Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 75 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- 100 vjet pavarësi apo 100 vjet vetmi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18694)
ke te drejt endri esht e thjesht tallesh e thuash uaaa! ca turpi x nje minoranc qe sillet ne ate menyr. arsyet jan te shumta sesht nevoja ti radhisim ktu. problemi esht se mendje ndriturit ktu harrojn se nuk duhet te turperohemi, per ate minorancen. duhet ti bejm nje pyetje vetes sa mbrapa jemi?? ne si shoqeri... kush na drejton! (e me kte nuk dua te them kush na drejton si politik) se ktu politika besoj se nuk ka "shum" lidhje?
ne nje shoqeri qe ne pikat kyce te kultures, politikes. ecc ecc. hyn njerez jo se jan te zotet po' hyn se kan njohje! nuk kemi si te shpresojm te hecim shum.
me vjen keq qe nuk kemi mondin ktu se do i kerkoja nje nder. ti bente nje list sharje atij/atyre qe paten iden brillante te bente nje tort da giness ....
Mire keta qe shtyheshin, qe merrnin torten me duar dhe mezi dilnin nga "radha"; -ne kete rast mund edhe t'ua vesh fajin organizatorve. Por si i behet halli me ata qe luanin duke gjuajtur njeri-tjetrin me torte, si te luanin me topa bore, -atyre si tu behet!? Mos nuk paska patur dhe aq faj ai xhaxhi i atehershem, (qe i ngjitesh cdo e keqe e ketij vendi), i cili tipa te tille i kapte dhe i conte te hapnin kanal per disa muaj rresht!?
Kultura e nje populli nuk ka brire, duket ne rruge, ne xhentilese, ne komunikim, ku hedhin plehrat, si mbajne rradhen, etj. Edhe kur ka evente madhore nje popull me kulture nuk lejon devianca qe nuk e perfaqsojne te ndose imazhin e tij. Por kjo nuk ndodhi me torten sepse ata njerez nuk jane devianca, pra nuk jane te cmendur, jane pjese e kultures dhe varferise tone. Mos i trajtoni njerezit sikur kane dale nga cmendina apo kane zbrit nga ndonje planet tjeter. Te ishin jevgj do ia veshnit races, tani paska dale fjala "deviance" kshu ne pergjithesi per te treguar se s'na perkasin.
100 vjet. Gezuar.
Festa shume e bukur. Te pakten 1/3 e popullit shqiptar e perjetoi direkt (live). Festoi e gjithe Shqiperia, festuan te gjithe shqiptaret anembane. Perfundimisht me mire nuk ka.
Kjo na gezon, na nderon edhe ne qe jemi fragmente te shkeputura qe elektrizohemi kur shohim e degjojme per lajme te mira.
O feste te madhe
o ka sot Shqipnia
u be Zoje e rande
siç e tha rilindja.
Nuk eshte hera e pare qe tregojme shenja barbarizmi.
'97-ta eshte fare afer. Te pakten kjo eshte nje defrustacion paqesor.
Turma turme ngelet. Koncet i njohur
Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001
HE PRA TURP PER NE QE IKME SE IKME PREJ QEJFIT???IKME ME SIGURU NJI JET MA T MiR E GJTHMON TUJ KUJTU FAMILJET TONA SE PER QEVERITART ATJE AS DY DIT BUKE NUK PO MUNDEN ME SIGURU ATIJ POPULLI KU GJITHMON VEC VUJTJE PO KA.100vjet shtet e ner to ka tortura e varfni ma shum.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Tani qe u rrit pak ndergjegjia kombetare me ne fund u kujtun emigrantet qe s'duhet te kishin ik. Hajt se cudia me e madhe 3 dite zgjat, ne kry te javes s'do e vrisni mendjen pse keni ik. Sidomos ata qe kane 5+ vjet jashte.
Citim:Kjo eshte e sakte. Nese kta qe e kane filmuar dhe futur ne youtube jane shqiptar, e dojn nje dru te mire stil barbarzimi megjithmend.
Po citoj ato që tha Ana1
Me turp per ata te News 7, apo cfare stacioni televiz ka filmuar ! Nuk shitet vetja aq lire, sic e shiten popullin e tyre keta kameramane. Direkt ne YouTube, t'i themi botes " sa te kulturuar" jemi.
E dini ju qe cdo shtepi ka " halene e saje", AMA para te tjereve " nuk ka si haleja e tyre, e paster kristal!
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Me gjithe qejf kthehem ne vendlindje dhe te jap kontributin tim po te ofrohen disa kushte miqesore institucionale. Besoj se nje pjese e madhe e shqiptareve kshu ndihen (pergjigje per ndaj mesazhit te Fajes). Sa per ate videon e tortes. Nuk shoh ndonje gje te keqe. Me vjen keq qe disa i perqeshin por ata mund te jene thjesht te varfer apo ndonje arsye e tjeter kushteve sociale personale.
Desha te shtoj se edhe ne Kosove u pregatit nje si lloj buke te tyren dhe e vendosen ne qender te qytetit por qytetaret kosovare kepusnin nga nje cope te vogel ne shenje respekti dhe largoheshin ne heshtje. Bravo kosovareve per patriotizmin!
Qe kur u be aq e madhe torta dihej qe as 10 % e saj nuk do kosumohej por do behesh ashtu si u be , te them te drejten as edhe nje video skam pare se cfare ndodhi vetem ca foto, por eshte sic tha dhe kurti qe ne mundohemi te shikojme gjithmone te keqen tek vetja, ne vend qe ta komentojne si nje gezim , perkundrazi thejksojne sa babezinj jemi !
C'jane keto shenja paniku ketu, per mos-filmim dhe mos-tregim te disa kanibalve te turmes!?! Keshtu permisohet gjendja? Me tw mbuluar tw fenomeneve negative? Po ku eshte kufiri i mbulimit dhe mos-mbulimit te ketyre fenomeneve? Kur duhet ti mbulojme dhe kur s'duhet ti mbulojme?
Ai filmim jo vetem duhet te tregohet ne Internet dhe TV, por te tregohen edhe filmime te tjera, sidomos ato qe i tregojne tipat babezites qarte nga afer kush jane. Qe keta tipa, kur te ecin rruges, ti tregojne me gisht. Biles te behet edhe nje padi penale ne prokurori kunder tyre, per shkelje te punes se 200 pasticierve, per ofendim publik te pjeses tjeter te turmes qe festonte ne rregull pervjetorin e festes, si dhe per degradim me dashje te festimit. Pas kesaj, gjykimi dhe denimi, kjo e fundit: gjobe dhe pune pa pagese ne bujqesi per dy-tre muaj per sejcilin vandal.
pse shokoheni kaq shume nga ata qe tregojne urine hapur dhe jo nga ata qe me babezine e tyre te fshehur vjedhin e shkaterrojne ket vend per dite o milet?!
Mesa kam folur me shqiptaret ato video skandalizuan me shume nga te gjithe vete shqiptaret neper bote. Ju nuk mund te fshihni realitetin njerez, nuk mund te mbyllni njerezit neper burgje sa te kalojne festat. Ata qe pate aty jane shqiptare dhe nuk mund te jene devianca te thjeshta qe qellojne pikerisht ne rresht te pare diten e festes mes ambasadoreve e kryministrave. Ato, sic tha robert, duhet te sherbejne qe shqiptaret te reflektojne, nuk mbulohet dielli me shoshe. Nese nuk besoni hapni nje kronike tjeter cfaredo ne Youtube. Psh hapni kroniken e lirimit nga burgu te 200 vetave. Shikoni me kujdes njerezit qe presin para deres se burgu, familjare, kalimtare, shikoni si vishen, si rrine, etj. Jane pjese e varferise tone ekonomike dhe kulturore. Nuk jane rastesi dhe devianca meqe shqiptareve te emigracionit i pelqen ta mendojne popullin te madh e te kulturuar. Dhe qe te kuptohemi ne kete moment ju qe mendoni se ata njerez jane devianca po ofendoni ata njerez me shume sesa ata qe mendojne se ata jane pjese e popullit shqiptar, thjesht ka shume pune per te bere qe njerezit te ndryshojne, te prosperojne, te kene leke dhe mos perseriten skena te tilla.
Ata qe preokupohen me shume se skandalizohet bota sesa per njerezit e tyre qe mbushin legenat me torta kane nje problem te madh ne konceptimin e patriotizmit.
Shënime blasfemike
Kosovari Veton Surroi jep disa nga pikepamjet me interesante. Eshte pak e gjate por vlen te lexohet.
-----------------------------------------------------------------
VETON SURROI – Shënime blasfemike -
1 .
Kur me këtë 28 Nëntor shqiptarët gjithandej botës kremtuam 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shënuam pikën kulmore historike të identitetit tonë. Njëkohësisht kemi mundësi, nëse pranojmë të analizojmë me sy kritik, që dikush mund t’i quajë blasfemikë, të shënojmë thellësinë e madhe të kundërthënieve, ende të gjalla, të këtij identiteti.
Të fillojmë nga e para kundërthënie. Shqipëria, në kuptimin juridik, nuk është shtet i shqiptarëve; në rastin më të mirë, është shtet i një pjese shqiptarësh, që quhen qytetarë të tij e që kanë obligim-privilegjet si shtetas të tij. Megjithatë, që të gjithë shqiptarët po e festojmë. Kjo do të thotë se po kremtojmë një paradoks. Paradoksi është lehtë i kuptueshëm me faktin se jashtë shtetit të Shqipërisë gjenden po aq shqiptarë që kanë shtetet e tyre sa edhe brenda. Shikuar kështu, e kremtja e 28 Nëntorit sivjet, pra, nuk kremton 100-vjetorin e shtetit shqiptar, por mungesën e realizimit të tij. Në këso konteksti, të kremtuarit e mungesës së shtetit, atëherë, është kremtim aspirate.
2.
Shënimi i aspiratës ka rrënjët më të thella, besoj, ndër shqiptarët e Kosovës. Në mendjen kolektive të kosovarëve është i gjallë, në përmasa të ikonografisë (aq sa ta shohim Isë Boletinin në mesin tonë sa herë ta shohim edhe Reshat Arbanën që e luan rolin e tij në film) momentin e puthjes së flamurit në Vlorë nga prijësi i delegacionit kosovar. Ai moment ikonografik përmban në vete së paku tri përcaktime të identitetit politik të Kosovës, të riaktualizuar në këtë kremte.
Një, në mendjen kolektive kosovare luftërat për Shqipërinë filluan në Kosovë, por përfunduan me formimin e shtetit të Shqipërisë pa Kosovën në të, që do të thotë një përfundim i pasuksesshëm (apo jo krejtësisht i suksesshëm i luftërave) çka e bën edhe këtë një kremte të pasuksesit.
Dy, më shumë se në momentin e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, kosovarët munguan në 100 vitet e ardhshme, gjegjësisht ndien mungesën e ombrellës së shtetit shqiptar, pra edhe kjo mund të quhet si kremte të munguarve.
Dhe tre, arritja e Isë Boletini me vonesë në Vlorë shndërrohet në metaforë vonese historike të kosovarëve, ngase shtetësia e munguar për njëqind vjet u zëvendësua më vonë me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Kështu, kjo shndërrohet në një kremte vonese, e vonesa tipar i zhvillimit të kombit.
3.
Vonesa nuk mund t’i atribuohet vetëm pjesës kosovare të kombit shqiptar. Vetë akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë erdhi kur tashmë të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit e kishin bërë këtë gjë, kishin ndërtuar shtetet e tyre dhe tashmë kishin filluar me gllabërimin e tokave të të tjerëve, në radhë të parë të shqiptarëve. Kremtimi i njëqindvjetorit, kështu, shndërrohet në kremtim të vonesës historike, madje të asaj të shndërruar në pjesë të identitetit kombëtar.
Dhe vonesa historike, ajo e Shpalljes së Pavarësisë, erdhi si produkt i një zhvillimi interesant, të shpenzuarit e të gjitha opsioneve të tjera historike. Vetëm kur prijësit shqiptarë panë se nuk do të ketë hair prej kërkesave për autonomi brenda Perandorisë Otomane morën vendimin independentist. Kështu, Shpallja e Pavarësisë erdhi jo si planifikim i ardhmërisë, por si shpenzim i së kaluarës.
Mungesa e planifikimit ka mundur ta shpallë Shqipërinë kudo, për shembull në Shkupin që e çliruan kryengritësit shqiptarë. Rastësia e deshi që të shpallej në Vlorë. Kështu, Shqipëria është e sendërtuar me rastësi, me aksidentalitet historik më shumë se me projekt historik.
E ky aksidentalitet ishte evident me rrezikimin e territorialitetit shqiptar që ishte sulmuar prej shteteve të reja kombëtare, të popujve fqinj.
Shteti u shpall, pra, vetëm kur kombi ishte gati të humbiste si i tillë, erdhi si nocion ekzistencial.
4.
Aksidentaliteti historik solli edhe një dimension tjetër që do të shndërrohet në tipar kombëtar.
Ideja bazike për ndërtimin e shtetit shqiptar ishte europiane, pra një ide që popujt e tjerë europianë kishin konsumuar apo duke e konsumuar me sukses në treqind vitet e kaluara. Shqiptarët, të vonuar me procesin e tyre, arritën të definojnë edhe këtë shtet të cunguar vetëm me ndërhyrjen amerikane. Lindja e Shqipërisë, e përputhur me hyrjen e superfuqisë amerikane në Europë, me rolin e Presidentit ëilson në tryezën e fitimtarëve, siguroi shtetësinë shqiptare.
Në fund të shekullit XX dhe fillim të atij XXI, ndërhyrja amerikane mbrojti një pjesë të madhe të kombit shqiptar, duke u siguruar ekzistencën e qytetarëve të Kosovës e pastaj edhe pavarësinë e shtetit.
E kremtja mund të konsiderohet kështu edhe pjesë e një lidhje krejt të veçantë, gati kanunore, që kanë shqiptarët (njëanshëm) me SHBA-në.
Në fakt, është e kremte e lëvizjes (së vonuar e tejet të ngathtë) të historisë së shqiptarëve, drejt Perëndimit. Në njëqind vitet e shkuara, Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë më shumë pjesë e Lindjes se sa Perëndimit (me despotizmin e Zogut, me komunizmin andej e këndej kufirit shqiptar, madje duke shkuar aq larg sa të kërkohet lidhje me Kinën e Mao Ce Dunit).
5.
Përcaktimi kanunor pro-amerikan është i pazëvendësueshëm, por është gjithashtu i pamjaftueshëm. Shtetësia shqiptare është projekt integrues brenda trupit europian, dhe kjo shtetësi në njëqind vitet e veta të ekzistimit nuk ka arritur të fitojë certifikatën e nevojshme, atë të shtetit anëtar në BE. Për më tepër shqiptarët në Europë kanë arritur të shënojnë dy veçori që nuk janë për të lëvduar. Janë i vetmi popull europian në Perëndim të Bosforit (në Shqipëri, Kosovë dhe pjesë shqiptare të Maqedonisë), që në mënyrë konsekuente refuzon të organizojë zgjedhje të lira e demokratike, të pakontestueshme dhe të pranueshme nga aspekti i kritereve europiane. Janë po ashtu i vetmi popull majtas nga Bosfori që shënon afërsi me Bashkimin Europian vetëm atëherë kur pjesëtarët e tij gjenden në minoritet. Sot shqiptarët më europianë janë ata që emigruan dhe jetojnë në vendet e BE-së. Ndërsa, për sa u përket territoreve autoktone, më afër BE-së janë shqiptarët e Malit të Zi e të Serbisë, ku janë në pakicë se sa në Shqipëri e Kosovë, ku janë në shumicë.
Njëqindvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, të idesë bazike të rilindësve për vendosjen e kombit jashtë dominimit aziatik otoman dhe brenda trungut të kulturës europiane, e gjen ende shtetin në përcaktim të paverifikueshëm.
Për më tepër, e me ironinë e kohës, Shqipëria filloi pavarësimin kur pesha specifike e historisë zhvillohej në Perëndim e njëqind vjet më vonë e gjen Shqipërinë të pangulitur në Perëndim, ndërsa pesha specifike e historisë bartet për në Lindje, në një ekuilibër të ri mes SHBA-së dhe Kinës si dy superfuqive ekonomike.
6.
Shqipëria e këtillë i vendosi shqiptarët në Ballkan në një pozitë, dhe pothuajse profesion kolektiv, unikal. Përgjatë njëqind viteve të kaluara, me të kuptuar se Shqipëria do të përfshijë në të, vetëm ata shqiptarë që u gjetën në kufijtë e përcaktuar nga historia e fundit të luftërave ballkanike, shqiptarët e përjashtuar nga ky projekt u detyruan të iniciojnë projektet e veta shtetndërtuese.
Kosova do të zgjohej nga fundi i luftërave botërore për të parë se ende ka kufi mes vetes dhe Shqipërisë e për të kuptuar më 1945-n, me brutalitet, se duhet të fillojë procesin e vet të shtetndërtimit, që do të formulohet fillimisht si autonomi, pastaj Republikë, pastaj shtet i pavarur.
Tutje, një vendim i këtillë shkaktoi projekte të tjera shtetndërtimi te shqiptarët e tjerë autoktonë (Maqedoni, Mal të Zi, Serbi). Shqipëria, kështu, në njëqind vjet u dëshmua si pamjaftueshmëri për shqiptarët e Ballkanit dhe kërkuese e energjive plotësuese për shtetndërtim bazik, që popujt e tjerë nuk kishin nevojë të shpenzonin.
7.
Nëpër pano publike, reklama gazete e TV, madje edhe në dyer shtëpish dhe vitrina dyqanesh në Kosovë gjendet qartë e shkruar porosia e urimit: “100 vjet Pavarësi!”
Do të dukej e jashtëzakonshme, në rrethana të tjera, që një shtet i sapopavarësuar, me as 5 vjet stazh independence, të festojë me të madhe njëqindvjetorin e shtetit fqinj, madje në atë mënyrë që të kuptohet se bëhet fjalë për veten.
Megjithatë, në këtë rast, bëhet fjalë për një konflikt mes mendjes dhe shpirtit. Për shqiptarët e Kosovës, pavarësia e Shqipërisë është përcaktim emocional, pavarësia e Kosovës është përcaktim racional.
Në njëqindvjetorin e Shqipërisë është duke fituar instinkti bazik etnik. Në njëqindvjetor dhe mbase jo vetëm në këtë datë, zhvillohet gara mes peshës hipersimbolike të flamurit të Skënderbeut e Ismail Qemalit dhe zbehtësisë së flamurit të Kosovës, sinonim i kritereve tejet të ulëta estetike (dhe jo vetëm estetike) të elitës së tanishme udhëheqëse politike të Kosovës.
Por, flamuri shqiptar, i cili ka valuar në dasma e ditë festive, në Kosovën e kohës së Jugosllavisë ka mbetur shenjë e rezistencës. Në kohën e Jugosllavisë, ka valuar si shenjë kolektive e rezistencës për të ruajtur e zhvilluar identitetin e veçantë shqiptar. E njëjta gjë bëhet edhe sot; flamujt shqiptarë gjithandej Kosovës janë shenjë e identitetit të veçantë dhe e një porosie: shteti i këtillë i Kosovës është i pamjaftueshëm.
8.
Kosova është shtet i papërfunduar, dhe përderisa të jetë i tillë, do të jetë e papërfunduar edhe arkitektura politike shqiptare. Kjo arkitekturë nënkupton cilësinë e komunikimit të lirë të shqiptarëve në Ballkan, duke respektuar tërësinë tokësore të shteteve ku jetojnë shqiptarët autoktonë. Njëkohësisht, kjo arkitekturë nënkupton funksionalitetin e plotë të shteteve, karakteristikë kjo që nuk e përcjell Kosovën.
Funksionaliteti i Kosovës, pos nga zaptimi jodemokratik i shtetit nga strukturat paralele politike shqiptare, pengohet edhe nga zaptimi territorial nga strukturat paralele serbe, si pjesë e konfliktit të papërfunduar me Serbinë.
Kosova, në formë më të vrazhdë, reflekton edhe problemin themelor të Shqipërisë. Në njëqindvjetorin e saj, qytetarët e Shqipërisë mund të festojnë Pavarësinë e shtetit, lexuar nga e drejta ndërkombëtare. Por nuk mund të festojnë pavarësinë e institucioneve të shtetit, të cilat në masë të madhe janë nën kontrollin e korrupsionit politik, dhe jo vetëm të tij.
Shqipëria dhe Kosova demonstrojnë së bashku se fjala pavarësi nuk është e mjaftueshme vetvetiu, se asaj i nevojitet edhe përshkrimi “efikas”, edhe ai “demokratik”.
9.
A ka një rrugë të shkurtër, e cila përnjëherë do të na i zgjidhte problemet? Një bashkim i shpejtë, për shembull, i cili përnjëherë do ta bënte Shqipërinë, me Kosovën e integruar në të efikase, demokratike, funksionale? Do ta bënte, si në këngën e “Xhamadanit vija-vija”, të madhe? Pra, rrjedhimisht, të mirë, për dallim prej kësaj që është sot?
Druaj se dhiare të këtilla nuk ka, në skenë sot nuk është as një Shqipëri që ka kapacitet ekonomik e administrativ që ta absorbojë Kosovën (apo pjesën më të madhe të saj) e as Kosova një kapacitet korrespondues. Madje edhe duke e harruar për një moment Maqedoninë shqiptare.
Për më tepër, të kërkuarit e tyre shërbejnë për të zhvendosur vëmendjen prej problemeve dominante reale dhe zgjidhjes së tyre. E problemi dominant i shoqërive shqiptare sot është i një natyre të dyfishtë. Fillimisht, ka të bëjë me zaptimin e shtetit nga forca politike-ekonomike pa legjitimitet demokratik. Pastaj, ka të bëjë me mungesën e legjitimitetit dhe kapacitetit të këtyre forcave për të hapur komunikimin e lirë mes shqiptarëve.
Elitat politike të sotme në Shqipëri dhe Kosovë, si ikje nga temat e debatit, kanë gjetur parullën “Do të bashkohemi në Bashkimin Europian”, por me veprimet e tyre antieuropiane do ta kenë vështirë t’i çojnë në BE vendet e tyre brenda dhetëvjetëshit të ardhshëm. Në vend të ftesës për në BE ndoshta mund ta marrin ftesën për kremtimin e ardhshëm të 100-vjetorit, atij të Turqisë së Ataturkut, e cila më 2023 mund të jetë në gjendje të krenohet jo vetëm me statusin e një prej 20 ekonomive më të mëdha botërore, por edhe me institucione demokratike që e përkrahin atë.
Me ironinë e historisë, mund të ndodhë që të jenë më afër Europës, në funksionimin e brendshëm shtetëror, ata prej të cilëve u shkëputëm për ta bërë ne Shqipërinë europiane.
10.
Atëherë, përse e tërë kjo festë, e pamjaftueshmërisë?
Sepse nuk bën të harrojmë anën tjetër, atë të një rrugë fatale që kishte marrë kombi dhe që, po t’i besohet determinizmit historik, do ta shpinte në zhdukje, qoftë me asimilim, dëbim kolektiv apo “kurdizim”.
Njëqind vjet më herët u ndal një tatëpjetë që mund ta shndërronte shqiptarizmin në një këngë të gjatë dimri që vajton fatin kolektiv, një fat që mbahet gjallë vetëm me atë dhe këngë të tjera – shteti i shpallur në Vlorë e nxori kombin nga të banuarit e amshueshëm e të kufizuar në folklor, një përshkrim i së kaluarës.
Për shqiptarët që mbetën jashtë, shteti i shpallur para njëqind vjetësh u bë mostër, aspiratë se dikur dhe dikund do të mësohet shqip, administrohet shqip, gëzohet e pikëllohet në këtë gjuhë pa frikë persekutimi. Një aspiratë që mbajti një komb për gjatë një shekulli me shpresën se do të bëhet më mirë. Një aspiratë lirie, drejtësie e mirëqenie, e cila ndonëse me tipare të tjera, hyn në shekullin e vet të dytë.
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Nuk eshte hera e pare qe tregojme shenja barbarizmi.
'97-ta eshte fare afer. Te pakten kjo eshte nje defrustacion paqesor.
Turma turme ngelet. Koncet i njohur
Festa MADHE,torta SUPER E MADHE.S`rrime dot pa treguar "Madheshtine tone".
Pse na ben pershtypje kjo lloj babezie,mos valle nuk eshte njesoj(madje as nuk krahasohet)me ate llojin tjeter qe pasurohet ne kurriz te shqipetareve dhe te shtetit Shqiptar?Me maksimumin e korrupsionit.Ke duam te genjejme te tjeret apo veten?
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Faji kryesor eshte i atyre qe e orgaizuan kete torte sepse asnje nuk mendoi sesi do e hane njerezit po ne radhe te pare nuk menduan se ne ate shesh nuk do ishin ministrat do ishin dhe njerez qe skane nivelin dhe kulturen e duhur per te marre pjese ne nje feste te tille.Ato shume mire mund ta kishin prere para se te vihej dhe te ndahej njeresve qe ishin ne ate shesh me rracione te vogla kush te kishte uri le te merrte dhe dy copa .
Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Festa MADHE,torta SUPER E MADHE.S`rrime dot pa treguar "Madheshtine tone".
Pse na ben pershtypje kjo lloj babezie,mos valle nuk eshte njesoj(madje as nuk krahasohet)me ate llojin tjeter qe pasurohet ne kurriz te shqipetareve dhe te shtetit Shqiptar?Me maksimumin e korrupsionit.Ke duam te genjejme te tjeret apo veten?
Nga Shpati i Elbasanit,ketu e 500 vjet te shkuara...per te te shuar kuriozitetin se e more Shqiperine mbrapsht per te mesuar origjinen time
Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Nga Shpati i Elbasanit,ketu e 500 vjet te shkuara...per te te shuar kuriozitetin se e more Shqiperine mbrapsht per te mesuar origjinen time![]()
Thnx eliz, me ne fund
Faleminderit Eliz!
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Vertet?
Kam respekt per disa shpatare qe kam njoft
Citim:Edhe une.
Po citoj ato që tha shelgu
Vertet?
Kam respekt per disa shpatare qe kam njoft
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 75 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.