Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Miremengjes dhe Naten e mire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11993)
Nje grusht rrezesh dielli fytyres dhe freskohesh plotesisht ,pavaresisht 3 oreve gjume gjate nates. Duhet nje pushim i gjate per te rigjeneruar motoret e humorit dhe per te freskuar paksa mendimet e nje nate me pare,por jo per t'i zhbiruar e gjetur me teper klecka per tu kapur ,por per t'i hedhur diku ne nje cep te mendjes si nje leng te athet qe na rrenqethi per disa momente.
Mos prisni qe t'ju buzeqeshin mengjeset me diellin e sperkatur plote vese,por buzeqeshni ju mengjeseve dhe dita do t'ju shkoje mbare!
Miremengjes!
ç esht gjith ky frymzim...
booohhhh nejse,
mirdita...!
Me ne fund gjumi po rendon qepallave te syve dhe po me zgjon deshiren te shtrihem ne krevat dhe te zhytem ne nje gjume te qete, pa endrra. Mengjesin e dites se sotme e kam ne grusht, e kam ne nje gelltitje ajri qe e kam kaluar perposhte,ne barkun tim.
Sot do jete nje dite e bukur,gjithmone nqs do zgjohem ne ate ore sa te mos me pengoje ne permbushjen e riteve te zakonshme. Kafja e mengjesit, leximi , dushi , Universiteti dhe gjera te tjera.
Miremengjes !
Shpeshhere iluzionet thyhen perpara kembeve tona edhe realiteti ndryshon e merr ngjyra te panjohura, aroma te reja.Gjitheckaja shendrrohet ne nje tjeter gjithecka edhe ti s'arrin te gjesh veteveten ne mes te atij shperfytyrimit mizor qe kerkon te te imponoj vullnetin e vete.
Edhe e kupton se mund te humbasesh kaq shume ne nje cast te vetem! Se nje moment mund te te rrembej pothuajse gjithecka.
Edhe e gjen veteveten te humbur...
... te humbur ne rruget e botes..., e te humbur ne shpirtin tend...
Nuk di me c'ti thuash vetevetes. Nuk di me c'te besh me rutinen e djeshme qe sot s'ka me kuptim, qe sot eshte e vjeter, e plakur brenda nates si te ishte shuar pa rrezatimin e diellit.
Nuk di me ku te fillosh.
Gjithesesi, nje dite, heret a vone.... fillon.
E sotmja merr nje ngjyre te re me te cilen s'je mesuar por gjithesesi e perballon. E nesermja merr nje emer te ri qe me pare as e njihje... dhe e djeshmja... e djeshmja qe e deshe aq shume, rrenjoset brenda teje e skalit shpirtin tend e i jep nje forme qe ti ende nuk e shquan dot.
Gjithesesi gjithekca qe duhet te te perkasi e rigjen rrugen te kthehet tek ty. Edhe nqs nuk kthehet...kur mengjesi i pare me diell te hidhur kalon, kur mbremja e pare me yje te shuar zbardh... me se fundmi do te kuptosh se edhe pse gjithecka nuk shkon sic e ke planifikuar nuk eshte detyrimisht e thene se po shkon keq.
Keshtu qe ec pergjate rruges sende, edhe perballu me cdo dite sfiduese sepse ne horizont te pret vetevetja...
-Miremengjes!
9 vjet...9 vjet ne kete qytet! Me kujtohet dita e pare qe kam ardhur...me duket sikur kam ardhur dje dhe pas 9 vjetesh (turp me e thene) akoma nuk kam pare gjysmen e ketij qyteti! Cdo dite shikoj njerez qe kane udhetuar me qindra kilometra per te pare Koloseun dhe pershkrimi me i mire qe arrij ti jap eshte "nje grumbull guresh"... ok,vjen me teper nga ajo mosperfillje per dicka qe e ke perdite dhe nuk te ben pershtypje! E megjithate ky qytet me ka pare te rritem dhe ne nje fare menyre me ka ndryshuar! Me duket se nuk mund te rri me pa kete rremuje qe ka, komentet e shofereve te makinave te ndalura tek semafori "Aoooo, a nonno, movete che più verde non se po eeeee", trafik, metro, universitet, spital...gati te gjitha i kam ketu!
Mund te them qe ja kam kaluar mire dhe vazhdoj tia kaloj mire! Gjerave tani ja kam marre me mire doren dhe kjo autonomi me ka sherbyer jashtzakonisht! Tek kthehem ne shtepi tani e ndiej veten turist e mysafir (per 3 dit ne fakt nuk te ndjellin koben )!
Nuk kane munguar veshtiresite qe tek i mendoj tani me vjen te qesh por tek mendoj momentet qe i perjetoja akoma me rrenqethet lekura! Mund te kishte marre nje rruge tjeter kjo histori por prap se prap edhe ajo rruge do te me sillte serish ne Rome
Ky eshte qyteti im! Nuk do mjaftonin fjalet ta pershkruaje por ndoshta pershkrimi me i mire do te ishte ai qe perdorin te gjithe per te "qytet i perjetshem".
Une te uroj naten e mire, e ti me thua miremengjes...une shkoj te fle e ti zgjohesh tani!
pas ktij shkrimit Ns eshte sikur perjetova nje dite ne rome...good stuff
Do dhe disa ore qe te vije mengjesi dhe ka disa ore qe ka ardhur nata sdi cte them mirmengjes apo naten e mire?....
Te them naten e mire shpirti im ,qendro me mua, hajde ne endrrat e mia, me dashuro pa fund me puth pa pushim e po me ate embelsi qe vetem ti ma dhuron, beje sikur te ishte hera e pare qe e ben dhe sikur te ishte e fundit .Me trego sesa cmendesh per mua dhe sesa duan te jemi nje me njeri tjetrin .
Te them mirmengjes shpirti im ,ti qe je gjithmon afer meje ne cdo cast te kesaj dite qe do filloje (e qe sot do na gjeje perseri larg por e di qe neser do vish ) dhe kur sje afer fizikisht une pranine tende e ndiej. Ndiej syte e ty mbas atyre xhamave te qelte te syzeve qe hyjne brenda syve te mi dhe rrezatimin e tyre ,ndiej duart e tua qe dridhen tek me prekin floket ,trupin ndiej ty .Ndiej akoma ne vesh fjalet e tua ndiej ...qe ne vend te kafshimeve qe kjo jete ka bere ne trupin tim ti me ke falur e fal vetem puthje ...me dashurohesh...
Cfare mendimesh...!bionde je si gjithmon besnike e ndjenjave te tua...
Rreshtat e tua percjellin ndjenje te plote,te paster...une thjeshte i perjetova
Kam lexuar edhe letra te tjera por ne fund te leximit s'i kam ndjere. Me jane dukur te perpunuara...
Me kishte munguar nje shkrim si ky. Imagjinoj personin qe i eshte dedikuar...
Naten e mire zemer...gjum te embel!
Me pelqen ndjesia e vjeshtes qe ka filluar te ndihet ne eren e fresket qe fryen darkave, ne nje shall te holle mbeshtjellur rreth qafes dhe ne rete gri gati per rrefime lotesh....
Fakti qe yjet e mbremjes se sotme ishin fshehur pas reve dhe nje shi i imte kishte filluar te njomte gjithe qytetin me krijoj nje kenaqesi te perzier me nje nostalgji te befte qe me pernqethi mendimet dhe me vizatoj nje buzeqeshje ne fytyre....
Vjen era vjeshte!
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
krijoj
pernqethi
vizatoj
lool.. amore ku moj se se kam pa kurr katin?
Naten e mire dua te jem gjeja e fundit qe te mendosh kur te flesh e te mbyllesh syte dhe e para kur te zgjohesh neser.Kam mall per ty ...
Mirmengjesi Forumista!
Ju uroj nje jave te kendshme!
Une e kam pushim kete jave!
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
O truzhveshur, sa rri ketu e na nxjerr pjeshken neper fotografi shko e hap nje gramatike te fillores, keshtu meson qe koha e shkuar e ketyre foljeve formohet me "-i" dhe e tashmja me "-j".
Pastaj vijne e na bejne filozofira analfabetet. C'kafsheri.
Naten e mire ...sonte ndiej kaq shume mungesen tende dua kam nevoje per ty ...dua te bie ne shtrat e te mendoj se ti je ketu me mua afer meje ...kam nevoje te humbas ne gjoksin tend e te ndiej shtrengimin e kraheve te ty tek me mbeshtjellin dhe me thone "jemi nje tani jam ketu "...eh sa e gjate do jete kjo nate perseri pa ty dhe vetem e kujtimet e mia ...sa nevoje kam sonte per ty ...
Te uroj naten e mire...
....te kam premtuar qe endrrat e mia do kene vetem nje protagonist Ty...gjumi me merr pernate ne fluturim te kerkojme ty,ne ke enderr ke gjetur strehe sot...Te nis nje puthje,por ti mos ik,me prit, po vij ne endrren tende ♥
wow sa melankoli ne dy shkrimet e fundit per nje cast me ben te mendoj te ndjej nostalgji kane filluar te me mungojne kujtimet endrrat
eshte e cuditshme njeriu vetem kur dashuron enderron perndryshe sbeosj qe po
dhe naten krejtve ju puth
Naten e mire kudo qe jesh ndoshta heshtja flet me shume se fjalet por uroj vetem qe te jesh mire e nganjeher te mendosh momentet e bukura qe kemi kaluar ...me mungon sdua ta pranoj por eshte e vertet .
Naten e mire hajde ne endrrat e mia vetem aty bashkohen te ndaret .
http://www.youtube.com/watch?v=V-_vHrMv0Cw
Naten e mire !
Me imagjinaten time te vij afer ne krevat perkedhel floket e tu te verdhe qe nen driten e neonit ndricojne sikur te ishin prej ari...me doren qe me dridhet te perkedhel fytyren tende dhe prek lekuren tende te bardhe dhe delikate si te nje femije te sapolindur ... perkulem ngadale dhe te puth lehte ne buze ndiej shijen e buzeve te tua qe bashkohet me shijen e coca-coles ...qesh lehte e te them " te dua ...ta bekoj gjumin shpirt"...
http://www.youtube.com/watch?v=ZBFo9XCmSXs
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.