Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)
Pas gjysmë viti martese kupton se burri i saj është grua
Pas gjysmë viti martesë indiania Minati Khatu zbuloi se bashkëshorti i saj në të vërtetë është grua, shkruajnë agjencitë e huaja të lajmeve.
Khatu nga Rourkeli i Indisë u martua para gjashtë muajve me partnerin, ndërsa më vonë zbuloi se ai është partnerja, Sitakanta Routray.
Routray gjatë kohës kur u njohën kishte mahnitur familjen e 26 vjeçares Khatue dhe martesën e saj nuk e kundërshtoi askush. “Familja ime mbeti e impresionuar dhe të gjithë dhanë pëlqimin për këtë martesë”, tha Khatua.
Ashtu si e kërkon tradita, Sitakanta mori prej familjes së nuses si pajë bizhuteri të shtrenjta, 400 euro dhe një automobil. Megjithatë, Khatu filloi të dyshojë pas martesës pasi “bashkëshorti i saj” refuzonte çfarëdo kontakti fizik, duke thënë se nuk ia lejon feja e tij.
“Fillova të dyshoj se është femër dhe u përpoqa ta zbuloj, por nuk ia arrita. Por një ditë arrita të futem në derisa po bënte dush dhe ankthi im u bë realitet. Bashkëshorti im në të vërtetë ishte femër”, rrëfeu indiania e shokuar.
Policia është duke hetuar rastin.
/Telegrafi/
Duke pastruar dhomën gjen poshtë krevatit dashnore
Mund të ndodhë që duke bërë pastrimin e shtëpisë mund të gjesh nëpër cepa gjera të ndryshme që nuk I gjeje dot. Por duke pastruar me fshesë me korrent të gjesh poshtë krevatit dashnoren e burrit është një gjë e pazakontë. I ndodhi një gruaje 40 vjeçare nga Italia. Duke ardhur në shtëpi më shpesh se zakonisht gjen burrin e saj të ulur në guzhinë dhe deri këtu asgjë e dyshimtë. Gruaja fillon të bëjë punët e shtëpisë si zakonisht dhe papritur zbulon poshtë krevatit të dhomës së gjumit dashnoren e burrit të saj, një vajzë rreth 30 vjeç.
Ishtë zënia që filloi mes burrit dhe gruas që detyroi komshinjtë të merrnin në telefon policinë.Agjentët që mbërritën në vend nuk gjetën ndonjë shkelje që ata të merrnin ndonjë masë, ikën duke i lënë të tre personat ta zgjidhnin vetë çështjen.
Qeni na kupton, sepse njeh mbi 1000 fjalë
Dëshira për të mësuar do ta kishte çuar në arritjen e rezultateve akoma më të mira, por ata që u lodhën në këtë rast ishin pikërisht mësuesit e tij. Chaser, një qen bukurosh, pati fatin, ose ndoshta fatkeqësinë, varet nga këndvështrimi, që të jetonte me dy njerëz shumë të veçantë, dy kërkues shkencorë universitarë të specializuar në psikologji komportamentale, të cilëve u hipi në kokë që të merreshin me qenin e tyre, apo më mirë me inteligjencën e qenit të tyre. Thelbi i studimit ishte që të shihnin reagimin e tij, për atë që quhet të lidhurit e fjalës me objektin.
Për çdo njeri, që është i pasionuar me kafshët dhe veçanërisht me kafshët e shtëpisë, nuk është i nevojshëm një studim trevjeçar, me shumë dokumente dhe publikime nëpër revistat shkencore, për të dalë në përfundimin se qeni, apo kafsha shtëpiake, i kupton të gjitha urdhrat që i jepen. Ky është në fakt edhe përfundimi në të cilin arritën dy shkencëtarët amerikanë, por sigurisht që është një studim që shkon përtej këtij konkluzioni të qartë për çdo dashamirës të kafshëve të shtëpisë dhe përtej asaj që dihej deri në këtë moment, për inteligjencën e kafshëve. Aftësitë e përftuara nga qeni me të cilin u morën të dy shkencëtarët i tejkalojnë ato të species së cilës i përkasin, madje edhe të specieve të tjera, si papagajtë dhe majmunët, që deri më tani konsideroheshin si kafshët më “elokuente” të botës së kafshëve dhe sigurisht më shumë se qentë.
Qeni në fjalë ka qenë në gjendje të dallojë rreth 1200 terma të veçantë dhe t’i lidhë ato fjalë me objektet që i korrespondonin. Madje ai ia ka dalë që të dallojë edhe formën e objektit dhe të tregojë se ka një sistem memorieje të brendshme shumë të zhvilluar, që mund të bëjë bashkë një stimul audio me një stimul viziv. Mësuesit e tij shkruajnë në studimin e tyre se qeni me të cilin rrinë është më i aftë edhe se vetë ata kur bëhet fjalë për të kujtuar emrat e lodrave dhe që ka shumë qartë aftësinë për të kuptuar gjuhën njerëzore. Madje, sipas tyre, qeni shfaq aftësinë e një fëmije në moshën trevjeçare për sa i përket të kuptuarit, të memorizimit dhe reagimit ndaj gjërave të ndryshme.
Qeni, në fakt, nuk do të mjaftohej vetëm me këtë numër fjalësh të mësuara prej tyre, që shkonte në 1022, dhe dy shkencëtarët vendosën t’i jepnin fund mësimit me nxënësin e zellshëm. Kjo ndodhi sepse ata ishin të kënaqur nga aftësia dhe shpejtësia me të cilën ai i mësonte fjalët e reja. Eksperimentet e tyre, ose më mirë rezultatet, i kanë tejkaluar ndjeshëm ato të kolegëve të Institutit Max Planck, të cilët, në vitin 2004, i kishin mësuar qenit Rico 200 fjalë. Në këtë klasifikim, pra në atë të qenve inteligjentë do të futej më pas edhe Besi, një qenushe austriake e aftë për të mësuar 340 fjalë.
Por të dy qentë e sipërpërmendur ishin pjesë e një kërkimi shkencor me rregulla më pak të ngurta dhe strikte se ai i ndërmarrë nga dy shkencëtarët amerikanë për të cilët po flasim. Por të gjitha këto eksperimente të bëra ndërkohë tregojnë mbi të gjitha se aftësitë e një qeni, por edhe të kafshëve në përgjithësi, janë shumë më të mëdha nga sa mendojmë për sa i përket të kuptuarit të dimensioneve të shumta të botës sonë, ndër të cilat hyjnë edhe fjalët dhe shprehjet, si dhe lidhja e këtyre me pamjen e objekteve.
Aftësitë e të kuptuarit gjithsesi lidhen në mënyrë të ngushtë me aftësinë e të trajnuarit. Pra kafshët i shfaqin aftësitë kur kanë një trajner shumë të mirë njerëzor. Në raste të tjera, pra të zakonshme, ato rrinë të fjetura dhe nuk aktivizohen. Kjo gjë ndodh rëndom dhe ne i quajmë me raste kafshët si të paafta për të kuptuar veprimet tona, apo fjalët. Dy shkencëtarët amerikanë pas rezultateve të shkëlqyera që kanë marrë me qentë, duke qenë të bindur se të kuptuarit është një aftësi e të gjitha kafshëve, kanë vendosur që këtë gjë ta provojnë.
Por për momentin, deri në përfundimin e kërkimeve të tjera, qeni ashtu sikundër majmunët dhe papagajtë, konsiderohen si një nga kafshët që i kuptojnë më mirë fjalët, që do të thotë se kanë kujtesë dhe inteligjencë, çka deri më tani ka qenë një “bekim” vetëm i njerëzve.
(Shqip)
Kinezët me brire në kokë
Fqinjët e quajnë atë “cjapi”. Kinezit Huang Yuanfan, 84 vjeç, ka nisur që t’i rritet një bri në kokë. Askush nga mjekët nuk di t’i thotë se çfarë është. Huang thotë se e ka prerë, por ai sërish rritet. Deri më tani e ka mbuluar me kapele, por ai po rritet shumë shpejt.
Një tjetër rast ka ndodhur para disa kohësh në Kinë. Një të moshuare 101 vjeçare, i ka dalë një brirë 6 centimetër në ballë.
Koha jone.
Virusi i quajtur “ndëshkimi i Zotit”
Në shkurt të vitit 1981 u zbuluan rastet e para në Amerikë. Si ka ndryshuar jetët tona virusi i tmerrshëm
30 vitet e AIDS
Në shkurt të vitit 1981, në Amerikë, disa gej u prekën nga një sëmundje misterioze. Aktorë dhe njerëz të famshëm nisën të vdisnin. Dikush foli për hakmarrje hyjnore. Por, kur u prekën edhe heteroseksualët frika i përfshiu të gjithë. Po nisnin 30 vitet më të këqija të jetës sonë…
“Ky nuk është vetëm ndëshkimi i Zotit për homoseksualët, është ndëshkimi që Zoti u ka dërguar shoqërive që tolerojnë homoseksualët”. Ishte vjeshta e vitit 1983, kur prifti Jerry Falwell tha në publik atë që shumë mendonin privatisht: mbi Amerikën mëkatare që kishte pranuar homoseksualët, gej dhe lezbike në shoqëri, hakmarrja e Zotit kishte shkaktuar një sëmundje të pashërueshme. Zërit të Falwell iu shtuan edhe ata të shumë pastorëve katolikë dhe protestantë, imamë dhe njerëzve të Kuranit. Në vitin 1983, sëmundja misterioze po shfaroste lagje të tëra të populluara nga gej, si ‘Castro’ në San Françisko, ‘Village’ në Manhantan apo ‘Dupontë Circle’ në Uashington, e kësaj sëmundjeje çdo ditë i shtohen pacientë të rinj të famshëm si aktorë, artistë, njerëz të famshëm, ndërsa i riu i parë që humbi jetën nga kjo sëmundje ishte kamarieri franko-kanadez Gaetan Dugas. Në përcaktimin e parë zyrtar që mjekët i dhanë sëmundjes të cilën nuk e kishin hasur kurrë më parë, u shfaq fjala ‘Grids’: Gay Related Imuno Deficiency Syndrome, sëmundje si pasojë e mungesës së imunitetit e lidhur ekskluzivisht me gejt. Forma e rrallë e polmonitit që vriste pacientët ishte “polmoniti gej”, ndërsa forma e rrallë që prekte epidermën ishte quajtur sarkoma e gejve. Nuk ishte i vogël numri i mjekëve që në atë kohë refuzonin të trajtonin pacientët e prekur nga ‘Grids’. Do të ishin të nevojshme vite, studime dhe bashkëpunime të frytshme mes virologëve dhe epidemiologëve, për t’i dhënë virusit famëkeq emrin me të cilin e njohim sot. Gjithsesi, do të ishte e nevojshme fytyra e zbehtë e një djaloshi 13 vjeç nga Indiana, Ryan White, që ishte infektuar përmes transfuzionit të gjakut, për të prekur një komb të tërë e për t’i bërë ata të besonin se kësaj herë hakmarrja e Zotit nuk kishte lidhje fare. Sigurisht që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra, dhe sot një i prekur nga AIDS nuk do të thotë domosdoshmërisht se e ka prerë biletën drejt vdekjes, ashtu siç ndodhte në vitin 1981. Frika kolektive u përhap gjithandej për virusin e tmerrshëm, të cilit as vaksinat nuk i bënin dot gjë: ndryshoi zakonet, veset, frikat e shoqërisë, ashtu siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Njerëzit nuk arrinin ta besonin dot se mjekët, ata që kishin ditur të shëronin sëmundje të tmerrshme, të luftonin epidemitë dhe bakteret vdekjeprurëse apo të bënin transplante organesh, nuk ishin në gjendje ta luftonin. Kishte që nga vitet e pandemisë së gripit spanjoll dhe pastaj nga ankthi i poliomielitit infantil në vitin 1952, që një sëmundje nuk kishte ndryshuar zakonet e jetës së përditshme të të gjithë njerëzve. Turma e terrorizuar në ato vite filloi të ngrihej kundër mbylljes së pishinave, sterilizimit të shkollave, shkatërrimit të lokaleve për gejt, përzënies së prostitutave, kur u zbulua se virusi mund të transmetohej edhe mes sekseve të ndryshme. Pothuajse gjatë gjithë viteve ‘80-‘90, pavarësisht përpjekjeve të administratorëve në çdo pjesë politike dhe bindjes së Ronald Reaganit, më parë i akuzuar për indiferencë kundrejt “sëmundjes së gejve” dhe pastaj i bindur për të vepruar, prindërit e frikësuar deri në palcë i hiqnin fëmijët nga shkollat ku mund të identifikohej qoftë edhe një fëmijë i vetëm që rezultonte pozitiv ndaj virusit HIV.
Tregimet e infermierëve, dentistëve, kirurgëve që ishin prekur nga sëmundja përmes gjakut të ndonjë pacienti të infektuar po lulëzonin nëpër media. Edhe të famshmit, që kishin miliona, nuk mund të bënin gjë. Përpara kësaj sëmundjeje ishin dorëzuar të gjithë. Gazetat tregonin se si kjo sëmundje nga viti në vit po përhapej në çdo cep të globit. AIDS u cilësua si patologjia e dytë më e frikshme pas kancerit, por para sëmundjeve kardiovaskulare, që vazhdojnë të mbeten në vendin e parë për sa i përket numrit të vdekjeve në vit. Tridhjetë vjet më vonë, mendimi i masës ka ndryshuar. Amerikanët, që dikur e shihnin atë si emergjencën më të madhe shëndetësore ishin 46 për qind, ndërsa tani janë 6 për qind. Lajmet që i përkasin sindromit HIV janë reduktuar me 1 të pestën në krahasim me atë të viteve ‘80 dhe studimet e ndryshme shkencore tregojnë se sot, të prekesh nga kjo sëmundje, nuk do të thotë se e ke vdekjen të sigurt. Koha e mallkimeve ka kaluar. Shkenca më në fund ka sqaruar se ku dhe kur janë rreziqet e infektimit, sa e rëndësishme është të identifikohet prania e virusit në gjakun e pacientit përpara se AIDS të shpërthejë, sa e lehtë është të bllokosh zhvillimin, siç ishte rasti i famshëm i kampionit Magic Johnson, mbartës i HIV-it tashmë prej 20 vjetësh, pa asnjë simptomë në organizëm. Por pavarësisht kësaj, edhe ne sot e kemi të vështirë të ecim rrugëve të qytetit ku kjo sëmundje u zbulua për herë të parë, pa e ndjerë paksa frikën, qoftë edhe për pak.
David, pacienti nga Afrika e Jugut: “Seks, drogë dhe rock n’roll. Pastaj zbulova se isha infektuar. Jam 50 vjeç tani, dhe jam ende gjallë. As mjekët nuk dinë ta shpjegojnë pse. Ndoshta, sepse detyra ime nuk ka përfunduar”.
Unë, pacienti i infektuar që jetoj ende
“Vazhdoj ende të zgjohem në mes të natës për të kuptuar se jam ende gjallë. Në fillim ishte një ndjesi si ajo e fajit. Përse pikërisht mua? Kam varrosur shumë prej miqve të mi të prekur nga kjo sëmundje. Pushova së i numëruari në vitin 1991. Jam gjallë për të treguar një ditë se dikur ekzistonte një sëmundje vdekjeprurëse e quajtur HIV. Jam këtu për të treguar këtë histori, historinë time”. Ata si ai numërohen me gishta. Ata që kanë arritur të mbijetojnë, edhe shkenca vet nuk di të shpjegojë përse. Në Universitetin e Kalifornisë, profesor Jay levy ka thuajse tridhjetë vjet që punon për të zbuluar misterin e atyre që janë infektuar e vazhdojnë të jetojnë. David është njëri prej tyre. Ja se si e tregon ai historinë e tij. “Për mjekët duhet të kisha vdekur 28 vjet më parë. Ta tregosh që nga fillimi historinë time, duket si një roman. Në Amerikën e vitit 1979, revolucioni seksual kishte arritur kulmin. Unë u arratisa nga Afrika e Jugut, ku kërkohesha nga policia sekrete. Kërkova Amerikën dhe përfundova në Los Angelos. Aty gjeta gjithçka: seks, drogë dhe rock n’roll. U gjenda mes një grupi të pasurish të West Coast. Jetë e privilegjuar dhe e egër. Punoja dhe fitoja shumë për një 20-vjeçar. Kisha zbuluar se jeta është e bukur. Gjithçka ndodhi drejt fundit të vitit 1982. U zgjova i djersitur një natë. Kisha një kollë të rëndë, që më merrte frymën e që vazhdoi për më shumë se gjashtë javë. Pas largimit të simptomave, mendova se u shërova. E nisa atje ku e kisha lënë: seks, drogë dhe rock n’roll. Datat i kujtoj mirë. Ishte marsi i vitit 1983. Miku im, Michael kishte vdekur. Mjekët thanë se ishte prekur nga ‘Grids’: Gay Related Imuno Deficiency Syndrome. Kur mjeku më përsëriti simptomat, i tmerruar mendova se edhe unë i kisha pasur të njëjta. Bëra një analizë gjaku. Ishte pasditja e 13 marsit dhe ditëlindja ime e 22-të. Më tha se isha prekur nga ‘Grids’. Më dha vetëm gjashtë muaj jetë. E ndjeva se po vdisja. Kisha tentuar shumë herë vetëvrasjen në jetë për shkak të një adoleshence të vështirë. Mendova, përse të mos e bëj edhe kësaj here? Nuk dija ç’të mendoja më parë, edhe pse fiksimi i vetëm ishte vdekja që më dilte para syve në çdo sekondë. Pasi u ndava me mjekun, u ktheva në shtëpi ku më prisnin miqtë për të festuar ditëlindjen. Unë nuk dija thuajse asgjë rreth kësaj sëmundjeje. Më kujtohej që kisha lexuar vetëm një artikull me emrin: ‘Sëmundja e re e gejve’. Vetëm në fund të atij viti, kësaj sëmundjeje ju vu emri me të cilin e njohim sot: AIDS. U bëra pjesë e vullnetarëve të një studimi të Universitetit të Kalifornisë. Isha mes kavjeve të para në botë për testet që do të bëheshin për virusin HIV. Frikë nga vdekja? Ishte katër korriku i vitit 1983. Papritur, m’u rikthye në mendje një libër që kisha lexuar që fëmijë, kur një i mbijetuar i kampeve të përqendrimit në Gjermaninë naziste tregonte historinë e tij: ‘Në kërkim të një domethënieje të jetës’, Viktor Frankl. Në çdo rrethanë, holokaust, pandemi, fatkeqësi natyrore, është gjithmonë dikush që mbijeton, thoshte Frankl. Aty mendova se, përse të mos isha unë që të mbijetoja për t’i treguar të tjerëve këtë katastrofë të quajtur AIDS. Unë e di që Zoti ekziston dhe është miku im më i madh. Për më tepër, e di që Zoti nuk bën gabime. Më ndihmoi të ndryshoja tërësisht jetën. U ktheva në Afrikën time, në Zambia, ku takova një mikun tim që bënte specializimin në klinikën ku unë kurohesha.
Kemi shkruar katër libra së bashku, që kanë shitur miliona kopje në botë. Por, sot lufta ndaj AIDS ka përparuar. Nuk do të thotë më vdekje e sigurt. Për mua është bërë një zanat: ndihmoj njerëzit të gjejnë forcën për të ecur përpara. Kujdesi për trupin nuk mund të ketë rezultat pa atë për mendjen. Kështu, prej 28 vjetësh bashkëjetoj me AIDS. Kam ndryshuar krejtësisht jetën për t’iu përshtatur trupit tim. Në orën tetë çdo mbrëmje jam në shtrat, ndërsa në 3 të mëngjesit zgjuar. Dëgjoj këngët e mia të preferuara, bëj joga, luaj me kafshët, studioj, shkruaj. Ndaj, i nis ditët plot energji për të ndihmuar të tjerët. E di ç’do t’i thosha sot një djaloshi që zbulon se ka marrë AIDS? Mos u mërzit. Sot kjo sëmundje është një zgjedhje, me kushtin që të mos kesh lindur me virusin HIV apo të mos kesh pësuar një akt seksual të padëshiruar. E kam fjalën, për 30 vjet me radhë janë dhënë të gjitha mesazhet. Nuk i ka lexuar? Nuk i ka dëgjuar? Ka shumë pak njerëz në këtë botë që nuk e dinë se si merret kjo sëmundje. Është sëmundje që lidhet me stilin e jetesës, ashtu si kanceri dhe duhanpirja. Të sëmurët me HIV nuk janë viktima. Kanë bërë zgjedhje që i bënë të infektoheshin. Nuk u ngelet gjë tjetër vetëm të kujdesen për veten. Mua sëmundja më ndryshoi gjithçka, më bëri më të përgjegjshëm. Vazhdoj akoma jetën time seksuale, sigurisht me mbrojtjet e duhura. Tani po plakem. Po shkoj tek të 50-at. Nuk e mendoja kurrë se do të arrija deri këtu. Më jep forcë slogani im i vogël: jam ende gjallë”.
Shqip.
Zjarrfikësit rrezikuan jetën për një mjellmë plastike!
Zjarrfikësit gjermanë ndërmorën një aksion të rrezikshëm nate duke u përpjekur ta shpëtojnë një mjellmë nga një liqen i ngrirë. Kur arritën tek ai, e kuptuan se ishte prej plastike.
Shumë kalimtarë rasti në qytetin Straubing në Gjermani thirrën zjarrfikësit pasi kur po kalonin afër një liqeni artificial i cili ishte ngrirë panë një mjellmë që nuk po lëvizte.
Në aksionin e shpëtimit morën pjesë 25 zjarrfikës të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ecur nëpër akullin e hollë për ta shpëtuar mjellmën.
Pas frikës së madhe se mos po bien në ujin e akullt, zjarrfikësit kuptuan se bëhej fjalë për një mjellmë plastike.
Telegrafi
Femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave se sa të meshkujve!
Studimet e ardhshme do të mund të tregojnë edhe për efektin në tru që mund të kenë figurat tërheqëse për femrat. A janë edhe ato të pasionuara pas trupit të meshkujve apo më shumë ndillen nga trupat e femrave?
Të shohë një femër me forma të bukura trupore, me ije të gjera dhe bel të hollë, për një mashkull do të ishte si të pinte alkool apo të merrte drogë, bën të ditur një studim. Këto rezultate të reja mund të ndihmojnë për të shpjeguar interesimin e meshkujve ndaj pornografisë, shtojnë shkencëtarët.
Studimet e ardhshme do të mund të tregojnë edhe për efektin në tru që mund të kenë figurat tërheqëse për femrat. A janë edhe ato të pasionuara pas trupit të meshkujve apo më shumë ndillen nga trupat e femrave?
Platek shpjegon se femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave se sa të meshkujve, por arsyet nuk janë të ngjashme me arsyet e meshkujve. Në këtë rast, gjinia femërore përpiqet të përcaktojë se sa janë tërheqëse vetë, krahasuar me femrat e tjera dhe për të mbajtur larg femrat e “rrezikshme” për partnerët e tyre.
Megjithatë, meshkujt për femrat nuk janë thjesht qenie të programuara për të përmbushur nevojat e tyre biologjike, por persona të cilët përshtatem më së miri me të gjitha dëshirat dhe mendimet. Fshehtësia e joshjes te femrat është e fshehur në gjenet e sistemit imunitar, i cili trashëgohet nga prindërit.
Shkencëtarët nuk dinë sigurt, pse sistemi imunitar i femrave ka aq ndikim në suksesin e tyre me meshkujt, dhe po ashtu nuk dinë saktë nëse janë pikërisht gjenet ato që e bëjnë femrën të padëshiruar ndaj gjinisë së kundërt apo nëse mashkulli bëhet i padëshiruar nga femra që i ka këto gjene.
/Telegrafi/
Nuk kishin para,u martuan lakuriq .
Kelly Clinton dhe Lee Wiggets janë së bashku që 11 vite, por përkundër dëshirës së madhe për tu martuar ata nuk mund ta përballonin materialisht një gjë të tillë. Por kohë më parë realizuan ëndrrën e tyre. Fituan një dasmë falas, por kushti ishte që të dalin para altarit ashtu si i ka falur zoti – lakuriq.
Çifti nga Birminghmai në Angli mori pjesë në lojën shpërblyese në radion BRMB dhe falë votave të dëgjuesve ata fituan. Shpërblimi ishte nj dasmë gratis dhe përmbushën kushtin duke shëtitur lakuriq deri tek ofiqari.
Nusja erdh në dasmë me take të larta dhe brekë tanga, trupin e kishte të mbuluar me vello, ndërsa gjinjtë i mbulonte nga sytë e mysafirëve me një buqetë të madhe lulesh. Dhëndëri Lee erdhi krejtësisht lakuriq, duke mbuluar vetëm “burrërinë” e tij me një kapelë.
Kelly Clinton dhe Lee Wiggets kanë dy fëmijë. Ata thanë se me vite kishin ëndërruar për një ceremoni dasme, por kurrë nuk kishin pasur para të mjaftueshme.
“Kemi pasur ngritjet dhe rëniet në lidhje, por gjithmonë kemi mbetur bashkë”, tha Lee derisa Kelly shtoi se ëndrra e tyre më në fund u realizua, shkruajnë mediat britanike.
Telegrafi.
The Naked Wedding - The Full Ceremony
http://www.youtube.com/watch?v=yfn2soUhJns
uaaaa ca kapele e vogel dhe ca buqete lulesh e madhe
ata ja hodhen t'shko dasma sa qimes e kres sot
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
ata ja hodhen t'shko dasma sa qimes e kres sot![]()
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ne TR minimumi 10000 euro kushton nje dasem e thjeshte e rreth te ngushte te ftuarish... se per keto pune me te rrjep shqipot perdorin euro nuk ju hyjne ne sy leket![]()
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
ahhahahahahhahhahahaha se mle ketu oj shtrig, pse budalle jom un qe smartohem ee me aq lek paguj qiran per I vit ketu ku jam
![]()
Nje urim alla shqiptrce per Birminghamasit
Mos u trashegofshin!Ishalla i shtyp ndonje makine legenat!
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ne TR minimumi 10000 euro kushton nje dasem e thjeshte e rreth te ngushte te ftuarish... se per keto pune me te rrjep shqipot perdorin euro nuk ju hyjne ne sy leket![]()
Ju eshte merzit fytyra juaj beni gati 300,000 USD dhe ju behet direkt transplant i plote i fytyres.Kjo eshte bere e mundur ne 1 spital ne Boston USA.
Ne Tirane, ne spitalin e ri amerikan behet nje analize e turirit per nje shume me pak se ajo qe duhet per t'u martuar.Ky aparat i ri teston aftesine e nuhatjes se ketyre personave ndaj gazrave qe clirohen nga njerzit.
Spermatozoidi i miut eshte me i madh se spermatozoidi i elefantit.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
nigjo ti gjej burrin iher se dasmen ta organizoj une pa shpenzime fare te kopshi botanik yll fare ke per ta pa![]()
Shqiptarët, pak të informuar për seksin!
Shqiptarët ende përdorin metodat tradicionale për parandalimin e shtatzanive të paplanifikuara, madje janë të pakët ata që kanë informacion për metoda të moderuara të kontracepsionit.Edhe në qytete ku niveli i informimit është i lartë janë femrat ato që interesohen për të përdorur kontraceptivë, ndërkohë që meshkujt përdorin vetëm kondome, dhe kjo jo me qëllim parandalimin e shtatzanisë, por më tepër për t’u mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Në zonat rurale, ndonëse informacioni mundësohet, mungojnë të interesuarit.
“Në zonat urbane përdorimi është i ulët, ndërsa në ato rurale është ende më i ulët. Metoda më e preferuar është ajo me injeksion. Pjesa tjetër për mbrojtjen ka të bëjë me arsimimin. Programi ynë ka si qëllim uljen e përdorimit të metodave tradicionale”, deklaron Arian Boci, drejtues i programit të USAID, “C-Change”.
Të rinjtë ngurrojnë të marrin informacion se si të mbrohen në një marrëdhënie seksuale. Ata mjaftohen me një bisedë të shkurtër me farmacistët.
Sipas sociologut Edmond Dragoti, rol të rëndësishëm për shpërndarjen e informacionit tek ciftet apo të rinjtë janë mediat.
“Ata që kanë marrë pjesë në seksionet e edukimit kanë 2.3 herë më shumë të ngjarë të identifikojnë metoda kontracepsioni, ata që kanë parë vetëm televizor e kanë më pak”, shpjegon Dragoti.
Në zonat rurale largësia e qendrave shëndetësore që ofrojnë informacion ka bërë që ajo pjesë e popullsisë që jeton në to të shkojë drejt abortit.
TCH.
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Pse mi kollaj zgjedh un, duhen kritere sot goce apo dhe keto duhet ti them ketu?
kendrevica Mos u trashegofshin!Ishalla i shtyp ndonje makine legenat!![]()
Ore ndac mallko ti ndaç jo ata u martun![]()
Eshte vertetuar nga nje shkencetar britanik se nje kavje e tipit BQ -K leshon ne atmosferen shoqerore nje virus qe edhe antibiotiket me te forte nuk e eleminojne,sepse ka fituar imunitet gjenetik!
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Pse mi kollaj zgjedh un, duhen kritere sot goce apo dhe keto duhet ti them ketu?
*******************************
Angel ska lind perfekti, dmth aktualisht jo..njof njerin qe afrohet disi, tshof e tboj gjithsesi do t'lajmeroj .
Po splotsoi kriteret minimale qe jan Bindje Politike te Perbashketa me mu, Sport, Muzik e Profesion( deri diku) ..nck sbohet llafe
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Angel ska lind perfekti, dmth aktualisht jo..njof njerin qe afrohet disi, tshof e tboj gjithsesi do t'lajmeroj .
Po splotsoi kriteret minimale qe jan Bindje Politike te Perbashketa me mu, Sport, Muzik e Profesion( deri diku) ..nck sbohet llafe![]()
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
e paske nis mbrapsh koce ke per te ngel pa bisht.... shif pershtatshmerine intelektuale shpirterore ene ate ne seks e ne rregull je propozoji vete e para bile mos hezito fare
![]()
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Ndienjat vin me koh ri, po duhet baza,ah se harrova seksin ke tdrejt ..
p.sh sdo zirem me babin un per burr![]()
Do mo per belulin mi?
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
po babi chyn ketu?
Citim:
Po citoj ato që tha kendrevica
Eshte vertetuar nga nje shkencetar britanik se nje kavje e tipit BQ -K leshon ne atmosferen shoqerore nje virus qe edhe antibiotiket me te forte nuk e eleminojne,sepse ka fituar imunitet gjenetik!
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shi shi, se dija qe antibiotiket vrasin viruse. Po i fus nje dore antibiotik kur te bjere gripi.![]()
Citim:
Po citoj ato që tha kendrevica
Qyre,qyre njeriu i shkret kur pa dashje bene ndonje lapsus opozitaret turren per te te ironizuar. E kisha fjalen per vaksine o 5-4 here.![]()
Po pse per ca lloj virusi u beka kollaj vaksina. HIV ka dekada dhe prape s'ka vaksine qe ta marrim te gjithe a ti biem shkurt pa prezervativ. Apo do ca emra te tjere virusesh qe kalojne andej poshte ?
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
he mo dhe ti, si puna e asaj kenges![]()
Citim:
Po citoj ato që tha kendrevica
Nuk e prisja q edhe ju pte me kunderviheshit?Nuk i ke kqyrur ,per mos ti permendur me nofka disa persona te cilet me ''kane inat''
per shkak te firmes time.Po nuk po e kuptoje dot kete personin me nofken fajtor,kur fajtor titullohet forumi.Do ti thosha: kujdes se po bene faj,sepse po kerkon qimen ne syrin tim kur perpara ke trare.
![]()
Me gjithate po te them se menyra me e mire per tu mare vesh nuk eshte lufta,por kur s'ke rruge tjeter bujrum!Une jam luftetar nga fisi dhe nga natyra! Por edhe lufta ka ndershmeri e rregulla.Ai qe i shkel regullat denohet per ''krime lufte''.

A te honksha trute une ty
(ky ishte nje kuriozitet komplet jashte teme)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kush te eshte vene kunder, se kuptoj? Ndryshe nga fleur, per mua mbaj anen e kujt te dush, bej ca te dush, hidh valle labe ose pogonishte, kerce maje fikut ose maje thanes. Ato qe replikoj kane te bejne me pasaktesi shkencore ose me tema qe perfundojne ne kuzhine pa fantazi (tip pilafi me groshe).
Po te duash e leme qe 2+2=6, ose antibiotiket vrasin viruset, ose vaksinat ekzistojne per cdo lloj virusi. Une e kam te qarte qe me shqiptaret dhe matematika eshte opinion, por kjo s'ka te beje me dicka personale ndaj teje. Eshte thjesht qe une matematiken e konsideroj shkence ndersa theniet personale opinion. Ajo qe mund te ndryshoje ne shprehjen personale eshte vizioni qe transmeton tek te tjeret. Meqe e hape kete muhabet po te jap ndonje keshille falas. Thenia personale eshte nje fjali qe te perfaqeson, nje menyre prezantimi qe tregon thelbin tend. Te fillosh thenien me "urrej" nuk transmeton asgje pozitive. Le pastaj kur lexon fjalet enverist, komunist, bllokmen, etj, gjera qe shume prej jush i ka me te degjuar, sepse ndodh rendom qe mediokriteti qendron ne mes, nuk njeh as privilegjin, as vuajtjen. Ne kete konteskt, po te besh llogarite, mund te dale se thenia jote nuk transmeton asgje vec mediokritetit te nje fushate elektorale, ku mileti pa tru polarizohet dhe politizohet me shprehje pa kuptim (ose me sakte dogma). Prandaj mos me perzjej te lutem me diskutime politike te nivelit te thenies tende personale. Nese vertet ke nevoje te kesh miq dhe armiq ja ku ke fleur te gatshme te aplikohet politikisht. Mua s'me ke as mik dhe as armik. Mundohem vetem te ve llogjiken ne perdorim dhe ti gjej perkufizimin fjaleve qe flas, para se ti flas. Dhe mundohem ti jap pak nga ky zakon te tjereve.
Ate them dhe une. Fleur te kantidoje ne politike dhe ti mbeshtete. Do i shtohej biodiversitet politikes.
Iu ka ngel vetem nje detaj, te bini dakort ke do mbeshtesni. Nese je gentleman duhet te c'bindesh qe ke te drejte dhe te mbeshtesesh Fleur, domethene Salen. Por nese nuk shkeputesh dot nga bindjet e tua do prishej ideja e kantidimit dhe mbeshtetjes tende. Vertet gjynah. Nje si puna jote do shtonte goxha ne stafin e PD-se. Po edhe ne PS-se xhanem... Nje si puna jote shkon ne cdo parti.
Degjo mua, s'ke ku gjen kantidat me te mire se Fleur per te mbeshtetur. Bashkoju turmes dhe vrit virusin e bllokmeneve me llastiqet e bindjeve intelektuale. Lere matematiken e mjekesine, ketyre i ka kaluar koha. E tregon fakti qe doktoret e Enverit behen politikane dhe marrin votat e atyre qe s'duan bllokqenet.
Ps. Me mbetet vetem nje dyshim. Mos valle kjo teoria e bllokqeneve ka te beje me deshiren per tu futur ne big brotherin e kryeqytetit? Se nuk eshte cudi qe te rinjte e etur per pushtet ne kohen e partise hakerrehen sot pse i la partia ne llumin e periferise, pse nuk iu dha e drejta te behen bllokmene. Ti do te dish nese jam une i tille? Le themi keshtu, bllokun e kam pare pas viteve 90, por kisha nje shok qe shkonte 3 muajt e veres te blloku ne Durres. Po te duash mund te me konsiderosh bllokmen se 20 metra afer meje banonte.
Ti zotorote, ke qene ndonjehere i internuar, pashaportizuar, denuar me vdekje, burgosur, qofte dhe ne fis? Se shume po na derdellis me aluzione mediokre. Mos del pastaj qe ty a tet ate e ka kuruar ndonje doktor i njohur ne qytetin tend, i denuar me vdekje nga Enveri dhe i degdisur te punonte per fshatare rrethesh me gjithe diplome perendimore. Se mos del qe ndonje intelektual i familjes time "bllokmene" vuante denimin te rrinte me ndonje te familjes tende... He te keqen, jep nje pergjigje te hajrit e na trego cfare i persekutuari na qenke. Dhe ishalla s'na del me 6 muaj burg per shitje farash perballe shkolles.
Ti hiqesh sikur nuk te intereson politika,por te intereson e kjo duket qarte.Besoje i ke lexuar mesazhet e mia ku une e them hapur qarte dhe prere se duhet ndryshimi.Dhe ndryshimi eshte ardhja e bllokqeneve te rinj ne pushtet me Edi Ramen ne krye.Jam i bindur dhe kete e kam theksuar se ardhja ne pushtet e te rinjeve pavaresisht begraundit, do te sjelle ecje perpara ne cdo drejtim.Kete qe them e besoje.Saliut i ka perenduar ylli.Nuk mund te rrije me ne pushtet duke vjedhur,duke falur siperfaqe te territorit shqipetar,duke bere koncensione te atilla sa te sjelle rrezik edhe per homogjenitetin e popullsise se vendit.Ketij njeriu i ka perenduar ylli.Ju gaboheni ne percaktimet tuaja.Meqe me kujtove Big Brotherin e Topchenel qe eshte vene ne sherbim te bllokqeneve e ka futur djalin e nje bllokqeni si banor te BBAl4.Ky eshte nipi i Beqir Ballukut.Eshte e turpeshme qe Topi e mbane ate brenda akoma kur shqipetaret e votojne per ta nxjerr.Pse?Sepse eshte kunati i Sokol Balles dhe vellai i zedheneses se Edi Rames,Belina Ballukut,gruas se Sokolit.Babai i tij ishte rritur me cokollata dhe nje kacafytje qenesh te bllokut beri qe njeri qen te ngordhte(bequa) nga ndukjet e qenit te madh,por edhe pse i internuar jetonte ne kushte komode po ta krahasosh me nje djale tjeter nga Lezha(familje e internuar),te cilin familja kur e solli nga materniteti e vendosi ne nje shport te vogel per shkak te varferise,ndersa i nipi i Beqos flinte ne krevat.
Kam luftuar per demokracine dhe kam dhene kontributin tim modest,por thjesht e kam bere se isha idealist e jo se kerkova te perfitoja.Kete e them me ndershmeri,Po deshe besoje, po deshe jo.Nuk ka problem.Ndersa persa i perket persekutimit nuk dua te flas shume se do te duket per mburrje,por e kam vuajtur brenda familjes bir i se ciles jam.Ndersa xhaxhallar e me the e me thashe fis, jane larg fajtori.Une te flase per ata qe kam ndare nje cati shtepie,more vesh.Une nuk kam derdellisur ndonjehere iluzione,por realitete te jetuara fajtor,prandaj mos e beje veten fajtor karshi meje te lutem.A mund te gjesh te kem deklaruar ndonje persekutim timin?nNe cilin mesazh e ke pare?Pse ja fut kot?Te persekutuar kane qene te gjithe shqiptaret,pervec ketyre qe une i quaj bllokqene e nuk jam dakord me riciklimin e tyre.Nuk kam qef e nuk e besoje qe t'i te jesh bllokqen fajtori,por te lutem mos i perkrah per cfardolloj arsye qofte ata.Qendrimi jot pro tyre ,por pak me dinakeri me bene te dyshoje se mund te jesh nga ata qe kane perfituar kur bllokqente kane qene ne pushtet.Edhe keta jane perseri te rrezikshem.Une te ardhmen time jua kam besuar forcave te mia.Ndersa vajzen me emer luleje do ta kem mike pavaresisht se nuk kemi te njejtin opinion per ceshtje te ndryshme.Une i respektoje ata qe mendojne ndryshe nga une,perfshir edhe ty,nqse dialogpojne me mua brenda normave te etikes ,ndryshe behem i prape.Po te them edhe dicka;se une nuk te behem servili ty qofsh edhe zoti vet jo pronar i nje forumi si ky,por edhe te mirkuptoje.
Ndoshta une do te te mbeshtesja edhe ty po te kandidoje per kryeminister,por me nje kusht qe fleurs te ishte ministre e brendeshme.
Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > "Kuriozitete nga fleurs de l'orne"
Ore mendimi im personal eshte qe ne Shqiptarve na duhet se z'ben nje gjysem diktatori te koherave moderne ne krye te qeverise. Kjo per shume arsye...ne duhet te mesohemi te zbatojme ligjet...ne jemi mesuar te vendosim rregullat tona per cdo gje! Ik aman se s'behet ai vend as me Salen e as me Edin...ato jane palaçot e politikes Shqiptare!
Ketu me poshte eshte nje bashkim i gjysem tullave te hedhura ketu. Se c'pata pak qef te filloj te bej nje kala.
......
Kush te eshte vene kunder, se kuptoj? Ndryshe nga fleur, per mua mbaj anen e kujt te dush, bej ca te dush, hidh valle labe ose pogonishte, kerce maje fikut ose maje thanes. Ato qe replikoj kane te bejne me pasaktesi shkencore ose me tema qe perfundojne ne kuzhine pa fantazi (tip pilafi me groshe).
Po te duash e leme qe 2+2=6, ose antibiotiket vrasin viruset, ose vaksinat ekzistojne per cdo lloj virusi. Une e kam te qarte qe me shqiptaret dhe matematika eshte opinion, por kjo s'ka te beje me dicka personale ndaj teje. Eshte thjesht qe une matematiken e konsideroj shkence ndersa theniet personale opinion. Ajo qe mund te ndryshoje ne shprehjen personale eshte vizioni qe transmeton tek te tjeret. Meqe e hape kete muhabet po te jap ndonje keshille falas. Thenia personale eshte nje fjali qe te perfaqeson, nje menyre prezantimi qe tregon thelbin tend. Te fillosh thenien me "urrej" nuk transmeton asgje pozitive. Le pastaj kur lexon fjalet enverist, komunist, bllokmen, etj, gjera qe shume prej jush i ka me te degjuar, sepse ndodh rendom qe mediokriteti qendron ne mes, nuk njeh as privilegjin, as vuajtjen. Ne kete konteskt, po te besh llogarite, mund te dale se thenia jote nuk transmeton asgje vec mediokritetit te nje fushate elektorale, ku mileti pa tru polarizohet dhe politizohet me shprehje pa kuptim (ose me sakte dogma). Prandaj mos me perzjej te lutem me diskutime politike te nivelit te thenies tende personale. Nese vertet ke nevoje te kesh miq dhe armiq ja ku ke fleur te gatshme te aplikohet politikisht. Mua s'me ke as mik dhe as armik. Mundohem vetem te ve llogjiken ne perdorim dhe ti gjej perkufizimin fjaleve qe flas, para se ti flas. Dhe mundohem ti jap pak nga ky zakon te tjereve.
fajtor pyeten nje cifo sa bejne 1+1.Ai nuk u pergjigj por mori leter e lapes e beri hesapin.Pyeten nje cam.Ai tha 2 por po te duash ti bejne edhe 1+1=3. Keshtu qe the ti 5-4here alias fajtori shikoje mencurine dhe servilizmin se cfare nderthurje kane.Kjo nuk ka lidhje me ty, te kupotohemi.
Persa ju perket keshillave mbaji per vete ose per ndonje qe ka nevoje per to,sepse une nuk kam nevoje.Bindja ime eshte se kam te drejte.Njerzit i kane syt hapur dhe po shikojne se cilit persona jane ata qe ja ndjejne aq shume eren pordheve te politikes.Shtrohet pyetja pse jo djemte dhe vajzat e njerezve qe dikur s'kane patur lidhje me te kaluaren? Ata edhe pse te shkolluar ne shkollat me te mira te perendimit ,bile me rezultate shume te mira,nuk pranohen ne politike,por duhet te kesh nje mbiemer te njohur te para viteve 90. .Kjo i bene ata te painteresuar e keshtu trashegimia vazhdon.
Shprehja ime ka shume kuptim,pavaresisht se dikujt nuk i intereson dhe e quan mediokre.Arsyeja eshte ajo qe sapo pohova me lart.Sigurisht nga ajo qe ke ti ne mendje kuptohet qe nuk te intereson e verteta,sepse mund te hysh edhe vet ne ate kategori.Po fajtori, nje mike si fleurs me pelqen.Ajo eshte nje vajze intelektuale e shkolluar ne nje vend si Franca,bije e nje familjeje te zakoneshme shqipetare,por me veti e vyrtyte fisnike.Ajo nuk i perket mbiemrave te njohura para vitit 90.Per nje vajze te till me vlera ne shqipetaret do te kishin votuar me shume deshire e besim po te futej ne politik,ndersa per nje si ty,apo ndonje si ty fajtori kurr.Mos kujto se ti apo ndonje si ty ju marrin si njerez me tru.Mashtroni veten po mendove keshtu.Jam dakord se bashk nuk jemi as miq e as armiq,thjesht do te kemi mardhenie si dy te panjohur duke e respektuar njeri tjetrin.Une nuk do ta tejkaloj masen,por po e tejkalove ti do te marresh pergjigjen.Aludime mos beje jo me leber e me malok,apo me te shqiperise se mesme,por sillu ne menyre korrekte.E pelqejme apo nuk e pelqejme njeri tjetrin eshte tjeter problem.Diversiteti i mendimeve do respektuar.
Ah se harrova 5-4 here!Per semundjen shqipetare nuk po gjendet ilac,pra nuk po gjendet vaksina edhe me perqendrimin e shume mendjeve europiane te shkences.Ke te drejte per antibiotiket te cilet nuk bejne efekt tek bllokqente,sepse semundja i tyre ka fituar imunitet.
Ate them dhe une. Fleur te kantidoje ne politike dhe ti mbeshtete. Do i shtohej biodiversitet politikes.
Iu ka ngel vetem nje detaj, te bini dakort ke do mbeshtesni. Nese je gentleman duhet te c'bindesh qe ke te drejte dhe te mbeshtesesh Fleur, domethene Salen. Por nese nuk shkeputesh dot nga bindjet e tua do prishej ideja e kantidimit dhe mbeshtetjes tende. Vertet gjynah. Nje si puna jote do shtonte goxha ne stafin e PD-se. Po edhe ne PS-se xhanem... Nje si puna jote shkon ne cdo parti.
Degjo mua, s'ke ku gjen kantidat me te mire se Fleur per te mbeshtetur. Bashkoju turmes dhe vrit virusin e bllokmeneve me llastiqet e bindjeve intelektuale. Lere matematiken e mjekesine, ketyre i ka kaluar koha. E tregon fakti qe doktoret e Enverit behen politikane dhe marrin votat e atyre qe s'duan bllokqenet.
Ps. Me mbetet vetem nje dyshim. Mos valle kjo teoria e bllokqeneve ka te beje me deshiren per tu futur ne big brotherin e kryeqytetit? Se nuk eshte cudi qe te rinjte e etur per pushtet ne kohen e partise hakerrehen sot pse i la partia ne llumin e periferise, pse nuk iu dha e drejta te behen bllokmene. Ti do te dish nese jam une i tille? Le themi keshtu, bllokun e kam pare pas viteve 90, por kisha nje shok qe shkonte 3 muajt e veres te blloku ne Durres. Po te duash mund te me konsiderosh bllokmen se 20 metra afer meje banonte.
Ti zotorote, ke qene ndonjehere i internuar, pashaportizuar, denuar me vdekje, burgosur, qofte dhe ne fis? Se shume po na derdellis me aluzione mediokre. Mos del pastaj qe ty a tet ate e ka kuruar ndonje doktor i njohur ne qytetin tend, i denuar me vdekje nga Enveri dhe i degdisur te punonte per fshatare rrethesh me gjithe diplome perendimore. Se mos del qe ndonje intelektual i familjes time "bllokmene" vuante denimin te rrinte me ndonje te familjes tende... He te keqen, jep nje pergjigje te hajrit e na trego cfare i persekutuari na qenke. Dhe ishalla s'na del me 6 muaj burg per shitje farash perballe shkolles.
Ti hiqesh sikur nuk te intereson politika,por te intereson e kjo duket qarte.Besoje i ke lexuar mesazhet e mia ku une e them hapur qarte dhe prere se duhet ndryshimi.Dhe ndryshimi eshte ardhja e bllokqeneve te rinj ne pushtet me Edi Ramen ne krye.Jam i bindur dhe kete e kam theksuar se ardhja ne pushtet e te rinjeve pavaresisht begraundit, do te sjelle ecje perpara ne cdo drejtim.Kete qe them e besoje.Saliut i ka perenduar ylli.Nuk mund te rrije me ne pushtet duke vjedhur,duke falur siperfaqe te territorit shqipetar,duke bere koncensione te atilla sa te sjelle rrezik edhe per homogjenitetin e popullsise se vendit.Ketij njeriu i ka perenduar ylli.Ju gaboheni ne percaktimet tuaja.Meqe me kujtove Big Brotherin e Topchenel qe eshte vene ne sherbim te bllokqeneve e ka futur djalin e nje bllokqeni si banor te BBAl4.Ky eshte nipi i Beqir Ballukut.Eshte e turpeshme qe Topi e mbane ate brenda akoma kur shqipetaret e votojne per ta nxjerr.Pse?Sepse eshte kunati i Sokol Balles dhe vellai i zedheneses se Edi Rames,Belina Ballukut,gruas se Sokolit.Babai i tij ishte rritur me cokollata dhe nje kacafytje qenesh te bllokut beri qe njeri qen te ngordhte(bequa) nga ndukjet e qenit te madh,por edhe pse i internuar jetonte ne kushte komode po ta krahasosh me nje djale tjeter nga Lezha(familje e internuar),te cilin familja kur e solli nga materniteti e vendosi ne nje shport te vogel per shkak te varferise,ndersa i nipi i Beqos flinte ne krevat.
Kam luftuar per demokracine dhe kam dhene kontributin tim modest,por thjesht e kam bere se isha idealist e jo se kerkova te perfitoja.Kete e them me ndershmeri,Po deshe besoje, po deshe jo.Nuk ka problem.Ndersa persa i perket persekutimit nuk dua te flas shume se do te duket per mburrje,por e kam vuajtur brenda familjes bir i se ciles jam.Ndersa xhaxhallar e me the e me thashe fis, jane larg fajtori.Une te flase per ata qe kam ndare nje cati shtepie,more vesh.Une nuk kam derdellisur ndonjehere iluzione,por realitete te jetuara fajtor,prandaj mos e beje veten fajtor karshi meje te lutem.A mund te gjesh te kem deklaruar ndonje persekutim timin?nNe cilin mesazh e ke pare?Pse ja fut kot?Te persekutuar kane qene te gjithe shqiptaret,pervec ketyre qe une i quaj bllokqene e nuk jam dakord me riciklimin e tyre.Nuk kam qef e nuk e besoje qe t'i te jesh bllokqen fajtori,por te lutem mos i perkrah per cfardolloj arsye qofte ata.Qendrimi jot pro tyre ,por pak me dinakeri me bene te dyshoje se mund te jesh nga ata qe kane perfituar kur bllokqente kane qene ne pushtet.Edhe keta jane perseri te rrezikshem.Une te ardhmen time jua kam besuar forcave te mia.Ndersa vajzen me emer luleje do ta kem mike pavaresisht se nuk kemi te njejtin opinion per ceshtje te ndryshme.Une i respektoje ata qe mendojne ndryshe nga une,perfshir edhe ty,nqse dialogpojne me mua brenda normave te etikes ,ndryshe behem i prape.Po te them edhe dicka;se une nuk te behem servili ty qofsh edhe zoti vet jo pronar i nje forumi si ky,por edhe te mirkuptoje.
Ndoshta une do te te mbeshtesja edhe ty po te kandidoje per kryeminister,por me nje kusht qe fleurs te ishte ministre e brendeshme.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Ketu me poshte eshte nje bashkim i gjysem tullave te hedhura ketu. Se c'pata pak qef te filloj te bej nje kala.
......
Ja nje kuriozitet... nuk thuhet te hongsha trute... por te krypsha trute
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ja nje kuriozitet... nuk thuhet te hongsha trute... por te krypsha trute![]()
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
goce te krupsha eshte mallkim ne ti ne po shprehim dashuni mojnuk isha ne stadium ti sot ...neser nese ke kohe me merri nje autograf atij Saliut per mua
![]()
Ore dini gje ju t'kem hedh kandidature per Politike ?
un mora mbare gjith fisin telefon, se me ngau lemza, e hiç mendja ketu .
Nejse ti rikthehemi pak temes :
**********************************************
Lulet dhe rrjedha e energjisë.
Lulet në hapësirë mund të ndikojnë edhe me pozitën e tyre. Duke shikuar lulet tuaja se si rriten, do të rritet edhe vetëbesimi juaj.
Në këndet e hapësirës së banimit rëndom grumbullohet energjia e harruar, e pashfrytëzuar, andaj me vendosjen e luleve që kanë formë kaçube apo lule që rriten shumë do të zgjidhin grumbullimin e energjive të tilla dhe do të nxisin rrjedhën e saj. Në korridoret e gjata është e nevojshme që pengohet rrjedha e shpejtë e energjisë: nëse e vendosim lulen në mes të korridorit, energjinë do ta ngadalësojmë dhe do ta bëjmë të dobishme.
Dy apo më shumë këshilla
Caktojeni ditën e posaçme në javë kur do t’u kushtoni pak më shumë kohë luleve tuaja shtëpiake. Me kujdes të drejtë, me heqjen e luleve dhe fletëve të vyshkura e të thara, me prerjen e rregullt të degëve, me shtimin e ushqimit në dheun e tyre, lulet do të kenë kushte të shkëlqyeshme për rritje dhe zhvillim.
Njëra nga rekomandimet është që secilës lule në banesë apo në shtëpi t’i dhuroni ndonjë kujdes siç janë mirëmbajtja e shëndetshme, mirëqenia, avancimi në karrierë, puna e mirë, suksesi në shkollë apo ngritja e vetëbesimit. Duke shikuar lulet tuaja se si rriten, do të rritet edhe vetëbesimi juaj. Me heqje të çdo flete të venitur dhe të tharë do t’i liroheni edhe ju nga sjelljet e vjetra negative dhe do t’i plotësoni me ato pozitive. I gjithë mundi rreth kujdesit të luleve shumëfish do t’ju kthehet nëpërmjet bukurisë së tyre dhe krijimit të rrezatimit të energjisë pozitive. Telegrafi.
Ne shqiptaret jemi mesuar te merremi me gjysma tullash. Po u be keshtjelle si intereson njeriu. Ja ate bashkimin e lostit per shembull, kush ka durim ta lexoje. I kam shkruar vete dhe prape s'kam energji ti lexoj
Po pse kendrevica, tani e kuptove si funksionon Topi dhe Big Brother? Kujton se vetem nje a dy jane me rekomandime dhe miq? Sidoqofte ky eshte argument qe s'ka lidhje me politiken dhe bllokmenet. Permiresimi i mediave eshte nga ato gjera qe kane te bejne me nivelin e demokracise dhe kultures. S'ka si te arrihet kur te gjithe turren tek politika dhe gjejne interpretime politike per cdo gje. Ne s'na duhen politikane, na duhen njerez te thjeshte qe dine te vleresojne teresine e jetes civile. S'mund te lidhet gjithcka me politiken dhe bllokmenet. Dhe kjo s'ka te beje me mbrojtjen e tyre, por me tejkalimin e ngercit mendor qe na ka lene e merremi me argumente pa bereqet. Fjala vjen, ne vend te hapim syte si ka mundesi qe Filip Cakulli merr ne telefon ministrin Ylli Pango per ti gjet vende pune, merremi me bllokmenet qe po na "pushtojne" Big Brotherin. /ndonjehere me duket sikur jemi te ai filmi me te hollin e te trashin. Njeri merr dicka e con andej. Tjetri e merr andej e sjell prape ketu.
Amon re çpasket qene per tu more me lloqe re ..
Losti e ka mire, ja tha po kujt ja tha.
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.