Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 226 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5491)


Postuar nga Ornela datë 12 Janar 2008 - 00:11:

Mir qe tu duka i arsyeshem te pakten eshte nje gje pozitive :p (bej shaka)

Nuk esht justifikim i imi por realiteti im, te mohoja shqipen nuk do i thoja leles qe ishte ide e mire ajo e kursit, pastaj un nuk thash qe lela ka gjykuar prindrit, por shum veta si lela i kan akuzuar ato...
Nuk e di sa vjeç je ti e ne ke femije, por me beso qe un ketu nuk ja mesoj dot shqipen asaj, perveç se ndonje fjale o shprehje...
Dhe se fundi po te them qe,po te mohoja shqipen,nuk do kaloja oret duke lexuar forumet shqip Besoj si une dhe shqiptare te tjere qe ndodhen larg shqiperise.
Pastaj nuk kuptoj nje gje une, ne te gjithe flasim shqip dhe gjuhet e huaja i kemi mesuar me mbrapa, kush anglishten, kush frengjishten e keshtu me rradhe... dhe te gjithe flasin per bukuri, nuk ka ndikuar asgje per ta mesuar gjuhen dhe kur nuk e meson qe femije, atehere pse femijet e shqiptarve qe nuk flasin shqip duhet te duken si injorante(siç lexova ne disa komente me larte) ??

Ah kur ta mesoj goca ime shqipen do ju shaje te gjithve :p


Postuar nga Lela_Dr datë 12 Janar 2008 - 00:23:

Re: Re: Lunax

Citim:
Po citoj ato që tha Ornela



Interesante kjo teme!!!

Lela pak a shum jam dakort me ty, por mer ne konsiderate qe ti je me familjen ketu dhe te eshte shum me kollaj te mbash si traditat dhe gjuhen shqipe.
Te flas direkt per veten time, un nuk i kam mesuar goces shqip e para sepse ka filluar vone te flasi, dhe normale qe e ndihmoj sa me shume te flasi italisht nga qe dhe ne shkolle i duhet per te shkuar ne nje nivel me te tjeret, dhe e dyta kam vite ketu duke folur vetem italisht dhe shqip nuk perdor me njeri perveç ne tel ( gje qe nuk te ndihmon per gjuhen por te ndihmon vetem te heqesh pak mallin)
Kur goca ime flet ne telefon ajo gezohet dhe perpiqet ti thote ndonje fjale shqip gjyes (jan momente qe me emocionojne sepse shpesh here ndihem fajtore pse nuk i msova shqip, por kur i ndegjoj te lumtura ne telefon them... i marte dreqi gjuhet e shumta qe jane kufi per te gjithe)
Me kte dua te them qe ç'do prind duhet kuptuar dhe jo akuzuar...
Ps. ide e bukur ajo e kursit



Ornela me aq sa lexova, une jam e para qe te akuzoj si prind, sepse ky qe thua ti nuk eshte justifikim.
E para punes, nuk kishe pse te kesh frike qe femija s'do ta mesoje italishten perkundrazi, duhet ti kishe folur gjithe kohes edhe shqip edhe italisht qe te mesonte te pakten veshin.

Tani nuk e di sa vjece mund ta kesh, por sa me shume te rriten aq me shume do te kene veshtiresi ne komunikimin e gjuhes sone qe eshte shume shume me e veshtire se gjuha italiane.
Femija jot do te kete nje jete te tere perpara me libra italisht ku te mesoje grammatike, letersi, histori dhe matematike, por kurre s'do te kete libra gramatikore te gjuhes shqipe (kur je ne ermigrim) sepse i vetmi liber qe te meson eshte ne kete rast Prindi (NENA).

E them dhe do t'ia perseris te gjithe Shqiptarve qe kam kontakt direkt dhe indirekt me to, ESHTE GABIMI ME I MADH QE I KENI BERE VETES T'I MOHONI GJUHEN SHQIPE FEMIJEVE TUAJ.

Shpesh zihem me shqiptaret qe jetojne ketej sepse me nxjerrin te njejtin preteks sic po ben dhe ti...jo po ne kopesht, jo po ne shkolle duhen te jene njesoj me te tjeret. Inteligjencen qe ka femija sot, ne e kemi pasur kur kemi qene 10 vjec, keshtu qe eshte e kote, sepse keto jane gabimet trashanike qe po bejne Shqiptaret ne Bote duke mohuar ate Identitet qe na ka ngelur.


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 12 Janar 2008 - 00:24:

WWW.VLORENJ.COM

FUTU SHIFE.. SHIFE PERSONIN QE E KA KETE FAQE, ME ORIGJINE ESHTE VLONJAT, ESHTE 25 VJEC, KA LINDUR KETU NE USA.. SE I JATII ESHTE ARRATIS SHPEJT.. GJITHASHTU KA DHE RADIOEMIGRANTI.COM.. SHIFE SI E FLET DHE SI E RUAN KULTUREN SHQIPTARE.


GJUHA JONE S A EMIRE SA E EMBEL SA E DLIRE


NJE KOMB, NJE POPULL, ASIMILOHET, VETEM ATHERE KUR HARRON GJUHEN E NENES


Postuar nga Ornela datë 12 Janar 2008 - 00:47:

Lela, nuk thash qe kam frike se nuk meson italishten, perderisa e mesova une ne moshe me te madhe se ajo, un thash diçka tjeter... Ajo filloj te flase shume vone, dhe tani nuk flet mire, dhe eshte ne klas te pare, prandaj thash qpare qe dua te shkoj ne te njejtin livel me te tjeret se mos me mire une i flas ne italisht, kto te shtepise ne dialekt, ne shkolle ka anglisht, dhe shqip ti flas un asaj dhe e rrumbullakos
Megjithate, sa ta shoh qe fillon e permirson te folurin qe te jet autonome, atehere do filloj ti flas pak me shume shqip
Ah.. nuk te thash per çunin si e kercen popullorçen hahahahahaha, ja atij per shembull kam filluar ti flas shqip pak me shume sepse ai flet dhe perserit ç'do gje ( ben tre vjeç ne mars )

Me kuptove pak a shume?? :p Akuzo po deshe tani se e paske bere si rruge me shqiptaret e tjere qe "justifikohen" atje :p


Postuar nga Ornela datë 12 Janar 2008 - 00:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
WWW.VLORENJ.COM

FUTU SHIFE.. SHIFE PERSONIN QE E KA KETE FAQE, ME ORIGJINE ESHTE VLONJAT, ESHTE 25 VJEC, KA LINDUR KETU NE USA.. SE I JATII ESHTE ARRATIS SHPEJT.. GJITHASHTU KA DHE RADIOEMIGRANTI.COM.. SHIFE SI E FLET DHE SI E RUAN KULTUREN SHQIPTARE.


GJUHA JONE S A EMIRE SA E EMBEL SA E DLIRE


NJE KOMB, NJE POPULL, ASIMILOHET, VETEM ATHERE KUR HARRON GJUHEN E NENES




E pash sitin i lumte atij, te pakten disa te arrijne e te vazhdojne keshtu do ishte mire


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 12 Janar 2008 - 01:26:

EDHE UN KAM SITE QE SI PERMBAJTJE KANE SHQIPERINE DHE TRADITAT E SAJ.. PO KETE E THEKSOVA SEPSE KY KA LIND NE USA... SEPSE KA SHUMS HQIPTAR TE TJER QE KAN KRIJUAR SITE ME SHUM INFO PER SHQIPERINE NE TE GJITHA DREJTIMET.


NEJSE SIC E THE VET.. TI THJESHT SKE QEF ME JA MESU SHQIPEN


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 12 Janar 2008 - 01:27:

EDHE UN KAM SITE QE SI PERMBAJTJE KANE SHQIPERINE DHE TRADITAT E SAJ.. PO KETE E THEKSOVA SEPSE KY KA LIND NE USA... SEPSE KA SHUM SHQIPTAR TE TJER QE KAN KRIJUAR SITE ME SHUM INFO PER SHQIPERINE NE TE GJITHA DREJTIMET.


NEJSE SIC E THE VET.. TI THJESHT SKE QEF ME JA MESU SHQIPEN .. DHE ME VJEN KEQ QE LEXOJ DICKA TE TILLE, SHPRESOJ QE NJE DITE MOS TE NDIHESH FAJTORE PARA FEMIJES.


(UPSSS 2 HERE )


P.S KETU KU PUNOJ... NGAQE VE VETEM KENGE POPULLORE SHQIPTARE... TA DEGJOSH AMERIKANIN KUR MBAN ISO.. SA FILLON NDONJE KENGE LABE


Postuar nga Piktor datë 12 Janar 2008 - 01:45:

Ne fakt nese ne shtepi flitet shqip natyrisht qe edhe femijet e dine apo flasin shqip.
Mbaj mend kur isha fmi, kisha shok nji gollobordas qe fliste mire shqipen me ne jashte biles nme mire se ne dhe ne shtepi ja fuste nje gollobrdshe qe edhe sot mbaj mend tek tuk disa fjale.

E pra as shkolla e as kopjutera e ne vend te huaj dhe nen nje rregjim ata e ruajten dhe e folen gjuhen e tyre.

Ndersa nje kushuri i imi qe ka gruan italiane nuk i ka mesuar shqip femise, ky kur vjen ne shqiperi me vjen me qesh kur e pysin plakat e pallatit, lene ma kalamajt e lagjes kur i thojna hjede luna me top a me makina.


Postuar nga Ornela datë 12 Janar 2008 - 01:51:

Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
EDHE UN KAM SITE QE SI PERMBAJTJE KANE SHQIPERINE DHE TRADITAT E SAJ.. PO KETE E THEKSOVA SEPSE KY KA LIND NE USA... SEPSE KA SHUMS HQIPTAR TE TJER QE KAN KRIJUAR SITE ME SHUM INFO PER SHQIPERINE NE TE GJITHA DREJTIMET.


NEJSE SIC E THE VET.. TI THJESHT SKE QEF ME JA MESU SHQIPEN




I termende amerikanet me keng labe po me terbove dhe mua ketu :p akoma thua ti nuk ke qef tja mesosh shqipen.....
Kush nga ju ma mban gocen dy mujt e veres dhe ja mson shqipen?
:p :p


Postuar nga Ornela datë 12 Janar 2008 - 01:53:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
Ne fakt nese ne shtepi flitet shqip natyrisht qe edhe femijet e dine apo flasin shqip.
Mbaj mend kur isha fmi, kisha shok nji gollobordas qe fliste mire shqipen me ne jashte biles nme mire se ne dhe ne shtepi ja fuste nje gollobrdshe qe edhe sot mbaj mend tek tuk disa fjale.

E pra as shkolla e as kopjutera e ne vend te huaj dhe nen nje rregjim ata e ruajten dhe e folen gjuhen e tyre.

Ndersa nje kushuri i imi qe ka gruan italiane nuk i ka mesuar shqip femise, ky kur vjen ne shqiperi me vjen me qesh kur e pysin plakat e pallatit, lene ma kalamajt e lagjes kur i thojna hjede luna me top a me makina.




haahahhaahahahahhahaaha..........


Postuar nga Deb* datë 12 Janar 2008 - 03:45:

[QUOTE]Po citoj ato që tha Ornela
[B]Lela, nuk thash qe kam frike se nuk meson italishten, perderisa e mesova une ne moshe me te madhe se ajo, un thash diçka tjeter... Ajo filloj te flase shume vone, dhe tani nuk flet mire, dhe eshte ne klas te pare, prandaj thash qpare qe dua te shkoj ne te njejtin livel me te tjeret se mos me mire une i flas ne italisht, kto te shtepise ne dialekt, ne shkolle ka anglisht, dhe shqip ti flas un asaj dhe e rrumbullakos
Megjithate, sa ta shoh qe fillon e permirson te folurin qe te jet autonome, atehere do filloj ti flas pak me shume shqip


Te njejten problem kam dhe une me cunin.E kam 3 vjec e gjysme .Te foluri po i vjen me vonese por zgjuarsia nuk i mungon.I njef te gjitha shkronjat dhe ndonje fjale apo emrat e shokeve ne anglisht .Shkon ne kopsht dhe ka ecur shume mire ne shtimmin e fjalorit,por prape e theksoj qe flet me pak se moshataret e vet.Mundohem t'i flas shqip ne shtepi dhe le te themi se 60% te rasteve me kupton ,por pergjigjen ma kthen anglisht.Sic e kam shprehur dhe me lart besoj, e ka me te lehte te flase anglisht i ka te veshtira fjalet shqip dhe shume fjale nuk arrin ti shqiptoje plotesisht.Megjithate vazhdoj t'i flase shqip se e di qe goja ka per ti ardhur shume shpejt dhe ka per ta mesuar nje dite shqipen.Te njejten keshille me dha dhe mesuesja e tij.Folini gjuhen tuaj ne shtepi djalit, -me tha ,se anglishten ka per ta mesuar vet.


Postuar nga kurt datë 12 Janar 2008 - 17:14:

kjo eshte nje teme shume interresante qe kam menduar shume kohet e fundit. une nuk kam femije se nuk jam i martuar, po motra dhe burri i saj kan e 4 femije, edhe motra e dhendrrit ka dy femije, pra 6 femije qe nuk e flasin shqipen. prinderit e tyre flasin vetem shqip neper shpi po ata kalojne kohe ma shume me njeri-tjetrin dhe nuk e flasin ship shume ,shume pak. ata jane lind e rrit ktu, edhe nuk kane naj komunitet shqiptares ktu ne perendim te SHBA. edhe per mua hera e pare qe po shkruaj shqip tash 15 vjet, kur e gjeta ket forum mu dukt vedi shume i humbur, dhe kur mendoj per nipat dhe mbesat e mi me vjen shume keq, se ata do te humbin krejt kshtu. po tani motra po i nis femijt ta kalojne veren ne shqiperi, kjo ma merr mendja se do ti ndihmoje.


Postuar nga Lela_Dr datë 12 Janar 2008 - 19:59:

Citim:
Po citoj ato që tha Ornela
Lela, nuk thash qe kam frike se nuk meson italishten, perderisa e mesova une ne moshe me te madhe se ajo, un thash diçka tjeter... Ajo filloj te flase shume vone, dhe tani nuk flet mire, dhe eshte ne klas te pare, prandaj thash qpare qe dua te shkoj ne te njejtin livel me te tjeret se mos me mire une i flas ne italisht, kto te shtepise ne dialekt, ne shkolle ka anglisht, dhe shqip ti flas un asaj dhe e rrumbullakos
Megjithate, sa ta shoh qe fillon e permirson te folurin qe te jet autonome, atehere do filloj ti flas pak me shume shqip
Ah.. nuk te thash per çunin si e kercen popullorçen hahahahahaha, ja atij per shembull kam filluar ti flas shqip pak me shume sepse ai flet dhe perserit ç'do gje ( ben tre vjeç ne mars )

Me kuptove pak a shume?? :p Akuzo po deshe tani se e paske bere si rruge me shqiptaret e tjere qe "justifikohen" atje :p



Ornela mire çeshtja jote, ne kete rast, edhe justifikohet, po per shume e shume rastet e tjera qe po diskutojme ketu cfare duhet te themi?
Te thashe qe pothuajse 60% e prinderve sot nuk i flet femijes shqip. Po mire qe i flasin gjuhen ku jetojne por dhe ate te shkrete ja flasin gjysma gjysma se eshte normale qe nuk e dine aq mire nga ana grammatike sa ta flasin paster, panvaresisht qe femija e meson grammatiken me vone neper kopshte dhe shkolla.

Edhe une shpesh shikoj qe femijet qe kuptojne 2 gjuhet (shqipen dhe ate te vendit qe jeton) aty eshte ai qe zgjedh ne cilen gjuhe te flasi sepse i vjen me lirshem nje gjuhe se sa tjetra.
Por them qe prindi si prind qe eshte, duhet ta pretendoje nga femija te foluren shqip ne shtepi.

Se duke thene he se meson neser...ikin ditet dhe femijet e harrojne qe duhet te flasin shqip.Sado qe mund te kene menyre zgjedhje, nganjehere duhet te jete prindi i forte dhe ta imponoje gjuhen.
Femijen e vogel e komandon si te duash deri sa s'kuptojne akoma...pastaj kur rriten eshte teper vone se fillojne e te japin urdhera ne shtepi.


Postuar nga Ornela datë 12 Janar 2008 - 20:34:

Kurti, si ty dhe une isha gati duke e harruar shqipen, po ku te lene kto te forumit ti nxjerrin fjalet me zorr :p le po filloj ajo (nuk e mbaj mend pseudonimin tani) qe ne disa komente me siper thone :
kjo fjale shkruhet keshtu ... kjo tjetra keshtu... Me beri te kujtoj ate filmin e vjeter shqiptar MËSONJTORJA
O lela ta ndryshova mendjen eh... e pe qe e kisha tamam "justifikimin" haahhahahahaha (bej shaka :p )


Postuar nga Lela_Dr datë 12 Janar 2008 - 20:47:

Ornela nganjehere nuk te vej faj, sepse edhe streset e jetes na bejne te tille.

Te kujtoj dhe une qe i vetmi motiv qe jam rregjistruar ne forum, ka qene pikerisht per komunikimin (ne menyre te shkruar letrare) te gjuhes shqipe.

Edhe une kur kam ardhur ketu ne Itali kam qene shume e vogel, dhe shkollat i perfundova te gjitha ne Itali. Dhe te them te drejten pothuajse per gati 8 vjet nuk e kam ushtruar shqipen e shkruajtur sepse kisha mesimet e shkolles per te bere te cilat ishin te gjitha ne Italisht. As prinderit nuk e vrisnin trurin per kete gje se punoni gjithe diten....por e shikoja veten qe kur doja me shkruajtur shqip kisha shume mangesi dhe ngatarresa me ll e dh ku vihet ë ne fund te fjaleve e shume e shume gjera te tjere, qe fal forumit une fillova te shkruaj mire. Kam akoma sot nje fjalor shume te varfer te gjuhes shqipe...por te pakten duke lexuar dhe shkruajtur ne net rikujtoj shume fjale qe i kisha harruar komplet.

Doja te thoja, qe ja vura vetes detyre qe te mos harroja gjuhen Shqipe. Dhe ky eshte i vetmi motiv qe une qendroj me qejf ne forum...vetem per te pasur mundesi me shkruajtur shqip, me qe gjate dites shkruaj vetem italisht.


Postuar nga Ornela datë 13 Janar 2008 - 00:19:

Tani ke thene fjale te sakta, jam plotesisht dakort me ty.   Prandaj thash ne fillim qe motivet mund te jene te ndryshme, normale qe kush ka mundesine ti mesoj femive shqip do bente mire   Jam e sigurte qe kontakti ka te beje me kte dhe kush i le femijet ne shqiperi sikur dhe nje muaj ato e mesojne shpejt

Un ktu ne forum u shkriva duke lexuar lloj lloj shprehjesh qe i kisha harruar


Postuar nga doli datë 31 Janar 2008 - 08:48:

Re: Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Citim:
Po citoj ato që tha Alban Kraja
Pse, jo radhe, nuk u mesohet shqip femijeve qe lindin ne perendim?
Inferioritet, injoranze, nihilizem apo neglizhim nga ana e prinderve?
Mirepres mendimin tuaj.


sepse prinderit do jene varja........
une shqip i flas dhe italianeve imagjino sikur te kisha femij


Postuar nga Ornela datë 31 Janar 2008 - 13:20:

Re: Re: Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Citim:
Po citoj ato që tha doli

sepse prinderit do jene varja........
une shqip i flas dhe italianeve imagjino sikur te kisha femij



te lumt ty.... keshtu nuk humbet gjuha shqipe :p

Ps. Sa bukur do ishte te flisnin te gjith shqip, apo nuk eshte dhe nje gjuhe e embel


Postuar nga doli datë 02 Shkurt 2008 - 00:18:

Re: Re: Re: Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Citim:
Po citoj ato që tha Ornela


te lumt ty.... keshtu nuk humbet gjuha shqipe :p

Ps. Sa bukur do ishte te flisnin te gjith shqip, apo nuk eshte dhe nje gjuhe e embel


ktu paskemi rene dakord bashke
gjuha shqipe gjuha qe dashuroj me gjith shpirt
krenaria e c'do shqiptari eshte shqiperia me te keqiat dhe te mirat e saja (te pakten per mua)
te flisnin te gjithe shqip do ishte mbrekulli
bravo
je tamem shqiptare

dmth je njeshe se cdo shqiptar eshte njesh
vetem ata qe nuk flasin shqip i kam inat
se na turperojn


Postuar nga Niqua datë 28 Tetor 2010 - 10:24:

tek forumi horizont e mesova shqipen


Postuar nga al74 datë 08 Prill 2012 - 17:12:

djali im i vogel flet vetem italisht e jo pse e ka te imponume . ashtu i vjen me kollaj e nuk e kemi sforcuar te flasi shqip. femijet i gjejne vete kohet e duhura dhe personat te cileve u drejtohen me nje gjuhe apo nje tjeter.
gjithsesi kam vene re qe femijet shqiptare edhe pse te lindur jashte andej nga mosha e adoleshences i afrohen shume shqipes . nuk di ne e bejne per "bullizem" apo per atdhetari por kam pershtypjen qe shqiptarlleku knej jashte shifet si tip simbol te fortesh.


Postuar nga cecilia datë 08 Prill 2012 - 17:39:

Po djale te mesem ke? (qe ke dy u kuptua)

Une kam gocen e vellait me then te drejten dhe e flet shqipen si kodra mas bregut por per ti kuptu i kupton te gjitha ama e vertete s'ja imponon dot nga momenti qe kane te bejne me shoqeri te huaj.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 08 Prill 2012 - 17:41:

Prindi e ka ne dore qe c'ke me te. Eshte vetem pune vullneti/pertacie. E nuk po flas per imponime ketu.. vjen me natyrshem nga c'mund te imagjinohet.


Postuar nga cecilia datë 08 Prill 2012 - 17:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Prindi e ka ne dore qe c'ke me te. Eshte vetem pune vullneti/pertacie. E nuk po flas per imponime ketu.. vjen me natyrshem nga c'mund te imagjinohet.


Jo s'jam fare dakort me ty ketu. Si mund ta kete prindi ne dore kur femija e kupton shume mire qe flet shqip por ta kthen ne gjuhen qe perdor cdo dite ne shkolle?

Ketu dua nje pergjigje.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 08 Prill 2012 - 17:51:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia


Jo s'jam fare dakort me ty ketu. Si mund ta kete prindi ne dore kur femija e kupton shume mire qe flet shqip por ta kthen ne gjuhen qe perdor cdo dite ne shkolle?

Ketu dua nje pergjigje.


Me fal.. femijet nuk jetojne ne shkolle.. supozohet se duhet te kalojne vetem nje pjese te dites aty..
Nese punon pak me veten (jo me femijen) qe te perdoresh normalisht shqipen ne shtepi, femija do jete ne gjendje ta beje te tijen si nje lekure te dyfishte edhe gjuhen e origjines edhe gjuhen vendase.


Postuar nga cecilia datë 08 Prill 2012 - 17:59:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo

Me fal.. femijet nuk jetojne ne shkolle.. supozohet se duhet te kalojne vetem nje pjese te dites aty..
Nese punon pak me veten (jo me femijen) qe te perdoresh normalisht shqipen ne shtepi, femija do jete ne gjendje ta beje te tijen si nje lekure te dyfishte edhe gjuhen e origjines edhe gjuhen vendase.




Ja te them une qe nje femije jeton me shume ne shkolle se sa ne shtepi. Te pakten ketu nje femije qendron ne shkolle gjithe diten dhe vetem pak ore eshte ne shtepi, ne darke fle femija.
Une nuk po them se femija nuk e ben dot diferencimin midis gjuhes maternele dhe asaj adoptuese. Femija ka shume lehtesira se sa nje i rritur. Problemi nuk qendron ketu. Problemi qendron se femija e ke me te lehte dhe me te kollajt te ta kthej ne gjuhe te huaj sepse vete fakti e njeh me mire si gjuhe dhe si gramatike. Ate ka mesuar me se miri.
Ti mund te thuash po pse si bejne prinderit shqiptare gramatike femijeve te tyre? Ehe, debat i gjate ky.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 08 Prill 2012 - 18:08:

Do qendroje deri ne 4-5 pasdite? Eh.. ka kohe boll dhe per familjen.

As une nuk po diskutoja dallimin qe mund te beje femija midis gjuheve.. Ceshtja eshte te perdorimi i mjaftueshem i tyre. Eshte normale qe aty-ketu te shpetoje ndonje fjale ne gjuhe te huaj edhe ne ambient familjar, po tjeter pune eshte nese femija e ben me vetedije (dhe nuk e ka problem te ta ktheje dhe ne shqip), tjeter pune eshte nese femija nuk eshte ne gjendje me te vertete ta ktheje ne shqip (edhe pse mund ta kuptoje me veten e tij). Une te kjo e fundit u ndala, sepse nuk e shoh si nje limit te femijes apo te ambientit rrethues, po si nje dembelizem e neglizhence te prindit.

Pastaj dihet qe ka raste e raste..


Postuar nga cecilia datë 08 Prill 2012 - 18:19:

Po jo o dulcis, prape shume ceket e kap si problem.

Po ta spjegoj edhe prape,nje femije qe shkollohet jashte,meson si gjuhe primare gjuhen e vendit atehere eshte mese natyrale te perdori ate gjuhe si te tijen.Pra, perveteson gjuhen qe meson.

Tani te kalojme tek gjuha maternele e femijes. Femija e kupton shume mire gjuhen maternele kur prindi i flet apo i kerkon dicka por femija e ka me te lehte te te pergjigjet ne gjuhen qe meson cdo dite ne shkolle. Kjo s'ka te bej asnjehere me prindin sepse nje prind mund te kete nen kontroll nje femije te vogel por jo adoleshente qe komunikojne ter diten me shoqerine gjuhen adoptuese...

Njs kemi kendveshtirme te ndryshme persa i perket kesaj teme por duket qarte qe je njeri qe kerkon te kesh nenkotroll situaten. Kurse une jo, jam teper liberale


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 08 Prill 2012 - 18:28:

Nese do qe te diskutojme (kot nuk eshte hapur tema) diskutojme, por pa perfunduar ne gjykime te drejtperdrejta kundrejt personit tim.. Nuk me njeh.
Duke iu kthyer debatit, ti Cec anashkalon nje faze te rendesishme te formimit te femijes: femija nuk meson te flase ne moshen 5-6 vjecare, kur fillon shkollen. Ah, mund te shkoje ne cerdhe thua ti? Dakort, aq natyrshem sa do mesohet me njeren gjuhe, aq natyrshem do mesohet dhe me tjetren. Por shpesh prinderit bejne gabimin qe te frikesohen se mos femija nuk do jete i afte te flase gjuhen vendase dhe vrapojne qe t'ia mesojne para shqipes.. duke e lene ne plan te dyte.. trete.. apo shtatembedhjete.

Nuk mohoj qe edhe mund te kete problematika specifike, femijet e vegjel ndodh te behen lemsh e te mos mesojne asnjeren saktesisht. Po gje qe zgjidhet me muajt e pushimeve te beharit.. oh sa zgjidhet.

Kaq kisha per momentin.. mendoj se thashe mjaftueshem..


Postuar nga cecilia datë 08 Prill 2012 - 18:49:

Edhe une ne fakt nuk e kisha me ty personalisht por me mendimet e tua.

Une do shtoj edhe nja dy gjera te vogla dhe secili ne fund te fundit ben ashtu sic i vjen.

Mua perso, do te me pelqente qe nje femije te vinte vete dhe te interesohej per gjuhen e origjines. Kjo do ishte vertete interesante.

Me kujtohet edhe nje rast konkret para disa viteve me rastisi te merrja Alitalia per ne Shqiperi. Ne Milano hypen shume shqipetare me femije. Kisha jo vetem nje familje por disa aty afer qe te gjithe femijet flisnin vetem italisht, per nje moment me erdhi keq vertete..saqe ju ktheva nje djali nja 12 vjec, po ti nuk di fare te flasesh shqip, qe bertet nga larg ne italisht? me tha se nuk i dinte te gjitha fjalet ne shqip dhe qe te formuloj nje fjali te plote i duhet shume reflektim. Per kete arsye djaloshi fliste italisht edhe pse e kuptonte te emen qe i fliste shqip.

E thashe edhe ne fillim, kjo eshte çeshtje, se ke gjuhe, perveteson nje femije. Secili nga ne flet me mire nje gjuhe se sa nje tjeter, sado mire te njohim gjuhet e tjera. Po tme pyesesh mua psh, ke gjuhe zoteron apo do doje te te flisnin gjithmone, do te thoja pa asnje ezitim, shqipen..edhe pse zoteroj dy gjuhe te tjera ne menyre perfekte. Eshte çeshtje formim fjalish dhe botkuptim gjuhesor. Nuk mund te flasesh anglisht me botkuptim shqiptaresk. Ka rregullat e veta edhe gjuha.


Postuar nga al74 datë 08 Prill 2012 - 18:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Prindi e ka ne dore qe c'ke me te. Eshte vetem pune vullneti/pertacie. E nuk po flas per imponime ketu.. vjen me natyrshem nga c'mund te imagjinohet.


po si e ka ne dore prindi? te flase shqip apo ta detyroje te flase shqip?


Postuar nga cecilia datë 08 Prill 2012 - 19:01:

Citim:
Po citoj ato që tha al74


po si e ka ne dore prindi? te flase shqip apo ta detyroje te flase shqip?



Sa i zgjut njoni

Jo dulcis thote te behesh profesor i gjuhes shqipe mbas hamallit


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 08 Prill 2012 - 19:04:

E di si flisni ju..
Ne drekat/darkat e shpeshta qe organizojme ketu me te afermit (eh.. gatuaj shpesh..) flitet vetem shqip. Femijet qe mblidhen jane te moshave te ndryshme (rremuje hesapi), duke filluar nga 3 vjec deri ne 19 vjec.. Disa kane lindur ketu, nja dy kane ardhur ne njefare moshe.. pervec djalit te vogel te kusheririt qe eshte 4 vjec e eshte pak mbrapa me fjalet, te gjithe flasin shqip. Paskan qene gjeniale..


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 08 Prill 2012 - 19:05:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia


Jo dulcis thote te behesh profesor i gjuhes shqipe mbas hamallit


Pse jo?


Postuar nga al74 datë 08 Prill 2012 - 19:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo

Pse jo?



po duhet qe femija pervec degjimit shqip ne familje , te shohe filma vizatimore shqip , te loze vetem me shqiptare shqipfoles , te ndjeke mesime shqip , etj. etj.
tani ne na rrofte qe jemi ne Itali e per me shume ka dhe shkolla "trilingue" qe tu vjedhim dhe ne ju ngelte noj cope kohe e lire per tu be pis qe ti mesojme gramatiken .

po kur do jene fmije kta te shkrete? ben vaki o ene ceshtje guzhine a festash . pranohen kembime interkulturale


Postuar nga cecilia datë 08 Prill 2012 - 19:22:

Sa bukur flisni ju artistet


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 08 Prill 2012 - 19:26:

E komplikove shume al.. Dolem ne perfundimin qe o do i mohosh jeten prej femije femijes o ndryshe nuk ka shqip.
E mendojme ndryshe, kot po e bejme terkuze..


Postuar nga al74 datë 08 Prill 2012 - 19:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
E komplikove shume al.. Dolem ne perfundimin qe o do i mohosh jeten prej femije femijes o ndryshe nuk ka shqip.
E mendojme ndryshe, kot po e bejme terkuze..



athere ta bejme me thjesht: une adhuroj gjuhen time por kur vjen momenti qe te mund te shpreh dicka me me shume ngjyra i mbeshtetm italishtes . tani une bej edhe krahasimin mes nje femije qe studion ne Shqiperi e atij qe studion ketu dhe diferenca ne menyren se si shprehen dhe larshmeria e fjaleve qe perdoren eshte tejet e madhe . thene kjo do te preferoja qe femija im te Zoteronte nje gjuhe ne menyren me te mire te mundur . nqs. te flasesh shqip eshte vetem te shprehesh sa per te kaluar lumin athere une personalisht shpetoj , por meqenese te zoterosh nje gjuhe eshte tjeter gje me fal po ka dhe njerez me diploma ne Shqiperi qe vene perballe menyres se si shprehet femija ne italisht duhet te turperohen.


Postuar nga Fajtori datë 08 Prill 2012 - 20:26:

Te mesosh nje gjuhe eshte cik me shume sesa pune kalamajsh. E para ne qe jemi jashte varferojme fjalorin vazhdimisht, sepse s'kemi kontakt me gjuhen. Eshte e ditur qe pas 10 vjetesh numri i fjaleve qe perdoren eshte i vogel. E dyta, per kalamajte eshte shume e veshtire te kuptojne diferencen mes gjuheve. Vihuni ne poziten e tyre, truri meson te flase, por jo te beje diferencen mes gjuheve si fillim. Prandaj kalamajte flasin gjysem italisht gjysem shqip dhe nuk e bejne per hobby por se nuk kuptojne qe jane dy gjuhe. Ti flet shqip ai pergjigjet italisht. Se treti, shqiptaret jane viktima te racizmit ku jetojne. Ne Itali apo Greqi e kane per turp te flasin shqip ose te thone jam shqiptar. Kur gjuha behet turp per prindin imagjino per femijen qe jeton ne ambjente pa korrektese politike. Mos harroni qe femijet perceptojne gjera qe prindet nuk duan ti pranojne.

Per kusurin mendoj se gjuha duhet mesuar me mesues dhe me libra. Ndryshe formohet nje shqipe e çale. Psh. femija nje shokut tim thote "e pelqej" ne vend te "me pelqen". Eshte shqip por jo gjuha jone. Faktikisht e perkthen nga anglishtja "I like it" dhe i bie te jete "e pelqej".

Te forcosh kalamanin te mesoje shqip me mesues eshte ama pjese e egoizmit prinderor. Ti jeton jashte dhe nuk ke asnje mendje te kthehesh. Per vendin tend nuk sheh perspektive, pra shqipja eshte gjuhe virtualisht e vdekur (si latinishtja, greqishtja, etj). Femija ne fare pike do thote "ç'a me duhet mua kjo gjuhe, pse duhet te lodh koken te mesoj shqipen e te lexoj libra shqip" ??? Pra, femijet nuk jane frigorifere qe mund te pyesesh pse nuk i mbushe me mish lope po i mbushe me mish cjapi.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 08 Prill 2012 - 20:57:

Te jetosh ne nje vend te huaj nuk do te thote detyrimisht te shkepusesh lidhjet me origjinen tende vetem sepse nuk jemi mesues te kualifikuar gramatike (po dhe po te ishim do ishim egoiste), apo sepse sistemi social vendas eshte cope-cope, apo sepse duhet te respektojme gustot e femijes, etj etj. Ndoshta nuk do e shkruajne shqipen me gramatike, por shqipen e folur do e mesojne ashtu si e degjojne ne shtepi, po e degjuan ndonjehere. Femija e merr si loje, nuk e shqeteson komunikimi dy-gjuhesor sepse do i duket, te pakten ne vitet e para te jetes nje gjuhe e vetme. Dallimet me pas vijne gradualisht, e do jene pikerisht ata qe do i bejne. Mbase nuk do jene llafolloge te mbaruar, nuk do kene elokuencen e nje shqiptari te rritur ne Shqiperi, ama kenaqesine e te berit batuta me gjysherit apo me te afermit moshatare s'do ua mohoje askush. Nese eshte egoizem t'u mesosh pak shqipe, eshte po aq egoizem te mos ua mesosh e t'i destinosh drejt nje shkeputjeje totale kundrejt origjines. Preferoj shume me teper qe femija im ne nje te ardhme te vendose te distancohet vete nga origjina qe i kam "imponuar", se sa te vije te me pyese pse dreqin nuk ia kam "imponuar" deri ne ate kohe, e do jete kohe e humbur qe nuk do rekuperohet me.


Postuar nga lorie datë 08 Prill 2012 - 23:49:

Eshte mire te dine shqip te pakten ne komunikimin e perditshem, por jo gjithmone eshte realisht e mundshme.


Postuar nga al74 datë 09 Prill 2012 - 00:11:

jam dakort 100% me Fajtorin.
nuk di sa eshte gjuhe e vdekur shqipja por di qe per te mbijetuar ne kurbet sherben fare pak. te diturit e nje gjuhe nuk do te thote vetem ta flasesh me c'degjon ne komunikimin e perditshem prinderor qe maksimumi mund te arrije ne 2 ore ne dite .
tani nese femija im kalon 6 ore ne dite ne shkolle , 2-3 ore komunikim jashteshkollor me shoqerine apo me ambjentin qe e rrethon , kalon kohe ne kryerjen e detyrave ne gjuhen e huaj (apo edhe te gjuheve te huaja) , ndjek programe televizive apo edhe lexon ndonje liber apo faqe interneti ne gjuhen e vendit ku jeton nuk di se sa truri mund ti thithe nxemjen e gjuhes shqipe kur neser nuk do e pyesi njeri per kohen e kryer te thjeshte . thjesht teknikisht e parealizueshme dhe e demshme per femine por kjo qe shkruaj nuk do te thote qe nuk komunikohet ne shqip . ( di qe mamate franceze na qenkerkan revoltuar per ngarkesen e madhe qe kane femijet e tyre nga sistemi shkollor )
te pakten pervetesimin e nje gjuhe une e kuptoj pertej komunikimit te thjeshte . njeriu komunikon edhe me shenja ne cdo qosh te botes ta degedisesh po nuk do te thote qe di kinezcen apo arabishten.


Postuar nga cecilia datë 09 Prill 2012 - 01:37:

Kush n'a qenkan keto francezka te revoltuara keshtu

Pa shaka tani, ketu nisen ne shkolle ne 7 te mengjesit dhe kthehen ne 5 te mbasdites. Imagjino se sa kohe kalon nje femije jashte shtepise..po batutat nuk mungojne kur flasin shqip jo. Flasin jo ne kohen e duhur dhe kjo e ben diskutimin me te gjalle..


Postuar nga dylan datë 09 Prill 2012 - 01:50:

folu shpi do flasin shqip skan nga shkojn


Postuar nga al74 datë 09 Prill 2012 - 02:04:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Kush n'a qenkan keto francezka te revoltuara keshtu



kjo radio ime kshu thoshte qe mamate franceze ankohen se ju japin kalamajve nji thes me detyra mas orarit te shkolles e sidomos gjate pushimeve . nuk kane nerva de. mir e kane thom une


Postuar nga cecilia datë 09 Prill 2012 - 02:22:

Shume mire e paska then ajo radio jote. Fiks ashtu eshte.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 09 Prill 2012 - 02:26:

S'po u besoj vesheve.. late kokrren e namit late! Qofshi ju qe jeni!


Postuar nga cecilia datë 09 Prill 2012 - 02:28:

Pse ka nami kokerr keshtu


Postuar nga al74 datë 09 Prill 2012 - 02:32:

ky ishte mallkim qafshaperzotin .


Postuar nga dylan datë 09 Prill 2012 - 03:08:

sa her flitet per gjuhen kshu me kujtohet nje djal axhit i imi jeton ne gjermani
po fmive te tij sjua meson gjuhen ai vet qellimishte sepse sdon qe ti flasin shqip me at pershtypjen qe marrin theks tjeter e ka dehsir te duken gjermane

aq me teper cfar me bente te qesh em vete gjithmone ishte menyra si u kenaqte kur thoshte qe kam komshij gjermane dhe merrem me ta
thosha me vete shif shqipatri i lollur sa pak i punon mendja do medoemos te duket dicka tjeter nga cesht po shqip vlal gjuha jote vendi jot pse e mohon per ti pelqy dikujt
thejsht sme pelqejn kto tipa dhe pse djal axhe po gjithe kunder i isha


  Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »
Trego 226 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.