Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Pse të deshta aq shum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17861)
Pse vetem me vajtime o motra jeme ti. Qfar ke qe te mundon kshu.
Psh njeriu i knon edhe gezimit. nje lule te bukur, pemes qe ka qelur, dimrit te bardhe qe po vjen.
Një i zhdukur...
A është fshirë me të vërtetë çdo gjurmë?
Edhe gjurmët e tua në dëborë?
Athua i ka shperla shiu të gjitha mesazhet e shtypura
Të gjitha klithmat e shpirtit
Që sugjeron që të kthehesh?
Athua me të vërtetë pushojë çdo gjë
në një natë drithëruese?
Pse ike me errësirën?
A ka vetëm dhimbje në këtë botë?
Çfarë është trajtimi?
Kisha një parandjenjë ne zemër
S'e Ti përsëri do të kthehesh për mua ...
Kam shikuar nëpër rrugë,
Dhe nganjëherë me të vërtetë kam besua.
Që do vraposh tek unë ...
Dhe unë të jamë e lumtur.
Këtë vetëm Ti e dinë.
Ti je Babi im.
Ti mbete shpëtimi im.
Ishe dhe mbete
Mbështetje emocionale dhe forcë per mua.
Dhe kur fryma më ndalet në gjysmë,
Dhe sytë më mbushen lot...,
Atëherë e kuptoj ..
Që Ti nuk je më.
As nuk do këthehesh kurr...
Unë nuk jam një fëmijë më.
Ti nuk mund të vijsh e të ikësh prap.
E PAMUNDUR kjo.........
Nuk meriton kush ne bote te duhet kaq shume sic sygjeron titulli i ksaj temes. That's weak.
Shpresoj t'i kthehet babi kesaj vajzes..
Citim:Flm.mik i nderuar qe me lexoni..
Po citoj ato që tha kurt
Nuk meriton kush ne bote te duhet kaq shume sic sygjeron titulli i ksaj temes. That's weak.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Shpresoj t'i kthehet babi kesaj vajzes..
Të kërkoj...
Të kërkoj urave dhe trotuarve
rrugëve që vet i ndertuam
Në të gjithë vendet e botës
Andej kah ne i kaluam...
Kërkoj gjithë andej,
kalova miliona kufij
Pyes nëpër stacione trenash
Nuk gjeta asgjë-nga unë e Ti..
Të kërkoj mundohem t'a ndali qetësin
Që ne gjakun tim mbretëron
Me ngjyren e flokut tend ngjyrosi cdo bardhesi
Nostalgjia sa shum me kaplon
Edhe ret ne qiell ne ty me ngjajn
Gjerësa kaloj me mall i shikoj
Dhe çdo kund përpara të kam
Eh,me shpejtësi të erës jetoj....
Vetmia
Mos kini frikë nga vetmia!
Ajo është një klient besnik.
Ajo nuk do të shkoj shum larg
As kur dikush ju hedhë një kockë dhe ik'.
Ajo kurrë nuk do të zbehet,
Kur ju besoni në para dhe famë,
Mund t'a lëvizini vetëm...
Nga hapësira në kokën tuaj.
Mos e hudhni vetminë!
Ajo thjesht do zbehet dhe e largon ,
Atëherë kur të ofrohet dikush
Që zemra,vërtetë t'a kërkon
Lot kristali...
Heshtja ...
Aromë jorgovani
Dhe lotët e nxehtë
Nata ...
shkëndijë,kujtime....
Diku thellë brenda meje
Komplot i fshehur dëshirë e madhe
Mendoj se ku është ai tani?
Pra duke menduar për disa gjëra
I kthehem jetës
Të përmbushë në mënyrë dinjitoze...
Faktin që unë...duhet të jetojë.
Pyes veten nëse ajo është e vetmia?
Ai nuk mund ta di...
Unë në këtë moment ...
Do të pi pikat e dashurisë
Dhe jetës së hidhur!
Papritmas dëgjova një britmë ...
...Është natë para agimit....Kthjellu....
Kurrë mos të shkojnë -
Është e vështirë kur ata të shkojnë
Kur ata nuk janë më...
Shokët e mi,
Miqtë e mi,
Dashuria ime.
Me ta të iku,diku,
Në bagazhet e tyre,
Nën thonjët e tyre
Me ta ikën edhe një pjesë e imja.
As qyteti nuk më pëlqen,
As netët e bardha,
As simfonia e Beethovenit,
As këngët që dikur i doja..
Nuk më pëlqen
Kur ata nuk janë..
Shokët e mi,
Miqtë e mi,
Dashuria ime.
Kurrë mos te shkojnë
Dhe askund mos të nisën
Ata që i dua......
Keto poezite nga te panjohura mund te behen te njohura, m.gj.th. sot nuk lexon njeri poezi. Merijne nga une noten 7 deri 7+.
Citim:Epanjohura shkruan fjale zemre, poezi te krijuara nga realiteti ku jeton dhe te asaj qe ka perjetuar. Forca e vargut te saj eshte dritarja e motivit te jetes se saj. Neprmjet atyre vargjeve shpreh te gjitha emocionet.
Po citoj ato që tha robert
Keto poezite nga te panjohura mund te behen te njohura, m.gj.th. sot nuk lexon njeri poezi. Merijne nga une noten 7 deri 7+.
......................
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Epanjohura shkruan fjale zemre, poezi te krijuara nga realiteti ku jeton dhe te asaj qe ka perjetuar. Forca e vargut te saj eshte dritarja e motivit te jetes se saj. Neprmjet atyre vargjeve shpreh te gjitha emocionet.
Po te lexosh vetem poezine e fundit te saj sidomos vargjet:
As qyteti nuk me pelqen,
as netet e bardha,
As simfonia e Bethovenit,
as kenget qe pelqeja dikur.
Ndien se ajo jeton realitetin e saj perballe fallsitetit te nje qyteti te bukur, apo neteve te bardha te shoqeruara me muziken e bethovenit apo te ndonje grupi muzikor apo kengetari qe preferonte dikur. Dikur qe nuk mund te percaktohet ne kohe. Nuk eshte nostalgjke aspak per keto gjera te dores se dyte kur bashke me qytetin e bukur, naten e bardhe etj ikin bashke me ata qe do.
Tregon dhimbjen qe i shkakton ose perjeton ikja e tyre sikurse e atyre qe iken pergjithmone nga jeta e saj.
Pa titull....
Do te shkruaj nje poezi
Dua te tregoj qe ndihem e vetmuar
Te them se kam mall per Ty
E cdo dite mbytem duke t'kerkuar...
Dhe...cdo dite e me teper me mungon
Ehh thonin:Hajt s'e koha sheron
Tek une kjo nuk vlejti
Dhembja ende vazhdon
Nuk po mund te gjej fjale
S'po dij dhembjen ta pershkruaj
Diku ne nje vend t'a dergoj
Nje pjese nga mbetja ime...
Nuk po mund te t'prek ne vargje
Ndoshta shkrimi im do te dhemb
Nguroj te ta shkruaj,por ....
Nuk po gjej as vend...
Megjithate, une do te perpiqem të shkruaj
Pjesen me te bukur te jetës sime,
Mbi kete dhjetor te ftohte me bore
Dua ta them zemer,s'me mbete gje ne dore...
Te shof edhe kur i mbylli syt..
Por...mbetem e shtanguar syhapur
Shof qe jame e vetmuar pa Ty
Dhe kjo ngadale me mbyt'...
Ndoshta do te shkruaj poezi per Ty
Por nuk munda dot t'i numroja kurr
Ata lot qe na rrodhen si krua
Diten qe u ndam pa deshire UNE E TI...
O bo-bo, me duket se gjithe keto lote kane per ta shkrire ate bore dhjetori, per te cilen flet e panjohura. Kane per ti dale probleme me ata ambientalistet, te cilet do e akuzojne per ngrohje te planetit. Shpejt t'ia gjejme ate kok-derrin e larguar, e me vendim partie ta kthejme ne peqirin e ngrohte dhe poetik te se panjohures.
Eja mikja ime
Eja e therras miken
Te ulemi ketu pran
Ti kujtojm ditet e shkuara
Qe iken e vuajtje na lan!
Kur ishim shum te reja
Athua a menduam ndojhere
S'e nje vajze e hareshme qe isha
Do te mbetet e perlotur perhere!
Kur me bije nder mend
Ulem pran vendit te vjeter
Mos mendo kurr i dashuri im
Vendin s'ta zene kush tjeter!
E shtrenjëta ime Nënë!
Të erdha ke varri
Festën t'a urova
Ty Nënë s'pata mundësi
Gurin përqafova..
E përlotur ika...
Mendova për fatin tim
Po unë kur të iku..
Kush vjen tek varri imë...??
5 IV....
Askund nuk gjej prehje
Veshtire te pajtoj
Ne vend qe t'uroj Ditelindjen
Jame ulur po t'vajtoj....
Shpirti ime i vogel
Athua me akuzon...
Qe ne cdo ditelindje
Nena me lot te uron..
Force nuk me ka mbet'
Te shkruaj me teper
Lotet nuk me ndalen
Ngushllim s'me mbeti tjeter..
Jo per te prish rrjedhen e temes po qeka dita sot me keto argumente. Po shifja lajmet dhe nje nene kishte injektuar kripra per 5 vjet me rradhe te femija, derisa femija 5 vjet kishte vdek. Nje tjeter kishte fut femijet ne frigorifer, ku ia gjeti policia te vdekur.
Tani edhe te kjo tema femije te vdekur. Mahhh...
Mos qofsha gabim mbaj mend qe nji grua e kisht futur femijen ne mikrovale .
Fajtori dhe lezhjani-82,flm.qe lexuat poezin ani qe komentet e juaja jane vertet ,,vrastare''....dhe nuk kan vend tek kjo teme....Flm.per mirekuptim....
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Epanjohura shkruan fjale zemre, poezi te krijuara nga realiteti ku jeton dhe te asaj qe ka perjetuar. Forca e vargut te saj eshte dritarja e motivit te jetes se saj. Neprmjet atyre vargjeve shpreh te gjitha emocionet.
Po te lexosh vetem poezine e fundit te saj sidomos vargjet:
As qyteti nuk me pelqen,
as netet e bardha,
As simfonia e Bethovenit,
as kenget qe pelqeja dikur.
Ndien se ajo jeton realitetin e saj perballe fallsitetit te nje qyteti te bukur, apo neteve te bardha te shoqeruara me muziken e bethovenit apo te ndonje grupi muzikor apo kengetari qe preferonte dikur. Dikur qe nuk mund te percaktohet ne kohe. Nuk eshte nostalgjke aspak per keto gjera te dores se dyte kur bashke me qytetin e bukur, naten e bardhe etj ikin bashke me ata qe do.
Tregon dhimbjen qe i shkakton ose perjeton ikja e tyre sikurse e atyre qe iken pergjithmone nga jeta e saj.
Citim:Flm.Une diku me heret e kam shkrua qe nuk jame poete,jane vargje te ,,pashkolluara''....Nuk jane vetem me rime ka edhe nga ato qe kan kuptimin e nje shpirti te vrar pa rimua fare....Por kjo nuk do te thot qe te gjithe ne qe ,,shkarravisim ''dicka ne forme te poezis jemi poet te mirefillt....Gjithe te mirat per Ju...
Po citoj ato që tha shelgu
Piktor, mendoj qe ka nevoje per nderhyrje ketu. pak me siper bera nje nderhyrje tjeter duke dashur te ndihmoj, indirekt
E panjohura vertet shkruan fjale zemre. ka nje temp te mire, por poezia eshte femijnore. Ti ke cilesuar disa vargje qe mund te jene me te miret e saj.
Mbi keto fjale zemre duhet punuar duke perdorur ato elemente qe kerkon vargu per t'u quajtur poezi.
Rimat jane te thjeshta dhe te kerkuara. kjo lloj poezie mendoj une, nuk ka nevoje fare per rime, sepse lloji i vargut eshte i tille qe kerkon liri, ose varg te bardhe. Keshtu rima duke dashur ta beje vargun poezi e demton dhe e kthen ne nje lloj "bejte".
Figurat letrare jane te nje niveli shkollor, te perdorura tej mase, pa origjinalitet. keto mund te perdoren ne te foluren e perditshme me shume sukses, por ne nje poezi kerkohet te rrish larg shabllonit, klisheve.
Nje tentative per te krijuar varg klasik dhe nje tentative tjeter per te manipuluar me vargun e lire njekohesisht eshte teper e veshtire dhe teper e rralle ne poezi. Ndryshimi i stilit brenda te njejtes poezi eshte i mundur ne poemat e gjata dhe edhe ne ato duhet bere me shume kujdes.
Megjithate e uroj krijuesen dhe e inkurajoj qe te mos e lere krijimin ne nivelin e shperthimit te ndjenjave. Ajo nuk krijon vetem per vete, por kerkon qe keto shkrime t'i lexojne edhe te tjeret. Pra e nisur nga kjo gje duhet te mendoje me gjate para se te hedhe jashte vetes nje poezi.
Suksese "e panjiohur"
[QUOTE]Po citoj ato që tha shelgu
[B]
Megjithate e uroj krijuesen dhe e inkurajoj qe te mos e lere krijimin ne nivelin e shperthimit te ndjenjave. Ajo nuk krijon vetem per vete, por kerkon qe keto shkrime t'i lexojne edhe te tjeret. Pra e nisur nga kjo gje duhet te mendoje me gjate para se te hedhe jashte vetes nje poezi.
Duket se Shelgu qenka plakur pas nje largimi te gjate! Duken si keshilla te nje plaku farmacist me syze, i cili te rekomandon nje kujdes pas nje gripi te lehte pranveror, duke i thene klientes te mbeshtillet mire e te prese sa te ngrohet koha, e pastaj te niset te takoje te dashurin e zemres. Nderkohe qe dashuria ne kete rast hedh poshte shall e ilace dhe e mposht semundjen permes eres se marrzise, pa pyetur c'thone e mendojne te tjeret.
Vetem shperthimi i ndjenjave mund te sjelle varg te fuqishem; cfar tek e panjohura duket se esht akoma larg.
Para nja 1-2 vjetesh lexova dy libra me poezi, nje i vajze: A.Adami: Enderrime, dhe tjetri nga L.Bejko: nje here ne jete. I pari i vogel, me vargje te thjeshte, te paperpunuar, por sa terheqes dhe origjinale. I dyti, vellim me i madh, me varg me te perpunuar, mw me mendim, por me mw pak ndjenje.
Shume mendim e lodh vargun! Dhe kjo bote prandaj dhe vuan shume, sepse ka shume mendim.
Si naiv ne fushen e letersise, me lejoni te hedh koncept tjeter pervec mendimit dhe ndjenjes. Eshte "talenti" ai qe ben ndjenjen te penetroje gjuhen ne forme poetike pa patur nevoje per mendim. Poete te medhenj si Agolli arrijne te thone gjera te bukura pa kodifikuar vargun me mendime. Kjo sepse kane talentin, njohurine e fjalorit, etj.
Per sa kohe ne emigrantet jetojme jashte, fjalori yne do reduktohet gjithmone e me shume, ndaj dhe poezite do i kemi gjithmone me larg vargut te talentuar. I vetmi emigrant qe kam pare te shkruaje sikur s'ka ikur ndonjehere nga Shqiperia eshte Shkelqim Cela.
Meqe ra fjala, di njeri si te futet tek blogu i tij, se e ka bere me "te njoftme" dhe duhet me i gjet mikun.
Kot dhe meqe kisha kohe, po nderhyj. Mire se ndjenjen e kuptojme cfare eshte, po ashtu edhe mendimin. Por talentin si mund ta pershkruajme!? Ne rastin e poezise, mundet ky talenti te jape aq shume edhe pa ndjenjen dhe mendimin? Apo ka lidhje me 'to?
faje pa problem fare e kam shok per koke :d i vetmi shkrimtar qe me ka nisur librat e tij me rruge postale dhe te dedikuara me emrin tim. ja di emrin blogut? se mua me pati derguar linkun dikur kur donte te lexoja dicka..
Poezia vjen nga zemra dhe jo nga fjalori. Ashtu si natyra eshte e bukur vete dhe s'ka nevoj per nderhyrjen e dores se njeriut. Por njerezimi deshiron ti kontrolloj, rregulloj e ti bej formale. Kshuqe keshilla ime per te epanjohur vazhdo te shprehesh cfare ndjen perbrenda dhe brenda saj do gjesh dhe stilin tend.
Neqoftese e panjohura paska elxues qe e pelqejne ajo e ka arritur sulksesin. Cfare duhet me shume?
Megjithate, une insistoj ne vargun e perpunuar. Eshte ai lloj vargu qe i reziston kohes. Te tjerat humbin shpejt.
Per kete duhet njohje e thelle e gjuhes (fajtori ka te drejte kur flet per emigrantet qe harrojne gjuhen e tyre). dhe njohje e thelle e teorise se letersise. Nje poet qe nuk njeh teorine eshte si ai muzikanti qe luan nje vegel pa njohur as notat.
Talenti per mendimin tim eshte koncept arkaik. Une do e perifrazoja ndryshe kete fjale. Krijimi eshte prone e njeriut qe ka qeliza kreative dhe rruge kreative, bashkepunime sinaptike kreative ne tru. Ekzistojne te tilla koncepte. Kush i ka keto duke futur pune, shume pune mund te jape krijime ne shume fusha. Natyrisht maksimalja arrihet ne ate fushe ku ke punuar me teper.
Ne rastin e krijimeve qe me detyruan te bej nderhyrjen, Eshte e vertete ajo qe shpesh po vure dore shume mbi nje poezi, kjo demton spontanitetin e mendimit dhe ate shpertimin e bukur te pare.
Per te qene me i paturpshem dhe me i sakte, fatkeqesisht une nuk shikoj ndonje shperthim te mirefillte, me perjashtime te rralla ne keto krijime.
Nje element te dyte qe doja te vija ne dukje eshte qe duhet futur larmi ne krijim, ndryshe behet si ato kenget e kalanderit qe i binte ne nje tel gjithmone.
Mos me keqkuptoni, une e inkurajoj cdo perpjekje, dhe keto keshilla modesta kane thjesht qellim te mire.
Si dihet ndoshta dikush qe eshte ne nje situate si ajo vete mund ti pelqej poezit e saj qe jane dark. Pune shijesh. Poezia s'behet qellimisht per te 'kenaqur" lexuesin. Tani pyetja eshte duhet perpunuar apo jo? Jo ne kete rast specific por pergjithesisht. Une them se s'ka nevoj qe te shprehesh nje vizion.
Ka lloj lloj skulptura ato moderne qe jane te zgjedhura me material te mire. Dhe te lashta qe mund te jete nje cop gur me nja dy shenja cerrje. Kush mund te thoj cila eshte me e mire?
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Si dihet ndoshta dikush qe eshte ne nje situate si ajo vete mund ti pelqej poezit e saj qe jane dark. Pune shijesh. Poezia s'behet qellimisht per te 'kenaqur" lexuesin. Tani pyetja eshte duhet perpunuar apo jo? Jo ne kete rast specific por pergjithesisht. Une them se s'ka nevoj qe te shprehesh nje vizion.
Ka lloj lloj skulptura ato moderne qe jane te zgjedhura me material te mire. Dhe te lashta qe mund te jete nje cop gur me nja dy shenja cerrje. Kush mund te thoj cila eshte me e mire?
Shelgu, nderro tastiere.
P.s. Mezi pres dhe uroj te lexoj se shpejti se si i kendon lumturise e panjohura.
Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Shelgu, nderro tastiere.
P.s. Mezi pres dhe uroj te lexoj se shpejti se si i kendon lumturise e panjohura.
Jete
Cfar me dhurove o jete?
Asgje,perveq lotin ne k'ta sy
Cdo dite e me e dobet po behem
Jete-u hidherova me Ty...
Cfar me dhurove e uruar?
Perveq zemres se plagosur
Mendoja qe jame e forte
Por...Ja qe nuk jame e persosur..
Cfar prite nga une o jete genjeshtare?
Te aktroj lumturin sa t'jame e gjalle..
S'ja dola,u mundova me mish e shpirt
Pra ti a u gezove,tani qe dole fitimtare..
Cfar fitove moj e ,,poshter''jete?
Qe mi morre gezimet e rinis...
Tani rrij e pres s'i e vdekur
Jam' futur ne burgun e vetmis...
Urime "e panjohura"
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRANI I QESHUR
Urime "e panjohura"
Më duaj me shpirt....
Dua të jem më shumë se dëshirë,
Pasion në netët e gjata me ty,
jo vetëm ëndërrime për buzët e nxehta
Dua të flasim,...të shikohemi në sy... .
Nuk dua vetëm një prekje me pasion,
as përmbushje me ëndërra për pasurit,
Trupi imagjinatën nuk kërkon
Dua të duhemi....pa limit....
Dua të qëndrojë në ditët tuaja,
nëpërmjet teje të shoh botën me ngjyrë,
dua të fle në ëndrrat e tua,
të zgjohem me faqen tënde mbi fytyrë.
Dua të jem pafundësisht e dashur,
për të parë thellësin time,
dua të zbulojë gjithë pasuritë e mia
që në një moment mos t'duken mashtrime...
Dua të jem më shumë se dëshirë,
sepse dëshira bëhet dhe kalon,
Dua të jem edhe diçka më mirë
Urimet të më vijnë pas e jeta të vazhdon.
Mos shiko në mua si në një aspiratë
në netët tona pa mbarim..,
nuk dua me mua të bësh kontratë
Kurse çdo gjë tjetër,t'merr Ajo në vendin tim'
Nuk fillova dashurin për të kandiduar,
Kam nevojë të më duash më shumë,
sepse...kur unë të dua,t'i fali të gjitha ............
DUA:
Unë të bëhem TI,e TI të bëhesh Unë...
Nata më e errët se dhimbja...
Në një natë
më të errët se dhimbja,
Vështirë të harrohet....
një prekje në gjysmë të rrugës mbetur,
Në ajrin e zanur peng,
vall'na zuri të papjekur?
Në shpirt stuhi,përmbytje
një zemër të mbetur ngrirë
Të gjithë ëmbëlsin shëndrrove
në helm të hidhur,pa mëshirë...
Në atë natë,
më të errët se dhimbja,
Ku dashuria në gjysmë ka mbetur,
sepse ty nuk të kisha atje,
Mbeta as gjallë as vdekur.
kalimtarët i pyetja-Ku je??,
Një mendim ikën nga tjetri,
nuk lejon qiellit yjet t'i shpërndaj,
Për të qetësuar shpirtin e rënë në gjumë,
ulem dhe shkrihem në vajë...
Në atë natë,
më të errët se trishtimi...
Kur vuajtjet janë sa një jetë e gjatë,
ato kalojnë mbi heshtjen tonë,
Në një natë të dhimbshme,ngelëm pa fat
distanca fajtore....tani është shumë vonë.......
buku.. e Panjohura bukur...sikur pendimi ka mbetur peng diku,
Emri im është pritje....
Drithërimë që dënes'.
Natë e dhimbjes jamë....
Shpirt që gjakos pa shpresë.
Trup që i mungojnë gjymtyr'.
Emri im është -pritje.
Sonte. Nesër.
Përgjithmonë?
Shkyej kalendarët.....
Do t'i thej akrepat e orës ...
I mallkoj datat.
Që fshehtë më kujtojn.......
Sa larg je nga unë.....
Mallkoj gjitha hartat e botës.
Ato nuk tregojnë rrugën për tek Ti
Dhe ditët janë bosh.
Rrënjosura në vetëmi
Lulet janë vyshkur...
Lagura nga lot e mi',
Pa ty, ditët janë gri..
Lodhem.
Krrusem...
Ndjej veten që fundosem......
U treta në thellësi
E panjohura jeta eshte shume e shkurter per ta kaluar me trishtim.
Shijo jeten dhe mos e rruj hic per asgje dhe askend.
Se c'ka dicka magjepse kjo poezi e te panjohures kesaj radhe! Duket ka rene brenda vertet!
Citim:
Po citoj ato që tha robert
Se c'ka dicka magjepse kjo poezi e te panjohures kesaj radhe! Duket ka rene brenda vertet!
Citim:
Po citoj ato që tha epanjohura
Poezit e shkruara nga une jane shumica me te njejten tematike,kjo do te thot qe asgje nuk ka ndryshua tek une.......
Tematika mund te jete e njejte, sic dhe nje zjarr mbetet zjarr. Por varet nese flitet kur zjarri sapo ndizet dhe ka shume tym, kur flaka shperthen, kur zjarri gjen konstanten e tij, kur zjarri po mbaron dhe kur ky eshte kthehur ne prush, apo dhe po shuhet fare. Pra, tematika eshte e njejte, por periudha kohore dhe procesi me 'te ndryshojne!
E ne fund te fundit, eshte nga te tjere me pare, femra nuk tregon kurre te gjithe te verteten! Nejse!...
Citim:
Po citoj ato që tha robert
Tematika mund te jete e njejte, sic dhe nje zjarr mbetet zjarr. Por varet nese flitet kur zjarri sapo ndizet dhe ka shume tym, kur flaka shperthen, kur zjarri gjen konstanten e tij, kur zjarri po mbaron dhe kur ky eshte kthehur ne prush, apo dhe po shuhet fare. Pra, tematika eshte e njejte, por periudha kohore dhe procesi me 'te ndryshojne!
E ne fund te fundit, eshte nga te tjere me pare, femra nuk tregon kurre te gjithe te verteten! Nejse!...
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.