Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Pushimet e Veres (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18746)


Postuar nga Deb* datë 08 Korrik 2014 - 05:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Ah pushimet e veres. Un sapo i kalova 2 jave te mrekullueshme e te paharueshme per nje kohe te gjate. Kam edhe te tjera ne gusht shpresoj te jene po kaq te mrekullueshme.

Ps un as qe e kam mundesine te ve foto nga telefoni. Se jane sh te medhaja.

Pushime te mbara morfine.
Mund t'i besh resize ketu. Gjen shume linke te tilla po te googlosh. Behen dhe nga cel.
http://www.picresize.com


Postuar nga cecilia datë 04 Gusht 2014 - 01:31:

mbaruan dhe pushimet ..


Postuar nga cecilia datë 04 Gusht 2014 - 01:34:

nuk mund te humbja asnje dite kete perendim te diellit. ishte thjeshte magjik ky moment..


Postuar nga cecilia datë 04 Gusht 2014 - 01:50:

...


Postuar nga Deb* datë 07 Gusht 2014 - 19:49:

Sa keq qe nuk e kemi butonin like ketu ne forum Cecilia. Shume i bukur ai vendi me perendimin e diellit. Ku ke qene aty?


Postuar nga cecilia datë 08 Gusht 2014 - 02:42:

ne Greqi debora ishte nje mrekulli. ate vend e ka bekuar Zoti perfundimsht


Postuar nga kurt datë 08 Gusht 2014 - 07:21:

Per mua nuk ia vlen te marresh pushime nqoftese nuk e ke mundesine te marresh pushime nga pushimi. Dmth kur t'kthehesh nga pushimet duhet mare pushim edhe me te gjate duke nej ne shpi, gatim tv weed music sleep per nje muaj te pakten


Postuar nga cecilia datë 08 Gusht 2014 - 13:00:

Kurt sinqerisht fiks sic e the i kam pushimet jo se i kerkova po kshu me rane. Gjithe muajin gusht ne shtepi nuk eshte cool ..une lodhem me shume ne shtepi se ne pune kush ja pa hajrin shtepise amon as leke ste jep dhe as ndonje medalje ahah


Postuar nga kurt datë 08 Gusht 2014 - 18:06:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Kurt sinqerisht fiks sic e the i kam pushimet jo se i kerkova po kshu me rane. Gjithe muajin gusht ne shtepi nuk eshte cool ..une lodhem me shume ne shtepi se ne pune kush ja pa hajrin shtepise amon as leke ste jep dhe as ndonje medalje ahah
kshtu ka lezet cec, bravo. hallall:d


Postuar nga robert datë 16 Gusht 2015 - 15:06:

Pushimet e veres 2015 (me thuajse te njejtin internerar si me 2013): 17 korrik e premte mbrritja paradite ne Rinas. Shpejt me veture neper Tirane, per te zgjidhur dy-tre probleme te vogla gjysem-administrative. Kudo mbyllur, kudo te ikur, asnje i kapur. Shkaku: festa e Ramazanit (!?). Me tej plazh ne Durres; plazhi i vjeter i baterdisur, rera e ngurtesuar, deti me pislliqe. Plazhi nga ana tjeter e Durrsit, me tej Porto Romanos, pa vajtur ne plazhin e Rushkullit, rere tamam si dikur dhe deti i paster.
Plazhi i vjeter ne Vlore, nga ana e kampit te femijve, po ashtu me rere jo aq te paster, po dhe deti me mbeturina dhe alga-melyshqe te shumta. Nga uji i ftohte me i paster, dhe tek kalaja akoma me i paster. Cmimet e dhomave dhe hoteleve ne ngritje e siper, nga 20 mij nata deri ne 40-50 euro; pa ushqim, vetem fjetja. Cmimet neper lokale si gjithmone.
Ne Himare 35 mij lek te vjetra nje dhome koti pa kondicioner; por kishte dhe dhoma me 40 deri 50 mije, si gjithnje vetem fjetja.
Ne Lukove fjetja 30 mije nata, por kushte shume te mira ne shtepine ku ndenja une. Deti dhe plazhi i shpellave i qete dhe per familjare. Por aty ka dhe plazh me te qete, poshte fshatit.
Ne Sarande 25 mije nata, dhoma e qete dhe e mire. Deti linte per te deshiruar. Aty tek Mango ku u lava une, pak ne thellesi fillonte nje brez me pislleqe (?!?). Butrinti nje pasuri e vecante.
Ne Tirane shumica me leje ne kete periudhe; pra nese ke ndonje pune zyrtare apo gjysem zyrtare per te zgjidhur, kjo eshte koha me pak e pershtatshme. Pervec kesaj njerzit jane si te apatizuar. Kudo shihet perpjekje per te mbledhur lekun dhe mashtrime te rendomta, (per te cilat do flas her tjeter me gjate).
Dhe si gjithnje, Tirana dukej me rreth 5-10 % te popullsise me te huaj, pra mund te kete deri 100 mij te huaj qe banojne aty, kryesisht vende jug-lindore, si dhe (ish) jugosllave (boshnjake?); perendimore shume pak. Ky fakt nuk behet i njohur, por dallohej si nga fytyrat dhe nga gjuha qe degjoje.
Me nje fjali, Shqiperia te linte pershtypjen e nje vendi tranzit; tranzit ne kohe, ne hapsire, ne punra te ndryshme, pra nje vend pa kombesi, te cilit i duhet te krijoje her pas here tensione nacional-patriotike, apo dhe ndonje aktivitet "folklorik" dhe kulturor, per tu dukur se ka vertet nje kombesi te caktuar. (Une vete ndjehesha aty me se shumti i huaj.)


Postuar nga robert datë 18 Gusht 2015 - 23:33:

Sapo lexova tek TEMA nja dy shkrime, nje per mosberjen e pushimeve te veres ne jug te Shqiperise dhe nje te Spartak Ngjeles per gjendjen ne Shqiperi dhe kryeministrin. Te dya shkrimet me kujtuan nja dy shkrime te miat te shkruara para dy-tre ditesh, shkrime te parendesishme gazetash, qe une ua kisha nisur edhe nja tre gazetave, (mes tyre dhe Temes), sic bej perhere me to, por ato (gazetat) nuk i botojne 95 % te tyre, pra mes 20 shkrimeve botojne nje. Kjo nuk eshte ndonje tragjedi, sepse ne fund te fundit jane shkrime qe hane nga gjysem ore deri 1 ore kohe, pra pa ndonje perqendrim te madh, mirpo kur sheh -si ne kete rast qe permenda me lart- shkrime te te tjerve me te njejten teme dhe problem me shkrimet e mia, si dhe me nivel jo me te mire nga shkrimet e mia te shpejta, pyet veten: perse keto gazeta me bejne kaq te rendesishem duke mos i botuar shumicen e shkrimeve te mia, (jo me te dobta nga keto te te tjerve me te njejten teme dhe problem)?
Po i jap ketu, (ne te ardhmen mund ti hedh dhe gjetiu), keto dy shkrime te mia; i pari ne forme tregimi, i dyti publicistar. E perseris, si shkrime gazetash, niveli i ketyre te dyja eshte dhe per vete autorin e tyre (per mua) i dobet.


Postuar nga robert datë 18 Gusht 2015 - 23:34:

Mi. 12. 8. 2015

Si i njoha shqiptarët

Të besosh se një njujorkez si puna ime do të interesohej për vënde dhe popuj, kjo ka pak gjasa të ndodhë. Mirpo ja që komshillëku me një emigrant shqiptar të panjohur, Xhoin ndihmës-infermier e njëkohësisht edhe student në mjeksi, si dhe ai rasti i javëve të fundit nëpër televizione të ndryshme, t‘ atij yllit të seksit këtu në Amerikë, Xhimit simpatik me trupin e bukur, i thirrur ndryshe fiku i talentuar albanez, më tërhoqën vëmëndjen për këtë mini-land të panjohur europian.
-Natyrën e kemi të bukur! –më lëshoi thatë komshiu im i ri shqiptar, Xhoi, teksa po i shfaqja interesimin tim për vendin e tij të vogël, matanë Atlantikut.
-E di, -ia ktheva i gjallë, -e kam parë pak në internet. Por dua ta njoh këtë vend edhe më nga afër. Jam kureshtar ti njoh njerëzit atje! Të shoh si sillen, ç’bëjnë, ç’temperament kanë … E ta shoh si e bëjnë rakinë!.. –ia tunda me të qeshur gotën që Xhoi më kish vënë përpara; e dija po nga Xhoi se pija e tyre tradicionale quhej raki.
-Pas dy muajsh unë nisem për në Shqipëri, –ma lehtësoi bisedën e mëtejshme Xhoi. Këtë rast unë nuk mund ta humbja. Vetëm se… ah po u kujtova nga një bisedë e mëparme me Xhoin, ai do të kishte pak kohë për mua, pasi do të interesohej atje në vendin e tij për nja dy punime të tij shkencore në lidhje me kancerin, të cilat për shkak të anglishtes së tij të akoma të çalë i kish botuar vetëm në shqip.
-As mos e vrit mëndjen! –ia ktheva. –Ti shiko punët e tua dhe unë do të të ngjitem nga mbrapa si manar, kështu të njoh sado pak shqiptarët.
Pas dy muajsh shkela për herë të parë këtë vend të panjohur, me kureshtje të ndezur për këtë popull po ashtu të panjohur. Menjëherë më tërhoqi vëmëndjen qysh në aeroport një fytyrë e njohur, ajo e seksit simbol në Amerikë, atij Xhimit feminist. Nja dy gazeta lajmëronin për ardhjen e tij në Shqipëri.
-Shiko! –i rash me brryl mikut tim, duke i treguar shqiptarin famoz. Mirpo komshiu im vetëm sa mblodhi buzët. E dija se një famozitet i tillë nuk i shkonte apasionantit të mjeksisë. –Mos u bëj xheloz, –e ngacmova më tej mikun tim shqiptar, –fati përkëdhel disa më shumë e disa më pak!
-Fatin e përbëjnë më së shumti njerzit! –ma ktheu lakonisht, kështu të tregonte mosaprovimin me gjykimin tim. Unë nuk e zgjata, sepse kuptohej, isha aty për të njohur pikërisht këta njerëz, dhe jo fatet qiellore.
Kështu nisa të njihja nga afër pak e nga pak njerëz të ndryshëm, duke mos e ndarë një fjalor të vogël, po kështu edhe vendin nga më shëtiste miku im. Brenda një jave pashë thuajse të gjithë vendin e shqiponjave, siç edhe quhej ky vend, ndonëse nuk pashë gjëkundi një shqiponjë. Por në vend të shqiponjës së vërtetë, shihja herë-herë një mani mediatike për të bërë me duar para gjoksit një shqiponjë simbolike. Edhe ai fiku i talentuar albanez e bënte sa herë këtë veprim simbolik nëpër studiot televizive shqiptare, ku e thërrisnin gati për çdo mbrëmje.
Ndërkohë po kuptoja se si këta europianë orientalë i vinin më shumë rëndësi shfaqjes së jashtëme se sa thelbit të gjërave. Më vriteshin sytë tek shihja se si e kishin prishur natyrën e bukur të vendit të tyre. Edhe ai gëzim i përfolur nga ndonjë gazetar perëndimor, nuk dallohej në fytyrat e takuara. Më së shumti mbizotëronte një zymti apatike e papërcaktuar qartë.
–Tani mua më duhet të interesohem për punimet e mia, –më sqaroi Xhoi në mbyllje të shëtitjes një-javore.
-Mirë, -ia ktheva i pashqetësuar, -mua sërish nga mbrapa më ke!
Kësaj radhe odiseja e udhëtimit u përmblodh nëpër zyra dhe institucione; më saktë, në një vakum të pahasur ndonjëherë. Duke qëndruar jo larg mikut të tim, shihja dhe kuptoja ngecjen e përpjekjeve të tij për të bërë të njohur ato dije të reja shkencore, që i kish përcjellë në ato dy libra të botuar. I shkreti Xhoi, nisa të mendoj, don të bëj më tej të njohura punimet e tij mbi kancerin në një vend të kancerozur nga indiferenca ndaj librit dhe shkencës! Kudo e prisnin pa ndonjë interes dhe e përcillnin me një keqardhje të shtirur. Shpesh i thonin se personat adapt për problemin e tij nuk gjindeshin në godinë, apo se i duhej të paguante për reklamë mbi punimet e tij. Edhe kur përpiqej që ti falte ato dy libra të botuar për shkollat apo ndonjë institucion spitalor, përballej me një mosdije të pashembullt. Bëj një kërkesë me shkrim, i thonin herë-herë! I shkreti Xhoi, duhej të bënte kërkesë me shkrim për falje librash. E ku?! Në institucione që nuk kishin një adresë apo kartvizitë!..
-Ky fat është i njëjtë edhe për shumë autorë të tjerë si puna ime, -përpiqej të më sqaronte Xhoi.
Edhe unë që fare pak kuptoja nga shqipja e tij, dalloja ashiqari atë indiferencë të pashëmbëllt të këtij populli ndaj dijes dhe shkencës. E biles, kjo ishte gjysma e të keqes. Kësaj i përngjitej një makutëri e pashëmbëllt në zhvatjen e parasë ndaj çdo njeriu që vinte nga jashtë. Ç’dreqin e duan që e mbledhin me kaq pasion paranë, nisa të pyes veten. Nuk është se ngrenë as fabrika apo punishte për prodhimtari të ndryshme! Jo-jo, ky popull, pasi e kish dhjerë vendin e tij, mblidhte para për të bërë pushime në vende të tjera! Nganjëra anë luante me një lloj patrotizmi të rremë, si e si të ftonte në vendin e tyre emigrantët e ikur shqiptarë, e nga ana tjetër, me të mbledhur ato para që linin të ikurit e përmalluar, ia mbathte për pushime nëpër vende të tjera me ato parat ë mbledhura. Ç’popull i çuditshëm, nisa të vras mëndjen. Popull manjiak t’ia fusë vetvetes deri në palcë, e ta prishë vendin pa as edhe një kokçarje.
Në ikje na shoqëroi sërish fotoja e seksit simbol, atij fikut të talentuar albanez, i cili po ashtu po largohej nga atdheu i tij i dashur, -siç deklaronte. Media shqiptare e shoqëronte gjithë bujë këtë eveniment. E pse jo! –mendova, -edhe ajo është pjesë e këtij vakumi shpirtëror që po kalonte ky vend dhe ky popull.
-A e di se ne i kemi emrat e njëjtë!? –më foli miku im Xhoi tek hypëm në avion, duke më treguar fotografinë e fikut të talentuar albanez në gazetën që mbante përpara. Jo, i tunda kokën. Ndërsa ai vazhdoi: -Gëzim e quajnë edhe këtë, Gëzim edhe mua…
-Gëzim i shtirur shqiptar! –lëshova lakonisht, duke bërë mikun tim të vinte buzën në gaz. Pas pak avioni u ngrit drejt qiellit.


Postuar nga robert datë 18 Gusht 2015 - 23:35:

So. 16. 8. 2015

Nyja gordiane –Albania

Pas kësaj vizite tre javore që bëra në vendin e shqiponjave (të hipotetizuara), nuk dija si ta zbusja atë përmbledhje ndjesish që më kaplluan për këtë vend. Në të gjitha rrugëzat e hapura të qënies time për derdhjen e çdo justifikimi çlirues, kujtimi përmallues, ndjesie dashurore, ndjenje mirësie, shprese të kolpuar, mendimi buzëqeshës, dallimi të diçkaje të bukur e të mirë që ta ngroh zemrën, nuk kish më tepër se një lëmsh të koklavitur, i cili mund të presupozonte simbolikisht këtë vend ku kam lindur dhe jam rritur. Më tepër se kaq nuk mund të jepte dashuria për vendin, kujtimet për njerzit dhe gjithshka e bukur që kemi kaluar dhe kalojmë në Albani.
Ky vend përgjumej midis perëndimit dhe lindjes. Flirtohej hapur me oksidentin dhe kurvërohej fshehurazi me orientin. As njërën e as tjetrën nuk dinte ti bënte qartë dhe me zemër.
Lëre që dhe zemrën dukej se e mbante me gjak të huaj. Merrte para me kredi nga perëndimi, dhe e shitur ishte më së shumti në Azinë e Vogël. Bënte sikur luftonte të hynte në EU (BE), me një shtirje aq të hapur, sa të jepte të kuptoje se ishte e interesuar vetëm për eurot, por jo për ligjet dhe kulturën europiane.
Çdo cent dhe euro që hynte nga perëndimi shkonte më së shumti për shpenzime qeveritare dhe shtetërore, si dhe për infrastrukturë (rrugët). Disa thërrime mbeteshin nga këto para edhe për shpenzime të organizatave gjysëm-qeveritare dhe gjysëm-shtetërore, si dhe për të ashtuquajtura shoqata të ndryshme me njerëz të afërt me ata shtetërorë. Ndërsa për kërkime shkencore dhe prodhimtarie në industri apo bujqësi, nuk shkonte as edhe një cent.
Në këtë gjendje quhet fat i madh që në këtë vend ndodhen disa investitorë të huaj, të cilët kanë punësuar disa dhjetra-mijra njerëz, duke i siguruar (teorikisht të paktën) nga ana shëndetsore dhe pensionare. Qershinë e tortës në këtë punësim e zotëronin firmat turke, të cilat zotërojnë degë mjaft të rëndësishme, si telekomunikacioni, miniera dhe metarlugjiku, mjaft banka, dhe dhjetra ndërmarrje të tjera më të vogla; kështu ato punësonin jo vetëm disa mijra (e ndoshta dhjetra mijra) punëtorë shqiptarë, por edhe disa qindra (ndoshta disa mijra) punëtorë të ardhur nga Turqia. Firmat e vendeve perëndimore nuk ishin ambientuar akoma me sistemin oriental të dhënies së parave nën dorë, -po të mos llogarisim një pjesë të firmave italiane dhe greke- ndaj dhe këto firma europiane nuk kanë bërë akoma këmbë në këtë vend.
Meritën kryesore në këtë drejtim lindor-mesjetar e mbanin pak emra, ai i Sal Berishës, Fatos Nanos, Edi Ramës dhe Lul Bashës, -ndonëse ky i fundit akoma nuk ka patur fatin ta shpalosi hapur orientalizmin e tij, e tua kalojë tre të parëve. Nëpërmjet këtyre bënë vend në këtë vend jo vetëm milionat e dollarve nga vende jug-lindore aziatike e myslimane, bën vend jo vetëm rrymat fetare fanatike që pengojnë ligjin dhe transparencën juridike në çdo aktivitet juridik, biznesi, etj, bën vend jo vetëm format mesjetare të rryshfetit dhe mungesës së konkurrencës së lirë, bën vend jo vetëm metoda servilizmi, kamufllimi dhe shantazhi, bën vend e pa vend jo vetëm ndërtesa pa sisteme urbanistike dhe përshtatje me ndërtesat përreth, (si dy kullat e zeza në bulevardin e madh, hoteli Sheraton në krah të Universitetit, kisha ortodokse ngjitur me ministrinë e mbrojtjes, etj.), bën vend edhe dhjetra ndërtesa të tjera me (?) investitorë shqiptarë, që janë jashtë çdo standarti urbanistik dhe arkitekturor me ndërtesat përreth, me pamjen e Tiranës dhe sistemin sizmik të këtij qyteti, (dy të tilla tipike janë akoma pa përfunduar pranë qendrës), bën vend në këtë vënd edhe qindra kulte fetare, a thua se ky popull dallon për fetarizëm ekstrem, si shumë popuj arabë, bëri vend edhe izolimi i bustit të Skëndërbeut nga otomanët e rinj me në krye Lul Bashën, e çfarë tjetër negative nuk bëri vend në këtë vend, sa në një intervistë të një gazetareje para pak vjetësh me qytetarët e Tiranës, se si mund të ndreqej Tirana me një urbanistikë të rregullt, përgjigjet ishin aq çoroditse, sa nuk jepej zgjidhje, po të përjashtojmë vetëm përgjigjen fataliste të një qytetari, i cili tha se një shkatërrim i gjithshkaje mund të bëj që të nisë çdo gjë sërish nga e para dhe me sistem.
Ndaj dhe unë, duke ardhur çdo dy-tre vjet në vendin ku kam lindur dhe jetuar 26 e ½ vjet, duke u ndier përherë e më tepër si i huaj në vendin ku kam lindur dhe jetuar rresht 26 e ½ vjet, duke e parë përherë e më tepër të transformuar për keq vendin ku kam lindur dhe jetuar 26 e ½ vjet, përpiqem të largoj të gjithë pezmin dhe helmin e mbledhur në shpirt, përpiqem të derdh ndonjë kujtim dhe ndodhi të bukur të këtyre vizitave jo aq të shpeshta, ndaj dhe nuk lëshoj mallkim e as fjalë të këqia për këtë vend dhe popull. Por me gjithë këtë mirësi dhe dashuri të shterur, nuk mundem ta krahasoj këtë vend më shumë se sa me një lëmsh të ngatërruar, i cili jo vetëm nuk duket se ka zgjidhje, por ka lidhur pazgjidhshmërisht edhe çdo qënie njerëzore aty. Nuk bëhet më fjalë për zgjidhjen e kësaj nyje gordiane, sepse ajo nuk mund të çzgjidhet më, ashtu siç është lidhur dhe na ka lidhur. Por bëhet fjalë vetëm për dy alternativa të kundërta, ose 1 të pranohet dhe të ambientohemi me këtë kandaharizëm oriental, ose 2 të marrim një shpatë e ta presim me forcën e krahut dhe të shpirtit këtë nyje orientale gordiane.
Përndryshe nuk do të njohim më njëri-tjetrin, nuk do të njohim më vetveten, ashtu siç edhe kemi filluar të mos e njohim më!


Postuar nga robert datë 23 Gusht 2015 - 23:15:

Prej 1 jave asnje lajm i ri ne forum!!! Te gjithe duket akoma ne plazh! Ose ndoshta te trullosur akoma nga zaguzhia e veres shqiptare!


Postuar nga al74 datë 20 Shtator 2015 - 02:25:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Prej 1 jave asnje lajm i ri ne forum!!! Te gjithe duket akoma ne plazh! Ose ndoshta te trullosur akoma nga zaguzhia e veres shqiptare!


une ne Shqiperi ia futa...me sa kuptova si pushues vinte era "diktature - kapitaliste" nga vendlindja. borxhi ta ul koken .


Postuar nga robert datë 11 Shtator 2017 - 22:35:

Ja dhe pushimet e ketij viti ne Shqiperi mbaruan. Disa nga pershtypjet po i hedh ketu, dhe mund te vazhdoje edhe me tej.

Përrallë nga e tashmja (1)

Udhëtimi dhe qëndrimi im i përçdo-dyvjetshëm në vendin e lindjes i ngjan asaj përrallës me borëbardhën dhe 7 xhuxhat, vetëm se në kundrinor të zhdrejtë. Borëbardha e rigjente shtëpinë dhe oborrin e saj të pastruar dhe mirëmbajtur, përherë e më mirë. Ndërsa unë e gjej Shqipërinë “time” përherë më të katandisur si mos e më keq, përherë e më shumë me bindjen se ky vend nuk ka për tu rregulluar ndonjëherë. Biles kjo e fundit, bindja, është ajo që më llahtaron, në mos qoftë thjesht një fobi e imja.
Nuk e kam fjalën për forcat politike; tashmë gjithkush është i mirë-sqaruar se në Shqipëri nuk ekzistojnë forca politike, por thjesht individë të inkuadruar diku për të siguruar një mirqënie private të kënaqshme, -a nuk do të ishte edhe kjo mjaftueshëm për tu çmerruar!?. Nuk e kam fjalën as për koalicionet ndërkombëtare, interesat e të cilave përplasen në Ballkan e sado pak edhe në Shqipëri, e ku kjo e fundit as ka forma, mjete e guxim për të zgjedhur në orientimin e saj, e as nuk bëzon për ndodhjen e saj në xhepin e ndonjë fuqie mesjetare, si Turqia, -këto skenare aktualë dhe dita-ditës narrativë të deprimojnë deri në cakun e apatisë! Por e kam fjalën për thjesht disa aktivitete të përditshme mes individësh, të cilat në vetvete nuk bëjnë bujë, por të cilat në tërësi kanë krijuar një ushtri mirmidonësh (milingonash), -mercenarë të vetvetes të gjithë këta! Ç’paradoks!!!
Zbrita të shtunën në mëngjez nga trageti në portin e Durrësit dhe, pasi kompjuteri i pikës kufitare më cilësoi si person negativ dhe të rrezikshëm, (gjithë jetën kam qenë bisht qeni, i tillë dalloj prej fillimit të viteve ’90 në të gjitha pikat e kalimeve kufitare të Europës, -një fenomen tashmë monoton për mua- prandaj mos kujtoni se ky përshkrim udhëtimi do të përqëndrohet tek vetja), më duhej të kaloja një tynel të gjatë për të dalë diku në qytetin e Durrësit. Mbas pyetjes së bërë në dalje, më sqaruan se ky ishte një projekt i vetë kryebashkiakut të Durrësit, (emri nuk më kujtohet), pra i atij biznesmeni që ngrinte pallate dhe mbulonte rrënojat antike të kohës romake, vetëm e vetëm që punimet e pallatit të tij të mos ndalnin! Frymën e ndala në Tiranë, por më duhet të prisja deri të hënën për të vajtur në Bibliotekën Kombëtare, ku më duheshin disa libra (100 deri në 200) për ti parë dhe, disa, për ti fotokopjuar.
Për habi, me një mirsjellje (paçka se të shtirur) mu bë pa shumë burokracira regjistrimi si lexues provizor, pra vetëm me kartën e identitetit. Bukuri, thashë, do të kem mundësi që brenda 1 jave të kaloj në duar 100 libra!... Ëndrra në beze, siç thotë shkodrani, sepse de facto lejoheshin vetëm dy libra në ditë për tu tërhequr. Ndërsa de jure lejoheshin deri në 3 libra, gjë që unë me një stërmundim buzëqeshje e arrita. (Këtu nuk duhet harruar, që ky 3-esh fat lum është vetëm për kërkesat e hedhura, sepse po të qëlloi që 1 ose 2 libra nuk të dalin, atëhere puthu me Milon, pra kënaqu me 1 deri 2 libra të dalë! Gjithashtu duhet rikujtuar dhe saktësuar, që ky rregull i bibliotekës i përket vitit 1967-68, kur kjo bibliotekë kishte disa mijra antarë të regjistruar dhe, deri në fund të viteve ’80, kishte përditë 2-3 mijë kërkues librash! Ndërsa prej vitit 2000 e këtej ka rreth 20-30 lexues në ditë!)
Për fat, populli shqiptar ka qëlluar zëmër mirë dhe, punonjëset e bibliotekës, përfshi edhe rojen, mbyllnin një sy kur ti dilje fësht nga biblioteka me librin nën sqetull dhe shkoje tek pika më e afërt e fotokopimit, dhe e fotokopjoje librin. Haleluja! Pra, një javë nga leja vjetore, që unë emigranti studjues ia kisha kushtuar vetëm tërheqjes së librave në Bibliotekën Kombëtare, arrita të kaloj në duar dhe të fotokopjoj rreth ... 10 libra! Vetkuptueshëm, pasi të premten dhe të shtunën nuk shërbehej, sepse punonjëset e fondit (ato 2-3 apo 3-4 sa ishin?) do të vendosnin në rafte librat e tërhequr, pra ato rreth 20-30 libra që kërkues të ndryshëm kishin dorëzuar gjatë javës. (Ju kujtoj, se në vitet ’80, kur unë frekuentoja Bibliotekën Kombëtare, dorëzoheshin çdo ditë rreth 2-3 mijë libra, të cilët vendoseshin nga ato 2-3 apo 3-4 punonjëse të fondit sërish në vendet e tyre nëpër rafte.) Por, për tu lavdëruar, apo si të thuash, qershinë mbi tortë, ia vinte në këtë bibliotekë rregulli i ri (prej disa vjetësh), i moslejimit të marrjes së librave në shtëpi, (si dikur), nga kushdoqoftë lexues, pra dhënia e librave vetëm për lexim në sallë, apo në tavolinën para sportelit të shërbimit në katin e parë! Dhe, ky rregull i ri (disa vjeçar) justifikohesh me shumë argumentime, por njëri më kryesori ishte se, para disa muajsh kishte rënë një zjarr, (mallkuar qoftë kush mendon se ia kanë vënë vetë!), ndaj ... ndaj ... prandaj dhe nuk jipen më librat në shtëpi, si dikur, apo si në çdo bibliotekë të botës!!!!!!!
Hëm! E lemë Bibliotekën Kombëtare, sepse e shumta çfarë mund të rekomandonim për risi të re në këtë vend pune do të ishte një vrasëse mizash në dorën e sejcilës prej punonjësve të kësaj biblioteke; kush do libra të lexoje mundet mjaft mirë edhe vetëm të ëndërrojë... (Ndryshimi i rregullave në këtë bibliotekë mund të bëhet vetëm nga alienë! Dhe, se kur këta e kanë ndërmend të vijnë, kjo besoj nuk është në dorën tonë!)
***
Më duhesh shpesh të shkoja në Durrës, meqë në Shkozet banon vjehrri. I hypja unazës në Shkozet, rreth 100 metra para autostradës Durrës-Tiranë. Si për urim, muri i oborrit të një banori kish dalë deri në autostradë! Aty kalonin çdo sekondë jo vetëm veturat, kamionat dhe autobuzët e rretheve të jugut, por edhe banorët e asaj lagje! Pra, një tmerr adekuat shoqëronte cilindo shofer dhe kalimtar të rastit në ato rreth 20 metra mur të spostuar deri në autostradë. Por kjo ishte vetëm përshëndetja paralajmëruese e asaj çka pasonte më pas, me hyrjen e autobuzit në qytetin e Durrësit. Në ndryshim nga Tirana, Durrësi kishte të tjera rregulla. Aty ku ishte stacioni i autobuzit, kishte gjithmonë të parkuar një veturë. Kështu autobuzi ndalonte në rrugë, njerëzit vinin nga trojtuari në rrugë për të hypur në autobuz, dhe kjo ndodhte në çdo stacion të autobuzit të unazës, deri në stacionin e fundit, i vetmi që nuk zihesh nga vetura privatësh! Natyrisht, kjo ishte bërë tashmë rregull, ndaj nuk ishte e nevojshme të ndërhynte më policia, pasi kjo ndërhyrje mund të merrej si inat personal! Bravo Durrësi!
***
Në Tiranë, ndërsa prisje autobuzin, kudo e në çfardo stacion, të duhej gjithmonë të pyesje fatorinon e atobuzit të sapo ndaluar: për ku shkon ky autobuz!?. Në një stacion të vinin 7 deri në 8 linja autobuzësh. Helbete! Privatësi! Konkurrencë! Në shërbim të qytetarit! Po dhe Bashkia e Tironës subvensiononte me para linjat e autobuzve, kështu atyre nuk u prishte punë nëse bënin gjithë atë rrugë kot më së koti me vetëm një pasagjer, pse jo edhe pa pasagjer fare!

E sa e sa fenomene të tilla kënaqsie përjetoje në Shqipëri! Pikërisht të tilla fenomene, që për ti ndryshuar nuk duhej veçse një urdhër me zë të ulët në zbatim të ligjishmërisë! Mendo tani, kur këto çingërrima vazhdonin dhe i rrinin këtij vendi si çiban, si mund ti hiqen çibanë të tjerë më të mëdhenj këtij vendi!?. Historia vazhdon! 8.9.2017


Postuar nga Fajtori datë 13 Shtator 2017 - 01:29:

Shkrim i kendshem deri tani, por i diskutueshem. Kryetari i bashkise eshte bere si Gjinua, njeri i thote hip se te vrava, tjetri zbrit se te vrava. Po te beje autobuset a rralle qe ti lere te mbushen do ankohen se s'ka autobuse. Kur ka shume autobuse me nga 1 njeri brenda ankohen se duhet pyetur fatorino ku shkon autobusi. Halle halle kjo dynja


Postuar nga robert datë 13 Shtator 2017 - 21:14:

Me duket fajtor se kjo puna e autobuzve nuk ka lidhje pa tjeter me kete kryetar te tashem bashkie. Ky muahbet ka vite e vite qe u trash, pra u be si kudo ne Shqiperi, gjej shesh e bej pershesh.
Mund te rastise, si ne cdo qytet te madh te botes, qe ne disa rruge kryesore te kalojne 2-3 linja ditore autobuzesh, e me tej keto ndahen. Por jo, ne disa stacione ne Tirane kalonin 6, 7 apo 8 linja autobuzesh. Kur te shkosh ne Shqiperi shko vete dhe shikoji disa stacione. Me thuaj ti mua, c'kerkonte autobuzi i uzines Traktori ne rrugen e unazes se madhe deri andej nga dogana e me tej, ndoshta deri tek koka-kola?!? Ishte nje katrahure e vertete, ku nje linje i kishte autobuzat perhere plot me njerez, tjetra me autobuza bosh fare, e te dyja benin disa stacione sebashku! Po nejse, ky ishte problemi me i vogel atje. Nje problem qe me pak me teper rregull mund te rregullohej fare lehte!


Postuar nga Fajtori datë 18 Shtator 2017 - 22:27:

Vizioner, si specialist i nderuar autobusesh ca mendimi ke ti?


Postuar nga Morfine datë 15 Tetor 2017 - 18:11:

Pershendetje Robert.

Per mungese kohe po shkruaj vetem nje pershtypje te vogel nga pushimet ne vendlidje por realisht ka shume per te thene...

Un isha me pushime javes qe kaloj, ne Shqiperi.
Me vete kisha edhe te huaj, dita e pare ishte nje shetitje ne Tiranen time te dashur, dhe cudia me e madhe se ne nje kohe regord ishin ndertuar ne mes te Tiranes nje katedrale ortodokse dhe nje xhamie masheshtore...! por per miqte e mi te huaj gjetja e stacjoneve te autobuzeve per te qarkulluar neper Tirane, ishte e pa mundur., e njejta gje edhe ne Berat, edhe ne Shkoder.

"Si do qe te jete me mungon djadhi kackavall, tava e theut dhe disa gatime tradiçjonale..."


Postuar nga Vizioner datë 18 Tetor 2017 - 23:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vizioner, si specialist i nderuar autobusesh ca mendimi ke ti?


Ne radhe te pare, shpreh zhgenjimin qe me beri Erjoni i Veliajve. Propozimi im qe, bashke me nje Expert gjerman, i cili, ka bere ne Frankfurt strukturimin e levizjeve te Autobusave: Kohen (oraret per cdo station), studimin dhe vleresimin e domosdoshmerise-efikasitetin e "X" stationi ne "Y" rruge, domosdoshmerine e "x"(sasia) e Autobusave te nevojshem per kohe te ndryshme te dites prsh ne mengjes me dendur-cdo 10 min.,ne dreke cdo 20 min., mbasdite nga ora 16:00 deri 18:00 cdo 7-8 min. )etj. etj.
Kryebashkiakut iu duk shuma-investimi i larte dhe preferoji te veje Coban per te organizuar qarkullimin, icili, i binte me lire!!!
Studimi jone per qarkullimin e sherbimit urban ne Tirane, do te ishte nje shembull per te gjitha qytetet e Shqiperise dhe, do te kishte nivele bashkohore Europiane(Gjermania shembull).

Nejse...

Per pyetjen:

Ne Shqiperi, si ne shume fusha te jetes edhe ne sherbimin urban, MONGON koncepti thlbesor: Sherbimi ne funksion te njerzve dhe jo,njerzit ne funksion te (vetem perfitimit) Biznesit (Pronareve te shoqerive).

Ne Shqiperi sundon Populizmi i lidhur ngushte me Klientelizmin(Gjerat behen per populizem dhe sipas Klienteles) dhe jo te behet nje here studimi e pastaj vihet ne zbatim.

Sa e di une, ne disa zona te Tiranes prsh Dajt-Qender, Kombinat-Qender funksionon me orare dhe statione te rregullta. Aq Zi-keq sa e pershkruan Roberti, nuk eshte.

7-8 Autobuza ne nje Linje eshte absurditet. Autobuzat, ne Linja me shume levizje, mund te perputhen ne dy deri tre stacione bashke, por jo me shume.


Postuar nga Vizioner datë 18 Tetor 2017 - 23:33:

Roberto, me duket se ti ke manine tì ekzagjirosh gjerat!!!
I mat disa gjera SIPAS METRIT TEND, sipas nevojes tende!

Me thuaj, ne cilen Biblioteke Kombetare te shteteve Perendimore mund te marresh-terheqesh 100 deri 200 Libra ne nje kohe???!!!

Ne Gjermani, KURRE, s´mundesh.


Postuar nga robert datë 20 Tetor 2017 - 20:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Pershendetje Robert.
Un isha me pushime javes qe kaloj, ne Shqiperi.
Me vete kisha edhe te huaj, dita e pare ishte nje shetitje ne Tiranen time te dashur, dhe cudia me e madhe se ne nje kohe regord ishin ndertuar ne mes te Tiranes nje katedrale ortodokse dhe nje xhamie masheshtore...! por per miqte e mi te huaj gjetja e stacjoneve te autobuzeve per te qarkulluar neper Tirane, ishte e pa mundur., e njejta gje edhe ne Berat, edhe ne Shkoder.
"Si do qe te jete me mungon djadhi kackavall, tava e theut dhe disa gatime tradiçjonale..."


E kam thene prej vitesh e vitesh te shkuara, femer te jesh ne kete jete, sepse ke me fat! Femrat i shohin gjerat me pozitivisht.
Nejse, ajo kadedralia dhe ajo xhamia nuk jane ngritur ne nje kohe rekord, por e para ne kohen e atij xhuxh ma xhuxhit, Fatos Nanos, dhe e dyta ne kohen e ketij gjatoshit, Edi Rama. Pra mbi 10 vjet diference. Por te dyja ne vende jo te pershtatshme dhe -sic besoj- te dyja me leke nen dore.
Persa i perket taves se dheut, une per here te pare (me duket) e provova sivjet dhe ne dy vende. Nje nga ai restoranti i famshem i Maminasit dhe nje nga nje restorant-gjelltore pa hyre ne Kavaje; tek i dyti ishte shume me origjinal dhe i shijshem.
Andej nga peshku c'te reja ka, se kam nja tre muaj pa pare?


Postuar nga robert datë 20 Tetor 2017 - 21:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner

1. shpreh zhgenjimin qe me beri Erjoni i Veliajve. 2. Propozimi im qe, bashke me nje Expert gjerman, ... mengjes me dendur-cdo 10 min.,ne dreke cdo 20 min., mbasdite nga ora 16:00 deri 18:00 cdo 7-8 min. )etj. etj.
3. Kryebashkiakut iu duk shuma-investimi i larte dhe preferoji te veje Coban per te organizuar qarkullimin, icili, i binte me lire!!!
4. ... e sherbimit urban ne Tirane, do te ishte nje shembull per te gjitha qytetet e Shqiperise dhe, do te kishte nivele bashkohore Europiane(Gjermania shembull).
Nejse... Per pyetjen:
5. Ne Shqiperi, si ne shume fusha te jetes edhe ne sherbimin urban, MONGON koncepti thlbesor: Sherbimi ne funksion te njerzve dhe jo,njerzit ne funksion te (vetem perfitimit) Biznesit.
6.Ne Shqiperi sundon Populizmi i lidhur ngushte me Klientelizmin(Gjerat behen per populizem dhe sipas Klienteles) dhe jo te behet nje here studimi e pastaj vihet ne zbatim.
7.Sa e di une, ne disa zona te Tiranes prsh Dajt-Qender, Kombinat-Qender funksionon me orare dhe statione te rregullta. Aq Zi-keq sa e pershkruan Roberti, nuk eshte.
8. 7-8 Autobuza ne nje Linje eshte absurditet. Autobuzat, ne Linja me shume levizje, mund te perputhen ne dy deri tre stacione bashke, por jo me shume.


1. Keto gjera nuk shihen dhe kaq personale, besoj.
2. Shume interesant kjo inisiative; a nuk mund te shpalosesh ketu ca me teper nga ky plani juaj, bie fjala per linja te ndryshme, cfare propozonit, dhe sa kohe (dite) ndenjet ju duke i studjuar linjat e Tiranes?
3. Ndoshta nje past-kopie e modelit gjerman me qytete dhe levizje te medha nuk mund te shkoje 100% ne Tirane! Te mos harrojme se ne Gjermani rifillon levizja e madhe gjate dites aty nga ora 3.4 e pasdites, ndersa ne Tirane rifillon aty nga ora 12.
4. Sherbimi urban i Tiranes nuk mund te jete kure shembull per qytetet e tzjera te Shq., sepse Tirana eshte 10 here me e madhe dhe me levizje me te madhe nga sejcili qytet.
5. E vertete!
6. Populizmi eshte pasoje e klientizmit dhe ky i fundit pasoje e sherbimit ndaj biznesit ne radhe te pare, qe shpesh eshte nje kushuri, mik, shok, i njohur, etj.
7. Teorikisht kane te gjitha linjat orare te rregullta, praktikisht i thyejne edhe ato linja te cilat bejne te njejtat rruge; pikerisht per kete i shikoja se si ziheshin fatorinot e linjave te ndryshme ne te njejten rruge. Ato ne Dajt jane dy kryesore, ajo e Linzes dhe ajo e Priskes, keto vertet e zbatonin orarin afersisht, por jo sakte; ne fund te fundit neper stacione nuk ka tabela me orareret e autobuzave si ne Gjermani.
8. Ne mos 7-8 autobuza, po them 6-7; keto i ke prapa muzeut kombetar, tek Zogu i zi, prapa 15 katshit, tek 9-katshet, e pastaj me pak linja i ke ne unaze, tek rruga e Durrsit, prapa bankes, rruga Dibres (qysh tek Selvia) per Kinostudio, etj.
Konkluzioni: per ty keto linja nuk jane ne rregull, por per mua qenkan ne rregull! Por, a nuk po bejme fjale per te njejtat linja autobuzi?!?


Postuar nga robert datë 20 Tetor 2017 - 21:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Roberto,
Me thuaj, ne cilen Biblioteke Kombetare te shteteve Perendimore mund te marresh-terheqesh 100 deri 200 Libra ne nje kohe???!!! Gjermani, KURRE, s´mundesh.


Kush foli per terheqjen e 100-200 librave menjehere?!? Ndersa persa i perket Gjermanise, une kam terhequr gjithmone nga 30 e me shume CD-muzike, e nganjehere nja 10 libra menjehere, fjalore, kur me jane dashur ndonjehere me te ralle.
Po nejse, me duket kane ardhur kohra kur duhet kerkuar edhe falje nese kerkon te lexosh e te terheqesh libra nga biblioteka!


Postuar nga robert datë 23 Dhjetor 2017 - 20:24:

Përrallë nga e tashmja (2)

E mbani mënd përrallën me kaprollin, që gjurmohej nga ujku dhe u fsheh pas gëmushës me gjethe, e pas ikjes së ujkut kaprolli e hëngri gëmushën, duke menduar vetëm për urinë e çastit, e duke harruar kështu se mbeti zbuluar?! Dhe... ujku u rikthye prapë... Ja, kështu ka mbetur Shqipëria, teksa ky popull u shkul nga vendi dhe iu ngul tokave pa zot e me zot, ngriti oborret e tij privatë me shtëpia dhe vila të bukura! Tashmë toka bujqësore është bërë kokoshi një thellë, e për të ngrënë bukë, ky kokërr shqiptari pa tru ka marrë rrugët e mërgimit, duke ngelur kështu në dorë të të tjerëve, pse jo rallë –siç e sjellin edhe situatat– edhe në gojë të ujkut. Po ajo përralla me atë fshatarin që thirri qehajanë ti zinte lepurin në kopësht të tij, sepse nuk e zinte dot, a ju kujtohet? Ja, po si kopshti i fshatarit që u batërdis keq e më keq nga langojtë e qehajahit për të zënë lepurin, kështu është katandisur sot sistemi i drejtësisë dhe legjislatura shqiptare nga të huajt perëndimorë, të cilët kanë rreth 25 vjet që e drejtojnë këtë punë në Shqipëri! Po atë përrallën me gomarin që u vesh me lëkurën e luanit, apo majmuni që u bë mbret, e së fundi ky karazgjollëk u zbulua, duke bërë që bota mbarë të tallej, hë, a e mbani mënd? Ja kështu u krekos nacionaliteti shqiptar me nacionalistët në krye gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit, e tashmë është strukur nën budadallëkun e vet, pasi pa se me injorancë nuk arrihet kurrë gjë, por vetëm dëmtohet vetja dhe kombi që (gjoja) e përfaqson! E sa e sa përralla të tjera më prezantohen mua aktuale në këtë vend, sa herë shkoj dhe e vizitoj, apo sa herë i hedh sytë nga larg dhe e vështroj!
Ndaj kjo pasqyrë ... po si ajo pasqyra e njerkës së Hirushes së bukur, na ka lëshuar një të vërtetë mjaft të hidhur në këto dy-tre vjetë të fundit: emigrantët punojnë gjithë vitin për një muaj pushime, ndërsa shqiptarët në Shqipëri punojnë një muaj për një vit pushime. Hëm, sa ironi therëse! Nuk është metaforë, nuk është aq as hiperbolë. Ka mjaft realitet aty brenda. Emigrantët shqiptarë, kudo ku gjinden, në Europë në Amerikë punojnë ditën, punojnë natën; punohet gjithë vitin për të bërë rreth 1 muaj leje –natyrisht– në vendin e tyre, aty ku janë lindur e rritur. Aty venë me gëzim të shkelin ato kalldrëme, rrugica e sheshe ku kanë qeshur dhe qarë, ku janë grindur dhe kanë luajtur. E nuk pyesin dhe aq për ato çmime, të cilat rriten për periudhën korrik-gusht në rreth 30%, jo vetëm për shërbimet, por edhe për sa e sa asortimente. Nuk pyesin dhe aq pse tabelat e çmimeve nuk ekzistojnë në shumicën e rasteve. Nuk pyesin për ato ushqime të skaduara në shumë lokale të vogla, nëpër imbise, tek picat hallall (tek këto të fundit kupto: haram), etj.. Nuk pyesin as për ato ndryshime, që jo gjithnjë u kënaqin syrin. Por nuk arrisin ta kuptojnë se si, në këtë periudhë, një shumicë e zyrtarve të administratës dhe organizmave pranë-shtetërorë marrin lejet e zakonshme vjetore, pikërisht në një kohë ku shumë prej këtyre emigrantëve kanë ndonjë problem administrativ për të zgjidhur! Nuk arrisin ta kuptojnë, se si shumë zyrtarë të administratës shtetërore dhe atyre pranë-shtetit nuk gjinden shpesh në vendet e punës, por diku tek klubi jashtë apo kushedi se ku!
Dy ditë para largimit, mora albumin e fotografive për të fotokopjuar një pjesë apo shumicën e fotove, në mos të gjitha, -si të ishte shërbimi dhe çmimi. Hyra tek një dyqan fotosh dhe, me çmimin 40 lekë të reja për foto, thashë të riprodhoja nja 50 prej tyre me nga dy kopje. Mirpo shitësi tha ti lija fotot aty e të shkoja pas dy-tre orësh, sepse do të bënte pas pak gjumin e drekës. Orar nuk kishte fare. Nga meraku që kisha për fotografitë, i thashë se nuk mund ti lej, ndaj vetëm mund të prisja nëse do të niste ti bënte atë kohë. Po ec o burr, se ti bëj tak-fak pastaj kur të vij, ma bëri me dorë. Me buzëqeshje të përdëlluar më ngeli ti thoja se do përpiqesha të vija pas dy-tre orësh. E mirë, s’e prishi fare terezinë ai. Dola. Pas pesë minutash rrugë u gjenda tek një dyqan tjetër i tillë, ku dhe i bëra në moment fotot me nga 40 lekë të reja copën.
E tregova këtë episod të vogël, jo se kishte ndonjë gjë të veçantë nga episodet e tjera, por se pikërisht është një episod mëse i zakonshëm në vendin tonë. Njerëzit –ndonse jo të gjithë– kanë lekë për të jetuar; një pjesë janë marrë me shitje-blerje pronash e tokash, një pjesë me allishverishte nga më të ndryshmet, një pjesë janë nëpër punëra zyrtare, institucionale, etj., një pjesë kanë biznese të vogla, dyqane e më the e të thashë, e disa biznese të mëdha, një pjesë kanë fituar gjatë dekadës së fundit me drogë, dhe pjesa e mbetur ka zanate, pa llogaritur ata në fund, punëtorët e krahut, që kanë sa për të ngrënë një çap bukë. Po të llogarisim edhe lekun që vjen nga emigracioni shqiptar gjatë periudhës së verës tek turizmi shqiptar, si dhe ndihmat nga Brukseli, një pjesë e të cilave shkojnë nëpër dhjetra projekte urbane, kulturore, etj., duhet thënë se një pjesë e mirë e popullsisë së qyteteve në Shqipëri nuk kanë probleme të sigurimit të mjeteve të jetesës. Pikërisht kjo siguri i ka bërë këta shqiptarë paksa fodullë, menefregistë, të papërgjegjshëm. Ndaj dhe shitësi në fjalë, ndonëse i vinin as i vinin tre-katër veta në ditë për ndonjë foto, (sa herë kaloja para dyqanit të tij, nuk më kishin zën sytë njeri brenda), ndonëse e dinte se jo larg tij ishin edhe dy-tre dyqane të tjera fotografish, pra konkurrentë, i leverdiste më mirë të bënte gjumin e tij të zakonshëm të drekës e të largonte kështu një klient, se sa ta shtynte nja një orë gjumin e drekës, apo edhe mos ta bënte fare atë ditë, e të fitonte kështu një klient të ardhëm dhe 40 mijë lekë të vjetra (50x2x400= 40.000) brenda një ore, në mos edhe tre-katër fishin e tyre, pasi në një shërbim të tillë obligues ndaj klientit, unë mund ti riprodhoja të gjitha fotografitë e albumit atë pasdreke! Por duket se shitësi duhet ta kishte të siguruar jetën, ndaj dhe e largonte klientin, ndaj dhe e bënte pushimin e drekës pa tabelë orari tek dera, si një shumicë dyqanesh dhe shërbimesh të tjera në Shqipëri!
Ky detaj “i vogël” teknik nuk tregonte vetëm mosdijen, menefregizmin dhe papërgjegjshmërinë e shërbimit shqiptar. Ky detaj teknik i një tabele orari dhe (mos)zbatimi të saj tregonte atë mentalitet mesjetar otoman, ku shitësi apo shërbimi i caktuar e konsideronte veten dhe shërbimin e tij ndaj qytetarit si një të drejtë të tij, pa as edhe një detyrim të caktuar. Pra, nëse dyqani apo një shërbim i caktuar do të ishin shtetëror si në monizëm, atëhere ai mund ta konsideronte veten si një punonjës në shërbim të klientit. Por, kur dyqani dhe shërbimi i caktuar ishin privatë, ai e konsideronte veten si një punonjës në shërbim të vetes dhe jo të klientit. Shërbimi ndaj klientit, në mentalitetin e sotëm të shqiptarve, konsiston në vetëm aq sa ky shitës, apo zanatçi, ka nevojë për klientin, në të kundërt as që i intereson se ç’kërkon një klient. Ndaj dhe një shumicë shitësish dhe shërbimesh të tjera nuk kanë kurrfarë obligimi dhe përgjegjsie ndaj punës dhe klientit. Ky mentalitet ishte dhe është një tragjedi e këtij populli, shteti, vendi. Ky mentalitet ishte bërë pjesë e jetës së këtij vendi. Ndaj nuk duhet të çuditeni që një shumicë dyqanesh, si ato me orar tek dera, ashtu dhe ato pa orar, do ti gjeni në orë të ndryshme të ditës të mbyllura, sidomos ato të pasdrekës, e sidomos dyqynet e artikujve të ndryshëm dhe jo aq ato të ushqimit, -këto të fundit kanë më tepër xhiro. E jo shumë më ndryshe është edhe nëpër disa shërbime të tjera private, apo ato zyrtare dhe institucionale, që ti illustroj me rastet e mia personale do të më duheshin fletët të tëra, pa llogaritur atë, që më vjen të vjell kur i kujtoj.
Tek shërbimet janë për tu veçuar taksitë, si ato të linçesuara e aq më tepër ato të palinçesuara, tek të cilat duhet patur shumë kujdes, sepse e ha sa krahu në periudhën korrik-gusht, ku shoferi me ta marrë vesh se vjen nga jashtë, ta gjen hilenë si e si ta paguash si frengu pulën. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për pagesën, që në fund të fundit e bën hallall kur caktohet qartë qysh në fillim, por më shumë për mënyrat se si zhvatesh kur nuk i ke qartësuar 100% gjërat qysh në fillim; këto mënyra janë midis atyre të një skileje dhe një grabitqari të hapur. Siç më ndodhi edhe këtë vit mua, teksa taksisti (i palinçesuar) na la pa arritur destinacionin e dëshiruar (Vermoshin) dhe pagesën e kërkoi si të një taksie nga ato me kronometër përpara. Të tilla momente ti zverdhin pushimet. Ç’ti bësh, muajt korrik-gusht janë të vetmit muaj ku mendohet të nxirret leku për të gjithë vitin! Jo më kot ka dalë ajo shprehja e re popullore, që përmenda më lart. Dhjetor 2017


Postuar nga robert datë 23 Dhjetor 2017 - 20:26:

Përrallë nga e tashmja (3)

Gungën, gungën, ma fërko pak, hi-hi-hi, -e kush nuk e kujton këtë skenë me gungaçin, tek filmi francez “Kalorsit e natës”, me Zhan Marenë, ku artisti i madh luan edhe rolin e gungaçit, për tu maskuar dhe futur në qytet, përveç rolit të kalorsit, që kujdeset për vajzën e një markezi me emër. Kjo gungë dhe gjithë historia e këtij filmi mu kujtuan kur pashë gungën shqiptare, sheshin Skënderbej, si një qershizë kjo mbi atë tortë shqiptare të gatuar këto dy dekada e gjysëm tranzicioni. Sheshi Skënderbej si një gungë, mu duk gjëja më pa kripë që mund të përjetoja; shumica e njerëzve që e kanë parë dhe shkelur nuk e ka pëlqyer.
Pazari i Ri dhe disa vende të tjera në Tiranë po risilleshin në një pamje të bukur e qetësuese, çlodhëse dhe argëtimi. Edhe disa piaca qytetesh të ndryshme mu dukën jo keq. Ishte vënë dorë artisti dhe kishin dalë bukur. Diku mund të duheshin edhe ca lule më shumë, apo ndonjë stol, por dhe ato mund të viheshin më vonë.
Ndërsa sheshi kryesor i shqiptarve nuk kish patur këtë fat si ato të qyteteve të tjera. Duket kjo, për të treguar edhe një herë, se ai shesh tregonte jo thjesht punën e një bashkie qyteti, po ai shesh simbolizonte punën e të gjithë qeverisë shqiptare. Dhe vërtet, a nuk ka treguar gjëndja e sheshit Skënderbej punën e çdo qeverie shqiptare?!.
Kryeministri i tanishëm pretendoi se do të bënte shtet, pra do të forconte ato organizma në mbrojtje dhe zbatim të ligjit. Dhe në fillim kështu dukej se po bëhej. Ndërtimet pranë detit nuk po lejoheshin, apo edhe po prisheshin disa. Mirpo, nga viti 2015, kur unë kisha qenë për herë të parafundit, dhe deri në vitin 2017, kur unë isha për herë të fundit në Shqipëri, kishin nisur të ndërtoheshin restorante dhe hotele në buzë të detit, sa kalon Kalanë në Ujë të Ftohtë në Vlorë e deri tej pa vajtur në Pash Aliman. Si kërpudha pas shiut ato kishin nisur mu në buzë të detit, siç duket nga radhimasit, që banojnë jo larg prej aty. Nuk po flas për anën e tejme të xhadesë, në faqe të kodër-malit, se edhe aty kishin nisur ndërtimet pa sistem, por të paktën kjo anë ishte pakëz më larg detit. E gjithë kjo panoramë, se të tilla (ndërtime pa sistem e kuturu) vazhdonin akoma në çdo cep të Shqipërisë, tregonte se qeveria dhe shteti shqiptar nuk e kishin situatën në dorë. Kjo situatë tregonte se ky milet e kishte në gene ta përdhunonte dhe shkatërronte vendin e vet, po të mos dilte një Enver tjetër, që t’ua tregonte kufirin deri tek thana. Po të kemi parasysh se shumë shqiptarë kanë bërë vitet e fundit mjaft para, dhe shumë të tjerë kanë okupuar toka që nuk i kanë patur trashëgim, kuptohet se e gjithë kjo masë do të donte vetëm një dorë të fortë për ta përmbajtur në investimet kuturu e pa sistem, në të kundërt ky vend mund të thuash se ka marrë fund.
Po të kemi parasysh se, këta që kanë bërë para dhe kanë marrë toka, janë në shumicë të tyre edhe në punëra apo në lidhje nga më të ndryshmet shtetërore dhe qeveritare, i bie se shancet për të bërë një shtet të rregullt me ligje në Shqipëri janë pranë zeros. Për ta mbuluar këtë të vërtetë të hidhur duhet pak llustrafino, ndaj dhe kjo ngjiste përditë në shtypin shqiptar. Nëse do të hapësh televizorin, ke gjithkund të njëjtën pamje, si atë të televizioneve europiane në vitet ‘80 e ’90. Në një anë aksidentet dhe krimet, në anën tjetër arritjet e ndryshme. Në të parën ishin të përfshirë kryesisht ata të masës poshtë, në të dytën ishin të përfshirë qeveritarët dhe biznesmenët. Duke i shtuar këtyre edhe disa masturbime të tjera, si ato në lidhje me historinë, kuadri filmik dilte i përsosur. Ti shtoje këtyre edhe opiumin tjetër të telenovelave turke apo indiane, kuptohej se manipulimi i trurit të njerëzve kish arritur kulmin. Nuk kishte më syze ta mposhtëte miopinë kolektive.
Ca më bajat në Shqipëri janë bërë lëvizjet e ndryshme social-politike, gjoja për të mirën e Shqipërisë, mirpo thuajse të gjitha funksionojnë vetëm për qëllimin e rrjepjes së ndonjë kokrre leku nga ndonjë xhep i shtetit shqiptar apo ndonjë organizate të huaj. E biles, disa lëvizje duken sikur janë vetëm vullnetare, mirpo dhe në ‘to duket se skaliten karrierat e ardhme apo përfitime të tjera. Nuk di ç’të thuash, vetëm sheh se rezultatet e tyre janë qesharake. Si në rastin e atyre vullnetarve që mbollën pemë në liqenet e Lurës para dy vjetësh, dhe shumica e bimëve dhe pemëve të mbjella u prish nga klima. Kjo shtirje maskeradiste tashmë ka plasur si qelbi nga puçrat, sa është bërë bajat edhe për vetë pjesmarrësit në çfardo lloj lëvizje në Shqipëri, shtetërore apo civile. Torta është lëngëzuar sa nuk mban më. Shoqëria është bërë aq fluide, sa nuk gjen dot bazament për ta ringritur këtë vend, këtë shtet, këtë popull. Një fluiditet i paparë, më ra në sy këtë vit tek shoqëria në vendin tim! Nuk mund të ndalesh diku, nuk mund të ndalësh dikë, nuk mund të përmbledhësh një subjekt, temë apo idè! Gjithshka të rrëshqet përpara syve, as edhe një gjë të qëndron në dorë. Çdo diskutim është një shou në vetvete, sa për të ushqyer pregatitësit e tij. Çdo temë e rrahur i përngjet rrahjes së ujit në hava. Çdo spektakël mbush momental dhe pjesërisht vakumin e përgjithshëm shoqëror. Nuk di të thuash më mirë, apo më keq pa ‘to! Nuk e di si do i vej halli këtij vendi! Nuk di se çfarë boshti mund ta stabilizojë sado pak këtë shoqëri! Fol sa të duash, fjalët e tua do i marrë era! Xhevairë të nxjerrësh nga goja, fytyrat pa shprehje do të bëjnë sikur ngazëllehen, por asgjë nuk do të lëvizë. Thjesht, ke para, mund të bësh punë! Të mirë apo të keqe, nuk ka aftësinë kërrkush nga masa të mendojë! Gjithsejcili është i zënë me grabitjen e vet! Duket se dhe Zoti e ka harruar këtë vend! Disa trima dolën në mejdan për ti dalë zot këtij vendi gjatë këtyre dy-tre dekadave të fundit. Mirpo asnjëri prej tyre arriti të krijonte një sistem të rregullt e të thjesht juridik, asnjëri prej tyre arriti të ngrinte institucionet e rregullta dhe strikte shtetërore, asnjëri prej tyre arriti të ngrente ekonominë e këtij vendi! Të gjithë këta mashtruan duke thënë se, posi, këmba e tyre paste për këpucën e kryeministrit, mashtruan më keq se motrat e Hirushes, se helbete, patën bekimin e daj Samit dhe Xhon Bullit, e tashmë vazhdojnë grindjet aty brenda Shqipërisë, si të duket se aty gjindet qendra e botës.
E vërtet, po ta marrim Shqipërinë –qoftë dhe nga ana humoristike të paktën– si qendrën e botës, dhe Tiranën si qendrën e kësaj qendre, i bie se tek sheshi Skënderbej duhet të gjindet edhe kjo qendër e botës. Mirpo satirët e qiellit, përmes mëndjes së politikanve-biznesmenë, apo biznesmenëve-politikanë, (sepse vetëm në Shqipëri janë përzier kaq shumë këto karakteristika), e kanë vendosur këtë kulm-qendre botërore jo në mes të këtij sheshi, ku duhej ti binte gjeometrikisht, llogjikisht dhe estetikisht, por e kanë vendosur diku në një skaj të këtij sheshi, dhe këtë jo se kështu ua donte qejfi qysh në fillim, por se aty u doli ky kulm-qendre, i dalë aty si një gungë prej projektit tjetër, atij të parkingut të makinave që bënë më parë. Pra, e vunë sheshin kryesor dhe qëndror të kryeqytetit në funksion të një parkingu makinash poshtë këtij sheshi, e vunë simbolin e vendit, shoqërisë dhe shtetit në funksion të parasë. Duke bërë më parë parkingun, (dhe detyrimisht që parkingu i nëndheshëm do të bëhej më parë, dhe qartësisht që një apo disa parkinge aty rreth e rrotull qendrës janë të nevojshëm për atë sasi të madhe veturash lëvizëse aty pari), por duke marrë parkingu më shumë vend në njërin krah të sheshit, si dhe duke u bërë me dy kate në gjysmën e hapsirës së tij, ky shesh qendror i kryeqytetit dhe simbol i vendit ka dalë me një gungë, biles me një gungë të shëmtuar, sa kur gjindesh në ‘të, të duket sikur ia ke hypur gomarit mbrapsht! Dhe thanë pastaj, (siç kanë gënjyer përjetsisht), se ngritja (kupto: gunga) është bërë qëllimisht, që njeriu i gjendur në (mbi) ‘të të ndjehet dhe të vetsugjestionohet si një krijesë superiore, apo të paktën i barabartë me objektet përreth. Pika që s’u bie! Që edhe naivë të ishim e ta besonim këtë bajatizëm, nuk do të besonim rezultatin e saj, atë të nënvleftësimit në këtë rast të vetë sheshit dhe objekteve rrotull tij! Por ndoshta këtë nënvleftësim të sheshit dhe objekteve rrotull tij, arkitektët e Albanistanit besojnë se e kanë arritur; teksa atyre u duket Skënderbeu si Don Kishoti mbi Rosinat, apo Pallati i Kulturës si mehajne kafenesh dhe biznesesh, Muzeu Kombëtar si kuti dominoje, Banka Kombëtare si vend vjedhjesh, pallati 15-katsh si një kuti shkrepseje që do të digjet me ngritjen e grataçilave tre herë më të larta! Po-po, sipas këtyre arkitektëve të inspiruar nga paraja e vendeve islamike, duhet që simboli i vendit, sheshi kryesor i kryeqytetit, të mos sugjestionojë njerëzit në ‘të, mos ti frymëzojë, mos tu duket madhështor dhe i bukur, por përkundrazi, tu duket si një fush dominoje, ku kushdo mund të luajë si të dojë e kur të dojë, siç edhe po luajnë në fakt këto dy dekada të fundit me Shqipërinë shumë forca të errta dhe regresive nga bota! Ç’ironi! Fatkeqësi dhe aspak për tu gëzuar! E po të kemi parasysh se vetë “mbreti” i tashëm i këtij vendi u kujdes personalisht e në veçanti për rikonstruktimin e sheshit, i bie ta mbyllim me shprehjen latine: qualis rex, talis grex (siç edhe mbreti, ashtu dhe grigja (kopeja)! FUND Do.21.12.2017


Postuar nga Vizioner datë 13 Gusht 2019 - 11:05:

S`ka pushime Vere. S`me len Puna te bej pushime ne Vere....kane perparesi familiaret

Pres Dimrin te bej pushimet.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.