Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsia e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=351)
Mbahu nano mos ki frikë, se e ke Thaçin e Surroin n’Amerikë
Nga Migjen Kelmendi
Nov 24, 2006, 16:56
Email'o
Print'o
Kjo formë e diplomacisë, e cila demek nënkupton vizitën n’Washington e New York të ndonji politikani, i cili mandej kthehet e keshe po na kallxon se çka tha ‘shefi’, çka tha ‘pasha’, kjo diplomaci që kisha me e quejt – “diplomaci e furraxhive” – kam pasë shpresë se me vdekjen e presidentit Rugova ka mbarue dhe ka përfundue.
Ishte Rugova i cili shkonte në këso vizitash, tue u takue me nivele të dyshimta qeveritare e joqeveritare, e tue ardhë e tue na kallxue se – Pamvarësia u ba. U krye. Me na thanë se, fola me “pashën”.
Dy milionë njerëz ulen e presin, e njani prej tyne, ma i madhi, Padre Padrone, shkon e folë.
Sot nuk e kemi ma vetëm nji reprezentues, i kemi ba dy. Edhe Thaçi edhe Surroi, të kapluem me komplekse rugoviane, e dizajnuen vizitën e fundit n’Amerikë, mbas debaklit politik që psuen me shtyemje të statusit, njisoj si Rugova dikur: ‘fola me pashën e pasha më tha…’
Nëse deri diku mundet me u arsyetue Thaçi për komplekse rugoviane, si me e arsyetue Surroin i cili ishte kritiku ma i pamë i kësaj ‘diplomacie të furraxhive’?
E para, forma e komunikimit në këtë mënyrë asht përçmuese për qytetarin e Kosovës. Nëse Zyra Amerikane në Prishtinë, ndonji nivel i State Departamentit ose Kongresit amerikan, ndonji personalitet publik amerikan ka nevojë me na çue naj mesazh – asht mirë me na shkrue letër publike ose me e përdorë emalin ose SMS’in. Asht mirë këte punë me e ba përmes institucioneve kosovare dhe formave ma dinjitoze të komunikimit me qytetarin. Komunikimi përmes SMS-politikanëve, që keshe po shkojnë e po flasin me ‘pashën’, në të shumtën e rasteve po përdoret si nji metodë e lirë e marketingut politik nga këta politikanë.
“Nuk guxojmë me gabue”, tha Thaçi, në nji rol të dikurshëm Rugove, i knaqun se e priti ditën me qenë, shkurt, Rugovë në vend të Rugovës. Se gabuen tanë ata bashkë, në Ekipin Negociator, tue u kapë për nji datë e tue u sjell me komoditet, kjo s’ishte pjesë e këtij mizanskenimi rugovian. Ata mujn me gabue, por na qytetarët, na s’guxojmë n’asnji mënyrë me gabue, sepse…kështu i ka thanë ‘pasha’ Thaçit e Surroit – n’vesh. A ka thanë najsen ‘pasha’ (n’vesh) për gabimet e tyne, nuk u tha.
Po them, kjo ‘vesh-dipomaci’ asht formë përçmimi e komunikimit me qytetarin e Kosovës. Vetë fakti se mesazhe me randësi të madhe komunikohen përmes vesh-diplomacisë e jo institucioneve të Kosovës, flet se çashtja e Kosovës ende mbetet në nivel të – veshit. Të thash-e-themeve të SMS politikanëve të kapluem me komplekse rugoviane.
A me u besue Thaçit e Surroit? Sepse, nji çashtje e madhe ka mbet në nivel bese a jobese. Në nivel fjalë-veshi. A mujm me flejtë të qetë se mbas shtyemjes qëndrimi amerikan nuk ka ndrrue? Nuk kemi ndonji garanci tjetër pos fjalëve n’vesh të Surroit e Thaçit (sic!).
A vlen ende, ajo: Mbahu nano mos ki frikë, se ke Thaçin e Surroin n’Amerikë? Po e la që ju vetë me e gjykue.
Deshta vetëm me e spjegue, pse e quejta diku nalt ‘diplomaci e furraxhive’.
Krejt ky akt i shkuemjes e mandej ardhjes keshe me mesazh, me SMS, po m’i ngjan rreshtit te furra e Bacës Sylë, kur dikush shkojke mbrenda se e njifke Sylë Furraxhinë, e dilke tue na thanë: po pjeken, po pjeken…qitash dalin…vetë Syla m’tha.
Bukë të nxehta si Pamvarësia.
© by Gazetajava.com
SHANSI I FUNDIT I KOSOVËS
Komuniteti Ndërkombëtar është buzë krijimit të një rrëmuje të frikshme që nuk do të rregullohet kurrë. Fjalët pavarësi e “kontrolluar” apo pavarësi “e kushtëzuar” janë të padëgjuara. Ekziston vetëm pavarësia e plotë dhe Kosova e meriton atë, e meriton këtë pavarësi dhe atë e meriton që tani. Krijimi i Kosovës si shtet sovran është rruga e vetme për progresin ekonomik, shoqëror dhe politik të Kosovës dhe për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Evropën juglindore. Ka ardhur koha që lidershipi i Kosovës të ngul këmbë për këtë çështje si kurrë deri më tani, sepse ky është shansi i fundit i Kosovës.
Nga: Shirley Cloyes DioGuardi
Ossining, Nju-Jork - Vendimi i Kombeve të Bashkuara për shtyrjen e vendimit për statusin final të Kosovës deri pas zgjedhjeve të Serbisë më 21 janar nuk duhet ta ketë befasuar asnjë shqiptar.
Ky veprim nuk ishte veçse përpjekja e fundit nga ana e Perëndimit për ta qetësuar Serbinë. Qetësimi i Serbisë ka qenë qëllimi kryesor i qasjes së gabuar të politikës së jashtme të komunitetit ndërkombëtar në konfliktin e Ballkanit që pas fushatës bombarduese të NATO-s, që i dha fund marshimit gjenocidal të Millosheviqit në Evropën juglindore, këtu e shtatë vjet më parë.
Kombet e Bashkuara, Grupi i Kontaktit dhe Bashkimi Evropian e patën shansin ta shfrytëzonin rastin në fund të tetorit, kur Beogradi imponoi një referendum kushtetues për ta bërë Kosovën “pjesë integrale dhe të patjetërsueshme” të Serbisë, për të insistuar që Beogradi të ndahej përfundimisht nga e kaluara e tij e tmerrshme.
Perëndimi kishte mundësinë të ngulte këmbë që Serbia ta çmontonte sistemin e Milosheviqit, të ekstradonte kriminelët serbë të luftës Ratko Mladiq dhe Karaxhiq në Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës dhe të njihte realitetin e ri në Kosovë. Në vend që t’i bënte këto veprime, Perëndimi, menjëherë pas referendumit u gjunjëzua para koalicionit pushtetor të Serbisë të udhëhequr nga Vojisllav Koshtunica dhe Boris Tadiqi.
Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord që ta shtynin zgjidhjen e statusit final të Kosovës me arsyetimin se kjo do të mund t’i sillte në pushtet radikalët dhe socialistët, kur ajo çfarë në të vërtetë do të bëjë kjo shtyrje është minimi i forcave reale demokratike në Serbi. Kështu dy milionë shqiptarëve të Kosovës që po presin lirinë që nga viti 1989 kur Sllobodan Millosheviqi invadoi Kosovën, iu kërkua të prisnin edhe një herë.
Në mars të vitit 2005 kur Ramush Haradinaj u akuzua nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe kur u detyrua të hiqte dorë nga posti i kryeministrit, shqiptarët duhet ta kenë vënë re se balanca e pasluftës kishte shkuar në dobi të Beogradit. Çfarëdo dyshimi që mund të ketë ekzistuar për këtë pohim u bë i qartë në nëntor të vitit 2006.
Kur premieri Agim Çeku javën e kaluar theksoi me të drejtë se Kosova mbase do të detyrohet ta shpallë pavarësinë e saj, atij iu tërhoq vërejtja nga zyrtarët perëndimorë, prej të cilëve edhe u kritikua se po merrte dhe shprehte qëndrim që “do ta diskreditojë Kosovën” në sytë e komunitetit ndërkombëtar.
Sinqeritetit të fakteve në terrenin e Ballkanit i ka skaduar vlera që prej kohësh. Po që se komuniteti ndërkombëtar nuk i sqaron planet për Kosovën në vitin 2007, atëherë kosovarët duhet ta bëjnë e ta thonë të vërtetën në mënyrë të fuqishme dhe para syve të të gjithë botës.
Mestitull/CILAT JANË TË VËRTETAT PËR KOSOVËN?
Disa prej këtyre të vërtetave janë:
1. Me vendimin e komunitetit ndërkombëtar për të mos e mbajtur fjalën dhe premtimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës deri në fund të vitit 2006, Serbia ka fituar një terren të rëndësishëm në kuadër të fushatës së saj për shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës në pafundësi dhe me këtë ajo është shpërblyer majm për mosbashkëpunimin dhe intansigjencën e saj. Spektri i fitores së zgjedhjeve nga partitë ultrnacionaliste është hile e pastër dhe një e vërtetë që realisht e ka përçarë Grupin e Kontaktit.
2 Pavarësisht kohës kur statusi final do të vihet në rendin e ditës apo hidhet mbi tryezë, pakoja për zgjidhjen e çështjes që i dërguari Marti Ahtisari planifikon të paraqesë para Prishtinës dhe Beogradit është një recetë e saktë për vazhdimin e jostabilitetit dhe ringjalljen e konfliktit. Pavarësia e Kosovës nuk do të njihet. Kosova nuk do të ketë ministri të jashtme dhe ushtri dhe “Zyra Ndërkombëtare Civile” do ta kontrollojë pjesën më të madhe të jetës politike.
3. Mbi të gjitha, plani i Ahtisarit do t’i mundësojë Beogradit të marrë atë që në të vërtetë e ka dashur dhe kërkuar që par fillimit të negociatave: “Një Kosovë me më shumë se autonomi e më pak se pavarësi” nëpërmjet planit për decentralizim që do t’i mundësojë Beogradit ta ruajë kontrollin mbi shumicën serbe në veri. Komuniteti Ndërkombëtar nuk do ta bëjë as lëvizjen më të vogël për t’i mundësuar Prishtinës të krijojë çfarëdo lloj qeverisje të mirëfilltë në Mitrovicë. Megjithëse nuk do të ketë ndarje formale, ndarja “de facto” aktuale e Mitrovicës me strukturat paralele të financuara nga Beogradi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
4. Për pavarësinë e saj dhe për anëtarësinë në institucionet e ndryshme ndërkombëtare, Kosova do të detyrohet të lobojë nga njëri në vendin tjetër, nga njëra në organizatën tjetër, siç janë edhe vetë Kombet e Bashkuara. Dhe sa herë që do të qajë apo thërrasë qoftë edhe një serb i vetëm në kërkim të të drejtave të tij, Kosova do të akuzohet për mosveprim në përputhje me standardet evropiane dhe mbështetja për pavarësinë e saj do të zbehet.
5. Po që se Bashkimi Evropian dhe administrata e presidentit Bush nuk e ndërrojnë kursin e tyre aktual, Kosova do të shndërrohet në një Bosnje të Dytë, do të shndërrohet në një shtet të dështuar, të varur nga ndihmat dhe me një prani të pafund ndërkombëtare.
Komuniteti Ndërkombëtar është buzë krijimit të një rrëmuje të frikshme që nuk do të rregullohet kurrë. Fjalët pavarësi e “kontrolluar” apo pavarësi “e kushtëzuar” janë të padëgjuara. Ekziston vetëm pavarësia e plotë dhe Kosova e meriton atë, e meriton këtë pavarësi dhe atë e meriton që tani. Krijimi i Kosovës si shtet sovran është rruga e vetme për progresin ekonomik, shoqëror dhe politik të Kosovës dhe për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Evropën juglindore. Ka ardhur koha që lidershipi i Kosovës të ngul këmbë për këtë çështje si kurrë deri më tani, sepse ky është shansi i fundit i Kosovës. (Përktheu: Musli Bazhdaraj Përg.për botim Elida BUÇPAPAJ)
Shkruar nga Administrator
Këshilli i Evropës miraton rezolutën për Kosovën me 149 vota pro dhe 99 kundër
Serbët dhe rusët kundërshtojnë paragrafin e pavarësisë
Këshilli i Europës ka miratuar dje pasdite në Strasgurg me 149 vota pro dhe 99 vota kundër rezolutën për Kosovën. Në rezolutën e hartuar është hequr paragrafi numër katër i cili përmbante njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kanë qenë deputetët serbë dhe rusë, të cilët e kanë kundërshtuar paragrafin.
Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari ka raportuar dje para Këshillit të Evropës për ecurinë e procesit të zgjidhjes së statusit, por nuk ka thënë asgjë rreth propozimit të tij për statusin, njofton reporteri i RTK-së.
Ahtisari paralajmëroi se planin do t’ua paraqes palëve negociuese më 2 shkurt, në Prishtinë dhe në Beograd. Ahtisaari falënderoi Këshillin e Evropës për ndihmën e dhënë në procesin negociator- sidomos në dokumentin për decentralizimin, për trashëgëminë kulturore dhe respektimin e të drejatve të njeriut. Ai kërkoi nga Këshilli i Evropës që të vazhdojë ndihmën për Kosovën, edhe pas definimit të statusit.
Implementimi
Institucionet e Kosovës, të cilat do të jenë implementuese të pakos së Ahtisarit pas zgjidhjes së statusit, nuk duhet të tregojnë vetëm vullnet të mirë që ta bëjnë këtë, mirëpo duhet edhe të tregojnë angazhim të madh në këtë drejtim, ka thënë kryenegociatori Marti Ahtisari në deklaratën e tij drejtuar Këshillit të Evropës. Ai ka shtuar se pas zgjidhjes së statusit në Kosovë, do të ketë një prani të fortë ndërkombëtare të udhëhequr nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i cili do të mbikëqyrë implementimin e statusit.
Pakoja e Ahtisarit
Propozimi bazohet në respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, nëpërmes një Kosove demokratike dhe shumetnike, ku të gjithë qytetarët janë të garantuar dhe të mbrojtur me ligj, ka shtuar Ahtisari. Pakoja e statusit bazohet në kompromisin që është arritur gjatë bisedimeve, ndërsa për pjesën ku nuk kishte pajtueshmëri unë kam propozuar zgjidhje, të cilat besoj se janë fer dhe të drejta, tha Ahtisaari.
Ahtisari ka shtuar se ndërtimi i një shoqërie shumetnike nuk mund të arrihen pa bashkëpunimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Krijimi i institucioneve politike dhe një bazë ekonomike e sociale nëpërmes të cilave të gjitha komunitetet do të mund të jetojnë në paqe është një ndër qëllimet kryesore të Ahtisarit.
Ai ka kërkuar nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të gjithë deputetët, që të vazhdojnë të japin kontributin për të zbatuar me sukses vendimin për statusin.
Ahtisari: Jo më negociata
I dërguari i posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, dje, në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pohoi se nuk do të kthehet më një raundi të ri të negociatave në lidhje më çështjet të cilat veçse janë diskutuar, pa arritur një marrëveshje.
“Ndoshta ka ndonjë aspekt të ri, të cilin palët dëshirojnë të ma paraqesin dhe pas kësaj kam ndërmend ta finalizoj raportin tim dhe ta paraqes para Këshillit të Sigurimit, dhe atëherë do të fillojë procesi i vërtet,” tha Ahtisari.
Hiqet paragrafi numër katër
Rezoluta fillimisht parashikonte pavarësinë e Kosovës me disa kushte. Ajo ishte përgatitur nga lordi Russell Johnston, kryetari i Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës.
Lordi Johnston iu tha deputetëve evropianë se pavarësia për Kosovën, duke llogaritur në disa kushte, është zgjidhja që siguron kushte për paqe afatgjate në rajon.
Edhe pse Komiteti për Politikë të Jashtme i Këshillit të Evropës e ka kundërshtuar rezolutën në momentin e fundit, lordi Johnston u bëri thirrje deputetëve që ta miratojnë atë. Një pjesë e deputetëve e përkrahën rezolutën, por ka edhe të atillë që thonë se miratimi i kësaj rezolute është "i parakohshëm", pasi që statusi është kompetencë e Kombeve të Bashkuara.
Më të zëshmit në kundërshtimin e rezolutës, ishin deputetët nga Serbia. Deputetët rus në asamblenë parlamentare ndërkohë kërkuan që pika 4 e rezolutës të hiqet nga rezoluta dhe më pas ajo të votohet.
RTK njoftoi se pika e 4-të e rezolutës e njeh interesin serb për ruajtjen e integritetit territorial, por, po ashtu, në atë pikë shprehet besimi se pavarësia e Kosovës, me disa kushte, është zgjidhje që siguron paqe afatgjate dhe stabilitet për Kosovën dhe gjithë rajonin; në këtë pikë po ashtu kërkohet nga Serbia që të ketë qasje më fleksibile dhe pragmatike ndaj negociatave për status.
E Enjte 25 janar 2007
Koha Jone
SHBA dhe aleatët evropianë pajtohen për shkëputje të Kosovës nga Serbia
href="http://www.gazetastart.com/printversionflash.php?lajmid=8493" target=_blank> href="http://www.gazetastart.com/index.php?faqe=friendform&lajmid=8493&url=shfaqflash">
SHBA dhe aleatët evropianë pajtohen për shkëputje të Kosovës nga Serbia. Kështu mban titullin një artikull mbi Kosovën në numrin e sotëm të së përditshmes amerikane, The Washington Post, e cila citon zyrtarë të lartë të paemëruar amerikanë dhe evropianë. Ky vendim do të çojë mbase që kësaj vere në krijimin formal edhe të një shteti në Evropën Juglindore, i cili do të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, e më vonë do të ketë edhe ushtrinë e vet, thuhet në shkrim.
NATO do të vazhdojë praninë deri në anëtarësimin e Kosovës në vetë aleancën dhe në Bashkimin Evropian, ndërkaq pavarësia e plotë e Kosovës synon të përfundojë një kapitull të historisë më të re të Ballkanit.
Gazeta amerikane shkruan se Serbia tani shikon kah Moska që të mbrojë interesat e saj, mirëpo rusët kanë dhënë shenja privatisht se do të mbështesin planin po qe se Amerika dhe Evropa mbështesin në mënyrë pasive shkëputjen e krahinave proruse të Gjeorgjisë.
Martti Ahtisaari do të rekomandojë heqjen e mandatit të Kombeve të Bashkuara, që do të pasohet me deklarimin e pavarësisë nga kosovarët. Pavarësinë me një kontroll ndërkombëtar shpejt do ta njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Shqipëria.
Lidhur me praninë e vazhdueshme ndërkombëtare, Washington Post thekson se Ahtisaari do të propozojë si udhëheqës të misionit të ri ndërkombëtar mikun e tij, diplomatin holandez, Peter Feith, i cili do të ketë pothuajse të njëjtat autorizime, ashtu si përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Bosnjë.
Zëvendësi i tij do të jetë një amerikan. E gjithë prania civile ndërkombëtare nuk do të numërojë më shumë se një mijë veta, dhe pushteti i saj do të fokusohet më tepër në polici dhe gjyqësi.
Sipas të gjitha gjasave Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të shpërbëhen dhe do të zëvendësohen me një forcë civile mbrojtëse, të trajnuar nga NATO-ja, që do të përbëj bërthamën e një ushtrie të Kosovës - aleate me perëndimin, thekson ndër të tjera në numrin e sotëm e përditshmja amerikane The Washington Post.
26/01/2007 10:56
-----------------------------------
O Zot sa me shpejt ..
Peshendetje Sarandaebukur
Firmosni peticionin
http://www.thepetitionsite.com/take...?ltl=1170194048
Prishtinë, tre të vdekur pas protestës.
Tubimi i "Vetëvendosjes" kthehet në tragjedi. Të lënduarit nga policia nuk mbijetuan dot. Ekipi i Unitetit fajëson Albin Kurtin
Ndërhyrja brutale e policisë së UNMIK-ut ndaj protestës së "Vetëvendosjes" ka shkaktuar edhe viktimat e para. Të paktën dy persona nuk arritën t‘u mbijetojnë plagëve të rënda të plumbave plastikë. Arben Xheladini, i ditëlindjes 1972, nga Tërnoci i Bujanovcit, i cili jetonte në Prishtinë dhe Man Balaj, i lindur në vitin 1976 në Besianë (Podujevë) janë personat që tashmë nuk jetojnë më. Ndërkohë, flitet edhe për një person të tretë se ka humbur jetën. Të paktën 5 prej të plagosurve kanë qenë në gjendje shumë të rëndë dhe në rrezik serioz për jetën, thanë autoritetet spitalore. Trupat e viktimave tashmë janë dërguar në morgun e spitalit të Prishtinës dhe priten ekzaminimet mjeko-ligjore. Edhe pse helikopterët e KFOR-it i morën të plagosurit dhe i çuan në bazën e KFOR-it gjerman në Prizren, ata nuk kanë mundur të shpëtojnë.
Dorëheqje për komisarin e UNMIK-ut
Policia ka konfirmuar vdekjen e dy personave nëpërmjet një komunikate për shtyp, ndërsa emrat e tyre nuk i ka bërë të ditur. Komisari i policisë se UNMIK-ut, Stephan Kurtis, nëpërmjet një komunikate për shtyp, tha se "demonstruesit pranë ndërtesës së qeverisë i shtrënguan policët të ndërmerrnin metoda mbrojtëse për të vendosur rendin. Çdo vdekje është dëshpëruese dhe na pikëllon edhe ne". Por në orën 18:00 disa organizata civile ndezën qirinj para ndërtesës kryesore të policisë, ku dhe kërkuan dorëheqjen e komisarit të policisë. Sipas Glauk Konjufcës, aktivist i lëvizjes "Vetëvendosje", protestuesit nuk kanë pasur asnjë qëllim që të hynin në ndërtesat qeveritare, por vetëm të protestonin përqark tyre, ashtu siç kanë bërë më 28 nëntor. SHPK-ja pati deklaruar pikërisht të kundërtën, duke e justifikuar kështu dhunën e ushtruar.
Qytetarët, të irrituar
Ngjarja ka irrituar në mënyrë të jashtëzakonshme qytetarët e Prishtinës. Askush nuk arrin të kuptojë se pse policia e UNMIK-ut reagoi në mënyrë kaq të dhunshme ndaj protestuesve të paarmatosur. Policët rumunë, polakë dhe ukrainas kanë zbrazur mbi turmën qindra fishekë plastikë dhe disa tonë gaz lotsjellës pa asnjë pikë mëshire. "Nëse dikush vdes nuk do ta kenë të lehtë", tha një 50-vjeçar në mëngjes, ku lajmi për të vdekurit ende nuk ishte konfirmuar. Të tjerëve u ka sjellë në mendje kohën e Millosheviçit. "As serbët nuk janë sjellë kështu", thotë Daut Thaçi, një qytetar nga Prishtina. Rreziku i kalimit të dhunës në ditët e ardhshme po ndihet dhe kjo është frika më e madhe për procesin e negociatave.
Ekipi Negociator fajëson Albin Kurtin
"Ekipi i Unitetit u mblodh urgjentisht ‘për të analizuar gjendjen e krijuar me protestat e dhunshme të nxitura nga Albin Kurti dhe lëvizja ‘Vetëvendosje‘, me ç‘rast humbën jetën dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, duke krijuar tensione të veçanta, të cilat shkojnë kundër stabilitetit dhe interesave të përgjithshme të Kosovës". Kjo është deklarata e pesëshes kosovare, asnjëri prej të cilëve nuk pati kurajon të dalë para kamerave për të dhënë deklarata. Gazetarët u nxorën jashtë portës së presidencës. Ndërsa nëpërmjet një komunikate tha se "është distancuar fuqishëm nga nxitësit dhe urdhëruesit e dhunës që çuan deri në vdekje të qytetarëve".
Marre nga gazeta Shqip.
----- Me çudit fakti se nuk degjova asnji lajm te tille ne mediat evropjane(te pakten tek keto shtetet rrotull belgjikes),te gjitha heshtin,ndersa po te ishte vrare nji palestinez ose ushtar izraelit do e degjonim lajmin nja 10-15 here.
Siç duken bathet edhe kesaj here europa do i leje ne balte shqiptaret.
Moni dhe Beni rane per lirine e Kosoves
Fatkeqesisht djelmuria kosovare duhet te derdh gjak edhe tani,kur eshte aq afer endrres shekullore.Dihet qe djemte kosovare u vrane nga disa katile qe vijne nga vende te tilla si India a ku ta di une.Ata jane njerez pa ndjenja humane.Nuk eshte hera e pare qe vriten e keqtrajtohen djemte e Kosoves.I huaji nuk te ka gje.Ata jane qelluar me plumba plastik te cilet jane ndaluar te perdoren qe nga viti 1975 nga OKB.Edhe nga Levizja Vetvendosja mendoj se duhet te ish bere me shume kujdes,ne menyre qe te mos rrezikoheshin jetet e anetareve.
Asnjehere nuk e deshiroj gjakun dhe vdekjen,por mendoj se edhe kjo i sherben lirise se Kosoves.
Edhe me qetesi nuk mund te pritet propozimi i Aftisarit,sepse ka plot gjera qe i shqetesojne kosovaret.
Bota duhet t'i vere gishtin kokes nqse ka ndermend te pengoje pavaresine e Kosoves.
Me kete rast ju shpreh ngushellimet e mia vellazerore familjeve te Mon Bales dhe te Arben Xheladinit.
Ju qofte i lehte dheu i Kosoves dy djemve qe e dhane jeten per lirine!
Per mua ata jane deshmor
Respekt e nderim per ta!
Kaq pak shqiptare nga Kosova te kete ky forum,sa mos t'ju interesoje fare kjo teme ,sidomos ngjarja e e fundit.
Tek feja ama si shkruajne me dhjetra veta,vetem per te mbrojtur fene e tyre .Kombin kombin shikoni ,boll u qurravitet tek tek temat fetare, fenë e ndrrojme si rrobet ne para çeshtjes kombtare.
Ishallah gjaku i tyre nuk shkoj kot.
Citim:
Po citoj ato që tha misterioz

Prishtinalie
Nje rilindas e patriot i madh shqiptar ka shkruar:
I lini kisha e xhamia
Feja e shqiptarit eshte Shqiperia
Prandaj e dashur kur diskutohet ceshtja e lirise dhe e pavaeresise cdo gje tjeter nuk ka vlere,bile as jeta.
Albini dhe shoket e tij besoj se nuk jane falur ne xhami para se te goditeshin nga plumbat e gomes te disa policeve te huaj.
Ata ne ato momente nuk u ka shkuar mendja tek hoxha dhe tek xhamia apo kishat,por tek liria aq e deshiruar e prej vellezerve tane.
Populli i Kosoves ka ndofta gati 1 shekull qe mbase i eshte lutur zotit neper kisha e xhamia,por asgje nuk ju solli.
U desh gjaku i qindra djemve te arrihej kaq sa eshte arritur gjer,me sot.
Vertet nuk eshte e mjaftueshme,por akoma ju duhette luftoni qe te arrini ate qe e deshirojme te gjithe ne si komb,pavaresine dhe me vone bashkimin.
Po u falem ne xhami do na duhet edhe 86 vite dhe do te ngelemi atje ku ishim,nen Sllobodanet e rinj.
Zonje/zonjushe misterioz ka shume te drejte,prandaj kij kujdes kur shprehesh,kij parasysh ato qe ka thene i madhi Vaso Pasha,qe dy vargje i kam cituar me lart.
Po ne jemi te shqetesuar, pse kjo indiference nga ana juaj(kosovareve).
Mbase ne nuk mund te zdgjidhim gje,por mund te sensibilizojme opinionin publik,ata njerez qe presin me syte nga qielli.Duke u falur ne objektet fetare,duke ngrene buke e fjetur gjume cfare na dallon qe jemi njerez.
Respekte per gjakun e djemve shqipetare,te cilet po e shkruajne fjalen PAVARESI me gjakun e derdhur e jo me falje ne kisha e xhamia.
Kam degjuar disa klerike shqiptare nga Kosova,qe perpara fjales pavaresi nuk kane vene fene.I pershendes ata.Jane patriote te vertete.
Citim:
Po citoj ato që tha Prishtinasja_
Skuptoj kete shkresen tende qe ke nderlidhur me thenien e rilindasit dhe patriotit te madh! C'hyri ne pune "feja" ketu???? Fola gje per fen une kete teme?? apo ke mizen nen kapuc ti dhe te djeg gje! Sa nejrez te cuditshem! Mundesisht kycu ne teme se mos na mbaj "lekisone per albinin" dhe mos u perpiq te hapesh debate kot OK?
p.s sa i perket per ate i kam thene misteriozit eshte ceshtje mes meje dhe atij e s'kem nevoje per perfaqsues!
![]()
Ju moj zonje i kunderviheni dikujt qe ju kritikon ju kosovaret se me shume jeni te interesuar tek nenforumi i fese se sa tek ceshtja me e rendesishme sic eshte pavaresia.Ka 94 vjet qe e prisni ate gje.Nuk e paskam ditur une dhe shume te tjere qe ju jeni e interesuar me shume per nje gje qe nuk jua merr askush,sic eshte te qenurit musliman.Une jam myslyman njesoj si ju,por une nuk do te shkoja te falesha ne xhami,por do te shkoja direkt e ne Prishtine diten qe OKB do t'i jepte Pavaresine Kosoves.Une nuk jam kosovar nga origjina por e ndjej ne shpirt e ne zemer se jam i till si cdo patriot tjeter.Une nuk kam nder mend te te beje shkresa per ty dhe nuk kam as nje mize nen kapuc apo nen qylaf.Une nuk kam asnje lloj interesi personal,por vetem kombetar.Jeni nje femer teper e vrazhde dhe te pelqen vetem mendja jote.Une dikur kur ke patur te drejte te kam mbeshtetur.Anyway.
Nuk ja vlen te debatosh me ju
Faleminderit
Sa shpejt i harruat ato qe beme ne 1999.Ne nuk jemi komshije por jemi vellezer e motra.Mos harro se shume djem nga ata qe ti nuk i vlereson erdhen nga Shqiperia dhe luftuan bashke me ju,dikush edhe dha jeten per lirine e kosoves dhe mire bene.
Gjuhen tende teper te hidhur e kam hasur gjithandej ne shkrimet e tua prej kohesh dhe kete e provova edhe vete.Sic te thashe ti nuk ke respekt jo per ne por as per veten tende.Nje femer si qenie e brishte dhe e bute duhet te rrezatoj gjithmone tolerance ,miresi e mirkuptim.Ndersa ju ju mungojne keto cilesi.Ju gjithmone jeni konfliktuale,prandaj viheni ne qender te ciklonit.Nga ato qe shkruan perfytyroj portretin tuaj aspak simpatik.Te me falesh por kete konkluzion,por nuk eshte vetem personal
Tani i besoj forumistat e tjere dhe u jap te drejte atyre.
Tung
pershendetje njerz
se pari kerkoj falje per mungesen time te gjat ne forum.
desha te i jap nje vlersim nga kendveshtrimi im ne lidhje me protesat e 10 shkurtit.
gjithnje eshte e nevojshme qe te ket nje levizje e cila nuk pajtohet me ceshtjet kyqe. Modeli i organizates, levizjes apo sido qe ta quajm VETVENDOSJEN shum here i favorshem, por atehere kur nje organizatee till si vetvendosja nuk ka kontrolle ne vet organizaten atehere eshte shum e rrezikshme dhe mund te jet destabilizuese.
data e 10 shkurtit ishte nje nga tragjedit e radhes se popullit shqipetar. Eshte e lehte te thuhet se VETVENDOSJA ose Policia ishte fajtor per vdekjen e dy te rinjeve ne kete date, por te nxjerresh nje mendim kritik rreth kesaj ngjarje duhet te jesh i pa anshem dhe te flasesh pa emocione.
Gafet e VETVENDOSJES
Nga fundi i vitit 2006 ne nje emsion Jeta ne Kosove, i cili eshte program javore ne RTK ku nder te tjeret ishte i ftuar edhe vet lideri i VEVTVENDOSJES Z. Albin Kurti, ky i fundit pat deklaruar se VETVENDOSJA do bej revoliucion dhe do ta permbys qeverine, ndersa ne pyetjen e Gazetares qe e udhheq kete emision se cfar plani ka vetvendosja nese e rrezon qeverien Z. Kurti pat then se nuk ka ndonje plan...
per protestat e 10 shkurtit plocia pat deklaruar se ka pas informacione se protestuesit kishin per qellim qe te hynin ne ndertesen e qeverise...
Revolucion ????
menjehere pas protestes Z. Albin Kurti deklaroi se nuk kishin per qellim qe te hynin ne objektet e qeverise por vetem te marrshonin ne rruge, mirpo
pas arrestimit te z .Kurtit, Glauk Konjufca (zevendes i Albin Kurtit) te nesermen ne nje delerat per shtyp thot se protestuesit kishin per qellim qe te hynin ne parkingun e veturave te qeverise dhe ti digjnin keto vetura per shkak se eshte keqperdor djersa e popullit te kosoves me blerjen e veturave luksoze....
tashi qellimi i protestes ishte, Revolucioni, kundershtimi i paketes se Z Ahtisarit, apo djegja e veturave, kjo mbetet te shifet.
kjo len te kuptohet se VETVENDOSJA nuk ka organizim ne vetvehte ose perdor prapaplane.
Gafet e Policise
pas eskalimit te situates dhe perdorimit te metodes se Pykes nga VETVENDOSJA per te thyer kordonin e Policise, policia perdori Gazin Lotesjelles i cili i largoi me shum 70% te protestuesve dhe njerzve tjere qe qendronin anash, Forcat Policore ishin te shumta ne numer sa mund ta kontrollonin gjdo levizje te gjdo qytetari, mirpo plolicia e UNMIKUT perveq gazit Lotesjelles dhe SHkopinjeve te Gomes vendosi qe ti perdor edhe Plumbat Gome te cilet ishin vdekjeprures per dy persona dhe lenduan shum te tjere.
A i shte e nevojshme te perdoren keta plumba???
per mendimin tim ishte krejt e pa nevojshme, mirpo nese llogaritet rreziku i fjalimit e Albin Kurtit ne 2006 (qeshtja e Revolucionit) informatat qe posedonte policia, dhe menyra se si e kaluan kordonin e pare protestuesit ndoshta e arsyeton perdorimin e plumbave te gomes, mirpo prap jo ne menyren se si jan perdorur.
Perseris
Protestat jan te nevojshme per te shprehur paknaqsin e popullit rreth trajtimit te qeshtjes se kosoves, por nuk kemi nevoj qe te derdhim gjak rrugeve te kosoves, deri me tani mjaft eshte derdhur gjak. MJAFT
BOLL ME GJAKDERDHJE
JO ME GJAKDERDHJE NE BALLKAN
http://albavideo.blogspot.com/
Kadare: Gabimet e mëdha për Kosovën
Kritika e ashpër ndaj diplomacisë: Pseudo-filozofitë e saj, qesharake e të dënueshme
Shkrimtari i madh shqiptar, ikona e mendimit kombëtar, Ismail Kadare, ka shpërthyer fort ndaj diplomacisë shqiptare në lidhje me çështjen e Kosovës. Në një intervistë për radion "Evropa e Lirë", Kadare thekson se strukja e Tiranës zyrtare për çështjen e Kosovës është qesharake dhe madje e dënueshme...
Tani që negociatat për statusin e Kosovës kanë hyrë në fazën e tyre shtesë prej 120 ditëve, çfarë rezultatesh prisni ju?
Unë nuk u jap ndonjë rëndësi këtyre 120 ditëve. Njëqindenjëzet ditë nuk janë shumë, nëse flitet për një gjë të madhe për kombin. Në këtë rast ne po negociojmë për lirinë e kombit. Çështja është: Çfarë kuptimi do të kenë këto 120 ditë? Pse? Ekziston një problem këtu. Në fakt, askush nuk është i qartë për këtë. Dhe ky është problemi. Kemi të bëjmë me një çështje ekstremisht dhe thellësisht të rëndësishme dhe ajo është e panegocueshme. Në këtë rast diskutohet liria apo skllavëria e një kombi. Kjo është esenca dhe kjo nuk duhet harruar kurrë. Është një komb i tërë që kërkon të drejtën më të lashtë të njerëzimit, që kurrë nuk i është dhënë, bazën e civilizimit, që është liria. Prandaj unë jam i surprizuar nga marrëzia e opinionit publik, mediat, diplomatët apo qeveritë, në lidhje me këtë çështje që nuk trajtohet si dilemë. Në fakt, më parë kjo nuk përbënte dilemë. Kur Evropa hyri në konfliktin ballkanik, ishte e qartë se po kurajohej të bombardohej një vend sovran-Serbia, Jugosllavia. Por kjo bëhej sepse ishte më e rëndësishme liria e një kombi që ishte dhunuar në mënyrën më barbare. Tani, kemi të bëjmë me një brerje të ndërgjegjes, një rishikim të gjithë asaj që është bërë. Kjo keqardhje është një absurditet i pakuptimtë, por kjo është keqardhje për bombardimin e një shteti, Jugosllavisë. E thënë apo e pathënë, kjo është një keqardhje që pranohet gjerësisht. Në Ballkan diçka ka ndodhur dhe kjo është e qartë. Një nga krimet më monstruoze që nuk është parë në historinë e Evropës, ndodhi përpara nesh. Gjysma e kombit, 1 milion njerëz, u zhdukën. Ishte një spastrim etnik, i cili nuk krahasohet me spastrimin etnik të popullit hebre, por për intensitetin e tij dhe kohën kur ndodhi, kishte rivalin e tij (Holokausti). Është e tmerrshme, sepse ndodhi vetëm për pak javë dhe ky krim nuk mund të zhduket me bombardimin e një regjimi barbar. E kam thënë disa herë, në botë nuk është e detyrueshme dhe e nevojshme masakra, por nganjëherë bombardimet janë të nevojshme, si në rastin e Gjermanisë naziste. Evropa duhet të mos jetë konfuze. Nuk ka pse të ketë brerje ndërgjegjeje, apo dhe kthim prapa. Në të kundërtën, po apologjizohet Serbia me forcë. Madje Serbia po llastohet vazhdimisht, dhe në këtë rast Evropa po i bën një dëm të madh Serbisë dhe popullit të vet, duke e zhytur edhe më thellë në fajin e tij. Ky komb duhet ta kuptojë çfarë ushtarësh dhe paramilitarësh ka dërguar në Kosovë dhe në vende të tjera të Jugosllavisë. Nëse e kupton, mund të çlirohet nga makthet dhe demokracia serbe mund të ndihmohet. Nuk do të ketë demokraci në Serbi, nëse nuk do të njihen krimet.
Kohët e fundit po flitet se pavarësia e Kosovës mund të shkëmbehet me ndarjen e një pjese të territorit të saj. Ç‘mendoni rreth këtij varianti?
Unë mendoj që vazhdon të ketë një keqkuptim që është përmendur më herët. Ndarja nuk është pazar i ndershëm dhe unë kërkoj përgjegjësi të plotë për këtë çështje. Mund të hapen konflikte të reja në Ballkan, mund të hapen burime të reja për luftime dhe përleshje, të cilat do të kenë një kosto tepër të lartë për popujt që jetojnë në Ballkan dhe Evropë. Ky është një opsion që nuk do ta mbyllë këtë çështje, por do të hapë konflikte të tmerrshme. Prandaj thashë që problemi (i keqkuptimit), për ata që kanë kryer krime dhe ata që kanë vuajtur, është thelbësor.
Mënyra si vlerësohet krimi është thelbësore për pastrimin e demokracisë.
Në Kosovë ka mendime se këto 120 ditë të negociatave do të dështojnë dhe nuk do të ketë marrëveshje, por do të ketë në fund një shpallje të njëanshme të pavarësisë. Si mendoni ju, a do ta pranojë këtë hap komuniteti ndërkombëtar?
Padyshim. Unë jam shkrimtar dhe njeri i kulturës dhe gjithmonë mendoj që konfliktet mund të zgjidhen në rrugën më demokratike të mundshme, pa dhunë dhe keqkuptime. Por kjo nuk shërben për alibi për të turpëruar një komb në çdo rrugë të mundshme. Në këtë rast populli i Kosovës ka të gjithë të drejtën të përgjigjet me të gjitha opsionet. Nuk ka përjashtime kur flitet për lirinë e një kombi. Kjo është një çështje që nuk negociohet. Ky komb ka të drejtë për të kërkuar lirinë e tij dhe ta mbrojë me të gjitha forcat deri në fund.
Si mundet që elita intelektuale shqiptare të ndikojë për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës? Mendoni se duhet bërë më shumë?
Mendoj që Shqipëria duhet të bëjë më shumë. Pseudo-filozofitë e diplomacisë sonë, që kanë mungesë aftësie dhe morali, janë qesharake dhe në të njëjtën kohë të dënueshme. Shqipëria nuk është një planet tjetër, dhe po jep gjykime për Kosovën nga hëna, Bangladeshi apo Japonia. Shqipëria është vendi i parë i interesuar dhe nuk duhet të struket, sepse kjo është totalisht hipokrizi. Shqipëria është vendi që duhet të ndjekë hap pas hapi problemin e Kosovës. Duhet ecur me ndershmëri dhe dinjitet, natyrisht në mënyrë konstruktive dhe jo destruktive. Megjithatë kjo është një çështje morale dhe historike e Shqipërisë, e përbën dinjitetin e vet kombëtar. Unë shpresoj që diplomacia jonë të rishikojë sa më shpejt punën e saj dhe të bëjë përmirësimet e duhura në këtë aspekt.
Marre nga Gazeta Shqip....30/08/2007
Citim:
Po citoj ato që tha elsaaa

Pavrsia e kosoves eshte rruge e pakthyeshme.
Citim:
Po citoj ato që tha daedal
Pavrsia e kosoves eshte rruge e pakthyeshme.
Berisha në “Al Jazeera”, thirrje Konferencës Islamike: Njihni Kosovën!
Kryeministri shqiptar Sali Berisha i bën thirrje vendeve të Konferencës Islamike të njohin Kosovën. Këtë deklaratë Berisha e bëri në një intervistë për televizionin satelitor me seli në Katar, “Al Jazeera”, gjatë vizitës së tij në Doha. Kryeministri shqiptar premtoi se Shqipëria do luajë më tepër rol në këtë konferencë për të nxitur njohjen e Kosovës.
E vleresoj... por duhet bere shume me teper.
S'e kuptoj cfare dreqin duam ne kete konference?
As shkembime ekonomike s'kemi me ta, as kulturore, as arsimore asgje.
C'ti besh Sale koke-gdhese.
p.s.
O Gjergj po edhe Skenderbeun e paske bere te kuq flake?
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Nje pjese shume e vogel e shqiptareve jane muslimane, te tjeret pine raki.
E megjithate ajo eshte organizate politike dhe jo fetare. Pranimi behet mbi baze fetare, por ka qellime politike (mund te kete edhe fetare), prandaj ne s'kemi pune atje.
Diplomacise sone i shkon koka sa majtas djathtas. Shenje e nje kompleksi te forte qe kemi qe i presim gjerat nga te huajt.
Cuditerisht jemi edhe antar vizitor i vendeve frankofone. Shqiperia vend frankofon? haha. S'e kuptoj pse? Per nja tre apo kater vete qe dine frengjisht ne Shqiperi!, apo pse ka qene nje lice francez nje here e nje kohe?
Nejse, ai Skenderbeu me duket si nje komunist mbi nje kale gjithashtu komunist.

Me duket se nuk i kuptoke mire nuancat e gjuhes shqipe ti o Gjergj jo.
Nejse hajt se shaka bera.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Me duket se nuk i kuptoke mire nuancat e gjuhes shqipe ti o Gjergj jo.
Nejse hajt se shaka bera.![]()
Jordania njeh Kosovën
Mbretëria e Jordanisë ka njohur sot pavarësinë e Republikës së Kosovës. “Prej burimeve tona shumë të sigurta jemi të njoftuar se Mbretëria e Jordanisë ka vendosur që të njoh Republikën e Kosovës. Sidoqoftë ne ende nuk mund ta konfirmojmë zyrtarisht derisa jemi në pritje të notës diplomatike për njohje”, ka thënë për Express, Qerim Qerimi, këshilltar politik i Ministrit të Jashtëm të Kosovës.
“Mediat jordaneze e kanë kontaktuar ministrin tonë të Jashtëm për këtë. Por, sikurse edhe në rastet tjera të mëhershme , praktika jonë vazhdon të mbetet frenimi nga komunikimi zyrtar dhe publik i njohjes derisa njohja nuk shpallet nga vet shteti që vendos të njoh Republikën e Kosovës”, ka theksuar ai. Jordania është shteti i 61-të që njeh Kosovën. Mbretëria e Jordanisë është shtet arab, i cili gjendet në Azinë Jugperëndimore dhe ka një popullsi prej afro 6 milionësh.
Nga Gazeta Express
jan ber 61 shtete deri tani por do behen me shume pasi te dale vendimi i gjykates nderkombetare.
serbia e ka humb kosoven vetem se nuk e pranon.
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
jan ber 61 shtete deri tani por do behen me shume pasi te dale vendimi i gjykates nderkombetare.
serbia e ka humb kosoven vetem se nuk e pranon.
Kosovo, the young europeans
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.