Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A egziston Ferri? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11992)


Postuar nga BARIU datë 27 Tetor 2006 - 16:16:

Nje pergjigje Biblike:

Kur mendojme per ceshtje te tilla si parajsa dhe ferri patjeter qe ka shume mendime te ndryshme. Per mua si I krishtere eshte e rendesishme se kush eshte burimi I ketyre mendimeve, ku doli nje ide e tille per te krishteret?
Ne menyre interesante Bibla, Fjala e Perendise flet shume per ferrin, me shembuj ndershkimesh, Zoti Jezus foli per te dhe ka plot pasazhe qe flasin per ndershkimin qe do te vije ne te ardhmen.

Para se te behesha I krishtere me mundonte shume fakti se pasi te rritesha, mbaroja shkollen te kisha nje karriere, martohesha, behesha baba e tec do te vdisja dhe me dukej sikur gjithe mundimet do te shkonin kot. Por me shume mister ishte per mua se cfare ndodh pas vdekjes. Kisha degjuar shpesh tregime te ndryshme por pa nje baze reale Biblike.
Kunderpesha e idese se ferrit ne Bibel eshte besimi ne egzistencen e parajses qe eshte shprehja e dashurise se Perendise per te jetuar me te ne perjetesi. Por kjo eshte teme tjeter dhe nje e vertete e mrekullueshme biblike.

* A ka ndonje shembull gjykimi te Perendise ne Bibel ?
Po ka shume shembuj. Nje nga me te spikaturit gjendet tek Zanafilla 18:16-19:29 kur Zoti gjykoi qytetet e Sodomes dhe te Gomores per shkak se ishin jashtezakonisht te keqinj, rebelim I plote ndaj Perendise me aspak pendese per mekatin e tyre.
Pasazhi na tregon se zjarr dhe squfur ra nga qielli dhe I shkaterroi dy qytetet.
Gen 19:23 Dielli po ngrihej mbi tokë kur Loti arriti në Coar.
Gen 19:24 Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorën, nga ana e Zotit.
Gen 19:25 Kështu ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën.

Ky eshte nje pershkrim real, I frikshem I gjykimit te drejte te Perendise te mekatit njerezor. Megjithate sot njerezit do te thone se kjo I perket se shkuares dhe nje Perendi I dashur kurre s’do te dergonte dike ne ferr. Bibla thote se ferri I krijua per:
Mat 25:41 Pastaj ai do t`u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.

Pra kush do te shkoje ne ferr do te shkoje se zgjedh te refuzoje dashurine e Perendise per te qene I pastruar nga mekati dhe I pajtuar me Krijuesin e persosur te shenjte.

* A do te kete nje gjykim te ardhshem te te gjithe njerezimit?

Bibla eshte e mbushur plot me pasazhe qe trgojne se Perendia do te gjykoje mekatin e njerezimit dhe secili do te pergjigjet per veten e vet.
Mat 25:46 Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme``.
Heb 9:25 Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi,
2Th 1:5 sepse është e drejtë, nga ana e Perëndisë, t`u jepet mundim atyre që po ju mundojnë,
2Th 1 kurse juve, të munduarve, të preheni bashkë me ne, kur Zoti Jezu Krisht të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të vet,
2Th 1:7 në një zjarr flakërues, për t`u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht.
2Th 1:8 Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij,
Rev 20:10 Atëherë djallin që i kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku janë bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të shekujve.
Rev 20:11 Pastaj pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vënd për ata.
Rev 20:12 Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre.
Rev 20:13 Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta.
Rev 20:14 Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë.
Rev 20:15 Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit.

Keto jane vetem nje pjese e shkrimeve qe flasin ndershkimin qe do te vije dhe egzistencen e nje vendi ku ata qe kane jetuar duke mohuar Perendine do te vuajne perjetesisht dhe tregohet qarte se ai vend eshte nje vend mundimesh te perjeshme.

Por doktrina se ferri e liqeni I zjarrit nuk eshte vendi I ndershkimit por thjesht varri I njerezve eshte mohim I te vertetes Biblike, I ben njerezit te mos kene frike nga Zoti per veprat e tyre dhe u thote se mund te vazhdojne ne imoralitet, vjedhje, vrasje, e tec pasi Perendia nuk do te lejoje qe ata te vuajne perjetesisht per keto ne liqenin e zjarrit dhe nuk shkon pershtat me natyren e Perendise qe e gjykon mekatin me vdekje.

Me respekt:
Bariu.


Postuar nga walker datë 21 Dhjetor 2006 - 00:20:

To be or not to be this is the question!

une mendoj se ferri ekziston sikunder exziston parajsa dhe perjetshmeria.Nje shembull ithjeshte.A eshte krijuar cdo gje me rregull ne kete planet dhe jashte tij?A ka drejtesi kudo?Sigurisht qe ka drejtesi por ne,njerezit jemi ata qe shkaktojme vrasje,plackitje,mashtrime.Atehere ne gjithe kete krijim kaq harmonik me njeriun kriminel ne mes cduhet te behet?A nuk duhet zbatuar edhe kunder tij drejtesia?Sigurisht po!A mendoni se ai qe vdes kriminel do dali pa u lagur?Jo,sepse kete nuk mund ta imagjinosh dot!Drejtesia e Zotit eshte e shpendare ne cfare shikojme dhe ne cfare nuk e shohim.Drejtesi me te cilen Zoti i gjykon njerezit e tij ne jeten e pare dhe ne ate te dyten ku do jete dhe gjykimi i fundit ne te cilin shume do qajne e pak do qeshin!Humbja e njeriut vjen gjithmone nga nenvleftesimi qe ai i ben jetes se tij!


Postuar nga SEND_ME_AN_ANGEL datë 31 Dhjetor 2006 - 05:56:

kalorsi_i_kuq po mundohem tju pergjigjem dyshimeve tuaja per ferrin. une personalisht besoj se ferri ekziston, a eshte kazan zifti apo furre ku piqen shpirterat e keqinj, nuk di ta them. Vertet ne Zanafille nuk permendet ferri, sepse ferri sic e njohim ne eshte nje koncept ose kristian ose islamik, pra jo semitik, ashtu sic eshte komplet Dhiata e Vjeter duke perfshire dhe librin e Zanafilles. Gjarpri vertet ndenji ne toke se nuk ishte gjarpri ai qe e tundoi Even, ishte Satani (Satan ne gjuhen hebraike dmth kundershtar ose armik, prej ketu vjen dhe fjala islamike shejtan) dhe sipas Bibles Satani eshte perjete i perjashtuar nga Parajsa, bashke me gjithe engjejt rebele. Dhe pamundesia per tu futur ne parajse eshte interpretuar nga shume ideologe e filozofe si gjendje deshperimi per shpirtin qe nuk shkon dot drejt Burimit te Jetes, pra ferr.


Postuar nga ridii datë 05 Maj 2007 - 00:21:

mendoj dhe besoi se egziston

PER SHUM ARSYE


Postuar nga Rajhan datë 20 Shtator 2007 - 22:02:

4:87. Për All-llahun, që s’ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t’ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?

6:29. Ata thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të rigjallemi”.
6:30. Dhe, sikur t’i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: “A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?” Ata thonë: “ Po, për Zotin tonë!” Thotë: “Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!”
6:27. E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikur të ktheheshim (në Dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!”


Postuar nga alfeko sukaraku datë 23 Shtator 2007 - 17:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Rajhan
4:87. Për All-llahun, që s’ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t’ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?

6:29. Ata thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të rigjallemi”.
6:30. Dhe, sikur t’i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: “A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?” Ata thonë: “ Po, për Zotin tonë!” Thotë: “Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!”
6:27. E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikur të ktheheshim (në Dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!”



 

e kush munde te jete me i vertet se allahu ne thenie?????me falni...ne çkohe ka jetuar allahu edhe kush e pa...a e degjoj...apo lexoje librat qe ai i shkruajti.............eeeeeeeeeeeej...thirri mendjes ...ça po thua????............me cilin kishte lidhje telefonike allahu???thjeshte myslimanizmi persosi terrorin edhe shtypjen me ane te dhunes.....kjo puna e allahut na ruajte...ështe si puna e dashuris..kur dashurohesh...p sh ne bordello.. nuk ke sy...verbohesh...edhe te duket sikur te dashurojne vetem ty..?


Postuar nga Rajhan datë 25 Shtator 2007 - 11:49:

Po shoh se ne kete forum nuk mungokan njerez te "mencur" si ju Parti.
Por per fat te keq "mencuria" juaj nuk ka vlere pasi ju çirreni dhe ofendoni dhe asgje ne drite nuk e nxirrkeni. Me vjen keq qe fjalet qe thoni nuk i bazoni askund me vjen mire qe ato jane vec hamendesia juaj . Hamendesi prej nje dijeje te ceket.
Po shoh se ti dhe Administratori me kini mare me "sy te mire" por mendoj se do te lodheni pak.
Di mire te kthej pergjigje dhe di mire te zbatoj rregulla.
Ai qe e thote se ferri ekziston eshte ai qe ka ne dore spirtin tend dhe qe e urdheron te shkulet ai shpirt me aq force sa ti do te deshe qe mos te kishe ekzistuar.
Ai qe e thote se ferri ekziston eshte Zoti im dhe Zoti jot, ai qe nese do, e tund token nen kembet e tua dhe te fut tmerrin dhe friken ne zemer. Mendon se trui jot eshte i madh?? po kush e ruan ate?? Kujdes o njeri .
Ne te gjithe do te shohim nese ekziston apo jo ferri, dhe atje do te shihemi une dhe ti.


Postuar nga alfeko sukaraku datë 26 Shtator 2007 - 18:44:

zoti ime me do edhe me mbrone nga allahu na ruajte(rrjeth nga familje myslimane..).....edhe kur ja fute si kau peles edhe futesh ne nje çeshtje per te provokuar ..detyrimishte do ankohem te largohesh nga ajo teme...ju edhe helmi juaj antishqiptare..allahu na ruajte?...... ju jeni njeriu i allahut edhe ai ju ruan ...edhe jo miqsia me administratorin ashtu sikurse mendoni ju????allah allah!.

rahjan ...sa mire do ishte sikur  te zgjuheshe nga gjumi nje mengjes edhe te mendoje se sa te zgjuara jane ato shtete "qe e kane allahun...theosin ..dion, mikë".....po u zgjove nje dite besoj se do kuptoshe qellimi tyre ishte :TE PERHAPNIN GJUHEN EDHE KULTUREN E TYRE ...EDHE JO FYTYREN E VERTET TE ZOTIT..ALLAHUT....SEPSE PO TE DONIN NJE GJE TE TILLE ..ATEHER NUK DO FLISTE ARABIA ARABISHTE...POR EGJYPTIANEN E PANJOHUR EDHE HETEEN SHQIPE TE NJOHUR QE NGA 2500 P E S...EDHE TE VERTETUAR ME 1912 NE ATHINE?...PO KESHTU EDHE EVROPA NUK DO FLISTE PJELLET E Latinishtes....por etrusken shqipe ...po keshtu te vertetuar nga 1912?...po keshtu edhe Bosnja sote sllave ...nuk do fliste sllavishte...por gjuhen e Ilirve......qe ndertuan PIRAMIDA ne truallin e tyre....etje etje....por ti fle or miku ime..fle me sy hapur sepse je pjelle e miopise politikane shqiptare e cila nuk do qe ta kuptoje se PO MBJELLE BOMBA ATOMIKE ne trupin e saj..edhe keto bomba do shperthejne nje dite...nga ku zotrote do jesh i pari qe ne emer te allahut do veshe te shkulesh kryqet ne Bushat.....aty do te dali perpara Niccola Lecci edhe do te pushkatoj....katoliku demokristian...nga ana tjeter greku me kurven ortodoksi po e grekezon jugun e shqiperis.............te rroj partia...rofte allahu...edhe une i kame bere te qarte administratorit:po me hoqi nga forumi...allahu do ja marrin hakun edhe nga milionier ...do ta bej bilionier...AMEN.


Postuar nga Rajhan datë 27 Shtator 2007 - 20:32:

Miqsia e Administratorit nuk me hyn kurrgje ne pune, as e kam as nuk mendoj. Ate miqsi ta lash ty parti.
Sa per cka fola vertet qenke pa mend dhe e shoh ne pergjigjen qe dhe.
Mos fals me pas per edukaten qe e paske xerro.


Postuar nga alfeko sukaraku datë 28 Shtator 2007 - 00:06:

sa per sqarim po të kujtoje se ...partia...është një ironizim që une "mendoj "se i bej menyres komuniste te menduarit edhe te vepruarit ..edhe sote ne shqipëri...nga mendjendriturit politikanet tane..ish komunista!.

e dyta ..edukaten e nxorra 10 ...padyshim...kur thote edhe sala?

e treta ..dikur koshim Partin edhe i faleshim asaj ...edhe ju ...ne se i jetuat ato kohra duhet ta mbani mende se si bertisnim me isteri e zelle të paparëARTI NENA JONË,FJALA JOTE VEPRA JONË...e mbane mende apo jo..në se jo..pyet me te rriturit........kur u çliruam nga Partia ..na erdhi feja ..edhe disa -ashtu si edhe ju-besoni se fluturon gomari edhe jeni gati te therrisni:ALLAH BABAI JONE,FJALA JOTE VEPRA JONË.....por allahu njeher e nje kohe komandohej nga sulltani...edhe perhapte emrat turqe ..gjuhen turke ..edhe nuk lejonte mesimin e shqipes ne shqiperi.....edhe jo me per autoktonet shqipfoles te azis së vogel????qe zotrote nuk i njeh?besoj te jete paqsore tanime edhe te mos ju urdheroj te vrisni ata qe nuk besojne tek allahu????te theme edhe nje parrulle tjeterARTI ENVER,JEMI GATI KURDOHER.....e cila ne pershtatjen kohore do te thotë:ALLAH BINLANDER,JEMI GATI KURDOHER........me edukat per te edukuarin...harbut me harbutin ortodoks greko serbo ruse.....allah allah.


Postuar nga kryeministri sh."A.B datë 09 Tetor 2007 - 01:12:

po

ej ferri egziston dhe une mendoj se e kam vendin aty te rezervuar kur te shkoj por kjo m endoj se do pak kohe


Postuar nga Jarigas datë 27 Tetor 2007 - 03:57:

Nje nga poetet me te medhenj te te gjitha koherave, matematikan mysliman persian jep nje shpjegim shume te bukur mbi boten e pertejme:

Njeri,margaritar i krijeses
Q`u shove nga torturat e jeteses,
Pi kupen e harrimit e te prehjes,
Ckulu nga pellgu i frikes dhe i shpreses.
***
Kur te gjesh vere, pije pa menduar
Kur te gjesh vajze ,puthe pa menduar,
Se as per mjekren time as per tenden
S`kujdeset zot i madh i lavderuar.
***
Rrote e qkujdesur po vertit dynjane,
Shenjetoret nuk ja shqiten dot davane,
Ki mendjen!Neser vdes,merr endrra fund
Te piu varri,Krimbat do te hane.
***
Leviz Khajam,se kupe e vdekjes vjen,
Se fati nen rroten te mberthen1
Pi leng,puth lule!Lart ne qiell s`i gjen!
Se feja, me parajsen te genjen.

 

dhe akoma:

Drit' e Kungatës vlen çdo mbretëri
N'Evropë dhe n'Afrikë dhe n'Azi:
Rënkim'i Vajzës mallëngjen më rëndë
Se çdo shamat' e turmës në Xhami.


25

Fito një Zemër, puthe dhe rrëmbeje,
Dhe adhuroje si Altar prej Feje:
Një qind Qabera s'vlejnë sa një Zemër;
Zemër kërko, Haxhi, jo Gur Qabeje.

 

Buza që puth e Vera që po pi
Vërtet mbarojnë dhe ato si hi:
Po sot të paktën je një hi i gjallë,
Gëzohu sa s'kalon në Hiç të zi.

108

Mos u mërzit me punë Perëndie,
As me andrralla e profka Njerëzije:
Mbyti të gjitha në duman të Verës
Dhe loj me Trëndafij e Rrush Hardhie!


109

Munxosi Qiejt' e shurdhër që shkelmuan
Cdo lutje që të mjerët u drejtuan
Dhe kap Dollin' e përqafo Selvinë:
Kush na u kthye nga ata që shkuan?

Për Ligjë kam për ditë të dëfrej,
Për Besë kam çdo Fe ta kapërcej;
Kur mora nuse Jetën, s'deshi pajë;
Më tha: "Gas pafsh, atë pagesë vlej".

121

C'fitoi me ardhjen time Gjithësia?
Me ikjen a m'i prishet Bukuria?
Përse me kaqë lot po vijm' e ikim?
Pyes më kot, - s'përgjigjet Perëndia.

145

Do t'ikim doemos! Përse pra rrojmë
Dhe shpirtin me dëshira kot mundojmë?
Mbi Dhe pa punë kur na arratisi
Në Qiell shpëtim prej Tij si të shpresojmë?


146

Cudi, asnjë i vdekur s'dha një shenjë,
Asnjë s'u kthye Udhën të rrëfenjë
Për Ferrin, për Parajsën a për Hiçin,
Po vet' u dashka cilido t'a gjenjë!


Zbulimet, që Profetët na zbërthyen
Dhe për këto mbi Kryqe u mbërthyen,
S'janë veç ëndërra që na rrëfyen
Pas gjumit - dhe pastaj në gjum' u kthyen.


Doni me shume....?


Postuar nga walker datë 09 Shkurt 2008 - 02:25:

A do ta kundershtonit nje mbret i cili ju thote se 1+1=3!?Natyrisht qe jo,sepse askujt s'ja mban te kundershtoj mbretin.Atehere ku e gjeni gjithe ate guxim sa te kundershtoni argumentet dhe faktet e Zotit!?


Postuar nga Jarigas datë 09 Shkurt 2008 - 03:13:

Citim:
Po citoj ato që tha walker
A do ta kundershtonit nje mbret i cili ju thote se 1+1=3!?Natyrisht qe jo,sepse askujt s'ja mban te kundershtoj mbretin.Atehere ku e gjeni gjithe ate guxim sa te kundershtoni argumentet dhe faktet e Zotit!?


 

Eshte nje ftese e jotja qe te rrojme me frike????


Postuar nga walker datë 12 Shkurt 2008 - 23:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas


 

Eshte nje ftese e jotja qe te rrojme me frike????

E drejte eshte ti frikesohesh vetem Krijuesit tend dhe jo krijesave te Tij!Nese je pakez besimtar mbase do kesh degjuar per historine e profetit Moisi i cili u paraqit para faraonit me argumente dhe fakte te qarta nga Zoti.E ky pra nuk ju tremb dhe frikesua ballafaqimit me faraonin.Kush i beson Zotit dhe i bindet urdherave te Tij,per te nuk ka as pse te frikesohet e as te brengoset!


Postuar nga Piktor datë 13 Shkurt 2008 - 00:20:

Citim:
Po citoj ato që tha walker
A do ta kundershtonit nje mbret i cili ju thote se 1+1=3!?Natyrisht qe jo,sepse askujt s'ja mban te kundershtoj mbretin.Atehere ku e gjeni gjithe ate guxim sa te kundershtoni argumentet dhe faktet e Zotit!?
Pershendetje Walker.
Historia na meson se ka pasur asi burrash qe edhe i kane kundershtuar mbreterit, pavarsisht nga fundi qe kane ba, eshte çeshtje frike natyrisht dhe i zgjuari ja ben qefin te fortit qe ne kete rast nuk ka te drejte sepse eshte matematikisht komplet gabim. Zoti nuk gabon dhe nuk mund ta ne veje ne diktate te tilla.
Persa i perket argumenteve dhe fakteve te Zotit nuk eshte se njerzit i kundershtojne, por jeta dhe eksperienca njerzore ka vene ne dyshim shume gjera.
Te gjithe jemi te barabarte para Zotit, si profetet dhe ne njerzit e thjeshte ateher pse te mos pranojme se mund te kete dhe "gabime" ne fjalet e profeteve ose qe nuk mund te jene aktuale.
Per diçka qe nuk mund te jem i bindur se eshte e drejte, nuk mendoj se mohoj Zotin.


Postuar nga Jarigas datë 13 Shkurt 2008 - 00:42:

Citim:
Po citoj ato që tha walker
E drejte eshte ti frikesohesh vetem Krijuesit tend dhe jo krijesave te Tij!Nese je pakez besimtar mbase do kesh degjuar per historine e profetit Moisi i cili u paraqit para faraonit me argumente dhe fakte te qarta nga Zoti.E ky pra nuk ju tremb dhe frikesua ballafaqimit me faraonin.Kush i beson Zotit dhe i bindet urdherave te Tij,per te nuk ka as pse te frikesohet e as te brengoset!


 

Kjo eshte pikerisht cka mendojne edhe ata persona (te shkrete) qe hedhin veten ne ere bashke me te tjere te pafajshem, ne emer te Zotit.........    Por trimeria nuk varet vetem nga besimi ne Zot, por nga besimi ne vetvete.Rruget per t'ja arritur atij besimi jane te panumerta.Akte heroike ka sa te duash ne historine njerezore dhe vetem nje numer shume i paket eshte bere ne mer te Zotit.Sidoqofte ti na thua se eshte e "drejte" qe t'i frikesohemi Zotit.A ka ndonje argument logjik qe te mbroje kete teze apo thjesh ashtu eshte shkruajtur ne librat e shenjte??Se ne fakt , me duket pak e logjikshme qe computer-i (krijese) te kete frike nga njeriu (krijues).....Pastaj nese ti mendon se ne jemi vecse kukulla ne duart e Zotit, kjo eshte nje mesele tjeter...........

 

Piqem me Piktor-in.........(permbi ere qi nep zymbyli, pa d_ zemren ma ngushllon...)

 


Postuar nga walker datë 14 Shkurt 2008 - 01:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Pershendetje Walker.
Historia na meson se ka pasur asi burrash qe edhe i kane kundershtuar mbreterit, pavarsisht nga fundi qe kane ba, eshte çeshtje frike natyrisht dhe i zgjuari ja ben qefin te fortit qe ne kete rast nuk ka te drejte sepse eshte matematikisht komplet gabim. Zoti nuk gabon dhe nuk mund ta ne veje ne diktate te tilla.
Persa i perket argumenteve dhe fakteve te Zotit nuk eshte se njerzit i kundershtojne, por jeta dhe eksperienca njerzore ka vene ne dyshim shume gjera.
Te gjithe jemi te barabarte para Zotit, si profetet dhe ne njerzit e thjeshte ateher pse te mos pranojme se mund te kete dhe "gabime" ne fjalet e profeteve ose qe nuk mund te jene aktuale.
Per diçka qe nuk mund te jem i bindur se eshte e drejte, nuk mendoj se mohoj Zotin.

Po i pergjigjem postimit tend ne pika te shkurtra.vertet ka pase burra qe i kane kundershtuar padrejtesite e sundimtareve etj dhe ata qe ti i quan te zgjuar qe ja bejne qefin te fortit ata quhen ne gjuhen TROC:Hipokrita,servila,spiune dhe cdo lloj epiteti tjeter i ngjashem.Vertete Zoti eshte i pagabueshem dhe eshte i vertete,atehere perse "jeta dhe eksperienca njerezore" te ve ty dhe shume te tjere ne dyshime!?Nese do ishin njerezit dhe profetet njesoj atehere perse quhen "njerez" "profete"!?Njeh ti ndonje sekretar qe i ben punet e bossit te tij perseprapthi!?E si mund atehere profetet te kene "gabime"!?Puna me ty eshte si ti nuk di vete se cfare mendon dhe se cfare thua.


Postuar nga walker datë 14 Shkurt 2008 - 01:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas


 

Kjo eshte pikerisht cka mendojne edhe ata persona (te shkrete) qe hedhin veten ne ere bashke me te tjere te pafajshem, ne emer te Zotit.........    Por trimeria nuk varet vetem nga besimi ne Zot, por nga besimi ne vetvete.Rruget per t'ja arritur atij besimi jane te panumerta.Akte heroike ka sa te duash ne historine njerezore dhe vetem nje numer shume i paket eshte bere ne mer te Zotit.Sidoqofte ti na thua se eshte e "drejte" qe t'i frikesohemi Zotit.A ka ndonje argument logjik qe te mbroje kete teze apo thjesh ashtu eshte shkruajtur ne librat e shenjte??Se ne fakt , me duket pak e logjikshme qe computer-i (krijese) te kete frike nga njeriu (krijues).....Pastaj nese ti mendon se ne jemi vecse kukulla ne duart e Zotit, kjo eshte nje mesele tjeter...........

  Jarigas kur te vij koha qe ti ta vesh mendjen te punoje nuk do kete vaj e antiruxho qe te eliminoje ndryshkun e trurit tend.

Piqem me Piktor-in.........(permbi ere qi nep zymbyli, pa d_ zemren ma ngushllon...)

 


Postuar nga Jarigas datë 14 Shkurt 2008 - 02:47:

Citim:
Po citoj ato që tha walker
Jarigas kur te vij koha qe ti ta vesh mendjen te punoje nuk do kete vaj e antiruxho qe te eliminoje ndryshkun e trurit tend.



Ne gjuhen tradicionale shqipe proverbi eshte:"Kur te te vijne mente,s'do te t'i hane as qente".....Venia e mendjes ne pune , nuk do te thote doemos se te punon mire.Urte kur matesh me te tjeret ne forum.Ne vend qe te shpalosesh ne te kater anet "epersine" tende gjoja, fol me argumentime logjike.Nese je i zoti.......... .....E asnjeri deri tani nuk ka vene ne dyshim ndryshkun e trurit tend......

P.S.Antiruxho mos jete vaji kunder ndryshkut???Shih se shqiptimi tamam i fjales se huazuar nga italishtja eshte:"antirruxhine".Eh, prej teje nuk e prisja mendjevajisur........                                                            


Postuar nga Bjondina87 datë 14 Shkurt 2008 - 03:18:

Jo, absolutisht nuk besoj ne gjera tilla. Edhe jam shume e sigurte qe nuk ekziston.


Postuar nga BIONDIA datë 31 Mars 2008 - 01:40:

Them se eksiton per ate njeres qe besojne ne dicka .


Postuar nga Franka datë 31 Mars 2008 - 01:47:

Red face

thone qe ekziston por une si person nuk e besoj por dhe ne qofte se ka te pakten tani per tani nuk e marrim dot vesh


Postuar nga kujta1 datë 31 Mars 2008 - 04:35:

egziston dhe jam 100% i sigurt


Postuar nga kujta1 datë 31 Mars 2008 - 04:36:

pasiqe duhet te paguhet denimi i kesaj bote


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 31 Mars 2008 - 16:56:

Nje dite te bukur shkon Enveri ne FERR dhe pa pritmas Djajte dolen nga FERRI dhe thane erdhi Enveri.....dhe trokiten tek SHen Pjetri aman tha se edhi Enveri figurati dhe djajte dolen glandestine.........


Postuar nga Equis datë 31 Mars 2008 - 18:02:

Biondia,rrusho cfare deshe te thush eksiton apo ekziston...hahahaha
sepse te te eksitoje ferri duhet te jesh disi fetishist apo jo.Shaka bera.
U made me smile,for today.Thanks
tung


Postuar nga BIONDIA datë 31 Mars 2008 - 20:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Equis
Biondia,rrusho cfare deshe te thush eksiton apo ekziston...hahahaha
sepse te te eksitoje ferri duhet te jesh disi fetishist apo jo.Shaka bera.
U made me smile,for today.Thanks
tung




EKZISTON kete doja te thoja ishte nje gabim ortografik


Postuar nga diabolic datë 01 Prill 2008 - 00:04:

Ne nè ferr jetojme me duket...


Postuar nga Jarigas datë 01 Prill 2008 - 23:21:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Ne nè ferr jetojme me duket...


Gjitmone kristal si pika e rakise.........


Postuar nga diabolic datë 01 Prill 2008 - 23:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas


Gjitmone kristal si pika e rakise.........



Te cilen se pime qe se pime njehere bashke...

Thone se ne ferr lulezojne disa bime te cilet quhen mana pastaj te quajtura manaferra.
Nga te cilat nxjerrim rakine e manaferres :p :p

Na mori malli mor burre ,po ku ishe mcef ?

Ne cdreq ferri po u endkan keta shpirtrat tane.
Kur iken nga shqiperi ,parajsen prapa kraheve e lane...


Postuar nga Niqua datë 01 Prill 2008 - 23:58:

une them qe ferri eshte ktu ku po jetojme ne


Postuar nga sajmolabi datë 15 Prill 2008 - 03:59:

Ky eshte ferri,.....ketu ndodhin mekatet me te medha qe njeriu mund te imagjinoje.Kjo eshte parajsa,...ketu ndodhin gjerat me te bukura qe njeriu mund te imagjinoje,...ketu lahen edhe mekatet,pastrohen,...ky eshte dhe purgatori,...çfare kerkoni e keni para jush,hapni syte e shikojeni.


Postuar nga kujta1 datë 15 Prill 2008 - 04:32:

egsiston. duhet te paguhet dikund denimi


Postuar nga strellci datë 22 Shtator 2008 - 20:28:

[QUOTE]Po citoj ato që tha halfgang
[B]Besoj se per Zotin Ferri eshte Toka....


Postuar nga Amstel datë 05 Tetor 2008 - 18:19:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
une them qe ferri eshte ktu ku po jetojme ne


pse mi dreqe kaq shume ke rene?cdo gje ka te miren dhe te keqen e vet,edhe atje ku do shkojme krimbat do na hane


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.