Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Prej kohesh.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9694)


Postuar nga shelgu datë 23 Gusht 2009 - 04:44:

 bukur


Postuar nga Prrijungg datë 05 Janar 2010 - 23:55:

Flej

Flej.... por endrrat me kan ikur
Flej.... ndjenjat jan fikur
Humb ne terrin e zi
Dua te gjej driten qe je ti
Por ti iken.Perse s'me perqafon
Flej... enderra enderren e enderron
Por ato sekonda me duken shekuj
Dua te blej zjarr por blej uje
Flej... ne gjume jeta me shkoj
Flej... askush te mos me zgjoj


Postuar nga iliriusa datë 06 Janar 2010 - 09:36:

Ecim?

Ecim?
pergjate rruges se gjate?
Mbuluar me gjethe te blerta
me gjethe te kuqerremta
me gjethe te verdha?
Ecim?
Me zhurmen e bute te hapave.
Hapave te tu,
hapave te mi
gishtrinjte e tu shtrenguar
rreth gishtrinjeve te mi.
Ecim?
Derisa te gjejme diku
nje shteg mbushur me ngjyra
e me me shume drite
se vete syte e tu
kur ne shpirtin tend hyra.
Ecim?
Pa e ditur ku po shkojme
pa e ditur sa kohe do kaloj
Pa e ditur kur do ndalojme
Ecim!
Se asgje s'ka rendesi
per sa kohe gishtrinjte e tu
shtrengojne fort gishtrinjte e mi!

26 Tetor, 2009


Postuar nga shelgu datë 07 Janar 2010 - 05:31:

Ilirusa, perseri me nje motiv ritmik, te bukur, si nje kenge.


Postuar nga ingmetalboy datë 07 Janar 2010 - 09:36:

Re: Ecim?

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Ecim?
pergjate rruges se gjate?
Mbuluar me gjethe te blerta
me gjethe te kuqerremta
me gjethe te verdha?
Ecim?
Me zhurmen e bute te hapave.
Hapave te tu,
hapave te mi
gishtrinjte e tu shtrenguar
rreth gishtrinjeve te mi.
Ecim?
Derisa te gjejme diku
nje shteg mbushur me ngjyra
e me me shume drite
se vete syte e tu
kur ne shpirtin tend hyra.
Ecim?
Pa e ditur ku po shkojme
pa e ditur sa kohe do kaloj
Pa e ditur kur do ndalojme
Ecim!
Se asgje s'ka rendesi
per sa kohe gishtrinjte e tu
shtrengojne fort gishtrinjte e mi!

26 Tetor, 2009



te ben te ndjehesh mire. Shume bukur Iliriusa.


Postuar nga iliriusa datë 07 Janar 2010 - 09:52:

Cedrus dhe Ingmetalboy faleminderit per komentin.
Kjo poezi ka qene rezultat i insistimit te shume personave qe une te shkruaja dicka te nje natyre pozitive edhe kjo ishte perpjekja ime per ti kenaqur. Shpresoj t'ja kem arritur rezultatit.
Do te me pelqente te merrja kritikat tuaja akoma me teper. Nqs s'e keni bezdi do t'ju sugjeroja te lexonit me teper ne linkun : http://www.facebook.com/pages/Phila...03824880?ref=ts


Postuar nga ingmetalboy datë 07 Janar 2010 - 10:02:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Cedrus dhe Ingmetalboy faleminderit per komentin.
Kjo poezi ka qene rezultat i insistimit te shume personave qe une te shkruaja dicka te nje natyre pozitive edhe kjo ishte perpjekja ime per ti kenaqur. Shpresoj t'ja kem arritur rezultatit.
Do te me pelqente te merrja kritikat tuaja akoma me teper. Nqs s'e keni bezdi do t'ju sugjeroja te lexonit me teper ne linkun : http://www.facebook.com/pages/Phila...03824880?ref=ts



u perpoqa te ndiqja linkun por thote "there are no discussions". anyway per kritika mua nuk me ke, por besoj se ato jane pika e forte e cedrusit.


Postuar nga iliriusa datë 07 Janar 2010 - 10:06:

Provoje serish se besoj tani duhet te jete ne rregull. Nqs te krijon probleme serish thjesht kliko tek 'wall' e s'duhet te kete asnje problem.
Megjithate besoj se edhe ti mund te me ndihmosh, ne mos me nje kritke, atehere me nje sugjerim.


Postuar nga ingmetalboy datë 07 Janar 2010 - 10:07:

me gjithe qef atehere. I will do my best.


Postuar nga iliriusa datë 13 Nëntor 2010 - 08:37:

Ti vjen... (2)

Ti vjen dhe ulesh ne prehrin e pranveres,
e me rrefen per endrrat gjithe drita.
E trazon ajrin me ngjyrat e shpreses
edhe e vesh shpirtin me grimca te brishta.

Ti vjen edhe e ul koken ne prehrin tim.
Syte e bukur kundrojne qiellin blu.
Te ngjyrosen embel ne te bukurin mendim
qe me peshperit lehtazi aty ketu.

Ti vjen edhe ulesh perpara meje.
Mbush duart gjithe petale roze
e me mbulon me shi pranvere,
teksa grushta petalesh mbi mua rrezon.

Ti vjen edhe me ulesh ne shpirt ketu.
Edhe une qesh ashtu shkujdesur.
E perhumbur ne pranveren ne syte e tu.
Floket e erret gjithe petale veshur.

Per me teper ndiq linkun: http://www.facebook.com/pages/Unite...aj/168303824880


Postuar nga Glaukus datë 21 Prill 2011 - 04:43:

Re: Ti vjen... (2)

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Ti vjen dhe ulesh ne prehrin e pranveres,
e me rrefen per endrrat gjithe drita.
E trazon ajrin me ngjyrat e shpreses
edhe e vesh shpirtin me grimca te brishta.










- Edhe 100 Iliriusa !!!!


Postuar nga iliriusa datë 21 Prill 2011 - 08:53:

Ahaha, faleminderit Glaukus! S'e prisja kete urim nga kjo faqe ketej matan. Rrofshin e-mailet qe na lajmerojne se perndryshe do te shkonin dem keto urime!


Postuar nga moonlight datë 21 Prill 2011 - 19:37:

Re: Marrezi

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Edhe zvarritem dalngadal
me thonje gervish token e thare
kerkoj nje shpresez te cal
ne kete bote te eger te marre.

E shoh diku ne nje peme varur!
kush mi vrau shpresat mua?
ne shpirt endrrat kush mi ka kallur?
te ndeshkoj tjeter vec meje s'dua.

Edhe zvarritem, cirrem, zhgrryhem
gervish kraharorin dhe mendoj
krisem, ciflosem e here here thyhem
e gjithesesi vazhdoj jetoj.

Gelltit te qeshuren e shkujdesur
buzqeshjen e kafshoj me dhemb
Kush ne kete bote vertet ka qeshur
dhe s' ia kane shkelur te qeshuren me kemb?



Kete do vecoja une. Pse??? Sepse ne cdo germe me duket sikur shoh veten time.
Ju pershendes.


Postuar nga iliriusa datë 29 Maj 2011 - 10:20:

Faleminderit! Pershendetjet e mia gjithashtu!


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.