Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 183 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- lajmet e dites (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10026)


Postuar nga durrsak datë 04 Dhjetor 2006 - 21:02:

ka naj moderator te rinj ketej se jam ca pa pun kete jave dhe them ta kaloj cike kohen ktej. Po qe me jepni listat e reja.


Postuar nga ~Enigme~ datë 04 Dhjetor 2006 - 21:06:

O ja dhe lajmi i dites!!!
We missed u edhe ah po se mos te ngrihen floket perpjete si albertoja nga keto qe lexon :p
Welcome Back!


Postuar nga Cindi datë 04 Dhjetor 2006 - 21:11:

Lajmi i fundit:

Me ne fund moderatori i perjashtuar, u be prape moderator.

Ne propozim jane moderatore te tjere :p:p:p Po te mbash boiografine te mire, mund te jesh ne kete liste te shumepritur se shpejti.....

Wellcome back durrsak.


Postuar nga kontinenti datë 04 Dhjetor 2006 - 21:22:

Durrsako...kujdes se do me ta fut kjo Cindi.


Postuar nga Enya datë 04 Dhjetor 2006 - 21:25:

Citim:
Po citoj ato që tha durrsak
ka naj moderator te rinj ketej se jam ca pa pun kete jave dhe them ta kaloj cike kohen ktej. Po qe me jepni listat e reja.

iiiiiiiiiiiiiiiiiiii kush kenka rikthyyyyyyyyyyyyyyyyy, ptuhhhhhhh syni i keq

Mirese erdhe Landush, te perqafoj foooooooooortttttttttttt


Postuar nga Enya datë 05 Dhjetor 2006 - 00:14:

Thumbs up

Urime Demokrate4ever & Lezhjani-82,dy moderatoret e rinj te ketij forumi.
Sukses ne bizness


Postuar nga durrsak datë 05 Dhjetor 2006 - 01:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
lando c'kena si te shkon durresi? me behet qefi qe te rilexoj, shpresoj qe te jesh mire. Se shpejti vij andej, je per nje kafe?


Klodel info me jep mua se kur do vish se patjeter qe ne kafe do me gjeshe, vetem me thuaj se ty te ka vdek MP. Pastaj jam bo Tirons une kshuqe me gjen me kollaj Klodel

Helge moj cupe, po si je moj xhan, si moj ste kan bere moderatore ty akoma, megjithse ne kete tem foto jote eshte ne faqe te pare keshtuqe ska cte duhet me shum.
Ndonje te re nga ty ... ????

Konte po e filloj me Cindi pra, kshuqe e din vet ti...


Postuar nga kontinenti datë 05 Dhjetor 2006 - 02:25:

Citim:
Po citoj ato që tha durrsak


Pastaj jam bo Tirons une



Konte po e filloj me Cindi pra, kshuqe e din vet ti...


Hahahahahahahaha....
S'kishte rruge tjeter o burr, Tirona e ka zemren e modhe.


Postuar nga Cindi datë 05 Dhjetor 2006 - 02:48:

Si e ke hallin Landi????


Postuar nga Admirali datë 05 Dhjetor 2006 - 11:51:

Hmmm

Paska ardh ky i thashethemeve prape.


Postuar nga durrsak datë 06 Dhjetor 2006 - 20:06:

Hmmm Intervist me Admiralin

INTERVIST ME ADMIRALIN

Mr Admiral, me duhet te vazhdoj me intervistat per moderatoret apo administratoret e ketij forumi dhe njeri prej tyre jeni edhe ju, keshtuqe me duhet te drejtoj disa pyetje gje qe do ishte ne interest e te gjitheve per te mesuar me shume per jeten tende.

Admirali: Hmmm, Po po, shume dakort, biles jeni vonuar ca si shume.
Gazetari: Admiral mos u zgjat kaq shume po bjeri shkurt
Admirali: Hmmm…
Gazetari: Si hmmm
Admirali: Po ka me shkurt se Hmmm, ose mle me fol ose mos me merr ne intervist.
Gazetari: Meqe jeni ne shkoll si ja beni per te gatuar?
Admirali: Hmmm Tashti gjella qe me pelqen me shume eshte gjella me patate (por te mos kete mish, se spara e pelqej shume mishin), por ama dhe nje pjate groshe do e haja me kenaqesi.
Gazetari: Cfar mendimi keni per anetaret e FH?
Admirali: Hmmm, ka diversitet, une nuk flas shume gjat, kur nuk me pelqejne gjerat ja fus vetem me nje Hmmm. Me futboll kam pas qef me pi nje kafe por ajo me propozoj per nje darke se kafen e pinte me te punes kurse me mua duket qe, sit e them, ti e di vete se ca bohet mas darke. Kurse ate Amoxilin e hoqa qafe, nuk u duronte mo me perr, perr e terr terr.
Gazetari: Po per Kontinentin ca mendon?
Admirali Hmmmmmmmm, do ta botosh kte apo jo, nese nuk e boton kam shume gjojna kunder atij pordhaci.
Gazetari: Po po do botohet.
Admirali: Hmmm, ne fakt Konti ka njohuri te pacmueshme, eshte arkitekt I forumit, ka gjetje klasike dhe din ke klasifikon femer lesbike. Ka njohuri nga fusha e gjeografis pa harru edhe ate te histories. Une e respektoj shume edhe ne fakt nuk ja prish se e di qe pot e hyj ne goj te tij nuk len gjo pa gerrmu edhe jam I sigurt qe origjinen do ma gjej qe e kam nga Kuksi,kshuqe me mire nuk po I hyj fare me thon naj gjo qe nuk eshte per tu thon.
Gazetari: Po per Fajtorin ca na thu.
Admirali: Ca fajtori mer burr, kte faqe e maj une gjall, most e isha une ky forum ishte kthy ne Forum Hormonal.
Gazetari: A keni te dashur? Kjo do ishte edhe me interes per ndonje lidhje serioze ne faqen e forumit.
Admirali: Hmmm, Kur rri 20 ore para kompjuterit je I dashuruar patjeter me kompjuterin.
Gazetari: )duke I fol ne vesh) Po si ja bo per….
Admirali: Me kan thene qe ne orgazem kalohet edhe duke bo shurren por megjithse e kam provu ai Lordi ja kishte fut kot se asnjhere nuk kam kalu. Megjithse kam prit me muaj.
Gazetari: Ne te gjith keto sondazhe qe jane hapur ne forum keni fituar ndonjehere.
Admirali: Hmmm, asnjhere mer nuk ma kan vu emrin, une plasa duke nxjerr fotografi ne forum edhe as ke djali me I bukur nuk me vune, por prap se prap mu nuk me ngel qefi se ka kush me vlerso.
Gazetari: Nga thashathemet thuhet se ne kuptimin figurative ti je nje cik pordhac.
Admirali: Hmmm.
gazetari: Cfar mendon per gazetaret?
Admirali: Fatkeqesisht eshte mese e vertete qe akoma ka gazetare qe jane injorante ne kulm. I tille eshte dhe rasti i Ilva Tares, gazetares se njohur te lajmeve qe imiton ne kulm Lili Gruber te Rai Uno me mimiken dhe levizjet e saj (Lili Gruber eshte gazetare e lajmeve ne Rai Uno). Kurse ti je I shkelyqer derisa se kam lexuar intervisten.
Gazetari: Kete do ta shikojm…
Admirali: Po ti je durrsak edhe une jam dursak ska pse te jemi torollak. Kshuqe me bej cik qefin qe te dukem se vdes per tu duk, kshu me thon edhe disa te tjere por ca ti bosh, e kemi ne durrsaket kte. Hajde pra ma qaj tashi ate lesh inerviste se mezi po pres...


Postuar nga Amici di Nessuno datë 06 Dhjetor 2006 - 20:41:

Ca o ky lloj gazetari mer lal. Ca jane keto pytje kaq te thjeshta. Ne dum gjona me luft klanesh, heqje qafe, komplote. Le me pergjigjet e atij tjetrit. Ca servili. Duket qe e ka shpin dy kodra pas durrsit, ene s'merr vesh nga jeta. Akoma ne kohen e paqes.

Good job, patriot.


Postuar nga kontinenti datë 06 Dhjetor 2006 - 21:38:

Hahahahahahahahahahahahahahahaha........pse edhe gazetaret e dine qe Admirali nuk qenka durrsak.

Hahahahahahahahahaha..... mir mir, po ato te tjerat qe nuk i ke botu...ato dume ne.....hahahahahahahahahaha.
Maskarai....cfar ka bo...hahahahahahahahahahahaha...


Postuar nga Lela_Dr datë 06 Dhjetor 2006 - 23:16:

hahahhaha Ore mos u tallni shume me durrsaket ju se ne Pushteti ka ne mazhorance 2 Durrsake

Durrsak shume interviste intersante, shpresoj vetem te mos kete aviona per ne Itali


Postuar nga durrsak datë 07 Dhjetor 2006 - 11:29:

Intervista qe Gazetari i mori Peles_Dr (e pa botume deri tani) .

Gazetari - Lela_dr, ju uroj shendet.
Lela - Salute me cuno.
Gazetari - Lela, ju jeni Sherbeti i forumit, perse e keni quajtur veten te tille?
Lela - Sepse forumi eshte nje tave bakllavaje, dhe pa mu, ky forum eshte i thate, me peta qe kercasin.
Gazetari- Lela_dr, a eshte e vertete qe shikoni enderra me Pegasus?
Lela - Qyqa, nuk kom pa ondrra fare, une jam Pegasusi vete. Une fluturoj me kale, rri nen uje, nga nje here nuk kom kome, por nje bisht peshku te madh...a me ke pa mu apo jo?
Gazetari - Le t'i konkretizoijme gjerat ju lutem. Po enderra a shkoni?
Lela - Jo me larg se dje, pashe nje enderr te tmerrshme, sikur isha pa sheqer dhe me hodhen siper forumit.
Gazetari - E keni fjalen siper bakllavase?
Lela - Po pra, ta thashe qe forumi eshte tava.
Gazetari - Po per Fajtorin cfar mendimi keni?
Lela - Fin adesso, pra deri tani, nuk me ka thone asnji parole te keqe lui mu. Eshte djale buono shyqyr, nuk ka shum parole, por nje dite e kom shajt keq, mu ne sy te te gjithve, pra para tutti.
Gazetari - E cfar i thate?
Lela - Questo...sono, me nje fjale keto jan pak si sekrete dhe jo per xhornalistet...kapito?
Gazetari - Po per Kontinentin cfar mendoni?
Lela - Che figlio di putana...a se harrova, Kontja...si ta them...ka mer ka kulture dreqi, por shpesh here ai ha merda. Ne fakt, qualche volta, pra nga nje here dhe nuk ka faj.
Gazetari - E keni fjalen qe nuk ka faj qe ha merda?
Lela - Jo jo, nga nje here i bien ne qafe kot duke e share mare e prape ai bastardo, me nje fjale ai kopil prap ja gjen telat dhe qellon armikun tek pikat e dobeta. U be dhe moderator.
Gazetari - Po si u be moderator kur ai iku duke shkaterruar cdo gje?
Lela - Po kopilat kan fat, ta thash un ty me pare. I do Zoti fort ata. Mama miaaa, ai prap eshte kripa e forumit...se sherbeti jam vete apo jo?
Gazetari - Po per Admiralin cfar mendoni?
Lela - Rrote fare! Nuk ka ashtu tek syte jo...nga ato qe ka kali karroces.
Gazetari- Si e kryen ai punen ne forum?
Lela - Me marshe.
Gazetari - Si me marshe?
Lela - Di me i dhone makines ti?
Gazetari - Di.
Lela - Me marshe pra, ashtu punon ai. Atij jepi te haje, vishe-mathe rruje - qethe dhe jepi nji llap-top ne dore dhe qe ne 4 te mjesit hy ne forum dhe vetem kaq di me bo Hmmmm... zavalli.
Gazetari - Kane dale fjale se Admirali eshte i dashuruar pas jush. A eshte e vertete?
Lela - Pse jo? E kush nuk esht i dashurume me mu me rragaco mio. Tutti me dune. Une jam nji amore e perjetshme....eterrna me demek.
Gazetari - Po mir, a ju a ka shprehur dashurine Admirali juve?
Lela - Qyqa...ku di ai me shpreh. Nje here ma shprehu me ca formula fizike, po kush bojtje pjestim dhe shumzim aty. I thash piu tardi, me nje fjale me vone te jap pergjigje.
Gazetari - Po Kontinenti a di ta shprehi dashurine?
Lela - He he...esht kopil ai, i bi anash e anash, omel e omel...por atij nuk ja var un se, nuk ka graden time.
Gazetari - Po mire, po Fajtori a ju a ka shprehur dashurine?
Lela - Po si jo? Ne fakt ai eshte tip i mbyllur. Ai e shpreh me heshjte...po mer po, ma ka shpreh, kush eshte qe nuk ma shpreh mu dashurine. Dikur edhe ti ma ke shpreh, qe gjoja nuk lejshe mizen me ra ne toke, e mban mend...qe bona si mize un, ja kshu bzzzzzzzzz.
Gazetari - Po po e mbaj mend.
Lela - Pra un e jap pergjigen sipas shrehjes qe me bejne.
Gazetari - Po mire, Fajtorit si i jeni pergjigjur?
Lela - I jam rispond, pra i jam pergjigj, sipas stilit te tij....dhe un me heshtje.
Gazetari - Dhe si ka qene pergjigja?
Lela - I kam thone...prit i here, se kemi hallet e taves.
Gazetari - Pra e keni fjalen se keni hallet e forumit?
Lela - Pse si thash un? Po pra te forumit.
Gazetari - Pu ju vete a jeni e dashururar me ndonje?
Lela - Natyrisht qe jam.
Gazetari - A mund te na e thoni se me cilin?
Lela - Me ty jo nje here se e di qe je spozato, pra je i martume.
Gazetari - Ne fakt un jom nda, kerkoj nuse.
Lela - As mos u prif kot me mu. Nje here paparacet me kishin rujte kur po haja darke me Ksenian, nje mikja ime kjo, por nuk do te zbuloni niente, me nje fjale asgjo. Sekrete e kuores pra te zemres, jane vete te miat.
gazetari - Po ne qoftese ju largoheni nga forumi, cfar mund te ndodhe.
Lela - Thahet direkt.
Gazetari - Ne rast largimi, per cilin do t'ju vije keq ne forum qe po e braktisini?
Lela - Per Fajtorin po, kjo eshte e sigurte se ai nuk rri dot pa mu.
Gazetari - Tjeter?
Lela - Po, edhe per Admiralin, sepse per Admiralin me vjen me shume keq se sa per Fajtorin.
gazetari - Pse te vjen kaq shume keq per Admiralin? Apo....mos ka ndonje gje ne kete mes?
Lela - Jo jo, por ai fillon e qan dhe bertet ne rruge...o mamiiiiiiii......o mamiiiiii.
Gazetari - Po mire, a e keni menduar zgjidhjen ne nje situate te tille?
Lela - Io, kam shume pensieri, pra menime ne kete rast. Do t'ia jap dikujt tjeter passwordin tim qe Admirali te kujtoje se jam un. Keshtu qe ai nuk ka pse te bertase neper rruge. (Ej, cuno, kte pjese mos e boto...kapito?)
Gazetari - Jo jo, se kom gome, e fshij.
Lela - Bene shyqyr.
Gazetari - Po per Konten a do t'ju vije keq.
Lela - Ma cosa dicci? Mama mia...per i bastardi...mama miaaaaa.
Gazetari- Zonjush Lela une ju falendero per intervisten qe ma dhate dhe suksese ne fushen tuaj te sherbetit.
Lela - Njiher mos fol me kunja se intervist te dhashe nuk te dhashe gjo tjeter, tjeter gracie shum dhe va a fa culo, mos me ecni mo nga mrapa, merda paparaci.


Postuar nga Lela_Dr datë 07 Dhjetor 2006 - 14:36:






















Postuar nga kontinenti datë 07 Dhjetor 2006 - 19:54:

Hahahahahahahahahahahahaha.....maskarai erdhi me na prish qetesine.
hahahahahaha..ore pis, po e di ti qe ishim rehate apo jo?
Kurse ti Lela ke qesh shum aty me lart.
Mire ai mi Lela qe eshte maskara, por tani e kam me ty.
Po ti mi Lela, kujt i ke thone kopil ti mi? Se kot nuk ka shkrujte ashtu ai.
Ai e ka nje baze.
Pse mami ime me ka pjelle ne ferra thu ti e? (Desha me thone Plaka ime.)
Kte menim paske ti Lela per mu?
Apo te pelqejne intervistat e horrave hahahahahahahahahahahaha.
Durrsaku do var per llape.
Kot e ka Footballi qe do me me var mu. KY mi ky, do var per llape.
Horri i poshter....hahahahahahahahahahahahaha.


Postuar nga Lela_Dr datë 07 Dhjetor 2006 - 20:50:

Ja pra po ta deklaroj dhe para te gjithve qe me te vertete je shume Kopil.
Per rrespektin qe kam per Plaken tende me vjen keq te therras keshtu. Por ta dish qe je

Kurse atij durrsakut do ti them nja 2 llafe ne vesh se me paska prish rreputacionin me koleget


Postuar nga Eria datë 07 Dhjetor 2006 - 21:40:

Sa jane shtuar keta gazetaret e lire e te pavarur duhet ti varim them une ????

Ps.Lela tamon si ty ngjan ajo gruja te intervista,e ke gjo ti ate !!


Postuar nga Niqua datë 07 Dhjetor 2006 - 22:39:

hahahahahaha sa kam qeshe me ket intervisten
heyy mos ma thirrni konten kopil se keni pune me mua ateher...mgjth nga shkodra fjalen kopil e p** same nuk i marrim per keq..


durrsaku mire se erdhe


Postuar nga Amici di Nessuno datë 09 Dhjetor 2006 - 00:11:

Mad cow qeke vallahi. Infekton sistemin nervor ene s'ka derman (per momentin).


Postuar nga durrsak datë 09 Dhjetor 2006 - 00:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
sepse kunjes i duhet pergjigjur me kunje dhe fyerjes me fyerje nese metodat e tjera nuk funksionojne dhe ne kete rast reagimi stafor.


Po mua pse nuk po me pergjigjesh, hahahaha po hape ate dreq telefoni se na vdiqe.


Postuar nga myzeqari datë 09 Dhjetor 2006 - 00:27:

Citim:
Po citoj ato që tha durrsak


Po mua pse nuk po me pergjigjesh, hahahaha po hape ate dreq telefini se na vdiqe.



Gjalle je zotrote ?!


Postuar nga Niqua datë 09 Dhjetor 2006 - 00:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
sepse kunjes i duhet pergjigjur me kunje dhe fyerjes me fyerje nese metodat e tjera nuk funksionojne dhe ne kete rast reagimi stafor.




Klode pse bahesh me nerva moj naqe une te disha ty per open minded... hahaha just kidding thjesht mu kujtu nje mesazh i joti kur u bana une me nerva me nje antar forumi dhe spo e mbaja veten...


Postuar nga durrsak datë 09 Dhjetor 2006 - 00:29:

Citim:
Po citoj ato që tha myzeqari


Gjalle je zotrote ?!



Po po ti, a thu se nuk e ke adresen me me pyet se si je, po una gjall or gjall jam por ti vdiqe virtualisht. Ckemi ndonje te re nga ty?


Postuar nga myzeqari datë 09 Dhjetor 2006 - 00:30:

Citim:
Po citoj ato që tha durrsak


Ckemi ndonje te re nga ty?



Shume fare , ku ta nis , nejse nuk para kam kohe tani se po iki per ne pune , por do te bej nje email dhe te shpjegoj


Postuar nga Klodel datë 09 Dhjetor 2006 - 00:41:

papapapa lando jeni bo njesoj baba ti baba ky ndani hallet :

ne marrim eksperienca per rritjen e kalamojve si beqare qe jemi


Postuar nga oliinter datë 09 Dhjetor 2006 - 00:48:

qenka kthyer landi ne forum? hahahahah pse cfare ka ndodhur


Postuar nga oliinter datë 09 Dhjetor 2006 - 00:50:

ana pse nuk martohesh ti apo e ke frike martesen si puna ime? :p

gjithesesi jemi duke e shijuar beqarine deri ne detaje


Postuar nga Klodel datë 09 Dhjetor 2006 - 00:54:

kam shume pretendime prandaj i tremb rrobt


Postuar nga oliinter datë 09 Dhjetor 2006 - 00:59:

paske frike nga gjarperi me nje sy me duket


Postuar nga durrsak datë 09 Dhjetor 2006 - 01:11:

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
qenka kthyer landi ne forum? hahahahah pse cfare ka ndodhur

Oli u ktheva per te kujtu nji cik shoqnin e vjeter....Hajde jet qe bohet ne Tiron plako, ku je ti ku je....


Postuar nga oliinter datë 09 Dhjetor 2006 - 01:14:

lando une perseri ne irak plako..

nuk i ndahem irakut i jam qepur keq

jeta e tirones lene mos ma kujto se me iken petlla pastaj

hajd tung ene mire se erdhe


Postuar nga Nigo datë 17 Dhjetor 2006 - 23:20:

Citim:
Po citoj ato që tha durrsak
.Hajde jet qe bohet ne Tiron plako,


E fort ishte kjo plako........je Durrsaku i par që po mur jetën në Tiron


Postuar nga kontinenti datë 18 Dhjetor 2006 - 01:25:

Interviste me Dreqen Shkodrane

Intervistë me Dreqen

Gazetari - Dreqe mirëdita.
Dreqja - Dreqja satam.
Gazetari - Un nuk kisha asnjë qëllim fyes.
Dreqja - Satam...a pa nin mar?
Gazetari - Mir...mir, por, Dreqe a jeni e lumtur?
Dreqja - Pa si mar jo. Që kur jam mretneshe e Nevjorkut s'ka si me kene nryshe.
Gazetari - Pse qenkeni bërë mbretëreshë e New Yorkut?
Dreqja - Pa pse mar ni tash pa e din ti a? Mar kakarec. Kte e din tan bota mar.
Gazetari - Pra kjo do të thotë se e keni arritur lumturinë e plotë.
Dreqja - Ja, ja...por do ta arrij sa të gjej princin tem Boj Qill.
Gazetari - E keni fjalën për Princin e Kaltër.
Dreqja - Po i kaltër dhe boj qill, a nuk jan nji soj a?
Gazetari - Po sikur princi të jetë Boj Kaf, a do ta pranoni?
Dreqja - Ja.
Gazetari - Blu?
Dreqja - Ja ja.
Gazetari - I verdhë?
Dreqja - Ja ja.
Gazetari - Ngjyrë vishnje?
Dreqja - Ja mar ja...e du veç boj qill.
Gazetari - As të kuq jo?
Dreqja - Të kuq? ...Ngjyrën e komunistavet? Ça pa fol mar. Ma mirë mar nji peshk boj qill se sa nji princ të kuq.
Gazetari - Dreqe përse kohët e fundit keni refuzuar të pozoni për revistën ''People'' ?
Dreqja - Pse mar, ça po jem un, kukull vetrinet a, që ta shofin të tjert n'letër a? Nuk merrem me letra un sepse shkoj nëpër darka të ''Shpis bardhë'' ktu n'Amerikë.
Gazetari - Por, thonë se keni refuzuar të punoni në ''Shtëpinë e Bardhë'' përse keni refuzuar?
Dreqja - Kte gja e kam menue dhe ma par, por, sikur të ishte ''Shpia Boj Qille'' për zotën nuk kisha me refuzue, sepse jam tuj kërku princin tem, Boj Qillin tem që ja hangsha zemren un atij...ku asht ma, se më plasi.
Gazetari - Po për Bill Klintonin çfar mendoni?
Dreqja - E kam mik të vjetër dhe gjithmonë më ban me qesh. Kur jemi në ndonji sallë ai më drejtohet me emër që t'mos ja kthej dhe un me humor t'prefët. Sa herë jemi nëpër salla takimesh me thotë; can we do nji photo? Pa mar, i tham dhe mas një çiket...prafff, ja ban paparaci.
Gazetari - Thonë se ai, vajzat e bukura...sikur...i pëlqejnë...sikur....si ta them?
Dreqja - Po pse Bushit nuk i pëlqejn a? Unë Billin e kam thjeshtë shok dhe Hilarinë e kam mikeshë megjithse ajo ban me hile.
Gazetari - Si i bën hilet Hillary?
Dreqja - Ajo me shiqon mue se si vishem dhe munohet me ma kalue, por e ka kot na si kot. I kan ra dhamt mar, por i ka vu dham guri.
Gazetari - Dreqe, çfar mendoni për Fajtorin?
Dreqja - Fajtori nuk asht djalë i keq, por ai ka faje shum.
Gazetari - Cilat janë fajet e tij?
Dreqja - Duke fillu që nga emri i tij mar. Masaneja nga nji herë hyn në forum për të thanë fjalën vendimtare, pra e drejta asht njishtu si thotë ai dhe, kur ban kto gjana më duket krejt si Koffi Anan, se ti e din që unë vetëm me ata të O.K.B kam lidhje.
Gazetari - A ju ka propozuar Fajtori?
Dreqja - Nja 100 herë nuk thu. Kush asht ai që nuk më propozon mu mar?
Gazetari - Po mirë, ju e keni pranuar propozimin e tij?
Dreqja - Ja mar jo...ai nuk asht boj qill.
Gazetari - Por, ai ka vlera se është mbret në forum.
Dreqja - Ai asht mbret në forum, por unë jam mretneshë në Nevjork se. Kush asht ma i madh...forumi apo Nevjorku?
Gazetari - Po për Lela_dr, çfar mendimi keni?
Dreqja - Edhe kjo më ka propozu.
Gazetari - Ashtuuu? Kjo qenka interesante. Si ju propozoi?
Dreqja - Pa pa, më tha nji herë; sa vajzë e bukur kenke shkojmë në disko bashkë.
Gazetari - Aha...ky paska qenë propozimi?
Dreqja - Pa si kujtove ti mar. Pa a e din apa jo që ajo asht femën? Se ju gazetart me ngatrru gjanat jeni.
Gazetari - Me një fjalë Lela është një person i dobishëm.
Dreqja - Pa mar pa, por nga një herë e prish punën se thotë; Mama mia...që italisht dan me thanë; o forumi jem.
Gazetari - Lelën e kane akuzuar sikur është Nëna e forumit. Ju çfar mendoni në lidhje me këtë akuzë?
Dreqja - Lela nana e forumit?! Ça je tuj fol mar? Nana e forumit asht tjeter kush mar. Ash njana që ka shum nerva sepse i asht fry gusha si gushkuqi mar, sepse vuan nga teroidet, praneja bërtet e thotë; me leni rehatëëëë. Nuk ia përmen emrin se ajo i drejtohet gjykats.
Gazetari - Po për Admiralin çfar mendoni?
Dreqja - Ky po...ky asht baba i forumit, ose babgjyshi.
Gazetari - Me një fjalë Admiralin nuk e quani njeri të mirë?
Dreqja - Ja mar ja... e din ti se Admiralin e du shum. Kur jam kenë e vogël, kam pas nji drejtor shkollet por ishte dhe msus, Adil e kishte emnin. Admirali me hjek mallin e msus Adilit.
Gazetari - Si ta heq këtë mall Admirali?
Dreqja - Po kur nga një herë Admirali flet, në fillim ja ban nji Hmmm, masaneja ne fund fare ja ban; Qartë! Si msus Adili mar, se dhe ai ja bante; nxanës...qartë!
Gazetari - Në një intervistë tuajën, keni thënë se, karabushi është femra e misrit. A i qendroni dhe sot këtyre fjalëve?
Dreqja - Un..I mean, desha me thanë, se e kam pas fjalën për qepën mar, se misri asht mashkull për vete se ka mustakë. Misri nuk asht pederast mar. Qepa nuk ka mustakë asht femën me demek dhe kam dasht me thanë se, karabushi asht burri qeps.
Gazetari - Me një fjalë, ju mendoni se karabushi është ai...boj qielli i qepës, sepse këto sqarime i pashë tek ''Fjalët e vjetra'' tema që ka hapur Kontinenti.
Dreqja - S'ka si me kene nryshe mar, karabushi asht princi i qeps dhe Kontja e kapi kte stilograf.
Gazetari - Mos deshët të thonit; lapsus.
Dreqja - Haj ma ni tash, thuje dhe stilolaps po deshe.
Gazetari - Me që ra fjala; ajo Lela_dr, ëshë shprehur për Konten se ai është kopil. Çfar mendimi keni ju për këtë gjë?
Dreqja - Mas m'i thotë njeri Kontes kopil se ka të bajë me mu.
Gazetari - Aaaa.... pra, ka të bëjë me ju, kjo do të thotë se qenka ai...Bojë Qielli që kërkon? Do të thotë se e paske gjetur.
Dreqja - Ja mar ja, por ktu e kam fjalën se ai që shan Konten ja xaj krytë pis me derë.
Gazetari - Po mir...Kontja çfar ngjyre ka?
Dreqja - Nuk asht boj qill jo, kishte pas kenë mirë me kenë boj qill, por ai asht ngjyrë gur kali.
Gazetari - Aha...paska atë ngjyrën e atij ilaçit që përdorët kundra sëmundjeve të rrushit.
Dreqja - Po, ai që i myt krymat krejt...mos na hanë rrushin.
Gazetari - Domethënë se e runi rrushin?
Dreqja - Ku ka femën mar që nuk e runë rrushin mar, apo s'asht dhe i amël.
Gazetari - Po për Durrsakun, çfar mendimi keni?
Dreqja - Aiii....maskarai. Nji herë i kam ra me pantofël kaptins. Ai të nxjerr bojën mar. Kam frikë se më takon ate Boj qillin tem dhe ma ban bojë hurmet. Ai do vra me penë në dor mar. Nuk e din ti se sa i poshtër asht ai.
''Gazetari (mendon me vete - sa mirë që Dreqja nuk e di që jam spiuni i Durrsakut se do haja un pantoflën kokës tani)''
Gazetari - Po për forumin Horizont çfar mendoni në përgjithësi?
Dreqja - Për zotën, jeta vertuale ka t'mirat e saj. Un kam msu shum ktu në forum, por nuk të leni rahat ju mar...ju paparact e dreqit. E du shum forumin shum.
Gazetari - Dreqe, unë ju uroj gjithë të mirat dhe fat në të ardhemn tuaj. Ju pafsha në ''Shtëpinë e Bardhë''
Dreqja - Faleminers, por po qe se do jem atje me Boj Qillin tem, do të telefonoj që të të baj dhe ty gazetar të ''Shpis Bardh''
Gazetari - Do t'ju jem shumë mirnjohës.
Dreqja - Asgja...unë atë që tham e baj.
Gazetari - Ditën e mirë dhe një herë faleminderit që pranuat të jepni intervistë.


Postuar nga Lela_Dr datë 18 Dhjetor 2006 - 04:36:

Hahhahahaha o Dreqe kur ta gjesh ate boj Qillin tat, pyte se mos ka nje shok Boje Blu


Postuar nga kontinenti datë 18 Dhjetor 2006 - 04:40:

Hahahahaha..........po na nji gur kali, nuk do asnjona.


Postuar nga Lela_Dr datë 18 Dhjetor 2006 - 04:41:

Jo vallai per gur kali skemi nevoje


Postuar nga Demokrate4ever datë 18 Dhjetor 2006 - 05:15:

Konte je fantastik, ti ben per moderato dhe tek humori..


Postuar nga Niqua datë 20 Dhjetor 2006 - 21:35:

hahahahahahahahahahahahahahahahahahahh O Konte te vdekte armiku jot se jam dhi gazit... uaaaaaaaaaa po si nuk e pash une ket teme, mire qe me than me hy se nuk e kisha idene.... ca kam qeshe me ate shprehjen dreqja satam... tipike une... konte boj qelli im je vetem ti....


Lela hahahah dhe ti me paske propozu


Postuar nga Lela_Dr datë 20 Dhjetor 2006 - 21:38:

E mi pra se dija une qe te kisha propozu tani e mora vesh


Postuar nga Niqua datë 20 Dhjetor 2006 - 21:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
E mi pra se dija une qe te kisha propozu tani e mora vesh



do kesh qen pishem patjeter


Postuar nga Lela_Dr datë 20 Dhjetor 2006 - 22:53:

Qyqa pse s'thu ti qe paskam lon nom une


Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2006 - 23:35:

Admiralo, do te therres Adil qe sot a derbar
Sa kam qesh.

Hmmmm... Qarte?

LooooL


Postuar nga Klodel datë 21 Dhjetor 2006 - 02:16:

per here te pare kam qeshur dhe une... Faje dakort me e thirr admiralin adil


Postuar nga Niqua datë 21 Dhjetor 2006 - 04:10:

hahahahah saher e lexoj qesh


Postuar nga kontinenti datë 21 Dhjetor 2006 - 06:01:

Interviste me Ksenian.
Gazetari - Zonjusha Ksenia, mirdita.
Ksenia - Mirdita.
Gazetari - Zonjusha Ksenia, tek personi juaj, njerzit shikojne shume politese, a mund te na thoni dicka rreth kesaj ceshtje.
Zonjusha Ksenia - Mjerisht nuk mund t'ju them asgje ne lidhje me politesen, sepse per mua politesa nuk eshte nje rrobe qe duhet veshur sa here dalim nga shtepia.
Gazetari - Zonjusha Ksenia, ju gjithmone nderhyni ne forum me shume stil, me shume shije....a ka ndonje sekret ketu?
Zonjusha Ksenia - As kete nuk e di, pasi sipas meje hyrja apo nderhyrja ne forum nuk kerkon asnje kusht special.
Gazetari - Pikerisht ketu e kam dhe une, sepse ju hyni ne forum nepermjet shkrimeve tuaja, qe ndoshta askush nuk e shpreh, por te gjithe e kuptojne se, ato shkrime jane si nje arome e kendshme duke plotesuar keshtu boshllikun e shkrimeve te tjera, tek te cilat ne disa anetare, mbajne erë kashte ose byk, fjale kjo e vjeter dhe dialektore.
Zonjusha Ksenia - Ne te vertete, qellimin e kam qe njerzit te largohen nga provincialiteti i tyre, pasi kete gje e shikoj shume te perhapur ne shume anetare te ketij forumi, qe tek deshira e cmendur per te hyre ne staf dhe per te thene; ej kujdes ju aty....ne po lodhemi per forumin...apo kur thone; ju populli i thjeshte dhe ne...te stafit...apo kur thone se po cjerrim maskat e meshkujve...hahahaha, gjithmone ky koncept me ka bere per te qeshur, pasi e di dhe origjinen e tij.
Gazetari - Dhe nga eshte kjo origjine?
Zonjusha Ksenia - Nga provincialiteti...nga kush tjeter. Nuk mjafton te besh nje shkolle ne perendim dhe te shpetosh nga kjo dukuri kaq shkaterruese e koncepteve te plota qytetare.
Gazetari - Zonjusha Ksenia, cfar keni ngrene sot ne mengjez?
Zonjusha Ksenia - (duke qeshur) Kam ngrene nje te rrahur.
Gazetari - Ashtuuuu? Po kush ju rrahu.
Zonjusha Ksenia - (perseri duke qeshur) Me keq kuptuat...kam ngrene nje veze te rrahur.
Gazetari - Po mire, a do te veconit ndonje emer ne forum, cilido te jete dhe, nga ata per te cilet keni simpati dhe per ata qe nuk keni simpati?
Zonjusha Ksenia - Po si jo? Por, a t'i ndaj apo t'i them te gjithe sebashku?
Gazetari - Me mire mos i ndani.
Zonjusha Ksenia - Po.... si t'ju them, kenaqem shume me ate Admiralin, gjithashtu me Lela Dr, dhe ajo me jep shume kenaqesi, sepse i kemi dy kryetaret e forumit. Jane si shqiponja me dy koka, po njera koke shikon majtas dhe tjetra djathtas. Por jane dhe disa te tjere te cilet, me kenaqin shume.
Gazetari - Po per Fajtorin cfar mendimi keni?
Zonjusha Ksenia - Qe kur me propozoi, per te jo se nuk kam simpati, por pashe se nuk kishte narrativitet ne te folur, pra nuk e kishte ashtu sic e mendoja une. Pra ne kete menyre, jo se eshte djale i keq, por duhej te ishte me i afte, me i shkathet dhe jo nje skuqafaq.
Gazetari - Pra...ai i ka shpetuar provincialitet qe permendet me pare.
Znjusha Ksenia - Do te thosha me shume se te tjeret, por nuk ka shpetuar plotesisht. Mos mendo se eshte e lehte kjo gje? Sidoqofte ai ka zhvillime te kenaqshme ne lidhje me kete dukuri psikike te rrezikshme dhe 100% te padukshme, ku duket dhe tragjedia e disa te tjereve....(qesh pak me ironi).
Gazetari - Po per Admiralin...a keni ndonje propozim prej tij?
Zonjusha Ksenia - ....(duke qeshur me ironi...) Ai me propozon cdo dite. Si t'ju a them? Nje here ne nje teme ne lidhje me keto gjera, shikoj se ky djale, me flet....sipas tij, ne menyre indirekte dhe me thote; Une ne chat jam SOP, ne forum jam moderator dhe administrator...dhe nuk me kujtohet se cfar tha tjeter...por, e kishte fjalen per nje ftese njohje. Kete gje e beri pas nje postim timit dhe e pa te arsyeshme te me tregonte keto lloj gradash. Sa kam qeshur ate dite...dhe i thash vetes se, eshte hera e pare qe kam nje propozim nga nje kapterr. Kete djale, gjithmone kur e shikoj neper forum me ben per te qeshur me provincialitetin qe ka, nga i cili ai kurre nuk do te gjeje sherim. Me vjen keq qe lodhet.
Gazetari - Si lodhet ai?
Zonjusha Ksenia - Po ja, cdo dite ne mengjez, pasi ha vezen e rrahur, filloj te rrihem me mesazhet private te Admiralit, derisa i fshij te gjitha, sepse me bllokohet kutia e mesazheve po nuk bera cdo dite ritualin mengjezor te fshirjes.
Gazetari - Po mund te na thoni ndonje nga keto mesazhe?
Zonjusha Ksenia - Po ja...me Henen dhe Diellin ka mbaruar pune, bashke me planetet e sistemit tone diellor. Tani me krahason me ca yje e supernova te largeta. Ik ore se nuk ka jete atje, i kam thene.
Gazetari - Po pse i keni thene keshtu?
Zonjusha Ksenia - Po sepse me thote te shkojme te jetojme atje.
Gazetari - Gje interesante kjo. Po Lela Dr? Si ju duket?
Zonjusha Ksenia - Aha...e keni fjalen per ate gjene e embel?
Gazetari - Po, po...edhe ajo e ka ate gjene e embel se femer eshte.
Zonjusha Ksenia - Me falni, me keq kuptuat. Une e kam fjalen per Sherbetin.
Gazetari - Me falni se jam dhe i lodhur, ndaj dhe ju keq kuptova. Po...pra per Lelen cfar mendimi keni?
Zonjusha Ksenia - Si ta them? Lela...vertet qe eshte nje dolce kabbana, por sic kam lexuar dhe artikujt e tu te me parshem, me duket se eshte pak mendje madhe.
Gazetari - Pse ju duket Lela mendje madhe?
Zonjusha Ksenia - Po, ja, nuk ishte e nevojshme qe ajo te jepte intervista aq te hapura ne lidhje me fushen e dashurise. Ca gjera ne femrat duhet t'i mbajme sekret, sepse kete e kam mesuar nga shishja ime e parfumit qe quhet ''sekret dashurie''.
Gazetari - Me qe ra fjala, cfar lloj sapuni perdorni per t'u lare?
Zonjusha Ksenia - Une lahem me shampoo.
Gazetari - E kam fjalen per ne mengjez kur lani fytyren.
Znjusha Ksenia - Sapuni im e ka emrin ''sekret dashurie''
Gazetari - Aaaa...dhe ai keshtu?
Zonjusha Ksenia - Po, po...ne te gjitha keshtu jam, sepse une di shume mire se cfar eshte romanticizmi, per kete arsye afrohem shume nga njerzit e ndjeshem te cilet nuk kane asnje lidhje me provincializmin e neveritshem.
Gazetari - Po per Kontinentin, cfar mendimi keni?
Zonjusha Ksenia - E di si me duket ai mua?
Gazetari - Si?
Zonjusha Ksenia - Ai me duket nje njeri shume i ndjeshem.
Gazetari ( i nervozuar) - Qafsha te gjithe Durrsin tim qe me ka lind, qafsha dhe Tironen qe tani jam ne gjirin e saj...qafsha te gjithe forumin, qafsha Admiralin dhe Lelen, qe Kontinenti eshte nje....(mos kij frike se nuk e botoj kete qe do them)...pra Kontinenti eshte nje kelysh kurve. E si qenka i ndjeshem ai? Ku kane ndienje kopilat si ai?
Zonjushe Ksenia - E keni shume gabim. Ne tironcit dime ta dallojme njeri tjetrin, por reagimet e tij, jane te drejte per drejta. Me qe nuk ben pjese ne dukurine ''provincialitet'' ai nuk e ka te zhvilluar ndienjen e hipokrizise dhe aq me teper ndienjen e diplomacise. A nuk e keni vene re se ne Amerike njerzit nuk mesojne gjuhe te huaja?
Gazetari - Po e kam vene re.
Zonjusha Ksenia - Pra kjo ndodh me nje komb qe nuk ben dicka qe nuk e ka te nevojshme. Keshtu eshte dhe me Kontinentin, ai nuk i njeh ato ane qe perqafojne vesin, si psh; hilerat e ndryshme, hipokrizine, fallsitetin etj. Per kete arsye ai i bi drejte...pa e care fort...e kam fjalen koken ok.
Gazetari - Po, po e kuptova.
Zonjusha Ksenia - Per kete arsye ai kopil...me fal se e thashe gabim kete, mos e boto ok.
Gazetari - Mos kij merak.
Zonjusha Ksenia - Pra ai ko... ai cun desha te them, ka shume ndienje, eshte i ndjeshem si ''lulja mos prek'', se e kam nje ne ballkonin tim dhe sa here i hedh uje kesaj luleje i them; pi uje Kontja im.
Gazetari - Po Kontja pi uje?
Zonjusha Ksenia - Offf...te pire.
Gazetari - Po mire, a e keni lexuar intervisten me zonjushe Lelen? Edhe ajo ka mendimin se Kontinenti eshte nje bastard. Edhe Admirali ne intervisten e tij kete mendim ka. Une kam informacione se ai, eshte nje djale rruge dhe dikur ka i ka pas vjedhur kumbulla, fiq dhe arra katunarve tek Pazari i Ri. Do ta kundershtoni kete gje?
Zonjusha Ksenia - Jo nuk e kundershtoj...po c'te keqe ka deri ketu? Nje kopili i takon te vjedhe, keshtu qe dhe ai....me fal, ate fjalen hiqe ok, se me rreshqiti, se, desha te them nje djale i mire duhet te vjedhe apo jo.
Gazetari - Nuk po kuptoj...me gjithe ato fjalet qe nuk do t'i botoj, pra, Kontineti per ju eshte djale mamaje, apo nje kop...me fal, nje, djale i zgjuar?
Zonjusha Ksenia - Kontinenti per mua, eshte ai qe disa qe e sulmojne nuk kane fytyre te perballen me te. Tek e fundit e c'rendesi ka qe eshte kopil...ja e thashe me ne fund hapur, botoje kete ok. Eshte rritur ne shtepine e femise i vetem dhe, sic me kane thene ka qene kampion si hajdut xhepash. Tek e fundit Sali Berisha, Fatos Nano dhe Admirali kopila jane te tere..me fal desha te them jane kapterra.
Me vjen mire qe Kontinenti me ka propozuar.
Gazetari - Aaaa....shiko shiko....po si ju ka propozuar?
Zonjusha Ksenia - Po ja, nder te tjera me tha, se po te takohemi bashke, e kaluara e tij, shkaterrohet.
Gazetari - Pra nuk do jete me kopil.
Zonjusha Ksenia - Pikerisht per kete gje nuk ia pranova propozimin. E dua kopil dhe pike. Po t'i pranoj, behet djale monoton, pa te kaluar, pa origjine, nje qullac i kote...e c'vlere do te kishte pastaj Kontinenti? Do humbte ndjeshmerine te cilen ia pelqej.
Gaztari - Aha...pra per kete arsye, pra per te miren e tij e hengri dhe kesaj radhe Kotnienti.
Zonjusha Ksenia - Natyrisht...pse si thua ti, ta bejme boten si ajo kenga qe flet per tullat ne mur.
Gazetari - Po per forumin Horizont cfar mendimi keni ne pergjithesi?
Zonjush Ksenia - Me pelqen se, lejon dhe idjotet te thone fjalen e tyre. Gjithashtu ka shume paparace...ja keshtu si ty, qe nuk na leni rehate asnje cast.
Gazetari - Po per disa njerez qe mendojne nate e dite ate qe quhet renie ne sy cfar mendimi keni?
Zonjusha Ksenia - Eh...me duket se ju fola me lart per dukurine e provincialitetit. Disa duan me cdo kusht te bien ne sy, por as ata vete nuk e dine se perse duhet te bine ne sy? Nuk i karakterizon asnje lloj aftesie, pervec llafazanerise pa te cilen nuk e kuptojne jeten. Kerkojne te bejne zhurme shume, ashtu sic ben nje ene kur eshte bosh. Ky eshte dhe nje ligj fizik apo jo?
Gazetari - A mund ta konkretizoni kete qe thate?
Zonjusha Ksenia - Si t'ju a them? Disa bejne sikur jane dikushi, pikerisht se jane askushi dhe kete gje perpiqen ne menyre te mjerusheme nga vete varferia e tyre, kur gjoja perdorin programin kompjuterik te renies ne sy dhe thone; lereni te qete personin tim. Dhe nga ana tjeter as qe e dine se cfar eshte personi i tyre, sepse nuk kane person.
Gazetari - Po cfar kane?
Zonjusha Ksenia - Kane thjeshte kodin e programit. Pra kane nje numur te cilin e kane bere download dhe mendojne se jane ata vete aty. Per kete arsye, ata perdorin servilizmin te cilin e keni me konkret keto ditet e fundit, apo andej nga data 20 e muajit te fundit vitit çift qe po mbaron.
Gazetari - Zonjush Ksenia, une ju falenderoj shume per intervisten.
Zonjusha Ksenia - Dhe une gjithashtu, suksese ne nxjerrjen e bojes se politikaneve...me fal desha te them te forumisteve, po njesoj eshte se te gjithe bejne politike.
Gazetari - Faleminderit
Zonjsha Ksenia - Ju lutem.


Postuar nga Admirali datë 21 Dhjetor 2006 - 11:02:

Talking ...

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
...Gazetari - Po per Admiralin...a keni ndonje propozim prej tij?
Zonjusha Ksenia - ....(duke qeshur me ironi...) Ai me propozon cdo dite. ...
Gazetari - Si lodhet ai?
Zonjusha Ksenia - Po ja, cdo dite ne mengjez, pasi ha vezen e rrahur, filloj te rrihem me mesazhet private te Admiralit, derisa i fshij te gjitha, sepse me bllokohet kutia e mesazheve po nuk bera cdo dite ritualin mengjezor te fshirjes.
Gazetari - Po mund te na thoni ndonje nga keto mesazhe?
Zonjusha Ksenia - Po ja...me Henen dhe Diellin ka mbaruar pune, bashke me planetet e sistemit tone diellor. Tani me krahason me ca yje e supernova te largeta. Ik ore se nuk ka jete atje, i kam thene.
Gazetari - Po pse i keni thene keshtu?
Zonjusha Ksenia - Po sepse me thote te shkojme te jetojme atje.
Gazetari - Gje interesante kjo. ...



Kjo eshte shpifje, shpifjee, shpifjeeeeeeeee


Maksimumi une i propozoj cdo ore, jo cdo dite, dhe nuk perdor mp e forumit se "pergjohen" nga Sigurimi. Rrofte emaili per kete pune...


Postuar nga Admirali datë 21 Dhjetor 2006 - 11:09:

...

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
per here te pare kam qeshur dhe une... Faje dakort me e thirr admiralin adil



Citim:
Faleminderit, I kam gjerat shume te qarta tani. S'kishte se cfare te pritej tjeter gjithsesi... Juve ju faleminderit per mendimin tuaj, per pozicionin tuaj dhe ishalla nuk bie me rasti te flasim.

Argetim te mbare



Amin inshallah


Postuar nga kontinenti datë 21 Dhjetor 2006 - 12:05:

Hahahahahahaha....e shef o Admiralo...qe ajo genjen nate e dite.
Ja ku e ke dhone dhe vete proven, dhe masanej thote...iiiiii...po sikur ta qujme Adil....hahahahahaha...e shef se sa e mba fjalen apo jo?
Do me more me te mira shefat....hahahahahaha...
Servilizem i gjalle mer...nuk ka ku shkon me hapet.
Admiralo....mos u merzit se do t'u vije rradha dhe atyre per interviste dhe masanej ke per te qesh ti me shume se ato.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 183 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.