Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- C'mendim keni mbi abortin?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6666)

Postuar nga i/e paregjistruar datë 21 Janar 2005 - 20:26:

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia

Edhe une jam nga ato partizane qe mbroj te drejtat e femres po ky koncept per mua mbaron ne piken kur fillojne te shkelen te drejtat e nje jete tjeter.( Ne rastin me siper e drejta e te sjellurit ne jete nje foshnje, pa marre parasysh se ne cfare kushtesh ka ardhur ai ne jete).

Nje jete tjeter qe eshte akoma e paformuar ka me shume te drejta sesa nje femer qe eshte ne moshen me te bukur te jetes dhe mund te kete femije te tjere? Te mbrohen te drejtat e "jetes" te paformuar ndoshta mund the thoje sakrifikimi i jeteve te tjera qe mund te jene ne kulmin e tyre.

Postuar nga durrsak datë 21 Janar 2005 - 21:02:

Citim:
Po citoj ato që tha keila

Nje jete tjeter qe eshte akoma e paformuar ka me shume te drejta sesa nje femer qe eshte ne moshen me te bukur te jetes dhe mund te kete femije te tjere? Te mbrohen te drejtat e "jetes" te paformuar ndoshta mund the thoje sakrifikimi i jeteve te tjera qe mund te jene ne kulmin e tyre.

Te gjithe po bejme te perseriturin tek kjo teme. Gjithsesi Keil po me ben qe te shkruaj prap ketu. Tema eshte "cmendim keni mbi abordin" dhe patjter qe cdo njeri jep mendimin e vet.
Abordi eshte nje fenomen qe shoqerija nuk mund ta anashkaloj lehte. Per kete arsye duke pare rendesine si nga ana humane ashtu dhe teologjike na del se abordi duhet te ndaleohet.
Jam dakord qe Abordi te behet, ne keto 3 raste.
1.Incesti
2.Perdhunimi
3.Probleme shendetesore (nena apo qofte femija ne formim)

Ne raste te tjera nuk do isha aspak dakord sepse e kam thane dhe me lart eshte krim dhe si i tille i hiqet e drejta nje personi qe te vij ne jete dhe te jetoj ashtu si ti dhe une jetojme. As problemet ekonomike qe duket me te perfolurat nuk mund ta balancoje te drejten per abord. Pa llogaritur ate qe jo po eshte ne koh te papershtatshme , jo po i kemi 2 apo 3, jo po do me pengoje ne karrieren time etj. me radhe.
Keila! besoj se do te jesh dakort pak a shume. Nese jo, pune madhe.

Postuar nga i/e paregjistruar datë 21 Janar 2005 - 23:34:

Citim:
Po citoj ato që tha durrsak

E di qe nuk eshte pune e madhe nese nuk jam dakort, nuk pres qe te jete.
Nje gje mu duk interesante, nese vertete te intereson mbrojtja e jetes te femijes qe do lindi atehere pse i jep te drejte abortit ne rast perdhunimi? Fundja femija ne bark eshte i pafajshem edhe pse eshte rezultat i nje krimi. Kur thua qe nuk i jep te drejte abortit ne raste te tjera (psh shtatzani e pamenduar, ose arsye ekonomike) atehere ti nuk po mbron jeten e femijes (sepse ate ishe gati ta hiqje nese menyra se si u krijua ishte nga nje perdhunim), por po denon femren qe ngeli shtatzane (nga sexi me deshire) duke e detyruar te mbaje per tere jeten nje krijese qe nuk e do.

Dua te theksoj qe aborti nuk eshte gje e bukur, as qe e pelqej por mendoj qe femrat qe e konsiderojne nje gje te tille duhet te jene te zonjat te zgjedhin vete pa u kushtezuar nga ligjet apo nga paragjykimet e shoqerise.

Postuar nga Sykaltra datë 21 Janar 2005 - 23:39:

Mendimi final...

Mos krijoni marredhenie me asnje mashkull ne bote,
para martese,
atehere Bota do ish e persosur!
Nuk do kishte as shtatezani te padeshirueshme,as abort,
as perulje ndaj figures se femres!-Por nje Familje te Persosur,
qe cdokush do ua kishte zili!

sinqerisht_Helga.

Postuar nga DMX_feat_2PAC datë 22 Janar 2005 - 00:04:

Re: Mendimi final...

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra
Mos krijoni marredhenie me asnje mashkull ne bote,
para martese,
atehere Bota do ish e persosur!
Nuk do kishte as shtatezani te padeshirueshme,as abort,
as perulje ndaj figures se femres!-Por nje Familje te Persosur,
qe cdokush do ua kishte zili!

sinqerisht_Helga.

Helga jam dakord me ty po nuk esht aq e lehte te heqesh dore nga maredheniet seksuale se ta do trupi dhe qefi te beheshe keshtu si e mendon ti ahaaa kushedi sa do kishte perparuar bota...sdo gjeje me Shtepi Femije apo femije ne rruge qe lypin..problemi esht se kur je adoleshent smendon aq sa duhet prandaj mbeten shtantzane femrat qe 16,17 vjet dhe sigurisht qe smund te mbajne nje bebe se ato femije jan vet prandaj dhe ato vendosin te bejn abort...secili ka mendjen e vet si edhe ju.. keshtu qe ju shikoni veten tuaj dhe mos e lejoni tju ndodhe vet..kjo shkon per te gjith vajzat adoleshente..kaq kisha

Postuar nga Lunax datë 22 Janar 2005 - 14:40:

Re: UNE JAM KUNDRAAAAAAAAAAAAAAAA!

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra

JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!
GABIMI me i rende,per nje nene te veproje ne ate menyre!

Une keto lloj nenash ose femrash do i varja ne litar per zotin!

Nuk vihet ne loje jeta e femijes, per asnje lloj arsyeje ne BOTE!
FEMIJA eshte pasuria me e madhe qe mund te kete njeriu ne jete!

Ca programesh te prish femija ty?!!-E lunax?!
Femija te sjell gezim, lumturi,o zot ca mendimesh qe keni mar?!

Degjoni :-akoma nuk e di ca do te thote te jesh NENE,
por Falenderoj nga zemra MAMIN tim qe me solli ne jete!

Dhe ajo nuk ka asnje lloj te drejte te vendose,s`ma don mendja qe ka femer qe arrin te urreje
krijesen e saj,
vetem nese eshte e cmendur psiqike!

Femija te sjell gezim,lumturi? Thua ti!

Une per vete mamin tim nuk e falenderoj qe me solli ne kete bote!

Cdo njeri eshte i lire te beje cfare te doje dhe mendoj qe nqse nje njeri nuk e don ate krijes nuk eshte faji i saj, asnje njeri nuk eshte perfekt e pa gabime. Secili ka idete e veta edhe nese jane te gabuara.

Postuar nga i/e paregjistruar datë 23 Janar 2005 - 07:33:

Re: Mendimi final...

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra
Mos krijoni marredhenie me asnje mashkull ne bote,
para martese,
atehere Bota do ish e persosur!
Nuk do kishte as shtatezani te padeshirueshme,as abort,
as perulje ndaj figures se femres!-Por nje Familje te Persosur,
qe cdokush do ua kishte zili!

sinqerisht_Helga.

Helga bota do ishte e persosur sikur te mos kishte varferi, krime, poshtersira te tjera dhe te gjithe njerezit te kishin kushtet e pershtatshme per ti mbajtur femijet. Shtatzanite e padeshirueshme ndodhin edhe pas marteses. Nuk e prish seksi boten perkundrazi ai e zbukuron , por boten e papersosur e bejne njerezit dhe natyra e papersosur njerezore.

Pesha morale qe njerezit i vejne femrave qe pretendojne per abort, s'me duket gje tjeter pervec se nje menyre e opinionit per te pasur force dhe nen kontroll te drejtat e femrave mbi trupin e tyre.

Postuar nga Sykaltra datë 23 Janar 2005 - 08:07:

Re: Re: Mendimi final...

Citim:
Po citoj ato që tha keila

Helga bota do ishte e persosur sikur te mos kishte varferi, krime, poshtersira te tjera dhe te gjithe njerezit te kishin kushtet e pershtatshme per ti mbajtur femijet. Shtatzanite e padeshirueshme ndodhin edhe pas marteses. Nuk e prish seksi boten perkundrazi ai e zbukuron , por boten e papersosur e bejne njerezit dhe natyra e papersosur njerezore.

Pesha morale qe njerezit i vejne femrave qe pretendojne per abort, s'me duket gje tjeter pervec se nje menyre e opinionit per te pasur force dhe nen kontroll te drejtat e femrave mbi trupin e tyre.

Keila, me fal!
Dicka kisha:-degjo-kush te pengon sot te abortosh?!-Asnje pra..
(pse e zgjasni?!-kaq ne hall keni rene?!)

Nje opinion dhashe,-mos e exagjeroni dhe ju!
Merrini masat me mire atehere?!
E martuar psh dhe mendon abort?!-per c`arsye?!-femija i burrit do jete apo jo?!
Eh nese femra shkon me tjeter, patjeter qe do kete te tilla telashe!
Ndaj para Fytyres dhe ndergjegjes nuk eshte asgje varferia a ca po thu ti maj vajze!

ok, naten e mire...mendoni si te doni!

Postuar nga Sykaltra datë 23 Janar 2005 - 08:10:

Re: Re: UNE JAM KUNDRAAAAAAAAAAAAAAAA!

Citim:
Po citoj ato që tha Lunax

Femija te sjell gezim,lumturi? Thua ti!

Une per vete mamin tim nuk e falenderoj qe me solli ne kete bote!

Cdo njeri eshte i lire te beje cfare te doje dhe mendoj qe nqse nje njeri nuk e don ate krijes nuk eshte faji i saj, asnje njeri nuk eshte perfekt e pa gabime. Secili ka idete e veta edhe nese jane te gabuara.

I dashur ose e dashur LUNAX,
do vije dhe dita jote "Kur do falenderosh mamin tend qe te solli ne jete!
Pasi do vije dita kur ti do martohesh, Dhe do Falesh jete dhe ti, tek Femijet e tu!
Mos mendo kurre mallkimin e lindjes tende,-mendo te ardhmen tende!

te perqafoj dhe me vjen keq qe ndihesh cope ne shpirt!

naten e mire dhe gjume te embel!

Postuar nga i/e paregjistruar datë 23 Janar 2005 - 08:29:

Re: Re: Re: Mendimi final...

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra

Keila, me fal!
Dicka kisha:-degjo-kush te pengon ty te abortosh?!-Asnje pra..
Bej si te te doje qefi,
nuk ka nevoje per ligje ketu,
por per mendime e dashur shoqe!

Nje opinion dhashe,-mos e exagjeroni dhe ju!
Merrini masat me mire atehere?!
E martuar psh dhe mendon abort?!-per c`arsye?!-femija i burrit do jete apo jo?!
Eh nese femra shkon me tjeter, patjeter qe do kete te tilla telashe!
Ndaj para Fytyres dhe ndergjegjes nuk eshte asgje varferia a ca po thu ti maj vajze!

ok, naten e mire...mendoni si te doni!

Helge, degjo zemra
tonin e perdorur me siper po ta fal si pasoje e moshes tende. Me ate qe the tregon papjekuri.
Se pari, sa per sqarim nuk diskutova ne kete teme per te marre leje per te abortuar. Shpresoj qe te mos perballohem kurre me nje vendim te tille, sepse femijet i dua jashte mase. E vleresoj jeten, por vleresoj edhe te drejtat. Nese ke kuptuar shkrimin tim do kishe vene re qe nuk jam pro abortit, por pro te drejtes te femres per te zgjedhur. Nese ti e dashur ke qejf qe vendimet e jetes tende te ti marrin lagja, komuniteti ose shteti dhe jo vete atehere vazhdo se s'te ndal njeri.

Se dyti, kritikat merri pak me lehte. Nese s'te pelqejne po ti kursejme. Por ta dish qe nga kritikat vetem meson. Fundja edhe ne po japim mendimin tone sikur ti.

Ka njerez te martuar qe mendojne abortin (njoh plot). Arsyet jane po aq te shumellojshme aq sa jane njerezit (ekonomike etc.) po deshe shembuj te jap sa te duash.

Se, treti ti zemra e shikon jeten bardh dhe zi. Me beso qe ka nuanca. Gjerat nuk jane kaq te prera dhe te thjeshta, por do rritesh edhe ti dhe do i mesosh.

Se fundi, per te miren tende po te them qe ka gjera me te rendesishme se "fytyra" e cila ne komunitetin tone eshte thjeshte nje force qe opinioni ka mbi ne. Nese ne vetvete je e sigurte per nje vendim, te veprosh te kunderten sepse po ruan "fytyren" per hater te opinionit eshte gabim. C'do njeri ka nje jete dhe te ka te drejten ta jetoje sipas deshires te vet.

Postuar nga perseri datë 19 Korrik 2008 - 02:22:

PRO LIGJERIMIT/ S'GJYKOJ VEPRIMIN

Ligjerimin e mendoj si te domosdoshem ( dhe jo per te diskutueshem) dhe si e drejte e cdo femre te vendosi perderisa cdo gje ndodh brenda trupit te saj dhe per me teper cdo pasoj bie mbi te.
Plus qe shmang vdekjen e dyfishte ( per ata qe konsiderojne fetusin dhe ne periudhen 2-3 muajshe individ, dhe kjo varet dhe nga besimi dhe bindjet ) , nqs nje femer e ka vendosur te abortoj ( dhe sidomos ktu ne shqiperi ku mentaliteti dhe paragjykimet bejne ligjin ) do abortoj , ceshtja eshte qe bie ne duar te gabuara.
Per te gjykuar tani si te papergjegjshem apo jo, mizore apo jo , s'mendoj se eshte zgjidhja (dhe rasti) sepse po te flisnim per mizori dhe papergjegjshmeri do flisnim jo vetem per femren se nuk ngeli vet shtatzan!!!! Shkaqet e abortit jane 1.perdhunimet ( kshuqe kur flisni per parandalime mundesisht porosisni manjaket te marrin masa parandaluese me vete!!!!! ) 2.femra gjendet pa mbeshtetje ( shumicen e rasteve nga bashkfajtori, partneri ...dhe familja ndonjeher) keshtuqe jane nje sere faktoresh qe e detyrojne , nuk mjafton te thuash jepi mundesine e pastaj coje ne nje jetimore, sepse eshte nje periudhe prej 9 muajsh qe do i ndryshoje gjithe jeten....nderkoh qe per nje mashkull eshte e thjeshte te flasi dhe te marri rolin e " te mirit "
ideja e ktyre arsyeve ishte qe kur flisni per abortin flisni dhe per shkaktarin kryesor( asnje se ka permendur BABAIN ...ah po e ka permendur njeri..ku thoshte qe duhet konsultuardhe per mendimin tim: nqs gjendet nje baba aty sbesoj se do kishte sh aborte, dhe nqs nqs vertet eshte ky rast ateher ben mire te sherbej vetem si mbeshtetes i mire dhe te ndihet ne faj qe sban dot aq faj sa po mban ajo femer ne ato caste ), kush aborton nuk aborton se ka shume zgjidhje!!!!

Postuar nga belga datë 19 Korrik 2008 - 22:36:

Angry ç'mendim keni per abortin ?

persa i perket abortit nuk jam aspak dakort te besh abortin eshte nje mekat i madh qe s' mund te falet;
persa i perket vajzave i keshilloj te jene te kujdeshme sot ne kete kohe ekziston çdo gje per tu mbrojyur kunder shtatzanise e mos te shkosh deri atje ku mendon te besh abortin mbasi eshte teper vone?
pershendetje belga

Postuar nga perseri datë 19 Korrik 2008 - 23:26:

prsh belga,
ai eshte mendimi jot ,normalisht i respektueshem ....por nje pyetje kisha , pse nuk thua " keshilloj vajzat dhe djemte qe te kene kujdes "( kam thene dicka ne postimin e mesiperm per punen e njanshmerise ne ndarjen e fajeve dhe NGECJEN e pergjegjesive )

dhe njerzve qe jane kaq sh kunder abortit saqe e konsiderojne si krim, u keshilloj te perdorin si keshille jo vetem mjetet mbrojtese , apo ate argumentin e ster degjuar te parandalimit ( nderkoh qe diskutimi eshte per pjesen me mbrapa po nejse ) ...pse nuk provojne keshilla te tipit " meshkuj me te pergjegjshem , me mbeshtetes, qe nuk perdhunojne, qe nuk braktisin, qe e permbajne ate justifikimin idiot te shume perdorur "instikt"?????? "

Postuar nga diabolic datë 20 Korrik 2008 - 00:04:

Nuk e di , kjo zgjedhje i takon nje femre, eshte ajo qe do ta vuaj me shume, eshte ajo qe psikologjikisht do te vuaj pasojat.Une nuk jam kundra , per mua njeriu duhet te jete i lire te zgjedhi .Ka shume faktor dhe shume surpriza qe jeta te ofron dhe ti nuk mund te programosh asgje.
Ka raste qe aborti eshte zgjidhja e vetme keshtu qe une nuk kam te drejten te gjykoj askend.
Nejse gjithsesi nese mund te evitohet aborti atehere do te ishte me mire.

Diabolic...

Postuar nga nostalgjia datë 04 Dhjetor 2008 - 07:03:

nuk ka femer ne bote q ete mos e doje ate qenje qe po krijon brenda vetes ,,se nena eshte nene qysh ne momentin qe e merr vesht qe eshte shtatzene ,,por shiko sesa te veshtira jane situatat dhe sa pak mendojne njerezit per te gjetur zgjidhjen me te mire saqe aborti vjen si nje shpetim ,,,por le tjua them une nga experienca e jetes time ,,,nuk eshte lehte te harrosh dhe jo gjithmone aborti sejll lumturi""dhe shpetim ...uroj qe shoqeria jone nje dite te jete me civilizuar per te parandaluar shtatzanine e parakoshme dhe te padeshiruar por ne te njejten kohe te mos jemi kaq te prere per te vrare ,,femijen dhe bashke me te dhe nje pjese te asaj femre ,,, sduhet harruar kurre se femija eshte viktima ketu ,,dhe sa per akrieren apo endrat te gjitha behen po te kesh deshire,vullnet e gucim ...fatkeqesisht jo te gjithe njerezit kane keto cilesi dhe ketu qendron ndyshimi ne menyren sesi reagojne ne lidhje me kete problem ,,ne fund te fundit per mau sejcili duhet t epyese veten e vet...A eshte kjo ajo qe une dua ,,a mund te jetoj me kete zgjidhje ,a do kem mundesi te jem e lumtur ..a kam force ta perballoj ,,,,a do behem pishman nje dite ,,,dhe harro cfare do thone te tjeret ,,se ato do ahrrojne me shpejt sesa mendon ti ,,,cudia me e madhe 3 dite zgjat ,,,,,

Postuar nga kotka datë 04 Dhjetor 2008 - 07:12:

kurre nuk kam abortuar dhe kurre nuk e pranoj abortin si ane morale, persa i perket anes shendetsore eshte tjeter gje qe varet nga vendimet e doktoreve.

Njerezit duhet te mesohen te jene te ndergjegjshem per cdo veprim qe kryejne ne jete...

my answer NNNNOOOO

Postuar nga nostalgjia datë 04 Dhjetor 2008 - 07:53:

Re: flm tina per temen qe ke hapur

Citim:
Po citoj ato që tha julianna^
nje shoqja ime mbeti shatezene pa dashje.eshte vetem 16 vjece.
kur e mori vesh qe ishte shtatzene i tha te dashurit qe eshte 25 vjec dhe ai e la duke i thene qe sme pelqejne vajzat qe mbesin shtatzene qe tani.i tha prinderve dhe prinderit e ndihmuan ne fillim te abortoje dhe pasi mori veten nga abortimi prinderit e nxorren jashte nga shtepia duke i then qe "PROSTITUTA NUK DUAM NE SHTEPI"
ajo tani jeton tek tezja e saj ne itali.ka vepruar drejt prinderi ne kete rast????
po te kisha mbetur shtatzene dhe ne CMOSHE varet.

, per vajzen me vjen tre here keq se pari per veten e saj ,,per ate vendim qe ju desh te marre , se dyti per ate mashkull qe nuk di se cfare eshte dashuria e vertete dhe i theu zemren ,,dhe se treti dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe per prinderit qe nuk e di cfare fituan por nje gje e di mire humben femijen e tyre ,,ate vajze qe mezi e rriten ,,qe kishte nevoje per to me shume se kurre ne keto situta ,,ate sjua fal kurre ,,prinderit duhet te qendrojne me femijen ne cfaredo situate sado e turpshme te duket se ska turp me te madhe se te genjesh veten tende ,,,zoti qofte me te dhe i uroj lumturi te pafund .....

Postuar nga bambollina datë 07 Dhjetor 2008 - 02:58:

hey...kjo teme eshte shume me e thelle se sa po konceptohet e thuhet ketu....po mundohemi te gjejme fajtorin ,te gjejme masat parandaluese etj...po ja,NDODHI...smund te kthehesh pas e te mendosh per ato gjera...po sikur te dy partneret te jene adoleshente??/po sikur te dy ta duan kte femije???????po per shkak te moshes paragjykimeve te mos mund ta mbajne???si i behet??/?ske asnje mundesi te ikesh,ske asnje mundesi ta rrisesh ate femije ashtu sic ti enderrove gjith jeten tende....dhe per shume e shume arsye te tjera kryhet aborti..dhe as dhenia per adoptim seshte e lehte...imagjinoni vuajtjet e nje nene qe sheh femijen e tij ta rrise dikush tjeter pa mundur ta puthe dhe ta perkedhele qenien e saj???ate qe ajo do me sh ne ket bote????????eshet e lehte te flasesh kur sperballesh me faktin...dhe sh nga ju qe thane do e mbajme besoj do ndrronin opinion....

Postuar nga lost_soul datë 07 Dhjetor 2008 - 06:29:

Mendoj qe bota s'ka pune te fuse hundet te barku i nje femre.

Postuar nga IQVLORA datë 08 Dhjetor 2008 - 20:13:

Dakord me ju kotka.Jam kategorikisht kunder abortit,si per grate e martuara dhe per vajzat.Ne kete menyre nuk mund te fshihen mekatet e tyre.
Jam shume dakord per abortin qe behet per arsye te rrezikimit te jetes se femres.
Kushdo duhet te paguaje per veprimet e pa matura ne jete.Pesimet duhet te behen mesime per to dhe per te tjerat.

Postuar nga Balerina datë 08 Dhjetor 2008 - 20:25:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Mendoj qe bota s'ka pune te fuse hundet te barku i nje femre.

Ah, lost_soul...kam muaj qe e them kete fraze, po me nje ndryshim "shteti duhet t'i mbaje ligjet jashte mitres se femres."
Aborti per njerezit eshte konflikt moral...dhe ata duhet te lihen te qete te zgjedhin se cfare moralesh do te mirepresin se cfare jo.

Postuar nga kotka datë 08 Dhjetor 2008 - 20:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina

Ah, lost_soul...kam muaj qe e them kete fraze, po me nje ndryshim "shteti duhet t'i mbaje ligjet jashte mitres se femres."
Aborti per njerezit eshte konflikt moral...dhe ata duhet te lihen te qete te zgjedhin se cfare moralesh do te mirepresin se cfare jo.

KONFIRMOJ 100%
si parim jam per JO personalisht, por edhe qe te nderhyje shteti ne vendimet e nje femre edhe kjo me duket shume absurde.

Postuar nga cupka datë 08 Dhjetor 2008 - 22:05:

C'mendim keni mbi abortin?

Mendoj qe eshte vendim shume personal dhe nuk i perket askujt pervec asaj femre te vendose cfare eshte e drejte dhe e duhur mbi shtatzanine e saj.

Ligjet jo e jo qe nuk kane pune ne kete ceshtje, por askush tjeter nuk ka te drejte te kaloje gjykime mbi dike qe vendose te abortoje.

Postuar nga akrepi2008 datë 08 Dhjetor 2008 - 22:08:

Pse valle vetem pasja e mitres e beni te njeanshem vendimin e abortin. nje baba nuk ka te drejten hynore te kete femije?
Turinjt nuk do ti fuse kush ne miter te femrave por zgjedhja nuk eshte vetem e saje. Valle kjo eshte e drejte per te vrare?

Edhe nje gje tjeter. Para se te behet mbartese e femijes femra kryen nje akt qe nuk eshte thjeshte fekondim. Deshiren per femije e kane te dy dhe te dy duhet te vendosin nese duhet apo jo te hiqet femija.

Postuar nga AndreaPirelli datë 08 Dhjetor 2008 - 22:13:

Citim:
Po citoj ato që tha akrepi2008
Pse valle vetem pasja e mitres e beni te njeanshem vendimin e abortin. nje baba nuk ka te drejten hynore te kete femije?
Turinjt nuk do ti fuse kush ne miter te femrave por zgjedhja nuk eshte vetem e saje. Valle kjo eshte e drejte per te vrare?

Edhe nje gje tjeter. Para se te behet mbartese e femijes femra kryen nje akt qe nuk eshte thjeshte fekondim. Deshiren per femije e kane te dy dhe te dy duhet te vendosin nese duhet apo jo te hiqet femija.

Shtove ndonje centimeter kete weekend ti?????????

Postuar nga akrepi2008 datë 08 Dhjetor 2008 - 22:19:

Citim:
Po citoj ato që tha turll

Shtove ndonje centimeter kete weekend ti?????????

kush une? ..cne une skam cupe!! une te gjate e kam patur dhe e kam...o zot...biografine them

Pastaj...cthem edhe une...une nje cope pjatalares jam dhe na takon te kemi shume femije... :welcome

Postuar nga AndreaPirelli datë 08 Dhjetor 2008 - 22:41:

Kur te kem pak kohe do e nderroj dhe une posterin ne firme ......... . Perfitoj nga rasti t'u bej thirrje dhe nje here kolegeve te bashkohen ne klubin tone profesional ......... . Kaq per sot se erdhi ora drekes ......... u mbush lavamani .... .

Postuar nga akrepi2008 datë 08 Dhjetor 2008 - 22:47:

lene mer cun se une tashti sa u ktheva nga doktorri. Une i shkreti shkova dhe i thash se du ndihme se nuk i heq dot dorezat...kurse doktorri me tha; ti mer cun nuk ke doreza fare
te duket sikur ke se t'i ka bo detersivi duret keshtu
rrespekte me tha se qe cun puntor dhe trim

:cincin

Postuar nga briseide datë 08 Dhjetor 2008 - 22:51:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Dakord me ju kotka.Jam kategorikisht kunder abortit,si per grate e martuara dhe per vajzat.Ne kete menyre nuk mund te fshihen mekatet e tyre.
Jam shume dakord per abortin qe behet per arsye te rrezikimit te jetes se femres.
Kushdo duhet te paguaje per veprimet e pa matura ne jete.Pesimet duhet te behen mesime per to dhe per te tjerat.

Absurde Iqvlora si mund te jeni kunder abortit vetem per te bere te ditur "mekatin"?!!Sikur s'po flitet per qenie njerezore.

Jam d'akord me nderhyrjen e shtetit,duhet nje fare ekuilibri.Ka pro dhe kunder,"vrasje" masive kunder numrit te madh te femijeve te abandonuar neper spitale.Cdo person duhet te mbaje pergjegjesite e veta.

Jam kunder abortit,krim kunder dikujt qe ka gjakun tend,"mrekulli" e dashurise shpirterore(nenkuptohet fizike!!)midis dy personave.Uroj te mos te gjendem ne ndonje moment qe do me detyronte te ve ne hipoteze zgjedhjen.

Postuar nga lost_soul datë 09 Dhjetor 2008 - 04:29:

Absurde Iqvlora si mund te jeni kunder abortit vetem per te bere te ditur "mekatin"?!!Sikur s'po flitet per qenie njerezore.
I drejte si argument. Nuk duhet te shperdorohet nje jete e ardhshme per arsye shoqerore.

Absurditeti qendron ketu: Jam d'akord me nderhyrjen e shtetit,duhet nje fare ekuilibri. Me nje njejten llogjike si iqvlora, je kunder abortit per disa arsye shoqerore (c'hyn ketu ekuilibri?)

Jam kunder abortit,krim kunder dikujt qe ka gjakun tend,"mrekulli" e dashurise shpirterore(nenkuptohet fizike!!)midis dy personave.Uroj te mos te gjendem ne ndonje moment qe do me detyronte te ve ne hipoteze zgjedhjen.
Perseri kundeshton veten bris
Aborti eshte ceshtje principi. Nese je kunder tij, nuk ka sesi te vije ndonje moment ku te gjendesh ne dyshim per zgjedhjen.

Postuar nga akrepi2008 datë 09 Dhjetor 2008 - 04:49:

Kot nuk u bera gjinekolog... me gjith keto pro-abortiste di isha bere i pasur.

PS: shyqyr abortojne vetem femrat thuaj ...

Postuar nga lost_soul datë 09 Dhjetor 2008 - 05:11:

Me mire pjatalares po he. Pune e thjeshte por e lavdishme dhe pa ambiguitete morale

Ika iher, para se t'me beje truri ndonje abort :p

Postuar nga Balerina datë 09 Dhjetor 2008 - 06:00:

Thumbs up George Carlin mbi abortin

Per ata qe mbajne nje mendje te hapur, dhe qe kuptojne anglisht. Jo gjithcka qe thote eshte per tu marre per baze, sepse fundja eshte komedi...por fjalet e tij kane vertetesi ne to. Nga minuta 3:40 fillon me seriozitet dhe i bie ne te me shume pika me nje arsyetim te celikte.

Postuar nga IQVLORA datë 09 Dhjetor 2008 - 14:12:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide

Absurde Iqvlora si mund te jeni kunder abortit vetem per te bere te ditur "mekatin"?!!Sikur s'po flitet per qenie njerezore.

Jam d'akord me nderhyrjen e shtetit,duhet nje fare ekuilibri.Ka pro dhe kunder,"vrasje" masive kunder numrit te madh te femijeve te abandonuar neper spitale.Cdo person duhet te mbaje pergjegjesite e veta.

Jam kunder abortit,krim kunder dikujt qe ka gjakun tend,"mrekulli" e dashurise shpirterore(nenkuptohet fizike!!)midis dy personave.Uroj te mos te gjendem ne ndonje moment qe do me detyronte te ve ne hipoteze zgjedhjen.

Duke urryer tradhetine dhe genjeshtren eshte njera arsye.Po, kerkoj diskreditimin shoqeror te mekatarve dhe si pasoje edhe ndalimin e abortit.Por edhe keto duhen ndare,sepse ka raste qe femres i ndodh nje shtatzani kunder deshires se saj dhe ajo nuk eshte fajtore.Pra ne raste vilente ose ne raste luftrash e konfliktesh etj.Eshte mashkulli qe duhet diskredituar e duhet te paguaj.Ka edhe arsye te tjera kunder abortit.Shume nga ata qe diskutojne e jane pro a besojne ne zot?Nqse po dhe jane pro abortit ata jane mashtrues e kriminele,sepse vrasin me deshire qenie njerzore.Besoj e dini qe kisha eshte kunder abortit

Postuar nga cupka datë 09 Dhjetor 2008 - 19:44:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
[BAborti eshte ceshtje principi. Nese je kunder tij, nuk ka sesi te vije ndonje moment ku te gjendesh ne dyshim per zgjedhjen. [/B]

Teorikisht eshte e vertete kjo qe thua, megjithate historikisht njeriu kurre nuk e di me siguri e bindje te patundshme ate qe do praktikoje ate moment te caktuar kur i duhet te vendose. Ic fare nuk je lenient, shume i prere dreqi ta haje (si ateist qe te kam, kete fjalen 'dreqi' zevendesoje me dicka tjeter)

Shoke,

Aborti, nuk behet per hobi apo per te mbushur nje pasdite bosh. Nje femer e rene shtatzane po arriti te konsideroje abortin si opsion, atehere dukshem qe konditat e jetes se saj (dhe te partnerit te saj, kete e thash enkas per Akrepin) qofshin ato shendetesore, financiare apo mosha e re etj nuk ja lejojne mbajtjen e femise.
Ate femi ne bark te saj nuk e do me shume nga vete prinderit, ligji apo Maliqi, ndaj dhe keta, pra ligji dhe shoqeria duhet te shikojne punet e tyre. Jam dakort qe do ishte shume me e udhes te mos biesh shtatzane por gabime ndodhin, ja re, nuk mund te rregullosh gabimin me gabim (duke mbajt femine). Ju duket e drejte ti jepni perparesi shtatzanise, ti jepni te drejte nje embrioni, nje jete akoma te paformuar dhe te shumezoni me zero jeten aktuale te nenes e te babait? Te mos harrojme qe statistikisht, perqindja me e madhe e krimineleve jane pikerisht keta femi te cilet u rriten si mos me keq nga prinder adoleshente, te pa shkolluar, te pa punesuar, drogaxhinj e si rrjedhoje dhe keta femi ne te njejtat hapa do ecin, sepse jeta eshte rreth vicioz dhe eshte shume e veshtire te shkeputesh nga cikli.

Balerina, it doesn't play on my computer. Na thuaj c'thote in a nut shell ne nje fjali.

Postuar nga kotka datë 09 Dhjetor 2008 - 19:59:

Citim:
Po citoj ato që tha cupka

Balerina, it doesn't play on my computer. Na thuaj c'thote in a nut shell ne nje fjali.

ah cupka ke humbur shume te mos shohesh kete clip, eshte shume funny.

ajo me kryesorja qe thote ky miku lart eshte se "carboni dhe qymyri jane zanafilla e jetes, dhe ne duhet te denohemi te gjithe si shoqeri, qe djegim qymyrin dhe perdorim carbonin" kjo ishte ajo qe mua me beri te qesh me shume.

Dhe e dyta qe nuk me beri te qesh, por te qaj thote se" politikanet shqetesohen me shume per embrionet e javes se pare, ne vend qe te shqetesohen per day care dhe programet parashkollore"

pak a shume ate qe thua ti cupka

respekt

Postuar nga cupka datë 09 Dhjetor 2008 - 20:12:

ti cfare qendrimi ke Kotka?

Postuar nga AndreaPirelli datë 09 Dhjetor 2008 - 20:18:

Citim:
Po citoj ato që tha cupka

Teorikisht eshte e vertete kjo qe thua, megjithate historikisht njeriu kurre nuk e di me siguri e bindje te patundshme ate qe do praktikoje ate moment te caktuar kur i duhet te vendose. Ic fare nuk je lenient, shume i prere dreqi ta haje (si ateist qe te kam, kete fjalen 'dreqi' zevendesoje me dicka tjeter)

Shoke,

Aborti, nuk behet per hobi apo per te mbushur nje pasdite bosh. Nje femer e rene shtatzane po arriti te konsideroje abortin si opsion, atehere dukshem qe konditat e jetes se saj (dhe te partnerit te saj, kete e thash enkas per Akrepin) qofshin ato shendetesore, financiare apo mosha e re etj nuk ja lejojne mbajtjen e femise.
Ate femi ne bark te saj nuk e do me shume nga vete prinderit, ligji apo Maliqi, ndaj dhe keta, pra ligji dhe shoqeria duhet te shikojne punet e tyre. Jam dakort qe do ishte shume me e udhes te mos biesh shtatzane por gabime ndodhin, ja re, nuk mund te rregullosh gabimin me gabim (duke mbajt femine). Ju duket e drejte ti jepni perparesi shtatzanise, ti jepni te drejte nje embrioni, nje jete akoma te paformuar dhe te shumezoni me zero jeten aktuale te nenes e te babait? Te mos harrojme qe statistikisht, perqindja me e madhe e krimineleve jane pikerisht keta femi te cilet u rriten si mos me keq nga prinder adoleshente, te pa shkolluar, te pa punesuar, drogaxhinj e si rrjedhoje dhe keta femi ne te njejtat hapa do ecin, sepse jeta eshte rreth vicioz dhe eshte shume e veshtire te shkeputesh nga cikli.

Balerina, it doesn't play on my computer. Na thuaj c'thote in a nut shell ne nje fjali.

Postuar nga kotka datë 09 Dhjetor 2008 - 20:26:

Citim:
Po citoj ato që tha cupka
ti cfare qendrimi ke Kotka?

Eshte shume ceshtje e komplikuar edhe po te c'vishemi nga parimet fetare.
Une si person nuk e kam pranuar dhe nuk do ta pranoj abortin ne veten time, sikur edhe ushtare ti rreshtoja femijet e mij, jam e pergjegjshme per veten time, but the reality is that not all the people are me.
Ne kete rast opinioni im ndryshon dhe do te pranoja me mire abortin se sa varferine dhe mizerjen.

Postuar nga lost_soul datë 09 Dhjetor 2008 - 21:38:

Citim:
Po citoj ato që tha cupka

Teorikisht eshte e vertete kjo qe thua, megjithate historikisht njeriu kurre nuk e di me siguri e bindje te patundshme ate qe do praktikoje ate moment te caktuar kur i duhet te vendose. Ic fare nuk je lenient, shume i prere dreqi ta haje (si ateist qe te kam, kete fjalen 'dreqi' zevendesoje me dicka tjeter)

Shqiperia c'ka qene, c'eshte dhe c'do te jete thoshte Samiu.

Bindjet ndryshojne natyrisht ne varesi te rrethanave etj.
Ceshtja eshte qe ndryshe nga Samiu, ne te tjeret nuk mund ta dime cilat do te jene bindjet tona, sepse rrethanat nuk dihet si do te jene.
Ah se u gabova, ne kete rast dihen edhe rrethanat qe mund te gjendemi (nje shtatezani e padeshiruar pra), keshtu qe edhe bindjet pershtaten/luhaten sipas tyre.

Nuk e dija qe ata qe jane kunder abortit jane kunder tij vetem kur shtatezania eshte e deshiruar. :p

Postuar nga amor alucius datë 10 Dhjetor 2008 - 00:14:

Ne radhe te pare njeriu kur vendose te kete nje jete seksualisht aktiv, duhet te marre parasysh pasojat; nese shtatzanite s'jane nje opcion atehere duhet te marrin masa qe t'a parandalojne. Ne vitin 2008 eshte budallek te mos jesh ne gjendje te mbrosh veten nga shtatzanite e padeshiruara. Kurse te tjeret qe s'jane ne gjendje qe te marrin as minimumin e pergjegjesive sa te mbrojne veten dhe partneren ne kete prizem, s'duhet te ia hyjne fare kesaj rruge pasi psikologjisht s'jane akoma ne gjendje te konceptojne seksin dhe pasojat e tija.

Une jam kunder abortit; aborti eshte nje vrasje si pasoje e mungeses te pergjegjesise...si mund te miratoj njerezit qe s'marrin pergjegjesite e akteve te tyre ne jete?!

Postuar nga IQVLORA datë 10 Dhjetor 2008 - 17:59:

Postuar nga shelgu datë 31 Dhjetor 2008 - 20:39:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ne radhe te pare njeriu kur vendose te kete nje jete seksualisht aktiv, duhet te marre parasysh pasojat; nese shtatzanite s'jane nje opcion atehere duhet te marrin masa qe t'a parandalojne. Ne vitin 2008 eshte budallek te mos jesh ne gjendje te mbrosh veten nga shtatzanite e padeshiruara. Kurse te tjeret qe s'jane ne gjendje qe te marrin as minimumin e pergjegjesive sa te mbrojne veten dhe partneren ne kete prizem, s'duhet te ia hyjne fare kesaj rruge pasi psikologjisht s'jane akoma ne gjendje te konceptojne seksin dhe pasojat e tija.

Une jam kunder abortit; aborti eshte nje vrasje si pasoje e mungeses te pergjegjesise...si mund te miratoj njerezit qe s'marrin pergjegjesite e akteve te tyre ne jete?!

Je e sigurt qe eshte budallallek?

Sa racionale qe shtiresh maj ti.

Nejse gezuar Vitin e Ri.

Postuar nga girly_ datë 14 Janar 2009 - 19:01:

Aborti eshte nje e keqe e domosdoshme..duke pare gjithmone rrethanat qe te cojne te abortosh..nese behet thjesht x nje moment pakujdesjeje eshte krim,pasi ka mjete x ta ndaluar..nese behet x arsye shendetesore te femijes apo nenes atehere aborti ndoshta eshte zgjidhja..

Postuar nga erious datë 21 Maj 2009 - 00:09:

varet nga kushtet... varet shume dhe nga femra, nese mashkulli ndjen per te pranon si femine por dhe me lehte abortin... Meshkujt shpesh bejne dashuri me femra qe nuk i pelqejne por vec sa me bo detyren kur i thon ne keto raste ka gjithnje dhe mosmarreveshje... Gjithsesi ajo qe dua te them esht qe Abortin s'ka mashkull besoj qe esht kundra, pervec ndonji idioti te indoktrinum

Postuar nga Deb* datë 21 Maj 2009 - 00:20:

Aborti eshte nje krim ndaj nje krijese te pafajshme. Sjell deme jo vetem ne shendetin e nenes, por dhe nga ana emocionale. Une kam bere nje abort, jo per fajin tim. Shpesh fajesoj veten qe mund te kem bere dicka gabim qe coi ne vdekjen e femijes, edhe pse shtatezania ime ishte me rrezik te larte deshtimi qe ne fillimet e saj.

Por megjithate ne disa raste mendoj se eshte e domosdoshme. P.sh kur ve ne rrezik jeten e nenes.

Postuar nga SmoKer datë 21 Maj 2009 - 00:32:

Kundra abortit.

Postuar nga erious datë 21 Maj 2009 - 00:34:

kur femra ben femije, behet hiene e tmerrshme... dhe qe nga ky moment e dominon burrin e saj, si dhe ne familjen e saj sundon, gjithsesi un jam demokrat si te doje ajo le te beje, puna e veshtir esht kur ta len kopilin ne dere por kur e ka vete o thjesht ketu

Postuar nga BIONDIA datë 21 Maj 2009 - 00:34:

Jam pro abortit sepse perpara se te strafol budallalleqe e te bej moral te tjereve duhet te kuptoj ato qe shkojne ne kete shkalle sa te heqin nje femi ....eshte e lehte nga tastiera e nje pc te japesh mend te gjykosh por shume e veshtire te mendosh se cfare kalojne keto femra (te martuara dhe jo) nuk besoj se aborti eshte nje gje e lehte dhe ajo qe e ka provuar e di dhe rreziqet qe sjell kjo gje ......ka shume lloj abortesh per shume arsye por sdo quaja kurre krim nje abort ndoshta krim eshte ajo nene qe e ben ne pastaj e len ke kazani i plehrave o e vret ky eshte krim

ps.debora e di se cfare ndien e kam evituar shpesh kete teme eshte nje ndienje faji qe ste iken kurre e te mundon shume ...

Postuar nga AngelDevil datë 21 Maj 2009 - 00:35:

Citim:
Po citoj ato që tha notorious
kur femra ben femije, behet hiene e tmerrshme... dhe qe nga ky moment e dominon burrin e saj, si dhe ne familjen e saj sundon

si arrite ne kete konkluzion apo flet nga eksperienca personale ti

  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.