Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Tirana 21 Janar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18253)
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
Po per ate jam dhe un , te them te drejten edhe un mendoj se kjo mesele eshte sh me e thelle sesa duket por mos harro se botes nuk i vjen keq me per ne dhe po behemi gazi i bote , me 4 persona te vrare as ne tunizi nuk ka ndodhur .....!
LOJE LUFTASH
Lojë luftash kemi mësuar
Sa hapëm sytë
Ndërsa nën harkun e ylberit
Vallzojnë ngjyrat e jetës
“Nuk do t’a shkatëroj botën”
Ishte zëri që vinte nga qielli
Por ne vetvehten e luftonim.
Vehten egërsisht shkelnim.
Lojë luftash trashëguam,
sa u ngritëm në këmbë.
Për të parë me sytë tanë vetëm gjëmë.
Për të pirë zemërimin, të hidhur pelin
Për të parë si luftojnë etër e bij.
Kështu në lojë luftash na rrëmben plumbi
si bykun e rrëmben stuhia, pastaj vjen fundi.
U munduam të zbulonim si erdhi humbja
c’përfituam nga cmendia, kurrë s’mësuam.
Në lojë luftash vazhdojmë të vdesim
me shpirt të plasur, pa shijuar të mira
ne të një gjaku, si cjapi tek kasapi
shkojmë, atje ku thërret e liga.
Duke menduar se jemi fitimtarë
gezimi ngjit balonat deri në re,
Por zhduket shpejt, në një sekondë
Dhe si pas një ëndërre vehten sheh:
të shkretë, mjeran, me kokë përdhe.
është rradha për ndrim bluzash,
të turpëruar, më kot kërkojmë
Nga erdhën plumbat
vëllanë kemi vrarë me dorën tonë,
por s’e pranojmë.
Kush e dha urdhërin për zjarr?
Çfarë do të sjell "dorëzimi" i gardistëve:Hierarkia e Gardës, ja çfarë ndodh nëse krerët e gardës merren në pyetje
Nga sekuestrimi i rregullores dhe ligjit të funksionimit të Gardës së Republikës, rezulton se hierarkia e urdhër dhënies për efektivët e gardës funksionon në mënyrë të centralizuar në një rreth shumë të ngushtë zyrtarësh.
Kryeministri qëndron në krye kësaj hierarkie, më pas vjen Ministri i Brendshëm, vartësia e të cilit është Komandanti i Gardës së Republikës dhe pas tij, vijnë komandantët e katër njësive dhe asaj të njësisë speciale të Gardës. Për këta të fundit, janë lëshuar tashmë urdhër-arreste nga prokuroria.
Kjo hierarki nxjerr zbuluar një këndvështrim shumë më të thjeshtë mbi arsyet e skandalit të mosdorëzimit të gardistëve për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet. Ka dy rrugë nëse ata arrestohen dhe merren në pyetje. Komandanti i Gardës (në rastin konkret gjeneral Ndrea Prendi) ose do marrë përsipër se ka urdhëruar vetë hapjen zjarr mbi turmë (gjë e cila sipas Nenit 79 të Kodit Penal dënohet me burgim 20 vjet deri në burgim të përjetshëm) ose do pohojë që ka marrë urdhër.
Prej këtej, duhet lëshuar urdhër arresti për Ministrin e Brendshëm (në rastin konkret Lulzim Basha) ose mbi vetë kryeministrin e vendit (në rastin konkret Sali Berisha).
E gjithë retorika e dhunës verbale të jashtëzakonshme që po ushtron në 48 orët e fundit, kreu i qeverisë, ka shmangur deri tani pyetjen kyç të kësaj historie nga pikëpamja ligjore: Kush e dha urdhërin? Me urdhër të kujt Garda qëlloi mbi turmë?
Nëse gardistët "dorëzohen", duhet të pranojnë akuzën që sipas Nenit 79 të Kodit penal i dënon me 20 vjet deri në burgim të përjetshëm, ose duhet të pohojnë që kanë marrë urdhër nga Ministri i Brendshëm ose Kryeministri, dy personat e vetëm që sipas hierarkisë ligjore kanë të drejtë të urdhërojnë Gardën të hap zjarr .
-Shekulli-
Gardistët u mjekuan në oborrin e Kryeministrisë për të mos u arrestuar
Brenda territorit të Kryeministrisë u mjekuan gardistët që u plagosën nga incidentet e ditës së premte,ku mbetën të vrarë tre demonstrues. Në territorin e Kryeminisrisë, janë filmuar uniformat e bardha,të cilat kanë qenë duke iu dhënë ndihmë mjekësore disa gardistëve të plagosur.
Gardistët nuk janë lejuar të largohen nga Kryeministria që prej ditës së premte,kur u zhvilluan incidentet. Edhe në raste kur gardistët kanë patur nevojë mjekësore më të madhe,kamera ka filmuar personelin mjekësor që ka shkuar dhe ka mjekuar gardistët brenda rrethimit të Kryeministrisë.
Efektivat e gardës që u dëmtuan gjatë protestës, shihen në një pamje tërësisht të pazakontë,njëlloj si të ishte në rast lufte dhe marrin ndihmë mjekësore në natyrë të hapur. Gardistët gjenden brenda territorit të kryeministrisë,asaj që quhet si vend rreptësisht i ndaluar për çdo qytetar dhe si zonë e rëndësisë për Gardën e Republikës.
Territori ku u mjekuan gardistët është në juridiksionin dhe ruajtjen e Gardës së Republikës, gjë që iu jep atyre garanci maksimale se nuk mund të ndalohen ose shoqërohen para drejtësisë nëse ndaj tyre është lëshuar urdhër-arresti nga Prokuroria.
-Shekulli-
p.s. Po citoj ketu, ne kete teme "Tirana 21 Janar 20011", Angel dhe Eria per mendimin e tyre qe kane shkruar tek Tema" Lajmet e Fundit";
JO, 21 Janari nuk do harrohet. Ajo date ishte vetem nisma dhe vazhdimi i QELLIMIT te renes se Diktatorit dhe Diktatures Fashiste ne Shqiperi.
Me veprimin e mbrendshmem ne Kuvend - i cili nuk mund te quhet me Kuvendi i populli por, Kuvendi i nje grupi Fashist- Ai (Sali Berisha), Ajo (Josefina Topalli) dhe 72 te tjeret, se Shqiperia eshte e PUSHTUAR nga Fashiste te Terbuar qe VRASIN dhe marrin vendime URGJENTE ne EMER te Popllit por qe s'kane asnje lidhje me Popullin vecse me Diktaturen!!!
Hetim Ramës, prokurores dhe SHISH
Parlamenti i mbledhur me urgjencë, në prani vetëm të deputetëve demokratë, miratoi ngritjen e një komisioni hetimor për ngjarjet e 21 janarit.Komisioni do të hetojë veprimtarinë e institucioneve shtetërore që duhet të zbulonin, parandalonin dhe përballonin dhunën gjatë demonstratës së thirrur nga opozita.
E thënë me fjalë të tjera, hetimi do të shënjestrojë përveç Edi Ramës dhe organizatorëve të demonstratës, edhe Shërbimin Informativ Shtetëror, me të cilin kryeministri u tregua mjaft i ashpër.
_______________________________
Sala pervec Prokurorise po ben "PUCIST" dhe SHISH tani.
Me mua,ose kundra meje...rruge te mesme nuk njeh ai ...
Shifeni pak me kujdes ket video te analizuar nga dikush...
http://www.youtube.com/watch?v=b7wa...feature=related
E çuditshme sepse qe diten e pare qe e pashe kete videon trasmetuar nga mediat ai plaku me koke te bardhe me beri pershtypje nga gjakftotesia e tij...por mediat e treguan sikur zhurma e plumbit ishte aq e madhe saqe ai s'mori vesh gje...perveç kesaj analiza e me lartshme ka nje qartesi me teper me ata tre personat te porta...
Prokuroria duhet sa me shpejt te arrestoj ata personat dhe te zbardhi te verteten mbi kete ngjarje.
Rendesia eshte se nqs e ka bere Edi (dmth per te treguar pasiguri ne vend) duhet shporrur nje ore e me pare nga Shqiperia & nqs e ka bere Sala (por po me ata personat nga ana e demostruesve) per t'i treguar popullit qe e ka bere po prape Edi (per t'a vene ne pozicionin e pare qe sapo thashe me lart)...sepse po ti marrim gjerat ashtu siç i shikojme & degjojme i bie t'a kete bere Edi Rama!
Po sikur t'a kete bere Sala qe te tregoj se e ka bere Edi Rama??
Un diku ne nje forum tjeter kam pare 4 versione si ky,, skam ndermden ti besoj aspak u rregjem me montage pa krip tani..
Ceci se ben ate gje kurr Sala , se besoj kurre !!! nuk eshte i atij niveli madje turp ta mendosh .
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Un diku ne nje forum tjeter kam pare 4 versione si ky,, skam ndermden ti besoj aspak u rregjem me montage pa krip tani..
Ceci se ben ate gje kurr Sala , se besoj kurre !!! nuk eshte i atij niveli madje turp ta mendosh .
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Tani turp s'me vjen jo. Po Azem Hajdarin kush e vrau?
Atje kurvelliku s'ka mbarim si per Salen ashtu edhe per Edin.
S'ka prokurori.S'ka zbatim ligji. Me thuaj a u denua njeri ne rastin e Gerdecit?
Mos thuaj qe ndrit se n'a cmende
Po te ndriste s'do ishim ktu ku jemi. Aman se me hapet barku me ata monstra!
Ndrit qe cke me ate pun..po Edi Ja nxiu jeten gruas e babait tvet mi cupe i degjeneroi totalisht, e çpret nga ai..po rri sa m'iku oreksi, ngela pa ngren!!
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Ndrit qe cke me ate pun..po Edi Ja nxiu jeten gruas e babait tvet mi cupe i degjeneroi totalisht, e çpret nga ai..po rri sa m'iku oreksi, ngela pa ngren!!
Citim:
Po citoj ato që tha halfgang
Shifeni pak me kujdes ket video te analizuar nga dikush...
http://www.youtube.com/watch?v=b7wa...feature=related
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
Po rri sa m'iku oreksi, ngela pa ngren!!
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Po se bera te mire ate moj![]()
NJe cop mishi me dy sy eshte. Ate po them qe s'kemi burra te n'a qeverisin ashtu siç duhet!
Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
P.s Bruni mos dil ke kjo lagja ti, se se ke mbush moshen e tkeqen![]()
Ekspertët: Vrasja e Veizit nga larg, predha në trup me dëmtim
Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore të cilët janë në vartësi të Ministrisë së Brendshme:
"Në përfundim të akt-ekspertimit të predhës së gjetur në trupin e të vrarit Ziver Veizi, janë konstatuar dëmtime. Këto dëmtime kanë ardhur si pasoj e kontaktit të predhës me trupa të huaj para se plumbi ta godas viktimën Veizi. Sipas ekspertëve, në predhën 9 mm që ndodhej në trupin e të vrarit, janë konstatuar me anë të këqyrjes mikroskopike rrathë anash predhës, çka do të thotë në gjuhën e ekspertëve se para se të goditet viktima, predha ka pas kontakt me sende të tjera.
Gjithashtu, në raport, ekspertët kanë përshkruar edhe disa fije bari, shkurre apo edhe të drurit të pishës të cilat janë gjetur së bashku me predhën në trupin e viktimës.
Këto trupa të huaja në predhë, sipas ekspertëve, konfirmojnë se plumbi para se të godas trupin e të vrarit ka pas kontakte me fije bari, gjethe, shkurre, apo edhe degë të pishave"-thuhet nga burimet zyrtare të Prokurorisë duke iu referuar raporteve të përpiluar nga ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore.
Sipas këtyre të dhënave të përshkruara me imtësi në raport, rezulton se teoria e disa mediave, forumeve, analistëve apo edhe nga disa politikan të djathtë, se Veizi është vrarë nga personi i thinjur ngjitur me çadër në dorë apo nga njëri nga tre personat e fshehur prapa shtyllës së portës hyrëse të kryeministrisë, bie.
Sipas tyre, para personit të thinjur ngjitur me viktimën Veizi dhe tre personat që janë mbrapa shtyllës së portës hyrëse, nuk kanë asnjë gjethe, fije bari apo shkurre e pishe që predha e tyre të marr me vete në trupin e viktimës së gjirokastritit. Sipas prokurorisë, ekspertimi i Policisë Shkencore përbën një provë të rëndësishme për organin e akuzës, që provon se plumbi që goditi Veizin ka ardhur nga brenda rrethimit të kryeministrisë.
-Shekulli, 26.1.2011-
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Si perfundim: 21 Janari per mua ishte 1 skenar i pergatitur ku te gjitha zhvillimet lidhen me njera tjetren per bukuri. Askujt nuk i intereson anetaresimi i Shqiperise ne BE qofshin keta serbe apo greke qe si duan te miren Shqiperise ashtu dhe "miqve" qe kujdesen per ne per interesat e tyre. Si dhe nuk behet Shqiperia me shqiptare perfundimisht.
Citim:Mire e the, me pelqen optimizmi.
Po citoj ato që tha al74
pastaj c'i duhet Shqiperise E.U , kur kjo nuk do kete dhe shume jete.
Citim:
Po citoj ato që tha al74
ndoshta nuk behet me ato qe vetem u kane nderruar lekuren idealeve te tyre individuale e hoxhiane por kjo nuk do te thote qe pas 5-6 dekadash te mos formohet ndonje klase tjeter politike.
pastaj c'i duhet Shqiperise E.U , kur kjo nuk do kete dhe shume jete.
Citim:
Po citoj ato që tha al74
ndoshta nuk behet me ato qe vetem u kane nderruar lekuren idealeve te tyre individuale e hoxhiane por kjo nuk do te thote qe pas 5-6 dekadash te mos formohet ndonje klase tjeter politike.
pastaj c'i duhet Shqiperise E.U , kur kjo nuk do kete dhe shume jete.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Mire e the, me pelqen optimizmi.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Piktoro une sjam hic optimiste .... e mban mend ca kam thene sa ters eshte per shqiptaret muaji MARS .... po afron muaji![]()
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
te ishte kaq e thjeshte sdo lodhej as prokuroria as politika half![]()
Ska per te dale fajtori i ketyre 3 vrasjeve. Ajo qe eshte e sigurt eshte qe politika e ndyre i vrau.
Shqiperia ka nevoj per dy gjera: ose zgjedhje te parakoheshme, ose demostrata te fuqishme( pa prish palmat, tortuaret, makinat, hidrocentralet etc etc) qe kjo bande e pa skrupullt kriminelash e gjakpirsish te largohet dhe jo vetem aq, por te ndiqen penalisht per te gjitha krimet, mashtrimet dhe perfitimet qe kan ber ne kurris te shoqerise shqiptare dhe kufinjve shqiptare. Me vjen te qesh kur lexoj disa ketu qe e qisin paka shume salen si yll te demokracise.
Ehh, hipokrizia dhe injoranca per disa eshte pa fund!
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Sikur te kishte halla *oqe thua ti almua me interesojne xhajat ne kete dekade jo mbas 5-6 dekadash ku dhe mund te jemi te mbuluar me gjethe fiku si neandertali ose te jemi robote te programuar si fantazite e zhyl vernit
Me lule dhe qirinj përballë të akuzuarit për vrasje
Në 21 janar, tre qytetarë shqiptarë, protestues antiqeveritarë u vranë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Pasditen e 21 janarit, kryeministri i këtij vendi, Sali Berisha deklaroi në orën 19.00 "zbulimin" se vrasjet janë kryer nga vetë opozita, etj.
Në 21 janar në darkë, kamerat zbuluan se kjo kërmë pushteti që i ka mbetur në ezofag Shqipërisë që nga komunizmi i viteve '70, gënjeu përsëri. Vrasjet ishin kryer nga Garda e Republikës dhe plumbat që vranë tre burrat erdhën nga një kat poshtë zyrës ku vetë kreu i qeverisë tha se "kishte qëndruar prej orës 14.30 të asaj dite në krye të detyrës"..
Po. Me ligj kryeministri është në krye të hierarkisë së Gardës. Rrjedhimisht në 22 janar në mëngjes Sali Berisha ishte i akuzuari kryesor për vrasjet.
Vrasjet ishin kryer madje në mënyrën më të tmerrshme që mund të imagjinohet, kur demonstrata ishte shkrehur, kur nuk kishte më asnjë rrezik për askënd. Pse? Duhej të kishte vetëm një debat publik dhe një hetim përballë kësaj llahtarie: nëse ishte ky një krim me paramendim dhe çfarë ishte planifikuar nëse kamerat nuk do nxirrnin rastësisht të vërtetën..
Por jo...
Çfarë ka ndodhur nga 22 janari deri më sot? Sali Berisha, është kthyer nga personi që duhej kryqëzuar nga Shqipëria, në personin që ka kryqëzuar Shqipërinë. Në 22 janar Shqipëria duhet të sulmonte vrasësin. Sot, Shqipëria tenton thjesht të fshihet nga vrasësi.
Vrasësi ia doli të shndërrohet në akuzuesin histerik, për të cilin e vetmja gjë që duhet të mendojmë është: aman, le ta mbyllim me kaq! Si në '97-n. Jo. Njëmijë herë, jo! Ndryshe plumbat që vranë ata tre burra, do na arrijnë të gjithëve në ditët në vijim.. Madje pesha e atyre plumbave të ftohtë është prej pasdites së tmerrshme të 21 janarit në zemrat e shumicës së heshtur të shqiptarëve.
Ndihen keq, shumë keq, këto ditë shqiptarët. Ia ndjejmë rënkimin njëri-tjetrit. Diçka mungon.. Mungon ajo çka i shëron zemrat e lënduara. Për sa kohë të flasim për njerëz, ka pasur, ka dhe do të ketë vetëm një ilaç për njerëzit e zemëruar: DREJTËSIA! Që prej fillimit të historisë së njerëzimit ka qenë kështu: Drejtësi! Vrasësi përpara drejtësisë.
Por çfarë po ndodh në këtë vend? Përgjatë një jave është vënë në funksionim gjithë aparati represiv shtetëror për të bërë të pamundur DREJTËSINË! Duhej të mbërthenim vrasësin e 21 janarit. Sot vrasësi ia ka dalë mbanë t'i mbërthejë të gjithë, prokurorinë, presidentin, median, intelektualët, ambasadorët e së fundmi edhe vetë opozitën.
Kreu i saj pezulloi protestat pas 21 janarit dhe pas një jave presioni të egër për ta bllokuar fare valvulën e zemërimit publik, e ftoi dje popullin të zbresë në shesh me qirinj dhe lule.. Flitet për provokime, e për të provokuar. Flitet për kujdes.. Se ndryshe.. Ndryshe çfarë?
Kush guxon sot në botë që në vend të arrestojë dhe kërkojë ndëshkimin e vrasësve të protestuesve paqësorë, të shpërblejë këta kriminelë? Kush kërcënon popullin për të mos guxuar të protestojë për padrejtësitë dhe keq-qeverisjen?
Kush guxon t'i veshë krimin protestuesve dhe të bëjë heronj gangsterët e veshur me pushtetin e mafies, të krimit, të korrupsionit, të halabakëve të rrugës, që e shesin veten për një copë buke, për një rrogë të fëlliqur e të lyer me gjakun e vëllezërve të tyre protestues? Kush i mbron në zyrat e shtetit vrasësit? Kush pengon Prokurorinë për hetimet? Kush kërcënon ditën për diell liderin e opozitës me jetë?
Dhe kush mund t'i thotë sot në botë popullit të një vendi të tillë që ai që bën të gjitha këto qenka një "burrë shteti?"
Por le të kemi të qartë, një gjë të gjithë.. Ne qytetarët, dhe gjithë "burrat e shtetit" të këtij vendi, qofshin të shitur, apo të frikësuar.
Zemërimi i popullit është sot më i madh se kurrë. Atë nuk do ta shuajnë dot plumbat. Por atë nuk do ta shuajnë dot as lulet dhe qirinjtë. Jo, i dashur Edi. Ti nuk e ke këtë të drejtë. Kjo është një gjë shumë më e madhe se ty. Të kërkosh drejtësi nuk është qëndrim radikal. Lulet dhe qirinjtë i vendosëm që në 22 janar.
Ti, sot ke dy rrugë: Ose të pranosh të jesh trupëzimi politik i këtij zemërimi, ose të mos jesh më lider. Zgjidh të parën. Ndryshe, ky zemërim do të marrë edhe ty përpara, bashkë me vrasësin e 21 janarit.
-Shekulli, 28.01.2011-
Dy Shqiptare te mencur...
Protesta e sotme mjaft qytetare dhe teper mallengjyese. Deshmuam qe jemi njerez si gjithe europianet e tjere por drejtohemi nga plera qe keqperdorin zemerimin e tij.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Deshmuam qe jemi njerez si gjithe europianet e tjere por drejtohemi nga plera qe keqperdorin zemerimin e tij.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Jo e ke gabim deshmuan dhe nje here sesa shpejt manipulohemi si popull sepse i njejti person qe i drejtonte kunder nje puci te shtetitqe i shtyu te thyjne te djegin i inxorri si capi tek kasapi e po ky njeri tani i thote do dalim e manifestojne ne paqe dilni nuk mundesh ne njeren dore te mbash gurin ,shkopin para 1 jave dhe mbas nje jave lulen o qiriun ...pak asurde dhe e pakuptuar dhe per njeres qe jetojne jashte dhe nuk jane te asnjeres arti ...po te ishim si europa sdo dilnim fare ne demostrade ketu do i tregonim Edit ,Sales dhe njeresve te tjere qe ka ardh dita qe mos luani me me ne si kukllat me fije ...nuk mallengjehem aspak nga lotet e korkodileve te pushteti me vjen keq per ato qe vdiqen pa e ditur dhe sdo ta dine kurre PSE...
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Sikur e permenda qe eshte politika e dhjere qe KEQPERDOR popullin apo jo. Asnje se do dhunen pasigurine vrasjen shkaterrimin, politikaneve po sepse duan te sundojne deri sa te vdesin ne ato karrige ku jane.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
e pra dhe une kete te thashe nuk jemi si popujt e tjere manipulohemi shpejt .
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kope ka gjithe bota si ne Shqiperi si ne Tunizi si ne Itali apo Paris. Ne sot deshmuam qe jemi qytetare dhe jo kafshe pavaresisht qe jemi ballkanas gjaknxehte.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ne sot deshmuam qe jemi qytetare
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Populli eshte kope Bionde duhet bariu te dije te drejtoje tufen. Kope ka gjithe bota si ne Shqiperi si ne Tunizi si ne Itali apo Paris. Ne sot deshmuam qe jemi qytetare dhe jo kafshe pavaresisht qe jemi ballkanas gjaknxehte.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Sa vlere pat sot Angjel ma thuaj sa vlere pat sot per ty dhe per ato qe shkuan ne ate homazh ... pse se tregun qytetarine perpara se te ndodheshin vrasjet?...pse nuk doli Rama ,Sala dhe te thonin dhe per demostraden e kaluar qe do jete paqesore por si e di une (dhe ti e di mire se une ) paqesore nuk pat asgje por u desh te vdisnin 3 njeres ? Apo jemi popull qe duhet perpara vrasja pastaj te falim ...nesje kjo eshte menyra sesi e shoh une sdo te thote qe eshte e drejte...
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kalofsh mire Bionde po iki tja fus gjumit une![]()
http://www.top-channel.tv/video.php?id=22161
Gjithsesi kjo s'harrohet kollaj!!
Citim:
Po citoj ato që tha al74
nuk thashe per hallen po thashe ate ku te con arsyeja. deri para pak kohesh jemi palluar me dogmat e veteizolimit qe na eshte rrenjosur thelle .
tani po pallohemi me ambicien per tu bere te pasur sa me shpejt e nuk ka rendesi se si mund te arrihet. kur brezat pasardhes (ndoshta niperit e mi) te jene disi te ngopur do ju vije edhe deshira te behen artiste ne politike. kismet.
ne shqiperi nuk behet politike por thashethem. more po te pares rryme politike qe do paraqiste nje program zhvillimi per vendin do ia vija veshin.
me duket shabllon i politikes kurve italiane.
Heronje e kohes se demokracise jane njerez qe sorrollaten me duar neper xhepa dhe vriten nga plumba qorr.
Fenomene shqiptare!
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Heronje e kohes se demokracise jane njerez qe sorrollaten me duar neper xhepa dhe vriten nga plumba qorr.
Fenomene shqiptare!
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Populli eshte kope Bionde duhet bariu te dije te drejtoje tufen. Kope ka gjithe bota si ne Shqiperi si ne Tunizi si ne Itali apo Paris. Ne sot deshmuam qe jemi qytetare dhe jo kafshe pavaresisht qe jemi ballkanas gjaknxehte.
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Angel populli nuk eshte kope, nuk duhet te jete kope! Ne fakt s'duhet te kete as popull, nese fjala 'popull' perdoret nga politika dhe nga vete populli per te treguar dicka qe sikur s'ka te beje me te. Populli jemi ne, je ti, jane ata, jam une... e sinqerisht une s'dua te bej pjese ne kete kope te drejtuar nga nje bari. S'kam nevoje per bari perderisa jam individ.
Me vjen keq nese do lendoj ndonje njeri po une s'pashe qytetare aty. Qytetaret kane te drejta e detyra, e si te tille nuk ngrihen ne protesta vetem se i ben thirrje nje Rama apo Berisha ngrihet ne protesta kur i therret ndergjegja qytetare (nese e kane!), kur i shkelin te drejtat e protesta funksionon nese nga ana tjeter ka qytetare te tjere qe te degjojne e marrin parasysh arsyen e protestes. Nese ndonjeri nga ju i pa diku ne ndonje vend keto te ma thote qe ti terheq prapsh keto qe sapo thashe. Shqiptaret s'kane ndergjegje as moral komunitar prandaj arsyeja e vetme qe mund te ngrihen eshte po ti paguash. Ne jemi si ai i semuri qe s'di qe eshte tashme i semure, mendon se mund te jete i semure e lengon nderkohe qe filozofon per semundjen.
Angel ndryshimet i ben individi, nese keto nuk ndodhin eshte sepse keta individe jane njesoj si ata qe ti i quan 'bari' ose 'barinj' ajo turma po te ish ne vendin e udheheqesve do te sillej njesoj. Duhet te ndryshoje dicka me e rendesishme se sa politikanet, por kjo ka shume mundesi te mos ndodhe nese vazhdojme keshtu.
Por nese do ta shohesh pozitivisht nuk mund te ta imponoj. Kisha kohe pa debatuar me ty
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Angel ndryshimet i ben individi, nese keto nuk ndodhin eshte sepse keta individe jane njesoj si ata qe ti i quan 'bari' ose 'barinj' ajo turma po te ish ne vendin e udheheqesve do te sillej njesoj. Duhet te ndryshoje dicka me e rendesishme se sa politikanet, por kjo ka shume mundesi te mos ndodhe nese vazhdojme keshtu.
Por nese do ta shohesh pozitivisht nuk mund te ta imponoj. Kisha kohe pa debatuar me ty![]()
Ishalla po vazhdojne keto demonstratat ......................... .
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.