Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Levizja Mjaft (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=298)
-- Mjafti dhe levizjet e pa perfunduara. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3694)
Kone
Kone
shpresoj qe une te keme kene i kjarte ne shpjegimin qe i bana FAJTORI per ate shprehjen teme kaq s'kandaloze qe thote......''i kane syte pak ma hape''....per ndryshe jam i detyrume qe te shpjegohem perseri e perseri...
Sidokjofte Rilindasit politiken shqiptare dhe Shqiperine si shtet e kane ba ne sallonet Europine pse eshte atje ku asht ba e bahet edhe sot e kesaj dite politika nderkombetare e ajo Shqiptare...
Jam i mendimit se nja 5-10 artikuj te shkrume ne Gazetat E MEDHA Europiane Gjermane Franceze Angleze e Amerikane mbi gjendjen ekonomike e sociale me Shqipni si dhe nji levizje qytetare e organizume mire do te lekundnin e do te ndikonin qeverine e Nanos shume ma teper se nga cka ba opozita deri me sot.
Po sic shihet sh.Fatos e di kaq mire kete (dmth mbeshtetjen morale nga te huajt),prandaj ka i ka dale punes perpara duke marre nji doktorate nga Universitetet Milaneze per merita ne pune,pse Honoris Causa per ata qe nuk e dine eshte doktorte per ata qe kane merita te vecanta ne ate qe bajne si profesion ose merita ne veprimtarit e tyne te cfaredo fushe .....dhe Honoris causa per shkrime e punime akademike...
nuk eshte cudi qe presidenti i Italise ta bajne edhe Kavalier.....
Per momentin une pergezoj te gjithe ata qe me Mjaftin e tyne po i gjenden afer popullit shqiptar ne hallet qe ai ka sot..
ciao 3SH
ne te vertete nuk eshte vetem mjafti por shume me teper organizata qe po organizojne protestat e shoqerise civile. thjesht mjaftit i behet me teper propagande as vete nuk e di pse.
gjithsesi nje pyetje per konen: deri tani na keni dhene shume mend dhe na keni tregu vendin, nuk u jeni pergjigjur pyetjeve te bera ketu, duke hequr cdo deshire per diskutim pavaresisht hapesires qe ju eshte dhene ne kete forum si levizje.
si perfundim a kerkoi nano ndjese publike?
Nje pergjigje per cinizmin e Analistes dhe atyre qe nuk kane besim ne Levizjen Mjaft e kane dhene ditet e fundit veprimet e qeverise.
Analistja nuk e kupton se perse Mjaftit i behet kaq shume reklame. Nenkuptimi iq arte tregon se Mjafti sipas ketij mendimi mbeshtete per qellime te caktuara.
Une shtroj pyetjen, te gjithe gazetat, ambasadat e huaja, studentet, forumistet etj qe mbeshtesin Mjaftin, Perse e bejne kete?
Titulli i kesaj teme eshte "Mjafti dhe levizjet e paperfunduara"
Ditet e fundit disa nga keto levizje te bera nga Mjafti kane dhene nje rezultat jo te vogel.
Ne radhe te pare Qeveria ka diskutuar qe te ule tarifat telefonike te cilat ajo vete i kishte pranuar 3 muaj me pare. Pas nje presioni te fuqishem dhe protestave te njepasnjeshme te Levizjes Mjaft, per te cilat shpesh diskutuesit e mesiperm kane ironizuar, qeveria ka leshuar terren duke bere nje hap njerezor drejt popullsise.
Se dyti Levizja Mjaft ka protestuar fuqimisht kunder Korporates Energjitike madje jo vetem ne Tirane por edhe ne qytete te tjere. Pergjigja e Qeverise eshte se do te fale rreth 13 miliard leke te reja energji te papaguar ne vitet e kaluara ne zonat me te varfera.
Keto jane arritjet e nje objektivi ne te miren e popullsise shqiptare. Besoj e keni parasysh se sa e veshtire eshte te shtrengosh qeverine qe te vere veshin disa "çunakeve" te cilet edhe koleget tane i shohin me mosbesim dhe perbuzje. Reagimet negative jane te shpjegueshme me shume ndjenja apo zhgenjime, por keto jane veti te njerezve te dobet dhe te parealizuar. Pozitiviteti i ketyre protestave tashme eshte me i dukshem, por duhet patur parasysh qe kjo nuk eshte merita e Mjaftit. Pra nuk eshte Mjafti qe ndryshoi kete ligj, ishte presioni i popullsise te cilin Mjafti e drejtoi ne vendin e duhur dhe ne menyre qytetare te padhunshme.
Analistja pyet nese nano kerkoi falje apo jo?
Une jam i mendimit se nese ai nuk kerkon falje eshte per turp te tij dhe jo tonin qe kerkojme qe te behet BURRE dhe te marre pergjegjesite qe i takojne si kryetar shteti. Gijithsesi veprimet korrigjuese qe qeveria ka bere ne vendimet e saj te meparshme tregojne se ajo ka pranuar gabimet e saj dhe po mundohet qe ti modifikoje. Kjo eshte nje fitore e madhe e Qytetareve shqiptare te cilet per here te pare u kane dale zot interesave te tyre.
Nje pyetje tjeter e Analistes ishte se perse behet shume zhurme rreth Mjaftit dhe nuk flitet asnje fjale per organizatat e tjera. Po u rreshtoj ketu aktivitetet e Mjaft te koheve te fundit te cilat i japin pergjigje edhe kesaj pyetjeje:
Permbledhje e aktiviteteve te Mjaft !
30 Dhjetor 2003 - Letra turpi Telekomit
Më 30 dhjetor 2003, MJAFT zhvillon protestën e turpërimit
përpara drejtorisë së përgjithshme të ALBTELECOM, ku një numër
pemësh të rrugës Myslym Shyri vishen nga aktivistët e lëvizjes
me leter higjienike si shprehje groteske e pakënaqësisë qytetare
pas rritjes së tarifave të telefonisë fikse në vend. Po atë ditë,
ALBTELECOM, dërgon një reagim ku MJAFT kërcënohej me hapjen e
një procesi penal.
http://www.mjaft.org/shq/img/albtelecom_30/index.htm
31 Dhjetor 2003 - Kartolinë Gjeneratorësh për Kryeministrin
Më 31 dhjetor 2003, përpara vilës 30, seli e përkohshme e
kryeministrit shqiptar Nano, MJAFT organizon një protestë
paqësore për t'i uruar në mënyrë ironike atij dhe qeveritarëve
shqiptarë pushime të gëzuara nëpër Europë, në një kohë që
popullit i ishte premtuar si të ishte një favor i madh, energji
elektrike për 24 orë gjatë festës. MJAFT, ka përdorur me këtë
rast një numër gjeneratorësh të ndezur për disa minuta për të
krijuar korin e zhurmshëm që shoqëron gjatë 364 ditëve të tjera
të vitit gjithë jetën e përditshme të shqiptarëve. Korporata
Elektroenergjetike Shqiptare, e ka konsideruar këtë protestë të
MJAFT si një fyerje dhe ulje ndaj imazhit të saj, dhe po atë
ditë ka dërguar edhe ajo një reagim, ku përsëri lëvizja kërcënohej
me proçedim penal.
Më 3 janar 2004, MJAFT dërgon një përgjigje në formën e një
letre të hapur drejtuar KESH.
http://www.mjaft.org/shq/img/electr...otest/index.htm
10 Janar 2004 - Tragjedia e Karaburunit
Më 10 janar, një ditë pas tragjedisë së Karaburunit ku humbën
jetën në det 21 persona, lëvizja MJAFT dërgoi në spitalin e
Vlorës një përfaqësi të sajën të kryesuar nga drejtori ekzekutiv
Erion Veliaj, për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për
të mbijetuarit. Gjithashtu, po atë ditë, MJAFT ka shpërndarë
edhe një deklaratë për shtyp ku shprehte qëndrimin e saj për
tragjedinë.
http://www.mjaft.org/shq/press_rele...0012004_shq.htm
11 - 13 Janar 2004 - Homazhi qytetar
Më 11 janar, MJAFT, nisi ditët e homazhit qytetar përpara
kryeministrisë shqiptare, duke i ftuar të gjithë qytetarët të
ndezin një qiri përshpirtjeje dhe një lule për viktimat e 9
janarit. Gjithashtu, të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në
homazhin me qirinj u është krijuar mundësia të shkruajnë
mesazhet e tyre të ngushëllimit në trotuarin përpara
kryeministrisë. Lëvizja MJAFT i ka kërkuar këtë ditë,
kryeministrit Nano, të kërkojë ndjesë publike për ngjarjen e
ndodhur, në shenjë përgjegjësie dhe moraliteti.
Homazhi ka vazhduar edhe të nesërmen më 12 janar, gjatë ditës
së zisë zyrtare. MJAFT ka kritikuar këtë ditë vonesën e
kryeministrit shqiptar Fatos Nano në krye të detyrës me anë të
disa banderolave groteske të vendosura në rrugën hyrëse në
kryeqytet nga aeroporti i Rinasit.
Homazhi ka vazhduar edhe në datën 13 janar. Rreth 20 mije
qytetarë morën pjesë në homazh.
http://www.mjaft.org/shq/press_rele...9012004_shq.htm
14 Janar 2004 - Protesta e gomones përpara Kuvendit
Më 14 janar, ditën e seancës të jashtëzakonshme parlamentare
rreth tragjedisë së 9 janarit, MJAFT ka zhvilluar një protestë
përpara hyrjes së Kuvendit, ku është vendosur në mënyrë simbolike
një gomone e mbështjellë me mesazhet e shkruara nga qytetarët
gjatë ditëve të homazheve.
http://www.shekulli.com.al/index.ph...ws&newsID=22586
16 Janar - 5000 vetë thonë MJAFT! përpara Kryeministrisë
Më 16 janar, MJAFT organizon protestën e madhe përpara
Kryeministrisë, me pjesëmarrjen e mbi 5000 qytetarëve, ku
kërkohet ndjesa publike nga ana e kryeministrit Nano si
shprehje e një minimumi të përgjegjshmërisë si dhe dorëheqja e
tij si shprehje e ekzistencës së moralit dhe qytetarisë.
27 Janar 2004 - Takimi me Kryeministrin
Më 27 janar, në një takim të thirrur nga kryeministri Nano me
përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësuesi i lëvizjes MJAFT,
Erion Veliaj, drejtor ekzekutiv, paraqitet me një t-shirt ku
shkruhet "Ju ende nuk keni kërkuar falje", si shprehje e mbajtjes
së premtimit të bërë para qytetarëve se tragjedia e 9 janarit
nuk do të harrohet. Për herë të parë, nga kryeministri vjen
premtimi se do të kërkohet falje nëpërmjet punës për zbutjen e
varfërisë dhe luftën kundër trafikut klandestin.
http://www.mjaft.org/shq/index1.htm
4 Shkurt 2004 - Kukësi thote MJAFT!
Më 4 shkurt, në qytetin e Kukësit, qytetaret e Kukesit dhe lëvizja Mjaft organizojne
një
protestë me pjesëmarrjen e mbi 3000 qytetarëve kundër
ndërprerjeve drastike të furnizimit me energji elektrike që
KESH aplikon në këtë qytet dhe në zonat e tjera veriore të
vendit.
13 Shkurt 2004 - Kërkesat për Qeverinë
Më 13 shkurt, me kërkesën e qeverisë, lëvizja MJAFT, ftohet të
marrë pjesë në një takim me ministrin e shtetit pranë
kryeministrit për koordinim Marko Bello si dhe drejtorin e
përgjithshëm të KESH, Andis Harasani. MJAFT dorëzon në këtë
takim një listë kërkesash që kanë të bëjnë me uljen e çmimeve
të tarifave të disa prej shërbimeve bazë si energjia elektrike,
telefonia fikse, çmimi i bukës etj. Një pjesë e mirë e kërkesave
merren parasysh dhe premtohen ndryshime të dukshme.
http://www.mjaft.org/shq/index1.htm
17 Shkurt 2004 - KESH bën publike bilancet dhe pasqyrat e tij
financiare
Më 17 Shkurt, 4 ditë pas shtrimit të kërkesave, njëra prej të
cilave ishte dhe transparenca e bilanceve dhe pasqyrave
financiare të KESH, ky i fundit bën publike operacionet e tij
financiare në faqen e tij ëeb, me link adresën e mëposhtme:
http://www.kesh.com.al/Images/Audit...02002%20ALB.PDF
18 Shkurt 2004 - Lajmërohet ulja e tarifave të telefonisë fikse
Më 18 Shkurt, pas presionit dhe kërkesave paraqitur qeverisë
shqiptare, një ndër të cilat ishte ulja e tarifave të telefonisë
fikse lokale në nivelin e dhjetorit 2003, nga qeveria shqiptare
publikohet urdhëri për rishikimin dhe zbutjen e tarifave të
telekomunikacionit si dhe rritjen e transparencës dhe
komunikimit të vendimmarrjeve ndaj publikut
http://www.keshilliministrave.al/shqip/lajm.asp?id=2657
Une personalisht jam entuziast per keto levizje dhe shpresoj qe te vazhdojne sepse ne kete menyre ndermjet Qeverise dhe Qytetarise duhet te kete gjithmone nje dialog per mbrojtjen e interesave te masave popullore.
Besoj edhe Analistja mori disa pergjigje dhe i lindi deshira per diskutim meqe duhet justifikuar "meshira" e saj per ti dhene nje hapesire Mjaftit!
Sa per dijenine tende Analiste "Levizjes Mjaft!" i jane kushtuar shume tema edhe ne forumet e tjera kryesore. Prezenca e saj ne kete Forum eshte pasurim dhe dinjitet per Forumin tone...
Ndoshta medyshjet e analistes mbi Mjaft, vijne nga mosinformimi i plote dhe i hollesishem lidhur me aktivitetet, takimet, masat mbeshtetese, politikat qe ndjekin, shkrimet dhe opinonet e bera ne median e shkruar dhe elektronike lidhur me tere punen e tyre.
Mos harrojme se tere fryma e ''levizjes qytetare'', dhe nxitja e shume organizatave te tjera per ti shkuar me tej levizjes qytetare, eshte merite e levizjes Mjaft.
Nuk i kishim ndjere ndonje here as Zyren e mbrojtjes se qytetareve, as Keshillin Rinor Shqiptar (prej 10 vjetesh qe se di ca ka bere) & Qeverine e Nxenesve, as organizatave te tjera rinore... deri ne momentin qe u formua Levizja Mjaft. Solli nje fryme dhe kulture te re, ate te levizjes qytetare per te qene me aktive per vendimmarrjet e qeverise.
Nuk eshte per te bere pyetje kaq te ceketa si ''A kerkoi falje Nano?''. Se nuk do jesh perseri e mireinformuar per zhvillimin e takimit te Nanos me Mjaft, Grupin shqiptar per te drejtat e njeriut, Zyren e mbrojtjes se qytetareve, etj para 3 javesh, ku Nano tha: Nuk kam si kerkoj faljen publike qe kerkoni ju, pasi kjo nuk eshte ne te mire te imazhit te qeverisjes aktuale dhe besimit. Por ama nuk hodhi poshte aspak pretendimet e levizjes lidhur me mangesite e politikave te nanos keto vitet e fundit dhe krizes se krijuar.
Per me teper dje lexova ne gazetat e perditshme :
''Nano: ndjese per ate qe nuk kemi bere''.
''Nano fal 145 milion USD energji''
''Nano largon shefat e telefonise''
''Nano pranon deshtimin e Albtelekomit''
''Qeveria zbut skanalin e Telefonise''
''Telefonat 50 % me pak, Kesh fal borxhet''
''Oferta e qeverise per amnistine e dritave''
Rrezultante e kujt eshte ky qendrim?
Analiste: Me vjen keq qe analizat e tua me raste lene per te deshiruar, se gjerat jane te dukshme dhe nuk e kuptoj pse nuk arrin ti shohesh.
Ciao
Eniss!
Une ne disa shkrime te mia kam perqafuar pikerisht kete ide: Qe Mjafti po sjell nje edukim te njerezve ne kete menyre. Prezenca e organizatave te tjera dhe e shoqatave te tjera eshte shenje e metejshme demokracie dhe nevojshmeri per arritjen e objektivave qytetare.
Mjafti ka meriten qe u be flamurtari i kesaj levizje, eshte normale qe ne kete rruge do te ecin edhe shoqata, levizje, organizata te tjera se po te mos levizin do te mbesin ne vend dhe do i lene eksluzivitetin Mjaftit!
Nga ana jone si qytetare ne mund te kemi vetem perfitim nga levizje te tilla sepse bashkimi i tyre do te sillte me teper zgjidhje dhe me teper presione ndaj shkelesve te te drejtave tona qytetare.
Jam i bindur se keto arritje te vogla nuk shenojne kulmin e ketyre protestave por fillimin e tyre. Ka njerez qe nuk besojne ne nje vizion apo nje ide ne fazen e tyre fillestare por vetem pasi shohin dicka konkrete. Ne kete moment ka arritje konkrete dhe keto jane argumente per mosbesuesit. Ne te tjeret qe i besuam keto ide qe ne embrion e shohim me ngjyra me optimiste kete levizje dhe te ardhmen e ketyre shoqatave, Ojq-ve, Ojf-ve, levizjeve etj etj. Kontributin tone mund ta japim ne shume menyra, nje prej te cilave do te ishte eleminimi i dyshimeve te kota dhe te pabaza i bazur ne thashetheme qe edhe pse mund te jene apo jo te verteta nuk kane pse prekin nje levizje te gjere qe nuk mund te perbaltet me nje LOKAL (se kjo eshte e vetmja akuze qe eshte bere).
Une uroj qe ne kete forum te kemi edhe organizata apo levizje te tjera si Mjaft qe te sjellin zerin e tyre te protestes kundrejt padrejtesive te ligjshme dhe te paligjshme qe na behen cdo dite mbi kurriz.
me sa kam lexuar
duket qe po vihen ne levizje shume gjera nga kjo organizate,dhe kjo eshte per tu lavderuar vertet .
por nuk ju duket sikur po ben punen qe partia opozitare duhet te beje?
dua te di c'po ben kjo parti tani? po perfiton nga situata?
Lorie!
Ngritja e ketyre probleme nuk eshte detyre e Opozites. Ngritja e tyre domosdoshmerisht i perket qytetareve dhe ata duhet te perfaqesohen ne nivelet e ndryshme qe percaktojne mbrojtjen e tyre ndaj padrejtesive. Opozita natyrisht duhet te jete e zonja te perfitoje nga keto probleme per te ndertuar strategjine e saj kunder Pozites.
Levizja Mjaft! eshte distancuar nga Opozita po aq sa eshte distancuar nga Pozita. Ndermjet forcave politike deri me sot ka munguar forca me e madhe vendimarrese qe eshte Popullsia.
Nuk eshte nje leshim qe qeveria po i ve veshin popullit por eshte nje domosdoshmeri marrveshja mes dy paleve te perfshira ne cdo proces.
Shoqatat e konsumatoreve, organizatat, levizjet, sindakatat etj etj duhet te ngrene zerin e tyre per te mbrojtur dhe permiresuar gjendej e kategorive qe aderojne ne to. Ndoshta nuk jemi mesuar me kete lloj menyre te ndarjes se gjerave por me mire vone se kurre.
Mjafti eshte vetem fillimi, pas saj me siguri do te vijne te tjere qe do te mbrojne interesat e popullsise duke i dale ne mbrojtje e duke i hapur syte mbi padrejtesite qe behen.
C'fare po ndodh me Mjaftin Tani?
Pse Hesht ?
Ndoshta po distancohet nga Opozita..? Se di
Pse nuk nderhyn Mjafti ne nje kohe te turbelluar tashme ne Shqiperi .. Dicka me le te mendoje
Levizja e Mjaftit merr me shume Reklame nga c'duhet.. por them se Shqiperia ka perfituar nga ata dhe me vjen mire qe organizatat e tjera kane ndjekur shembullin e Mjaft-it dhe ndoshta ata kane fituar nje eksperience te re dhe te menduarit ndryshe , gje qe perpara na mungonte.
Pse pergezohet me shume Mjafti dhe jo Reformat qe ben Shqiperia?
Nuk pyet Korrupsioni nga protesta apo letrat e Mjaftit , e vetmja shprese qe kam nga kjo "Levizje" eshte qe te ndroj mentalitetin e te menduarit e popullit shqiptar.
Suksesi Endri eshte i popullsise dhe i Qeverise qe per here te pare dialogojne.
Nuk mund te jete merita e Qeverise sepse vete qeveria i kishte miratuar keto rritje cmimesh dy muaj me pare. Presioni i popullit nepermjet organizimit te Mjaft apo te ndonje organizate tjeter solli kompromiset e forcuara te qeverise. Personalisht uroj qe me mire Qeveria te perceptoje presionin me ane letrash e protestash paqesore sesa me mintingje, thyerje xhamesh dhe perdorime armesh.
Eniss un analizat i bej ne fushen time dhe ne te nuk perfshihen NGO.
kur nuk di bej pyetje se me pelqen diskutimi dhe mendoj qe nje shkembim idesh, mendimesh dhe informacioni eshte i vlefshem pa kaluar ne debate personale sic shpesh kane tendence te tjeret.
per mjaftin eshte debatuar dhe ne tema te tjera te hapura nga Eduard Zaloshnja. dhe meqenese me interesojne me teper idete kam bere pyetje te tilla. e para lidhur me sqarimin nese do mbetej levizje qytetare apo do behej parti politike, e dyta nese kane ndonej strategji per 2004 apo thjesht veprime ad hoc qe kane patur qe nga perfundimi i fushates se tyre ne qershor te 2003, apo me teper nje perqendrim me te thelle ne disa prej ceshtjeve te ngritura prej tyre, pasi mbulimi thjesht permes nej proteste si ne fillim nuk ishte i mjaftueshem.
por asnjeres prej pyetjeve te ngritura ketu perfaqesuesit e mjaftit nuk u jane pergjigjur, me perjashtim te besjanit qe te pakten na sqaroi pozicionin e MJAFT-it.
dhe meqenese ka nej potencial shume te madh rinor qe jeton jashte vendit dhe qe do te ndihmoje disi, mendimi im personal eshte nje koordinim i veprimeve brenda dhe jashte shqiperise ne menyre qe zeri te degjohet me shume... gjithsesi varet nga vizioni qe ka MJAFT dhe cfare kerkojne ata permes prezantimit ne forume. un e kam menduar nje njohje me te thelle te kesaj levizje rinore dhe krijimin e nje mbeshtetjeje si e tha dhe TRESH-i me siper, dhenie eksperiencave te ndryshme qe gjithsecili ka ne menyre qe te pasurohet dhe behet me efektive si levizje.
ASKUSH NUK MUND TE PRETENDOJE QE I DI TE GJITHA gjithmone ka cfare te mesohet dhe shkembimi i ideve eshte A-ja e gjithshkaje. nese nuk ka disponim nga nje ane, atehere nuk mund te kete shkembim idesh.
sa per pyetjen time A kerkoi falje nano , eshte qendrimi im personal pasi
per mua me gjithe ate program qe ka MJAFT-i ishte absurde kerkimi i faljes nga ana e kryeministrit me 27 janar, kur ai nuk e kerkoi ne 9 janar dhe dihej qe nuk do ta kerkonte, prisja nje ngritje zeri pikerisht nga MJAFT-i qe e ngriti zerin i pari aty balle per balle me kryeministrin, nje parashtrim te qarte te kerkesave dhe njerezve qe MJAFT-i perfaqeson.
s'ka te beje as me cinizem as me gjithe nenkuptimet e mesiperme sepse ca mendoj e them troc.
me kaq shpresoj qe edhe replikuesit e mesiperm te jene te sqaruar.
PS: lidhur me mire-keq informimin, pikerisht pres nje informim nga perfaqesuesit e MJAFT, dmth nga kone konkretisht dhe jo nga debatues te tjere, sepse asnjeri prej nesh nuk eshte ne brendesi te levizjes si jane organizatoret e saj. ajo me intereson te di, jo ate qe lexoj ne gazeta. por mendimet e tyre.
Pergjigje pyetjeve te drejta
Se pari kerkoj te falur qe nuk kam shkruar per nje kohe te gjate, do tju lutesha ta merrnit si mungese kohe.
Mjaft eshte shume ambicioz dhe ka projekte konkrete per te ardhmen. Do tju shpjegoj hap mbas hapi se cfare do te jete Mjaft ne fund te ketij viti dhe ne vazhdim.
Kemi filluar tashme nje fushate ne Universitet shqiptare brenda kufijve te Shqiperise per te identifikuar trajnuar dhe pergatitur perfaqsuesit e Levizjes brenda ketyre Universiteteve te cilet nuk do jene tjeter vecse qytetare te shqetesuar dhe te pergatitur e te miretrajnuar per te reaguar dhe per te kerkuar ndryshim pozitiv.
Deri ne mes te marsit do te zhvillojme takime ne te gjitha universitetet me studente dhe pedagoge dhe ne mes te marsit per tre fundjava rrjesht (enjte premte shtune diel) do te bejme trajnimin e 45 studenteve te cilet do te perzgjidhen nga nje aplikim qe egziston edhe ne forum.
Do te jene keta studente te cilet do te krijojne klubet studentore dhe do te trajnojne te gjithe studentet e tjere te interesuar si edhe qytetaret mbi format e organizimit, lidershipin, vullnetarizmin rekrutimin e vullnetareve dhe manaxhimin e tyre, format e presionit, dinamikat e pushtetit dhe format e ndryshimit te tyre, advokimin dhe lobbimin si procese te domosdoshme.
Paralelisht nje grup nga Mjaft tashme i ngritur do te filloje te levizi ne te gjitha qytetet e Shqiperise duke u nisur nga te mesmet e te medhajat e deri ne te voglat per te ngritur dhe trajnuar klubet qytetare.
Klubet qytetare do te jene struktura qytetare te cilat do te bejne punen qe Mjaft ka bere deri tashti per probleme kombetare. Ata do te ushtrojne presion mbi qeverisjen lokale, do ti kujtojne deputetit te zones premtimet dhe do sensibilizojne bashkeqytetaret se vetem pjesmarrja qytetare eshte celes per civilizim dhe integrim.
Ne tirane do te ngrihet nje Qender per aktivizimin qytetar. Qendra do te jete multifunksionale. Ajo do te koordinoje punet midis klubeve qytetare, do ti ofroje mundesi edukimi cdo qytetari te cdo moshe rreth sa me siper si edhe do te krijoje disa grupe si nje grup artistiko-kulturor, grup i reagimit qytetar, grup i trajnereve si edhe nje zyre per koordinimin e shqiptareve jashte kufijve.
Bashke me keto po punojme per te ngritur nje Radio radikale ku mendimi te shprehet hapur dhe tabute te quhen relike te nje kohe te larget.
bashke me keto jane edhe disa plane te tjera te cilat akoma nuk kane perfunduar prandaj per te mos qene i paqarte nuk po i permend.
Persa i perket Nanos dhe kerkeses per falje Mjaft veproi ashtu sic nje qytetar do te vepronte. ne nuk e kemi protesten qellim ne vetvete dhe as rrezimin e nje kryeministri, jo, kjo eshte puna e opozites e cila synon pushtetin. Ajo qe Mjaft kerkon eshte nje pjesmarrje me aktive e qytetareve ne qeverisje, nje qeverisje me te pergjegjshme dhe politikane e administrate te pakorruptuar dhe nje imazh i mire dhe i paster i Shqiperise ne ambjentet nderkombetare gje me te cilen kush me mire se ju qe jetoni jashte mund te na ndihmoje.
Ne i kerkuam nanos te kerkonte falje dhe te jepte dorheqjen si qytetare, fakti qe ai nuk reagoi ne menyren e duhur dhe ashtu sic qytetri i kerkoi i shkaktoi koston politike qe sot po e paguan. Nqs Mjaft do te rrinte te sheshi dite per dite apo sic opozita do te bente atehere te gjitha projektet e tjera ne te mire te qytetareve do te shuheshin dhe qellimi jone do te kthehej rrezimi i nje kryeministri. ne ishim efektive sepse i treguam gjithe shoqerise se sa i pandjeshem nje kryeminister eshte ndaj kerkesave qytetare dhe kjo e detyroi ate qe te shkonte dhe te takonte menjehere te plagosurit dhe familjet e viktimave te minieres se Selenices...
Une (dhe ky eshte mendimi im dhe jo i Mjaft) mendoj se nuk do te jete aspak efektive rrezimi i nje te papergjegjshmi dhe zevendesimi i tij me nje te papergjegjshem tjeter per sa kohe qe nuk ke nje qytetari te gatshme te reagoje ndaj papergjegjshmerise prandaj gjithe enrgjine time kam vendosur ta harxhoj ne krijimin e nje ambjenti ku qytetari i can b... sa deputetit, kryeministrit e deri punonjeses se punes civile kur ata nuk bejne detyren dhe nuk i japin sherbimin qe meriton.
Do tju ftoja te gjitheve te jepni nje dore ne kete detyre fisnike. Nqs doni te dini me shume ju lutem me shkruani ne bp@mjaft.org.
___________________________________________
Nese deshiron te arrish dicka beso se do te arrish shume!
faleminderit besjan per kohen qe na kushtove dhe per shpjegimet shume te nevojshme per te menjanuar replikat pa kuptim.
pergezime per keto projekte duken shume interesante. cfare ndihme mund te ofrojne konkretisht studentet qe jane jashte ne pamundesi per te punuar ne terren?
me deshire besoj te gjithe do ofronin kontributin e tyre sepse pritet vetem nej shenje nga brenda si me then... ( kerkoj falje qe flas ne shumes, besoj nuk do merret per keq )
Vleresoj dhe mbeshtes plotesisht pikeveshtrimin e Besjanit.
Re: Pergjigje pyetjeve te drejta
Citim:
Po citoj ato që tha BP
Bashke me keto po punojme per te ngritur nje Radio radikale ku mendimi te shprehet hapur dhe tabute te quhen relike te nje kohe te larget.
o kone, nuk ja shkruaje dot me nje mesazh privat besit ti kete?
Se sme duket se ka lidhje me temen!
Kone, nuk mendoj se eshte argument i mjaftueshem per tu ndjere i ofenduar !
Eshte mire mos te kete percarje per aresye te dobeta.
i dashur fajtor dhe ti analiste....
ka shume mundesi qe te jeni te dy ne rregull me vrejtjet tuaja por ajo qe doja te beja ishte thjesht te sillja nje buzeqeshje ne fytyrat e atyre qe me njohen personalisht ( si BP ) dhe te sillja pak alegri ne kete teme qe me duket se u be pak si gjygj pa fajtore..... ( Asgje personale me pronarin e ketij nick-u )
Per Mjaftin
Pershendetje te gjithe.
Ato qe ka thene Ami dhe Pb deri ne keto momente kane qene te gjithe realitet megjithese ai thote qe eshte nje anetare anesore i levizjes mjaft eshte shume mire informuar per kete levizje.
Me sa di une levizja mjaft nuk ka nje lidhje me anen qeveritare kesaj levizje i intreson vetem rregullimi i gjerave, ketu ne shqiperi ti vij ne ndihme njerezve dhe ti thote Mjaft gjithckaje korrupsionit. Pastaj levizja Mjaft nuk ka bere protesta vetem per gjera qe kane te bejne me qeverine dhe nuk ka asgje kundra saj po kjo levizje eshte ngritur dhe ne protesta te tjera per korrupsionet te ndryshme qe po e mbulojne shqiperine.
A ka ndonje plan qe shoqata Mjaft te sensibilizoje dhe te afroje studentet shqipetare qe studiojne jashte shtetit ne oraganizmet e saja?
i dashur mik eshte nje pyetje shume me vend por me duket se shumica e diskutueseve ne kete teme nuk jane aktualisht me banim jashte shtetit dhe shume nga idete e tyre kane qene mjaft te vlefshme per ne te Mjaft.
personalisht nuk e di se sa larg je ti nga shqiperia por ne mundesine e pare qe do kesh eja ne atdhe dhe do te shohesh qe gjerat po levizin, ngadale por po levizin.
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.