kontrollit të kufijve dhe të aeroportit. Ai tha se policia e Kosovës duhet të specializohet dhe duhet të jetë e pranishme aty ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, sidmos këto ditë kur qytetarët kanë treguar një pjekuri dhe një maturi shumë të madhe. Po ashtu Presidenti Rugova tha se ende ka elementë që dëshirojnë destabilizimin e Kosovës.
"Për fat të keq, ende ka elementë, ende ka njerëz që dëshirojnë ta destabilizojnë Kosovën", tha ai, duke shtuar se situata e sigurisë në Kosovës është përgjithësisht e mirë.
"Kosovarët janë të aftë të mbrojnë stabilitetin në vend, stabilitetin në këtë pjesë të Evropës dhe të botës", theksoi Presidenti Rugova pas takimit me Havier Solanën.

PS: ky atentat ka ndodhur para disa muajsh nuk eshte lajm aktual.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 07 Shtator 2005 - 22:30:

Presidenti Rugova denon sulmin ndaj tij

ja dhe nje foto...e vendit te atentetit!


Postuar nga X-File datë 08 Shtator 2005 - 18:54:

Kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi, ka pranuar se ka marre 20.000 euro bakshish nga miqte e tij per te paguar nje aeroplan privat per t'u kthyer nga Turqia ne Kosove. Sic ben te ditur agjensia e lajmeve Kosovapress Kosumi me marrjen e bakshishit ka thyer Ligjin numer 2004/34 kunder korrupsionit. Sipas nenit 33 te ketij ligji, personi zyrtar nuk ka te drejte te marre bakshish ne lidhje me ushtrimin e detyres se tij me shume se 50 euro ose vlera totale e tyre te mos kaloje me shume se 100 euro ne vit nga i njejti person. Sipas nenit 36 te ketij ligji thuhet se Agjencia Antikorrupsion percakton se ne nje rast specifik personi zyrtar ka shkelur dispozitat e neneve 34 dhe 35 te ketij ligji, ajo informon organin ku zyrtari ushtron detyren. Nderkohe, opozita kosovare konsideron se marrja e dhuratave nga kryeministri Kosumi eshte korrupsion dhe se ai se bashku me gjithe kabinetin e tij duhet te jape doreheqje, shkruajne mediat kosovare. db/db(Kosovapress/BalkanWeb)


Postuar nga X-File datë 21 Shtator 2005 - 15:46:

kryeministri i Kosoves javen e ardheshme "rrefehet" para parlamentit per skandalet e perfolur.

te merkuren Kryeministri i kosoves eshte ftuar ne Interpelance pas akuzave te shtruara ndaj tij nga partia me e madhe Opozitare PDK.
ne kete Interpelance Kryeministri Kosumi do te dikutoj ne lidhje me shumen e parave te shpenzuara per pagesen e aeroplanit privat qe ka paguar per te u kthyer nga Turqia ne Kosove, ku po qendronte per Pushime.
Sipas Mediave shuma e e paguar per aeroplanin privat eshte nga 20 mije ne 30 mije euro, shum per te cilen Krymeinistri ka theksuar se eshte paguar nga "disa miq afarist".

Gjithashtu perfolet edhe per nje skandal Seksual te Kryeministrit, i cili eshte perfolur mjaft shum dhe njeherit nuk eshte demantuar nga Vet Kryeministri.

dale te shofim se cfar do te ndodh.


Postuar nga X-File datë 02 Tetor 2005 - 17:36:

Një organizatë që veten e quan Garda e Vullnetarëve Serbë “Tigrat”, përmes postës elektronike ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj kolonelit të SHPK-së, Dejan Jankoviq, në Kaçanikun e vjetër. Në këtë deklaratë, kjo organizatë e quan Jankoviqin “tradhtar të popullit serb”.

Nuk ka konfirmime zyrtare për ekzistimin e kësaj organizate, e cila e quan veten pasardhëse e “Tigrave” të Arkanit.
Ndërkohë agjencia Kosovalive njofton se pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës të enjten në ora 21:40, në rrugën Doganaj-Shtërpce, kanë arrestuar dy pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të cilët kishin qenë të armatosur.


Postuar nga X-File datë 02 Tetor 2005 - 17:46:

Gjyqtari hetues i Gjyqit të Qarkut në Prishtinë u ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh dy pjesëtarëve të xhandarmërisë së Serbisë, Miki Millosavleviq dhe Sasha Mihajlloviq.
Paraburgim u është caktuar për dyshime për vepra penale të armëmbajtjes pa leje, të falsifikimit të dokumenteve, të sulmit në personin zyrtar dhe për paraqitje të dokumenteve të rrejshme, ka thënë një avokat i pjesëtarëve të xhandarmërisë.


Postuar nga X-File datë 12 Tetor 2005 - 15:56:

marr nga rtklive.com

Rezoluta për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për pavarësi nuk hyn në rend të ditës për seancën e Kuvendit Kosovë

Kryesia e Kuvendit nuk u pajtua që rezoluta për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për pavarësi të vihet në rend dite të seancës së ardhshme plenare. Kjo për shkak se dy komisionet e ngarkuara për këtë harmonizimin e tekstit, kanë dhënë disa rekomandime dhe tani paraqiten dy versione, e jo një version unik. Para mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kryetarin e Kuvendit e kanë vizituar shefi i UNMIK-ut Petersen dhe dhe shefi i misionit të OSBE-së Wnendt...


Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk mori sot vendim për vënien në rend dite të Kuvendit të rezolutës për rikonfirmimin e vullnetit të popullit për pavarësi. Anëtarët e Kryesisë nga pozita dhe opozita shprehën qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Ramë Buja, anëtar i kryesisë, nga radhët e PDK-së, tha se kryesia e ka prolonguar këtë çështje për kohë të pacaktuar për shkak të procedurave krejt formale, gjë që, sipas tij, nuk ka logjikë. “Kjo rezolutë, nëse nuk do të kishte asnjë efekt tjetër, para ndërkombëtarëve do të tregonte se jemi unikë si subjekte politike për çështjet kryesore për mëvetësinë e Kosovës. Megjithatë, kjo nuk ndodhi, andaj kjo shtyhet edhe për s’e di sa kohë”, tha Buja. Ai tha se vetëm për arsye procedurale kjo çështje shtyhet për afat të pacaktuar, ndërkaq pohoi se komisionet e ngarkuara me këtë çështje kanë kryer punën dhe kanë harmonizuar qëndrimet e tyre. Ky konstatim i Bujës bie ndesh me atë të anëtarit të kryesisë nga radhë e AAK-së, Naim Malokut, i cili tha se komisionet parlamentare në të vërtet nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet. Megjithatë në mes të anëtarëve të kryesisë nuk ka pasur kundërshti, thotë Maloku.”Mendoj se kjo gjë shumë shpejt do të vjen në kryesi dhe seanca e radhës do të jetë me këtë temë, kur nuk do të ketë pikë tjetër të rendit të ditës. Dy komisionet sërish do të diskutojnë dhe do të merren me harmonizimin e tekstit dhe formulimin e saktë të tij, sepse nuk është çështje që në mes pikave duhet të ketë ndonjë kundërshti”, tha Maloku i AAK-së.
Dy komisionet që janë ngarkuar për të shqyrtuar këtë çështje, komisioni Parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike dhe ai për gjyqësi, legjislacion dhe kornizë Kushtetuese, kanë dhënë disa rekomandime, dhe tani janë dy tekste të rezolutës, që para se të kalojë për diskutim në Kuvend duhet të harmonizohet në një dokument unik, theksoi Maloku. “Teksti i komisionit Parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike dhe ai për gjyqësi, legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, të cilët kanë dhënë disa rekomandime në tekstin e rezolutës, të cilat duhet të inkorporohen në një tekst” tha ai.


Postuar nga X-File datë 13 Tetor 2005 - 15:30:

Tribunali i Hages ka vendosur te i lejoj ish Kryeministrit haradinaj te marr pjes ne aktivitete politike dhe te marr pjese ne paraqitje publike, ne ate mase qe UNMIK-u mendon se eshte e rendesishme per zhvillimin e situates politike dhe te sigurisë në Kosovë.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.