Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Grupet mafioze shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13391)
Fajtor
E perseris, ne po flasim dhe nuk kuptohemi mor djale. Duhet para se gjithash te komentoj dy fraza te shkrimit tend:
Citim:
Shume nga ju pretendojne se 3 milione banore nuk mund te krijojne rrjete kriminale ose mafia.
Citim:
Ne fakt edhe po te kuptohemi nuk vihemi dot dakort. Ti thua se nuk ka nje popull me kriminel se nje tjeter. Une them se ka qe c'ke me te. Napoletanet per shembull jane me kriminele sesa fiorentinet. Sicilianet po ashtu.
Kur krimi hyn ne kulturen popullore dhe behet pjese e jetes atehere duhet ti vesh emrin qe ka dhe jo diference kulturore. Ne te njejten menyre shqiptaret jane popull i korruptuar, pra kriminel, perderisa sistemi i shendetesise (por edhe i arsimit dhe rendit) jane shume te korruptuara. Shumices se njerezve i duket normale te marre ose te jape leke ne keto poste. Atehere ku arrijme me kete diskutim....?
Arrijme ne piken qe "varet cfare quhet krim". Popujt kane diferencat e veta qe c'ke me te. Jo per te bere nje diskutim racist por ekzistojne natyrisht diferencat ne kulture dhe jete. Nese keto diferenca kthehen ne krim atehere krimi behet normal.
Lajmet qe transmeton Mediaset-i i di fare mire dhe natyrisht ka patur tendenca. Megjithate krimet qe shqiptaret bejne realisht nuk mund te justifikohen me lajmet e televizorit. Shqiptaret jane bere famoze sepse bejne krime. Per pasion ose per biznes kjo pak rendesi ka. Ne kete teme po tregohen raste evidente, kush nga Vlora, kush nga Italia, kush nga Anglia, kush nga SHBA. Dhe megjithate faktet nuk perbejne interes. AriLabi thote mediat genjejne (njesoj sic thone disa qe Shoah nuk ka ndodhur). Arturm thote se popujt jane njesoj. Per sa po diskutojme prej ditesh tashme eshte shume veshtire qe nje popull te pranoje krimin brenda vetes.
Para disa ditesh tek emisioni "Parla con me" kishin ftuar nje polic qe mori pjese ne ndjekjen dhe arrestimin e Bernardo Provenzano-s, i cili kerkohej prej 40 vjetesh. Polici ka shkruar nje liber mbi kete rast dhe spjegoi dicka shume interesante. Ne Sicili mafia eshte fenomen kulturor, mafiozet kane autoritet dhe kur ndodh nje padrejtesi shkojne tek mafiozi per te kerkuar drejtesi dhe jo tek shteti. Qe te zhduket mafia duhet te ndryshoje kultura, te krijohen vende pune etj etj. Me pak fjale i ra rreth e rrotull dhe nuk e tha troc qe sicilianet kane mentalitet kriminal. E njejta gje ndodh edhe ne Napoli, ku femrat shkulin floket kur i arrestojne burrat. Ne disa lagje napoletane policia nuk hyn dot te arrestoje njeri sepse banoret bejne kryengritje. Pra, mos bejme pergjithesime dhe barazi mes popujve, cdo popull ka vecantite e veta. Ju toleroni vrasiet pasionale ose korrupsionin e mjekeve, nje popull tjeter toleron strukturat mafioze. Ama ne te dyja rastet krimi eshte brenda dhe eshte ne zgjedhjen e popujve ta luftojne ose ta justifikojne. Kjo eshte e gjithe historia dhe kot te kapemi tek mediat dhe Mediaset-i.
Fajtor
E kupton apo jo qe keto qe mbeshtet ti, pa dashur, jane teza raciste?
Kam degjuar edhe teori te tjera si kjo jotja, qe ne aparence duken te menduara, por qe ne thellesi jane tezat me raciste qe xhirojne neper qarqe te ndryshme sot ne bote. Nje nga keto, psh, eshte ajo qe popujt sa me lart te ngjitesh ne veri aq me te zgjuar jane. Kjo "shpjegohet" me faktin qe sa me ne veri te ngjitesh, aq me shume rriten kerkesat per jeten (ben me ftohte, etj) dhe si rrjedhoje njerezit "detyrohen" te jene me inteligjente. Por kjo eshte teze kryekeput raciste Fajtor, dhe ngjan me "shpjegimin" tend per Siciline.
Fajtor.
Njerezit jane kafshe qe kane nevoje te jetojne ne grup, ne komunitet. Nuk mund te jetojne vecas nje komuniteti ku duhet te bejne pjese. Kjo sepse shume probleme te jetes i "zgjidh" komuniteti. Natyrisht komuniteti ka krijuar struktuat e veta per te zgjidhur nevoja te ndryshme te pjesetareve te vet.
Atehere, duke pare arsyetimin e mesiperm, sicilianet (apo napoletanet etj) kane nevoje per nje "mbrojtje" dhe struktura qe duhet tua ofroje kete mbrojtje eshte (dhe duhet te jete shteti). NQS SHTETI MUNGON I DASHUR FAJTOR ESHTE ME SE HUMANE QE NJEREZIT DO TI DREJTOHEN TE PARIT QE GJEJNE NE RRUGE DHE I OFROJNE KETE SHERBIM. Dhe ne ato rajone te italiase ai qe te ofron kete sherbim, dmth zevendeson shtetin, eshte Mafia. Mafia eshte me e forte se shteti dhe prandaj "e zevendeson" ate. Ky eshte nje muhabet krejt tjeter nga ai qe ben ti "qe sicilianet duan mafien".
JO MOR FAJTOR, ASNJE NJERI NE BOTE NUK MBESHTETET TEK ILEGALJA NQS DO KISHTE ME KOLLAJ TE MBESHTETEJ TEK LEGALJA. Nuk i Ofrohet legalja, pa i shtrin doren Ilegales.
Nejse po me "lodh" kjo teme dhe me duket se nuk po arrijme asnje rezultat.
Psh.
P.s. Sipas teorise tende o Fajtor ne cfare grupi hyjne gjermanet, kriminele apo jokriminele? Do te te pyesja edhe per shume popuj te tjere qe "here" kane qene kriminele dhe "here" te ndershem por nuk ja vjen ta vazhdojme me.
Ah ....... harrova
Po ti vete o Fajtor, cfare je? Kriminel apo i ndershem?
Psh, dhe mundohu te reflektosh mbi tezat qe te servirin (jam i sigurte ne "buona fede-n" tende.
P.s. E di si perkthehen ne matematike keto tezat e tua?
A=B B=C => A=C
Por fenomenet shoqerore nuk arsyetohen me llogjike "matematikore".
UNE U LODHA....NDERSHMERISHT PO FLASE...
ne itali qe ne shqipetaret po i kopjojme jashte mase ne menyre te ekzagjeruar..(.por kjo eshte nje histori tjeter...)qe nuk dine me ca filmash te bejne ,dhe mbeten duke bere filma te shpifur me njerz te shpfiur... me mfioz.. qe keto duke i pare cdo dite te behen nje rutine..e pashmangeshme...CDO NJERI PREJ NESH KA HISTORI I VENE NDERMEND NGJARJE NGA ME TE SHEMTUARAT... POR DOJA TE THEKSOJA ASNJE PREJ NESH NUK BEHET INDIFERENT KETYRE NGJARJEVE... POR LE TE SHPRESOJME ME RRITJEN E E KONOMISE.. DUKE ZBATUAR DHE LIGJE TE FORT TE MOS INDETIFIKOHEMI SI MAFJOZ.. KOT ME KOT-... PASI KEMI NJE TE MIRE QE NUK E BEJME DOTE KULTURE ..per mendimin tim.. kemi ate te mos organizimit... ju faleminderi.. pershendetje te gjitheve...QIELLI IM ESHTE GJITHMON BLU..
Po anashkaloj diskutimin me arturm. Nuk ka njeri 100% te paster e te ndershem. Edhe une kam bere gjerat e mia. E megjithate duhet cituar ajo qe tha leopardi tek tema tjeter. Racizmi eshte dukuri natyrale qe lind qysh me lindjen e nje komuniteti. Mund te pakesohet dhe te dobesohet nga nje shoqeri multi-etnike, por eshte hipokrizi te thuash nuk kam asnje ndjenje raciste. Sigurisht qe mua s'me pelqen racizmi, por nuk genjehem kollaj nga teorite e barazive mes popujve. Cdo komunitet ka karakteristikat e veta. Shembulli mbi sicialianet dhe napoletanet ka kuptim nese merr per baze sistemin republikan dhe jo ate mafioz. Nese ti thua eshte normale te kesh mafian une e pranoj, per sicilianet eshte normale, por nga pikepamja legale nuk eshte. Dhe krimi ka nje kontekst legal dhe jo vetem social. Per keto aresye napoletanet dhe sicilianet kane tendenca te mbrojne krimin dhe ta fusin ne kulture (ashtu sic neve na duket normale te korruptojme doktoret).
Ajo qe me duket me interesante eshte kjo qe tha AriLabi: "neve nuk jemi te organizuar". Kjo mund te duket pozitive ne aspekt kriminal, por eshte tragjike per shtetin. Nese nuk dime te organizohemi domethene qe nuk dime te bejme as shtet. A thua te jete e pamundur te mesojme te organizohemi pa e shtrire kete aftesi dhe tek krimi domosdoshmerisht?
Persa i perket korruptimit ne shqiptaret kemi shok veten.Une di tri kater raste kur shqiptaret kane arritur te korruptojne edhe punonjes te Home Office te cilet jane kapur dhe denuar.Vitin e kaluar nje shqiptar korruptoi nje mesuese te gjuhes angleze e cila punonte per H Office.Ata i denoncoi nje i huaj nga Afrika. Te gjithe ata qe behen British Citizen duhet te permbushin disa terms & condition.Nje nga ato eshte te flasin dhe te shkruajne gjuhen angleze te nivelit te trete elementar. Kete duhet ta vertetojne me nje dokument nga nje kolegj ose te bejne nje provim.Pikerisht mesuesja e korruptuar per nje dokument te leshuar merrte se bashku me korruptuesin 700 paunds.Por krimi ketu i ka te shkurtera kembet.Mijra cecen besoj se nuk do te arrijne te marrin nje pasaporte britanike.Provimet tani behen prane zyrave te H Office.
Thuhet se mafia eshte krijuar ne Kalabri dhe me vone u cvendos ne Sicili e Napoli me kamorren e ndregaten.
Akoma me mafian ju??????????
Mafia shqipetare para 8 vjetesh donte te rrembente victoria bekam dhe femijen e saj ,na cane trapin mediat per nje jave te tere, shqipetaret keshtu e shqipetaret ashtu, dyqind artikuj mbi mafian shqipetare,ne fund fare na doli qe e gjith historia ishte kot fare e montuar nga gazeta e Murdokut.Para nje viti perseri na cane menderen gazetat britanike per nje muaj rresht flisnin per nje operacion te madh te policise britanike dhe goditjes te madhe qe ju dha mafias shqipetare si rezultat.Ne nje zone te Shefild arrestuan disa prostituta shqipetare dhe disa tutor,para disa ditesh te gjithe kane dale nga burgu,dhe gjykatesi i ceshtjes tha qe policise duhet ti vij turp qe ben gam gam kot , u denuan vetem me pune komunitare prostituat sepse i kapte ligji i fitimit nga profesion jo i ligjshem,nje arrestim i cili nuk vihet gati kurre ne fuqi ne kete shtet,prostitutat ne angli nuk arrestohen kurre ,vetem se polici ka te drejte ta arrestoje.Ata mafiozet,tutoret doli ne fund qe asnje nga ato vajzat nuk ishte e detyruar te punonte si prostitute dhe ata u denuan se i kapte ligji i emigracionit.
Sic THA ATEHERE AI QORRI,MINISTRI I BRENDSHEM BRITANIK MBAS KETIJ OPERACIONI NE MEDIA,
DUHET TA DINE MIRE BARONET E SKLLAVERISE MODERNE, QE NE BRITANI NE DO TI GODASIM FORTE.keshtu tha ai miku,dhe vuuuuuuuuuuu mediat duke bere krahasime midis skllaverimit te bere nga kolonizatoret dhe skllaverimit te punojsve te seksit nga ana e shqipetareve.
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 58 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.