Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datë 01 Nëntor 2010 - 17:50:

Hakerët keqpërdorin sekretet ushtarake

Hakerët, adresat elektronike të të cilëve janë nga Kina kanë vjedhur dokumente sekrete të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, duke u prezantuar si përfaqësues nga Koreja e Jugut.

Mediat jugokoreane raportuan se hakerët kanë ardhur deri te të dhënat kur zyrtarët jugokoreanëe kanë hapur dosje në e-mail në të cilin ndër të tjera, njoftohej për vizitën e liderit koreano-verior Kim Jong-il në Kinë.

Mail-at janë dukur sikur kanë qenë të dërguar nga adresa e një zyrtari jugokorean dhe një diplomat, mail-at kanë përmbajtur program të fshehur që aktivizohet me hapjen e email-it.

Mediat nuk kanë raportuar akoma kur ka ndodhur.

Shërbimet e Koresë së Jugut konfirmuan se kanë bërë paralajmërime deri në qeveri për rrezikun nga e-mail të tillë.


  Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.