Forumi Horizont | Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)
Bllof
Te njohesh historine eshte dicka mes nevojes dhe fatkeqesise. Duhet per te kuptuar si kane ardhur shtetet dhe popujt ketu ku jane, por demton hapjen mendore te njeriut.
Miqesite dridhen dhe hormonet marrin dhene. Eshte pranvere. Shirat udhetojne nga nje qytet ne tjetrin, nga nje dritare ne tjetren, nga nje jete ne tjetren. Disa qeshin e disa qajne. Te tjere harrojne.
Keshtu presim stinet e nxehta sikur presim nderrimin total te lekures. Ngjan me fundin e gjimnazit, kur u shperndame si spermatozoide ne vaginat universitare. Presim stinet e nxehta, pra, qe te lindim si spore bakteresh ne lageshtire. Nuk e di nese balta shqiptare eshte e favorshme, por sporet e shqiptareve te shperndare neper bote enderrojne mot te mire.
Ndoshta krahasimi me spermatozoidet eshte i tepruar. Ne nuk jemi pjellore. Ose me sakte fekondojme vetem barqe te huaja, nuk kemi kapacitet te riprodhojme shtetin tone. Kjo ka aresye, natyrisht.
Aresyeja eshte se rregulli dhe mosrregulli kerkon nje ekuiliber, qe shqiptaret e kane te spostuar nga mosrregulli. Demokracia u ka dhene lirine... Lirine qe te ulerasin budallenjte dhe te heshtin te mencurit. Eshte nje liri e cuditshme. Demokracia per shqiptaret perkthehet ne llomotitje, jo ne diskutim. Keshtu degjojme fjalime tragjike nga shume albaneze, nderkohe qe ruajne vezet e femrave si kllocka. Jetojme ne epoka gjithmone e me paradoksale. Dhe me paradoksalja eshte qe modernizmi solli paradoksalizem ne vend qe te sillte llogjike.
Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.