Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 »
Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Boks (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=223)
-- Luan Krasniqi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4203)


Postuar nga lezhjani-82 datë 30 Mars 2007 - 19:08:

Marre nga gazeta Shekulli
Krasniqi mposht "bishën" amerikane
Aida Tuci
18-03-2007
Luan Krasniqi fiton titullin kampion Interkontinental për versionin WBO ndaj amerikanit Brian Minto dje në Shtutgart të Gjermanisë. Kjo fitore i hap rrugën Krasniqit drejt tiutllit kampion bote në versionin WBO në një duel të mundshëm me boksierin Sulltan Ibrahomovin. Vetëm raundi i fundit i ka dhënë fitoren Krasniqit me një nokdaun të pastër ndaj "bishës" amerikane. Strategjia e Krasniqit për të lodhur kundërshtarin e për t'i dhënë në fund goditjen fatale ka dhënë rezultat vetëm në raundin e fundit duke mbajtur kështu në ankth të gjithë sportdashësit. Brian Minto nuk ishte aspak një kundërshtar i lehtë dhe këtë Krasniqi e dinte. I shkathët, teknik dhe ai vetëm lëshonte gjuajte nga poshtë shpesh herë të parregullta ndaj Krasniqit që vetëm mbrohej.
Në raundin e katërt Krasniqi zgjohet për një moment dhe gjuan me të djathën e tij. Minto lëkundet dhe tregon se nuk është i pamposhtur. Duket se goditjet e Krasniqit në këtë raund ishin nje test që doli i sukseshëm vetëm në raundin e 12-të. Deri në fund të takimit Krasniqi nuk bën gjë tjetër veçse toleron, mbyllet tërësisht në mbrotje. Shtatlartësia e Krasniqit duket se nuk ishte në favor të tij. Minto vazhdon të gjuajë vetëm nga poshtë dhe shpesh bën gjuajte të parregullta, sa gjyqtari i ringut i tërheq disa herë vëmendjen. Dhe vjen më së fundmi, raundi i fitores së papritur për të gjithë. Sportdashësit kishin filluar të humbisnin shpresat për një fitore të Krasniqit. Por Luani, tregoi se kishte zhvilluar një duel të studiuar deri në hollësi. Që nga raundi i 10-të ai nis të "studiojë" lodhjen e kundërshtarit, madje një raund më pas e provokon me disa gjuajte të lehta, për t'i dhënë goditjen fatale me të djathën e tij. Ai i shkakton "bishës" amerikane të parin nokdaun në karrierën e tij në boksin profesionist, pikërisht në raundin e fundit.
Krasniqi: Tani jam gati për titull Bote
Menjëherë pas përfundimit të duelit, Luan Krasniqi është shfaqur i qetë. Si një xhentëlmen i vërtetë ai ka përshëndetur kundërshtarin e tij, madje ka shkëmbyer dhe batuta me të. Ndërsa, ka përshëndetur në shqip të gjithë shqiptarët dhe u ka dhënë premtimin se shumë shpejt do të synojë titullin kampion Bote të versionit WBO.
"I përshëndes gjithë shqiptarët ku janë. Tani besoj se e kam rrugën e hapur drejt titullit kampion Bote"- u shpreh, menjëherë pas duelit Luan Krasniqi.
Çfarë është titulli WBO Interkontinental?
Titulli WBO Interkontinenal, të cilin fitoi Krasniqi ka qenë pronë e rusit Aleksandër Dimitrenko (24 fitore), i cili e ka mbrojtur pesë herë. Meqenëse mbrojtja e titullit nga Dimitrenko nuk është shfaqur me interes, ai ka hequr dorë nga titulli. Fitorja i hap rrugën Krasniqit e sfidimit të titullit WBO në një duel të mundshëm me Sulltan Ibrahimovin, nëse kampioni Shanon Brigs tërhiqet zyrtarisht nga boksi.
Luan Krasniqi
Datëlindja: 10.5.1971
Vendlindja: Junik, Kosovë
Rezidenca: Rottweil, Gjermani
Gjatësia:192 cm
Bilanci:30 fitore, 2 humbje, 1 barazim
Profesionist prej vitit 1997
Sukseset në ring:Kampion i Europës (EBU)
Renditja në WBO:Vendi i 6-të
Renditja në versionet e tjera: IBF‑15, ËBC nuk është i ranguar, ËBA nuk është ndër 15 të parët
Trajner: Torsten Schmitz
Menaxher: Klaus‑Peter Kohl
Brian Matthew Minto
Datëlindja:27.1.1975
Vendlindja:SHBA
Rezidenca:Butler, SHBA
Gjatësia:180 cm
Bilanci:27 fitore (16 me nokaut), 2 humbje
Profesionist prej vitit 2002
Sukseset në profesionizëm:Kampion i shtetit Virgjinia në SHBA
Renditja në WBO:Vendi i 15-të
Renditja në versionet e tjera: IBF‑nuk është ndër 15 të parët, ËBC‑ 35, ËBA nuk është ndër 15 të parët
Trajner: Tommy Yankello
Menaxherat Nelson


  Gjithsej 21 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 »
Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.