Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Vllaznia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1935)


Postuar nga AlbJuve datë 27 Shtator 2003 - 17:24:

VLLAZNIA :

Kuqeblutë, gati për surprizë

Kuqeblutë duken tepër të vendosur për të bërë diçka të mirë në takimin e sotëm ndaj Tiranës. Mbi të gjitha, shkodranët e Vllaznisë janë të tendosur për të kërkuar edhe rezultatin pozitiv, çka do të përbënte frenimin e parë të bardhebluve në këtë fillimkampionati. Te të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë duket qartë dëshira për t'u paraqitur mirë në këtë takim. Edhe drejtuesit e klubit janë të bindur se futbollistët shkodranë, në takimin e sotëm, do të tregojnë vlerat e vërteta të tyre. Presidenti Çela dhe stafi i tij, gjatë këtyre ditëve, u kanë qëndruar pranë lojtarëve, për t'u dhënë zemër e moralin e duhur në prag të kësaj sfide tepër të rëndësishme. Për sa i takon formacionit me të cilin do të luajë Vllaznia sot, tashmë është e qartë se Edi Martini, sulmuesi i njohur i saj, nuk do të jetë i gatshëm. Trajneri Haxhiosmanoviç ka vendosur edhe për njeriun që do ta zëvendësojë. Në fushë do të jetë sulmuesi i ri, Franc Ahu, që do të rreshtohet kësisoj përkrah kapitenit Sinani në vijën e parë të sulmit. Ndeshjet mes këtyre ekipeve gjithnjë kanë dhuruar emocione dhe i kanë kënaqur të gjithë dashamirësit e kësaj loje të bukur. E përgjithshmja në kampin shkodran, në prag të sfidës së sotme me Tiranën, mund të përmblidhet në deklaratën e trajnerit të Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, i cili ka thënë: "Unë, për vete, nuk jam mësuar të humbas, prandaj këtë ide kam kërkuar ta përcjell gjithmonë te futbollistët. Sa për ndeshjen me Tiranën, dua ta përsëris edhe njëherë tjetër, se nuk do të luajmë për të humbur. Kam shumë besim se do të bëjmë diçka të mirë në këtë ndeshje."
Gjergj KOLA 'Sporti Shqiptar'


  Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.