Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Besimi fetar te shqiptarët. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4426)


Postuar nga Keni datë 12 Maj 2004 - 05:15:

Per refugjatin dhe beterin

Do tju lutesha qe te dyve qe te jeni pak me te kujdesshme ne zgjedhjen e fjalorit.
Ketu nuk eshte rruge qe mund te flasesh si te duash. Forumi ka regulla dhe kur jeni regjistruar i keni lexuar dhe i keni pranuar keto regulla. Nese nuk deshironi ti zbatoni ateher do na detyroni qe te veprojme ndryshe sipas regullave tona duke ju edituar mesazhet, duke jua hequr dhe me shume.
Une mendoj se ka vend ndermjet nesh per mirkuptim dhe per regullim fjalori. Nuk kemi ca te ndajme. Cdo gje e ka ndar zoti dhe ne nuk e ndryshojme dot. E vetmja gje qe kemi ne dor eshte te tregojme edukaten ton, bagazhin, te tregojme se kush jemi dhe kete mund ta bejme shume lehte ketu ne forum.
Besoj ne mirkuptimin tuaj.
Keni.


Postuar nga FENIX datë 12 Maj 2004 - 13:35:

Nje Histori e shkurter e fese ne trojet shqiptare

Feja ka luajtur nje rol te dores se pare ne mbijetesen e kombit shqiptar ne po ate shkall si per disa popuj te tjere te lashte si armenet dhe hebrejte. Ishte krishterimi ai qe I dha nje identitet me te forte popullit shqiptar ne kohen e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer ne nje vend te shenjte ne kohen e Skenderbeut pasi e mbrojti krishterimin ne kohen(shek XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame dhe bektashizmi qe I diferencoi shqipetaret kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjeve synonin asimilimin dhe perfitimin e territoreve shqipetare.Flaka morale e perbashket per klerin shqiptar te te gjithe besimeve ishte ajo e nje zelli apostolik te lashte gershetuar me nje ndjenje patriotike te zjarrte.
Në Shqipëri, Krishterimi është apostolik, d.m.th ai është percjelle tek arbrit direkt nga goja e vete apostujve te Jezu Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek. I te e.s si fe ilegale.Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Kështu prej Jerusalemit e përqark e deri në Iliri kam kryer shërbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u përpjekur të ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”..Pervec Palit ne trevate IIire kane predikuar edhe shume shenjtore te tjere dhe prej ketej kane kaluar ne hapesiren ballkanike nepermjet rruges Egnatia duke hyre ne Durres(Dyrrachium)per te kaluar ne lindje.Dokumente thone se në Durres, në vitin 58 ka patur 60 familje të krishtera.
Në Iliri nisin aktivitetin peshkopët më të hershëm të krishterë, duke filluar me peshkopin Qesar të Durresit në vitin 70 e më pas, Shën Astin në vitin 98. Shën Asti u dënua me vdekje në vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi ne kete kohe Krijsterimi ishte ilegal dhe denohej nga Roma.
Qendrat e para të krishtera te themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe perkrahesve te tyre ilire nga shekulli I deri ne shekullin e IV(kur krishterimi u be fe zyrtare) vërtetohen nëpër qytete si Durrësi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra, Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj.
Ndër mozaikë e në ndërtime te vjetra kishash, si në Shën Kollin e Kurjanit në Fier, në bazilikën e Ballshit, etj janë ruajtur simbole paleokristiane enigmatike siç janë ato të bimëve me gjethe në formë zemre (shiko mozaikët e Butrintit e gjetkë), figura e kryqit në mozaikët e Sarandës, figura e peshkut ne gdhendjet e Ballshit apo në mozaikë të tillë si ai i Linit ne Pogradec e gjetkë.
Keto deshmojne se Iliria u be qe ne fillim nje nga trevat kryesore te perhapjes se fese se krishtere per vete lashtesine dhe shtrirjen e madhe te popullisise se saj, zhvillimin e madh urban me kryeqendra te tilla si Durresi, Apollonia, Shkodra etj; dhe poziten gjeopolitike mjaft te favoreshme duke u qene nje korridor natyral ndermjet lindjes dhe perendimit si per transmetuar vlerat morale te krishterimit ashtu edhe per te transportuar ushtri dhe beteja pa fund …
Në shek. IV pas J.K. Krishterimi u shpall fe shtetërore nga perandori Konstandin ,u kodifikua në Bibël dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njëkohësisht hierarkia e tij : peshkopët, kryepeshkopët, abatët dhe dioqezat e tyre me qender ne Rome. Konvertimi i plotë i në Krishtërizëm në territoret ku sot banojnë shqiptarët, u krye gjatë shekujve V-VI pas J.K.
Shen Jeronimi (Hieronymus) i Ilirise beri perkthiumin e pare te bibles latinisht ( La Vulgata) duke i dhene botes per here te pare librin e shenjte ne mesin e shekullit IV.
Koncili i parë Ekumenik i Nikesë në vitin 325, ishte i pari që formuloi parimin bazë të krishterimit: “Besoj ne nje Perëndi, Atin e tërëfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave”.
Shen Niketa I Dardanise (Remesianes) eshte krijuesi I kryelutjes se krishterimit (kryrehimnores) TE DEUM LAUDAMUS (Ty zote te lavderojme) qe vazhdon te jete kryelutje edhe sot pas me se 15 shekujsh
Kostandini i Madh ne lufte kunder fiseve barbare urdhëroi ngritjen e disa bazilikave madhështore.Tipi i këtyre bazilikave kostandiane ishte me dysheme drejtkëndëshe dhe nuk përjashtohej shtrimi i sipërfaqes së saj me mozaikë. Në anën e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishës. Bazilika të këtij lloji janë hasur edhe në Shqipëri, në Butrint, Bylis, Antigone, Tepe në Elbasan e ndoshta edhe gjetkë.

Strukturat kishtare në periudhën e antikitetit të vonë ishin të organizuara mbi bazën e provincave (Dardanisë, Prevalit, Epirit të Ri dhe Epirit të Vjetër), duke patur në krye secila një mitropolite prej nga vareshin peshkopatat . Deri ne shekullin e VIII kisha ne Iliri ishte direkt nen varesine Romes. Ky eshte shkaku qe terminologjia e kishes Shqiptare eshte latine( meshe, kungate, prift, shenjt, pagezim , peshkop, kryq, mallkim etj. Kjo per me teper tregon se arberit ishin ketu ne shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri te tilla si gjuha e kishes etj. Pas ndarjes së perandorisë ato u përfshinë në zonen e Ilirikut lindor, varësia kishtare e të cilit ka lëvizur midis Romës dhe Kostandinopojës. Duke filluar nga gjysma e parë e shek. VIII (viti 731 pas vendimit te Leon Isaurit per ndarjen e dioqezave te lindjes nga ato te prendimit ) hapesira Ilire (tashme te njohur si vend I arberve) u nda ne zona qe vareshin Patrikana e Kostandinopojës dhe ne zona qe vareshin nga Roma. Mendohet qe Lumi I Matit te kete qene vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e kishes (se lindjes nga ajo e perendimit) u thelluan nga procese historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) (Karli I madh shek IX) dhe normandeve apo Anzhuineve duke sjelle perfundimisht ne vitin 1054 ndarjen zyrtare te plote. Gjate periudhes 731 deri 1054 dhe ne vazhdim, nga shqyrtimi I dokumentave arkivore te shumte ,verehen konkurrence ndermjet Romes dhe Konstandinopojes se kush te kete nen influence dioqezat e Ilirise/ Arberise duke arritur edhe ne beteja te pergjakeshme.
Ardhja e bullgareve ne viset e Arberit e izoloi kete hapesire nga Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. Per me teper mbreti I bullgareve ,Borisi ne vitin 866 u pagezua me popullin e tij ne Kishen e Ballshit ne tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene te krishtere . Borisi pas kesaj duke kuptuar rendesine e fese ne trevat e pushtuara kerkoi te lidhej me papen e Romes per te kerkuar udhezime per nje administrim kishtar te sakte. Thuhet nga autore te ndryshem se Borisi duhej ti drejtohej Kostandinopolit .Por kur je pagezuar ne nje vend aq te lashte si Iliria / Arberia ku krishterimin e solli vete Pali eshte e natyreshme qe do ti drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.Armiqesia e Kostandinopolit me mbreterit bullgareve vazhdon dhe arrijne kulmin ne 1018 kur Car Samueli u mund nga pernadori I Bizantit Vasili Il. Vasilli II riorganizoi peshkopaten e Ohrit duke vene ne krye peshkope greke si Theogilikati ne 1100 per te synuar ne perfshirjen e te gjithe Arberise apo edhe te Italise se jugut.
Nderkohe Patrikana e Romes qe u vetequajt Papati (influence Franceze) vazhdoi deri ne vitet 1303 te intensifikoje luften per te fituar sa me shume dioqeza ne Dalmaci dhe Arberi me ane te Peshkopeve te Raguzes duke marre edhe disa masa ndaj disa prifterinjve (te Tivarit dhe Ulqinit viti 1167, te Tivarit 1303) qe predikonin me ritet e lindjes.Kjo behej edhe ne kuader te uniatizimit te kishes se krishtere.
Zbarkimet e normandeve, I pari ne 1081 dhe I dyti ne 1105 si edhe kryqezata e pare 1095 filloi te lekundte Bizantin per unifikimin e kishes se krishtere. Pushtimi i Konstandinopojes me 1204 nga Kryqezata e 4 dhe mbajtjen e saj per 60 vjet nen sundimin francez solli edhe murgjit franceze benediktine ne Arberine e viteve 1230 duke u vendosur fillimisht ne Shirgj mbi Bune dhe me vone ne Durres dhe Shkoder pas viteteve 1250 nen mbrojtjen e Karlit Anzhu. Thuhet se po ne kete kohe u vendos edhe Urdheri Franceskaneve duke thelluar kthimin e arberve te krishtere tek qendra e vjeter, Roma. Keto zhvillime i perkrahte edhe principata e Arberit dhe me 1208 ka dokumente leterkembimi te Dhimitrit princit te Arberise me papa Inocentin III ku kerkohet nga papa ndihme per ushtrimin e besimit te krishtere.
Nderkohe qe papa dhe patriku luftonin ne ballkan per hegjemoni dalin ne skene turqit osmane te cilet pushtuan Ohrin ne 1408, Tivarin (qender qe varej nga Roma) me 1571 dhe Kostandonopojen me 1453 duke sjelle nje rrenim apo nenshtrim te patrikanes. U arrit te lidhej nje traktat ndermjet Sulltan Mehmetit II dhe patrikut te ri te Patrikanes Gjergj Skalari ku u ra dakord qe mos te prisheshin kishat per tu bere xhami :martesa dhe funeralet te beheshin ne kishe dhe to mos prishej festa e pashkeve.
Ne kete kohe i vetmi vend i krishtere i panenshtruar dhe qe nuk i paguante asgje Sultanit ishte Arberia. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu , biri I princit te Krujes I mbiquajtur « Mbrojtes » dhe « Atlet » i Krishterimit theu per 25 vjet ushtrite osmane duke entuziasmuar boten e krishtere me bemat e tij dhe duke marre mirenjohjen e tere bashkesise kristiane kudo qe ndodhej . Skenderbeu dhe papa stabilizuan maredhenie te ngushta me me synime te qarta per mbrojtjen dhe lartesimin e kishes se shenjte. Kjo lidhje e ngushte me papen dhe perendimin i perputhej me idete qe kishte Skenderbeu dhe fisniket e tij per fatin e Mbreterise se Arberit ne ballkan dhe Evrope. Pas renies se Skenderbeut Sulltani ndermori nje fushate konvertimi ne myslimane ndaj arberve te krishtere duke perdorur paketen e privilegjeve dhe te detyrimeve dhe taksa te tilla si “defshirmeja”(takse gjaku) ku cdo familjari I merrej djali I vogel dhe nuk I kthehej kurre per tu perdorur si jenicer .Kjo takse shpesh I detyronte fshatra te tere te emigronin. Nje pjese u konvertuan duke nderruar vetem emrin dhe vazhdonin ritet e tyre te krishtera feshurazi Njihen raste qe dokumentohen edhe nga Frang Bardhi ne vitin 1637 kur brenda nje familje (vellezer apo burre dhe grua)jane me fe te ndryshme vetem per te shpetuar nga taksat apo per te perfituar privilegje.
Gjurme ne qendresen fetare ndaj konvertimit ne fene islame ka lene Shpati i Elbasanit gje qe deshmohet ne afresket e pikturuara nga Onufri nga Neokastra (Elbasani)ne vitete 1556 ne kishen e Shen Kollit dhe ate te Shen Premtes. Ne kete klime myslimanizimi prifterinjte Shqiptare patriote si Archbishop of Durrës, Pal Ëngjëlli, a close associate of Skanderbeg doli nevoje emergjente perdormi I gjuhes shqipe ne kishe as the “Formula of Baptism” of 1462 AD. It is a short sentence in Albanian “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit” (I bless you in the name of the Father, the Son and the Holy Spirit), which is found in a circular (pamphlet) written in Latin
During a visit to Mat, Pal Ëngjelli noticed irregularities in the religious practice and following this he left some directions and recommendations with the Catholic priest, namely the aforementioned blessing, which could be used by parents in baptising their children in case they could not do it in church or there was no priest available. The formula is written in the Latin alphabet in the northern dialect of the ghegs (gegërisht).
Duke perfituat nga kunder-refoma e papatit, me lejen e Selise se Shejte per te konsoliduar krishterimin ne 1555 botohet “Missal” by Gjon Buzuku which is the translation of the main parts of the catholic liturgy into Albanian; it contains the services of the main religious holidays of the year, comments from the book of prayers, parts from the Testament as well as parts from the ritual and catechism.
The “Missal” by Gjon Buzuku is written in the northern dialect (gegërisht), in the Latin alphabet, and is provided with some special letters. The book has a relatively rich vocabulary and its orthography and grammatical forms seem to be established, which is indicative of an earlier tradition in the writing of the Albanian language.
one Arbëresh priest in Italy Lekë Matrenga published in 1952 “E mbesuame e krishterë” ("The Christian Faith"). It is a booklet of 28 pages, the translation of a catechism. The book is written in the southern dialect, in Latin alphabet, and is provided with some special letters representing the sounds of the Albanian language that are missing in Latin.
Me vone Pjetër Budi perkthen “Doktrina e Krishtere 1618 “Pasqyra e te rrefyerit” 1621 dhe “Rituali Roman” 1621
Pasi perkrahu perdorimin e gjuhes shqipe ne kishe , Selia e shejte ne Rome ne 1634 vendosi qe franqeskanet te vendosen pergjithmone ne zonen e Shkodres Zadrimes dhe Lezhes per te frenuar myslimanizmin.
Nderkohe Kisha ortodokse administruar nga patrikana autoqefale e Ohrit, qe kishte ne varesi edhe peshkopaten e Beratit, ishte e angazhuar ne mbledhjen e taksave per sulltanin dhe nga studimet shihet se patrikana ka qene nje sherbyese e zellshme ne kete drejtim
Osmanet vendosen parimin fetar si te vetmin qe dallonte kombesine dhe prandaj myslimanet i quanin turq dhe te krishteret greke. Ka shume te dhena qe edhe disa qarqe extremiste helene te patrikanes kishin kohe qe e zbatonin kete kete parim te pa fe duke kerkuar helenizimin e te gjithe te krishtereve . Kuptohet qe si reaksion i kesaj por edhe per zona influence Selia e shenjte solli shume dergata ne Arberi per te riperterire krishterimin me qender Romen. Por Roma nuk synoi ne asimilimin e arberit gje qe deshmohet edhe per perkrahjen e perdorimit te gjuhes shqipe gjate predikimeve. Ketu duhet kerkuar aresyeja e orientimit perendimor drejt Romes qofte e princ Dhimitrit me 1208 qofte e Skenderbeut ne mesin e shekullit XV.
Mbledhja e « Kuvendit te Arberit » ose « Koncili i Arberit « ne Merqi te Zadrimes me 20 korrik 1703 nen kryesine e Tivarit dhe me bekimin e papa Klementit XI (qe ishte Shqiptar) mori vendime te rendesishme per konsolidimin e kishes katolike ne Shqiperi sic ishin ndalimi i fshehjes se perkatesise fetare ; ndalimi i predikimit fshehtas nga prifterinjte per keta besimtare kriptokristiane etj. Ne kete kuvend katoliket u shprehen hapur edhe kunder ortodokseve.
Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken shpejt natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike “leka “.Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I konsideruar si poet Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare.per me teper ato kishin bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte per te mbrojtur interesat e katolikeve dhe kishte financuar per kishen katolike shqiptare
Ne pasluften e pasigurt per fatet e Shqipeprise prej lakmise se fqinjeve nje delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi ne Versaje dhe perdoren influencen e tyre ne Seline e Shenjte per te garantuar se katoliket shqiptare nuk donin te jetonin te ndare nga shqiptaret e tjere muslimane duke pase parasysh copetimin e mundshem te pasluftes.
Per tiu pershtatur te gjithe besimtareve te vet Kisha katolike mori parasysh edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u mundua qe te mos I binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes, fjales se dhene etj duke spjeguar keto elemente edhe me biblen.
Kisha katolike shqiptare ,ne dallim nga simotrat ne Evrope, karakterizohej nga nje pavaresi e komponenteve te saj per shkak te rolit te vecante qe luajten franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma sepse nuk e kuptonin situaten ne vend.
Eshte per tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI, ne dallim nga riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes shqipe qe me 1861 ne seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua per nje patriotizem ta pashoq. Ky ishte shkaku qe me 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut ”Ne jemi ketu ne Shqiperi prej dy mije vjetesh;katolike atehere katolike edhe sot, shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmone”Dy revistat katolike te viteve 30 “Drita” dhe “Leka” harmonizojne doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe propagandojne tolerancen fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh solidaritet shoqeror kristian do te gjente mbeshtetjen e vet ne Shqiperi ne praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore shqiptare
Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit per uniatizimin e Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje per kete ne kuader te luftes italo-greke.
kleri fetar i te te gjithe besimeve (musliman,katolik, bektashian dhe ortodoks) u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga politika e fashisteve italaine dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte besimtaret te vazhdonin te shihnin nje pushtues qe duhet te ikte nje ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht kunder fashizmit italian dhe nazizmit gjerman.Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke) u vu re nje perpjekje fare e hapur per helenizimin e popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (nje institucion illuminist ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare per te prodhuar vepra per te ardhmen e kombit shqiptar sic ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme e . Po si devocion patriotik ne ndihme te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re per besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827 per te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te vitit 1872

Pushtimi osman dhe përhapja e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndërgjegjes kombëtare në luftën kundër sundimit të huaj, nga shtresa e klerit vendës dolën disa figura të njohura si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për kulturën shqiptare. Gjatë Rilindjes kombëtare nga rradhët e dy degëve të Krishtera pati klerikë që punuan për interesat e vendit e të kulturës kombëtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollë Kaçorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se per te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para per kete jane bere nga Nikolla Naco me orijgine nga ne Bukuresht por pa sukses.
E drejta ligjore per autoqefali i lindi Kishës Ortodokse të Shqipërisë qysh më 28 Nëntor 1912. Me shpalljen e pavarësisë nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nën juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitë e tjera të Ballkanit që kishin qenë të pushtuara nga Turqia. Kështu, kishin shpallur autoqefalinë Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar këtë të drejtë që në shek.XIII.
Në Amerikë kjo përpjekje filloi qysh në Maj te vitit 1907. Një shkak që i dha shtysë këtij problemi, ka qenë një ngjarje konkrete. Më gusht të vitit 1907, vdiq një djalë i ri, në qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin shërbesat e tyre shqiptarët ortodoksë, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar” .
Për këte shkak, shqiptarët krijuan një shoqëri fetare në Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhën një komision, që ai ta lidhte shoqërinë e Usterit me emigrantët e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parë për një Kishe Ortodokse Shqiptare të pavarur në emigracionin e Amerikës.
Meqë shqiptarët nuk kishin një prift legal të dorezuar nga një peshkop, vendosën që të thërrisnin një prift nga Shqipëria.
Nga kandidatët fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,më Mars te vitit 1908, F.Noli u dorëzua prift i ligjshëm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gëzim nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin dhe pati jehonë të gjerë në të gjithë shtypin e kohës. Për të shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, të cilën e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta të tjera shqiptare të Misirit dhe të Amerikës.
Meshën e parë në gjuhën shqipe, F.Noli e dha më 22 Mars 1908.
Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shën Kollit në Sauth Brixh, e cila perfundoi në vitin 1912.kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit në Filadelfia. Iniciativën e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjës at Naum Cerja. Në vitin 1919 u ngrit kisha e Shën Mërise në Natik.
Për nevojat e Kishës së re shqiptare e të pavarur, F.Noli përktheu me radhë nga viti 1908-1914, të gjithë librat kishtare të domosdoshëm “Sherbesat e Javes së Madhe”, Libri i Sherbesave të Shenjta”, “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesëdhjetëvjetorja e vogël”.
Të gjitha këto përpjekje për një Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i bëri me synimin e krijimit të një peshkopate ortodokse shqiptare në Amerikë, fronin e së cilës, në të ardhmen ta shpinin ne Shqipëri.
Një nga ngjarjet më të shënuara të Kishës Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars të vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kërkoi peshkopit rus t’u jepte mundësi që të formonin Peshkopatën Shqiptare të Amerikës dhe të dorëzonte peshkopin e tyre të parë. Për këtë qëllim u bënë shumë kërkesa edhe në kryepeshkopata të tjera. Peshkopi rus premtoi tri here që të dorëzonte F.Nolin peshkop dhe të tri herët u terhoq. Në rrethana të tilla më 26 Korrik 1919, në kishën e Shën Gjergjit në Boston, F.Noli iu drejtue të pranishmëve: “Kush e bëri peshkopin e parë fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Të parin fare e bëri populli. Dhe mua populli të më dorëzojë se jam i pari fare për shqiptarët” - tha F.Noli.
Nga ana tjetër, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës kishë autoqefale dhe F.Nolin peshkop të saj.
Ndërsa në Amerikë ndodhnin këto ngjarje, në Shqipëri, e cila ishte bërë shesh lufte, mbizotëronin mitropolitët grekë, si Jakovi i Durrësit e pastaj i Korçës, Njoftime kishte se Në Shqipëri vepronin bandat terroriste greke të “kompanive të shenjta”, të cilat vranë Papa Kristo Negovanin në vitin 1904, terrorizuan popullsinë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1914, vranë At Stath Melanin në vitin 1917.
Pas gjithë këtyre pengesave më në fund, më 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha të parën meshë shqip në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Ngjarja më e madhe për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e një kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 Shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qender e Kishës Autoqefale të Shqiperisë të ishte Korça.
Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare të ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll më 19 Shtator 1922.
Më 21 Nëntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shen Gjergjit në Korçë.
Kështu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetësh u krijua Sinodi i Pare i Kishës Ortodokse Shqiptare qysh në vitin 1478, kur e gjithë Shqipëria (Arberia) ra nën sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtë përbëhej nga Hireotheu, miropolit i Korçës dhe i Gjirokastrës, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorës, F.Noli, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri më 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua të largohej nga Shqipëria.



Me përkrahjen e qeverisë, erdhi në krye te Kishës Ortodokse të Shqiperisë at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop në këtë mënyrë. Në vitin 1929, ai u dërgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Që aty u thirr në Tiranë dhe tok me peshkopin serb të Shkodrës, si dhe me dy peshkopë të tjerë, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytë të Kishës Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundërshtoi këtë sinod Megjithëketë, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shumë energjik. Gjatë kohës që ishte në krye të Kishës ai mblodhi Kongresin II gjithëortodoks në Korçë, më 16 Qershor 1929
Nën formulën: Kishe e lirë në shtet të lirë”, Kishë e ndarë nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: ”Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit dhe zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe peshkopëve, duhet të jenë prej gjakut dhe gjuhës shqiptare, si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”.
Sinodi II i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u përbë nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranës dhe i Durrësit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Më vonë ky sinod u plotësua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Per tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi
Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll per te negociuar por edhe per te kercenuar.Në vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bëri presion edhe ndaj Xhuvanit që ai të jepte dorëheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi për të formuar Sinodin e Tretë te Kishës Ortodokse Shqiptare. U arrit që më 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare të niste delegatë për në Athinë K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kështu, më 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartë kishtar, Tomi., iu dorëzua K.Kisit. Me këtë rast, Patrikana i dërgoi një mesazh Ministrit të Drejtësisë Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kotta.
Tani e tutje, kjo kishë edhe juridikisht e në mënyrë kanonike, vendoste vetë për organizimin e saj, si për caktimin e peshkopëve dhe të peshkopatave, për përkthimin e liturgjisë dhe librave të meshës në gjuhën shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante të drejtën e shpjegimit e të interpretimit të dogmës ortodokse dhe kërkoi që ndër të gjithë peshkopët e mundshëm të fronësuar nga Sinodi i shenjtë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, dy prej tyre të kishin, për këtë arsye, formim teologjik ortodoks në shkollat greke dhe të kishin jetuar jashtë vendit, dmth në Greqi ose në Malin e Shenjtë, për mjaft kohë. Ky ishte i vetmi kusht që vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përbëhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, Agathangjel Çamçe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korçës, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrës.

Islamizmi në Shqipëri
Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve europianë. Islamizmi u shfaq për herë të parë i pranishëm në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të).
Nga kontaktet e spanjollëve me arabët dhe kulturën e tyre lindi eposi i Sidit, në të cilin konflikti themelor është ai i kalorësve hispanikë me maurët (arabët).
Nga kontakti i frankëve me arabët lindi epopeja kombëtare e francezëve “Kënga e Rolandit”, në të cilën konflikti zhvillohet midis morëve (arabëve) dhe vendësve.
Disa shekuj më vonë arabët do të ishin të pranishëm në tragjeditë e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, në tragjedinë me të njëjtin emër).
Në këtë kohë (fundi i periudhës bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen për herë të parë arabët të fiksuar në kulturën tradicionale shqiptare, në baladën e vëllait që ngrihet nga shtrati i vdekjes për të mbrojtur nderin e motrës nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) që ka dalë prej detit. Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe pelegrinëve përhapës të islamizmit i takojnë shekullit të 13-14-të.
Misionarët e parë të fesë së re mbërritën në hapësirën shqiptare nën emrin e ortodoksisë. Një prej këtyre misionarëve, që solli bektazhizmin në Shqipëri, njihet me emrin “Shën Spiridoni” dhe i përgjigjet figurës së Haxhi Bektash Veliut. Fshehja pas ortodoksisë lehtësoi pranimin e islamizmit (fillimisht në formën e bektashizmit) para se ushtritë perandorake osmane të pushtonin vendin. Kjo periudhë e parë përfaqëson fazën e islamizimit të përzgjedhur paqësor.
Islamizmi në Shqipëri paraqitet si “islamizëm europian”, joburimor.
Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtërnguese përmes zbatimit të sistemit të privilegjuar të taksave dhe tatimeve ndaj muslimanëve, përkundër një sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanëve (përjashtim i atyre që ndërronin fenë nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).
Prej shekullit të 15-16-të e në vijim në qytetet kryesore të Shqipërisë u ngritën institucione të rëndësishme të kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).
Islamizmi u përhap më shumë në Shqipërinë e Mesme. Në fazën e fillimeve pjesa më e madhe e shqiptarëve mbanin zyrtarisht fenë islame dhe ushtronin ritet e krishterimit. Në këtë fazë dëshmohen kisha të maskuara (nëntokësore). Mbajtja e dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtërimi, krishtërimi i fshehtë ose i mbuluar me muslimanizëm të jashtëm) vazhdoi deri në shekullin e 20-të.
Në shekullin e 18-19-të islamizmi pati një lulëzim fetar dhe kulturor në Shqipëri. Në këtë periudhë u zhvillua letërsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letërsia e bejtexhinjve”, që studiuesit e krahasojnë me letërsinë “alhamiado” që qe zhvilluar më parë në Spanjë.
Islamizmi la gjurmë në jetën zakonore të shqiptarëve, përmes ndërhyrjes së disa nomeve të sherijatit. Por sherijati nuk u bë asnjëherë kod sundues zakonor i shqiptarëve.
Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike asimiluese ndaj shqiptareve
Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij
Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me 1923 bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se perces vetem me 1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte »me ndjenja te theksuara patriotike dhe reformatore .
Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja ekskluzive e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te mbajtur ato me kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te besohet se ne kete reforme ka gisht Zogu me qellimet etij per te bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar Shqiperine duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet atij ne kete drejtim.
Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi per tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Per aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme per Islamin .Per nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe per rolin patriotik qe kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme per Shqipetaret .Nder keta eshte edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri
Në Shqipëri bektashizmi është shfaqur në fund të shekullit të 12-të dhe në fillim të shekullit të 13-të. Në 1925, kur Ataturku ndërmori reformat e ashpra laicizuese të shtetit për krijimin e Turqisë moderne, Shqipëria u bë vendi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipëria, ky vend i vogël, është seli e një kryeqendre botërore të besimeve. Eshtë interesant të vihet re se edhe gjatë periudhës së ateizmit nuk pati pretendime nga shtete të tjera ku ka bashkësi besimtarësh bektashinj për të marrë rolin e kryeqendrës.
Bashkësia bektashije e Shqipërisë u shpall e pavarur në vitin 1921.
.Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar.


Historia e Kishës Ungjillore Protestante në Shqipëri, zë fill më 18 Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarë në qytetin e Manastirit. Këta misionarë fisnikë krijuan aty Bashkësinë e parë Ungjillore. Ndër anëtaret e parë të Bashkësisë Ungjillore të Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi I cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste per ne Shqipërisë, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korçës, ku predikimet e para i bëri në Mësonjtoren Shqipe, më 3 Maj 1890, duke patur si pikësynim zgjimin e popullit të tij, si një misionar atdhetar. Predikimin e Fjalës së Krishtit, ai e quante vërtetë një detyrë patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia çelen në Korcë shkollën e vashaveme 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Më pas, duke thyer luftën që Patrikana i bënte shkollës dhe Gjerasimit, numri i vashave në shkollë u shtua. Te shumta kanë qenë vashat që mbaruan shkollën e Qiriazit.
Me 14 Nëntor 1892 u themelua bashkesia “ Vëllazëria Ungjillore”ne te cilen bënte pjesë Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi.
Kjo shoqëri ungjillore pati dhe organin e saj që u quajt “Letra e Vëllazërise”, numri i parë i së cilës u botua në Korce në nentor të vitit 1892.

Besimet fetare ne periudhen 1944 –1990
Pushteti i vitit 1945 e vuri në shenjë kryesisht Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si çerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për këtë arsye, qysh në fillim, Kishës Katolike Shqiptare iu kërkua të bënte një sakrilegj kanonik, të shpallte autoqefalinë e saj. Te dy peshkopët katolikë, imzot Gaspër Thaçi dhe imzot Vinçenc Prennushi nuk e pranuan një gjë të tilë. Shteti komunist i burgosi të dy, duke dënuar me 20 vjet burg imzot V.Prennushin, klerik dhe poet dhe duke dënuar me pushkatim imzot Gaspër Thaçin.Pas shumë mundimesh në burg, vdiq në vitin 1949 dhe imzot V.Prennushi, ipeshkv i Durrësit dhe i Tiranës. U arrestuan 30 françeskanë, 15 jezuitë dhe mjaft seminaristë. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqën të munduar nëpër kampe përqëndrimi dhe në punë të detyruar.Në vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po këtë vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj.Volaj, at Ciprian Nika. Në vitin 1946 u dënua dhe u pushkatua në Shkrel, Nikoll Gazulli, etj.
Fjalët e tyre të fundit ishin: “Rroftë Krishti mbret! Rroftë Shqipnia dhe pa ne!”
Në vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishës Katolike të Shqipërisë Bernardin Shllaku, por atij i vunë një mbikqyrje të fortë. Ndërkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik që vepronte në dioqezat e Shqipërisë, u dëbua qysh në vitin 1946.
Në vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist të rinisë. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh në vitin 1964 dhe u dënua me 25 vjet burg.Vdiq në spitalin e Tiranës në vitin 1980. Atëhere u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithe vuajtjet, doli gjallë nga burgu por vdiq si kardinal në vitin 1997.
Keta dhe shume te tjere ishin martire te Kishes katolike Shqiptare ne shekullin e 20
Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë qëndroi deri në vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorëheqjen. Kisi vdiq më 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri në vitin 1949
Sinodi IV i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u formua më 25 Gusht të vitit 1949, me kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefaqle të Shqipërisë, Paisi Vodicën. Ky u shpaLL KRYEPESHKOP i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe peshkop i Durrësit dhe i Tiranës, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korçës, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrës. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjëherë Patrikanën Ekumenike të Kostandinopolit për Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si të tillë.Vodica për arsye politike e lidhi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Patrikanën e Rusisë komuniste. Kështu që, Sinodi IV mori karakter të theksuar politik. Për këtë shkak, u dërgua nga Patrikana në Amerikë peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkës, për të mos lejuar që Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë të binte në pozitat politike të Kishës në Shqipëri.

Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndërprenë me dhunë veprimtarinë e tyre per te filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990
Lëvizja kundër institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial kominist u mbulua gjoja me një lëvizje të rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, disa u kthyen në salla bagëtish, disa u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha xhami e teqe. Atëhere u burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.


Kodi penal i vitit 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Sipas ketij kodi u dënuan shumë ish-klerikë, por edhe laikë.
Kisha Katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit dhjetra intelektualë, studjues me emër, poetë e shkrimtarë, si at Shtjefën Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, at Donat Kurtin etj, kishte pësuar një nga goditjet e saj më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.
Shpallja e Shqipërisë (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist në të gjithe globin tokësor, kishte habitur të gjithe botën. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa perandori Trajan.
Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje fukaralleku te tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare
Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar –humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithshka e bente ne emer te Jezu Krishtit.
Pas permbysjes së rendit ateist në Shqipëri, më 4 Nëntor 1990, patër Simon Jubani që ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla që ishte dëbuar nga Shqipëria qe në vitin 1946, dhanë një meshë për të gjallët e për të vdekurit, në kapellën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. Pjesmarrja në meshë ishte e jashtzakonëshme. Po atë ditë, u dha një duva në Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga myslimanët.
Filloi sërish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.

Besimet fetare pas vitit 1990
U kthyen në Shqipëri emisarët e Kishës Katolike te Shqipërise, misionarët dhe të dërguarit apostolikë të Selisë së Shenjtë, midis tyre dhe klerikë katolike shqiptarë qe kishin dalë gjallë nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtë vendit etj.
Klerikët ortodoksë që kishin mbetur gjallë fillluan të aktivizohen pranë kishave që kishin mbetur më kembe, të cilat filluan t’i ripërtëritin. Nga Patrikana Ekumenike u dërgua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili është përpjekur per ringritjen e kishave ortodokse të shkatërruara, si dhe për rikthimin e pronave të tyre të rrëmbyera.
Të dyja kishat kryesore të krishtera në Shqipëri, u vizituan nga primatët e tyre si Papa Gjon Pali II më 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, më 2-9 Nëntor 1999. Po kështu është përtëritur në menyrë të dukshme Kisha Ungjillore e Shqipërisë, përmes misionarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete, dhe në Kosovë. Kisha Ungjillore e Shqipërisë ecën sipas traditave të saj tashme evropiane, duke shtrirë veprimtarinë në përhapjen e lajmit të mirë, sidomos në shkolla, ku ajo ka dhënë ndihmesë të shquar.
Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Kështu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropojë, Has,, Kukës, Dibër, Mat), Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Mallakastra, Malësia e Kërrabës, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise janë kryesisht të banuar nga popullësi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malësia dhe Fusha e Lezhës pjesërisht, Kurbini, Zona e Shkodrës dhe arbereshet e Italise janë populluar kruesusht me banorë të besimit katolik.
Rajonet e Fushes se Myzeqesë dhe zonës së Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhëria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrëza e Përmetit, pjesërisht rajoni juglindor dhe Fushëgropa e Delvinës janë populluar me banorë të besimit ortodoks. Nëpër qytete i has të gjithë besimet, ndërsa në disa qytete si Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrës.
Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet të cilat kane qene dhe jane me perberje feytare të përzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrësi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj.
Toleranca
Shqiptarët jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike ndërfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit" qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetare
Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore
Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro-hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar disa marrëveshje, të quajtura "kapitulacione", të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Perëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.

Në Shqipëri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtërim e muslimanizëm) në një familje ose në një fis (Lurë, veri), ose dy fe në të njëjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterë e si musliman, dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u be musliman në oborrin e sulltanit, u bë bektashi (ky ishte kusht për t'u bërë jeniçer), u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në një katedrale të të krishterëve katolikë (Lezhë). Njëri nga vëllezërit e Gjergj Kastriotit, përkundrazi, kërkoi të varrosej në manastiret e Athosit, një prej vendeve të shenjta të ortodoksisë.
Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Eshtë krejt normale që një shqiptar, nëse nuk i pëlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, të braktisë kishën dhe ta kërkojë lidhjen me zotin në xhami. Një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë klasike shqiptare, Pjetër Bogdani, në veprën e tij "Çeta e profetëve", citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të shenjtë të muslimanëve Kur'an ishte i krishterë (Ilo Mitkë Qafëzezi).
Muslimanët shqiptarë festojnë shën Gjergjin e shën Mërinë, një pjesë tjetër shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore muslimanëve për festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).

Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syfyret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.
Në një qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane është e përzier me të krishterë katolikë dhe ortodoksë, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo-islamikë ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene “mos I preki njeri se keto jane themelet tona”.
Festat fetare në Shqipëri, qofshin ato të bashkësisë së krishterë, qofshin të bashkësisë muslimane, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kane pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e muslimanëve përkon me ditën e zanës - Dianës tek latinët - më 23 gusht. Bektashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të Olimpit grek. Një poet i krishterë i vuri për titull librit të vet emrin “Baba Tomorrit” Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarpërin dhe dhinë si totem (hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin dhe bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.


Postuar nga Refugjati datë 13 Maj 2004 - 23:23:

per kenin

Citim:
Po citoj ato që tha Keni
Do tju lutesha qe te dyve qe te jeni pak me te kujdesshme ne zgjedhjen e fjalorit.
Ketu nuk eshte rruge qe mund te flasesh si te duash. Forumi ka regulla dhe kur jeni regjistruar i keni lexuar dhe i keni pranuar keto regulla. Nese nuk deshironi ti zbatoni ateher do na detyroni qe te veprojme ndryshe sipas regullave tona duke ju edituar mesazhet, duke jua hequr dhe me shume.
Une mendoj se ka vend ndermjet nesh per mirkuptim dhe per regullim fjalori. Nuk kemi ca te ndajme. Cdo gje e ka ndar zoti dhe ne nuk e ndryshojme dot. E vetmja gje qe kemi ne dor eshte te tregojme edukaten ton, bagazhin, te tregojme se kush jemi dhe kete mund ta bejme shume lehte ketu ne forum.
Besoj ne mirkuptimin tuaj.
Keni.



I/e dashur Keni.Me te vertete kerkoj falje per komentin tim teper te nxituar.Ishte vetem nje humbje e perkohshme e durimit dhe e maturise nga ana ime.Njeri jam edhe une.Kjo ndodhi nga komentet e shen albanit persa i perket fese time dhe une u revoltova shume dhe si pasoje humba durimin dhe maturine duke u ulur ne nje nivel te njejte me ate te shen albanit dhe beterrit.Jam i sigurte se kjo gje nuk do te ndodhe me por ne te njejten kohe kam nje kritike te vogel edhe per ty qe lejon shume komente te cilat jane te qarta si drita e diellit qe do te formojne konflikte midis anetareve te forumit vecanerisht kur diskutohet per tema kaq te ndjeshme dhe te rendesishme sic eshte besimi.Please accept my apologie and my critic as well.Bye-Bye.


Postuar nga Keni datë 14 Maj 2004 - 08:41:

Refugjati

ke shume te drejte per verejtjen por une mendoj se do ta kuptoni dhe do te vecoheni nga keta anetar qe perdorin shprehje ofenduse dhe provokuse.
Nese ti, kur them ti permbledh te gjith ata qe kan nje fije llogjike ne koke, do ti kthesh pergjigjen me ate monedh te shemtuar qe flet dikush, ateher nuk me le shteg mua si mod. qe te mar masat e duhura.
Nese ti nuk ja kthen pergjigjen ose i pergjigjesh me gjakftohtesi ateher di dhe une si te sillem dhe ti tregoj vendin atyre qe jan te pa ndreqshem.
Gjithsesi te falenderoj per mirkuptimin.
Me respekt keni.


Postuar nga don beni datë 17 Korrik 2005 - 17:44:

Cool feja e shqiptarit eshte shqiptaria

mendimi im feja e shqiptarit eshte shqiptaria
shqiptaè e shqiptare kude qe jemi fe te perbashket kemi


Postuar nga historiani datë 15 Shtator 2005 - 18:24:

Bashkohem plotesisht me ju Feja e shqiptarit eshte shqiptaria .
Duhet ta theksojme sa me shume per te kuptuar se duhet te jemi sa me te bashkuar pasi jemi shume pak


Postuar nga naimi datë 18 Shtator 2005 - 03:32:

feja

e shqiptarve dihen mir se sa jan mos ti perserisim 3 apo haaaa


Postuar nga historiani datë 19 Shtator 2005 - 12:29:

Naimit !

Perseritja eshte mema e dijes thote nje mendimtar i vjeter(Nuk e di kush e ka thene ).
Ne ke te drejte e dime te gjithe kete gje por duke e perseritur ne mundohemi tua kujtojme edhe atyre qe e kane harruar apo me keq e atyre qe bejne sikur e kane harruar . Shqiperia si shtet ka probleme te vogla fetare qe ne duhet ti eleminojme sa me shpejt per te ruajtur te vetme gje te mire qe kemi harmonine fetare ,tashti e cenuar pak nga elemente qe nuk e duan kete gje dhe qe jane armiq te kombit tone . Mos harrro qe kreu i orthodosise sone eshte nje grek ku me statut duhet te ishte nje shqiptar (nuk kam gje me Janullatosin mund te jete nje burre shume i mire por te punoje ne Greqi)Mos harro qe komuniteti musliman ka probleme etj .
Prandaj duhet ti kujtojme ato fjale te patriotit te madh Pashko Vasa apo Vaso Pasha.
Me repekt Historiani


Postuar nga naimi datë 20 Shtator 2005 - 03:35:

historiani

jo nuk harrohen ato fjal dhe nuk jam kunder vetevetes time mirkuptim o burre shpresoje se dote behet mir vetem pune nate edit qe te shohim pakes drit ka then Naimi ne ket edim te gjithe dhe ska alternative tjeter mendoj .


Postuar nga historiani datë 20 Shtator 2005 - 12:12:

Faleminderit per pergjigjen !
Me fal ne qofe se te kam keqkuptuar por ne finale te gjithe jemi ne nje mendje: per pune nate e dite per te pare pakez drite .
Te gjithe duhet te punojme per kete komb qe te eci para .
faleminderit edhe njehere


Postuar nga naimi datë 21 Shtator 2005 - 01:57:

Ovlla

flm per te gjitha po kushe na kuptone neve nese ne nuk kuptohemi ndermjet veti se pari ne shqiptaret kemi pasur nje histori te hidhur ne te kalueren te ndaer si Nena me djalin por me zemer gjithmon zbashku
nuk ka nevoje per me shum pasi qe ju jeni historian apo studioni historin
dhe indini me se miri gjithe te mirat botes dhe shqiptarve .


Postuar nga historiani datë 21 Shtator 2005 - 12:48:

Naimit !!
Faleminderit per mirekuptimin .

Shqiperise e keqja me e madhe i vjen nga vete shqipatret (thenie e Faik Konices e thene ne menyren time ). Nuk duhet harruar dhe armiqte e tjere por te ngelemi te kjo teme po te punojme ne dhe te mos merremi me njeri tjetrin kombi yne do te ci shume para . Po ne akoma jemi ne epoken mesjetare te gjakamarrjes ,vetem ky fakt na ben qe te ulim koken para cdo te huaji . Problemet tona nuk mbarojne kurre nje rruge durres -kukes-Prishtine nuk bejme dot pale te tjerat .
Keto jo se nuk kane zgjidjhje por natyra jone e keqe qe ne vendin tone nuk bejme dot asgje dhe ne dhe te huaj bejme gjera te papara .
Historiani


Postuar nga naimi datë 14 Tetor 2005 - 01:09:

po

eshte me e sakte se ne shqiptaret punojme pa nderpre ne vende te huja per te vetmin qellime qe te mos na kthejna mbrapa ne vendlindje ? haa qesharake duket

historian me vjen mir qe mundoheni te me kuptoni
ne ket vende ku jetoje e punoj une puna ka respekte te vecante puntori respektohet me se shumti kur tham puntori kuptohet ne te gjitha profesionet vetem ata qe nuk edojne punen nuk kan te ardhme

si bleta qe bubarte kur te shpeshtohen ajo ndahet e shkatrrohet
keshtu jemi ber edhe ne shqiptarte per vendin ton ndoshta gaboje por ja lojme historis te thet te verteten .


Postuar nga cybele datë 12 Dhjetor 2005 - 22:42:

feja e shqiptarit !

ne shqiptaret nuk jemi as pagane,,,as myslyman,,,as katolik,,,ortodoks,,,
me thone te drejten ne me shume e kemi pas fene sipas pushtusave te ndryshem
po esht shume evertete qe gjyshnit ton kan qene me besimtare sepse ashtu ishin kohet njiher
sidomos ne ket shekull njerzit politikane po e perdorin fen si shkak me
nda njerzimin...
nuk ka noi nryshim tmodh njeriu nga njeriu,vecse nji ZOT KEMI TGJITH

"FEJA E SHQIPTARIT ESHT SHQIPTARIA"


Postuar nga julius datë 18 Dhjetor 2005 - 03:27:

l


Postuar nga jimmy84 datë 18 Dhjetor 2005 - 23:49:

Si jo-besimtar qe jam mua nuk me pelqen qe te besoj qe fete qe i kane krijuar kombet e tjera ne nje kohe qe kam fene qe ka krijuar populli im (jo me kot perdora fjalen "popull" sepse fjala komb eshte me e ngushte se fjala popull). Ne kemi nje fe (jo "besim") te mrekullueshem i cili bazohet tek NATYRA. Dhe biles edhe Perendite jane te plotfuqishem (si Natyra), jane te pavdekshem (si Natyra) por nuk jane Perfekte (ashtu si kunder Natyra nuk eshte gjithmone perfekte).
Por kjo nuk do te thote qe ne te mos "importojme" cilesite me te mira te feve te tjera si psh nga feja e krishtere (tolerancen), nga feja muslimane (ekuilibrin apo "rrugen e mesme" qe Muhamedi e quan gjithmone rrugen me te mire) dhe pse jo edhe nga feja budiste (harmonine midis mendjes dhe trupit, gjendjes fizike dhe asaj psikologjike).

Per sqarim te beni dallimin midis "fese" dhe "besimit". Besim dmth "bindje pa prova konkrete" kurse Fe eshte thjesht nje teologji e caktuar qe shpjegon sipas kendveshtrimit te saj problemet sociale-shoqerore dhe shpesh edhe problemet politiko-ekonomike.


Postuar nga ss1 datë 24 Dhjetor 2005 - 22:47:

feja e shqipetarit eshte shqiptaria

perse o njerez hapen keto diskutime,u krijua nje parti islame ,u ndertua nji kryq diku ,cna duhen ketoo gjera tani ka ardhe koha qe shqiptari te mendoj per gjera me te larta te mendoj per ceshtjen kombetare se jemi i vetmi komb ne bote qe kufizohemi me shqipetar dhe te gjithe shqipetaret duhet te kujtojn vargjet e shkruara nga rilindasi i shquar Pashko Vasa "dhe mos shikoni kisha e xhamija feja e shqiptarit eshte shqiptaria"


Postuar nga Cindi datë 30 Dhjetor 2005 - 18:44:

Re: feja e shqipetarit eshte shqiptaria

Citim:
Po citoj ato që tha ss1
perse o njerez hapen keto diskutime,u krijua nje parti islame ,u ndertua nji kryq diku ,cna duhen ketoo gjera tani ka ardhe koha qe shqiptari te mendoj per gjera me te larta te mendoj per ceshtjen kombetare se jemi i vetmi komb ne bote qe kufizohemi me shqipetar dhe te gjithe shqipetaret duhet te kujtojn vargjet e shkruara nga rilindasi i shquar Pashko Vasa "dhe mos shikoni kisha e xhamija feja e shqiptarit eshte shqiptaria"



Fene e zgjedh populli me deshire, askush nuk ja imponon.
Luften e nisin ata qe duan lufte!!!!!!!!!
Vargjet e Pashko Vases u shkruan kur nuk ekzistonte akoma shteti Shqiptar.
Shqiperia tani ekziston dhe nuk duam luftra, duam ta ndertojme njelloj me Evropen ku te rinjte tane te jetojne ne paqe dhe harmoni.


Postuar nga ss1 datë 30 Dhjetor 2005 - 21:39:

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Football mos harro ne asnjehere skemi pasur nje shtet te te gjithe shqiptarve gjithashtu mos harro qe luftojne dhe ata qe duan te mbrohen pra vargjet e Pashko Vases jane evidene edhe sot


Postuar nga Cindi datë 30 Dhjetor 2005 - 21:45:

Edhe Franca nuk eshte shtet i te gjithe francezeve.
Edhe Italia nuk eshte shtet i te gjithe italianeve.
Edhe Zvicra nuk eshte shtet i te gjithe zviceraneve.
Edhe Greqia nuk eshte shtet e te gjithe grekerve.

E keshtu me rradhe. Askush ne Evrope nuk po shkon mbrapa te gjeje kufijte, jemi drejt integrimit dhe jo degradimit.


Postuar nga ss1 datë 30 Dhjetor 2005 - 21:48:

a duhet te besojm ne zot

besimet me te vjetra te shqiptarve kane qene: 1)besimi te dielli ,2)besimi te gjarpri,3)besimi te shqiponja


Postuar nga Cindi datë 30 Dhjetor 2005 - 21:52:

Re: a duhet te besojm ne zot

Citim:
Po citoj ato që tha ss1
besimet me te vjetra te shqiptarve kane qene: 1)besimi te dielli ,2)besimi te gjarpri,3)besimi te shqiponja


Me pelqejne keto besimet, sidomos ai tek dielli dhe shqiponja.
Eehh tek gjarperi nuk me duket atraktive. Ke ndonje shpjegim per kete te fundit.

flm


Postuar nga ss1 datë 31 Dhjetor 2005 - 21:56:

football a mund te me thuash kur ka pasur ndonjeher komb zvicerane


Postuar nga ss1 datë 31 Dhjetor 2005 - 22:12:

po sic dihet dielli ka qene pjese e te gjitha besimeve pagane kudo ne bote,tek ne e dhe sot degjohet shprehj gjarpri i shtepise madje dikur ka pas dhe faltore njera ka qene ne shtepezin e vjeter ne gjirokaster ku dhe sot njihet me emrin vendi i gjarprit persa i perket shqiponjes edhe ky eshte nje besim i vjeter pirron e epirit luftetaret e quanin syshqiponje kurse perandori i famshem me orgjine shqiptare kostandini i madh e mori shqiponjen nga kombi i vet dhe e beri simbol te bizantit


Postuar nga Amici di Nessuno datë 01 Janar 2006 - 02:30:

Tek $$$$$$$$$$$$ .


Postuar nga Lela_Dr datë 01 Janar 2006 - 08:45:

Une kam besim ke zoti dhe vetem ke zoti, dhe ne asnje fe.

Pastaj kam shume besim dhe ke vetja shpesh here.


Postuar nga pipi datë 01 Janar 2006 - 17:35:

une per vete besoj.
nuk jam shume e dhene pas fese,megjithate besim tek zoti kam.


Postuar nga Ruby_DR datë 01 Janar 2006 - 17:55:

kam besim tek zoti sepse ai na krijoje.... nuk me pelqejne fete dhe grindjet e tyre......


Postuar nga Cindi datë 03 Janar 2006 - 07:36:

Unhappy

Citim:
Po citoj ato që tha ss1
football a mund te me thuash kur ka pasur ndonjeher komb zvicerane


Edhe ne qofte se bera nje gabim pa dashje ne rreshtimin e disa shteteve europiane, perseri edhe ky eshte nje fakt qe tregon se Zvicra ekziston pa patur asnje komb te tij, me keq akoma, por askush nuk mendoi te behet lufte ne kete vend.


Postuar nga diabolic datë 04 Janar 2006 - 06:38:

Per hir te integrimit ne nuk duhet te mohojm veteveten , ne jemi keta qe jemi duan apo sduan europianet. Ne jemi nje nga popujt me te vjeter ne europe dhe nje nga popujt me me kultur.S'eshte se europa eshte e kulluar dhe kerkon nga perfeksion. Pesa i perket temes jam 100 % dakort me cybele dhe ss1 pa asnje shtese me shume. Gjithe te mirat nga DIABOLIC A'S


Postuar nga ss1 datë 05 Janar 2006 - 20:09:

Faleminderit diabolic po eshte e vertet ajo qe thot e cybyle ne e kemi pas fene sipas pushtusit por ajo qe vlersohet me shume te ne eshte toleranca e madhe fetare qe kemi dhe kjo se shqipetaret si kane dhene rendesi te madhe fese ,per mua kjo eshte gjeja me e mire qe kemi


Postuar nga Cindi datë 05 Janar 2006 - 20:23:

Citim:
Po citoj ato që tha ss1
Faleminderit diabolic po eshte e vertet ajo qe thot e cybyle ne e kemi pas fene sipas pushtusit por ajo qe vlersohet me shume te ne eshte toleranca e madhe fetare qe kemi dhe kjo se shqipetaret si kane dhene rendesi te madhe fese ,per mua kjo eshte gjeja me e mire qe kemi


Ketu ke fol si burrat, ose pse mos themi edhe si grrrate


Postuar nga amoxil datë 16 Janar 2006 - 18:25:

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria!

Se luan as topi.


Postuar nga HamatieL datë 28 Janar 2006 - 20:13:

Re: a duhet te besojm ne zot

Citim:
Po citoj ato që tha ss1
besimet me te vjetra te shqiptarve kane qene: 1)besimi te dielli ,2)besimi te gjarpri,3)besimi te shqiponja


Po te zhapiku? lol

Dhe une ne nje Zot besoj,tek All-llahu


Postuar nga ARENC datë 09 Shkurt 2006 - 04:00:

Un per vete nuk besoj te zoti!!!


Postuar nga lela84 datë 14 Shkurt 2006 - 19:24:

Edhe une besoj te Zoti.

Dhe mundohem qe te ndjek rruget e Tij...
Shpesh eshte e veshtire ,po ka dicka brenda meje qe nuk me lejon te largohem prej Tij.
Di edhe qe n.q.s Zoti nuk do ishte prane meje shume gjera ne jeten time do ishin ndryshe ...
Ndikon pozitivisht per mua(shpirtin tim) dhe per mardheniet e mia me njerzit qe me rrethojn.


Postuar nga tolstoy86 datë 10 Prill 2006 - 15:45:

pershendetje.

feja e shqiptarit esht feja qe secili beson dhe zgjedh sipas aftesise se arsyetimit qe ka dhe nuk esht diçka qe trashegohet dhe as qe mund te imponohet. çdo pushtues mundohet te imponoje ose te perhape idete e veta ne sherbim te qellimit kryesor qe kane ne pergjithesi.
ne fakt perhapja e ideve ose perpjekja per te bere nje gje te tille esht e drejte e çdokujt. edhe ne ne fakt ate po bejme. po mundohemi te 'hedhim ne shesh' mendimet tona me shpresen se mund te japim diçka ose edhe te perfitojme.
nuk mendoj se perfitojme gje duke u kapur pas ketyre shprehjeve te mykura. shqiptaria nuk eshte fe, esht kombesi. kam fatin e madh qe kam edhe komb edhe fe. kam nderin e madh qe jam shqiptar po asht kam nderin qe kam besimin tim.
shprehja e kesaj teme esht shum e bezdisshme, aq me teper kur perdoret vend e pavend. kjo shprehje perdoret shpesh nga fodulle dhe hipokrite, po edhe njerez me qellim te mire,por jobesimtare. nuk ka arsye qe te trembet kush per prishjen e tolerances nderfetare ne shqiperi.
feja nuk esht dhe nuk ka qene asnjehere pengese ndaj atdhedashurise, perkundrazi. kush e beson kete esht marksist, nga ato qe thone feja opium per popullin.

amoxil, idete nuk ndryshohen me topa dhe as nga shprehje si kjo qe the ti; se luan as topi.


Postuar nga diabolic datë 10 Prill 2006 - 23:00:

Ore tole po mire perse na dele ti me shpate ne dore duke na thene qe shprehja -Feja e shqiptarit eshte shqiptaria- eshte shprehje e mykur dhe qe perdoret nga fodulle dhe hipokrit . Ti jep mendimin tend por mos na jep sentenca sikur fjala jote eshte e verteta dhe vetem ti ke te drejte. Ne e mendojm keshtu , ty po te pelqeu mire po ste pelqeu hap krahun se skemi nevoj per njerez qe na japin mend se kemi tonat. Ti vazhdo te besosh ate qe do dhe ne do vazhdojm te besojm se feja jone eshte shqiptaria .Idete nuk ndryshohen me toma por as me gomarlluqe miku im qe ke dy shkrime ne forum por qe me dukesh si i njohur nga menyre e shkrimit dhe ndoshta fshihesh pas kesaj maske per te treguar kush je...


Postuar nga tolstoy86 datë 11 Prill 2006 - 20:01:

diabolic, tregohu pak me i qete. nuk jam tip qe dal me shpate ne dore e as qe kam dy fytyra e as perdori maska. mos kemi diskutuar ne ndonje forum tjeter se ketu nuk kam shkruar ndonjehere. apo te duken njesoj te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ti.
kjo shprehja eshte vene per tu diskutuar. kam thene qe e perdorin shume fodulle dhe hipokrite, e them serish por nuk thashe qe te gjith jane ashtu.
kerkoj ndjese nqs te kam fyer.
mbaje fene tende se nuk kam qellim te bej askend te ndryshoje fene e vet.

ja fillova mire ketu..


Postuar nga diabolic datë 11 Prill 2006 - 23:40:

Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86
diabolic, tregohu pak me i qete. nuk jam tip qe dal me shpate ne dore e as qe kam dy fytyra e as perdori maska. mos kemi diskutuar ne ndonje forum tjeter se ketu nuk kam shkruar ndonjehere. apo te duken njesoj te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ti.
kjo shprehja eshte vene per tu diskutuar. kam thene qe e perdorin shume fodulle dhe hipokrite, e them serish por nuk thashe qe te gjith jane ashtu.
kerkoj ndjese nqs te kam fyer.
mbaje fene tende se nuk kam qellim te bej askend te ndryshoje fene e vet.

ja fillova mire ketu..



Bravo e shikon qe ketu fillon dhe nuk imponon mendimin tend te tjereve dhe vetem shpalos ate qe mendon ti .Nese do arrish te shpalosesh mendimin tend atehere mund te thuash cte duash vetem mos ofendo dhe fyej njerzit qe se mendojn si ty.Pastaj mos jep sentenca duke me thene qe me duken te gjithe njelloj ata qe nuk jane te te njejtit mendim me mua .Ok? Hajd pra me men ne kok e shnet e pare...


Postuar nga rumial datë 24 Maj 2006 - 23:14:

Thumbs up feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Dua tu them te gjithe atyre qe e lexojne kete mesazh qe filozofia e njeriut per te pasur dike qe e sundon nuk eshte dhe aq e gabuar sepse njerzimi ka nevoje per pak frike. çeshtja shtrohet qe mos ta teprojme me besimi qe ky besim te na kthehet ne arme per te luftuar fene tjeter. e pra te besosh ne zot do te thote te mos besh luftra te mos vrasesh e pra a nuk eshte turp te degjosh qe vriten ne emer te zotit. kur te lindi nena te dha jeten nje emer e njohuria e saj te krijoji besimin pastaj erdhi dikush tek ty e ta hoqi besimin ta ndryshoi. hap syte o njeri jetje jetn vitet e tua dhe sic thote poeti tek kenga "e ka thene dhe perendia si dashnia s'ka ne bote"njelloj te bukura jane vajzat shqiptare katolike muslimane nejse per te mos folur vetem per dashurine kujtojme qe jemi shqiptare e jemi evropa


Postuar nga Astronauti datë 25 Maj 2006 - 00:12:

Thumbs up Re: feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Citim:
Po citoj ato që tha rumial
Dua tu them te gjithe atyre qe e lexojne kete mesazh qe filozofia e njeriut per te pasur dike qe e sundon nuk eshte dhe aq e gabuar sepse njerzimi ka nevoje per pak frike. çeshtja shtrohet qe mos ta teprojme me besimi qe ky besim te na kthehet ne arme per te luftuar fene tjeter. e pra te besosh ne zot do te thote te mos besh luftra te mos vrasesh e pra a nuk eshte turp te degjosh qe vriten ne emer te zotit. kur te lindi nena te dha jeten nje emer e njohuria e saj te krijoji besimin pastaj erdhi dikush tek ty e ta hoqi besimin ta ndryshoi. hap syte o njeri jetje jetn vitet e tua dhe sic thote poeti tek kenga "e ka thene dhe perendia si dashnia s'ka ne bote"njelloj te bukura jane vajzat shqiptare katolike muslimane nejse per te mos folur vetem per dashurine kujtojme qe jemi shqiptare e jemi evropa


Te lumt i nderuar. Ju pergezoj per kete teme te qelluar.


Postuar nga tavolina datë 05 Shtator 2006 - 21:01:

SELAM UE ALEJKUM VELLEZER E MOTRA!
UNE BESOJ NE ALL-LLAHUN XH.SH. DHE DESHMOJ SE NUK KA ZOT POS TIJ.BESOJ NE FENE ISLAME!NDJEK RRUGEN E PROFETEVE NE VECANTI TE MUHAMMEDIT SAWS. KIBLA IME ESHTE KAH KIBJA.DHE E PRANOJ QE JAM MUSLIMANE,ELHAMDULILAH!


Postuar nga Ventili datë 03 Tetor 2006 - 02:34:

Thumbs up Shqipetaret po e braktisin Islamin!!

Raporti i ri, shqiptarët: 38% myslimanë dhe 35% kristianë

Ish-presidenti Meidani bën të ditur raportin e përgatitur nga Oksfordi


Ylli Pata

Të dhëna të ndryshme mbi raportet fetare në Shqipëri janë ofruar dje, të cilat rrëzojnë mazhorancën në mbi dy të tretat e popullsisë së besimit mysliman. Ka qenë ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, i cili ka paraqitur të dhëna të reja mbi shifrat e besimtarëve në vendin tonë, duke iu referuar një burimi serioz, siç është Universiteti i Oksfordit. Profesor Meidani, duke mbajtur një fjalim gjatë konferencës për rolin e besimeve fetare në rritjen e sigurisë, ka bërë të ditur një bazë të dhënash, sipas së cilës, në Shqipëri rreth 38 për qind e popullsisë janë të besimit mysliman, 35 për qind janë të besimit kristian (katolik, ortodoks dhe protestantë", 16 për qind janë jobesimtarë (ateistë, por edhe të padeklaruar), ndërsa me shifra të ulëta janë të besimeve të tjera, si bahai, budistë etj. Në fjalën e tij, Meidani i është referuar "Christian Oxford Dictionary", i cili është ndërtuar mbi bazën e një studimi të bërë në Shqipëri para pak vitesh, duke zhvilluar një hulumtim në popullsinë shqiptare. Shifrat e deklaruara nga ish-presidenti i Republikës, në fakt rrëzojnë të dhënat që ende shikohen si të referueshme, sipas të cilave rreth 65 deri në 70 për qind e popullsisë shqiptare është myslimane, 20 deri në 30 për qind janë ortodoksë dhe 10 për qind i përkasin besimit katolik roman. Përmbysja e shifrave të besimeve fetare në vend, në fakt ka si tregues të rëndësishëm pikërisht pjesën "jobesimtare" apo abstenuese ndaj feve, të cilat i heqin besimit mysliman dominimin absolut dhe e dërgojnë në shkallën e rreth 38 për qind të popullsisë. Shifrat e deklaruara nga ish-kreu i shtetit shqiptar, Rexhep Meidani, i cili është dhe një nga akademikët më të njohur të vendit, pritet që të diskutohen në ditët që vijojnë, duke u nisur pikërisht nga një tregues, për të cilin nuk është bërë fjalë më parë në statistikat e përkatësive fetare në vend. Tregues që llogarit dhe shtresën e atyre që nuk e konsiderojnë veten besimtarë dhe shpallin një abstenim me institucionet e kultit. Gjatë fjalimit të tij, në ditën e dytë të aktivitetit të mbështetur nga NATO-ja mbi rolin e besimeve në sigurinë e vendit, Ish-presidenti Meidani ka mbajtur një fjalim që vinte në pah modelin pozitiv shqiptar në marrëdhëniet ndërfetare. Duke elaboruar temën e përplasjeve të civilizimeve, profesor Meidani theksoi se lufta ndaj terrorizmit nuk është përplasje mes civilizimeve, por një manipulim i lig i besimeve të ndryshme fetare, duke përdorur disa nga mangësitë e shoqërisë së sotme. Ish-kreu i shtetit shqiptar, në fjalën e tij theksoi se duhet që në situatën aktuale të luftohet fuqishëm varfëria në rritje dhe ndarja teknologjike. "Ideologjia e lirisë dhe të drejtave të njeriut është filozofia e shekullit", tha profesor Meidani, i cili bëri thirrje që instrumentet ndërkombëtare të drejtësisë dhe sigurisë të arrijnë në një përpjekje të përbashkët për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt. Ndërkaq, në fjalën e tij, në ditën e dytë të konferencës së organizuar nga "Milenium Club Center", kreu i Komunitetit Mysliman Italian, Shaykh Abd Wahid Pallavicini, theksoi se janë të dëmshme idetë e përcaktimeve që bëhen shpesh, se "civilizime të reja" apo "fondamentalizma", duke ndarë me thikë botën dhe njerëzit e saj, vetëm e vetëm se ata kanë besime të ndryshme e këndvështrime jo të njëjta fetare". Sipas kreut të myslimanëve italianë, ndarjet e kufijve ndërmjet kristianëve të mirë dhe myslimanëve fondamentalistë, janë dy brirët e djallit, i cili kërkon të na sjellë lajmëtarin e së keqes.


Myslimanët

Sipas të dhënave të paraqitura nga "Oxford Christian Dictionary", popullsia që i përket besimit mysliman në Shqipëri është ulur në shifrën e rreth 38 përqindjeve


Kristianët

Po sipas studimit të përgatitur nga qendra e Oksfordit, besimtarët e besimit kristian, ku futen ortodoksët, katolikët dhe protestantët, e kalojnë shifrën 35 për qind


Jobesimtarët

Sipas statistikës më të re mbi raportet e besimeve fetare, jobesimtarët shkojnë te shifra e 16%


Ateistët

Në një kategorizim të veçantë futen ata qytetarë, të cilët e kundërshtojnë ekzistencën e Zotit

Gazeta shqip


Postuar nga Admirali datë 03 Tetor 2006 - 04:30:

Hmmm

Nje pyetje kisha une: Perse duhet ti besojme statistikave te nje organizate te huaj fetare dhe jo INSTAT???


Postuar nga lost_soul datë 03 Tetor 2006 - 08:30:

nuk do ta quaja braktisje, sepse per kete duhet te kishim nje proces dmth statitistika te matura ne kohe te ndryshme dhe te shihnim ndonje tendence.

une te t'ia veja emrin rregullim te numrave. ka kohe qe degjohet qe numri 70% eshte shume i pasakte. ne shqiperi eshte e zakonshme te degjosh njerez te thone s'besoj ne zot dhe kur i pyet cfare je, mysliman te pergjigjen..!!??

kurse per statistikat e instatit.. kur mbarova fakultetin une, njeri nga klasa ime filloi pune atje dhe kur e pyetja cfare ben. hic me thonte, rrime kot gjithe diten, kompjuteri s'punon, presim ndihma... shefi s'duket gjithe diten.. nejse
plus qe instati me duket se s'ka bere ndonje studim te tille.. shifra 70% eshte qysh ne kohen e para luftes, dmth jane shifrat e zogut.. ndoshta gabohem...


Postuar nga kontinenti datë 03 Tetor 2006 - 12:07:

Ate rraportin, mos ia ka pregatit gruja Mejdanit?


Postuar nga Admirali datë 03 Tetor 2006 - 12:18:

Hmmm

Lost, ne fakt shifra ka qene 76% dhe i referohet viteve 60 para se shteti komunist te ndalonte me ligj fete ne Shqiperi.

Fakti eshte ky: shqiptaret nuk njihen per fetare te medhenj, miremengjes o interes eshte feja e shqiptarit :p:p:p:p


Postuar nga fat_genta datë 03 Tetor 2006 - 12:30:

Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali

Fakti eshte ky: shqiptaret nuk njihen per fetare te medhenj, miremengjes o interes eshte feja e shqiptarit :p:p:p:p [/B]


Postuar nga Ventili datë 04 Tetor 2006 - 02:25:

Gjithsesi mendoj qe statistikat "Zogiane" te viteve 20-ta nuk jame aspak valide. Pas ndalimit te feve ne Shqiperi dhe shpalljes se Shqiperise si shtet Ateist, shqiptaret mysliman te Shqiperise qe perbenin rreth 70% te popullates duke u mbeshtetur ne te dhenat statistikore te fillim shekullit te 20, ku nje pjese e madhe e tyre akoma identifikoheshin si "kriptokristian", paten rastin e favorshem te shkeputen nga islami dhe te deklarohen mbyllurazi kristian e qe me renien e komunizmit te dalin haptas si kristian. Nje pjese e ketyre myslimaneve apo kriptokatolikeve j'u bashkangjiten feve te tjera dhe ateisteve. Andaj, statistikat e fundit nuk duhet te mirren si barcoleta apo si dicka e tille por si nje realitet mjaft objektiv qe pasqyron levizjet e shpejta nderfetare ne Shqiperi ne dem te fese islame, ngaqe me kete te fundit shqiptret e Shqiperise nuk paten fatin te lidhen thellesisht sikurse ne rajonet tjera.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.