Forumi Horizont | Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Partite dhe Elita Politike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=195)
-- Ku qendrojne shkaqet e nje opozite destruktive ne Shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4944)
Tre pika ne debat me BlackEagle (i-pafajshmi).
1.
Ne Rusi Vladimir Puttin ka afruar te gjithe kasten e vjeter komuniste kur erdhi ne pushtet, megjithese ishte ne opozitee me ta. Kjo do te thote qe ata qe ishin ne pushtet nuk mund te menjanohen dhe eliminohen sepse ketu fillon problemi moral i kultures tone politike. Nano dhe Berisha kane patur poste ne partine e Punes, por kjo nuk eshte aresye per ti diskriminuar a priori. Ndryshe bihet ne politiken e Berishes qe pushoi nga puna filo-socialistet sepse sipas tij ishin pjese e te kaluares (pa llogaritur qe dhe vete ai ishte pjese e saj).
2.
Ka kohe qe populli ka filluar te ndjeje nevojen per nje klase te re politike jashte dualitetit Nano - Berisha. Kjo ndjehej ketu ne forum me pare dhe mori konferme ne realitet ne mbeshtetjen qe pati levizja Majft. Pra po behemi gjithmone e me te ndergjegjshem si popull se ka nevoje per politikane te rinj dhe stile te reja politike, deridiku te fusim brezin e ri ne politike (30 - 40 vjec). Kjo nuk ka ardhur sepse Nano apo Berisha "jane te inkriminuar ne sistemin e meparshem", por sepse njerezit jane te pakenaqur nga rendimenti i tyre si politikane, kane nevoje per fryme te re qe te sjellin shprese; qe te dalin nga depresioni drejt nje optimizmi.
3.
Korrupsioni nuk eshte me nje fenomen, por pjese e sistemit tone moral-ekonomik. Tashme nuk mund te luftohet korrupsioni me mjetet perendimore te ligjeve sepse "ligjet kane sens kur ata qe devijojne jane pakica". Ne Shqiperi sistemi i korruptimit kerkon sforco shume me te medha per tu c'rrenjosur dhe ju siguroj se do marre jete njerezish te ndershem. Qe te kuptoni normalitetin e korruptimit ekonomik dhe korruptimin e moralit shqiptar kujtoni kush nga ju nuk ka ngrene nje cope buke te nxjerre ne menyre kriminale, kush nuk eshte pjese e vuajtjeve te femrave shqiptare ne trotuaret e perendimit, kush nuk ka ne vena gjak te ndotur nga para te kaluara nen dore, te vjedhura gjekundi, te nxjerra nga droga, te nxjerra nga skafet, te tunduara nga rrogat buxhetore te uleta.
Eshte kollaj te flitet nga piedestalet morale perendimore por duhet pare realiteti shqiptar ne sy, duhen gjetur menyrat per te c'rrenjosur sistemin e korruptimit dhe kjo nuk arrihet pa krijuar mundesite e mbijeteses se ndershme per shumicen e njerezve qe jetojne me korrupsion.
Pershendetje
Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.