Forumi Horizont Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)


Postuar nga Laudrup datë 01 Shkurt 2004 - 08:10:

Feja islame eshte nje faktor qe Shqiperia nuk futet ne Europe. gjithsesi, nuk eshte faktori kryesor. Te gjithe e dime qe ne antikitet, iliret kane qene paga, besues ne shume zot. Shqiperia eshte nder vendet e para ne bote qe u krishterizua, me katolik ne veri e orthodoks ne jug. Eshte tashme provuar se shqiptaret kane qene ata qe i kane dhene krishterimin sllaveve. Ne shekullin e 8, car Borisi i Bullgarise u pagezua ne kishen e Ballshit, i rrethuar nga prifterinj shqiptar.
Shqiptaret u bene mysliman ne fundin e shekullit te 18 dhe 19. Shpresoj qe kjo pyetje nuk ka te beje me ndarjen e shqiptareve nga feja. Rilindasit mysliman e te krishter e bashkonin shqiptarin nga kombesia, duke renditur fene si faktor dytesor.
Une skam asnje gje kundra islamizmit. Mendoj se shtete si franca e anglia i shohin shqiptaret mysliman sikur jane nga irani apo jordania. Ndryshe nga islamizmi ekstrem ne lindjen e mesme ku fene myslimane e perhapin me dhune, mysliamanet shqiptar jane shume tolerant. Une njoh shume njerez qe kane banuar prane xhamise se tabakeve apo medresese ne tirane, dhe hoxhallaret apo besimtaret mysliman ishin njerez tolerant qe i respektonin fete e tjera.
Se fundi, eshte e vertete qe roma ka nje vend qe quhet "Piazza Albania" dhe se ka nje statuje te gjergj kastriotit. Aty shkruhet "Protetore della Christianita", pra mbrojtesi i fese krishtere, mqs ndaloi pushtimin turk ne perendim.

PS: the patriot, nqs e ke fjalen per Shqiperine e Bashkuar nuk eshte mire te vesh Big Albania. Big Albania apo Greater Albania, eshte nje term serb, grek e maqedonas qe ka dmth-ien se toka jashte Shqiperise se sotme nuk eshte e jona. Fjala e sakte eshte United ose Ethnic Albania.


  Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.