Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5461)


Postuar nga Luani_fr datë 20 Dhjetor 2005 - 19:08:

Question Pse nje pjes e shqiptareve ne pernedime nuk u meson femijeve Shqipe???!!!

Pershendetje dhe ju pergezoj pe temen qe esht shum e Domosdoshme.

Pse prinderit nuk msojn shqip femijve te vete ket nuk mund te them, por edi qe vertet gjendja esht alarmante,pe te mose then e turpshme.
Nuk esht evertet se prinderit nuk kan kohe te folin shqip me femite evete,por esht evertet qe edhe eta pake kohe qe ka me femijet flet ne gjuhen jo shqipe pse???!!! Sepse une mendoj qe ta nuk e kosiderojn veten shqiptare jan pa identitet dhe kerkojn te jen ata qe nuk jan.
Meqe jetoj ne perendim shum nga prinderit qekam pas rast me njoft, ne shtepi te tyre femive ju flasin ne gjuhen e vendit ku jeton, dhe kjo esht skandaloze!!!



DHE ATIJE BASH JU THAFTE GOJA QE NE GJUHE TE HUAJ FLET KUR SESHT
NEVOJA, EKETE GJUHE TONE HYJNORE ELEN PAS DORE.


Postuar nga ss1 datë 22 Janar 2006 - 01:29:

Kjo eshte gjeja qe urrej me teper te keta shqiptar


Postuar nga gjirokastriti_ob.imi datë 22 Janar 2006 - 13:12:

<nuk e di perse >

nje teme kryesore per kete faqe dote doja te ishte dhe folja e gjuhes shqipe tek femijet shqiptare ketu ne greqi.Ka shume femije qe nuk dine te flasin shqip.


Postuar nga amoxil datë 16 Shkurt 2006 - 18:06:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Po kujtoj te vetmet fjalene shqip te thena nga Sten Dragoti(megjithese ai kuptonte shqip por nuk fliste) gjate nje interviste nga TVSH;
Nena i thoshte babait djali.djali dhe ai i pergjigjej,,Ik mos me caj koken''Keto fjale ai i tha me nje shqipe shume te paster tamam si nga fshati i tij i lindjes ne Tepelene.
Familja e tij kish emigruar rreth 70 vjet me pare ne USA.
Kam degjuar te flisnin shqip edhe shqiptar te vjeter(200-300 vjet te emigruar ne Egjypt).
Kam degjuar te flasin shqip femijet e arberesheve te Italise dhe arvanitasit e Greqise te cilet kane 600 vjet larg vendit ku flitet gjuha e te pareve te tyre
.Me behej zemra mal dhe gezohesha qe keta shqipetar te larguar me qindra vite nga shqiperia kishin ruajtur me fanatizem gjuhen e te pareve te tyre.
Ata kane pasur andralla ne jeten e tyre dhe kushte jashtezakonisht te veshtira per te ruajtur gjuhen se sa sot emigracioni i viteve '90.Dhe ja sot e kesaj dite ata flasin shqip,
Si mendoni ju nuk kane punuar ata per te siguruar mbijetesen?Kane punuar dhe bile me shume nga ne qe ngelem duke u qare se gjoja s'na premton koha.
Po te duash e gjen kohen.Eshte tjeter gje nese te mungon vullneti dhe je nje kokerr dembeli.
Keto jane justifikime te pa baza.Ka edhe arsye te tjera qe femijet nuk mesojne gjuhen shqipe.Nje nga keto eshte edhe formimi kulturor i prinderve.Kam disa miq ketu ne Uk.
Nje pjese etyre nuk i kushtojne rendesi ketij fenomeni sepse ata vete kane mungesa te medha ne te foluren,le pastaj ne te shkruarit e shqipes.
Cfare mund te thuash per femijet e tyre.keta femij jane te privuar nga ana e prinderve me nivel te ulet kulturor,te cilet gjithe jeten e tyre nuk kane lexuar nje liber.
Disa shkolla ketu ne Angli kane ne bibliotekat e tyre libra te shkruara ne anglisht dhe ne shqip apostafat per nxenesit shqiptar.
Pra femijet mund te lexojne edhe ne shqip,
Kur keto libra jane perkthyer nga shqiptar te cilet flasin gjuhen zyrtare jane te mira per femijet,por kur jane te perkthyera ne ndonje dialekt tjeter sjell probleme nga shqipja e cale e perkthyesit.
Femija i m i vogel ishte 4 vjet kur ne erdheem ne UK,por ai lexon dhe shkruan ne shqip shume mire,sepse une e gjej pak kohe per te punuar me te kur kthehem nga puna
.Se fundi dua te them se femijet tane duhet te mesojne shqipen te pakten ashtu sic e dijme ne prinderit e tyre.
Kush ka mundesi ta mesoj ashtu sic duhet mos te behet dembel,pr te sakrifikoj pak nga koha e tij e lire.Le te kujtojme Gjergj Fishten e mos te shkojme me tutje.






Po ku pyesin keta mendjemedhenj mer ismailo.Keta shyqyr qe jetojne jashte Shqiperise dhe e mbushen barkun me buke.....
.Pse sbejme hajer neve se i kemi injorantet e njerezit qe etradhtojne veten e gjakun e vet per dy leke.Pika qe su bie e turp te kene kur thone se gjuha shqipe nuk eshte e rendesishme per tua mesuar femijes,ky eshte tamam mohim i vetvetes,beshty lart edhe hudhe ne ftyren tende prap.Ik se spo flas me se kshu shqipatresh te paturp me kane lodhur sinqerisht.


Postuar nga belga datë 05 Mars 2006 - 21:29:

Thumbs up gjuha shqipe!

une personalisht jetoj qysh prej 11 vjetesh ne belgjike; bashkeshortin e kam belg dhe sebashku kemi nje vajze 6vjeçarene shtepi flasim gjuhen hollandeze sigurisht kete gjuhe e ndjek edhe ne shkolle; une si nene mundohem qe t'i mesoj pak nga pak gjuhen shqipe; çdo nate i lexoj pjese nga abetarja shqipe dhe vajza ka deshire qe t'a mesoje kete ghuhe te bukur


Postuar nga Enya datë 13 Mars 2006 - 19:32:

Post

Pershendetje miqesore!

Sado t`i flasesh nje femije te lindur ne USA vetem ne gjuhen shqipe,
ai femije do te ta ktheje cdo pergjigje ne gjuhen e lindjes se tij(amerikane).
Kam rastisur ne nje situate te tille tek disa familje shqipetare ketu.
Prinderit flasin vetem shqip ne shtepi, ndersa femija ja kthen ne gjuhen e tij.
Kam degjuar dhe prinder qe arrijne ta acarojne psikologjikisht femijen e tyre
duke i thene:"Fol vetem shqip!Kjo eshte gjuha e Prinderve te tu.Perderisa arrin
te na kuptosh, perse nuk na kthen pergjigje ne po kete gjuhe?!"


Dhe ai femije eshte pergjigjur:"Une flas gjuhen time te lindjes,s`me intereson gjuhe e juaj.Rendesi ka qe kuptohemi.S`eshte faji im qe me lindet ne usa.Une jam amerikan, ju jeni shqipetare.Ju flisni gjuhen tuaj, une do flas gjuhen time."

Si rrjelloje,
cdo prind e ka teper te veshtire te merret me mesimin e gjuhes shqipe ne mergim.
Mos pretendoni qe eshte e lehte.
Une vetem do ju sugjeroja atyre qe flasin kunder deshires se prinderve ne mergim
duke i akuzuar"Pse shqiptaret ne mergim s`u mesojne gjuhen shqipe femijeve te tyre",
-U Befshim vete Prinder!


Postuar nga amor alucius datë 08 Maj 2006 - 23:10:

O Gango,sa vjec paska qene ai "kalamani"?Nuk e besoj aspak qe nje femije mund te flase me terma te tilla dhe kjo per te vetmin fakt qe s'jane ne gjendje akoma te mendojne ne terma abstrakte.Keshtu qe think again...

Nese jeton jashte qe nje femije te jete i suksesshem ne ate vend duhet te flase perfekt gjuhen,tani,natyrisht qe do i flisja kalamanit ne gjuhen e atij vendit derisa te sigurohesha qe e zoteron mire e pastaj te kaloja ne shqip.Per hir te patriotizmit po i demtoj shancet per te patur sukses ne jete femijes?JO!!!!Ne djalle vafte patriotizmi.Patrioten e bej me veten,jo me te ardhmen e nje tjetri.


Postuar nga Minushi datë 11 Maj 2006 - 00:43:

Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u mesojne famijeve shqip

I nderuari mik .Me te vertete eshte nje brenge e madhe per ne qe femijet tane ne perendim nje pjese ,nuk mesojne shqip.Tani mua me ka lindur nje brenge tjeter per te cilen kam marre vesht vone e qe eshte me tronditese se e jotja.Si eshte e mundur qe ne Turqi qenkan me teper se 3 miljon shqiptar,le qe nje pjese si ne perendim qe nuk meojne shqip por atje as qe po guxonin te flisnin e le ma me pase te drejte ne gjuhen shqipe.Ne Kosove Turqit po i gezojne t e drejtat e tyre per shkolle e sa mund te themi se ka turq ne Kosove ta themi 10 nije.Pershendetje!


Postuar nga Minushi datë 12 Maj 2006 - 02:43:

Re: gjuha shqipe!

Citim:
Po citoj ato që tha belga
une personalisht jetoj qysh prej 11 vjetesh ne belgjike; bashkeshortin e kam belg dhe sebashku kemi nje vajze 6vjeçarene shtepi flasim gjuhen hollandeze sigurisht kete gjuhe e ndjek edhe ne shkolle; une si nene mundohem qe t'i mesoj pak nga pak gjuhen shqipe; çdo nate i lexoj pjese nga abetarja shqipe dhe vajza ka deshire qe t'a mesoje kete ghuhe te bukur
E nderuara mike.Jam i lumtur qe po lexoi ate qfare keni shkruar dhe veproni me femiun tend me jete te gjate qofte.Ne reaggimet e ndryshme per kete teme askush nuk mu pergjegj per kete teme se qpo ndodhe ne Turqi ku po jetuakan me teper se 3 miljon shqiptar jo qe nuk k ane shkolle shqipe poer as qe po guxuakan te flasin gjuhen shqipe.Pse po brengosemi per ju ne perendim ku i gezoni te gjitha te drejtat e dhe te gjuhes kultures shoqerive shqipetare.TYragjedi e vertete per tu asimiluar mbi 3 miljon shqiptarshqiptar


Postuar nga saja datë 12 Maj 2006 - 09:59:

mendimi im per temen eshte se per te mos i mesuar femijeve shqip keta njerez i shtyn vetem injoranca,une ketu ne forum shikoj se ka shum antare qe ka vite qe jan te larguar nga shqiperija apo edhe kan lindur jasht dhe jovetem qe flasin mire por edhe shkruajn po aq mire.


Postuar nga freeb datë 16 Maj 2006 - 00:38:

Mendoj qe eshte me e lehte te flasesh dhe gjykosh te tjeret pa qene ne ato pozita. Patjeter qe eshte shume mire qe femijet te flasin gjuhen e nenes, por besoj se po kaq e rendesishme per nje prind eshte qe femija i vet te pershtatet dhe te perparoje ne ambjentin ku jeton. Per mua si prind, ka qene shume shqetesues faki qe im bir ka ndejtur i vetmuar per gati nje vit ne kopesht, sepse nuk mund te komunikonte me shoket e vet; kur gjuha e vetme qe filloi te perdorte ishte kafshimi; kur une cdo mbasdite merrja paralajmerimin se do ta hiqnin nga kopshti sepse prinderit e femijeve te tjere ishin ankuar. Eshte shume e lehte te besh moral dhe te gjykosh prinder per dicka qe ndoshta shume prej jush qe po diskutoni ketu, nuk e keni provuar akoma. Por faktet nuk jane vetem ato qe thoni ju, por edhe keto rrethanat qe po permend me siper. Mora si shembull veten time, por besoj se te gjithe kane kaluar ne kete rruge; flas per ata prinder qe kane nisur jeten ne nje vend tjeter, se bashku me femijet e vet. Besoj se per cdo prind ne radhe te pare vjen lumturia e femijes se vet (duke patur si qellim ate, ata kane levizur ne vende te tjera). Por prinder te tille nuk mund ti akuzosh si injorante dhe si pa identitet. Te jesh prind eshte me e komplikuar se sa ajo qe thuhet ketu. Prioritetet ndryshojne dhe femija dhe lumturia e tij jane primare.


Postuar nga naimi datë 16 Maj 2006 - 04:59:

vertet

eshte ashtu vetem ai qe eshte prinder mundet ta ndiej kete endesi

vetem nje po te kisha mundesi ku nuk dota kurseja me agje

Nuk besoj qe ka njeri i cili nuk deshiron me mesuar gjuhen e Nenes.


Postuar nga cupka datë 16 Maj 2006 - 18:57:

...sepse nuk kane kohe!
Shqiptaret jane gjenerate e pare qe emigrojne dhe gjenerate e pare historikisht e ka me veshtire asimilimin sepse cdo gje duhet ta ndertojne vete pa kurrfare mbeshtetje apo udhezimi.
Ndaj dhe prinderia nuk kan luksin e kohes se lire per caj biskota dhe leksione ne shqip.


Postuar nga naimi datë 19 Maj 2006 - 15:32:

pse

Gjuha ruhet ,atje ku shkruhet shqipe


Postuar nga Minushi datë 22 Maj 2006 - 02:08:

Askush nuk po pergjigjet

Te nderuar miq!~Si nuk po me pergjigjet askush ne padrejtesine e shtetit Turk ndaj popullit shqiptar ne Turqi mbi 3 miljon jo qi nuk kane deshire ti mesojne femijet ne gjuhen shqipe por nuk kane te drejte si populli turk ne Kosove qe jan turq falls


Postuar nga freeb datë 22 Maj 2006 - 19:41:

Mendoj se tre milion shqiptaret ne Turqi, duhet te gezojne te drejtat e minoritareve ne ate vend. Nuk e di se cfare mund te them me teper...


Postuar nga IQVLORA datë 26 Maj 2006 - 00:57:

Minushi po te jap une nje pergjigje.Eshte e vertete qe ne Turqi jetojne rreth 3 miljone shqiptar,ose me shume.Por duhet te kemi nje dicka te qarte se Turqia nuk ka qene dhe nuk eshte nje vend me demokraci perendimore.Keshtu qe edhe Europa po ngurron shume per ta pranuar ate ne gjirin e saj.Europa dhe USA jane borxhlinj tek populli turk,sepse ne kohen e luftes se ftohte ajo ka qene pro perendimit dhe anijet luftarake ruse ne Detin e Zi duhej te merrnin leje 3 muaj perpara per te kaluar ne Dardanele e per te dale ne Mesdhe.Tek RTKosoves degjova nje nate ne radio dy shqiptar te Turqise te cilet ishin ftuar tek radio Kosova.Ata e flisnin shqipen me mire se drejtuesit e emisionit dhe kjo me gezoi,por kur ata u shprehen se femijet e tyre nuk dinin te flisnin shqip me la nje shije te hidhur.Ata thane se shteti turk nuk ua kish dhene kete mundesi,por edhe ata nuk ishin perpjekur ndonjehere ta kerkonin kete te drejte.Po nuk qau femija ,nena nuk i jep per te pire, thote populli.Nuk i kuptoj disa teoricien ketu qe na tregojne perralla me mbret duke dhene disa argumente qe nuk qendrojne.More zoterinj dihet qe veshtiresi ka,sidomos per ata femije qe lindin jashte vendit,por kur ke deshiren e mire dhe dhe te ngulitur ndjenjen e shqiptarise,veshtiresit jane te kapercyeshme.Ne nuk u asimiluan per 500 vjet pushtim nga dallkauket e sulltaneve bile edhe ata shqiptare qe u larguan pra 500 viteve sot e kesaj dite flasin shqip.Si ka mundesi qe me 15 vjet disa teoricien na i asimilokan femijet e tyre.Turp.Une jam prind dhe ju e dini qe mund te jem nje moshe me prinderit e disa teoricieneve ketu,prandaj i hedh poshte me neveri teorite e tyre ,sepse jane te paverteta.Une kam punur me djalin tim te vogel qe nga mosha 7 vjet dhe vazhdoj te punoj edhe sot e kesaj dite qe eshte 11 vjet.Do t'ju lutesha qe ta lini menjane dembelizmin dhe me sa te mundeni mos i lini femijet pa u mesuar gjuhen tone te bukur.Nje e huaj pyeti time shoqe se cfare gjuhe po flet?Ajo i tha jam shqiptare dhe flase gjuhen e vendit tim.Me tingellon ne vesh si muzike i tha.:o


Postuar nga benjamin datë 27 Maj 2006 - 06:58:

Sa per informacion, ne Turqi me kushtetute nuk i pengon asgje shqiptaret per te mesuar gjuhen shqipe.Thone se jane 3 deri ne 5 milione shqiptare ne Turqi,por keto shifra duhet me i relativizu per faktin se pjesa derrmuese e shqiptareve atje jane asimiluar plotesisht.Shqip flasin nje pjese e cameve te shperngulur atje gjate 20-30 vjeteve te para te shekullit qe lame pas,nje pjese e kosovareve te larguar ne vitet 50-60,dhe vala e fundit e pas viteve 90te.Te pretendosh se ne Turqi ka 5 milione shqiptare eshte thjesht nje deshire megallomane tipike jona.
Per tu kthyer ne teme,une vete jam prej 16 vjetesh ne kurbet dhe kam pare nga te gjitha.Fakti qe se luan as topi eshte qe ata prinder qe duan ia kane mesuar shqipen shume mire femijeve te tyre.Une kam nje djale teze qe jeton ne France qe prej 1990, i cili ishte 8 vjec kur shkoi atje.Tani ai eshte 24 vjec,dhe ka qene ne Shqiperi vetem dy here,megjithate ai e flet shqipen ne menyre te shkelqyer.
Ata qe nuk i mesojne femijeve shqip,e bejne kete nga padituria dhe komplekset e inferioritetit.Ka nga ata qe bile e thone me mburrje: "he he femija im nuk di fare shqip", imagjinoni vete se c'fare njerezish.
Nje shembull tjeter po jap ketu, nje familje shqiptare ketu i flasin vajzes 7 vjecare ne greqisht.Kam punuar me te jatin e vajzes,dhe nje dite e pyeta:
Me sa di as ti as gruaja nuk jeni minoritare,pse i flisni greqisht vajzes dhe jo shqip?Po me qe ka lindur ne Greqi i flasim greqisht ma ktheu.
Mereni me mend,ata te dy jane lindur e rritur ne mes te Tiranes,nuk kane asnje lidhje gjaku me Greqine,dhe megjithate nuk i flasin shqip vajzes.
C'fare mund te presesh pastaj nga qindra e mijra te tjere qe kane emigruar direkt nga fshatrat e tyre te largeta ne perendim.S'po du me fol me teper se kur i kutoj skena qe kam pare dhe shoh perdite eshte turp i Zotit.


Postuar nga Enya datë 22 Shtator 2006 - 00:36:

"Nese femijen e mban ne kontakt me vendlindjen tende,gjuha e kombit tend kurre nuk do te shuhet."im Ate.


Postuar nga ALB_MaGjI datë 22 Shtator 2006 - 01:00:

Citim:
Po citoj ato që tha GANGOO
"Nese femijen e mban ne kontakt me vendlindjen tende,gjuha e kombit tend kurre nuk do te shuhet."im Ate.


Jam plotesisht dakort me ty ose me ate qe e ka then kete gje sepse eshte totalisht e DREJTE


Postuar nga freeb datë 22 Shtator 2006 - 01:38:

Citim:
Po citoj ato që tha ALB_MaGjI


Jam plotesisht dakort me ty ose me ate qe e ka then kete gje sepse eshte totalisht e DREJTE



Po te kisha pare une te shkoja ne Shqiperia shpesh, do te shkoja te pakten 2 here ne vit, por kenaqem kur shkoj nje here ne dy vjet.

 


Postuar nga dizer_7 datë 22 Shtator 2006 - 01:42:

Kjo eshte nje e keqe shume e madhe per ata njerez qe nuk u mesojne femijeve gjuhen e nenes,Po edhe per shqiptaret!!!!

Po neqoftese ta mendojme mire,mund ti kuptojme pse keta veta,e bejne kete!!!!!!

50 vitet e fundit,Shoku Enver i dha shume interes,fuqise punetore per te rimekembur vendin nga lufta.Sic dihet nga te gjithe,punetori,nuk ka shume dijeni nga rendesia e kultures,Bile keta njeres nuk kane as vete kulture.Ne kemi gjuhen me te vjeter ne bote,po kete shumica nuk e dine.Njerezit qe nuk kane mare asnje kulture nga familja,nuk kane se cfare ti japin edhe femijeve te tyre.Edhe po tu flasesh,do shikosh qe nuk i vene rendesi shume kesaj bisede.Truri i tyre nuk eshte rritur per keto gjera.
Qeshin dhe tallen se kujtojne se e lane brapa fshatarrllekun.
Po keta tipa mund ti quani te humbur.Do zhduket edhe historia e tyra ne llumin e emigranteve te perendimit.Asnje nuk do kujtohet me per ta.Po me e rendesishmja eshte se Ata risin femije gjysmake.
Ai qe e do femijen,nuk i zhduket(per te punuar)po i kushton vemendje dhe i ofron me cdo rast ngrohtesine,dhe trashegimine e kultures.Prandaj jane edhe perrallat,qe femija te mesoje jeten dhe traditat.

Disa kujotojne,se do behen vendas,dhe perkedhelen nga keto mendime te vogla dhe shkateruese per shpirtin e femijes.Po emigrimi ka vertetuar se kjo eshte nje genjeshter.Emigranti,jeton shume me mire duke ruajtur zakonet traditat dhe gjuhen amtare nene,dhe neqoftese ato shkelen,te kerkoje te drejten e tij,qe sidomos ne amerike,kane edhe mundesine e demshperblimit ne rast se u dhunohet.

Po sidoqofte,eshte edhe ana tjeter,se eshte e veshtire ti kerkosh nje fshatari te paedukuar,te mboj dhe te trashegoje gjuhen e nenes,shqipen.
Shkoni dhe thuajini ndonjerit prej tyre,qe gjuha shqipe eshte me e vjetra ne bote dhe shume universitete e kane detyrim mesimin e saj.Ata nuk do kuptojne asgje!

Pra,e keqja nuk eshte te tipat e tille........
se keta vetem sa trashegojne idjotllekun dhe fshataresine e tyre te femijte.... kaq dine dhe kaq bejne..., po qendron te mungesa e kultures nga familja.......

Me femijen duhet folur shqip,qe ne moshe te vogel,ata i kapin shume lehte gjuhet,dhe deri ne moshen 5 vjec,harrijne te kuptojne vecorite e cdo gjuhe.Duhet te degjojne bisedat,te cilat mundesisht mos te jene vetem 2 minuteshe.

Femijte me te zgjuar jane ata qe zoterojne qe ne moshe te vogel,identitin e tyre etnik shqiptar,dhe mesojne gjithashtu edhe anglishten te cilen detyrimisht do ta mesojne nga televizori.Po ne radhe te pare duhet tu jipen shkaqe te krenarise dhe histori te shqiperise,qe te behet njeri me karakter te forte,perndryshe do jetoj gjithe jeten e tij me dyshime.......

Dhe sa per ata fshataret,dua tu them vetem kete:Mos u jipni femijeve idjotesine dhe paaftesine tuaj,po trashegojini,kulturen dhe gjuhen shqipe ne format e saj me te perkryera.Vetem keshtu krojoni femije te afte.


Postuar nga Amstel datë 04 Tetor 2006 - 18:39:

Citim:
Po citoj ato që tha GANGOO
"Nese femijen e mban ne kontakt me vendlindjen tende,gjuha e kombit tend kurre nuk do te shuhet."im Ate.



fjale me vend lool


Postuar nga freeb datë 04 Tetor 2006 - 19:14:

Citim:
Po citoj ato që tha dizer_7
Kjo eshte nje e keqe shume e madhe per ata njerez qe nuk u mesojne femijeve gjuhen e nenes,Po edhe per shqiptaret!!!!

Po neqoftese ta mendojme mire,mund ti kuptojme pse keta veta,e bejne kete!!!!!!

50 vitet e fundit,Shoku Enver i dha shume interes,fuqise punetore per te rimekembur vendin nga lufta.Sic dihet nga te gjithe,punetori,nuk ka shume dijeni nga rendesia e kultures,Bile keta njeres nuk kane as vete kulture.Ne kemi gjuhen me te vjeter ne bote,po kete shumica nuk e dine.Njerezit qe nuk kane mare asnje kulture nga familja,nuk kane se cfare ti japin edhe femijeve te tyre.Edhe po tu flasesh,do shikosh qe nuk i vene rendesi shume kesaj bisede.Truri i tyre nuk eshte rritur per keto gjera.
Qeshin dhe tallen se kujtojne se e lane brapa fshatarrllekun.
Po keta tipa mund ti quani te humbur.Do zhduket edhe historia e tyra ne llumin e emigranteve te perendimit.Asnje nuk do kujtohet me per ta.Po me e rendesishmja eshte se Ata risin femije gjysmake.
Ai qe e do femijen,nuk i zhduket(per te punuar)po i kushton vemendje dhe i ofron me cdo rast ngrohtesine,dhe trashegimine e kultures.Prandaj jane edhe perrallat,qe femija te mesoje jeten dhe traditat.

Disa kujotojne,se do behen vendas,dhe perkedhelen nga keto mendime te vogla dhe shkateruese per shpirtin e femijes.Po emigrimi ka vertetuar se kjo eshte nje genjeshter.Emigranti,jeton shume me mire duke ruajtur zakonet traditat dhe gjuhen amtare nene,dhe neqoftese ato shkelen,te kerkoje te drejten e tij,qe sidomos ne amerike,kane edhe mundesine e demshperblimit ne rast se u dhunohet.

Po sidoqofte,eshte edhe ana tjeter,se eshte e veshtire ti kerkosh nje fshatari te paedukuar,te mboj dhe te trashegoje gjuhen e nenes,shqipen.
Shkoni dhe thuajini ndonjerit prej tyre,qe gjuha shqipe eshte me e vjetra ne bote dhe shume universitete e kane detyrim mesimin e saj.Ata nuk do kuptojne asgje!

Pra,e keqja nuk eshte te tipat e tille........
se keta vetem sa trashegojne idjotllekun dhe fshataresine e tyre te femijte.... kaq dine dhe kaq bejne..., po qendron te mungesa e kultures nga familja.......

Me femijen duhet folur shqip,qe ne moshe te vogel,ata i kapin shume lehte gjuhet,dhe deri ne moshen 5 vjec,harrijne te kuptojne vecorite e cdo gjuhe.Duhet te degjojne bisedat,te cilat mundesisht mos te jene vetem 2 minuteshe.

Femijte me te zgjuar jane ata qe zoterojne qe ne moshe te vogel,identitin e tyre etnik shqiptar,dhe mesojne gjithashtu edhe anglishten te cilen detyrimisht do ta mesojne nga televizori.Po ne radhe te pare duhet tu jipen shkaqe te krenarise dhe histori te shqiperise,qe te behet njeri me karakter te forte,perndryshe do jetoj gjithe jeten e tij me dyshime.......

Dhe sa per ata fshataret,dua tu them vetem kete:Mos u jipni femijeve idjotesine dhe paaftesine tuaj,po trashegojini,kulturen dhe gjuhen shqipe ne format e saj me te perkryera.Vetem keshtu krojoni femije te afte.



Cilat qenkan keto universitete qe e paskan te detyrueshem mesimin e shqipes? Sinqerisht u habita jashte mase. Do te gezohesha shume te ishte e vertete, por pak e veshtire per ta besuar kete gje.


Postuar nga IQVLORA datë 04 Janar 2007 - 01:05:

dizer_7 ke shume te drejte

Dizer_7 ne te gjitha ato qe thua ke plotesisht te drejte.Ata shqiptar, qe jane te shqetesuar per identitetin e vet kombetar jane te paket dhe simbas disa konstatimeve te mia jane 4-5% e tyre.Kryesisht flas per Angline(UK) ku une e njoh mire komunitetin shqiptar i cili jeton ketu.
Po ju jap dy fakte.Tani per vitin e ri shkova per vizita tek disa miqte e mij.
Ne njeren prej familjeve vajza e tyre 8 vjecare kerkoi dicka per te ngrene te cilen e shqiptoi me nje shqipe teper te trashe,por me e keqja se mbi 70% te fjaleve i tha ne English.I jati nje burre i ri nga Burreli ,i foli me nje anglishte te varfer duke mos perdorur asnje fjale ne shqip.
Ne familjen e dyte shkoja per here te pare.Eshte nje katundar shkodran i cili me ishte mburrur se femijet e tij flisnin shume mire shqip.Komunikova me djaline tij 15 vjet me nje shqipe teper te kuptueshme,por ce do se i biri nuk me kuptoi fare.Ai me tha a mund te flasesh ne anglisht se nuk te kuptoj ne shqip.Keto jane vetem dy shembuj,por te till jane 95% e shqiptareve ketu ne UK.Kultura e ketyre njerezve le shume per te deshiruar,sepse edhe ne shqiperi kane bere ose filloren ose e shumta 8 vjecaren.Te paket jane ata prinder qe kane mbaruar nje te mesme ne ndonje qytet dhe minoranca jane ata me shkolle te larte.Une i llogarise ata rreth 0,01%.Kur vete prindi nuk di ta shkruaj dhe ta flasi ne formen e saj korrekte shqipen si mund te presesh qe ai t'ua mesoj ate femijeve te tij.
Por edhe raste pozitive ka,kur prinder apo gjysher punojne edhe me ata femije qe kane lindur ketu dhe u mesojne atyre shqipen.E pergjitheshmja eshte se niveli kulturor eshte teper i ulet.Nuk e njoh komunitetin shqiptar aty ne USA.Nuk dua te mburrem, por femijes tim ,i cili eshte 12 vjet i kam mesuar te flasi,te lexoj dhe te shkruaj shume mire ne shqip.Me shume duhet te beje dhe do te perpiqem qe nje pjese te kohes se lire t'ja kushtoj atij.Kete problem e zgjidh vetem hapja dhe frekuentimi i kurseve te gjuhes shqipe.Por kush do ta beje?Shteti ketu i ndihmon komunitetet me godina dhe bile jep fonde per organizime te tilla.Per mendimin tim perspektiva nuk eshte premtuese per ne shqiptaret e4 UK.
Ndersa persa ju perket shqiptareve ne Greqi,me politikat asimiluese e fyese qe ndjek e ashtuquajtura demokraci alla greke cdo gje eshte e asfiksuar.Shqiptaret kane ndrruar emrat dhe ne shtepite e tyre flitet vetem greqisht.Edhe ne shtepi ata i flasin njeri tjetrin me emra grek.
Pra cdo progres apo regres ne jeten tone varet nga kultura jone.Nqse ne do te vazhdojme te jemi te percare dhe te pa organizuar ne do te asimilohemi.Nuk jemi pak por jemi 1/4 e popullates se vendit qe kemi emigruar.Te gjitha keto pasoja i kemi nga nje kulture e dobet ne 50 vjet diktature.


Postuar nga shkodranforever2005 datë 25 Janar 2007 - 06:15:

Re: dizer_7 ke shume te drejte

Ne radhe te pare me lejoni t'ju pershendes dhe t'ju uroj cdo te mire kudo qe jeni.

Ne lidhje me temen, edhe une fatkeqesisht ndaje te njejtin mendim me dy parafolsit se ndjenja kombetare tek shumica e shqiptareve qe plaga e emigrimit i ka dergjur neper dhera te huaja, pothuajse eshte venitur.
Eshte me te vertete nje fatkeqesi qe do te ndikoje thelle ne identitetin tone si shqiptar.
Ketu ne SH.B.A prinderit jane shume te zene me pune, per t'i kushtuar kohen e duhur femijes se tyre ne ngurtesimin e ndjenjes kombetare tek femijet dhe sensibilizimin ndaj gjuhes shqipe dhe identitetit kombetar shqiptar. Kjo ceshtje me kalimin e kohes po merr permasa me te vertete shqetesuese ku shumica e femijeve ne komunitetet shqiptare nuk e flasin gjuhen amtare te prinderve te tyre.
Ajo cfare eshte edhe me shqetesuese eshte fakti qe edhe disa, dhe e theksoj disa, qe kane lindur dhe kaluar disa kohe te jetes se tyre ne Shqiperi, kane vendosur qe mos t'i kushtojne vemendjen dhe perkushtimin e duhur praktimit te gjuhes se tyre amtare. Kjo ndodh si rezultat i vetem injorances se disave per te mos perdorur gjuhen shqipe, sepse nuk mund te kategorizohet ndryshe.
Te ruash gjuhen eshe ruajtje e identitetint dhe eshte nder. Mohimi i gjuhes do te thote mohim i identitetit dhe nje njeri pa identitet eshte me i ulet sesa kafsha qe nuk njeh identitet te asnje lloji.

Ju pershende dhe ju uroj cdo te mire.


Postuar nga IQVLORA datë 30 Janar 2007 - 16:51:

????????????????????????????????????

Keni te drejte Shkoder loce,po a ke pyetur ndonje shqiptar se kush eshte ,c'ka bere e c'ka thene i madhi Gjergj Fishta,Naimi ose ndonje tjeter patriot?


Postuar nga Ari. datë 15 Mars 2007 - 02:29:

kush thote ose kerkon te justifikohet me arsye jo ne kopesht ..po ne shkolle..etj .budallalleqe...kjo varet sic u permend eshe ne shkrimet e mepareshme...nga niveli kulturor i prinderve...por dhe ata do ta kuptojen me vone...kush do dhe ka deshire....ua meson.. blen digitalb..i gjejne menyrat


Postuar nga Meggie datë 28 Mars 2007 - 11:05:

Thumbs down bravo ke te drejt!!

dhe une e mendoj si ti!! esht qesharake me shume kur bejn sikur e kan harruar gjuhen shqipe dhe flasin sidomos.. italisht .. shumica di me fol shume mir shqip po bejn gjoja sikur e kane harruar ...se kuptoj pse... injoranca mbase!! shyqyr zoti ka dhe njerez te civilisuar qe i mesojn femijeve shqipen dhe se jetojn jashtetit...
mua personalisht me pelqen sh sh gjuha shqipe... letrare me sh. heheh


Postuar nga Deb* datë 19 Maj 2007 - 18:20:

Une jam ajo qe dua t'i mesoj shqip femijes dhe tani per tani po has shume veshtiresi dhe pike rezultati.Femijen e kam te vogel akoma por me shqeteson fakti qe nuk mi kthen pergjigjet shqip.Thote shqip vetem ato fjale qe nuk i di ne anglisht.Duke qene se jam i vetmi person qe mund ti flas shqip femijes dhe duke mos patur kontakte me shqiptare te tjere (burri eshte pothuajse i ikur tere diten) e kam shume te veshtire.Mundohem qe cdo veprim qe bej t'ja shpjegoj me fjale .Nuk e keni idene sa e lodhshme eshte dhe e keqja eshte se ai nuk thote asnje fjale nga ato qe i mesoj une.Ndikohet shume nga tv.Ma kthen shkurt ''stop it''Sa me irriton kjo fjale!
Une si flas fare anglisht femijes.Nuk e di por shpresoj qe nje dite une me femijen tim te komunikojme vetem shqip .


Postuar nga atiola datë 19 Maj 2007 - 18:37:

nuke di cafre moshe e keni femijen po mund te them mos ndalo ti flasesh shqip dhe sope ndoshta nuke shte ne gjendje te ktheje pergjigjen ato fjale te shqipes i memorizo dhe natyrisht te kupto cfare i thua
si te jete ne kontact me femije te tjere eshte me veshtire per te te flasene shqip
e di cfare do te sygjeroja une nje ulletim ne shqiperi dhe te qendrosh dhe do shikosh qe femija pas nje muaji do jete ne gjendje te flase ne shqip dhe ti do jesh e surprizuar


sa per temen nuk di si te kthej pergjigje
per femijen gjuha e nenes eshte gjuha e pare qe duhet mesuar me e rendesishmja
ku k me te bukur se gjuhen tone
dhe te pyes nje njeri nga vjen nga shqperia si quhet kjo ne shqip dhe te mos jesh ne gjendje te pergjigjesh nuk ka me te ulet per nje person qe te mos dije gjuhen e nenes mendimi im


Postuar nga briseide datë 20 Maj 2007 - 22:33:

S'ka për mendimin tim për të zgjedhur ketu...duhet mesuar gjuha shqipe femijeve...
Per fat te keq pasojat e emigracionit jane te tilla qe i bejne prinderit ne shume raste te mos kujdesen per gjuhen qe duhet te flase femija i vet...
...Varet çdo gje nga kendveshtrimi i prindit rreth ketij problemi...po do te jete menefregist(ndoshta se te tilla jane rrethanat)atehere e le pas dore si çeshtje...nese do qe femija ta flase gjuhen i flet me zor shqip,i gjen libra ne kete gjuhe...e çon femijen ne shkolla_kurse te hapura per te mesuar gjuhen etj...ka shume menyra...i bashkangjitem mendimit te nje postuesi rreth blerjes se digitalbit...


Nese krijohet konfuzion tek femija eshte normale...por eshte diçka qe per mendimin tim kalon me kohen...

çfare te ngre nervat me teper eshte fakti se ka prinder qe u flasin femijeve ne gjuhen e vendit ne te cilin kane emigruar...ka raste qe e bejne se u duket me e mire qe femija te flase veç ate gjuhe ose u duket me keq te flasin shqip ..s'merren vesh...


Postuar nga atiola datë 20 Maj 2007 - 22:54:

jap dhe nje mendim tjeter

ka dhe nga ato femije qe nuk jane te prokupuar te mesojne shqip nuk ju intereso dhe kaq
dhe ka plot
nuk eshte se gjithnje e ka fajin prindi
atehere mendoni nje femije eshte gjithe diten ne contact me te huaj po mos te kete kurajon ta mesoje po mos te jete i interesuar nuk meso kurre dhe sikur prinderit ti flasin atij gjithe jeten ne shqip
sa kohe kalon me prindin 2 -3 ore ne dite shume kjo ndersa gjithe kohen tjeter e ke gjuhe te huaj
mendoni dhekete ndaj prinderit nuk kam absulutisht asnje faj
mendimi im


Postuar nga ridii datë 20 Maj 2007 - 22:56:

Mbase nuk ua mesoin se eshte gjuh e veshtir ose nuk ju hyn ne pun Fundja kur me kan marr ne pyetje per kerkesa pun kur u thosha se gjuh te huaj dija edhe shqip si kan ven kurr interes D


Postuar nga atiola datë 20 Maj 2007 - 23:01:

ke te drejte nuk mendoj te kete gjuhe me te veshtire se tonen po ehte e bukur ama


e di cfare do doja une ridi te kisha nje shoqeri shqiptare prej 3-4 vetash dhe te flisja gjithnje shqip sidomos ne disa raste te vecanta ( )


Postuar nga ridii datë 20 Maj 2007 - 23:15:

atiola nje e gjeta jam une di shqip gjej edhe nja 2 te tjer e flasim


Postuar nga atiola datë 20 Maj 2007 - 23:18:

Citim:
Po citoj ato që tha ridii
atiola nje e gjeta jam une di shqip gjej edhe nja 2 te tjer e flasim



ok ridi po ku te behemi te gjithe bashke thuaj


Postuar nga ridii datë 20 Maj 2007 - 23:21:

gjeta nje po di vec harixhishten... lool prish pun ashtu?


Postuar nga atiola datë 20 Maj 2007 - 23:27:

Citim:
Po citoj ato që tha ridii
gjeta nje po di vec harixhishten... lool prish pun ashtu?



me vjen keq kam nevoje per perkthim


Postuar nga ridii datë 21 Maj 2007 - 04:41:

ok e lem harixhiun gjej ti ateher


Postuar nga Jarigas datë 22 Maj 2007 - 00:07:

Citim:
Po citoj ato që tha atiola
ke te drejte nuk mendoj te kete gjuhe me te veshtire se tonen po ehte e bukur ama


e di cfare do doja une ridi te kisha nje shoqeri shqiptare prej 3-4 vetash dhe te flisja gjithnje shqip sidomos ne disa raste te vecanta ( )



atiola, më fal, por nuk jam njëmendje me ty kur thua se s'ka gjuhë më të vështirë se sa gjuha jonë......Kam njohur plot të huaj që e kanë mësuar
më mirë se ne....Le të mos flasim pastaj për gjermanishten, flamandishten, danishten, kinezçen, arabishten, japonishten e ku ta di unë....Edhe vetë anglishtja është shumë më e vështirë nga shqipja....(mendo pak po të mos bombardoheshim përditë nga anglishtja!!!!?)

Unë mendoj se varet vetëm nga vullneti ynë ....Dhe kur them këtë kam parasysh para të tjerëve veten.......Unë , fati deshi që kam fëmijë me një vajzë italiane....nuk dinë fare shqip......Unë shfajsohem duke thënë se koha që kaloj me ta nuk mjafton as për ti përkëdhelur, jo më për ti mësuar shqipen.....Nganjëherë them se jo më kot i thonë 'gjuha mëmë' dhe jo gjuha 'babë'....është nëna që i mëson gjuhën fëmisë......
Pastaj kujtojra mallkue njaj bir shqiptari, qi ket gjuh të perëndis, trashigim qi na la i pari, trashigim s'ja lÃ_ ai fmis..... e mbushem me idhnim...Janë vetëm marrina, si me shfajsue veten....Respekte......


Postuar nga Balerina datë 22 Maj 2007 - 00:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas


.Edhe vetë anglishtja është shumë më e vështirë nga shqipja....(mendo pak po të mos bombardoheshim përditë nga anglishtja!!!!?)




Mua me duket se ketu je shume gabim. Te krahasosh rregullat e gjuhes angleze me rregullat e gjuhes shqipe, cdokush do te dilte ne perfundim qe gjuha shqipe eshte me e veshtire. Pse? Sepse anglishtja nuk ka mbaresa, rasat e anglishtes fare pak ndryshojne, kur zgjedhohen foljet vetem nje "s" i shtohet ne rastin e peremrit te 3-te njejes, sendet nuk kane gjini dhe detyrimisht nuk kane mbaresa, etj. etj. Ndersa rregullat e gjuhes tone me duken shume te ngjashme me ato te gjermanishtes, jo fjalet, por menyra se si ndryshojne.

Ndersa per temen: nipi im tashme 5 vjec eshte rritur me gjysher dhe di ta flasi shqipen shume bukur. Megjithate, nqs nuk do te ishte gjyshi dhe gjyshja e tij, do te kishte qene e veshtire qe ta mesonte, pavaresisht nga deshira e mire e prinderve te tij. Nuk eshte vetem ceshtje mbendjemadhesie, nganjehere eshte edhe ceshtje pamundesie.


Postuar nga Jarigas datë 22 Maj 2007 - 01:24:

Citim:
[i]Po citoj ato që tha Balerina [/Ndersa per temen: nipi im tashme 5 vjec eshte rritur me gjysher dhe di ta flasi shqipen shume bukur. Megjithate, nqs nuk do te ishte gjyshi dhe gjyshja e tij, do te kishte qene e veshtire qe ta mesonte, pavaresisht nga deshira e mire e prinderve te tij. Nuk eshte vetem ceshtje mbendjemadhesie, nganjehere eshte edhe ceshtje pamundesie. [/B]


Nejse, s'ka kuptim t'hahemi per rregullat e nji gjuhe apo te tjetres.....Desha vetem te themm se gjuha shqipe s'eshte nder me te veshtirat........
Kurse per tjetren ngulmoj ne bindjen se eshte vetem çeshtje vullneti.....Respekte...


Postuar nga alfeko sukaraku datë 30 Korrik 2007 - 19:06:

Nuk jamë njohës i mirë i çështjes por do i thosha edhe unë dy fjalë?

Në radhë të parë asnjë gjuhë nuk është e vështire për tu mësuar kur kjo gjuhë është gjuha e nënës....ska si të jet ndryshe?

Për sa i përket gjuhve të evropës ,ato pak a shumë bëjnë pjesë në grupime përveç shqipes...edhe 2 a 3 të tjerave?Kamë vrejtur se shqiptari ku do që ka shkuar e ka mësuar shumë lehtë gjuhën e vëndit në krahësim me ardhës të tjerë?Ç do të thot kjo?Unë besoj se shqipja ka mundësi më të mëdha tingëllore ndaj edhe lehtë mëson gjuhë të huaja në mënyrë të shkëlqyer.

Sa për fëmijët që mësojnë gjuhën e huaj para shqipes kjo ka të bëjë me ndërgjegjëzimin kombëtarë......punon kushë për këtë?Jo.Shqiptari  u la në mëshirë të fatit edhe akoma ndodhet në mëshirë të fatit në mes të katër rrugve edhe askush nuk do tja dijë për të......me që ra fjala lër të kujtojmë bullgarin?A e dini se për të marrë pashportë që të dalësh jashtë shtetit duhet të marrësh emër bullgarë,në se nuk e ke bullgarë?A e dini rëndësin e VIÇIT,apo AQIT?......pra ,bota shikon përpara edhe shumë largë në këto çështje?kurse shqipëria ka emra nga Jorgaqis,Antonio,Vojsava...etje.....................................feja miq feja ajo i bënë të gjitha...por shqiptari e ka lënë fenë e vetë ...fenë pellazge ,edhe na solli papën me Anastasin edhe Muxhahedinin në shqipëri....edhe këta emra të huaj do vendosin,gjuhë të huaja do mësojnë......deri sa të harrohet shqipja?


Postuar nga THe_AnSwEr datë 06 Shkurt 2008 - 05:09:

Ne fakt, une per vete kam ardhur qe 5 vjec ne Shqiperi, Prinderit tim, Xhaxhallaret etj, njerzit qe kam ketu dinin te flisnin Dhe Anglisht, por asnjehere nuk flisnin me mua Anglisht kur isha i vogel, sepse e dinin qe anglishten se kisha problem per ta mesuar, por gjithmone me flisnin Shqip. Keshu e mesova dhe shqipen. Jam kurioz te di cili prind nuk do femijen e tij te mesoje gjuhen meme.


Postuar nga IQVLORA datë 06 Shkurt 2008 - 15:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Korcari si yll
Ne fakt, une per vete kam ardhur qe 5 vjec ne Shqiperi, Prinderit tim, Xhaxhallaret etj, njerzit qe kam ketu dinin te flisnin Dhe Anglisht, por asnjehere nuk flisnin me mua Anglisht kur isha i vogel, sepse e dinin qe anglishten se kisha problem per ta mesuar, por gjithmone me flisnin Shqip. Keshu e mesova dhe shqipen. Jam kurioz te di cili prind nuk do femijen e tij te mesoje gjuhen meme.


 

Pershendetje Korcari

Ju thoni se keni ardhur 5 vjec ne Shqiperi.Po me pare ku keni banuar i dashur?Nqse ke ardhur 5 vjec patjeter qe duke shkuar ne nje shkolle ne Shqiperi ,ju do ta mesonit shqipen.Me sa shoh e shkruan shume mire.Kjo tregon qe edhe e flisni mire.Ke bere vetem nje gabimrinderit tim....Une do te thosha se per mua mesazhi juaj eshte pak konfuz e i pa qarte,prandaj ta kam bere edhe pyetjen.Une jam prononcuar ne kete teme edhe me pare.femija im i vogel tani eshte 13 vjec.Sa ishte me i vogel une jam munduar t'i mesoj shqipen e shkruar me rregullat e drejtshkrimit,sepse Albanian everyday ai e flet shume mire,por tani qe ai eshte rritur pak nuk pranon qe une te vazhdoj ta ndihmoj ne menyre qe ai ta persos ate.Nje shoqate shqiptare nga keto fitimprureset per vete, qe ka hapur nje kurs per femijet shqiptar ju meson femijeve gegerishten gje te cilen im bire nuk e kupton.Pra i duhet nje translator shqip-shqip.Ai shikon programe nga digitalb por me shume i ndjek ne versionin English.Mendoj se aktivizimi i femijeve tane me femijet e tjere shqiptare kur shkojme me pushime ju bene mire ne perdorimin e drejte te gjuhes.


Postuar nga THe_AnSwEr datë 06 Shkurt 2008 - 16:25:

IQVLORA ne fakt, thashe qe kam ardhur qe 5 vjec Ne Amerike, dhe jo ne shqiperia. Mendoj se prinderi e ka si detyre ti mesoje femijes deri sa te rritet. Neqoftese ai kur rritet sdo ta mesoje, seshte faji i asnjerit.


Postuar nga kunder19 datë 05 Mars 2008 - 08:45:

Re: Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Citim:
Po citoj ato që tha Alban Kraja
Eshte e trishte te veresh shqiptare qe jetojne ne perendim tek perpiqen me ç'do kusht e rigorozisht tu flasin femijeve te tyre vetem ne gjuhen e vendit ku ato ndodhen dhe kurresesi ne shqip. Nje fenomen i tille, fatekeqesisht jo i rradhe, eshte shprehja me denigruese ndaj vendit te origines, ndaj prinderve, gjysherve e te afermve e ne te njejten kohe eshte shenje volgare e injorances te tejskajshme te atij qe e konsumon kete rrit makaber. T'u flasesh femijeve me doemos ne nje gjuhe te huaj eshte indikatori me flagrant i injoranzes te personalizuar qe godet mbi te gjitha ate qe vuan tmerresisht ndjejen e inferioritetit ndaj kujdo e ç'do gjeje.
T'u trasmetosh femijeve gjuhen e prinderve te tu, eshte shenje civilizimi, qytetarie e autorespekti. Femija qe rritet larg vendit te origjines ne nje menyre apo nje tjeter, permes kopshteve, shkollave e jetes sociale, eshte i kushtezuar qe te mesojne gjuhen e vendit qe e pret, po atehere perse kemi kaq ngut ti flasim qe ne ditet e para te jetes se tij ne gjuhe te huaj?
Sa gabim i pafalshem!!!
Po perse ndodh, sepse jemi te varfer? Te varfer ka edhe mjaft te tjere por nuk sillen si ne.
Ghithesesi, ne kete shoqeri njerezore ç'do gje leviz. Keshtu qe dhe pasuria e mireqenia levizin e trasferohen vazhdimisht. Mund te kete nje shembull me flagrant se ajo qe ndoll sot me femijet e emigranteve italiane ne Argjentine?
Cili nga ne nuk i ka pare te enden neper rruget e Italise te shperfillur e te injoruar nga vendasit pasi nuk flasin gjuhen e prinderve te tyre te ikur vite me pare nga Apeninet ne kerkim te pasurise ne Argjentine?
Kush mund ta mohoje mundesine qe nje dite, mbase keto femije shqiptar te lindur ne perendim, nje dite te rritur, mund te kerkojne per nje aresye apo tjeter te rikthehen per te punuar apo jetuar ne Shqiperi? Si mund te ballafaqohen me nje realitet te ri pa njohur as edhe gjuhen e ketij vendi? Sigurisht edhe me keq sesa ndihen emigrantet e shumte argjentinas ne Itali, viktima te prinderve te tyre nihiliste e injorante.
Te mohosh perkatesine tende do te thote te mohosh te qenurit tend por te pakten mos te shkojme me tej e te krijojme femije gjysmak pasi nje dite keta femije mund te mallkojne prinderit e tyre injorante e qesharak.


Nuk eshte e vertet ajo qe thua!
Tani jo te gjithe prinderit i mesojne gjuhen shqipe femijeve te tyre por pjesa dermuese e ben por duhet te dime dhe nje gje qe gjuha shqipe mesohet vetem e folur dhe jo e shkruar nga pamundesia,se prindi nuk mund te punoje dhe te beje dhe mesuesin ne te njejten kohe eshte e pamundur!
Keshtu qe ne kete mes nuk mund te fajtesosh asnjeri vetem dobesine e shtetit shqipetar.
Pastaj ka dhe raste kur familja mohon prejardhjen e vet por aty ndryshon puna.
Pershendetje.


Postuar nga kotka datë 05 Mars 2008 - 19:33:

Mos u trembni per femijet ne lidhje me te shkruarin. Femijet e mij nuk kishin kurre fatin te shkonin ne shkolla shqipe.
Mundohuni tu flisni sa me shume femijve ne gjuhen tuaj, nje vit abetare do t'i ndihmoje ne shtepi per te mesuar germat dhe pastaj do ta mesojne shkelqyeshem nepermjet komunikimit me shoqeri ne Facebook, My space etj etj.

Te mijte tani e thajne fare shqipen, kuptohet me plot gabime ortografike.


Postuar nga lost_soul datë 15 Nëntor 2008 - 20:08:

Per mendimin tim eshte e kote. I gjithe ky diskutim behet vetem per brezin e pare, dmth per femijet qe kane shkuar te vegjel ne vend te huaj, ose qe kane lindur aty nga prinder shqiptare (te lindur dhe rritur ne Shqiperi).
Brezi i dyte (pra femijet e femijeve) nuk do te kene me lidhje me Shqiperine apo shqipen. Familja ku ata rriten do te kete vetem disa kujtime te largeta per Shqiperine. Ata nuk do ta konsiderojne Shqiperine si vendin e tyre.
Po t'i shikoni kombesite e vendeve te tjera (italianet per shembull) ata nuk e dine italishten. Mund te kuptojne ndonje fjale aty ketu ose dicka me shume.

p.s.
Shih kurtin per shembull. Lindur dhe rritur ne shqiperi dhe me shume flet anglisht sesa shqip... lol


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.