Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Pa dashur te perseris ca gjera qe jane thene me lart po ndalem tek situata e kinemase italiane sot. Nese me te vertete filmat e vjeter kane bere nje epoke te lavdishme sot ashtu si e shikoj nga ajo kohe kane ngelur vetem fantazmat.
Tani kemi vec 2 lloje filmash qe jane njekohesisht dhe 2 ekstreme : filmat dramatike me teme sociale bazuar me shume ne temat e tradhetise bashkeshortore e ato humoristike banale e qe nxirren ne periudha festash. Te paret jane ato llojet e merzitshem qe u fol me lart, me nje dramacitet te theksuar bere enkas per te ti nxjerre lotet me zor, me te njejtet aktore e ne fund qe duan te te japin medoemos nje mesazh tamam si ne filmat amerikane.
Te dytet jane ato banalet, qe bejne namin e korrin para. Nja 3-4 modele, Boldi dhe De Sica mes tyre dhe ja filmi u be. Ndersa ca ti nxjerrin lotet me zor keta te fundit duan te te nxjerrin te qeshurat (ndoshta nga nje ane me e dobishme )
Ndoshta keshtu paraqes nje kinema italiane te tanishme katastrofike por nje dashamirese e kinemase qe ka kohe qe nuk shkon me ne kinema ti shikoje keta lloj filmash keshtu e shikon
Duhet thene, ama, qe kinematografia eshte nje biznes dhe duhet te ndjeke rregullat e biznesit. Nga ana tjeter nuk mund te ndiqen vetem rregullat e biznesit, sepse nuk prodhohen ide dhe motive te reja.
Sigurisht qe kinematografia italiane nuk eshte si dikur. Edhe njerezit nuk jane si dikur, edhe situata ekonomike po ashtu. Eshte e pamundur te zbulohet sekreti i prodhimtarise ne nje periudhe te caktuar. Por ne pergjithesi edhe sot ka shume filma qe njerezit nuk i dine ose s'bien ne sy. Gabriele Muccino ka punuar bukur, aktori Nicolas Vaporidis po ecen mire, etj. Ja te kujtoj disa filma qe me duken te denje edhe pse me ndonje difekt te vogel:
-The dreamers, B. Bertolucci
-Radiofreccia, L. Ligabue
-Nje film gjerman mbi ca futbollista gay (kishte nje fotografi te bukur)
-Nje film gjerman mbi ndryshimet femer-mashkull (shume i bukur)
-Tzameti, skenar i vecante francez.
pa llogaritur disa filma me Ale e Franz, Ficarra e Picone, etj.
Te gjithe keta jane filma pa shume buje, por prape te bukur. Nese biznesi perkon ose jo me bukurine e filmit kjo eshte rastesi... Sidomos ne arenen europjane. Boldi - De Sica jane pikerisht ata qe ndjekin biznesin tani per tani, duke pjelle filma ne periudhe krishtlindjesh per te shfrytezuar euforine popullore. Mendoj se vlerat e nje filmi duken nga shume aspekte, nje nga te cilet deshira per ta pare dy hereKete gje Boldi - De Sica pak si veshtire ta arrijne per mua.
Nejse, vazhdojme me filmat e enciklopedise po ashtu
Radiofreccia (1998)
Regjia: Luciano Ligabue
Skenari: Luciano Ligabue, Antonio Leotti
Aktore: Stefano Accorsi, Luciano Federico. Enrico Salimbeni, Francesco Guccini
Radiofreccia eshte emri i nje stacioni radiofonik qe ngrihet rastesisht nga 5 shoke. Ne fillim te viteve '70 rinia ka shume per ti thene botes, dhe te tille jane keta djem. Ata kalojne nga pafajesia e bareve tek gjithe nje histori jete qe i ben te kthejne koken prapa ne retrospektive. Kjo eshte teknika qe shfaq filmin, por cuditerisht, edhe pse rezultati dihet qe ne fillim, filmi eshte shume i bukur per tu pare. Shume djem do gjejne veten tek ky film, do gjejne shoqerine, kohet kur jetonin shkujdesshem. Te tjere do kuptojne forcen ndertuese dhe shkaterruese te dashurise. Shkaterruese me nje femer qe te keqtrajton dhe ndertuese me nje qe te nxjerr nga tuneli i droges. Te tjere do gjejne trashegimine e vitit '68. Filmi, pra, eshte nje vektor qe projektohet ne te sotmen qarte nepermjet shoqerise se dikurshme te 5 cunave.
Kantautori Luciano Ligabue habit te gjithe me aftesite e veta regjizoriale. Ne fakt filmi fiton 3 David Di Donatello: nje per regjizorin debutant, nje per regjistrimin akustik, dhe nje per aktorin protagonist Stefano Accorsi.
Kuriozitete:
The Dreamers (2003)
Regjia: Bernardo Bertolucci
Skenari: Gilbert Adair
Aktore: Eva Green, Michael Pitt, Louis Garrel
Ne prag te levizjeve studentore te viteve '60 nje djale amerikan shkon ne Paris per studime. Aty terhiqet nga nje vajze e bukur dhe mundohet ti rrije prane. Deshira e tij realizohet shpejt sepse vajza jeton me te vellain dhe te dy e ftojne ne shtepi. Sidoqofte marredhenie e tyre e shkujdes fillon te marre forma te cuditshme. Ne raport jane te tre pra, dy djemte dhe vajza. Per amerikanin e indoktrinuar pertej oqeanit Parisi eshte nje bote e re e mahnitshme. Te tre "shoket" perhumben ne labirintet e zemres, erotizmit dhe seksit, me gjithe muret dhe sikletet qe mund te sjelle perballimi me situata te reja... jokonvenvionale.
Ky film krijohet nga nje regjizor italian, por eshte anglisht. Me shume se kurre ndihet miksi i botes moderne mes Parisit dhe Amerikes, nga dora e nje regjizori italian.
Ashtu sic mund te pritet filmi nuk kuptohet dot nga te gjithe, prandaj mund te vere ne siklet shume njerez. Por ne vetvete eshte nje himn i ndjenjave dhe erotizmit te pashkruar, dominuar nga nje Eva Green qe le pa fjale (me e mire se tek Casino Royale).
Me stilin dhe skenaret qe zgjedh Bertolucci eshte ne kontrast me regjizore te tjere, me shume nga te gjithe Pupi Avati. Ky i fundit eshte teper tradicional dhe fetar per te bere filma te ketij lloji (dhe niveli). Nisma per te krijuar nje film te tille kerkon kurajo dhe kinemane e bukur e bejne regjizoret kurajoze, qe kane per te treguar dicka me shume se njerezit kane degjuar deri dje.
Nje fragment:
Il vigile (1960)
Regjia: Luigi Zampa
Skenari: Ugo Guerra, Rodolfo Sonego
Aktore: Alberto Sordi, Vittorio De Sica
Ne nje familje te vogel burri jeton pa pune bashke me gruan, djalin dhe te atin. Por ai nuk eshte aspak i pergjegjshem ne krijimin e kushteve normale te familjes. Me se shumti jeton me endrren e berjes dikushi dhe refuzon punet e krahut. Deshira e tij me e madhe eshte te behet polic, gje qe do i jape dinjitetin dhe respektin me ane te uniformes. Okazioni paraqitet rastesisht dhe me ndihmen e kryetarit (te korruptuar) te bashkise behet polic trafiku. Endrra e tij, aplikimi i pushtetit, behet me ne fund realitet, por nje tip i tille nuk i pershtatet tolerances dhe mos-tolerances qe duhen ne raste te vecanta. Ai alternon sjelljet nga falja e gjobave per VIP-at tek persekutimi direkt i kryetarit te bashkise (pasi ky i kerkon te jete intolerant). Keto situata fillojne te mbushin filmin me skece gazmore, ku asnje personazh nuk eshte i mire ose i keq. Ne fakt filmi perqendrohet te sjelle aspektin komik te secilit, por e ben kete duke dhene leksione te forta mbi politiken dhe stereotipet e shoqerise.
Paralelizmi me Shqiperine eshte evident edhe sot. Personazhe si ky polici ka ne shume dikastere te shtetit shqiptar. Pertej deshires per tu pasuruar ka njerez qe kane thjesht deshiren te kene pushtet, te behen drejtore, police apo thjesht bodyguard te rendesishem.
Shikimi i filmit eshte i kollajte dhe historia terheq cdo shikues. Edhe njehere rastesia historike e boomit kinematografik ka sjelle nje film te bukur, qe sot edhe po te mundohen se bejne dot kaq te rrjedhshem dhe njekohesisht kuptimplote.
Kuriozitete:
Il mattatore (1960)
Regjia: Dino Risi
Skenari: Age-Scarpelli, Ettore Scola
Aktore: Vittorio Gassman, Peppino De Filippo
Gerardo (Vittorio Gassman) eshte nje aktor teatri i pasuksesshem per publikun, por shume i zoti ne nderrimin e personazheve. Ai jeton me shuma te vogla parash qe fiton gjate spektakleve dhe frekuenton ambjentet popullore ku dominojne dembelet dhe hileqaret. Nje dite i kerkojne te sillet si bolonjez gjate nje mashtrimi qe i bejne nje industriali milanez. Por shoket e lene ne balte dhe Gerardon e fusin ne burg. Aty ai tregon aftesite e veta teatrale per te argetuar "publikun" dhe disa prej mashtruesve te regjur e kuptojne menjehere vleren e tij ne boten e hileve. Keshtu pas dy muajsh burg ai del, dhe fillon mashtrimet fillimisht per te fituar nje bilete treni, dhe me pas sepse nuk i reziston dot lekeve te shumta qe fiton. Gerardo behet hajduti me i madh i Italise dhe vlerat qe nuk ja njohen si aktor i thjeshte teatri ja njohen me pas ne boten e mashtrimit ekonomik.
Filmi eshte nje karamele e vertete qe befason shikuesin nga fillimi deri ne fund me zhvillime te papritura. Regjizori (i cili vdiq pak muaj me pare) ka krijuar skena te shpejta dhe montazh dinamik gje qe ben edhe sot shikuesin modern te mbetet para ekranit. Skenari eshte shume i perpunuar dhe i zgjuar (e pritshme po te lexohen emrat e mjeshterve me siper), por thuhet se ka marre shume pjese nga nje komedi teatrale e vitit 1956, "I tromboni".
Ky film ka pak material online dhe nuk duket shume i njohur. Mendoj se eshte disi i nenvleresuar per meritat qe mbart. Vetem dy vjet me vone del nje film tjeter i ngjashem, Totoruffa '62, i cili trajton te njejten teme. Te dy jane filma qe shikohen dhe sot me kenaqesi, por "Il mattatore" njihet me pak nga publiku.
Io so che tu sai che io so (1982)
Regjia: Alberto Sordi
Skenari: Alberto Sordi, Rdolfo Sonego
Aktore: Alberto Sordi, Monica Vitti
Ne jeten e nje familjes Bonetti ndodh shpesh te kete zenka dhe sherre. Dy partneret nuk gjehen me njeri tjetrin dhe raportet e tyre seksuale jane rralluar. Nderkaq vajza adoleshente flet me te atin ftohte dhe me rrokje. E cfare ka per te zbuluar ne nje familje e tille? Burri (Fabio Bonetti) mendon asgje, por pergjimet aksidentale te nje detektivi privat do ndryshojne raportet brenda familjes pergjithmone. Zbulohet keshtu qe vajza e tij nuk eshte aq naive sa duket, ndersa gruaja po kalon periudha te veshtira qe gati-gati e çojne te ndahet nga burri. Por zbulohen edhe shume evente te tjera qe duhen pare gjate filmit. Fabio Bonetti zbulon mbi te gjitha se sjellja e tij e deridjeshme eshte harbute dhe kjo vjen nga mendimi se familja eshte ajo qe eshte, e patjetersueshme. Keto ngjarje do hapin dyert me te fshehta qe (ne shume familje) nuk thuhen dhe do perplasin imazhin e kristalte me realitetin e perditshem. Ne gjithe kete histori komshinjte e tyre jane metafora e asaj qe mund ti ndodhte vertet nje familje ne keto kushte. Eshte pikerisht burri i komshies qe ka kerkuar pergjimet dhe jane te ngjashme historite e dy cifteve.
Nga ana artistike filmi s'ka ndonje vlere. Fotografia eshte e dobet dhe skenat disi te zgjatura e pa fantazi. Por kjo eshte normale ne gjithe filmat e Sordit. Atij i intereson te tregoje historine dhe jo te krijoje dicka te pelqyeshme per syrin. Dhe ne qellimin e vet ja arrin shume mire. Eshte fakt per tu vleresuar mungesa e tragjedise dhe drames qe do pershkonte filmin po te ishte prodhuar ne Shqiperi. Edhe njehere kinematografia italiane di te tregoje histori te medha pa u qurravitur dhe me nje kthjelltesi qe i le hapesire shikuesit te mendoje vete.
Ashtu si shume filma te krijuar nga Sordi, ky eshte nje tjeter krijim social, ku nga fillimi deri ne fund preket intimiteti dhe delikatesa e nje raporti. Eshte veshtire qe dikush mos te gjeje veten apo prindet ne ndonje aspekt filmik. Dhe eshte nje histori qe tregon sesi askush s'mund te jete i sigurte per ate qe e rrethon. Filmi stimulon te shikohet raporti me partnerin ndryshe dhe per kete ka nje karakter shume edukativ.
Filma te tille do ishin te rendesishem per edukimin e te gjithe brezave ne Shqiperi. Ndodh shpesh, ne fakt, qe raportet familjare te bien ne nje monotoni qe nuk tundet kurre, sidomos pas marteses. Dhe ndodh qe familjet te vazhdojne nje raport te semure per hir te "sigurise" se qenies bashke. Ky film eshte reminishenca e nje eventi te forte qe do bente pjesetaret te mendohen.
Cifti Sordi-Vitti ka bere disa filma te bukur (me i njohuri "Amore mio aiutami", 1969, prape me regji te Sordit). Monica ne kete film eshte e admirueshme dhe aftesia e saj akteruese perkrah zhdervjelltesise se Alberto Sordit tregon nje pjekuri te vecante artistike.
I vetmi fragment qe gjendet ne Youtube (diku nga fillimi i filmit):
Il vedovo (1959)
Regjia: Dino Risi
Skenari: Rodolfo Sonego, Fabio Carpi, Dino Risi
Aktore: Alberto Sordi, Franca Valeri
Alberto Nardi (Alberto Sordi) eshte martuar me nje afariste (Franca Valeri), e cila eshte pasururuar fale nuhatjes qe ka per biznesin. Burri eshte nje sharlatan, nje maske siperfaqsore qe biznesin e shikon si loje per tu ndjere i pushtetshem dhe per tu mburur perballe te dashures. Tentativat e tij per te bere biznes perfundojne ne humbje te medha parash qe e zhysin ne borxhe. Dhe sa me shume ka borxhe aq me shume ben servilin para gruas se vet; dhe aq me shume gruaja e trajton si lecke duke i vene epitete fyese qe i shkojne per shtat mendjelehtesise se tij. Situata behet komike kur endrrat e burrit marrin jete gjate nje aksidenti hekurudhor, ku ai mendon se gruaja ka vdekur. Hidherimi i shtirur gati-gati nuk arrin te mbuloje lumturine e tij se po behet pasanik. Por sjellja fallco vihet ne krize kur merr vesh se gruaja nuk ishte ne trenin e aksidentuar. Atehere ai heq masken para bashkepunetoreve te vet dhe i fton te krijojne nje plan per ta vrare gruan qellimisht. Por ai mbetet nje sharlatan mes sharlataneve dhe se bashku me bashkepunetoret qe gjen krijon situata humoristike qe perfundojne ne gabime trashanike.
Pervec personazhit te Albertos, bejne per te qeshur bashkepunetoret e tij, te cilet, sapo marrin leket, humbasin te gjitha normat morale dhe e ndihmojne ne planin e vrasjes.
Eshte film i bukur dhe i thjeshte per t'u pare. Ngjarjet kane nje rrjedhe llogjike qe nuk e mundon spektatorin. Celesi i humorit eshte brenda akterimit te Sordit, i cili nuk eshte nje personazh i izoluar, por zedhenes i cinizmit qe zoteron njerezit e etur per leke. Dhe, perderisa te etur per leke jane te gjithe nga pak, nuk mund te vihen kufijte e perqeshjes tek nje personazh apo tjetri. Ata te gjithe krijojne karaktere te perbashket qe kulmojne tek komentator Nardi me fallsitetin e tij te ekzagjeruar dhe deshiren per te qene i pasur me cdo kusht.
Sjellja e komentator Nardit kur gruaja ka vdekur:
Re: The Dreamers (2003)
Alucinant dhe shume i bukur!
Un americano a Roma (1954)
Regjia: Steno
Skenari: A. Sordi, Steno, L. Fulci, S. Continenza, E. Scola
Aktor: Alberto Sordi
Nando Meliconi eshte nje djalosh i dashuruar pas kultures amerikane. Ai ndjek filmat dhe imiton xhestet e tyre. Ne jeten e perditshme vishet me pantallona lekure, mban stema amerikane dhe interesohet per bejzbollin (??!). Por ai jeton ne Romen e varfer, ku njerezit jane italianet e borgatave te zhytur ne jeten e perditshme. Ne kete kontekst Meliconi nuk mund te jete aq i lidhur sa mendon me ameriken. Ai me se shumti imiton xheste dhe fjale anglisht, te cilat i perdor pa lidhje. Meliconi behet keshtu nje alien ne mes te Romes, nje karakter as italian dhe as amerikan. Ne delirin e tij autoret mbledhin kultin e amerikes se magjishme qe vazhdon deri ne ditet e sotme. Ndoshta per kete aresye filmi eshte nje mit i kinematografise italiane qe jeton dhe sot.
Personazhi i Meliconit shpiket nga vete Alberto Sordi gjate filmit "Un giorno in prettura", pasi regjizori i kerkon te beje ndonje skec per te mbushur filmin. Mirepo ai personazh u pelqye dhe autoret i dedikuan brenda vitit nje film me vete.
Tre jane shtyllat kryesore qe mund te mesohen nga ky film:
1. Se pari del skema antike e artit qe ekzagjeron sjelljet e njerezve qe jetojne ne realitet. Nando Meliconi, pra, nuk eshte nje personazh i shpikur, por nje karakter i vertete qe theksohet ne kontekst humoristik. Ne menyre te ngjashme Nini i Portokallise eshte i forti tipik shqiptar i viteve '90, jo thjesht nje personazh i rene nga qielli.
2. Se dyti, sarkazma e karaktereve te caktuar ka nje vlere jashtezakonisht edukative. Ashtu si italianet perqeshin adhuruesit e cmendur te amerikes kur shikojne Meliconin, ashtu shqiptaret perqeshin te fortet e lagjeve kur shikojne Ninin. Kjo ben qe kultura e nje populli te perparoje dhe zhvillohet duke lene menjane skemat e tejkaluara te sjelljes.
3. Se treti, vihet ne dyshim kulti i amerikes madheshtore, qe propagandohet nga budallenj qe nuk njohin realitetin. Behet keshtu domethenese skena e makaronave qe ne fillim Meliconi refuzon dhe pastaj ha me kenaqesi kur provon "kuzhinen" amerikane. Duhet thene se kulti i amerikes kapi dhe shqiptaret kur erdhi demokracia. Prej ketej shprehja "Duajeni Shqiperine si shqiptaret Ameriken". Tashme euforia e amerikes ka rene, por personazhet si Meliconi mund te gjenden akoma ne kujtimet e secilit (dhe padyshim te miat). Nga ana tjeter ka plot njerez qe mundohen te imitojne personazhet e filmave qe shikojne. Dhe shpesh keta dalin nga ambjentet e varferise dhe injorances, psh Toni Montana perdoret si pseudonim neper chatet shqiptare po aq sa imitohet me adhurim nga personazhet e filmit Gomorra.
Shprehje te fiksuara ne mendjen e publikut:
"Maccheroni, m'avete provocato e io vi distruggo".
Meliconi ne kinema: "Amazza che film"
http://www.youtube.com/watch?v=fJWnP2SAVCQ#t=6m30s
The Dreamers ... jo vetem lavderime
Bertolucci eshte regjizori italian qe me pelqen me shume prandaj verejtjet nuk jane per ti ulur vlerat.
Si film me pelqeu por ajo qe mu duk e tepert ishte konsiderimi i tij nga regjizori si nje paraqitje ose si perfaqesues i viteve 68' kur ky revolucion vec sa kalohet tangent ne fillim e ne fund e problemet madhore te atyre viteve vec sa degjohen largshem nga brenda apartamentit.
Shume batuta ne film i referohen kinemase e regjizoreve qe vec cinefilet me te devotshem i njohin e keshtu ajo loja intriguese mes enderrimtareve e skenat e tyre te improvizuara nuk jane per shumicen e humbet pike sepse jo te gjithe e kane idene se kush jane.
Regjizori eshte perseritur ne shume gjera e ka analogji me Ultimo tango a Parigi (kush e merr persiper ta komentoje kete film? ), por tek The dreamers mosha e personazheve penalizon filmin e idea per nje vazhdim psiko-filozofik te tij s'me pelqen me duket siperfaqesore.
Personazhet s'jane te balancuar e ne fakt ajo qe te ngel ne mendje eshte vec Eva Green, 2 te tjeret jane vec kontorno.
Ne fund nje gje pozitive, kolona zanore eshte si gjithmone ne filmat e Bertolucci-t e mrekullueshme
Er più: storia d'amore e di coltello (1971)
Regjia: Sergio Corbucci
Skenari: Sabatino Ciuffini, Mario Amendola, Sergio Corbucci
Aktore: Adriano Celentano, Claudia Mori
Ne Romen e fillimit te shekullit XX Nino (Adriano Celentano) eshte i ashtequajturi Er Più, lider i lagjes se vet. Ashtu sic bejne te fortet zakonisht Nino do nje nga vajzat me te bukura te lagjes, Rozen (Claudia Mori). Por problemin e sjell nje djale tjeter qe i vardiset vajzes. Ai eshte Augustarello, nje mashkull simpatik, pjesetar i familjes qe udheheq nje lagje tjeter te Romes. Mes koncepteve te nderit dhe luftes per femren e bukur dy palet perfundojne ne duele te ndryshme ku thika eshte arma me e perdorur asokohe. Por keto nuk jane zenka te thjeshta rrugesh. Aty luhet nje nga gjerat me te shenjta per kapot e lagjeve: nderi. Per kete, me hir ose me pahir secili duhet ti kunderpergjigjet tjetrit me sarkazem, dru apo duel.
Filmi paraqet bukur disa koncepte qe sot mund te duken qesharake, por atehere krijonin boshtin e shoqerise. Ne fakt vete fundi tregon se burreria dhe nderi i le vendin pabesise, ndersa thika i le vendin pistoletes.
Koncepti i hakmarrjes dhe marrjes se gjakut te vellait eshte prezent haptaz ne film, sepse filmi tregon shoqerine e hershme, por eshte prezent edhe ne Shqiperine e sotme. Kjo e ben filmin nje pasqyre interesante te realiteteve qe jetojme nepermjet lajmeve dhe shokeve.
Nga ana artistike filmi eshte i pelqyeshem dhe i bukur, por ka difekte te vogla qe bien ne sy shpejt. Ne fakt ky film nuk eshte as komik dhe as dramatik, por sidoqofte futet bukur ne epoken e hershme kur Italia sapo ishte bashkuar dhe shteti i dobet (i perfaqsuar nga karabinieret) nuk mund te tejkaloje mentalitetin e heshtjes dhe organizimin shoqeror me kapo lagjesh. Kjo tregohet kur karabinieret mbeshteten tek Nino per te gjetur sendet e vjedhura ne lagjen e tij. Ne kete menyre konfirmohet pushteti ne duart e Ninos qe kontrollon lagjen. Nje situate e ngjashme ka ndodhur vertet gjate zhdukjes se Aldo Moros (kryeministri italian), kur sherbimet sekrete ju referuan bandes se Maglianes (ne Rome) per te marre ndonje informacion ku mbahej peng kryeministri nga celulat e brigadave te kuqe.
Spikat personazhi i "kinezit", nje tip skuthi qe shikon vetem lekun dhe spiunon vazhdimisht ne polici ne kembim te shumave monetare. Luhet nga Vittorio Caprioli, ndoshta aktori me i mire ne kete film.
Shume pjese ne youtube i kane hequr. Tani gjendet vetem ky fragment:
Me ka lene nje shije te hidhur fundi i ketij filmi edhe sepse komiciteti i tij ndonjehere sikur ta merr mendjen e s'te pergatit tamam per finalen
I due orfanelli (1947)
Regjia: Mario Mattoli
Skenari: Steno, Age Scarpelli, Jean-Jacques Rastier
Aktore: Totò, Carlo Campanini
Ne shtepine e femijes banojne shume vajza, te gjitha jetime, se bashku me dy kopshtare. Edhe kopshtaret jane jetime si gjithe vajzat e tjera. Drejtoresha eshte nje konservatore e rrepte qe detyron vajzat edhe te lahen me kemisha nate duke i indoktrinuar me moralin antik. Por dashuria e njeres prej vajzave detyron kopshtaret ta ndihmojne per te gjetur familjen e saj. Ne vend te familjes se saj ata gjejne familjen e nje prej kopshtareve, e cila eshte familje aristokrate e mirefillte. Kopshtari i thjeshte ka mbetur trashegimtari i vetem i milionave te asaj familje.
Historia ka shume klecka te tjera qe vlejne per tu pare dhe eshte e mbushur me situata humoristike, gjithmone te krijuara nga Totò. Shkujdesja me te cilen i merr situatat kopshtari Totò krijon nje film komik qe nuk kerkon sforcim per tu pare.
Carlo Campanini vjen nga role me serioze, por me habit gjithmone me aftesine e tij akteruese. Ai ka qene mbeshtetes i rendesishem me vone per Walter Chiari-n.
Totò ketu dallon ne pjekurine e tij si aktor dhe ne vendsmerine me te cilen i jep aspektin komik rolit te tij. Duhet te mendojme qe jemi vetem ne 1947, kur Italia sapo ka dale nga lufta. Te gjesh forcen per te futur aspekte komike kaq kollaj eshte disi speciale. Gjithashtu dallohet ndryshimi i Totò-se krahasuar me filmin e tij te pare "Fermo con le mani" 10 vjet me pare (1937). Ne fakt ne ate film Totò imiton levizjet e Charlie Chaplin per te krijuar me shume nje humor mimik, ndersa vitet e pas luftes humori behet me inteligjent dhe verbal.
Ne Youtube s'ka shume pjese. Kjo me poshte ka cilesi te keqe dhe eshte prere ne format 16:9 edhe pse filmi origjinal ka format 4:3.
Non ti muovere (2004)
Regjia: Sergio Castellito
Skenari: Margaret Mazzantini
Aktore: Sergio Castellito, Penelope Cruz, Claudia Gerini
Nje kirurg merr nje telefonate. E lajmerojne se vajza ka pesuar aksident. Ai gjendet ne spital dhe per here te pare duhet te operoje vajzen e tij te vetme. Gjate operacionit i kthehen ne mend kujtimet, 16 vjet me pare, kur vajza akoma nuk kishte lindur dhe gruaja e tij e bukur (Claudia Gerini) ishte shtatzane. Atehere ai njohu nje shqiptare (Penelope Cruz), me te cilen jeton nje histori te forte dhe dramatike. Historia me ate femer i rikthehet ne mend cast pas casti per te rijetuar serisht cdo moment deri ne lindjen e vajzes me gruan e tij. Kujtimi i larget permblidhet tek femija qe atehere lindi dhe tani po operohet ne rrezik per jeten.
Nje nga filmat moderne me te bukur qe do i keshilloja cdo njeriu te shikoje. Fotografia eshte shume e bukur, por ajo qe te fut plotesisht ne film eshte akterimi perfekt per nje histori reale. Nuk ka sens llogjik ne film, dashuria nuk njeh llogjike. Kirurgu mund te jete secili prej nesh me copezat e vogla te kristalit qe fshehim nga partneret tane.
Filmi dhe aktoret fitojne çmime ne festivale te ndryshme. Penelope Cruz eshte si rrallehere perfekte ne rolin e shqiptares se lene pas dore. Shpejt do harroni se po shikoni nje film.
Ne Youtube nuk ka pjese qe t'ia vlejne. Po vendos vetem trailer ne anglisht:
Dhe kolonen zanore (e cila ka fituar çmim ne Itali):
Ormai è fatta (1999)
Regjia: Enzo Monteleone
Skenari: Horst Fantazzini, Angelo Orlando, E. Monteleone
Aktor: Stefano Accorsi
Horst Fantazzini u etiketua si grabitesi xhentil, sepse nuk ushtronte asnjehere dhune gjate grabitjeve. Madje njehere i dergoi lule punonjeses se bankes qe i ra te fiket gjate grabitjes. Kjo eshte historia e vertete e nje grabitesi te viteve '60-'70. Filmi tregon nje arratisje nga burgu qe ka ndodhur me te vertete. Realizimi eshte mbreselenes dhe dy policet qe merr peng te kujtojne varfanjaket shqiptare qe edhe sot behen police per te ushqyer familjen.
Eshte nje histori e bukur qe te ben per vete deri ne fund. Nuk njihet shume nga publiku dhe nuk mund te them me teper mbi anet artistike pasi e kam pare shume kohe me pare. I vetmi film qe me vjen ne mend nga bota amerikane eshte nje realizim i bukur amerikan me Al Pacino (Dog Day Afternoon, 1975)
Nje situate per tu kujtuar.
Drejtori i burgut diskuton me eproret e ministrise qe vijne per te zgjidhur situaten.
"Degjo, kam lexuar se organizmi njerezor prodhon vazhdimisht qeliza te reja, ndersa te vjetrat vdesin. Psh pas 10 vjetesh, te gjitha qelizat jane nderruar. Tani une pyes veten, çfare kuptimi ka te mbajme ne burg nje njeri komplet te ri, qe nuk ka asnje qelize njesoj me njeriun qe denuam"...
Regjizori ka dore te mire dhe jo rastesisht eshte nje nga dy regjizoret qe kane krijuar serialin e suksesshem "Il capo dei capi".
Historia e vertete ketu:
http://www.horstfantazzini.net/biografia.htm
Ne youtube gjendet hapja e filmit, e cila nuk mund te vihet ne faqe:
http://www.youtube.com/watch?v=uZCKjDLwgTA
Le Bambole (1965)
Regjia:
Dino Risi (segment "La Telefonata")
Luigi Comencini (segment "Trattato di Eugenetica")
Franco Rossi (segment "La minestra")
Mauro Bolognini (segment "Monsignor Cupido")
Skenari: Rodolfo Sonego
Aktore: Nino Manfredi, Gina Lollobrigida, Virna Lisi, Monica Vitti
Nje film nga 4 regjizore te ndryshem, ku secili ka krijuar nje histori te shkurter. Filmi quhet Le Bambole sepse trajton aspekte te dashurise ku femra ndodh te jete nje kukull. Kater episodet ishin:
1. La telefonata
2. Il trattamento di eugenetica
3. La minestra
4. Monsignor Cupido
Duke qene se ka patur xhirime nga duar te ndryshme cilesia ndryshon nga nje episod tek tjetri. Filmi u denoncua per imoralitet dhe u ndalua per femijet nen 14 vjeç. Shkak per kete ishte episodi i pare. Ne fakt episodi i pare eshte shume i bukur. Ai tregon nje vajze qe refuzon deshirat seksuale te burrit, per ti dhene rendesi leximit te librave dhe lloqeve telefonike. Loja e Manfredit eshte superlative, me nje mimike qe shpreh gjithe personazhin e tij. Difekti i vetem eshte xhirimi me cilesi te keqe.
Episodi 1: La telefonata (bukuroshja qe ben gruan eshte Virna Lisi)
Episodi 1: La telefonata (vazhdim)
Shume e bukur. Perfekt fare do kish qene Mastroianni se keto role i bente te perkryera, Gasman jo sepse do ta merrte telefonin e do ia mbyllte direkt per te vazhduar punen e tij.
Pjesa kur i mban telefonin dhe e con ne dhome eshte super tregon nje padurim te tmerrshem gje qe perfundon tek komshija perballe qe mesa shoh s'bente dallim race, feje e krahine.
Do isha kurioze te shikoja episodin me Gina Lollobrigida.
Riso amaro (1949)
Regjia: Giuseppe De Santis
Skenari: Carlo Lizzani, Mario Monicelli, Gianni Puccini, Corrado Alvaro, Franco Monicelli, Ivo Perilli, Carlo Musso
Aktore: Vittorio Gassman, Doris Dowling, Silvana Mangano
Ne varferine e shoqerise se dikurshme mbledhja e orizit ishte periudhe e rendesishme. Me mijera gra kerkonin pune ne plantacionet me oriz. Por me ta bashkohet rastesisht nje çift hajdutesh qe sapo ka kryer nje vejdhje. Burri eshte nje tip i rrahur me vaj e me uthull, i hurit dhe litarit, dhe pikerisht keto karakteristika e bejne terheqes per femrat, veçanerisht per nje vajze qe punon ne orizore. Keshtu gjendet mes dy vajzave dhe dy dashurive. Por ai edhe dashurite i shfrytezon per te arritur qellimet e veta. Keshtu planifikon nje vjedhje masive te hambareve te fshatit.
Ky film i perket nje epoke tjeter. Nuk ka fare aspekte komike dhe nuk ben per te qeshur. Nga pjesa e meposhtme mund te shikoni sa ngjan me filmat shqiptare te dikurshem.
Megjithate po e vendos ketu sepse...
Eshte nje film kult, i njohur ne mbare boten. Kantidohet per Oscar ne 1951-in per skenarin me te mire dhe konsiderohet nje kryeveper neoraliste. Shalet dhe gjokset e femrave te shkujdesura u bene mit i veçante per shikuesin e atehershem. Figura e mbledheseve te orizit (le mondine) ekziston akoma sot per te treguar seksualitetin qe ndjell femra ne fshat. Shume italiane e njohin "Riso Amaro", megjithese kane kaluar 60 vjet nga dalja e ketij filmi.
Nje fragment:
Papa diventa mamma (1952)
Regjia: Aldo Fabrizi
Skenari: Piero Tellini, Mario Amendola, Ruggero Maccari
Aktore: Aldo Fabrizi, Ave Ninchi
Burre e grua rreth te pesedhjetave shkojne te shikojne nje spektakel magjie. Nje fakir oriental kerkon vullnetare ne salle per te treguar fuqite e veta. Mirepo ndodh nje aksident dhe fakirit i shtremberohen syte. Keshtu padashje kthen burrin ne grua dhe humbet fuqite magjike. Dy te martuarit nuk e kuptojne dhe vazhdojne jeten e perditshme. Por nga ai moment burri fillon te sillet si grua shtepie, lyen surratin me krem, vesh nallanet, ushqen femijet, lan shtepine, lan rrobat, dhe eshte xheloz. Situatat komike vijne njera pas tjetres dhe jane vertet qesharake.
Nje film i bukur per tu pare, plot me stereotipe gjinore.
Nje fragment:
I tartassati (1959)
Regjia: Steno
Skenari: A. Fabrizi, R. Gianviti, R. Maccari, V. Metz, Steno
Aktore: Totò, Aldo Fabrizi, Louis de Funès
Ehhh taksat, kjo plage e perhershme e tregetareve. Nje inspektor i taksave shkon per kontroll ne nje dyqan. Siç pritej pronari nuk ka deklaruar te ardhurat e verteta dhe rrezikon te paguaje nje gjobe te majme. Keshtu i pervishet punes te korruptoje inspektorin, i cili nuk preket nga ajo ane. Per te arritur qellimin e ndihmon comercialisti, por ky eshte nje sharlatan me vete qe s'e ka haberin. Roli i policit dhe hajdutit ngaterrohet nga njohja e femijeve te tyre, te cilet dashurohen. Dy personazhet krijojne nje komicitet te bukur, qe ngjan disi me Pallati 176, ku dy baballaret nuk durojne dot njeri tjetrin dhe detyrohen te zbuten nga dashuria e femijeve. Nje rol te ngjashem dy aktoret luajne edhe ne filmi "Toto, Fabrizi... e i giovani d'oggi"
Filmi ka nje version francez te montuar ndryshe, ku roli i comercialistit (Luis De Funes) eshte me i gjere.
Eshte shume komik dhe i bukur, dhe paralelizma me Shqiperine e sotme ka sa te duash.
Kjo eshte hapja e filmit:
(gjendet komplet ne youtube me pjeset e tjera pas kesaj)
I mostri (1963)
Regjia: Dino Risi
Skenari: Age-Scarpelli, Ettore Scola, Elio Petri, Ruggero Maccari
Aktore: Ugo Tognazzi, Vittorio Gassman
Film me 20 episode te shkeputura nga njeri tjetri, ku perplasen karikaturat e individeve te veçante. Mostrat jane prodhim i nje shoqerie ne tranzicion, e cila dora dores humbet sensin e orientimit. Keshtu gjendet nje baba qe meson djalin te vjedhe apo nje burre qe nuk shkulet nga televizori. Ironia dhe sarkazma udheton qe nga aspektet fizike (p.sh. njerez pa dhembe) e deri tek politika e arti. Madje edhe regjizoret e filmave ironizohen ne nje segment te vecante (Presa della vita).
Ky film ka lene shenje ne kinematografine italiane. Por duhet thene se filmi nuk ben aq shume per te qeshur, aq sa ben te mendosh per boten qe na rrethon. 14 vjet me vone perseritet e njejta ide kinematografike, por kesaj rradhe me Alberto Sordin (I nuovi mostri, 1977).
Paralelizmi me Shqiperine? I bollshem (shiko fragmentet me poshte).
Ne segmentin e meposhtem babai zgjohet ne mengjes, ben gati djalin dhe e dergon ne shkolle. Por ne harkun e atyre minutave mundohet ta stimuloje te behet "kopil" i jetes, te vjedhe, te futet keq me makine, etj (L'educazione sentimentale). Djali ne film eshte Ricky Tognazzi, pra djali i vertete i Ugo Tognazzi-t.
"Anzi, adesso non si chiama più nemmeno Parlamento, ... si chiama Pappamento. Eh, tu ridi, c'è mica tanto da ridere, sai, ci sarebbe da piangere, altro che storie. Perché, vedi, quelli che dovrebbero pensare agli interessi pubblici pensano invece agli interessi propri. Perché purtroppo c'è questa tendenza alla disonestÃ_, questa tendenza alla malafede. Perciò nella vita non bisogna mai fidarsi di nessuno, neanche di tuo padre"
Nje burre i dhene pas televizorit shume me teper se pas gruas se vet (L'oppio dei popoli).
"Che ti sei persa..."
Il medico della mutua (1968)
Regjia: Luigi Zampa
Skenari: Giuseppe D'Agata, Sergio Amidei
Aktor: Alberto Sordi
Ne sistemin shendetsor italian pacientet vizitohen gratis, por shteti paguan doktoret ne baze te numrit te pacienteve qe kane. Keshtu njerezit do shkojne tek doktori me i mire dhe ai do pasurohet me shume.
Shume mire deri ketu, por harrojme qe jemi ne Itali, ku doktoret gjejne lloj lloj marifetesh per tu bere te njohur dhe per ti vjedhur paciente njeri tjetrit. Kjo eshte tema kryesore e ketij filmi, i cili ve ne qender nje doktor te ri (Guido Tersilli), i cili meson shpejt truqet e zanatit per tu bere doktor i njohur.
Film i bukur dhe i kollajte per tu pare. Alberto Sordi fiton David Di Donatello si aktori me i mire tek ky film ne 1969. Dalja e filmit ne 1968 beri buje, sepse denoncoi sistemin e korruptuar sanitar dhe oligarkine e doktoreve me emer. Figura e doktorit cinik duket sikur eshte perhapur kudo, me mjeke qe vene perfitimin dhe berjen te njohur para shendetit te pacienteve. Madje duket sikur pacientet jane vetem nje mjet per tu bere i pasur dhe i njohur ne shoqeri.
Nje vit me vone, ne 1969, Alberto Sordi vazhdon rolin ne filmin:
"Il prof. Dott. Guido Tersilli, primario della clinica Villa Celeste convenzionata con le mutue"
por ky film nuk del aq i realizuar dhe spontan sa i pari, ndoshta sepse ndryshon regjizori (Luciano Salce)
Nje fragment nga filmi origjinal i 1968-es:
Sessomatto (1973)
Regjia: Dino Risi
Skenari: Ruggero Maccari
Aktore: Giancarlo Giannini, Laura Antonelli
Nente episode mbi zakonet dhe deshirat seksuale te njerezve paksa te çuditshem.
Destinazione Piovarolo (1955)
Regjia: Domenico Paolella
Skenari: Leonardo Benvenuti, Piero De Bernardi, Gaio Frattini, Stefano Strucchi
Aktor: Totò
Ne konkursin per tu bere drejtues stacioni, Antonio La Quaglia del i fundit. Keshtu e dergojne ne nje province te humbur qe quhet Piovarolo. Ashtu si thote dhe emri, aty bie shi gjithmone, njerezit jane te prapambetur dhe trenat ndalojne ralle. Keshtu jeta e tij behet qellim i vetem per tu larguar. Por sa me shume kerkon transferimin, aq me shume ndodhin incidente dhe evente qe e largojne ate.
Film komik ku nuk mungon satira politike. I kendshem per tu pare dhe i veçante ne karrieren e Totò-se.
Ne skenen e meposhtme po kerkon grua, sepse regjimi fashist e ka detyruar te martohet:
Febbre da cavallo (1976)
Regjia: Steno (Stefano Vanzina)
Skenari: Enrico Vanzina, Massimo Patrizi, Alfredo Giannetti
Aktore: Gigi Proietti, Enrico Montesano
Nje grup shokesh endet rrugeve me nje pasion te vetem: bastet. Ata harxhojne shuma te konsiderueshme ne garat me kuaj, ku gjithmone humbasin parate. Pastaj zbresin ne qytet duke kryer mashtrime te ndryshme per te gjetur leke te tjera. Nga nje shaka ne tjetren, nga nje tren ne tjetrin, tre shoket ngjajne si femije te perjetshem.
Prodhuar fillimisht sa per te mbushur ndonje kasete ne videoteke, me kalimin e kohes u transmetua shpesh ne televizor. Kjo e beri te njihej shume nga publiku, derisa u be kult i vertete. Duhet thene se personazhet e filmit gjendeshin kollaj ne jeten e perditshme te asaj kohe. 30 vjet me vone, ne ditet e sotme, personazhe te tille mund te gjenden ne Shqiperi, ku fiksimi pas basteve i ben disa njerez qesharake. Ne vitin 2002 u prodhua nje vazhdim i historise se 1976-es, por sigurisht nuk pati suksesin e te parit.
Filmi eshte shume i kendshem, por personalisht e fus tek kategoria post '70. Pikerisht duke imituar filma te tille kinematografia italiane perfundoi ne nivelin e Pierinos dhe skenareve te pamenduar.
Por le ti kthehemi humorit:
Il marito (1958)
Regjia: Nanni Loy, Fernando Palacios, Gianni Puccini
Skenari: Ruggero Maccari, Ettore Scola, Rodolfo Sonego
Aktor: Alberto Sordi
Nje biznesmen martohet dhe fillon jeten e re me gruan. Ai mundohet t'i beje qejfin asaj ne çdo moment, nuk shkon ne stadium, i pergjigjet ne telefon gjithmone, etj. Por ajo dhe mamaja e saj me truqe dhe manipulime i behen prezence kostante ne shtepi dhe ne jete. Avash avash biznesmeni i suksesshem humbet lirine dhe qetesine e tij per tu gjendur i çoroditur dhe i paafte te vazhdoje punen si ndertues. Pas shume situatash te tilla biznesmeni nuk duron dot dhe peson nje shperthim alla "American Beauty".
Film i hershem i regjizorit Nanni Loy, i cili mban punen e skenaristeve te medhenj italiane (Scola, Maccari, Sonego, Loy). Humori eshte disi i vaket, por historia trajton bukur fillimet e jetes martesore me probleme qe ekzistojne edhe sot. Per me teper 50 vjet me pare, kur ne Itali nuk ekzistonte divorci.
Kuriozitete:
I vitelloni (1953)
Regjia: Federico Fellini
Skenari: Ennio Flajano, Tullio Pinelli
Aktore: Alberto Sordi, Franco Interlenghi, Franco Fabrizi, Leopoldo Trieste, Riccardo Fellini
Pese shoke vijne verdalle neper Rimini (qyteze e vogel asokohe). Ata jane tashme te rritur, tamam burra, por vazhdojne te bejne shaka e te tallen si çunake. Mes historive dhe veçantise se çdo personazhi shoket perplasen me pergjegjesite e jetes dhe kuptojne se tashme jane te rritur.
Filmi i pare i Fellinit qe pershkoi boten. Kampion fitimesh ne kinemate Argjentine, filmi del edhe ne SHBA, Britani dhe France. Eshte film melankolik dhe disi me pak komik.
"Vitellone" eshte shprehje e perdorur ne Pescara. "Viçat e rritur" jane djem te rinj qe rrine akoma bareve dhe nuk gjejne pune. Ne ditet e sotme kjo fjale nuk perdoret ne Pescara.
Nje ide te ngjashme perdor Raul Gardini (president i Montedison) ne vitet '90 para se te vriste veten gjate hetimeve Manipulite. Ai ju referua "viçit qe nuk shkulet kurre nga thithkat e lopes" per t'iu referuar paraziteve te shtetit italian qe thithin energji nga ekonomia e shendetshme e vendit.
Fragment:
Re: Febbre da cavallo (1976)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Regjia: Steno (Stefano Vanzina)
Skenari: Enrico Vanzina, Massimo Patrizi, Alfredo Giannetti
Aktore: Gigi Proietti, Enrico Montesano
Nje grup shokesh endet rrugeve me nje pasion te vetem: bastet. Ata harxhojne shuma te konsiderueshme ne garat me kuaj, ku gjithmone humbasin parate. Pastaj zbresin ne qytet duke kryer mashtrime te ndryshme per te gjetur leke te tjera. Nga nje shaka ne tjetren, nga nje tren ne tjetrin, tre shoket ngjajne si femije te perjetshem.
I ladri (1959)
Regjia: Luciano Fulci
Skenari: 8 te ndryshem
Aktore: Totò, Giovanna Ralli
Nje bandit italo-amerikan kthehet ne Itali pas nje grabitje te frytshme ne New York. Ai sjell me vete shumen e madhe te parave, por ato leke kerkohen edhe nga policia italiane dhe amerikane. Fatet e banditit kryqezohen me nje familje matrapazesh qe duan te perfitojne. E nderkohe qe familja bie ne kontakt me banditin per te organizuar planin e ndarjes, komisari i policise (Totò) mundohet te kuptoje ç'po ndodh.
Eshte film i kendshem, por jo shume komik. Ka difekte te ndryshme ne montazh dhe sidomos dublim. Tema eshte e ngjashme me "I soliti ignoti" qe del nje vit para (ne 1958), por realizimi nuk arrin kurre vepren e Mario Monicellit: "I soliti ignoti". Ndoshta sepse eshte i pari qe ka bere regjizori Luciano Fulci.
Nje fragment:
Via Padova 46 (1953)
Regjia: Giorgio Bianchi
Skenari: Leopoldo Trieste, Aldo De Benedetti, Fede Arnaud
Aktore: Peppino De Filippo, Alberto Sordi
Nje punonjes ministrie ben nje jete monotone. Ai eshte nje gjysem dordoleci ne shtepi, ku jeton me gruan dhe vjerret. Rastesisht ai njihet me nje grua bionde, e cila banon ne Via Padova 46. Mes peripecish te ndryshme mundohet te organizoje nje takim ne shtepine e saj, por te papritura te ndryshme i prishin planin.
Ky film eshte disi teatral, deshmi e epokes se hershme, kur arti filmik ishte akoma zgjatim i tradites teatrale. Filmi origjinal humbi per shume vjet, por u gjet ne vitin 2003 dhe u ri-publikua me emrin "Lo scocciatore". Ne fakt ky titull i referohet Alberto Sordit, i cili luan rolin e komshiut te bezdisshem.
Nje fragment (Memmo Carotenuto dhe Peppino De Filippo):
"Nella vita gli uomini si dividono in due categorie: quelli che piacciono e quelli che pagano."
Travolto dagli affetti familiari (1978)
Regjia: Mauro Severino
Skenari: Giuseppe D'Agata
Aktor: Lando Buzzanca
Nje burre ka mbetur i vetem me gjyshen dhe me qenin e tij. Ai verdalliset poshte e lart duke kerkuar ndihme nga te tjeret qe ti mbajne gjyshen e qenin, por kjo nuk zgjidh gje dhe ai shpesh i merr te dy ne pune, derisa humbet punen. Keshtu kupton se martesa do i zgjidhte problemin. Martohet me nje grua te ftohte dhe cinike. Nderhyrjet e tezeve dhe mamit te saj e bejne te veshtire bashkejetesen. Nga nje ndryshim ne tjetrin, shikuesi do kuptoje sa i vertete eshte titulli. Ai burre eshte vertet "i permbytur nga dashurite familjare".
Duket ne fillim si film i lehte me gjokse e cica jashte, por shpejt futet ne nje optike tjeter. Ne fund mbetet vetem nje film mbreselenes dhe prekes.
Fragment diku nga fundi:
La ciociara (1960)
Regjia: Vittorio De Sica
Skenari: Alberto Moravia, Cesare Zavattini
Aktore: Sofia Loren, Eleonora Brown, Jean-Paul Belmondo
Ne Italine e luftes se II boterore, nje grua (Sofia Loren) jeton me vajzen e saj te vetme ne Rome. Por bombardimet e shumta e bindin se eshte mire te largohet nga kryeqyteti derisa te mbaroje lufta. Te dyja marrin trenin, por gjenden shpejt ne kembe, sepse hekurudha eshte bombarduar. Me valixhe ne duar shkojne ne fshatin e lindjes, ku mezi gjejne per te ngrene e fjetur. Aty njohin nje intelektual idealist (Jean Paul Belmondo), i cili avash-avash hyn ne jeten e tyre. Situata te ndryshme dhe makabriteti i luftes i shenon jeten dy femrave, te cilat ne rrugen e kthimit pesojne dramen e fundit qe mund te perjetoje nje femer.
Vittorio De Sica (regjizor kesaj rradhe) therret Sofia Loren per te luajtur rolin e vajzes, por gjate provave kupton se ajo mund te luaje rolin e nenes. Keshtu, ne moshen 25 vjeçare, aktorja hedh ne film rolin qe i dha çmimin Oscar ne 1961. Ne intervistat e sotme Loren thote se ka patur parasysh nenen e vet gjate xhirimeve.
Edhe vajza luan mire. Ajo eshte nje njomezake e embel, Eleonora Brown, e cila asokohe ishte vetem 13 vjeç.
Filmi njihet nga shume shqiptare, pasi ka qene nder te paktit qe transmetohej ne epoken e komunizmit. Megjithate, po te llogarisim se eshte i vitit 1960 dhe ne Shqiperi transmetohej ne vitet '80, do kuptojme se edhe ne kete rast Shqiperia ishte prapa, shume prapa.
Filmi i plote (ne anglisht; titulli Two women):
(gjendet edhe per shkarkim: http://www.archive.org/details/LaCiociaraTwoWomen1)
Fim vertet i bukur La ciociara !! Mamaja ime,e cila kishte nje debolese per kinematografine italiane (me aq sa mund te arrihej te kultivohej nje pasion i tille ne shqiperine e viteve 70-80) kete filmin e kishte shume perzemer,prekej goxha kur e shihte !
Neorealizmi italian ishte nje korrent vertet per tu vleresuar ! Zgjodhi rrugen e kundert e Hollywood-it dhe beri vertet mire !!
Ok,pranohet qe shume filma italiane te vjeter jane paksa te merzitshem,ose le te themi duan cik durim per tu pare deri ne fund ! Por ama flasin per gjera e ngjarje vertet reale,te cilat gjithsecili (italian!!) i ka perjetuar,kush ne je menyre e kush ne nje tjeter !
Eshte nje rryme qe pasqyron realitetin me se miri....ate te te varferve e te vuajturve qe zakonisht harroen nga shoqeria,ate te punetorve te fabrikave,te periferive,(apo edhe te te pasurve apo hajdutve )etj etj te cilet ne nje shoqeri si ajo italiane e jo vetem,jane pjesa derrmuese ! Neorealizmi (dhe rrymat e ngjashme qe pasuan)eshte i bukur pasi trajton te gjithe pa dorashka, pa kaluar ne ate optimizem fallco,shpeshhere ultraromantik e endrrimatar tipik amerikan !
Cfare jane filmat e autorit (firmato) ?
Per shume njerez: ASGJE. Madje mund te duket sikur ka inidvide me fiksime qe njohin regjizore e skenariste filmash si xhepat e vet. Kjo edhe mund te vertetohet ndonjehere, por ne pergjithesi autoret e mire lindin brenda nesh. |
Me neorealizem doja te nenkuptoja ate levizje kinematografike qe lindi ne Itali pas luftes se dyte boterore, nga regjiste si De Sicca,Luchino Visconti apo Rossellini etj dhe qe kishte si qellim te tregonte realitetin e shtresave me te thjeshta,vuajtjet,hallet e problemet e jetes se perditshme...(me siguri qe Fajtori e di ca eshte neorealizmi,por ndoshta jo te gjithe ata qe lexojne kete teme,sado te pakte qofshin )
Nese thashe qe shume filma te kesaj periudhe e te tjere me vone,duan disi durim per tu ndjek deri ne fund e kisha per faktin se atehere nuk ekzistonin efektet speciale,filmat ishin bardhe e zi,menyrat e xhirimit sigurisht qe nuk jane ato te sotmet,te tera gjera keto qe te shtyjne te shikosh dicka tjeter ato 2 ore qe i ke rezervuar nje filmi !
Pasi normale qe nese do te duhej te zgjidhje,midis nje filmi te bukur te asaj periudhe apo nje filmi te bukur te sotem, zgjedhja kam pershtypjen se per te gjithe do shkonte per nje film te fundit ! Pa dashur tu heqesh aspak meritat atyre qe mund te konsiderohen baballeret e kinemase !
Nese dikush do zgjidhte nje film te vjeter,do ta bente me shume per arsye nostalgjie,apo pasi eshte nje i sekorit te cilit i duhen sa me shume njohuri e studime rreth historikut te kinematografise...mundet edhe qe nje person te jete vertet i apasionuar deri ne ate pike sa kerkon filma nga me te vecantet e me te vjetrit !!
Por sdq,ka shume filma te cilet kane marre maksimumin e vleresimeve,si psh "Ladri di Biciclette" i cili ka marre cmimin oscar si filmi me i mire i huaj ne 1948,por qe une sinqerisht do mendohesha mire para se ti shihja,dhe arsyet i thashe cik me lart pse !
Prape sdq,nje fare kutlure e pergjithshme duhet krijuar,edhe nese nuk i shikon te tere keta filmi nga fillmi deri ne fund Kinematografia eshte nje nga format me te bukura te artit dhe ne krahasim me forma te tjera si psh teatri,opera etj,eshte teper komode per tu ndjekur jo vetem nga pak te perzgjedhur,por edhe nga populli ne mase ! Mjafton vetem nje tv apo pc,pervecse kinemase te cilen jo te gjithe frkuentojne,aq me shume qe cmimet nuk jane fare te uleta duke pas parasysh edhe periudhen qe jetojme !
La vita agra (1964)
Regjia: Carlo Lizzzani
Skenari: Luciano Bianciardi, Luciano Vincenzoni, Sergio Amidei
Aktore: Ugo Tognazzi, Giovanna Ralli
Luciano gjendet ne Milano me mision special. Ai duhet te hakmerret per vdekjen e 43 shokeve ne shperthimin e nje miniere. Ideja e tij fikse eshte te hedhe ne ere grataçelin e firmes ku punonte. Por kjo nuk eshte e lehte. Larg gruas dhe shokut te vet ai njeh nje vajze me shpirt revolucionar dhe fillon nje lidhje me te. Nga ana tjeter ze pune po tek ai grataçel qe te kete me te lehte realizimin e planit. Koha kalon dhe ai tashme eshte futur ne rrjedhen e jetes. Keshtu plani terrorist mbetet gjithmone ne sirtar nderkohe qe ai behet i suksesshem ne fushen ku punon.
Filmi eshte plot filozofi shoqerore dhe kjo e ben interesant per publikun. La vita agra eshte nje "jete e tharet, e veshtire, malinkonike". Ngjarjet zhvillohen gjate bumit ekonomik italian dhe rremujes social-politike te atyre viteve. Skenari eshte i ngjeshur dhe i menduar, por realizimi teknik ka gabime te ndryshme.
Filmi bazohet ne nje liber te Luciano Bianciardit, i cili tregon se editori u mundua ta manipuloje librin dhe ti dergoje nje funksionar per ta rishkruar.
Nje fragment:
Fjale te vlefshme akoma edhe sot, pas 47 vjetesh:
A noi sembra che la societÃ_ neocapitlistica esalti il sesso, ma è tutto un inganno. Infatti, per vendere un dentifricio, un trattore, una macchina calcolatrice, un detersivo, che cosa fanno... Ti piazzano davanti sempre, esclusivamente il simbolo sessuale. Un paio di tette, una coscia...
La classe dirigente non vuole assolutamente una vita sessuale vissuta, ma soltanto lo stimolo continuo del simbolo sessuale.
I maniaci (1964)
Regjia: Lucio Fulci
Skenari: (te ndryshem)
Aktore: Walter Chiari, Raimondo Vianello, etj.
Film qe karikaturon veset dhe manite e viteve '60. Ketu hyjne televizioni, politika, trasgresioni, marredheniet ne çift, etj. Episodet kane gjatesi te ndryshme, nga 1-2 minuta deri ne 10-15, thuajse te gjithe te bukur. Komiciteti eshte i pranishem kudo, por ndryshe nga filmat e sotem nuk vihet ne pah gjithmone me ekzagjerime. Perkundrazi, merr formen e sarkazmes qe kuptohet vetem kur shikohet me vemendje.
Fragmenti i meposhtem, per shembull, eshte shume i forte, por merr kuptim te plote nga fundi.
Muzika e filmit ka doren e Ennio Morricone-s.
Bellezze in bicicletta (1950)
Regjia: Carlo Campogalliani
Skenari: Mario Amendola, Marcello Marchesi, Vittorio Metz
Aktore: Silvana Pampanini, Delia Scala
Dy vajza mbeten pa pune dhe lexojne nje lajmerim pune per nje shfaqe. Ato nisen drejt Milanos qe te marrin pjese ne shfaqen e publikuar, por rruges i zene peripeci te ndryshme. Nga fshatari i frikshem tek ushtari budalla, ato kalojne edhe permes mashtruesave te spektaklit qe i lene ne mes te rruges. Ne fund vendosin te marrin pjese ne nje gare femrash me biçikleta per te fituar ndonje lek dhe aty gjejne dashurine e jetes.
Eshte nje romanze e kendshme me plot aspekte komike. Silvana Pampanini luan shume mire dhe eshte ne pikun e bukurise se saj. Megjithate filmi eshte old-style, pa skeçe revolucionare (ngjan disi teatral). Dy vajzat jane me shale jashte shpesh gjate filmit. Kjo e ben filmin disi revolucionar (ishte ne 1950).
Ne fragmentin e meposhtem Carlo Croccolo ben ushtarin e trashe nga veriu. Eshte nje nga me komiket.
Per ata qe s'e njohin, Carlo Croccolo eshte ai qe ben plakun tek "Tre uomini e una gamba"
Notte prima degli esami - Oggi (2007)
Regjia: Fausto Brizzi
Skenari: Marco Martani, Massimiliano Bruno
Aktore: Nicolas Vaporidis, Carolina Crescentini
Nje djale duhet te jape provimet e pjekurise pas pak diteve. Por shoket dhe njohja me nje vajze e pengon disi. Ne fund provimet i shkojne mire, por ai ka fituar edhe vajzen qe pelqen.
Film gallate model American Pie.
Regjizori ka xhiruar pak filma, por eshte skenarist i filmave pa tru me De Sica - Boldi. Megjithate ky eshte film interesant dhe Vaporidis akteron me mire se Christian De Sica.
Me poshte skena e zhveshjes popullore ne Castel Sant'Angelo:
Skena eshte krijuar me 300 figurante. Imitohet ajo qe ka ndodhur ne New York pak muaj para xhirimit te ketij filmi, ku qindra njerez u takuan ne Times Square dhe u zhveshen lakuriq per pak minuta per tu zhdukur me shpejtesi para se ti kapte policia.
Come te nessuno mai (1999)
Regjia: Gabriele Muccino
Skenari: Adele Tulli, Gabriele Muccino
Aktor: Silvio Muccino
Perseri nje film mbi adoleshentet. Kesaj rradhe aktore dhe staf tjeter.
Filmi flet per rrembimet e asaj moshe, dashuria e pare, çorientimi ne prag te vitit 2000, etj. Aktor kryesor eshte Silvio Muccino (17 vjeç ne kete film), vellai i vogel regjizorit. Per te dy jane fillimet e kinemase. Bashke kane kontribuar edhe ne skenar. Por regjizori padyshim eshte shume i zoti.
Ky eshte pjesa me intense nga fundi i filmit. Vini re xhirimin e pashkeputur per 1 minut me rradhe. Jane skena te tilla qe Will Smith ka vleresuar per te vendosur (ne menyre spontane) te beje filmat e tij me Gabriele Muccinon vitet e fundit.
Ci sta un francese, un inglese e un napoletano (2008)
Regjia: Eduardo Tartaglia
Skenari: Eduardo Tartaglia
Aktore: Eduardo Tartaglia, Veronica Mazza, Genti Kame
Nje ushtar italian gjende ne lindjen e mesme. Atje i bie shorti te beje nje akt humanitar... duke e martuar nje grua qe do denohej me vdekje. Mirepo ai eshte i fejuar ne Itali dhe kjo i ben punet çorap. Kthehet ne Itali me gruan e martuar dhe ndan te njejten shtepi me te fejuaren dhe gruan e huaj.
Film i bukur dhe shume dinamik. Qofte fotografia, qofte efektet zanore jane bere shume mire. Muzika ritmike udheheq shikuesin nga skena ne skene. Regjizori eshte aktori kryesor, prandaj duhet pergezuar 2 here.
Per tu theksuar pjesemarrja e aktorit shqiptar Genti Kame, i cili luan nje rol te rendesishem, ate te ushtarit frances qe gjuan gruan e italianit. Genti Kame ka marre pjese ne filma shqiptare, italiane dhe franceze deri tani, duke treguar se Shqiperia ka aktore qe mund t'i hyjne ne pune nese kinematografia merr hov.
Fragmentet e meposhtme permbledhin pikerisht dy sekuenca te ushtarit francez:
Il ...Belpaese (1977)
Regjia: Luciano Salce
Skenari: Franco Castellano, Giuseppe Moccia
Aktor: Paolo Villaggio
Guido ka 8 vjet qe jeton jashte Italise. Ai kursen nje grusht para dhe kthehet ne Milanon e tij. Jemi ne mes te egersise se viteve '60-'70.
Mes sekuestrimeve, bombave e vjedhjeve njerezit jane traumatizuar komplet. Ata jetojne brenda shtepive te tyre, mbyllen me hekura dhe nuk hapin as deren. E gjithe kjo atmosfere krijon situata komike me shumice, kur nuk mungojne dhe levizjet politike: sindikatat, feminizmi, komunizmi, neofashizmi, droga. Guido ndeshet me te gjitha keto. Por ai i meson shoqerise nje leksion jete me monologun e tij te mbylljes.
E mbani mend rremujen e viteve '90 ne Shqiperi? Po atsmoferen e '97-es? Grabitjet, gjobat per biznesmenet, pengmarrjet e ndryshme, mitingjet, tankset ne rruge...? E keni parasysh kur ankohen se askush nuk zbaton rregullat dhe ata jane te paret qe futen me te kuqe? A ju kujtohet sesi diskutohej lloji i armes qe degjohej jashte dritares ne 97-en? E pra, ky film i ka te gjtiha si ne Shqiperi. Dhe i ka ne forme komike.
Salce eshte regjizori qe ka shpikur personazhin e Fantozzit, por kjo eshte nje parodi tjeter, jo thjesht humor banal me fatkeqesine e nje personazhi. Edhe pse stafi eshte i njejte me Fantozzin, filmi eshte shume me i bukur.
Nga ana teknike le shume per te deshiruar, xhirimet jane ne levizje dhe montazhi ku te kapi dora. Por kjo nuk vihet re, sepse filmi te perqendron tek tregimi, jo tek fotografia.
Ka disa parodi te tjera te situates italiane qe ngjajne: I maniaci, I mostri, In nome del popolo italiano, Made in Italy.
Kjo eshte nje permbledhje skenash (vini re monologun perfundimtar, sikur te ishte ne Vlore ne 1997):
Romanzo popolare (1874)
Regjia: Mario Monicelli
Skenari: Age-Scarpelli
Aktore: Ugo Tognazzi, Ornella Muti, Michele Placido
Nje tjeter film mbi ndryshimet e viteve '70. Perseri ne Milano.
Giulio eshte nje burre rreth te dyzetave qe punon ne fabrike. Ai eshte sindikalist dhe me vizion te hapur mbi boten. Martohet me nje vajze 17 vjeçare nga jugu, te cilen e mbante ne krahe kur ishte bebe. Se bashku bejne femije dhe jetojne ne parafabrikatet e periferise. Giulio eshte nje lider ne shoqeri dhe meson shoket te zgjidhin problemet e familjes me dialog. Mirepo gjithshka ndryshon kur gruaja e tij bie pre e dashurise per nje karabinier. Giulio mundohet te mbaje veten dhe sillet si mashkull modern, por tradhetia i del ne enderr dhe nuk e le rehat. Mosha e vjeter e ben te kete akoma me pak besim tek vetja si mashkull. Keshtu del nga roli modern dhe shperthen gjithe xhelozine duke e nxjerre gruan nga shtepia.
Film i paharrueshem i mjeshtrit Monicelli.
Thuhet se roli u mendua per Nino Manfredin , por pastaj e mori Tognazzi (i cili ishte me i kerkuari dhe me i paguari ate periudhe).
Kjo histori eshte shume reale edhe sot. Pavendosmeria per te zgjedhur mes sjelljes civile dhe xhelozise se çmendur e mundon shpesh mashkullin modern. Perjetimi i ketij filmi do hape dyer te reja ne raportin e çiftit.
I giorni più belli (1956)
Regjia: Mario Mattoli
Skenari: Ettore Scola, Sandro Continenza, Ruggero Maccari, Fede Arnaud
Aktore: Mario Carotenuto, Memmo Carotenuto, Vittorio De Sica, Emma Gramatica
Ne Italine e pasluftes, nje biznesmen merret me ndertimin e nje kompleksi pallatesh. Ai ka blere token rreth e qark, ku ben pjese edhe nje shkolle e vjeter. Mirepo shkolla eshte akoma e hapur dhe banka rrezikon te terheqe financimet nese projekti nuk finalizohet.
Shkolla drejtohet nga nje plake e mire qe meson nxenesit me dashuri. Ajo ka kaluar breza te tere nxenesish dhe meson me pasion.
Po ku pyet biznesi per shkolle e per pasion. Gjithshka komplikohet kur djali i biznesmenit dashurohet me nje mesuese te shkolles, e cila eshte mbesa e plakes.
Film i embel me nje stil te vjeter. Sidoqofte i bere mire dhe i pelqyeshem. Vittorio De Sica thote disa fjale ne fund qe vlejne edhe sot. Ai thote "Shpesh kujtojme se leket jane gjithshka dhe humbasin ne sistemin ekonomik ku bejme pjese. Por harrojme pasionet e vogla qe na bejne njerez dhe na mesojne".
Nje fragment (biznesmeni tek drejtoria e arsimit):
E forte. Mesuesja i ka vene nxenesve emra historike qe ti hyjne ne mend. Ide shume e bukur.
La mia vita a stelle e strisce (2003)
Regjia: Massimo Ceccherini
Skenari: Massimo Ceccherini, Giovanni Veronesi
Aktore: Massimo Ceccherini
Ne nje fshat te Toskanes rikthehet nga Amerika kusherira e Landos. Ajo kishte emigruar ne Amerike dhe tani kthehet te kaloje disa jave ne Itali se bashku me burrin. Por mysafiret amerikane jane plot huqe e vese. Kusherira eshte nje balene 200 kileshe qe ha tere diten, ndersa burri i saj eshte tipiku i ushtarakut nacionalist qe kendon kenge lufte ne 5 te mengjesit. Ata sjellin ne Itali prototipin e amerikanit obez, luftarak, intolerant dhe kapadai. Shtepia dhe jeta e Landos behet keshtu prone e mysafireve, te cilet ftojne edhe vajzen nga Amerika. Kjo eshte nje femer yll, qe i heq trurin gjithe fshatit.
Pasi duron per disa muaj harbutllekun e kusherinjve Lando shperthen dhe ... i jep nje leksion Italie.
Ndryshe nga filma te tjere te Ceccherinit, ky eshte i bukur. Qofte si xhirim, qofte si histori ka dale nje tregim i kendshem dhe real. Sidomos sepse aktoret amerikane e luajne shume mire rolin.
Ky eshte komiciteti toskan dhe shumica e stafit jane nga Toskana. Skenaristi (Veronesi) ka punuar edhe me nje toskan tjeter te njohur: Francesco Nuti.
Nje fragment:
Indagine su un cittadino al di sopra di ogni sospetto (1970)
Regjia: Elio Petri
Skenari: Ugo Pirro, Elio Petri
Aktore: Gian Maria Volontè, Florinda Bolkan
Filmi fillon me nje vrasje. Vrasesi eshte gjakftohte dhe i pergatitur per ate qe do beje. Ai vret te dashuren e tij.
Por ai nuk eshte njeri dosido, ai eshte shefi i zbulimit te vrasjeve ne ministrine e brendshme. Dhe kjo eshte dita e fundit ne detyre, para se te behet shef per krimet politike. Fillon keshtu hetimi i asaj vrasje, me drejtorin autoritar qe le gjurme gjithandej me vetedije. Por autoriteti i tij eshte i padiskutueshem dhe koleget evitojne çdo dyshim ndaj tij. Mes hetimit dhe levizjeve politike te viteve '60, inspektorit i plluskojne kujtimet sesi njohu te dashuren, çmendurin e saj, adhurimin per biznesmenet dhe pushtetaret. Dhe ishte pikerisht ajo qe stimuloi dhe zbuloi etjen per pushtet brenda inspektorit. Ai eshte pushteti, njeri mbi njerezit, ai qe mund te beje çdo akt pa u gjykuar si njerezit e thjeshte. Dhe pikerisht per kete nuk duron dot kur kupton se para saj eshte nje femije. Dhe perdor fuqine e tij per ta eleminuar ate femer qe e ben te ndihet i dobet si femije.
Filmi del ne 1970, dy vjet pas vitit te famshem '68. Ai mban brenda nje turp te madh per pushtetin, nje hetues-polic qe eshte vete krimineli. Dhe sikur te mos mjaftonte adhuron pushtetin dhe urren rremujen e atyre viteve. Per keto aresye filmi perbente nje shpulle ndaj autoritetit, nje perqeshje qe nuk kishte ndodhur kurre me pare ne nje film.
Regjizori mbaron montazhin dhe fton disa shoke ti hedhin nje sy. Mes tyre ishte Ettore Scola dhe Mario Monicelli. Kur mbaroi projektimi keta thone se regjizori me skenaristin do perfundonin ne burg me kete film, dhe i keshilluan te largohen nga Roma per ca kohe.
Nderkohe filmi doli dhe u hap fjala se pushtetaret do e ndalonin se shpejti. Ne kinema u be dyndje, sepse te gjithe donin ta shikonin para se te zhdukej nga kinemate. Per here te pare nje film u transmetua ne oren 12:30 te nates (ne kinema Ariston) prej rradhes se njerezve qe vazhdonin te rrinin tek dera. Filmi sidoqofte nuk u çensurua dhe transmetimi vazhdoi jave pas jave.
Filmi fitoi Oscar, por regjizori nuk shkoi fare ne Los Angelos per te marre titullin.
Florinda Bolkan (aktorja) tregon se disa skena jane spontane. Psh., ajo nuk e dinte qe Volontè do i gjuante me shpulla ne nje skene, thjesht gjate xhirimit u godit vertet. Po ashtu ne nje skene tjeter ne plazh i fut reren ne goje Volontèse pa qene fare ne skenar.
Ennio Morricone kujton nje shaka te hidhur qe i beri regjizori ne kete film. Ai e thirri te shikonte filmin e mbaruar, por kishte vene muzika te tjera. Morricone u be keq dhe ju mblodh nje lemsh ne gryke, por pas disa minutash Petri i thote se ishte shaka.
Ja si e tregon Morricone kete episod:
Made in Italy (1965)
Regjia: Nanni Loy
Skenari: Nanni Loy, Ruggero Maccari, Ettore Scola
Aktore: te ndryshem
Meqe mungonte ne kete teme thashe ta vendos tani.
Film nga Nanni Loy me rreth 30 episode te vogla qe pershkruajne Italine e bumit ekonomik me sarkazem. Ne cdo episod marrin pjese aktore te njohur (Aldo Fabbrizi, Alberto Sordi, Nino Manfredi, Walter Chiari, Anna Magnani, Pepino De Filippo, Catherine Spaak, Virna Lisi, Lea Massari etj.). Episodet jane krejtesisht te shkeputura nga njeri tjetri dhe zgjasin nga 1 minute deri ne 20 minuta.
Nanni Loy eshte autor i filmit Caffe Express (me Nino Manfredin qe shet kafe ne tren). I afte te shikoje aspektet tragjike te jetes se perditshme, kete e ka bere edhe tek "Made in Italy", edhe pse Italia ka qene ne bum te plote ekonomik. Skenari eshte i detjuar dhe i punuar me kujdes, gje qe me habiti ne fillim, por jo me pas, kur vura re se kishte vene dore Ettore Scola, nje mjeshter i skenareve te arritura. Pothuajse çdo episod le me nje shije keqardhje ne fund, sepse regjizori nuk tenton ta ktheje ne komicitet. Veç kesaj renditja e episodeve behet pa muzike dhe pa ndarje kushedi. Kjo e huton pak shikuesin, por gjithsesi formohet nje ide e Italise paradoksale, plot me difekte dhe cene.
Nje nga pjeset eshte shume e bukur dhe me kujtoi Shqiperine (shiko videon me poshte). Ne nje fshat te varfer femijet vijne verdalle, rruget jane me kalldrem ose pa shtruar. Dritaret pa xhama etj. Ne nje mur afishohet nje poster ku shkruhet "Aiutiamo l'India" (Le te ndihmojme Indine). Para posterit fytyra tipike njerezish te varfer dhe injorante, jo shume ndryshe nga ata ne poster. Nje grua me nje femije ne krah nuk di te lexoje dhe pyet "Cfare shkruhet". Nje burre fillon te lexoje rrokjet me veshtiresi, sepse as ai nuk di te lexoje. Kjo me kujtoi ndihmen qe Shqiperia jone pabukese do ti jape botes, qofte ne Indonezi gjate tsunamit, qofte ne Afganistan duke cuar ushtare.
Nje recension ne anglisht i NY Times i 1967:
http://query.nytimes.com/gst/fullpa...FB366838C679EDE
All'onorevole piacciono le donne (1972)
Regjia: Lucio Fulci
Skenari: Sandro Continenza, Ottavio Jemma, Lucio Fulci
Aktore: Lando Buzzanca, Laura Antonelli
Gianni Puppis eshte nje senator i njohur dhe i suksesshem. Tashme ai eshte kantidati kryesor per President i Republikes. I rritur me parime fetare, ai nuk esht mesuar te kete femra afer, aq sa e marrin per homoseksual. Por zbulon se deshira per femrat ekziston qe çke me te. Ne menyre te pavetedijshme ai prek bythet e femrave, ndonjehere edhe te princeshave apo amabsadoreve te huaja. I shqetesuar per kete semundje ai largohet disa dite nga parlamenti per tu kuruar.
Nderkaq mungesa e tij kthehet ne problem shteteror, partite levizin, policia kujton se do beje grusht shteti, mafia nderhyn, gjeneralet behen gati. Vatikani ndjek ceshtjen me preokupim, sepse Gianni Puppis eshte pikerisht njeriu i tyre, i edukuar qe nje dite te behej president i Italise.
Megjithese eshte krijuar ne 1972 skenari ka nje origjinalitet te paperseritur me vone. Eshte fantastike menyra si vihen ne loje aparaturat shteterore dhe fetare me ane te nje deshire te thjeshte per seks. Ne ate kohe Italia po fitonte nje vetedije te saj mbi lirite seksuale, liri qe me vone do shprehej neper kinematografi dhe politike.
Grushti i shtetit, i cili ne film flitet vazhdimisht, ishte vertet duke u bere para se te prodhohej ky film (Golpe Borghese, 1970). Askush nuk e di pse deshtoi, por lidhja me nje aspekt qesharak ne kete film krijon nje karikature te vertete te aktoreve te pushtetit.
Ne Shqiperi analogjia eshte evidente me minisitrin Ylli Pango, i cili humbi postin per ti futur duart nje femre. Nje fat te ngjashem pesoi Sabit Brokaj. Por nga ana tjeter filma te tille ne Shqiperi nuk ekzistojne. Nuk ka asnje film te tregoje pushtetin shqiptar me ironi. Dhe te mendosh qe analogjite mes filmit italian dhe Shqiperise se sotme ekzistojne qarte.
Kuriozitete:
Il comune senso del pudore (1976)
Regjia: Alberto Sordi
Skenari: A. Sordi, Rodolfo Sonego
Aktore: A. Sordi, Florinda Bolkan, Claudia Cardinale
Nje çift pleqsh vendos te shkoje ne kinema me rastin e pervjetorit te marteses. Por kinemate tashme transmetojne filma ndryshe nga ç'mund te prisnin. Pa dijenine e tyre Italia po peson ndryshime madhore ne sensin e moralit, ku nuditeti dhe erotizmi pranohen gjithmone e me hapur. Nga ana tjeter nje sere inspektoresh mundohen te çensurojne dhe ndalojne ethet erotike, por edhe ata fshehin deshiren hipokrite per te shfletuar revistat me pulle te kuqe. Kontrasti mes te kaluares dhe lakuriqesise moderne nuk ka nje zgjidhje. Dy pleqte veshtrojne ndryshimet qe ndodhin perreth tyre pa mundur te bejne gje. Shoqeria tashme ka ndryshuar dhe e vetmja pyetje qe mbetet pa pergjigje eshte "Ku po shkojme?".
Film tipik i A. Sordit, i cili flet mbi dilemat e viteve '70. Nga nje ane shoqeria kerkon liri dhe goditjen e vlerave te tejkaluara morale, ndersa nga tjetra ka frike te largohet nga tradita e familjes dhe fese. Eshte per tu vleresuar asnjanesia e filmit, Sordi nuk mban ane, por tregon cfare po ndodh.
Nga ana teknike ka gabime te dukshme, si çdo film i Sordit. Kamera leviz shume, drita eshte e bezdisshme dhe kendet jane fikse. Por qellimi arrihet mire, pershkruhet shoqeria ne ndryshim.
Temen e moralit Alberto Sordi e ka luajtur ne filmin "Il moralista" (1959). Aty ironizohet hipokrizia e censures dhe ndjehet shtytja drejt lirise. Por 17 vjet me vone, ne filmin qe po flasim te 1976-es, liria eshte marre dhe tashme dilemat nisin nga mungesa e pikave te referimit (si gjithmone pas nje revolucioni).
Nje fragment:
Vini re aktualitetin e problemit. Femije qe shikojne porno dhe i bejne ne shkolle. Neper filma ka vrasje dhe makabritet çdo dy minuta, etj.
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.