Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga misterioz datë 08 Gusht 2009 - 23:39:

Ne radhe te pare ngushellime familjeve te policeve te vrare .
E dyta nuk e di se si mundet qe ky person qe rrjedh nga nje familje e mire,vet po ishte intelektual arrin e kthehet ne nje kriminel te rrezikshem.Ky per mendimin tim eshte edhe me i rrezikshem se Zani apo Gaxhaj.
Se di ne eshte shoqeria shqiptare qe ka filluar te pjelle kriminel te ketij lloji.


Postuar nga Fajtori datë 09 Gusht 2009 - 00:17:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`

ishte me dy persona te tjetre dhe gruan



Shih shih... Edhe gruaja aktore kryesore. Po ku eshte tani kjo gruaja?


Postuar nga SmoKer datë 09 Gusht 2009 - 00:28:

kjo eshte gruaja e dritan dajtin qe thuhet qe eshte dhe shtatezene .


Postuar nga Fajtori datë 09 Gusht 2009 - 00:35:

Re: Re: Keto jane lajmet e 48 oreve te fundit ne Shqiperi:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Perbuzja eshte ndjenje e ulet.Me kete vorbulle mendimesh çudi qe bisedon akoma me shqiptare.


Perbuzja eshte forme ndryshimi, qe sherben per te zgjuar sensin [auto]kritik. Te flasesh me dike nuk domethene te pranosh apo dashurosh qenien e tij/saj. Perkundrazi, duhet folur qe te dalin ne pah diferencat e secilit dhe te kuptojme karakteristikat e shoqerise shqiptare.

Ato lajme jane goxha te renda per te ndodhur brenda 24 oresh ne nje popullsi 3 milionshe (sa Milano). Kjo tregon se shoqeria shqiptare ka mangesi te medha ne kulturen e perditshme (gjysma jane vrare me qellim, jo aksidentalisht). Per kete nevojitet nje perbuzje e madhe, madje nje peshtyrje, ne menyre qe mos lepihet e njejta kore shoqerie pergjithmone. Problemi nuk vjen nga perbuzja, sidoqofte, por nga indiferenca masive, me shqiptare qe i gjejne normalitetin edhe vrasjes, edhe ministrit Pango, etj etj. E ne fund skandalizohen nga dy djem qe dashurohen dhe puthin njeri tjetrin ne rruge. Hajde mos e perbuz kete shoqeri.


Postuar nga Fajtori datë 09 Gusht 2009 - 00:36:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
kjo eshte gruaja e dritan dajtin qe thuhet qe eshte dhe shtatezene .


Smoker, ti deshe te vrasesh Dritan Dajtin, kjo do pjelle nje Dajt tjeter Ky po eshte lajm...


Postuar nga BIONDIA datë 09 Gusht 2009 - 00:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Smoker, ti deshe te vrasesh Dritan Dajtin, kjo do pjelle nje Dajt tjeter Ky po eshte lajm...




kete koment mund dhe te mos e beje fajtor sidomos per nje femije te pafajshme qe akoma ska ardh ne jete femijet skane pse paguajne fajet e prinderve kjo vlen dhe per kete femi......


Postuar nga SmoKer datë 09 Gusht 2009 - 01:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Smoker, ti deshe te vrasesh Dritan Dajtin, kjo do pjelle nje Dajt tjeter Ky po eshte lajm...



Fajtori , kjo ngjarje me ka tronditur shume.

Nuk eshte se u vrane ne aksident 4 persona , as qe u vrane per hakmarje , por ky robi ka vrare me gjakftohtesie me te madhe

like i said before ....ky nuk meriton te ishte ne spital


Postuar nga Fajtori datë 09 Gusht 2009 - 01:15:

Bionde, qellimi i jetes eshte riprodhimi. Femija mund te jete i pafajshem, por eshte riprodhim i ngjizur teksa Dritan Dajti kryente kushedi sa krime te tjera (trafiqe droge, etj). Femija eshte krijuar fale nje gruaje e cila ka strehuar dhe ndihmuar kriminelin te jetoje ne fshehtesi dhe ka qene prezente kur burri vrau 4 police. Eshte bashkefajtore koke e kembe ne vrasjen e 4 policeve. Dhe tani po e ndihmon Dajtin te krijoje edhe pasardhes.

Sa per sqarim, kelyshi ne fjale ndodhet brenda mitres se nje gruaje qe ndihmoi ne vrasjen e 4 baballareve. Te konsiderosh gruan e fajshme por barkun e pafajshem eshte pak veshtire, sepse individi qe mban ne bark eshte akoma pjese e saj!


Postuar nga Petter datë 09 Gusht 2009 - 01:20:

E ca duhet bere sipas teje o fajtor? Te shpihet dhe foshnja ne burg kur te lindi? Te ekzekutohet se e ka pasur babain kriminel, dhe nenen, gruan e nje krimineli? Ca i ke keto shkrime o pajs zotin.


Postuar nga shelgu datë 09 Gusht 2009 - 02:34:

Nuk e ka me gjithmend Fajtori or Tunxh, por kur shikon te tilla skena makabre te lind padashur nje ndjenje qe nuk e gjen dot as amori neper ato fjaloret e saj, megjithse eshte aq e kenduar. :p


Postuar nga Petter datë 09 Gusht 2009 - 02:40:

Skena te tilla!? Skena te tilla ndodhin kudo.. gabimi tyre qe kan shkuar pa pergatitur per te kap nje person te rrezikshem. Dhe ky gabim ju kushtoi jeten. Po te japesh keto lloj mendimesh rreth foshnjes qe ska lind akoma, eshte si te jetosh akoma me ide komuniste ne kok, qe per faj te njerit, e hante gjith fisi, duke i interrnuar, duke mos ju dhene mundesi per shkolle etc etc. Ti mor fajtor, je dhe pro gay, cne keto mendime/paragjykime makabre per nje foshnje qe ska lind ende?.


Postuar nga Fajtori datë 09 Gusht 2009 - 03:16:

Ca lexove ti Petter qe te qenkan ngritur leshrat? Per ca mendimi e ke fjalen?

Po flitet per bashkepunimin e gruas ne krim, e cila tani eshte shtatzane. Dhe po flitet per veshtiresine e ndarjes se fajtesise nga pafajtesia edhe pse ne teori (jo ne praktike) ekziston nje krijese qe eshte e pafajshme.

Mund te ndash fizikisht ku mbaron fajtesia dhe fillon pafajtesia? Mbi cilat baza nje njeri konsiderohet njeri, kur sperma pllenon vezen?

Fisi denohet nga ligji qe çke me te kur bashkepunon ne krim. Dhe ne Shqiperi shpesh ndodh qe fisi te mbroje kriminelet. Jo rastesisht njeri prej atyre qe qelloi kunder policeve ishte i afermi i Dajtit. Keshtu qe aspekti klanor duhet pare me kujdes, njesoj sic e shikon FBI kete aspekt ne hetimet ndaj mafias. Apo dhe FBI eshte organizate komuniste?


Postuar nga Petter datë 09 Gusht 2009 - 03:30:

Jo ore sme jan ngrit leshrat aspak mua. Un nuk permenda gruan ne shkrimin tim, pasi ajo eshte pothuajse fajtore si dhe ai apo dhe pjesa klanore e tij. Ketu po flasim per femijen qe ti me shkrimin tend nenkupton se dhe femija eshte po i fajshem si personi qe ka bere ato krime pasi eshte pllenuar nga ai dhe ajo. Te paragjykosh nje foshnje qe ska lindur ende vetem sepse babai tij ka qen kriminel, mua me duket absurde. Mos do te thuash meqe foshnja i/e cili/a eshte ne brak te nenes se vet, eshte bashkpuntor ne krim? lol


FBI nuk eshte organizate komuniste, dhe nuk ka interrnuar gjith familjen kur nje person i nje familje ka ber nje krim apo nje akt terrorist.


Postuar nga agata datë 09 Gusht 2009 - 03:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Sa per sqarim, kelyshi ne fjale ndodhet brenda mitres se nje gruaje qe ndihmoi ne vrasjen e 4 baballareve. Te konsiderosh gruan e fajshme por barkun e pafajshem eshte pak veshtire, sepse individi qe mban ne bark eshte akoma pjese e saj!



mmmm
Mu kujtua nje film qe nuk ja mbaj mend titullin...
Fliste pikerisht per nje kriminele qe lindi nje femije ne burg... Film shume prekes, aq me teper kur ja moren femijen, per ta dorezuar ne nje familje qe e kishte adoptuar...
Nje femije qe u be nje qytetar shume i respektuar...

Nje femije, Fajtor, pjelle e kujdo qofte, nuk duhet te denohet per cfare ka kryer e ema ose i jati... Mendoj se edhe nuk duhet paragjykuar per kete...


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2009 - 04:13:

Intermezzo

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Nuk e ka me gjithmend Fajtori or Tunxh, por kur shikon te tilla skena makabre te lind padashur nje ndjenje qe nuk e gjen dot as amori neper ato fjaloret e saj, megjithse eshte aq e kenduar. :p


Figaro! Son qua.
Ehi, Figaro! Son qua.

Figaro qua, Figaro la, Figaro qua, Figaro la,
Figaro su, Figaro giu, Figaro su, Figaro giu.


Postuar nga Fajtori datë 09 Gusht 2009 - 05:07:

Ka nje mase te duhur ne kete diskutim. Kjo ka te beje me presionin shoqeror, i cili duhet thene se ne Shqiperi mungon. Nese presioni i shoqerise do ishte me i larte ndaj kriminelit por edhe familjes qe ai le pas (qofte dhe si nje perbuzje te gruas kur del poshte shtepise) atehere jam i sigurte numri i krimeve do binte shume. Nese pranojme se nje kriminel lind si pasoje e shoqerise, atehere eshte e drejte qe shoqeria te ushtroje presion ndaj ketyre xhesteve. Kjo nuk ndodh aq sa duhet ne Shqiperi dhe per kete krimi i çdo lloji gjen terren te pershtatshem. Ne fund duket normale qe te afermit ndihmojne nje te arratisur. Me pak fjale shoqeria dhe klani nuk distancohet nga krimi por behet bashkepunetor me te.

Besoj se kjo vjen sepse njerezit nuk kane nje moral te perbashket dhe presin qe vetem shteti te ndaloje krimin, pa kontribuar vete si fillim. Ne nje dokumentar (Blu Notte) eshte interesant te shohesh tentativen e nje mafiozi italian per te krijuar gjoba ne Gjermani. Tentativa e tij falimentoi, sepse restorantet italiane u bashkuan menjehere dhe therriten policine. Me kutohet nje pronar qe tha: "Gjeti ku te beje mafia ky, ketu therresin policine edhe kur shikojne komshiun qe pret pemen". E pra, mafia dhe krimi u zhvilloka ne Itali, por jo ne Gjermani. Kjo tregon se morali i perbashket dhe besimi se mund te krijohet nje shtet i caktuar ndihmon shume. Ne menyre analoge duhet hequr ideja e mediave se kriminelet plluskojne papritur dhe vrasin police, kur ne fund ka nje histori te tere qofte ne rrjetin familjar/shoqeror te kriminelit, qofte ne organizimin e operacionit qe perfundoi tragjikisht. Ngjan sikur ne Shqiperi ngjarjet bien nga qielli kur ne fakt spjegohen kollaj po te ndjekesh fijet dhe historine e personit.


Postuar nga BIONDIA datë 09 Gusht 2009 - 16:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Bionde, qellimi i jetes eshte riprodhimi. Femija mund te jete i pafajshem, por eshte riprodhim i ngjizur teksa Dritan Dajti kryente kushedi sa krime te tjera (trafiqe droge, etj). Femija eshte krijuar fale nje gruaje e cila ka strehuar dhe ndihmuar kriminelin te jetoje ne fshehtesi dhe ka qene prezente kur burri vrau 4 police. Eshte bashkefajtore koke e kembe ne vrasjen e 4 policeve. Dhe tani po e ndihmon Dajtin te krijoje edhe pasardhes.

Sa per sqarim, kelyshi ne fjale ndodhet brenda mitres se nje gruaje qe ndihmoi ne vrasjen e 4 baballareve. Te konsiderosh gruan e fajshme por barkun e pafajshem eshte pak veshtire, sepse individi qe mban ne bark eshte akoma pjese e saj!




fajtor shpresoj qe kur i ke shkruar keto gjera me siper te kesh qene i pire sepse nga kaq vite qe te lexoj ne kete forum rralle ke thene "nje gomarllik " si ky siper.....femijet si ne miter si jashte saj sjane fajtore te gabimeve te askujt dhe asnjeher smund te marresh hak mbi keto femije vetem mendjet po kaq mizore sa prindi i ketij femije mund ta beja nje gje te tille .....ska problem kush te sjell ne jete por ai qe te rrit dhe uroj qe ai qe te rrise kete femije ti tregoje rrugen e drejte e te mesoje nga kjo histori...


Postuar nga Fajtori datë 09 Gusht 2009 - 16:34:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

.....ska problem kush te sjell ne jete por ai qe te rrit



Sipas teje kush do e rrise?

Hakmarrje ndaj nje femije? Ku eshte femija? Deri tani ekziston nje fetus qe mund te kishte henger plumbin ne betejen e pardjeshme. Eshte brenda nje gruaje qe duhet te perfundoje ne burg dhe si rrjedhoje femija do rritet:
a) nga vete femra ne burg
b) nga familja e Dajtit qe rriti edhe vete kriminelin
c) nga familja e gruas qe ndihmoi kriminelin

Kush kujtoje ti se do ta rrise?
Pastaj sidoqofte mbetet nje femije gjysem jetim, me prinder ne burg ose te vrare. Nuk e di sa mund ta quash te pafajshem kur jeta e denon pa lindur akoma.


Postuar nga NS-6 datë 09 Gusht 2009 - 18:54:

me duket zbatim i rregullit te treshit "gjyshi im ka mjekerr, ky burri ka mjekerr....ky burri osh gjyshi im"!

ne kete ngjarje merruni me ato qe kane lindur iher...tu jepet denimi i duhur atyre iher dhe pastaj te kalohet se si do behet femija...jemi tu e bo si Nastradini qe i fuste dajak cunit vet para se thonte po me thyu enen si bo mo fajde!

Fajtor, me siper permend qe shoqeria duhet te ushtroje presion ndaj ketyre gjesteve. Si mund te kerkosh nje gje te tille kur e di fare mire se si funksionon truri i shqiptarit...jemi nga ato njerez qe per gjene me te vogel te vrasim direkt (imagjino kur kam lexu ne gazete qe 2 skuadra shqiptaresh ketu ne itali po luanin kalceto dhe sec paten nje ngaterrese...njeri nxjerr pistoleten dhe e vret! ISHTE DUKE LUAJTUR KALCETO ME PISTOLETE NE XHEP!!!!!)

nese nuk ke nje faktor te jashtem qe te veproje ne edukimin e kesaj shoqerie, atehere si mund te presesh qe kjo shoqeri te veproje mbi kete fenomen! besoj i ke ndjek lajmet qe xhirojne ketu ne itali ku rob vriten e digjen sepse te rinj "ndihen te merzitur dhe skane cte bejne" (citim nga titulli i gazetes)...vrasje, vjedhje, perdhunime etj ne nje shoqeri ku shteti te jep 5 vjet burg (ke mundesi te marresh me shume nese le nje qen ne rruge) 4 vjet te zgjat gjyqi dhe me indulto je jasht... pse, sipas teje ku person qe del, nuk do ti kthehet prap aktivitetit te tij? sipas teje nje person qe nxirret nga burgu pasi ka vra nje person tjeter,sa mundesi ka qe te mos vrasi serish? njeri qe ka vjedh e ka perdhunu,sa mundesi ka qe pasi te dale nag burgu (duke e dit qe gjithsesi me ato veprime nuk i bojn nei gjo te modhe) nuk i rikthehet atyre veprimeve?
DHE NE PO FLASIM PER TE GJYKUAR NJE FEMIJE? mund te merremi me femijen ne momentin kur te gjithe keto tipa kane perfunduar ne karrike elektrike ose i kane ekzekutu dhe eshte vendos nje ligj i rrepte qe personave tu shkoje shtate para se te shkrepin iher armen dhe ta dine qe po e beri (pa pasur nje arsye te vlefshme, kuptohet), i ka dhene fund jetes ne kete bote! atehere po mund te merremi me femijen qe do lindi,si do rritet,ca do bohet etj etj
normalisht brezi ri thote "po po e vrave ate, ti behesh si ai"....jo,nese ketu te gjykon shteti dhe ti e di fare mire se cfare te pret para se te kryesh veprimin per te cilin gjykohesh!

ah,po...edhe nje gje tjeter: teper liri u eshte dhene njerezve...nje liri e tepert nuk i bon mire nje shoqerie...nese mendohet qe liria pa limit duhet per te emancipuar shoqerine, atehere skeni pse ankoheni per pjellat e saj...dhe mund te them qe duket imagjinuar potencialet e mendjes se nje njeriu per te kalu ekstremet, nuk kemi pare akoma gje...


Postuar nga Fajtori datë 09 Gusht 2009 - 20:15:

Nuk jam dakort se liria e tepert te ben kriminel. Fundja nuk te jap askush lirine te vrasesh. Liri e tepert mund te konsiderohet vetem pranimi shoqeror i krimit. Dhe ajo qe thashe eshte pikerisht se shoqeria mund te ushtroje shume me teper presion.

Po puna e femijes?

Ketu lidhen keto dy koncepte. Nje kriminel (ashtu si çdo njeri) nuk jeton vetem per veten e tij, por qe te krijoje kushtet e riprodhimit, te lere begati kur te vdese etj. Nese personi e di se familja do keqtrajtohet nga shoqeria, atehere do mendohet gjate kur kryen krimin. Kjo eshte kthesa qe shume vete nuk duan te kuptojne. Dritan Dajti deri ne momentin e krimit kishte familjen ne krah (nipin, gruan, etj). Tani qe ndodhi kasaphana permendet vetem emri i tij dhe askush nuk i jep rendesi mentaliteti kriminal te pjesetareve te familjes. Madje shume shqiptareve i duket normale qe kishte kusheririn me vete. Personalisht me vjen keq qe keto lajme shiten si krime individuale kur shoqeria shqiptare duhet te pyese veten mbi mentalitetin qe sjell ne keto krime. Dhe ndoshta keshtu do behet me sensibel ndaj cilitdo krim (e kjo vlen qe nga korrupsioni politik e deri tek vjedhja neper autobuse).


Postuar nga Fajtori datë 10 Gusht 2009 - 03:24:

Na gazeten Shekulli qe del pas pak oresh babai i Dritan Dajtit akuzon policine se ka dashur ti vrisnin djalin. Burimi: http://www.top-channel.tv/video.php?id=7773

Kjo eshte ajo qe po spjegoja, kur familja eshte pjese e krimeve dhe nuk ka asnje princip moral. Ky vazhdon te perbuze shtetin dhe ligjet qe te mbroje klanin. Nuk i mjaftojne krimet e te birit, nuk i mjaftojne as jetet e 4 policeve.

Ky akuzon institucionet tona megjithese i biri ishte denuar me kohe nga drejtesia. Dhe me e keqja eshte se nuk do ndjeje presionin e njerezve perreth per keto qe thote.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 10 Gusht 2009 - 04:49:

Po citoj ato që tha cedrus
Te ngrihen nervat vertet.

Police muti kemi ne.

Qeverri muti e lere mo. po qekemi te gjithe kushuri se me nje mbiemer jemi MUTI ))


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 10 Gusht 2009 - 05:30:

ligj me vdekje per kriminelet .....

Ju lexova te gjithve si gjithmone te ndare ne opinione ,por asnje her me nje konkluzion te qarte qe ti sherbej Shqiperise ,ashtu sic jan politikanet tane ,sepse sic thote populli Peshku qelbet nga Koka ...

Une se kuptoj se cbente D.D. me 2 radio policie ne makine...
I lidhur me shtetin dhe kur i teket shtetit ta bej kok turku e eliminon ,kjo eshte pradha qe na tregojne akoma ne 2009 ,dhe kush e paguan jan policet e shkrete ,ulet flamuri dit zie teater komplet ...

Persa i perket edukates eshte familja ajo qe te edukon ne rruge te drejte ,se dhe ne me baballare ne burg u rritem ,por nuk vrame njeri dhe nuk morrem hak per ato qe i kishte ndodhur tim ati...

Ja lam shtetit po shteti eshte mafioz me fytyre demokrati ,atje ku don vret atje ku don mbyll nje sy c tju them jetojme ne Shqiperi ,se bejme dhe kerkese per ne Europe krimiiiiiiiii i thote Europa bertet Saliuu cdo gje ne rregull reformat po ku jannnnnnnnnnnnn,harrojme qe kemi familje te ngujume ,harrojme qe dje ne afer Lushnjes u vra njoni se kullotat e tij kishin hyre ne token e tjetrit ,dhe ne parlament jo ligjit me vdekjeeeeee....

Po zgjohuniiiiiii 3 dite zgjat cudia ne Shqiperi u harru Gerdeci kjo do harrohet dhe kshu ne jemi po vend numuro...


Ju do thoni beri mir D.D. mbrojti vetveten po se dhe kok turku kur i teket atyre siper...pooooooo jooo ..

Shkoni i thoni femive te policive te vrare ose jepini ndo nje flamur se babai juaj u vra per Drejtesi ...

Jeni te mallkuar si komb dhe xhungla ka rregulla ju jeni ekstreme ju jeni largggggg...............pastaj BIONDIA mos i shkruaj ashtu Fajtorit qe shkruan Gomarlliqe ,un e njohe ate ,sa vjece je ti....ai i ka universitet ,nga nje ane e ka dhe mire se jeni popull qe dolet te fundit nga diktaturat jeni kot atje dhe i boni hije asajt toke ,niprat e hitlerit arianet iliret ju ju ju jeni nje komb legennnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn


Postuar nga Enya datë 10 Gusht 2009 - 07:10:

Njerez jane keta apo cfare mund tì quajme?

Lind foshnja i vdekur, prindërit e hedhin në kosh

Policia nis hetimin dhe merr në pyetje prindërit e fëmijës së lindur në maternitetin "Kiço Gliozheni"


Prindërit e pohojnë për oficerët se e hodhëm fëmijën se nuk e çonim dot të vdekur në shtëpi. "Na sjell ters"


TIRANË- Lind foshnja e vdekur prindërit e hedhin në koshin pranë maternitetit, policia nis hetimin për ngjarjenm, për të zbuluar nëse fëmija ka lindur i vdekur apo është hedhur i gjallë në kosh.


Ngjarja ndodhi dje paradite kur foshnja i pajetë i seksit mashkull, i lindur dy ditë më parë është gjetur nga punonjësit e pastrimit, e hedhur në një kazan plehrash përballë maternitetit "Kiço Gliozheni" në kryeqytet. Foshnja e braktisur është parë midis plehrash brenda në kazan, në rrugën "Sitki Cico" reth orës 12 00 të ditës së djeshme, vetëm disa metra larg Maternitetit të Ri.


Nga të dhënat mësohet se foshnja e seksit femër ka lindur e vdekur në maternitet, ndërsa dje nëna e fëmijës ka dalë nga spitali ndërsa ka marrë në një kuti kartoni të posaçme edhe fëmijën.


Për të mos kryer ceremoni, apo për të kryer një varrim për fëmijën e tyre, prindërit e fëmijës, Genci e Mimoza Kora, kanë hedhur fëmijën në një kosh përballë maternitit në krahun tjetër të përroit të Lanës. Ndërkaq fëmija është gjetur i hedhur në kosh dhe menjëherë është lajmëruar policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimin.


Fillimisht kanë mbërritur në maternitet dhe kanë mësuar se fëmija e i fundit që kishte lindur i vdekur në maternitet kishte qenë i çiftit Genci e Mimoza Kora, me adresë banimi sipas tyre në fshatin Ferraj të Tiranës.


Këta të fundit janë shoqëruar nga policia në ambientet e tyre, për t'u marrë në pyetje për rrethanat e vdekjes së fëmijës dhe për shkaqet e mundshme të saj. Gjithashtu nga hetimet e Policisë së kryeqytetit, duke u bazuar dhe nga të dhënat e regjistrit të lindjeve të maternitetit, mësohet se foshnja ka lindur i vdekur të hënën, në muajin e shtatë të shtatzënisë së gruas.


Vetë prindërit kanë pohuar se e kanë lënë fëmijën e tyre në kosh dhe nuk kanë dashur ta marrin për shkak se sipas riteve të tyre të vjetra marrja e fëmijës në shtëpi dhe organizimi i një ceremonie fetare mund të ishte një lloj tersi.


Në këtë mënyrë prindërit e foshnjes së sapolindur kanë vendosur ta hedhin në një kosh pranë maternitetit. Në këtë mënyrë çifti ka menduar se e hoqën qafe, tersin dhe tashmë, zbulimi i fëmijës në kosh ka zbuluar edhe ata vetë.


Ndërkaq policia edhe pse nuk ka arrestuar çiftin që kishte lindur fëmijën, për shkak të mungesës së elementëve të veprës penale, ka referuar materialin në prokurorinë e rrethit e cila besohet se do të mbyllë dosjen, po për këtë argument.


http://www.shekulli.com.al/2009/08/...in-ne-kosh.html


Postuar nga misterioz datë 10 Gusht 2009 - 12:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Na gazeten Shekulli qe del pas pak oresh babai i Dritan Dajtit akuzon policine se ka dashur ti vrisnin djalin. Burimi: http://www.top-channel.tv/video.php?id=7773

Kjo eshte ajo qe po spjegoja, kur familja eshte pjese e krimeve dhe nuk ka asnje princip moral. Ky vazhdon te perbuze shtetin dhe ligjet qe te mbroje klanin. Nuk i mjaftojne krimet e te birit, nuk i mjaftojne as jetet e 4 policeve.

Ky akuzon institucionet tona megjithese i biri ishte denuar me kohe nga drejtesia. Dhe me e keqja eshte se nuk do ndjeje presionin e njerezve perreth per keto qe thote.




Po kjo eshte e vertete sa eshte e vertete qe babai i ketij krimineli e njihte "personalisht" Sali Berishen ,nqs quhet njohje festimi i ditelindjes se Berishes ne lokalin ku kryeguzhinier eshte Hasani babai i Dritanit,them keshtu ngaqe Berisha ka festuar me duket 60 vjetorin e tij tek tek restoranti ku punonte babai Dritanit,ngaqe i pelqente guzhina e Hasanit dhe i besonte duarve te tij.E ema e vet ka punuar tek shkolla Hasan Vogli dhe ishte nje grua e nderuar.Vet ky po ka qene nje djale i urte .
Gjithe zanafilla e problemit eshte ndertimi i nje pallati te ri ngjitur me pallatin ku banonte Dritani.Si shume nga banoret e pallatit edhe familja e Dritanit nuk ishte dakort sepse ky pallat ju merrte si te thuash driten sepse nuk ishte as 6 metra larg.Por ndryshe nga te tjeret qe zgjodhen rrugen "ligjore" per te kundershtuar ndertimin e pallatit ,Dritani vendosi ta zgjidhe vet ne menyren e tij,dhe ne kete menyre u gjend i vrare nje biznesmen ai qe kishte marre persiper te ndertonte pallatin.Per kete gje akuzuan Dritanin dhe drejtesia e denoj (vrasjen e tij ky e ka mohuar gjithmone) me 17 vjet burg.
Une nuk kuptoj kete gje se si ky arrin me gjakftotesine me te madhe te qelloj kundra policeve dmth arrin te vrasi dike kundrejt te cilit nuk ka asnje urrejtje asnje shkak .Ndodhin plot vrasje qe e kane shkakun nga nje fakt banal por viktimat jane ne konflikt direkt me njeri tjetrin por te vrasesh dike me plumb ne koke nje polic (qe ben thjesht punen e vet)mbasi ai eshte i shtire pertoke i plagosur kjo ben diferencimin e vrasesit nga krimineli.Prandaj ky eshte nje kriminel i rrezikshem.Pse u be i tille .................?

Shoqeria edhe jashte kufijve te Shqiperise nuk eshte se ben ndonje presion ndaj vete krimineleve e jo me ndaj femijeve te tyre.Kjo per shkakun se nuk eshte se ka ndonje informacion se anonimiteti i tyre ruhet.Ne Belgjike femijet e nje shkolle luanin me femijen e pedofilit Marc Dutroux pa e ditur se me ke luanin. Prandaj eshte shume e veshtire qe shoqeria te ushtroj presionin e vet.Biles ne gjyq kriminelet kane te drejte qe mos t'ju shfaqet fytyra neper mediat dhe kjo thjesht per te ruajtur anonimatin.

Ps.para nja dy vjetesh ne Belgjike u vrane dy police , njera ishte police femer.


Postuar nga BIONDIA datë 10 Gusht 2009 - 13:03:

Re: ligj me vdekje per kriminelet .....

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
...............pastaj BIONDIA mos i shkruaj ashtu Fajtorit qe shkruan Gomarlliqe ,un e njohe ate ,sa vjece je ti....ai i ka universitet ,nga nje ane e ka dhe mire se jeni popull qe dolet te fundit nga diktaturat jeni kot atje dhe i boni hije asajt toke ,niprat e hitlerit arianet iliret ju ju ju jeni nje komb legennnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn



AIR-FORCE-ONE ne rradhe te pare te pershendes se kam disa kohe qe ste lexoj e uroj qe te jesh mire por...nese ke lexuar mire ajo fjala "gomarlliqe" i referohej asaj qe kisha cituar lart ajo fraze mu duk e tille dhe shkrova ate qe mendoja dhe shpresoj qe Fajtori te kete kuptuar qe me mire nje e shkruar publikisht sesa qindra mendime te menduara e jo te thena .....me vjen mire qe e njeh dhe une ndoshta sdo kem rast te njoh nje njeri si ai ....me universitet ishte dhe nje nga ata kriminele qe u vra por nuk besoj se nje cope diplome , o disa letra te ben nje njeri te mire o te mos thuash te pakten "nje here ne jete"nje budallallek ,gormarllik se mjere medet per politikanet e gjithe botes thone aq shume cdo dite .... ..........dhe sa per ate qe kam une nuk besoj se do te lexosh ndonjeher....skemi shume universitete se kemi bere dhe disa gjera te vogla ne jete ...nje femi nje familje kemi kaluar dhe disa probleme te vogla qe kan vite qe zgjasin por nje cope leter te rednesishme (dhe disa me pak te rendesishme) i kemi dhe ne .....spara kam qef te tregoj sa mastera ,sa kurse sa diploma se nuk besoj se i palsi ndonjerit per te lexuar keto gjera.....me cudit fakti qe Faja sma tha qe qeka ofenduar besoj se ai cfare ka ta thote ta shkruan nuk kuqet shume pastaj atij i funksionon shume mire "lista e injorimit "mund te jem gia presente ne ate liste.....besoj se nese mendon se e kam ofenduar kaq shume i kerkoj FALJE ......
faje me vjen keq nese shkrimi im te ka prishur humorin ....u zgjata me duhet ....


Postuar nga Fajtori datë 10 Gusht 2009 - 13:08:

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz

Shoqeria edhe jashte kufijve te Shqiperise nuk eshte se ben ndonje presion ndaj vete krimineleve e jo me ndaj femijeve te tyre.Kjo per shkakun se nuk eshte se ka ndonje informacion se anonimiteti i tyre ruhet.



Nuk behet fjale te behet presion kunder nje femije, sepse femija traumatizohet pa e kuptuar mire pse. Po behet fjale qe te tremben te rriturit. Shqiperia vertet ka shtet te dobet (ose te korruptuar), por ka nje karakteristike te veçante: thashethemin. Kjo ben te dime gjera per te gjithe, te peshperisim mbi ato qe ndodhin, dhe te mos leme njeri-tjetrin te lire. Nuk eshte karakteristike dhe aq pozitive por mund te shfrytezohet per te kompensuar dobesine e shtetit. Per shembull nese babai i Dajtit perbuzet nga shoqeria, psh del sot nga shtepia dhe tek dyqani poshte shtepise refuzojne ti shesin buken, pastaj shkon me tutje dhe e tallin, etj., kjo do bente qe shoqeria te ndihmonte shtetin dhe te perjashtonte individet qe luftojne shtetin. Fundja shteti jemi ne, morali jone, dhe prandaj duhet mbrojtur ne momente delikate. Jo me kot dhashe shembullin e atij mafiozit ne Berlin, i cili deshtoi vetem sepse ne ate moment delikat njerezit ben nje zgjedhje drastike duke rrezikuar jeten dhe bizneset per te ndjekur disa principe morale. Kjo nuk ndodh ne Sicili apo Napoli, ku njerezit paguajne "gjobat" per te ruajtur veten, dhe nuk investojne tek shteti.

P.s. Air-force-one, shkolla dhe universiteti nuk te ben me llogjike. Shume politikane kane universitet dhe kjo nuk domethene asgje. Si thoshte nje grua e mençur, njeriu lind si numer, kur del ne drite eshte 1, pastaj ben tetevjeçaren dhe i shtohet nje zero, behet 10, pas gjimnazit i shtohet prape, behet 100, ne universitet shtohet nje zero, behet 1000. Ama te gjitha zerot kane kuptim vetem nese niset nga 1, sepse kur eshte zero qe ne fillim, zero do mbetet (0000).

Bjonde, te isha ofenduar do ta kisha thene. Me acaroi pak, por besoj mund ta gjejme gjuhen.


Postuar nga BIONDIA datë 10 Gusht 2009 - 13:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



Bjonde, te isha ofenduar do ta kisha thene. Me acaroi pak, por besoj mund ta gjejme gjuhen.



Fajtor besoj se o e gjejme dhe shume mire .....ja me lexo pak kete qe po vej dhe ma komento pak ti ....
........................................................................................................................
Policia e Durrësit, asnjë dijeni për operacionin: "Kujtuam se ishin grabitës me maska"
Pas vrasjes së katër punonjësve të Policisë së Shtetit, janë shoqëruar në polici për të dëshmuar me dhjetëra dëshmitarë okularë, të cilët janë porositur që për problemet që u pyetën, të ruajnë sekretin hetimor dhe të mos flasin, por njerëzit madje kanë folur edhe në media se çfarë kanë parë.
Detaje të hollësishme mbi aktivitetin e të shumëkërkuarit mendohet të kenë dhënë dy shitës ambulantë, të cilët qëndronin para objektit ku strehohej i shumëkërkuari Dajti, si dhe roja e objektit.
Krahas informacioneve të pakta të bëra publike nga policia e qytetit bregdetar, për shkak të hetimeve, ajo çka mbetet ende e paqartë dhe pa një përgjigje konkrete, është se pse Drejtoria e Policisë së Durrësit nuk kishte njoftim mbi operacionin, i cili do të zhvillohej në një territor që është nën juridiksionin e kësaj të fundit dhe pse nuk u lejuan të bëheshin pjesë e aksionit policor, në një kohë që zona ishte mjaft e njohur për to, apo pse u zgjodh mesdita, si dhe një zonë mjaft e populluar nga civilë.
Dy punonjës policie që ndodheshin në zonën e plazhit, njëri prej tyre madje fare afër vendit të ngjarjes, tha se kjo ka qenë rrezik të shkaktonte një përplasje mes segmenteve të policive, pasi nuk dinin asgjë dhe se njerëzit, pasi janë shkëmbyer pushkët e para, kanë telefonuar se po dalin banda me maska për të grabitur në mes të rrugës.
Ata, me banditë kishin ngatërruar specialet që ishin me rroba civile dhe që kishin maska të zeza".
Shekulli.................................nuk dua te perhap panik neper forum por mendon se mund te eksitoje dhe ndonje variant tjeter i kesaj historie me kaq cudira ....
si ka mundesi qe vetem per kete kapje policet nuk kane pasur te instaluar ne trup kamera te vogla per te filmuar ngjarjen ?


Postuar nga Fajtori datë 10 Gusht 2009 - 13:43:

Ne cfare operacioni ke pare te shkojne policet me kamera? Eshte hera e pare qe e degjoj.

Ajo qe thote Shekulli eshte budallek. Operacionet e ketij niveli behen fshehtaz, sepse po lajmerove drejtori e rajone policie rrezikon te perfundoje fjala atje ku s'duhet. Madje Dajti kishte radio policie me vete. Mjafton nje shenje e vetme (psh te permendej "Iliria") dhe do ja kishte mbathur menjehere.

Keto lloj operacionesh behen flash, per pune sekondash. Mundesia per te ndeshur police lokale eshte e vogel, por edhe po ndodhi zgjidhet kollaj.

Problemi eshte se ishin veshur civile pa asnje shenje policie. Por edhe kjo eshte deridiku normale, sepse shenja me e vogel qe rrotull atyre rrugicave ka police do kishte kompromentuar operacionin. Ndoshta eshte mire qe fjala POLICIA te shkruhet neper kapucet e zinj, sepse te veshesh xhupa policie ne makine do kohe.


Postuar nga BIONDIA datë 10 Gusht 2009 - 13:55:

TIRANË - Grupi i agjentëve që mori pjesë në operacionin e Durrësit, përdor në të gjitha lëvizjet, kamera dhe aparate fotografikë.
Në fakt, zyra së cilës i përkasin agjentët në fjalë, merrej pikërisht me vëzhgime dhe dokumentime, që më pas përdoren si prova kundër kriminelëve në gjyq, ndaj, përdorimi i kamerave dhe aparateve fotografikë, është në praktikën e tyre rutinë.
Zakonisht, filmimet bëhen nga minikamera të instaluara në trupat e tyre apo nga një agjent i prapavijës.
Po në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit në Durrës, a janë përdorur kamerat? Dje, duket se ka nisur një hije konflikti institucional lidhur me këtë fakt. Policia thotë se grupi i agjentëve në Durrës nuk kishte marrë kësaj here kamera për të filmuar rastin.
Por, për zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët kanë kërkuar kasetën, kjo ka qenë një habi e radhës, pasi thuajse të gjitha operacionet e zhvilluara deri më tani nga ky repart, janë filmuar.
Njësia që ndërhyri për arrestimin e të shumëkërkuarit të dënuar me 25 vjet burg, Dajti, quhej "Njësia e Operacioneve Speciale", që siç përmendet edhe në statusin e tyre, përveç ndërhyrjes në arrestimin e personave në kërkim, kryente edhe vëzhgimin, filmimin dhe fotografimin e lëvizjeve të personave të dyshuar apo të kërkuar.
Zyrtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët po hetojnë dosjen "Dajti", konfirmuan se nga Policia e Shtetit janë vënë në dijeni se nuk ka asnjë pamje filmike të regjistruar nga vetë agjentët e policisë që po vëzhgonin dhe ata që kishin ndërhyrë për arrestimin e Dajtit.
Por, dyshimet janë të forta se ekziston një kasetë me pamje filmike të vëzhgimit ditor, të kryer ndaj lëvizjeve të Dajtit dhe "ushtarëve" të tij, si dhe në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e tyre.
Zyrtarë të policisë thonë se "në këtë rast nuk kemi të bëjmë me skuadër vëzhgimi, por skuadër të ndërhyrjes për arrestim".
Nëse momenti i operacionit është filmuar nga vetë agjentët, do të zbardheshin shumë dilema të ngritura nga marrja në pyetje dhe hetimet e ditëve të para: kunati i të shumëkërkuarit, ka pretenduar madje se "nuk e dinim që ishin policë, pasi kishin maska dhe ishin civilë".
Ndërkohë që filmimi do provonte nëse agjentët kanë thirrur: "Jemi policia", ashtu siç është raportuar në dëshmitë e para.

----------------------------------------------------------


Postuar nga cecilia datë 10 Gusht 2009 - 17:21:

LAJMET E FUNDIT...
Pashe ne Topnews qe nje 45-vjecare ne Athine ka mbytur dy femijet e saj,8 vjec dhe 10 vjec, me mbrapa ka dale ne rruge dhe eshte hedhur ne rrotat e makines...

Thone qe vuante nga depresioni...

Kaq per momentin.


Postuar nga AndreaPirelli datë 10 Gusht 2009 - 17:25:

Moriremo tutti .............


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 10 Gusht 2009 - 19:17:

TIRANË- Lind foshnja e vdekur prindërit e hedhin në koshin pranë maternitetit, policia nis hetimin për ngjarjenm, për të zbuluar nëse fëmija ka lindur i vdekur apo është hedhur i gjallë në kosh.


Ja nje tjeter kafsheri e atij populli..... Ciao Bionde te perqafoj po e vertet qe kemi shume pa folur ,shpresoj te jesh mir ......


Postuar nga Tulipani datë 10 Gusht 2009 - 19:27:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE



Ja nje tjeter kafsheri e atij populli.....



Jam dakort per kafsherine e ketij xhesti, me mbushet mendja perhere e me shume ama qe dhe kafshet jane me te dhimbsura per krijesat e tyre se sa ca njerez qe se meritojne te kene femije fare.

Megjithate me ler te ve re dicka ti i drejtohesh 'atij' populli dhe vete nuk ben pjese? Tek ata/ato nuk je dhe ti si qytetar i vendit tend? Ndoshta nuk jeton ne Shqiperi por kjo s'te le te perdoresh keto forma. Nese te gjithe do flasim ne veten e trete nr shumes atehere dhe problemet do jene perhere dicka qe i perket te tjereve.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 10 Gusht 2009 - 19:33:

Ke te drejte Tulipan un drejtohem gjithmon ju ose ata ,do ishte e mire te citoja nje fraze nga bibla kur e pyesin Jezun per pekatet ai i pergjigjet .....kush nuk ka nje pekat le te ngrej nje gure ....nuk jemi shenjtore po dhe si keta shejtan nuk jemi .........

Jo i perkas nje kombesie tjeter qe per gabim gjyshi im eshte ndodhur ne ate kombe ,i perkas nje kombesie qe ka lidhje te shkelqyera me SHqiperin dhe nuk e urren Shqiperin ,ta shpjegova me me detaj .....


Postuar nga agata datë 10 Gusht 2009 - 22:48:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE


Jo i perkas nje kombesie tjeter qe per gabim gjyshi im eshte ndodhur ne ate kombe ,i perkas nje kombesie qe ka lidhje te shkelqyera me SHqiperin dhe nuk e urren Shqiperin ,ta shpjegova me me detaj .....



Pershendetje AIR-FORCE-ONE.
Cdo te thote kjo qe keni shkruajtuar me lart, qe nuk jeni shqiptar?! Apo qe kombesia te ciles i perkisni nuk ben "barbarizma".

Kriminelet me te rrezikshem ne bote dhe me ç'njerzor, ndodhen ne ate kombesi ku ndodheni aktualisht ju... A e besoni kete?


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 11 Gusht 2009 - 00:30:

pershendetje te sinqerta AGATA

Nuk dua te dal nga tema ,por i perkas nje kombesie qe nuk ben barbarizem....

Persa i perket jeteses time un jetoj ne EU ...Kombesia ime eshte Armene


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 11 Gusht 2009 - 01:48:

Lajmi i fundit gjuan 60 plumba mbi 5 pjestar te nje familje,per nje kanal uji .........Ne shkoder ........... te vrane o Mitiiiiiiiiiiiii oiiiiiiiiiii oiiiiiiiiiiiii


Postuar nga shelgu datë 11 Gusht 2009 - 04:46:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Lajmi i fundit gjuan 60 plumba mbi 5 pjestar te nje familje,per nje kanal uji .........Ne shkoder ........... te vrane o Mitiiiiiiiiiiiii oiiiiiiiiiii oiiiiiiiiiiiii


Vertet per oiii eshte.


Postuar nga Fajtori datë 11 Gusht 2009 - 13:34:

Vrasja e policeve

Por gjykata e Tiranes ka liruar 21-vjecarin e arrestuar nga policia nje dite pas ngjarjes Elvis Karoli.

21-vjecari eshte paraqitur per mase sigurie ne Gjykaten e Tiranes ku prokuroria ka kerkuar per te vetem detyrim paraqitje.

Per provat qe dispononte prokuroria ndaj Karolit per armembajtje pa leje te fishekeve dhe te lendes eksploziveve ka kerkuar vetem detyrim paraqitje, duke e ndare ceshtjen gjyqesore ne ngarkim te tij, nga ajo e vrasjes se kater policeve.



-------------------------------
O me se ky qenka rob zoti. Vetem pistoleta dhe bomba kishte ne shtepi. Lejeni rehat te shkretin.


Postuar nga X-File datë 11 Gusht 2009 - 17:51:

si eshte e mundur qe njesia per operacione speciale mori persiper arrestimin e nje personi te tille?

ne gjdo procedure standarde te operimit para ndermarrjes se donje operacioi duhet te behet vlersimi i rrezikshmerise dhe per finalizimin e ketij operacioni ne bazim te rrezikut te parapare duhet te zgjedhet lokacioni i nderhyrjes dhe njesitet perkatese.

per mendimin tim plani operativ, (nese ky ka qene), te nderhyet tek pista iliria ne mes te dites per te arrestuar nje kriminel te kalibrit te tille pa involvuar njesitet speciale sic eshte RENEA dhe duke pas parasysh numrin e madh te njerzve ne ate lokacion, eshte gomarlleku me i madh qe mund te behet, e qe edhe ju kushtoj me jete efektiveve te policise.

mua me te vertet me vjen shum keq per vrasjen e policve dhe shpreh ngushllimet e mia te sincerta, mirpo perveq akterve te krimit qe nomral duhet te marrin denimin maximal e qe prap eshte pak, ketu duhet te japin pergjegjesi edhe hartuesit dhe nenshkruesit e planit operativ.


Postuar nga AndreaPirelli datë 11 Gusht 2009 - 17:57:

Ne fakt gjeja e pare qe me shkoi ne mendje ishte si ka mundesi qe nje operacion i tille zhvillohet ne mes te dites, ne mes te plazhit, ne mes te veres .................. Incompetence e plote ...... .


Postuar nga Fajtori datë 11 Gusht 2009 - 18:10:

Hall kur nuk i kapin. Hall kur i kapin.

Po ata nga e mira u nisen. Nuk besoj se i shkonte mendja se krimineli kishte 2 kriminele te tjere me vete dhe do hapnin zjarr te gjithe menjehere. Keto jane aksidente qe ndodhin.

Dhe mos fantazoni shume, se nuk eshte kollaj ti rrish prapa qe ta kapesh ne vend tjeter. Jane njerez qe e nuhasin nje ore larg kur i ndjek dhe zhduken pa lene gjurme. Keshtu qe hallall per operacionin, edhe pse kishte difekte qe kombinuan per te perfunduar ne tragjedi. Dhe ai dava krimineli qe shtiu i pari ne koken e policit tani ankohet se i kane fut shqelma kur ishte i plagosur.


Postuar nga SmoKer datë 11 Gusht 2009 - 20:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

[/B] Dhe ai dava krimineli qe shtiu i pari ne koken e policit tani ankohet se i kane fut shqelma kur ishte i plagosur. [/B]


edhe kete ta kete bere ?!!! ....

me vjen keq qe keta policet qe e kane kapur qe kan qene kaq te dobet per tja marr dhe ate jete qe i ka ngelur .


Postuar nga Fajtori datë 11 Gusht 2009 - 20:56:

Oj te bere...

Dajti ka qëndruar pa lëvizur në barelën e urgjencës, i lidhur me pranga poshtë çarçafit të bardhë, të hedhur sipër trupit. Në fjalët e tij para gjyqtares së masave, Marsela Balili, ai u është shmangur pyetjeve të prokurorisë për ngjarjen e së premtes, ku mbetën të vrarë katër agjentët e policisë dhe njëri nga tre shoqëruesit e tij, Ledion Mara.

Ai nuk ngurroi të drejtojë akuza ndaj policisë dhe personelit të Spitalit të Burgut. "Jam keqtrajtuar që nga arrestimi e deri tani që po flasim. Ata më kanë goditur me shkelma e grushte, edhe pse isha i plagosur. Kam tre plumba në trup, një në krah tek bërryli, një në kraharor, që më ka prek mushkërinë dhe një në këmbë,"- i tha Dajti gjyqtares.

Më pas ka shtuar se njëri nga agjentët e policisë, në momentin e arrestimit, e ka dhunuar. "Isha i shtrirë dhe i dorëzuar dhe nga plagët më dilte gjak. Ai më qëllonte me shqelma nëpër trup.

I kam kërkuar edhe duke e sharë të më vrasë më mirë se sa të më godasë me shqelma, por, ai më qëllonte, duke më thënë se "nuk do të vrasim, se duhet të vuash".
-----------------------
Nderkohe:
Kërkohet i katërti i masakrës. Është arratisur nga vendngjarja. Ishte në "Tuareg" bashkë me Dajtin, Marën dhe Xhoxhin.

Mësohet se ka qenë agjenti tashmë i vrarë, Kastriot Feska, i cili e kishte mbërthyer për shpatullash personin e tretë që shoqërohej me Dajtin, por, plumbat e këtij të fundit të qëlluar nga pas shpine, ishin fatalë për agjentin. Kështu, personi i katërt ka mundur të ikë, ndërkohë që Feska ka rënë përtokë i vdekur.


Postuar nga SmoKer datë 11 Gusht 2009 - 21:03:

Re: Oj te bere...

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Dajti ka qëndruar pa lëvizur në barelën e urgjencës, i lidhur me pranga poshtë çarçafit të bardhë, të hedhur sipër trupit. Në fjalët e tij para gjyqtares së masave, Marsela Balili, ai u është shmangur pyetjeve të prokurorisë për ngjarjen e së premtes, ku mbetën të vrarë katër agjentët e policisë dhe njëri nga tre shoqëruesit e tij, Ledion Mara.

Ai nuk ngurroi të drejtojë akuza ndaj policisë dhe personelit të Spitalit të Burgut. "Jam keqtrajtuar që nga arrestimi e deri tani që po flasim. Ata më kanë goditur me shkelma e grushte, edhe pse isha i plagosur. Kam tre plumba në trup, një në krah tek bërryli, një në kraharor, që më ka prek mushkërinë dhe një në këmbë,"- i tha Dajti gjyqtares.

Më pas ka shtuar se njëri nga agjentët e policisë, në momentin e arrestimit, e ka dhunuar. "Isha i shtrirë dhe i dorëzuar dhe nga plagët më dilte gjak. Ai më qëllonte me shqelma nëpër trup.

I kam kërkuar edhe duke e sharë të më vrasë më mirë se sa të më godasë me shqelma, por, ai më qëllonte, duke më thënë se "nuk do të vrasim, se duhet të vuash".
-----------------------
Nderkohe:
Kërkohet i katërti i masakrës. Është arratisur nga vendngjarja. Ishte në "Tuareg" bashkë me Dajtin, Marën dhe Xhoxhin.

Mësohet se ka qenë agjenti tashmë i vrarë, Kastriot Feska, i cili e kishte mbërthyer për shpatullash personin e tretë që shoqërohej me Dajtin, por, plumbat e këtij të fundit të qëlluar nga pas shpine, ishin fatalë për agjentin. Kështu, personi i katërt ka mundur të ikë, ndërkohë që Feska ka rënë përtokë i vdekur.



Po cfare priste ky mer aman se me iku truri fare , mos donte ti thoni " he re u vrave me jep nje dere te ngrihesh dhe te pastrojme pak se je bere pis nga rera e plazhit"


Postuar nga Fajtori datë 11 Gusht 2009 - 21:04:

Interesante eee...

Po dje, sipas Gazetes, prokuroria ka konfirmuar faktin se i akuzuari Dritan Dajti ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me krimin makabër. Madje, ai nuk ka pranuar të firmosë mbi asnjë prej akteve të prokurorisë. Ne momentet qe eshte ndodhur ne spital mesohet se u ka premtuar mjekeve se "do i laje me para" ne rast se i shpetojn e jeten.


Postuar nga SmoKer datë 11 Gusht 2009 - 21:09:

Re: Interesante eee...

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po dje, sipas Gazetes, prokuroria ka konfirmuar faktin se i akuzuari Dritan Dajti ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me krimin makabër. Madje, ai nuk ka pranuar të firmosë mbi asnjë prej akteve të prokurorisë. Ne momentet qe eshte ndodhur ne spital mesohet se u ka premtuar mjekeve se "do i laje me para" ne rast se i shpetojn e jeten.


e paskan siguruar nje dush me pare mjeket ..

cfare trimi paska qene dhe ky


Postuar nga BIONDIA datë 15 Gusht 2009 - 18:13:

Pranga 23-vjeçarit, përdhunoi një të sëmurë mendore
FIER - Një 23-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në fshatin Kallm të komunës Mbrostar Ura. Ai akuzohet për "kryerje të marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur". Mësohet se në pranga është vënë Dorjan Driza.
Arrestimi i tij është kryer pas denoncimit të familjarëve të vajzës së dëmtuar, e cila vuan nga problemet mendore. Burime të policisë shprehen se ngjarja ka ndodhur 5 ditë më parë, në fshatin Kallm.
Rreth mesditës, 23-vjeçari, duke përfituar nga njerëzit e paktë që ndodheshin rrugëve të fshatit e ka marrë vajzën me probleme mendore dhe e ka drejtuar në tokat jashtë fshatit.
Më pas, sipas denoncimit të familjarëve, ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Por pas veprimit të kryer djaloshi është larguar, duke e lënë vajzën të shkonte vetë në banesën e saj.
Teksa kjo e fundit ka mbërritur në shtëpi, të afërmit kanë mësuar edhe për ngjarjen e ndodhur. Si rrjedhojë prindërit e saj kanë vendosur që të kryejnë denoncimin kundër 23-vjeçarit nga Fieri. Ky i fundit është vënë në pranga, teksa akuza e ngritur ndaj tij është kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë me persona të pazotë për t'u mbrojtur(marre nga shekulli)

gjeja me e urryer qe mund te beje nje burre eshte kjo te kryeje marredhenie me nje njeri te semure te jam kunder denimit me vdekje por njeres qe sillen si ky do i vrisja pa problem fare...


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 15 Gusht 2009 - 20:00:

Ligji me vdekje i pastron keto plera ....Kafsheria dashuri me nje te semure ,Ne parajsa jetojme ne se Shqiperia eshte Inferno xheneti si e quani ju popullata te ndara


  Gjithsej 67 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.