Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)
Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
te behesha akili ne rol hajde de.. se do gjenim nje aktore qe te ruante rolin e kushurires se hektorit :p
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
ke gabuar telenovele, atehere! hahahahah
do qe te vesh dhe parruke bjonde, pale zotrote... si lesbike e osigjenuar! :p![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
po e shof un qe sdilni nga lezbilleku ju, i mean nga rolet :p e atij lloj profesioni...
p.s: aktore ne film ,aktore ne jet ( shi ne plazh, :p )
-"Ja si rashe ne dashuri me Bleten".(Pjesa e 4-ert)
---"Hajde ikim.Shkoi vone."me foli embelsisht Bleta ime.
Pershendetem me dore miqte tane te "piano bar" dhe dolem...
Nje ngjarje para takimit te dyte.Kerkoj vemendjen tuaj miq.Ju flm.
West Haven Beach.Exit 44.
Isha e ulur ne cadren time dhe syte s`e di nga po me verdalliseshin.
As vete s`arrij ta kuptoj sesi ndesha ne nje shikim mashkullor aq te ngrohte.Hm,,, exitues.Gjoksi i tij i leshte si dhe fytyra e rruar mbase dy dite me pare, me kafshonin per se gjalli.Ishte i shoqeruar me nje femer.
Sa here femra e tij kthente koken nga oqeani i thelle; ky tipi i ngrohte
me dhuronte buzeqeshje dhe perqafime me duar.
Ama aq bukur e luante rolin e mashkullit tradhtar, sa ma dha truri ta ndizja fare.
U shtriva ne bark, syzet ne sy, dhe po lozja me rripin e mbathjeve...
Ai, se cfare i tha femres se tij dhe vrapoi ne oqean.Notonte dhe s`me ndante syte.Gjithashtu dhe une.
Hm,,, po flirtoja.Le te dale ku te dale.Thjeshte dua te flirtoj, kot per sport.
Ai ma bente me dore te futesha ne uje, une beja sikur s`kuptoja dhe i hidhja nje shikim femres se tij,
e cila kushedi sesa ne siklet do te ndihej ne ato caste.
I dashuri i saj tek flirtonte me nje te panjohur, apo me qarte i dashuri i saj
ishte gati te tradhetonte per nje te panjohur!!!
"Ah keta meshkujt si jane!" mendova une.
Hyra ne oqean te lahesha.Oh, ca noti, ca kenaqesie.
Mund te vazhdoja lojen si ta deshiroja une, pasi isha e bindur se ai s`me ndiqte dot
pasi ne breg e priste femra e tij...
Pasi bera nje not te mire, nje zhytje te thelle me gjithe floke, dola ne breg.
Fillova te loz top me kembe ne fillim, pastaj me dore me Denisen.
"C`ben moj kushe, ja more trute djalit te botes!"-me flet Deni.
"Mo ne djall te veje me gjithe tru.Se mos po me dhimbset fort.Pff, mashkull tradhetar hesapi.Une shpirtin , mendjen dhe Zemren time ja kam falur vetem
nje personi te vetem, dhe ti e di se cilit person , Bletushes sime."
"Po, te kuptoj, por ti sot flirtove me nje djale te panjohur.Nuk eshte tradheti kjo?"
"Hahahahahahahaha, e poshter.Une kam flirtuar me nje shikim te panjohur,
me nje shikim mashkullor, e jo femeror, ndaj nuk kam kryer asnje tradheti.
Keta tipa meshkujsh qe dalin me femren e tyre ne krah, ledhatohen e puthen ne syte e botes,
dhe sapo femra e tyre kthen koken apo shkimin ne drejtim te kundert,
keta kerkojne femra te tjera, normal i quan ti keta tipa?Keta tipa jane
meshkuj te dobet, te pasigurte ne vetvete.Jane donzhuane.Ndaj duhen futur ne loje e t`i lesh gojethate.
Ndaj une kam me besim ne boten femerore sesa ne ate mashkullore.
Femra po te dha fjalen, e mban...Eh, Deni.Sa do mesojme nga jeta."
(vazhdon.
-Ju flm per pjesemarrjen aktive ne kete teme universale.
Jeni te ftuar te gjithe te shkruani ndonje pjese romantike prej jetes suaj reale apo imagjinare.
Ju puth, me dashuri ENYA.)
ps:-Vlonjati99-ave.Mire se vjen ne boten e artit lol.Mos te te shqetesoje fare fakti
i moralit te anetareve te forumit horizont.Jemi te lire te mendojme dhe te
shkruajme si te duam.Befsh qejf duke lexuar.
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
ne s'jemi as aktore e as lesbike... jemi motrat e Safos! do u know what I mean?
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
..........Po rrinte akoma më këmbë dhe si i hutuar shihte sallën përreth. Pas kurrizit ndjente akoma vështrimin e trishtuar të vajzës së lokalit. Pa kthyer kokën, i bëri një shënjë me dorë sikur donte t’i thoshte se duhej që ta linte të qetë dhe u ul në karigen e lirë.
.
.........Lokali kishte fare pak meshkuj atë natë dhe ai e dinte mirë pozitën në të cilën ndodhej, Para tij…një vajzë e bukur, por në krah të saj një djalë po aq simpatik. Thellë në gjak, ndjente thirrjen e të parëve dhe shumë të fuqishme. Ne të gjithë kemi nga pak “animal” brenda. Eshtë kjo që na bën, sa fisnikë, aq edhe të egër. “Wild”, i ra ndër mend shprehja aq e preferuar e Letës, njërës nga vajzat e oksigjenuara të lokalit. Dy meshkuj, afër njëri tjetrit, dhe kur kanë edhe një femër afër, janë gjithmonë të çuditshëm. Ata dalin menjëherë nga vetja dhe mundohen që të bijen në sy. Geni i dominimit është shumë i fuqishëm dhe femrat e dinë dhe e shfrytëzojnë mirë këtë.
.
.........Por ajo që e shqetësonte sot më shumë se çdo herë tjetër ishte prania e Letës në lokal. Kjo vajzë ishte një e njohur e vjetër, me të cilën nuk kishte pasur asnjë lidhje nga ato që krijojnë profesionistet. Ajo ishte aq e zgjuar sa të mos e bezdiste, por pikërisht tani ajo duhej që të ndodhej diku gjetkë dhe ai nuk kishte pasur mjaft kohë që ta pyeste. Tërheqja drejt atij cepi kishte qënë e menjëhershme dhe e çuditshme. Një vështrim manjetik dhe ai ishte bindur si shigjeta e busullës drejt Nordit….
lol
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
ne s'jemi as aktore e as lesbike... jemi motrat e Safos! do u know what I mean?
Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
po safo me sa di un nga lashtesia perfaqsonte lezbiket, lol... :pp
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
per rolin e portjerit te hanit je ideal, s'duhet te dish me teper! lol
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Deni po e ndiqte me sy nga larg. Përbrenda ndjente një zjarr që i rritej me shpejtësi të madhe. Hodhi vështrimin nga Enya dhe e pa se ajo ishte e preokupuar me bisedën e saj. Bleta ishte mbështetur në tavolinë dhe dëgjonte e përqëndruar. Kishte mbetur pra përsëri vetëm. Nuk e kuptonte se pse duhej që të sillej aq ashpër me një njeri, që në fund të fundit ishte i panjohur për të. Në dorën e mbledhur grusht kishte një copë letër të zhubrosur ku kishte shkruar diçka si poezi…
---"Ah Dashuria.Aq frymezim na jep, sa syte tane shkelqejne dhe naten pa hene;apo dhe mengjesit pa diell.
Hey Engjelli im i mengjesit, Bleta Ime te "
ps:-Deni tregimi po behet akoma me intrigues.Flm per pjesemarrjen aktive.
Shkruan vertet bukur.
-Mezi pres te lexoj Mister DxP,-Bletushen time si dhe pjesemarres te rinj, perse jo?-Miremengjesi bukuroshe.
Ore po ketu eshte fjale per telenovele lesbiesh, apo per bisexuals. Meqe jam partizan i seksit tim te kundert, filma, romane dhe telenovela te ketij lloji nuk me terheqin. Keshtu qe une respektoj shkrimet tuaja, por jam out from this.
Dhe per me teper telenovelat nuk kam shume nerva dhe durim t'i ndjek dhe t'i ndjej ne maksimumin e tyre.
Ky modernizmi i shoqerise ka anet e mira, por sjell pa kuptuar edhe degjenerimin e cdo lloj sistemi te perparuar.
Keshtu qe une mbetem tek ajo e pergjithshmja e natyres, ligji i pergjithshem se tek ky ligj hyj akoma, por nuk i akuzoj dhe i diskriminoj edhe perjashtimet nga ligji i pergjithshem, d.m.th ato te pervecmet.
good luck te pervecem
Kotka i dashur, edhe ti me epitete te palara qe ne mengjes xhan?
Po na laj e na lyej i cike se nuk te kushton asgje, te premtoj qe cdo lyerje
epitetesh eshte free, ne gjuhen e shkruar.
Ne i shkruajme DASHURISE, dhe dashuria nuk njeh gjini.
Ngaqe nuk ka ke lexuar, ke dalur ne nje perfundim te gabuar.Gjinite jane
te nderthurura bukur.Ky eshte art i te dashuruarit.Eshte jete reale.
Je i pershendetur dhe i ftuar te shkruash.
U zgjua ne mengjes nga gjumi i embel i nates se fresket dhe me embelsi me nje buzeqeshje te lehte i thote "Miremengjes shpirti, si fjete?" dhe futi ne goje copen e vogel te cokollates qe ishte lene mbi komodinen e saj pak minuta me pare ...........
Ate dite qe billionerja defrehej ne plazh
Po kthehej nga turni i lodhshem i dites se diel. Edhe kesaj radhe i kishin kerkuar turn ekstra. Do shkruante nje raport rreth abuzimeve qe beheshin mbi punetoret me keto ore! E imagjinonte qe ne ate moment problemet qe do i krijonin: injorimet e shefave e te drejtorit, hilete pas kraheve, izolimi nga te tjeret, solidariteti i fshehur i disa kolegeve, te tjere qe mund te gjenin rastin e pershtatshem per t’iu versulur si ujqer. E kish marre parasysh: ndjenja e rebelimit ish me e forte se e “mirekuptimit te arsyeshem”.
Tek shkallet gjeti teto Kotken qe po i lexonte nje perralle nipces:
- Oh gjyshe, c’veshe te medhenj qe ke!
–Per te te degjuatr me mire, te keqen gjyshja.
– Oh gjyshe, c’sy te medhenj!
– Per te te pare me mire.
– Oh gjyshe, c’duar te medha qe ke!
– Per te te kapur me mire!
– Gjyshe, c’eshte kjo goje kaq e madhe!!!
- .......
E pershendeti perzemersisht dhe ajo e pyeti si e kish kaluar diten.
– Ja, ne pune teto, s’kemi pune tjeter!
– Me mire te punosh kot se sa te rrish kot, te keqen tetoja!
Nje filozove e shpene dem, teto Kotka. Per cdo moment kish nga nje thenie.
Billionerja ish ne plazh ate dite dhe i kish nisur nje sms: “ Te kam tradhetuar me veshtrime, por asnjehere me mendime!”. Iu duk si nje tallje kapricioze. E imagjinonte tek mund ta kish shkruar me miqte e saj te perkedhelur, te tere duke qeshur me eksperiencen ekstravagante te momentit te billioneres. Pfff! Edhe gjithe ajo embelsi, s’kish si shpjegohej ndryshe. E kur ndonjehere jeta kish qene e embel me te?
“Dashuria eshte nje kapitull, qe perfundon me nje te papritur, dhe hap rruge dickaje te re...” – i kish thene nje here studentja ne ato bisedat qe te zene padashur ne dalje te deres, ne ate territor ku nuk dihet ne je brenda apo jashte.
Kushedi c’kish per te thene teto Kotka rreth kesaj.
Teto kotka i pergjigjet:
Kurre mos ndalo te dashurosh moj bije tere jeten tende deri sa te vije dita te shkosh ne parajse. Njeriu qe kerkon te jete gjithmone prane njerezve eshte njeriu me i lumtur ne bote.
Pac dite te mbare edhe sot dhe sa per ato hallet e punes mos e lodh shume trurin te keqen tetoja, se mbas dhjete apo njezet vjetesh do te thuash me vehten tende: "Sa budallaqe isha qe shqetesohesha per probleme te tilla kaq seriozisht, kur isha kaq e pafuqishme te beja une vete ligjin" Te vetmen gje qe duhet te mendosh ne kete jete eshte vetem te dashurosh njeriun qe ke prane.
Harrova te te them edhe nje sekret qe jeta ma mesoi, i thote teto Kotka me embelsi dhe me dyshim nese ajo donte akoma te degjonte apo ishte ne nxitim e siper me rutinen e dites.
Sado qe te doni burrat apo shoket tuaj, femijet apo prinderit tuaj, gjithmone do te kete vend ne zemren tuaj per shoqet tuaja te jetes, per ato me te cilat juve qeshni si te cmendura ose qani bashke si te humbura hallet e dites dhe te jetes tuaj.
Leter ne mungese...
...Po te le gjurmet e mia te fresketa, derisa te rikthehem.Te puth e dashura ime.
Permbledhje s'po e bej dot tani se duhet te mbledh trute njehere
Blete...sa shoqe te mire e paske ate studenten moj xhane ...gati beri rime :o
Meqe gjinia s'ka rendesi ne kete telenovele...per kulture personale doja te dija...Kotka eshte teto apo xhaxhi?????????
Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Permbledhje s'po e bej dot tani se duhet te mbledh trute njehere
Blete...sa shoqe te mire e paske ate studenten moj xhane...gati beri rime :o
Meqe gjinia s'ka rendesi ne kete telenovele...per kulture personale doja te dija...Kotka eshte teto apo xhaxhi?????????
![]()
...
.......Leta u kthye me një tufë të madhe me trendafila në dorë. Misteri këtë priste, u ngrit me rrëmbim dhe për dy sekonda u ndodh përsëri tek tavolina, por këtë herë në rolin e vërtetë të kavaljerit. Ai ja zgjati lulet Denit, e cila e skuqur në fytyrë, e vështronte sikur po e shihte për herë të parë. Donte që ta falenderonte, por diçka e shtërngonte në grykë dhe nuk e linte që të fliste. Ai iu afrua dhe e puthi lehtë në faqe, duke i shtërnguar si padashur supin e xhveshur me dorën e lirë. Ishte një veprim shumë domethënës; nga ato lëvizje që megjithse janë ashtu të lehta dhe në dukje të parëndësishme, krijojnë nganjëherë lidhje të tilla të forta, që është shumë vështirë që të këputen. Zemra që i rrihte me forcë, sa s’po i çante gjoksin dhe në fakt nuk dinte se si të vepronte. A ta pranonte këtë ofertë misterioze. Apo të tregohej e ftohtë. Dilema e përhershme e femrës, për të luajtur me ekstremin e kishte pushtuar të gjithën. Tek dera e ndiqnin sytë e qeshur dhe tepër të dashur të Letës. Banakjeri po zgërdhihej me një gojë të madhe që të shtinte frikën. I dukej sikur e gjithë salla ishte kthyer nga ajo dhe po e shihte. Enya me një sy të ngopur po hidhte këmbën mbi këmbë dhe duke anuar trupin lehtë, la të zbulohej nje kofshë e nxirë nga djelli.
.
...........Misteri ndërkohë zuri një pozicion, që nga mund të shihte të gjithë sallën. Duke e kaluar vështrimin pa ndaluar tek kofshët e bukura të Enyas tha me vete” Duhet të ketë qënë në plazh” E skuqura e freskët e djellit nuk linte dyshim… Kjo femër e terhiqte përherë me truket e saj, por tani ai ndodhen përpara një situate të tillë që po e turbullonte vërtet. Ndodhej ne tavoline me një bukuroshe te tillë me dy sy të bukur, prej nga buronte një ëmbëlsi mjalti, e kjo shihej shumë rrallë nga ato anë. Ajo kishte veshur një fustan të bukur me gjoksin mjaft të hapur, që i linte të dukej një pjesë shumë terheqese e kraharorit, ku vështrimi të qëndronte pa dashur dhe të krijonte një plogështi të tillë, që nuk i shpëtoje dot.
....
..
.......Papritur Bleta u ngrit nga vendi i saj dhe me nxitim u drejtua për tek qoshja ku ishte vendosur një pjano e madhe koncertesh. U ul atje dhe pa asnjë përgatitje filloi të luante një pjesë të komplikuar nga Moxart, ishte pikërisht “Sonata e katër duarve”, pjesë që ajo vazhdimisht e ekzekutonte me partnerin e saj.
.......Misteri e ndali vështimin atje dhe po e ndiqte me vëmendje, se si ajo po mundohej që të plotësonte boshllëqet e krijuara nga mungesa e partnerit…Ishte gati që të shkonte atje dhe ta nxirrte miken e vjetër nga ajo situate e vështirë, por nuk kuptonte se pse, një pjaniste si ajo, i ishte future, kështu si padashur, një loje aq të pakuptimtë. Sonata e Moxartit kërkonte pikërisht katër duar dhe dy duart e tjera atë natë mungonin. Enya, ishte padyshim një violiniste klasi, por në pjano ai nuk e kishte parë që të luante asnjëherë. Mos vallë Bleta, po ftonte dikë tjetër në pjano në këtë mënyrë dhe e kishte bërë këtë veprim me paramendim? Gluk ishte zhdukur nga salla dhe nuk dihej se ku kishte shkuar me vajzën e tij. Deni ishte pak a shume e re në atë lokal dhe ai nuk e kishte idenë që edhe ajo mund të luante në pjano. Ai vetë kishte luajtur dikur, shumë kohë më parë, por askush aty në sallë nuk e dinte këtë. Oh, po e lodhte kokën me arsyetime të kota. Para tij ishte një vajzë e bukur dhe ai po tregohej i pavëmëndshëm sa duhej.
.......Deni mbasi e kishte marrë veten mirë nga e papritura e këndëshme, filloi që të shkëmbente shënja me Enya-n. Misteri, bëri sikur nuk po shihte, pikërisht për të mos krijuar një situatë jo të këndëshme. Vajza, mendoi me vete, gjithmonë kanë diçka për të thënë.
DXP
Bleta lexon letren
Kur lexoi letren e embel te billioneres as qeshi e as u emocionua. Vetem tha me vete:
"Ah, do qe te luash billionere e llastuar! Le te luajme, atehere!"
Shkoi te bente nje dush.
Re: Bleta lexon letren
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
Kur lexoi letren e embel te billioneres as qeshi e as u emocionua. Vetem tha me vete:
"Ah, do qe te luash billionere e llastuar! Le te luajme, atehere!"
Shkoi te bente nje dush.
Chi disprezza, compra! :p
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
Chi disprezza, compra! :p
"-Ja si rashe ne dashuri me Bleten."
...
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
Kur lexoi letren e embel te billioneres as qeshi e as u emocionua. Vetem tha me vete:
"Ah, do qe te luash billionere e llastuar! Le te luajme, atehere!"
Shkoi te bente nje dush.
"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..."
---Asnje pergjigje nuk mora me prej te embeles Blete.Kaluan dite, jave dhe muaj, fatkeqesisht kaluan dhe vite,
e syte e mi nuk ndeshen me ne ate shikim aq te magjepsur.
Kisha filluar te mos me benin me pershtypje femrat e tjera.Perkundrazi,
sapo me rastiste te ndeshja ndonje shikim femeror,
ulja syte perdhe`.Me dukej sikur po tradhetoja Bleten time te humbur tashme.
S`e di por mbase dhe mund te ju kete rastisur te ndiheni aq te dashuruar
pas nje personi te vetem, saqe cdo njeri qe mund t`i ngjaje ate personi
ju duket familjar, apo ju duket me i embel per syte tuaj te zemres.
Ja keshtu te dashur miq dhe armiq.E verteta ime qendron ne faktin se
kam dashuruar nje femer.Nje femer Princeshe, nje femer te rralle, nje femer
me gishterinj te bukur, me thonj te bukur, me lyerje thonjsh terheqes...
Kam dashuruar bukurine me magjike te krijeses njerezore.Kam dashuruar vajzen -Blete.
Ah, Bleta ime!!!!
Dhe sonte pas afro tre-vitesh te ruaj ne kujtese si nje diamant te pacmim.
Vetem kujtimi yt me jep force te mposht erresiren.Me jep force te buzeqesh
me shume, sepse me duket sikur po te buzeqesh TY.
----------------
Nuk e di nese ekziston akoma "Piano bar", apo banakiere Leta.
Nuk e di se c`perfundim paten Glak dhe Katilesha.
Nuk e di se nga u zhduk Bleta ime, engjelli im i lumturise shpirterore.
Nuk e di c`u be me Mister DxP.As me Denisen nuk kam komunikuar me;
u be kohe.Jetojme ne shtete te ndryshme tashme.
---Sic duket, me duhet te shfletoj sonte te gjithe Phone Book Yellow Pages ,
qe te rifreskoj kujtimet me nga nje telefonate.
I besoj te nesermes magjike.Te nesermes krijuese.Te nesermes plot diell
dhe shi...
Naten e mire.
Perse nuk erdhi bleta?
Doli nga dushi me e nervozuar se me pare. Qe billionerja tallej nuk ia hiqte kush nga mendja. Jo, jo, s'do linte kend te tallej me te! S'ia kishin arritur punetore qe jetonin vec me rromuze e jo me fjalet e sherbetosura te nje billionereje qe s'dinte si te shtynte kohen! Nuk kish pse ia tregonte vendin menjehere, donte te shihte nje here deri ne c'pike mund te arrinte. Mendimi po e defrente, madje! Gjithe jetes i kish marre gjerat drejt e drejt, te provonte nje here keto rruget me dritehije, ku i dihej! U vesh e u rregullua tamam per nje takim "mondan" (hahahaha! Sa e bente te qeshte kjo fjale): sexy, por thjeshte, femer me pak fjale.
Kur doli nga shtepia Eric donte t'i bente patjeter ca fotografi, se ish perfekte per detyren qe i kish dhene profesori i arteve me teme "Mrekullia e quajtur femer".
- Eric, te kam xhan, nje here tjeter!
- Me kombinoshe pune te kam bere nje koleksion te tere, tani me duhesh keshtu!
Ajo qeshi me te madhe, por i la vec fjollen e parfumit te saj.....
(vijon)
Perse nuk erdhi bleta? (pjesa e dyte)
Sirenat e urgjences e permenden si neper tym. Krahet i dhimbnin ne shpirt. Jeta kish marre drejtimin e kundert nga piano bari… Mishi nuk i dhimbte me, nuk ish asgje para shpirtit qe perpelitej. Degjonte njerez qe flisnin per miligrame injeksionesh… te kish force do u kerkonte vec nje kenge a poezi. Deshire tjeter nuk kishte. Per kreher nuk kish nevoje, ishte ber gati me pare.
Sa gjera lene pergjys! I erdh keq qe nuk kish arritur tu shkruante raportin sindikatave, qe s’la Ericun per nje foto, qe s’i kish thene studentes faleminderit per cigaret…
Largohej gjithmone e me shume nga piano bari dhe s’dinte c’te mendonte per billioneren. Loje e pa luajtur apo dashuri e pa jetuar? Rruga e dritehijeve ish bere pus. Nuk shihte gje tjeter vecse “regrets"! Fjale te pa thena, endrra te pa jetuara… ja, kjo kish qene jeta!
Ata u takuan ne piano barin e mistershem te endrrave te misterit. Folen ne gjuhen qe s’e kupton kush, luajten sipas menyres se tyre, pa i dhene llogari kujt... dhe u larguan per tu takuar vec ne kujtime qe dhe te vdekurit ngjallin.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Ore po ketu eshte fjale per telenovele lesbiesh, apo per bisexuals. Meqe jam partizan i seksit tim te kundert, filma, romane dhe telenovela te ketij lloji nuk me terheqin. Keshtu qe une respektoj shkrimet tuaja, por jam out from this.
Dhe per me teper telenovelat nuk kam shume nerva dhe durim t'i ndjek dhe t'i ndjej ne maksimumin e tyre.
Ky modernizmi i shoqerise ka anet e mira, por sjell pa kuptuar edhe degjenerimin e cdo lloj sistemi te perparuar.
Keshtu qe une mbetem tek ajo e pergjithshmja e natyres, ligji i pergjithshem se tek ky ligj hyj akoma, por nuk i akuzoj dhe i diskriminoj edhe perjashtimet nga ligji i pergjithshem, d.m.th ato te pervecmet.
good luck te pervecem![]()
E dashur Atiola.Rendesi ka qe ti qeshen me cfare shkruhet ketu.
Apo dhe ata, ato qeshin.Ky eshte thelbi i muhabetit.Qeshni,vetem qeshni.
Me mire qe nuk kupton se cfare ndodh.Keshtu qe s`ke me "regrets" sic thote e embela Bleta.
Sa per Enyan, nese sme ke njohur kaq kohe ne forum-sdo me njohesh kurre me.
ps;-vetem nje ndihme te vogel po te jap , -une personalisht kam votuar -2-.
Besoj se kupton kete here.
CiAo Atiola.
E forte je moj enushe, jo vetem qe s'perton te shkruash ne keyboard, por shkruan edhe neper letra dhe pastaj i skenon. Te marrsha te ligat sa e mire qe je
-----------------------------
Kotka iku avash avash se germat nuk i dilnin me ashtu sic i shkruante dikur................truri nuk funksiononte si dikur dhe dukej nga menyra se si dilnin germat gjate shkrimit, rrofshin compjutrat qe fshehin te gjitha vitet.
-"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..."
E dashur.
Mbremja serish me gjeti pa TY.Pa zerin tend, pa buzeqeshjen tende aq te
shkrifet.
Jam menduar gjithe keto kohe, te te beja nje propozim ideal,
te lutem ktheme nje pergjigje perpara dates 14 korrik...
-Une gjithmone do te te pres te trokasesh serish ne portat e shpirtit tim.
Sepse, vec TY kam dashuruar, e vec per TY mendoj...
Le t`i mbysim zerat e sorrave, le t`i japim liri dashurise sone te paster!
Love, Enya.
-"Ja si rashe en dashuri me Bleten..."-vazhdimi....
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
Doli nga dushi me e nervozuar se me pare. Qe billionerja tallej nuk ia hiqte kush nga mendja. Jo, jo, s'do linte kend te tallej me te! S'ia kishin arritur punetore qe jetonin vec me rromuze e jo me fjalet e sherbetosura te nje billionereje qe s'dinte si te shtynte kohen! Nuk kish pse ia tregonte vendin menjehere, donte te shihte nje here deri ne c'pike mund te arrinte. Mendimi po e defrente, madje! Gjithe jetes i kish marre gjerat drejt e drejt, te provonte nje here keto rruget me dritehije, ku i dihej! U vesh e u rregullua tamam per nje takim "mondan" (hahahaha! Sa e bente te qeshte kjo fjale): sexy, por thjeshte, femer me pak fjale.
Kur doli nga shtepia Eric donte t'i bente patjeter ca fotografi, se ish perfekte per detyren qe i kish dhene profesori i arteve me teme "Mrekullia e quajtur femer".
- Eric, te kam xhan, nje here tjeter!
- Me kombinoshe pune te kam bere nje koleksion te tere, tani me duhesh keshtu!
Ajo qeshi me te madhe, por i la vec fjollen e parfumit te saj.....
(vijon)
... nga parajsa
Call you up in the middle of the night
Like a firefly without a light
You were there like a slow torch burning
I was a key that could use a little turning
So tired that I couldn't even sleep
So many secrets I couldn't keep
Promised myself I wouldn't weep
One more promise I couldn't keep
It seems no one can help me now
I'm in too deep
There's no way out
This time I have really led myself astray
Runaway train never going back
Wrong way on a one way track
Seems like I should be getting somewhere
Somehow I'm neither here no there
Can you help me remember how to smile
Make it somehow all seem worthwhile
How on earth did I get so jaded
Life's mystery seems so faded
I can go where no one else can go
I know what no one else knows
Here I am just drownin' in the rain
With a ticket for a runaway train
Everything is cut and dry
Day and night, earth and sky
Somehow I just don't believe it
Bought a ticket for a runaway train
Like a madman laughin' at the rain
Little out of touch, little insane
Just easier than dealing with the pain
Runaway train never comin' back
Runaway train tearin' up the track
Runaway train burnin' in my veins
Runaway but it always seems the same
http://www.youtube.com/watch?v=NNre5neZ6QI
...Ne mungese te Bletes sime...
Nje nate te ftohte dhjetori po parkoja makinen ne parkingun e mall,
kur perballe meje Bleta.Ecja e saj si kaproll po me cmendte.Mu mjegulluan syte per pak caste , mu ndal dhe fryma...doja ta ndaloja dhe pa e pyetur fare
deshiroja ta perqafoja e ta shtrengoja thelle ne kraharorin tim.
E ndjeja pa e prekur kurre.E ndjeja pa e shijuar kurre.E ndjeja...
"Mirembrema ", me pershendet dhe buzeqeshja e saj sikur ishte diell per trupin tim
dhe harrova ne kisha per te hedhur pallton kraheve apo jo.Me ngrohu
vetem nje fjale e saj.
"Mirembrema engjell, si te kam?"
"Mire te faleminderit.Ja isha te beja ca dhurata per te njohurit e mi.
Dhe dy dite erdhen Krishtlindjet.Me pelqen te lumturoj njerezit duke i kujtuar
me aq mundesi sa kam, me nje dhurate te vogel." fliste dhe buzeqeshte njekohesisht e imja Bleta.
"Te adhuroj per miresine qe tregon.Je shume e dashur.Po per mua do kete
vend ne zemergjeresine tende te Krishtlindjeve?"-i fola duke buzeqeshur
dhe ju afrova ta perqafoja.
Ajo u skuq ne fytyre, sic duket s`e priste reagimin tim kaq miqesor.
"Do ik tani, pazar te mbare", me thote Bleta ime.
"Nga do ikesh sonte?Mund te takohemi andej nga bari?"
"Mbase, nuk jam e sigurte.Mire u takofshim ."
----
Ne ora nente te mbremjes ndodhesha ne "piano bar".Qetesi absurde.
Asnje i njohur perreth.Ku te jene valle?
Porosita nje cranberry juice me vodka perzier, dhe i ngula syte nga banaku.
Nuk kaloi as nje ore kur ne bar hyri Mister DxP.
Ja bera me shenje te ulej prane meje.Ai hoqi pallton e tij te zeze, e vuri ne varesen e korridorit te barit dhe me hapa te nxituar erdhi drejt meje.
"Mirembrema Enya.Si dukesh, mire?"
"Mirembrema Mister.Mire flm, ti mire?"
"Mu be qejfi qe te pashe serish.Nga ke qene?"
"-I zene me pune por dhe i zene & me qejfe."
Misteri ishte vertet nje mashkull terheqes.Syte e tij te medhenj e te zinj
vetullat e trasha e te ndara bukur, mallezat e faqeve me percike,
e qeshura e tij e lehte dhe e padjallezuar, te benin per vete.
"C`e mire te solli ne kete bar sonte?"- i them pa ja ndare syte.
"Me kish marre malli per ty Enya."
"Nga e dije qe do isha ketu?" e pyes.
"Nga era e parfumit tend qe leshon ngado qe shkon bukuroshe!"
Hm...je shume i sjellshem Mister.Shume i dashur dhe i kohes.
"Enya, a mundem te te porosis dicka per te pire?"
"Si te duash.Ja pija ime e preferuar.Megjithese, ne pranine tende
edhe mund te dehem, "-i fola duke i qeshur embelsisht.
(Une mund te isha dhe bisexuale.Po me terhiqte ky mashkull joshes.
Ketej jam e dashuruar me Bleten time, ketej kam deshire te rri me Misterin;
po sikur te ftoja nje nate ne shtepine time Bleten dhe Misterin?
Misteri e di qe do vije, por per Bleten time nuk jam e sigurte.)
"Mister, jeni i dashuruar?" e pyes pa asnje ndrojtje.
"Sigurisht Enya." me pergjigjet ai.
"Ke bere ndonjehere sex me lesbike?"
"Jo Enya.Por me ty do te beja dashuri, jo sex.Je kaq e embel sa mund
te beja ndonje cmenduri per ty."
"Une e embel vertet?"
(vazhdon medoemos.Vetem mos u nxitoni ne gjykim o njerez .Lirojeni shpirtin tuaj.ju flm.)
nuk nxitohemi moj jo
personalisht e kam te liruar... shpirtin po flasim po kundrejt seksit opozit, pra femres...
nejse ju uroj suksese ne dashurin tuaj kundrejt nje femre
inshallah bashkoheni ene shtrengoje fort te kraharori
hahahahahahahaha perendi sa po qesh... i tho u were diff anyway zgjedhja jote.. spo te gjykoj... be cool mos repliko
-"Ne mungese te Bletes shikoja enderra, dhe enderrat mbarojne shume shpejt...
Enya u zgjua e trembur nga gjumi i rende i pasdites,
nje ze brenda ne ndergjegjen e saj sikur i thoshte :
"Jo!Nuk duhet.
Jo!Nuk duhet.
Jo!Nuk duhet..."
FUND i PAFUNDME."
paske ik per shele, lol
Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
paske ik per "shele", lol
hihihihi, mbase ke ndeshur ate te cilen ke dashuruar :p:p:p edhe te lexon dhe te kthen pergjigje
se per inertesi mun dte lexoj fjaline e pare gjysmen e fjalise aty nga mezi dhe pothuajse ate te fundit
me shume lexoj komentin qe ben pas tregimit erotik , dashuror etc etc se sdi cfare mund ti quaj se ngaqe si kam lexuar ndonje her sic te thash
nejse ti mos u merzit :p se ka plot qe kan nerva te lexojne gjera te atilla
p.s un kohen e kaloj ne shum mynyra
peace
Te gjithe te se njejtes rruge jeni, -rruges se dashurise.
-Me thuaj vetem nje fjale , mu pergjigj vetem "po" ose "jo".
-Patjeter.
-Me dashuron akoma?
-Po.Si gjithmone.Asgje nuk ka ndryshuar.
-Edhe une te njejten gje ndjej per ty shpirt.
-Atehere?
-S`e di.
-As une.
....
Heshtje.
Heshtje.
Re: Te gjithe te se njejtes rruge jeni, -rruges se dashurise.
Citim:
[i]-
Eh....Gje e cuditshe -mendoi ai -nderkohe qe i kalonin parasysh skenat e nates se fundit ne piano-bar.
Gigoloja kishte kohe qe e kishte vene re inklinacionin e Enias per "dashurine e pakufi", ne kuptimin e gjinive, por skena e mbremjes se fundit i la shije te hidhur ne goje.Enya, ishte si lulja e gjakut, e bukur dhe e hidhur njeheresh, dhe kjo gje i pelqente shume.Madje, ndonjehere kur e shihte ne piano-bar, i ngriheshi qimet perpjete nga deshira per ta zoteruar, por pastaj mendonte se nuk ishte gje e fisme te nderhyje ne nje lidhje aq te paster sic ishte ajo qe kishte me Bleten.
Naten e fundit, ah....po.....naten e fundit.
Nuk do ta kishte besuar kurre qe Enya, lulja e gjakut, do ta kishte leshuar vehten , pas nje dozze masive vodke perzier me leng luleshtrydhesh, me personin me te padenje per te ndenjur me te.....Me mister-in!!!!!
Ai tipi, shume here ishte pare ne shoqeri prostitutash te rangut te ulet.Bile njehere, u hap fjale se ishte edhe i dores, po sidoqofte, nuk duhej te njolloste pastertine e asaj krijese te embel.
Pak pas mesnate i pati pare qe dilnin bashke dhe drejtoheshin ne kembe drejt baneses se Bletes.Per nje cast i erdhi deshira per ti ndjekur nga pas, per te pare se c'do te ndodhte vertet.Pastaj i the vetes se Enya, edhe pse e pire, nuk do humbte kurre ate fill dinjiteti qe e ka karakterizuar gjithmone e te shkonte ne shtrat me Mister-in.Jo,jo.......Nuk mund te ndodhte....
E tani. sapo kishte hapur syte, mendja i rrinte fiks ne ate pike.C'kishte ndodhur valle midis tyre????
E papritura
......
................U kthye me vrap dhe hyri ne barin e boshatisur. Dukej sikur nje ere e marre kishte fshire gjithshka nga faqja e dheut. banakieri e pa me keqardhje, sikur shihte nje jetim te mbetur ne mes te kater rrugeve. Vertet fytyra e misterit shprehte nje dhimbje te pakufi. Dicka e tmerrshme kishte ndodhur qe ju kishte ndryshuar rrjedhen ngjarjeve.
./...........Shpesh ne jemi fare te paafte per te perballuar :Te ashtuqquajtura "forca maxhore".Misteri i nis per tek makina e tij. Donte te mirrte nje dhurate qe kishte pregatitur per Denin, por duke ecur, kishte ndjere nje goditje te forte ne bark dhe kishte humbur ndjenjat. Ishte i perhumbur ne enderrime dhe po mendonte si do te ishte reagimi i saj, kur kishte ndodhur e papritura.
............Ne koridorin e gjate e te erret qe te conte tek pjesa e poshtme e barit ku zakonisht parkoheshin makinat ishte erret, gjithmone nje ere e rende nendheu frynte sikur vinte nga gryka e ferrit. Asnjehere nnuk do te mendonte se ky koridor do t'ja ndryshonte jeten ne menye te tille te cuditshme. Kur u zgjua e pa veten ne nje spital te bardhe, aq te bardhe sa mendoi se ishte akoma ne enderr. Zhurma e infermjeres e beri qe te kthente koken. Ajo rrinte me kurriz nga dhe ai nuk kishte mundesi qe t'i sghihte fytyren. Floket i kishte lyer brune dheme nje ndricim patllixhani te lehte. I kishte zene me nje karfice prapa kokes Aty pas veshit i formoheshin disa krela te vogla dhe te holla si push. Mendja iu turbullua perseri dhe kete radhe nuk e kuptoi ishte nen efektin e mjekimit apo ishin ato krela atje ne pasvesh qe dicka i kujtonin....
DXP
Gjahu
Gjahu
..............Phoebus ndiqte nga larg ato që ndodhnin ne barin e famshëm.
..............I kishte zënë syri rrëshqanthi një person të veshur bukur, që flirtonte me një vajzë diku atje tek tavolina e qoshes. Ajo e shihte drejt ne sy dhe buzeqeshte embel. Zoti krijon keto krijesa te brishta dhe te mrekullueshme pikerisht poer kete qellim: t'i shohesh dhe ti adhurosh....Në mes te lokalit në një tavoline speciale qendronte një zonjë, që nga veshja dukej që ishte shumë e pasur. Kishte vene kemben mbi kembe ne nje poze ndjellese dhe qe te trondiste...Ajo po bisedonte në shumë afërsi me një tjetër bukuroshe, por qe kishte pamje më të thjeshtë, megjithse shumë terheqese dhe dominuese në qëndrimin e saj. E kishte parë me vëmendje se si ajo u ngrit dhe u ul në pjano duke luajtur nje pjesë qe atij i kujtoi një kohe të shkuar, atë kohe kur ai luante cdo natë me Enin e dashur…dhe një rrenqethje i pershkoi trupin. Pa e kuptuar, u afrua dhe gjithë mirësjellja i kerkoi vajzës që ta shoqëronte. Ai ishte mjeshtër i lojës me katër duar. Ajo tepër e thjeshtë, pa ndërprere lojen i beri vend në stolin e saj. Melodia ndryshoi menjëherë dhe te gjithe kthyen kokat andej. Ai humbi në botën e kujtimeve dhe e nxorri prej andej, vetem era e fortë që fryu nga dera qe u hap. Dikush pra kishte dalë, ishte gjahu i tij. I kërkoi partneres një të falur të shpejtë dhe u nis me vrap drejt tij. Kishte udhëtuar mijra kilometra pikërisht për këtë. Ai Misteri duhej te paguante….
P
Wow, cfare surprize te bukur me falet kete mengjes!Ju falenderoj
Jarigas, Mister DXP, Mr. Phoebus.
Jeni te mirepritur kurdohere ne kete teme.
Ju perqafon, Enya.
................Ajo u kthye ngadalë dhe në dore kishte një shiringë të madhe të mbushur me një lëng të kuq.
.................Kurrë nuk ishte tronditur sa atë cast. Nga thellësitë e mistershme të trupit te tij u ngrit nje gjëmim. Asnjeherë me pare nuk e kishte ndjere veten te bekuar. Mbylli syte dhe i hapi prape, si per te provuar se nuk ishte ne enderr. Ishte Deni.
.................“Mblidhe veten idiot, - çfryu ngadale.
.................Lëvizi doren nën çarçaf dhe pa se ishte i xhveshur. Nje e xhehtë i mbuloi fytyrën dhe për të mos rënë në sy e ktheu kokën nga ana tjetër.
.................-Rrobat e tua ndodhen ne lavanteri – I tha ajo duke buzëqeshur. -Puntori që të gjeti pa ndjenja të xhveshi dhe ne i dërguam për të larë. Ishin plot njolla .
..............Rrobat e tij duhej te ndodheshin diku ne nje nga sallat e atij spitali dhe dikush po trasonte xhepat e tij…. Oh nuk mund ta duronte kete. Kishte disa dokumenta te rendesishme qe nuk duhej te humbnin ne asnje menyre. Filloi te nervozohej dhe i kërkoi vajzës pak ujë.
................-Uji eshte i ndaluar- i tha ajo me nje buzeqeshje profesionale thuaj se nuk e njihte fare.
Sa per dokumentat tuaja u kujdesova vete . I keni ne ate kasaforten ne qoshe të dhomës.
................Sa shpesh e kishin tensionuar keto buzeqeshjet e infermiereve, ashtu te bukura por pa shpirt. Ndërkohe Deni iu afrua ne nje posicion qe te ishte me kurriz nga dritarja dhe i berei një shënje fare të lehtë me cepin e buzës. Ishte një nga ato lëvizje, që e kishin tërhequr atë atje në sallen e barit. Ishte manjeti i tyre, qe i kishte humbur mendjen dhe ndoshta e kishin mpleksur në këtë histori.
DXP
Edhe rete vallezonin...
...---
Asgje nuk kishte ndodhur .
Enya ne shoqeri te mashkullit me terheqes,Misterit, kishte shpeshtuar hapat drejt portes se shtepise se Bletes,
por dyert e asaj porte nuk ishin hapur ate nate.
Pa bere as me te voglen zhurme,flladi i asaj nate te heshtur dhe shume eksituese
kishte roberuar deshirat e dy te njohurve shume simpatike.
Enya, si tip i shoqerueshem dhe alegro qe ishte, i kishte futur krahun e djathte Misterit
elegant, dhe ecte tere finese, ndonese hapat nuk i bindeshin te riktheheshin ne bar
pa pranine e Bletes.
Sa enderra kishin thurur per ate te heshtur nate.E mire thone qe enderrat nese kthehen ne deshira
edhe realizohen, ama nese mbeten vec enderra ashtu do te vdesin, enderra...pluhur enderrash!
Misteri nuk foli asnje fjale.Mbase ishte nga ata tipat qe kur dashurohej, nuk tradhetonte.
Sa e sa femra kishte kaluar ne jeten e tij, dhe asnjera nuk kishte qene e zonja per t`ja rrembyer zemren.
Misteri kishte nevoje per ciltersi, gje qe edhe po ta kerkonte tek Enya,
(kjo e fundit kishte me shume ciltersi sesa duhej).Plus qe ishte tmerresisht e dashuruar pas nje femre,
pas Bletes, dhe Enya ne natyren e saj ishte shume besnike.
-"Mister, fol nje fjale he burre i dheut! "
=C`te te flas Enya.Fjalet jane me te zgjuara kur rrine aty mbyllur ne memorie
sesa kur dalin jashte saj.
Epo, -Dua te jesh dhe te mbetesh mikja ime me e mire.Tek ty gjej dicka qe askund tjeter s` e kam takuar.
Tek ty gjej buzeqeshje te ciltera qe shpeshhere dhe ne gjume me kujtohesh. =
-"Hmmmm, me fal Mister!Nuk kam dashur te te lendoj kurre.E nese besnikeria ne dashuri eshte ne natyren tende,
te jesh i bindur se ne natyren time ka vend per cdo miresi."
Heshtja e asaj nate u thye me kete dialog te kristalte, ndersa Enya fliste e fliste dhe kendonte ne pranine e kraheve te mashkullit me fisnik te asaj bote te erret.
"La verita, mi fa male, lo sooooooooo
La verita ti fa male, lo saaaaaaaaaaaaaaiiiii
Nessuno mi puo giudicare, nemeno tu...
la verita ti fa male lo sooooooooo
ah tesoro tornato a` te
ti devo passare che`
ho visto la diferenza tra me e te`
chi lo sa perche`??"....
...buzeqeshjet qe Enya i dhuronte nates se erret, qiellit te vranet dhe syve te Misterit misterioz,
e rikthente boten deri ne rilindje totale.Edhe rete vallezonin, edhe trotuaret e vonuar... Enya po kendonte...
Enya dinte sesi te dashuronte, plot passion dhe vullnet, plot miresi dhe dehje shpirterore
ndaj dhe vuante perbrenda mureve te zemres se saj...
Enya dinte sesi te afronte nje mik, apo nje mike dhe kurre s`i kishte shkelur normat morale
te nje miqesie, por plot sinqeritet i trajtonte si miqte ashtu dhe mikeshat e saj.
Enya dinte sesi te plagoste zemra & si t`i sheronte, edhe si t`i shpetonte prej
anktheve apo prej trishtesise,
sepse ajo keshillonte me gjithe forcen e pastertise se shpirtit te saj!
Enya kishte nje fytyre engjellore dhe nje buzeqeshje aq eksituese qe gjitha femrat e botes jetesore bashke,s` e kishin dot ate dhunti hyjnore te sajen.
Enya , thjeshte ishte engjell.PO!PO! ENYA dashuronte marrezisht engjejt!
...po TI i cfare mendimi je, lexues?
Re: Edhe rete vallezonin...
Citim:
[i]
...---
[i]!
Kur hapi syte, pa se ishte gati mesdite.Kerceu sikur ta kishte pickuar zekthi, pas vetem 30 minutash kishet takimin e pare.NUk mbante mend mire se c'tip ishte , keshtuqe mori agjenden elektronike , ku kishte memorizuar cdo takim.
-Uffff-, i shpetoi pa dashje.Ishte ajo kontesha 50 vjecare, e cila sa here qe e takonte, e pyeste:"Tregome te drejten, a nuk te dukem si vajze 20 vjece?"S'e duronte dot me , por c'ti bente, puna eshte pune.
Hapi email-in dhe lexoi me nxitim ato 3 a 4 mesazhe qe i kishin arritur.
-Ah- tha me vete, mire qe ika mbreme nga lokali, -paska ndodhur nami.
Ndezi televizorin ndersa drejtohej drejt banjos per te hyre posht dushit, kur zeri i telekronistes i terhoqi vemendjen.Po komentonte agresionin e nje personi ne nenkalimin e lokalit ku ishte nje nate me pare,Personi tashme ishte jasht rreziku, por duke ju afruar me prene ekranit per te pare fotografine, njohu Mister-in!!!Ju ngriten qimet perpjete.Njemije mendime i pershkruan trurin.Kaloi si ne parade cdo fytyre dhe cdo levizje te nates se fundit.I vetmi person qe i ngjallte pak dyshim ishte nje djalosh te cilin ishte hera e pare qe e vinte re.Banakierja i pati thene se quhej Phoebus, por ai si pati vene rendesi.Edhe kur pastaj lozi pak ne piano , s'i pati bere shume pershtypje."Ja edhe nje tjeter vogelush , qe perdor akoma stilin tim te vjeter, per te kapur femrat"-pati menduar.
Por , tani qe po mendohej mire, tamam ne momentin qe Misteri pati dale jashte, edhe ai tipi kerceu nga pianoja dhe doli jashte.Epo, ne banjo - pati menduar.
Kurse tashi, cdo gje po behej e koklavitur.Po Enya si do te ishte valle.??Nuk ja pati kerkuar asnjehere, numrin e cellularit e kam fjalen, e tani pendohej per kete!!
Rrembeu telefonin dhe me gishtat qe i dridheshin nga nervozizmi , beri numrin e Briseide-s.Ah, ishte dita e dyte qe ajo si pergjigjej.Hall e permbi hall-mendoi.Si i behej??Ne medyshje, ju fut dushit,teksa uji i ftohte i rridhte pergjate shpines,mendoi se gjeja me e urte ne ato caste , do te ishte te priste mbremjen, e te kthehej ne skenen e ngjarjes, per te ndjekur aktin e rradhes..........
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.