Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Demokracine ne Shqiperi nuk e solli Berisha. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3699)


Postuar nga Ami- datë 25 Janar 2004 - 15:31:

Mua me duket Fajtori se ke nderruar kahet e drejtimit komunist!

Une nuk kerkoj asnjefare shpagimi e aq me pak hakmarrjeje. Thjeshte poo komentoja frazat e artikullit te Ramiz Alise.

Faktet qe une paraqita i faktova ne ditet e sotme duke i ilustruar me fakte dhe emra konkrete. Medimet e tua ti fajtori i ke hedhur ne ere dhe pa asnje baze llogjike apo ilustrative.

Studentet qe studjojne jashte une nuk i permblodha ne nje kllape te perbashket. Paraqita dy ekstremet ne baze te "profecise" se Ramiz Alise. Pra femijet e te perndjekurve qe do u jepnin nje pashaporte per ti hequr qafe dhe femijet e "privilegjuar" qe studjojne ne Universitetet me te mira te botes.

Diskutimet e mia i jane drejtuar vetem dy ekstremeve dhe nuk kam perfshire aspak masen e popullit qe qendron ne mes tyre.

Vijme tek postet qe kane zene ne shoqeri ish te Perndjekurit politike. Je i informuar gabim Fajtori kur thua se shumica kane vdekur. Sado qe te kene vdekur perseri kane mbetur shume figura qe kane dhene e mund te japin shume per Shqiperine. Mund te permend ketu thjeshte nje shembull konkret Visar Zhiti. Nje prej shkrimtareve me te suksesshem shqiptare i cili ka marre 6 çmime nderkombetare ndersa ne Shqiperi eshte i papune.

Ideja qe duhet te ngulisni ne koke eshte se ne krye te shtetit e Biznesit kemi akoma klasen e vjeter te cilat kane krijuar DINASTI TRASHEGUESE dhe jo vetem qe nuk i kane lene hapesire ish te Perndjekurve por as pjeses tjeter te popullit.

Ti fajtori thua se bijte e ish-bllokmeneve ishin te zgjuar dhe kane bere parate me zgjuarsi. Une sfidoj gjithkend qe te vertetetoje parate e vena me ndershmeri. Nuk ka studim qe mund te justifikoje investimet e sukseshme te biznesmeneve te medhej. Me pune ato para nuk vendosen, as me emigracion. Mund te arrihen ose me nje rezerve te pregatitur me pare, ose me krim, droge, prostitucion, kontrabande, korrupsion dhe mjete te tjera joligjore. Burimi i parave te biznesit jane vetem keto te mesipermet me ndonje perjashtim te vogel sepse ne asnje menyre tjeter te ndershme nuk ekziston mundesia ne Shqiperi per te bere milionat pale pale.

Ti fajtori thua se askush nuk mund te marre persiper zgjidhjen e Prones sepse do te humbte votat. Ti harron se PRONA eshte e shenjte. Hap cdo lloj libri te juridikut dhe shihe se sa te drejte ka shteti qe te luaje me pronen private. Shteti ka bere shume padrejtesi ne ndarjen e prones ka krijuar dy klasa pronaresh pronaret e vjeter dhe ata te rinj dhe nga keto konflikte jane vrare me teper njerez sesa ne periudhen e '97-tes.
Eshte cudi se si akoma partite politike punojne akoma per ceshtjet e prones nderkohe qe gjerat jane kaq te thjeshta sa i ben ti Fajtori. Por ligjet e botes nuk thone keshtu. Zgjidhja e problemit te Prones eshte celesi kryesor i investimeve te huaja dhe i hyrjes ne B.E.
Kongresmenet shqiptare e dine qe ky eshte nje problem qe duhet zgjidhur edhe pse atyre nuk u pelqen. Por ligji internacional nuk lejon interpretime apo padrejtesira.

Fajtori thote se ne asnje vend te botes nuk u kthehet pasuria atyre qe e zoterojne ate dhe qe u eshte rrembyer me te padrejte. Me akuzon mua per komunist nderkohe qe eshte gjeja me minimale te kthesh mallin e vjedhur aty ku e ke marre. Familjet e pasura une i permenda si mesherimi i padrejtesise. Sipas llogjikes se Prones me drejtesi duhet te ishin po ato familje qe te kishin ne dore pasurine dhe jo shtetaret. Pervetesimi i pasurimit nga ana e shtetareve permben shkeljen me evidente te te drejtave te njeriut.
Ti fajtori harron se atyre familjeve u jane marre me perdhune jo vetem pasuri te patundshme por edhe pasuri e luajtshme qe nuk mund te rimerret mbrapsht. U jane marre tonelata me florinj dhe tani iu dashka mohuar edhe pasuria e faktuar me firma e vula. Keto qe thua ti jane shprehjet me te theksuara te komunizmit, te pervehtesosh pronen e tjetrit.

Nuk mund te kete barazi sociale ne kushtet e sotme nese nuk behet shpagimi moral dhe ekonomik. Sepse nese vazhdon keshtu kemi akoma nje padrejtesi ne kurriz te atyre qe paten 50 vjet mbi shpatulla vuajtje, vrasje, krime, perdhunime, poshterime.

Ne krye te partive politike jane ata te Dinastise Komuniste qe ti permend terthorazi, duke harruar qe kane mbi 90% te karirgeve te parlamentit. Dakort, ky eshte vendimi i popullit. Por ama mos kundershto platformen e sundimit komunist qe e ka instaluar qe ne fillim virusin e tij ne demokracine shqiptare.

Fajtori!
Per mua eshte ofendimi me i madh te me quash Komunist sepse as kam qene dhe as do te jem ndonjehere. Nuk kam patur asnje lidhje miqesore apo farefisnore me "ata". Kjo me ben ta mbaj koken larte dhe ta kem faqen e bardhe karshi ndergjegjes sime. E kam te qarte qe nuk do te ndryshoje gje ndonjehere dhe perhere do te jemi ne kushtet ku jemi tani. Te privilegjuarit jane ata te perhershimit, ata qe fallsifikojne historine dhe qe derrmojne sistematikisht popullin shqiptar qe niset me gomene drejt vetevrasjes. Por sic e permenda me larte, u kundervihem jo me luften por me neverine time.

E fundit fare Fajtori une nuk ndjek asnje mode sepse nuk mund te shkel mbi gjakun dhe vuajtjet e te pareve te mij. komunist nuk kam qene dhe nuk do te behem kurre. Moden e te perndjekurit e kam ndjekur qe ne kohen e diktatures. Dhe sa per dijeni nuk jam aspak anetar i asaj shoqate as une dhe as fisi im i persekutuar. Pikerisht sepse jo te gjithe Fajtori, rendin pas perfitimeve dhe shkelin cdo gje.


  Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.